«DISIDENTËT E SHEKULLIT.»
Të vetëshpallurit disidentë të shekullit, mocionistët, tentuan të fitonin pavarësinë në këtë fund-shekull të mbetur, në pritje të një çmimi të lartë historik, për të cilin s’do të mjaftonin deklaratat, tufët, bustet, por duhej edhe QNK (ish-muzeumi «E. Hoxha); të kthehej në QKM (Klubi i mashtuesve) të «Aleancës Demokratike». Por, «- janë disidentë ata? Secili, veç e veç, apo të gjithë tok, vazhdimisht thonë se janë ish-të persekutuar, të përndjekur, të maltretuar nga regjimi komunist. Nisur nga ky «fakt» thellësisht provokues, jemi të detyruar të themi, se përkundrazi, kontribuit i tyre në politikën e socializmit fiktimar, në jetëgjatësinë e komunizmit të E. Hoxhës, është i dendur ose më pak, ky kontribut ndoshta është shenjë e natyrës së tyre servile dhe tepër lajkatare. G. Pashko; ekonomisti i centralizmit enverian marksist-leninist «bllokmen i vogël» i diktaturit Josif P; N. Ceka arkeologu i kuadruar për pabesi ndaj Astrit Q, A. Imami, aktori që s’mund të ecte të paktën në patina kalamajsh, tepër të dashuruar në artin e realizmit socialist dhe dhjetë fisnore bllokmene; A. Demi-pedagogu i tmerrshëm komunist i disiplinës në zborin e studentëve apo në orët e informacionit politik, T. Keko, një gazetar i pafat që tërë jetën thuri veçse reportazhe jubilësh, mbresa kongresesh, poezi e tregime, ku heroi pozitiv ishte i padiskutueshëm i tij, Enver Hoxha; R. Peshkëpia, i akuzuar nga G. P, për pabesi në organet e sigurimit kundra shokëve të tij të afërm; F Çupi, gazetari i patriotiz-
mit ramizist, i lidhur fort me korrupsionin që në vitet e monizmit, dhëndër minidiktatorësh të piramidës së lartë; N. Lesi, ish-sekretari i rinisë, që mblodhi gjitha poshtërtësitë e botës, për t’ia adresuar PD fill pas krijimit të saj, P. Teta, ushtarak i lartë (kopje e P. Murrës) që mburrëj me një çifte, që babai i tij ia kishte dhuruar E. Hoxhës. N, Tozaj, i njohur mbi mbiemrin e tij në majat e presidiumit të Kuvendit Popullor dhe korridoret e errëta të MPB-së, e plot të tjerë «disidentë» të egos, xhelozisë, karrierës, smirës, servilizmit dhe demagogjisë. Dhe, për të mbullur desidencën mocioniste, përmendim udhëheqësin shpirtëror të tyre P. Zogajn, me poezinë, himn të «Aleancës Demokratike», «Ke-në për Enverin», botuar një vit pas vdekjes së diktatorit më 1986 në revistën «Nëntori».
[artikulli vazhdon në pjesën e poshtme]
Kam qenë dhe jam për Republikë Parlamentare
- NGA TAKIMI I PRESIDENTIT BERISHA ME NJË GRUP JURISTËSH, ANËTARË TË KOMISIONIT PËR HARTIMIN E KUSHTETUTËS, -
Paradje Presidenti Berisha priti dhe zhvilloi një bisedë Kushtetutës.
Presidenti Berisha në këtë takim theksoi, emoi dhe vlerësoi lart punën dhe këmbënguljen e anëtarëve të këtij komisioni për hartimin e kushtetutës, e cila do të sanksionojë dhe garantojë në Shqipëri shtetin e së drejtës, të gjitha të drejtat dhe liritë e individit të para në aktet e Helsinkit, iniciativën e lirë, institucionet shtetërore.
