25/10/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 tetor 1992

Z. SELAMI në SH.B.A.

Dje, më 24 tetor, me ftesë të Agjencisë Amerikane të Informacionit u nis për në SH.B.A. kryetari i P.D.SH., z. Eduard Selami. Ai do të marrë pjesë si vëzhgues në zgjedhjet presidenciale. ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT TË P.D.SH.

ZOTI MEKSI TAKOHET ME AMBASADORIN ITALIAN KARDILLI

Kryeministri Aleksandër Meksi pati një takim të veçantë me ambasadorin e Republikës Italiane Torquato Kardilli. Në këtë takim u theksua se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë ndodhen në një fazë të zhvillimit të gjithanshëm dhe bashkëpunimi të frytshëm në fushën politike, ekonomike, kulturore, sociale, të shëndetësisë etj. Nga të dyja palët po bëhen përpjekje për zbatimin në praktikë të projekteve konkrete që do t’i japin një zhvillim të rëndësishëm ekonomisë sonë në këtë fazë të rëndësishme tranzicioni. Së shpejti pritet të nënshkruhet në Tiranë marrëveshja midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Romës, marrëveshje kjo që do t’i japë një shtytje marrëdhënieve ekonomiko-financiare midis Shqipërisë dhe Italisë. (ATSH)

Takim në Paris midis ministrave të Drejtësisë të Shqipërisë dhe Francës

TIRANË, 24 tetor. - Në Ministrinë e Drejtësisë së Francës u zhvillua takimi midis ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë z. Kudret Ceka dhe ministrit francez të Drejtësisë z. Mishel Vozel. Në këtë takim të parë midis dy ministrave të drejtësisë të të dy vendeve, u diskutua rreth bashkëpunimit në fushën juridike midis Shqipërisë dhe Francës. Ministri shqiptar, z. Kudret Ceka e njohu ministrin francez me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, me situatën në vend dhe me masat që ka marrë qeveria në kuadrin përpara të reformave, veçanërisht në fushën juridike, çka përbën themelin e ndërtimit të shtetit ligjor. Së pari, ministri shqiptar i përcolli ministrit francez përshëndetjet e presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha. Po kështu, edhe ministri francez, z. (vijon në faqen 4)

Tirana sot, perspektivë e afërt dhe e largët

TAKIME TË KRYETARIT TË BASHKISË Z. Sali Kelmendi gjatë kësaj jave ka patur takime pune me personalitete të ndryshme si: ambasadorin francez z. Zhak Faure, afaristë kuvajtianë, përfaqësues të firmës «Hoxhej», nipin e Ismail Qemalit etj. FALEMINDERIT Falenderoj z. Sali Kelmendi, kryetar i Bashkisë së Tiranës, si dhe kabinetin e kryeministrit për ndihmesën që më dhanë në krijimin e dokumentacionit të nevojshëm për fillimin e punëve për ndërtimin e «Fshatit» të Fëmijëve. KRYETARIT TË Martin Halbeis Asistent i sektorit të përgjithshëm të S.O.S. KUTJESE QEVERISË: Zënia e apartamenteve të refugjatëve, si dhe të atyre që janë larguar me dokumente të rregullt shtetërore, ka hapur mjaft procese gjyqësore në gjykatën e rrethit të Tiranës. E ndodhur në një boshllëk legjislativ, kjo gjykatë po i shtyn çështjet ose po bën zgjidhje të papranueshme nga opinioni. Thuhet se pritet një urdhëresë e posaçme e Këshillit të Ministrave. Kur do të dalë? ★ ★ ★ Në kushtet e keqësimit të problemeve të strehimit, zyra e strehimit pranë Bashkisë ka lëshuar autorizime provizore për bodrumet, me qëllim që banorët nevojtarë të kenë ku të kalojnë dimrin. Mirëpo, edhe për bodrumet gjykata po u jep të drejtë atyre që i kanë patur në kujdes. Pra, pranohen që dikush të ketë apartament të bollshëm plus një bodrum, ndërsa dikujt tjetër i jepet e drejta ta shtyjë dimrin në dritë të hënës! Një urdhëresë e qeverisë do të zgjidhte këtë çështje.

