28/10/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

28 tetor 1992

SHQIPËRINË DO TA BËJMË SE BASHKU

Nga takimi i z. Selami në Shkodër Të premten, më 23 tetor, u zhvillua një takim i qytetarëve dhe intelektualëve të qytetit të Shkodrës me kryetarin e PD, z. Eduard Selami. Ishte i pranishëm dhe kryetari i Kryesisë së Parlamentit z. Pjetër Arbnori. Zoti Uruçi, theksoi se ky takim organizohet nga dega e PD së Shkodrës në prag të konferencës së saj. Jam i bindur se kjo do të na shërbejë - tha ai. Më pas e mori fjalën z. Arbnori, i cili, midis të tjerash, tha se ndodhemi përpara një fushate destabilizimi që ka ndërmarrë PS. Tashmë është e qartë se për PD liritë e të drejtat e Helsinkit janë të shenjta, por PS, mesa duket, e ka keqkuptuar sjelljen tonë dhe e ka marrë si shenjë dobësie dhe jo si shenjë tolerance e demokracie. Kërkohet të tronditet pushteti demokratik që tashmë bazohet deri në qendër. Kryetari i PS flet keq për proceset demokratike në vizitat e tij jashtë vendit. Përsekutuesit e djeshëm po hiqen si viktima. Gazeta «ZP» është hedhur në fushatë gënjeshtrash e shpifjesh. Vetëm protesta, vetëm zi. Asnjë fjalë pro reformës, qeverisë, demokracisë. Më tej, z. Arbnori theksoi se PD ka filluar si lëvizje intelektuale dhe do ta mbajë këtë ngjyrë. Nga ana tjetër, të mos mendojë njeri se në përbuzim ish-fshatarët dhe punonjësit. Jo. Por intelektualët kanë rolin e tyre drejtues në shoqërinë e re. Në takim, z. Uruçi foli për stabilizuesen të PS. Ne shpresojmë që ata të ndryshojnë, por edhe shumë vëmendje ne nuk i kemi kushtuar dhe nuk kemi ndërmend t’i kushtojmë, sepse nuk mund të presësh që një forcë politike, e cila mban përgjegjësi për fatkeqësinë tonë të përbashkët, të ndryshojë e të jetë konstruktive. Duhet që të parët të rinovohen dhe të kuptojnë se me këtë luftë e sherr që kanë bërë me të gjithë dhe brenda tyre, nuk saj perspektivë dhe nuk ka ndonjë shpresë Shqipërie. Por ky është një problem tjetër. Ajo që më shqetëson është që të gjithë, prandaj përcjellim këtë mesazh: duam ndihmën, duam përkrahjen, duam që ju të na mbështesni. PD është konceptuar si një parti e hapur, si një lëvizje ku erdhën me dëshirë forcаt më racionale dhe më progresive. Brenda nesh, krahas elementëve që kanë ardhur me synime idealiste të mira për të ndihmuar përparimin, erdhën dhe elementët me qëllime personale të ngushta, njerëz të cilët e identifikojnë demokracinë me mirëqenien e tyre personale. Këta kanë penguar afrimin e njerëzve të aftë. Por kjo është normale, ka të bëjë me natyrën njerëzore dhe jo vetëm me PD. Ka patur gjithashtu dhe një faktor psikologjik frenues. U lodhën njerëzit me fjalët politike. Kjo i dedikohet zhgënjimit nga PP, ku aderohej thjesht për karrierë. Edhe ne e kemi ndeshur këtë lloj morali, psikologjie e cila duhej kapërcyer jo për qëllime të çastit, jo për të arritur diçka, por sepse në këtë mënyrë funksionon demokracia. Bashkimi i forcave, afrimi i njerëzve më të kualifikuar, i atyre që do të bëhen ministrа, parlamentare, senatorë, ple-të. Ne mbajmë përgjegjësinë tonë, por duke qenë të hapur për këdo që e do progresin, mbidoj se përgjegjësia bie dhe mbi atë pjesë që ka qenë inaktive. Ne bazohemi te kjo filozofi: Shqipërinë do ta bëjmë së bashku. PD ka merituar që doli me guxim e preokupim për ta bërë Shqipërinë. Por Shqipëria nuk është thjesht e saj, nuk është as e Kryesisë së PD, as e degëve të saj në rrethe. Është e jona, është e përbashkët. Do ta bëjmë dëshirë forcat zhgënjimit nga PP, ku aderohej thjesht për karrierë. reformës, qeverisë, demokracisë. Nuk mund ta zbatonin politikën në e kemi ndjekur këtë lloj... Më tej, z. Arbnori theksoi se tonë me njerëzit e tyre dhe me r... PD ka filluar si lëvizje intelektuale... Nga ana tjetër, të mos mendojë njeri se përbuzim fshatarët në shoqërinë e re. Në takim e mori fjalën dhe kryetari i PDSH z. Eduard Selami. Unë do të dëshiroja, tha z. Selami, që fjalën time të shkurtër ta realizoja në formë bisede-dash e sugjerimesh, sepse unë kam ardhur këtu jo vetëm për të këmbyer eksperiencën, por për të mësuar nga sugjerimet, vërejtjet e pyetjet tuaja. Nuk do të doja t’i shtoja ndonjë gjë asaj që tha Pjetri për politikën de- (Vijon në faqen 4)

Presidenti Berisha priti delegacionin e Banka Di Roma

TIRANË Presidenti Berisha priti delegacionin e Banka Di Roma Delegacioni Italian, u prit nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha, i cili, ndër të tjera shprehu kënaqësinë dhe konsideratën e tij që një bankë serioze, si Banka Di Roma, ndërmerr një iniciativë të madhe në një kohë kur Shqipëria ka nevojë për kapitale, por dhe e-tuesë. Delegacioni Italian, u prit nga shtet plotësisht e gatshme t’i presë përbërë dhe në veçanti, për punën e ato dhe potencialisht e aftë të mos shkëlqyer të operacionit «Pelikan». Presidenti i Banka Di Roma, zotri Pelegrino Kapaldo, pasi falënderoi për pritjen, siguroi se ky është vetëm fillimi i një pune të madhe dhe të frytshme. Gjithashtu Presidenti Berisha shprehu falënderimet për ndihmën e madhe që Italia i ka dhënë Shqipërisë.