Zhvillimet e vrullshme dhe të mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë këtyre dy vjetëve - vazhdoi më poshtë Presidenti Berisha, - i nxjerrin si të kuptuara dispozitat kryesore kushtetuese që aprovuan para dy vjetësh. Madje në to ka gjëra që tani nuk qëndrojnë. Duke patur parasysh këto probleme, në fillim të muajit shtator i drej-tova një mesazh të posaçëm Kuvendit Popullor mbi përsëritjen e punëve për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Materiali në ju parash-ni, kryesisht mbi parimet bazë të kushtetutës sonë, mendoj se ka vlera të mëdha. Personalist e gjej të drejtë preokupimin tuaj të ligjshëm për ndarjen dhe kontrollin e ndërsjelltë të pushteteve, vëzhgimet tuaja mbi mangësitë që vërehen në funksionimin e pushteteve, po kështu më duken të drejta shumë mendime dhe ide, që ju keni për parlamentin, qeverinë, gjykatën kushtetuese, presidencën dhe shprehëi se shumë prej këtyre mendimeve do sjellin vend në Kushtetutën e re.
Lidhur me një problem që ju shtroni në material, mendimi im ndryshon nga i juaji. Personalist unë kam qenë dhe jam për republikë parlamentare, e kam mbrojtur këtë mendim kur kam qenë deputet dhe nuk e kam ndryshuar as tani që nuk jam më deputet, por President i Republikës. Me këtë rast dua të theksoj se unë e kam të qartë Republika parlamentare ka manzësitë dhe epërsitë e saj në krahasim me atë presidenciale dhe nuk mund të faktohet se e para është më demokratike se e dyta dhe anasjelltas. Por unë jam për republikë parlamentare për disa arsye që do t’i rendis më poshtë dhe që lidhen direkt e janë specifike për vendin tonë.
- Së pari, Shqipëria për 75 vjet me radhë, për të mos përmendur këtu edhe periudhën e pushti-mit shumë shekullor osman, ka qenë vendi i një njeriu, ku njëri sillte mbretin në një periudhë dhe sekretar i parë në një tjetër. Nuk do analizoja këtë histori të gjatë, por pasojat psikologjike negative tek njeriu kanë qenë të thella. Mendoj se duhet t’u lemë një kohë të shkurtër shqiptarëve sa të shlyhet në kokën e tyre ideja e vendit të një njeriu dhe pastaj të tjerët po të duan mund ta rikthejnë prapë atë, por gjurmët e vjetra tashmë do të jenë zhdukur nga mendja e individit dhe psikologjia kombëtare në tërësi.
- Së dyti, mendoj se ajo që i mungon më shumë dhe që është më e domosdoshme për vendin, është tradita parlamentare. Kjo traditë e domosdoshme për çdo vend demokratik është mirë të zhvillohet dhe ajo zhvillohet më me shpejtësi në kuadrin e një republike parlamentare se sa në kuadrin e një republike presidenciale.
- Së treti, vazhdoi presidenti, për vet kushtet që kalon vendi ynë, specifikante e periudhës postkomuniste, personalisht mendoj se parlamenti duhet të jetë institucion më i fuqishëm i Republikës. Ai duhet të jetë gjithashtu tempulli i demokracisë në Shqipëri.
Në një republikë parlamentare mendoj se edhe institucionet e tjera të shtetit, qeveria, gjykata, Presidenti kanë hapësirën e mjaftueshme, por mendoj se dhe fjala përfundimtare duhet ta ketë parlamenti. Kjo e drejtë e tij buron do të thosha jo vetëm nga mënyra e zgjedhjes së tij, përkushtimi i deputetëve si dhe niveli i tyre politik, dhe intelektual, por veçanërisht edhe nga pluralizmi i tij, i cili pavarësisht nga temperaturat e larta që krijohen në ndonjë seancë, mendoj se është garancia më e madhe e demokracisë dhe e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANË PRESIDENTIT
«NDERSHMËRI APO MASHTRIME MOCIONISTE»
Me tmerrin e pamëritur të mo-
dhe ekstremist të politikës në Shqipëri me deklarime të rrezikshme, si «çeku i bardhë» apo «Ikja e A-
Marrëveshje ndërqeveritare AUSTRIAKO - SHQIPTARE
- KREDI AFAT GJATË ME VLERË PREJ 42 MILION SHILINGASH -
Në Vjenë u nënshkrua marrëveshja midis Qeverisë së Republikës së Austrisë dhe qeverisë së Republikës së Shqipërisë për dhënien e një kredie afatgjatë në kushte lehtësuese për vendin tonë me vlerë prej 42 milion shilingsash.