MBLEDHJE E KRYESISË TË PD

Më 22 tetor në Selinë e Partisë Demokratike u mblodh Kryesia e PD për të shqyrtuar problemet të ndryshme që kanë të bëjnë me ecurinë e reformës. Më 22 tetor në Selinë e Partisë Demokratike u mblodh Kryesia e PD për të shqyrtuar probleme të ndryshme që kanë të bëjnë me ecurinë e reformës. Mbledhja u kryesua nga zoti Eduard Selami, kryetar i Partisë Demokratike. Në të morën pjesë zoti Sali Berisha, President i Republikës dhe anëtar i Këshillit Drejtues të PD, zoti Pjetër Arbnori, Kryetar i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Kryesisë, zoti Aleksandër Meksi, Kryeministër dhe anëtar i Kryesisë, zëvendëskryeministri Bashkim Kopliku dhe Rexhep Uka, anëtarë të tjerë të Kryesisë dhe ministra të qeverisë demokratike. Zoti Selami shtroi në këtë mbledhje disa çështje që kanë të bëjnë me ecurinë e reformës, probleme urgjente të saj, parë këto në kontekstin e situatës së vështirë që po kalojmë. Ai theksoi se disa probleme janë vënë në rrugën e zgjidhjes e po e përballojnë sfidën, por jemi ende larg nxjerrjes së Shqipërisë nga zona e rrezikshme e daljes nga kriza. Është e domosdoshme që të harmonizohet më mirë puna midis niveleve të qeverisjes si parlamenti, qeverisë, qeverisjes lokale dhe presidencës. Në këtë aspekt është e nevojshme të kuptohet se vetë PD duhet të bëjë më shumë me strukturat e saj për të aktivizuar debatin dhe konsultimet e ndërsjellta si premisë e rrugëzgjidhjeve të reja. Çdo i zgjedhur që ka fituar nën platformën dhe programin e PD duhet të kuptojë se nuk është thjesht një i zgjedhur i radhës, por i thirrur nga koha për ndryshime të thella në historinë tonë. Nga ky këndvështrim është e domosdoshme që të shpejtohen ritmet e punës nga të gjitha hallkat e qeverisjes. Referimin kryesor e bëri zoti Aleksandër Meksi, i cili vuri në dukje se qeveria në veprimtarinë e saj i përmbahet programit të PD. Zoti Meksi theksoi në fjalën e tij vështirësitë e mëdha që ekzistojnë në planin e investimeve dhe të furnizimeve ushqimore. Në investimet luan rol mungesa e një legjislacioni të plotë e lehtësues, por edhe në rrethanat ekzistuese po bëhen përpjekje nga qeveria. Më të suksesshme, theksoi zoti Meksi kanë qenë deri tani bisedimet e zhvilluara me Italinë për investime kapitale në fusha të ndryshme etj. Në fusha të ndryshme të prodhimit ka ndryshime pozitive. Ato vërehen në industrinë e naftës e të gazit, të kromit e të prodhimeve kimike, në tekstile. Po bëhen përpjekje për zbutjen e papunësisë e të uljes së numrit të atyre që do të dalin në asistencë. Rëndësi, theksoi zoti Meksi i është dhënë ndërtimit ku edhe shpresohet për një privatizim më të shpejtë mbasi edhe interesimi këtu është më i madh. Në referatin e tij zoti Meksi vuri në dukje se gjatë katër muajve të fundit ardhja e punës, shtoi ai, do të futen në punë rreth 3200 traktore. Më poshtë ai u ndal në disa arritje e probleme të industrisë ushqimore, për ndërtimin e fabrikave të reja të bukës dhe për furnizimin e zonave që do të bllokohen nga dimri me miell, vaj, oriz etj. Zoti Kopliku shtroi problemin e ngrohjes së popullsisë, vështirësitë që hasën këtu dhe theksoi se duhen gjetur patjetër mjete monetare për të realizuar kontraktimet me qymyrguri, për sigurimin e druve etj. Zoti Tritan Shehu shtroi problemin e decentralizimit të shërbimit shëndetësor, atë të klinikave private dhe të shërbimit farmaceutik. Zoti Vejsiu foli për probleme të ndryshme të zhvillimit të arsimit, sidomos të arsimit të minoritetit grek, për arsimimin e fëmijëve të ish të burgosurve e të përndjekurve politikë ku, sikurse theksoi ai, është bërë një punë e mirë. Në fjalën e tij zoti Sali Berisha e vuri theksin në problemin e privatizimit të shtëpive e cili soi si një hap vendimtar. Ai kërkoi që i gjithë potenciali i Partisë Demokratike të angazhohet në realizimin e privatizimit. Në se nuk do ta bëjmë këtë, theksoi zoti Berisha, atëherë reforma dhe Shqipëria do të jenë të dështuara. Secili punën e tij duhet ta masë me atë se ç’po bën për privatizimin. Të inkurajohen njerëzit e ndershëm për t’u bërë pronarë, t’u akordohen atyre kredi etj. Zoti Berisha shfaqi idenë e krijimit nga ana e deputetëve të PD-së të këshillave ekonomike për privatizimin në rrethe. Mbas fitores së 22 marsit, vuri në dukje zoti Berisha, privatizimi është hallka më e rëndësishme së cilës i duhet kushtuar vëmendja maksimale. Duhen mobilizuar njerëzit të bëjnë presion edhe mbi qeverinë, po të jetë nevoja, të bëjmë decentralizimin e të shohim edhe kompetencat. Zoti Berisha insistoi që qeveria të bëjë të pamundurën për furnizimin e popullsisë. Ai u shpreh për kalimin në çmimet botërore të disa produkteve ushqimore duke bërë edhe kompensimin e tyre. Pas diskutimeve u bënë pyetje për ecurinë e reformës në fusha të ndryshme, si psh për pushtetin lokal, për rolin e Bankës, për masat e marra nga qeveria për të mbështetur njerëzit pa asnjë të ardhur, për ndërmarrjet që gjenden para një bllokimi financiar, për investimet e huaja, për ligjin mbi tokën etj. Lidhur me to diskutuan zoti Meksi dhe zoti Berisha. U theksua se nuk duhet të qëndrojmë strikt mbas skemave të gatshme për privatizimin dhe as të ndjekim një politikë proteksioniste. Kryesia e PD në takimin e saj i kushtoi vëmendje gjithashtu problemeve të paraqitjes nga

NDRYSHOHET VENDI I TREGUT TË MALLRAVE INDUSTRIALE

Tregu privat i mallrave industriale (Vijon në faqen 4) te guzën, në dukje se gjatë katër muajve të fundit ard hja e furnizimeve me produkte ushqimore ka qenë minimale. Po punohet që brenda nëntorit të sigurohet realizimi i të gjitha ndihmave të premtuara nga SHBA, Italia, etj. si gjalp, vaj, mish, dhe të shpërndahen ato sidomos në rrethet që bllokohen nga dimri. Në takim e morën fjalën edhe përfaqësues të tjerë të qeverisë. Zoti Rexhep Uka theksoi se të ardhurat bruto të familjes fshatare gjatë vitit 1992 janë rreth 40 për qind më të larta në raport me vitin e kaluar. Zoti Uka shtroi më tej problemin e NB-ve dhe të privatizimit të shpejtë të tyre. Rreth 60-70 firma të huaja, theksoi zoti Uka janë të gatshme të fillojnë punën që këtë vjeshtë. Për mbjelljet e vjeshtës dhe gjendjen para një bllokimi financiar, për investimet e huaja, për ligin i kushtoi vëmendje gjithashtu problemit të paraqitjes nga ana e qeverisë të projektligjeve në Kuvendin Popullor, afati të gjykatave e të gjyqtarëve, të kuadrit lidhur me reformën administrative me synimin për të tërhequr inteligjencën e vërtetë shqiptare të punës, dijeve e të shkencës e për të ndërruar kabinet që janë bërë në këto fushe. U theksua si kriter bazë të jetë aftësia dhe jo thjesht militantizmi. Në fund kryesia e PD vendosi që për problemet që kanë të bëjnë me ecurinë e reformës të thirret mbledhja e këshillit Kombëtar të PD, Grupit Parlamentar dhe qeveritarëve në datë 20. 11. 92. BASHKIM TRENOVA