Në emër të qeverisë austriake marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave, etj. Ndërsa në emër të qeverisë shqiptare, zoti Ardian Fullani, Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë gjithashtu zyrtarë të lartë të kancelarisë federale austriake të Ministrisë së Financave, etj. Ndodheshin edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiploti i Jashtëm të Shqipërisë në Austri, zoti Albert Alikaj, si dhe funksionarë të tjerë të ambasadës shqiptare në Vjenë. Kredia në fjalë, me afat 10 vje- nga zë-vendësministri i Ekonomisë dhe Financave, zoti Robert Çeku dhe zëvendësguvernatori i Bankës së... vje-çar, do të përdoret kryesisht për zhbllokimin e bilancit të pagesave të vendit tonë, si kontribut i Au-strisë, krahas një numri vendesh të tjera. Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë, pas nënshkrimit të saj.
Përurohet agjencia e shoqërisë ajrore «ADRIA» e Sllovenisë
U përurua agjencia e shoqërisë ajrore «Adria Air Way», e Republikës së Sllovenisë.
Me këtë rast kishin ardhur përfaqësues të kësaj shoqërie, gazetarë sllovenë e përfaqësues të Ministrisë së Transporteve të Republikës së Shqipërisë, etj. Ndodhej edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Sali Kelmendi. Në këtë ceremoni përshëndetën presidenti i shoqërisë, Janezh Kocijancic dhe drejtori i Aviacionit Civil të Shqipërisë, Përparim Zuna.
«NDËRSHMERI APO MASHTRIME MOCIONISTE»
Me tmerrin e pamituar «të mo-deruar», zotërinjtë e «Aleancës De-mokratike», vetëm në periudhën e pluralizmit u bënë objekt i para-dokseve politike; kështu, P. Zogaj deklaron ultimativisht duke e ga-rantuar me ndershmërinë e tij, se kurrë s’ka shkruajtur poezi për Enver Hoxhën duke harruar se Pre-ci vetëm 4 vite para pluralizmit, boton poezinë e mësipërme! Po ky njëherë thotë se «unë jam antiko-munist i vendosur», pa hartuar se vetëm një muaj përpara ka shkru-ar, se «komunistët merren vesh më mirë se me të tjerët»!! Po ky Prec, deklaron se është antikomu-nist, ndërsa bën të pamundurën duke e deklaruar se e ka për nder të votojë për R. Alinë me 31 mars 1991!! Kështu Neritan Ceka, i de-klaruar se është tërhequr në jetën private, tani s’po len gur pa lëvizur, për t’u zgjedhur president i ri i «Aleancës Demokratike»!! Vetë Ceka, që përbetohet për ndershmë-rinë e flokëve të tij të bardha, di-ku tjetër shkruan se flokët e ba-rdha s’janë ndershmëri, që s’kanë beze i tij duhet të largohen nga politika, për t’ia lënë vendin ri-nisë, më pas këmbëngul derisa mundi të formonte partinë e re «Aleanca Demokratike». Arben I-mami, që deklarohej me ndersh-mërinë e tij se s’kishte asnjë lidhje me G. Pashkon, e nuk futet në asnjë grupim tjetër, as me Pashkon, as me të tjerët, vetëm 20 ditë më pas, po me Pashkon formon parti-në e re! G. Pashko që gjatë mu-ajt e fundit bëri në Shqipëri (të gjitha të deklarata në PD e pa-paktën me deklarata në PD e pa-talment) po atë që bëri babai i tij Josif Pashko 45 vjet më parë me grupin e deputetëve të pafaj-shëm; që hyri në fjalorin euforik si «eku i bardhë» apo «Ikja e A. H. ngelësi si ikja e I. K.»; Pashko, që deklarohet demokrat, kërçënoi Skraparin, ndau Jugun e Veriun, përgënjeshtroi marrëzitë «Rojterin» Historia e pluralizmit shqiptar i-shtë dhe mbeti akuzua si ashpër për