Një gur shahut në tabelën politike të PS

DISKUTIM LIDHUR ME HEQJEN E IMUNITETIT të deputetit Ilir Meta I nderuar kryetar, E nderuar kryesi, Të nderuar kolegë deputetë, Sot, po diskutojmë për heqjen e imunitetit të deputetit Ilir Meta, pas pozimit të këtij problemi kohë më parë. Për shkak që nuk varen nga unë, ky diskutim u shty pandërprerë dhe krijoi, nga koha shfrytëzimit të këtij problemi deri tani, një interval pothuajse mizor: shtypi komunist, i përfaqësuar nga gazeta delirante «Zëri i Popullit» u ra me egërsi borive dhe sirenave; ndjellakeq kasandriane të terrorit propagandistik, për të tërhequr anën e demokracisë shqiptare, në 1-jen e demokracisë të Çirçes, të hidhullin e përgjithshëm të Çirçes, të lëhë ata pa gojë e pa gjymtyrë. Nuk është hera e parë që mbytër. Nuk është hera e parë që paradat e vetaqauara socialiste të hierarkisë kriminale komuniste, e cilët shpirtërore dhe fizike të tij? të ndodhen në proces hetimor dhe veçanërisht, psikologjik i kësaj klike, klithnë këlqasi, për të fshehur vëzhgim dhe tymin të shpifjeve të zhurmës dhe tymit të shpifjeve e abjarjeve, ku fumat mbakteriane: në këtë rast ata gjetën një zb- përgjërshmi: Ilir Meta, Ilir Meta s’është një tjetër veçse një gur shahu në tabelën politike të PS-së, që lëvizet me qëllim të shtetit: «Shtrydhe limonin dhe pastaj flake tutje»! Iliri nuk duhet të pranonte të shtrydhej si limon nga dashnorët e krimit komunist shqiptar dhe shtrydhjej ashtu paraqitet si viktimë e demokrateve të parlamentit. Ne nuk zemë me dorë limonë të shtrydhur dhe aq më tepër t’i marrim nga mocalet e pucistëve ushtarakë për t’i strehuar në Parlament. Zoti Ilir Meta t’i bëjë thirrje moshes së tij të re për të pastruar ndërgjegjen e tij duke gjetur forca për të denoncuar projektuesit e kryengritjes së dhunshme të Policantit. Të mos harrojë zoti Ilir se ai është ndër të paktët deputetë të Partisë Socialiste që u zgjodh direkt nga elektorati, sepse ata i besuan moshen dhe tij të re dhe jo partisë që përfaqësonte. Ai duhet ta kuptojë, së në fundi, kompleksi e inferioriteti të Partisë Socialiste së cilës lëvizet me metodat e njohura të «shlyerjes» së drejtësisë e të shëmtimit të plotë! dashnorët e krimit komunist shqiptar dhe shtrydhjej si limon nga dashnorët e krimit komunist shqiptar. Edhe të tjera... Praktikat bizantine, që ndjenë për të mbrojtur para drejtësisë deputetin Ilir Meta, janë pjesë e kësaj strategjie destruktive, me të cilën Partia Socialiste, si dikur në kohën e saj e celeburar dy herë nga diktatorin nën emrat parti komuniste dhe Partit e Punës, vepron në mënyra e me metodat e njohura të shlyerjes së llogarive, në njërën anë i gjemon në veshë kushtrimi i të parëve, në anën tjetër krimet e diktaturës së përmbysur, Shqipëri në njërën nga tragjeditë e tij shkruan: «Të grini e hëngrj përenë e vet dhe e zuri gjumi menjëherë, ndërsa ne që vrau, mbeti i pagjumë i përjshëm. Po kështu, Partia Socialiste për të mbuluar krimet e veta ka vetëm një rrugë: Të bëjë krimin me të reja duke zhdukur kallzuesit e tyre. Ja sepse në mangazinë e kavarve në Fakultetin e Mjekësisë janë zhdukur dhjetëra e qindra, të zhbytur në formalinë, sepse kanë qenë të pushkatuar dhe të lënë të burgosur politikë të pakallur në dhe, për të bërë eksepsione anomike. Prandaj i drejtohem edhe një herë zotit Meta t’i paraqitet vetë gjyqit të drejësisë dhe atje të rrëfëjë menbinda autorët e skenarit të kësaj ngjarje të kaltit puci që të tipit të armër tjetër krimet e diktaturës së përmbysur që skpresë në një erë nga tragjeditë e tij shkruan. Vetëm pas kësaj do të bindesha se z. Meta do të mund të përfaqësonte një linjë të vërtetë socialiste, qoftë edhe në partinë e vet, që socializmin e përdor si maskë, Për të denoncuar krimin gjithmonë është pak vonë, por, në qoftë se ai fshihet, mbetet si ato që lëna pas luftërave botërore, që alupesh kanë vrarë fëmijët e ardhshëm të paqes. Një problem tjetër që dua të theksoj është: Kërkoj me forcë para këtij parlamenti të dalë në gjyq për krime dhe genocid ndaj popullit të kombit shqiptar, ashtu siç po del në Rusi Partia Komuniste Sovjetike; Partia e Punës së Shqipërisë. Problemi nuk zgjidhet me individë të veçantë të tipit Çarçani, Alia apo Hoxha. Të ngrihet një komision parlamentar për këtë problem që t’i jepet fund një herë e mirë skenarëve të tipit markist Ala Kherzhinski, si ai i Polçanit, që do të na ndjekin pas gjithë këtë domën. Kjo gjë duhet bërë në mënyrë sa më urgjente që të shmanget revanshizmi i madh neokomunist, i cili, natën vjedh dhe bën korrupsion, çan si ujku delet e buta të demokracisë, ndërsa ditën vjen me kostum e kollare në parlament duke luajtur melodrama mallëngjyese pa iu shkuar faqja për halltet e popullit. Duke mos harruar sentencën e Senekës se «nga e keqja domethënë nga komunizmi s’vjen asgjë e mirë», po ju kujtoj edhe një fjalë maksimë e Volterit. «Të jeni të sigurt se në këtë vend paditësit do të kenë gjithmonë të drejtë, nëse nuk nxitohim t’i tregojmë vendin». Së fundi, do të thoja se ne, si deputetë të një Parlamenti Demokratik kemi një forcë në dorë, forcën e drejtësisë. Le t’ia japim atë kësaj Shqipërie të dobët, cilën të pasur s’e bëlëmë dot më njërë, por të pastër e të fuqishme duhet ta bëjmë që tani! Ju faleminderit!