demagogjinë dhe aventurieri-zmin mashtrues të «mocionistëve». Gjithka mund t’ju lejohet, por ve-tëm dy gjëra jo: së pari, atë që e premtuat populisht demokrat, që volët në emër të demokracisë e injoruat nën zinxhirët e karrierës pafundimisht duke kaluar në kra-hun kundërshtar; së dyti, populli ynë i pafajshëm, demokrat, anti-komunist jua dha votat me 22 mars si deputetë të PD, si miq të S. Be-rishës dhe programit të PD të pro-paganduar për demokraci të vërtetë, kurse ju u bëtë antidémokratë dhe të «pavarruar». Askush s’ka vo-tuar kurrë për «pavarësinë tuaj parlamentare»! Këto dy mashtrime pu-blike janë burim i të gjitha të gje-rave, burim i nxjerrjeve, shfrije-ve, manipulimeve, deklarimeve, por edhe projektplatformës suaj opozitare. Duke dashur të përmen-dim edhe një emër, që bëri çmos të bëte sensacion në vitit në shtyp e PD (Arben Demetin), po lëshohej edhe një kontradiktë të tij. Në fjalimin e Konferencës së Jashtëzakonshme dhe në «Koha Jonë», ku e botoi fjalimin, Demeti thotë: «Unë jam intelektual dhe për mua është e turpshme dhe e pafalshme të përdor fyerje ndaj të tjerëve, në dialog apo në shtyp». Çuditërisht në po atë artikull të intelektualizmit Demeti, ai përdor në adresë të gazetave, drejtuese të PD, disa deputetëve dhe vetë presidentit të Republikës këto sharje: «kontingjent plehrash të gazetarisë diletanteske», për punë dhe shkrim, dhe për persona, vegël e bindur, «pisqollë qorore», kalemxhi i paskrupullt, figurë e tillë e diskredituar keqazi,... të këtë faqen e zezë. i është bërë letra shollë,... e ha turpin me bukë, i ka dalë boja,» është karte e degjur..., prepotent e arrogant, ekstremistëve dhe matu-fëve, debilëve dhe servilëve,...», E pra, ja kush është kultura intelek-tuale e Arben Demetit, A ka fyre-je më të mëdha, më poshtëruese, më ekstremiste se këto të Demetit që, ashtu si mocionistët e tjerë, flet ditë e natë për shtypin e lirë pa fyerje, por intelektuale? Këtë ta gjykojë lexuesi dhe vetë Demeti që ka aq shumë përvojë në organizi-min e partive (PP, PD, PAD,..).
ANTISTUDENTËT E DEMO-KRACISË
Duke u larguar nga PD, shumica e mocionistëve u betuan në emër të studentëve për «ndershmërinë e tyre», sollën kujtime apo botuan vetëmbrojtje në emër të studentë-ve. Fjala «student» u përdor në duart e tyre si tullumbace që ka-lonte nga dora në dorë në pritje që njëra nga ato duar ta shpontë përfundimisht. Përvoja ka treguar se mësuesit politikë të klaneve plu-raliste janë manifestuar ashpër në qytetin «Studentor», duke bërë vik-tima mijëra të pafajshëm. Kështu veproi PS me eurosocialistët, kë-shtu veproi Pashkoja me simpati-zantët e vet, kështu vepruan të gjithë mocionistët me adhuruesit e vet. Me fillimin e vitit të ri shkollor, ADA (Aleanca Demokra-tike), paraprin një mundësi të re: ndëshme intervenci, kundër PD e qeverisë demokratike. Filluan taki-met e fshehta me studentë. U raki-tëzuan disa studentë dhe ish-stu-dentë të dështuar në politikë. Klubi «Çupi» çdo ditë mbledhte dhe jepte (Vijon në faqen 4)
Pritje e ambasadorit të Hungarisë me rastin e Revolucionit dhe të shpalljes së Republikës
Ambasadori i Republikës së Hungarisë në Tiranë, z. István Verence Poka dha mbrëmë në Hotel «Da-zest» (këtë [?]) me rastin e Revolucionit të vitit dhe të shpalljes së republikës.
Në pritje u ftuan e të pranishëm Presidenti i Republikës, zoti Sali Berisha, Kryetari i Kuvendit Popullor, zoti Pjetër Arbnori, anëtarë të qeverisë, përfaqësues të partive politike, gazetarë etj. Merrnin pjesë gjithashtu përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Pritja kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.
ILIR META nuk është as POLICANI, as SKRAPARI
Përveç tendencës për ta ndërkombëtarizuar, «Çështjen Meta» me një arsye të humbur dhe prej fëmije inatçor, PS dhe «ZP», kur gjenden përpara fakteve që e çmitizojnë bëmen e deputetit 23-vjeçar përdorin variantin tjetër, gjithmonë të gatshëm, për të barazuar sjelljen antilligjore të Metës me shpirtin paqësor dhe hallet njerëzore të popullit të Poliçanit. Kjo bëhet gati me një ankth dhe nervozizëm nga «ZP», sa të krijon përshtypjen se, me humbjen e kësaj çështjeje, asaj gazete do t’i bëjë, ose më mirë, zhvelësohet pozita e avokatit dhe klientela social - komuniste do t’i praktikojë zyrat përgjithmonë në shenjë hakmarrjeje dhe trishtimi të thellë. PD dhe «Rilindja Demokratike» asnjëherë nuk kanë thënë se populli i Poliçanit është «zjarrrvënës», «enverist», «destabilizues». Por, kjo nuk na ka penguar të sqaro-uar opinionin se ngutjen për t’i politizuar çështjet ekonomike të punonjësve të kombinatit të djegshëm e kanë drejtuar pikërisht zotërinjtë Meta, Pëllumbi etj.
Përveç tendencës për ta ndërkombëtarizuar, «Çështjen Meta» me një arsye të humbur dhe prej fëmije inatçor, PS dhe «ZP», kur gjenden përpara fakteve që e çmitizojnë bëmen e deputetit 23-vjeçar përdorin variantin tjetër, gjithmonë të gatshëm, për të barazuar sjelljen antilligjore të Metës me shpirtin paqësor dhe hallet njerëzore të popullit të Poliçanit. Kjo bëhet gati me një ankth dhe nervozizëm nga «ZP», sa të krijon përshtypjen se, me humbjen e kësaj çështjeje, asaj gazete do t’i bëjë, ose më mirë, zhvelësohet pozita e avokatit dhe klientela social - komuniste do t’i praktikojë zyrat përgjithmonë në shenjë hakmarrjeje dhe trishtimi të thellë. PD dhe «Rilindja Demokratike» asnjëherë nuk kanë thënë se populli i Poliçanit është «zjarrrvënës», «enverist», «destabilizues». Por, kjo nuk na ka penguar të sqarojmë opinionin se ngutjen për t’i politizuar çështjet ekonomike të punonjësve të kombinatit të djegshëm e kanë drejtuar pikërisht zotërinjtë Meta, Pëllumbi etj.
«RD» asnjëherë nuk ka thënë se populli i thjeshtë i Poliçanit jeton në mes të mirave, ashtu siç ka bërë për 45 vjet «ZP», nuk ka thënë se kërkesat e punonjësve të kombinatit në fjalë janë të padrejta, por, arsyetimi i qeverisë, e ndodhur përpara vështirësive të panumërta financiare, nuk e mbulon qëllimin destabilizues me prirje terrori dhe genocidi që krijuan organizatorët e ngjarjeve të Poliçanit nuk urren prirjen negative për ta kthyer atë qytet të mjeruar në vatër të antidemokracisë. Dhe unë nuk di në këtë botë faj ose krim më të madh se sa të manipulosh njerëzit që ka dalë në grevë për bukën e fëmijës për qëllimet e tua politike. Dhe për këtë duhet të sqarohet zoti Meta, edhe të gjithë ata që ndëzën atë zjarr me flakëruesen e skraparllinjve të nderuar.
Dje i flakë dhe një qind? Në krahët e kësaj furie që organizatori? Në o? [pjesërisht e palexueshme]
... siç është parë (ATSH)
Ai njerëz të thjeshtë e demokratë, që komunizmi i izoli në një mjerim të pamatshëm, janë vëllezërit tanë dhe bashkë ne po ndajmë me du-rim hallet e përbashkëta. Ky konceptim njerëzor që kemi për ata njerëz, nuk na pengon që t’u the-mi se hallet e mjerimin e tyre i manipulojnë për t’i paraqitur si protestë ndaj qeverisë demokra-tike pikërisht ata që mbi gjakun dhe djersën e tyre bënë jetë përrallore, pikërisht ata që luajtën për 50 vjet me jetën, nderin tuaj, dhe ardhmëri-në e tyre. Pra, social-komunistët dhe të dërgua-rit e tyre në Poliçan.
Ne kemi respekt për Poliçanin si për çdo zo-në tjetër të Shqipërisë. Kur autori i këtyre radhë-ve ka përmendur në një shkrim të tijin fjalën provincë, ai nuk e ka bërë për të fyer askënd. «Provincë» është përdorur në vështrimin kuptimor të kësaj fjale si zonë e largët gjeografike. Me kë-të rast do t’i kujtoja zotit L. M. Rama (që e përdor këtë fjalë me ngjyrim emocional negativ), se unë e quaj për nder që jam nga «provincë», e tej-skajshmja si Tropoja. Me këtë rast do t’ju kuj-toja se nuk është as fatkeqësi as turp të lindësh në provincë. Fatkeqësi është të kesh shpirt provi-ncial si ju, ide provinciale si ju, disponim poli-tik provincial si ju, mendim prej komunist pro-vincial si ju. Rrjedhimisht, qenja kryeqytetas, me këtë rast, nuk ju jep ndonjë nder të madh. Të ndalin në fushën që po diskutojmë, përkatësisht të politikës sociale, të së drejtës njerëzore, të koncepteve demokratike dhe të ardhmërisë së vendit:
Sidoqoftë, duhet ritheksuar se «përdalliset» për asnjë çast nuk kanë fyer dhe as që guxojnë të fy-ejnë fatin e policanasve, kërkesat e tyre për bukë e mirëqenie. Por nuk mund të lemë pa thënë se Ilir Meta nuk është Poliçani, nuk është Skrapari, nuk është socializmi demokratik as edhe guri që vendos ekuilibrin në botën shqiptare. «ZP» dhe PS kur mendojnë e shprehen kështu tregojnë pa-durim politik dhe fuqi politike, tregojnë mungë-
(Vijon në faqen 3)
KËNGË PËR ENVERIN
Kujtesa zbret katër e veta,
kërkon me ngulm e durim durimzeza,
një ditë e largët,
Një ditë e hershme,
qethje; hutim dhe kurrështje;
kur u takuam për herë të parë...
Për herë të parë, si jemi parë?
Është një ditë, një ditë, një ditë...
Yjet fillojnë t’i shkrepen sytë.
Do t’ia puth ballin,.. Po ç’është kështu?
Më zbutet floklu, më bëhet flu,
nëntë mijë ditë e net, nëntë mijë,
vuri mbi supe sot një fëmijë.
Gjithkund në libra, bredhje e lodra,
me kalamanin është Enver Hoxha.
Kur e takova? Si e takova?
Ai ka ardhur bashkë me kujtesën,
S’di kur e njoh:
siç nuk di kur e njohja nënën!