QUEN DHE VENS DO TË BËJNË NJË VIZITË PUNE NË TIRANË

Sic u informuam në Ministrinë e Punëve të Jashtme, më datën 29 tetor 1992, do të vijnë për një vizitë pune në Tiranë dy bashkëkryetarët e Konferencës së Paqes për ish-Jugosllavinë, Lordi Ouen dhe Sajrus Vens. Gjatë qëndrimit të tyre të shkurtër ata do të zhvillojnë bisedime në nivele të larta lidhur me krizën dhe konfliktin në ish-Jugosllavi. Dihet se një nga temat kryesore të bisedimeve do të jetë gjithashtu gjendja në Kosovë, përpjekjet e Konferencës së Paqes për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në rajone e vende të tjera. Qeveria shqiptare dhe mbarë opinioni ynë publik përshëndet fillimin e bisedimeve direkte midis Rugovës e Panic-it, të cilat janë përqëndruar në plotësimin e kërkesave të ligjshme të përfaqësuesve të Kosovës, siç janë heqja e gjendjes së jashtëzakonshme, rifillimi i sistemit arsimor të bllokuar dhe paralizuar nga regjimi serb, kthimi i gjendjes normale në Kosovë, respektimi i të drejtave të njeriut, çmilitarizimi i Kosovës etj.

MINISTRAT E JASHTËM TË MALTES DHE KROACISË do vizitojnë Shqipërinë

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Alfred Serreqi, më 27-29 tetor do të bëjë një vizitë zyrtare në vendin tonë zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Maltës Guido de Marko. Gjithashtu i ftuar nga ministri Serreqi, nga data 28 deri në 31 tetor do të vizitojë Shqipërinë ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Koracisë, Zdenko Skrabalo. (ATSH)

Banka Islamike e Zhvillimit e mirëpret Shqipërinë

- Intervistë e Presidentit të Bankës Islamike të Zhvillimit Doktor AHMAD MOHAMED ALI dhënë gazetarit tonë SHPETIM LUKU - - Pyetje - Z. President. Vini për herë të parë në Shqipëri. Cili është motivi i kësaj vizite? Përgjigje: Unë erdha këtu në përgjigje të ftesës së Kryeministrit shqiptar z. Meksi dhe në përgjigje të kësaj ftese gjeta shansin për të njohur Shqipërinë pasi Banka Islamike është e interesuar për ta pasur Shqipërinë në gjirin e saj dhe për ta ndihmuar atë. Jam i lumtur që vizitova Shqipërinë. Gjithashtu pjesë e qëllimit të vizitës time këtu ishte dhe dhënia e informacioni zyrtar për aktivitetin e Bankës Islamike. - Pyetje; Edhe unë jam i interesuar që nga informacioni mbi aktivitetin e Bankës, presidenti i së cilës jeni t’ua komunikoj lexuesve të gazetës «Rilindja Demokratike». Mund të më ndihmoni? Përgjigje; Banka Islamike e Zhvillimit, e cila e ka qendrën në Jeddah, është themeluar në vitin 1975. Në fillimet e veprimtarisë së saj përbëhej nga 22 vende. Aktualisht ky numër ka arritur në 44 vende, të cilat janë edhe vende anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike (OIC). Së afërmi do të organizohet edhe takimi i 17-të vjetor i Bordit të Guvernatorëve. me afat të gjatë (1988). Kjo skemë është kryesisht e orientuar tek eksportuesit dhe importuesit e sektorit privat. - Pyetje; Pse duhet t’i gëzohen shqiptarët faktit të pranimit të vendit të tyre në këtë Bankë? Ç’përfitime do të ketë Shqipëria prej saj? Përgjigje; Shqipëria do të përfitojë prej aktiviteteve financiare të Bankës të cilat përfshijnë sigurimin e kredive për projektet në infrastrukturë, industri, bujqësi, tregti. Kreditë e dhëna nga Banka janë me norma të ulta interesi dhe ripagese e tyre mund të bëhet për rreth 15-20 vjet. Gjithashtu, Shqipëria do të përfitojë asistenca teknike, specializime, kurse trajnimi. Specialistë nga tanët do të vijnë këtu dhe specialistë nga tuajët do të kualifikohen tek ne. - Pyetje; A arritët të krijoni një opinion për Shqipërinë? Përgjigje; Kisha dëgjuar për Shqipërinë, si një vend komunist. Kisha dëgjuar edhe për pasojat e tij, për vështirësitë që ka pasur Shqipëria gjatë këtyre dy viteve të tranzicionit, por unë konstatoja përmi- përmirësime. Jam i bindur se vendi juaj do të dalë në një kohë të shkurtër nga prapambetja. - Pyetje: Doktor, Ahmad, Kjo që thoni është një vlerësim miku apo konkludim i bazuar? Përgjigje: Së pari dua të theksoj se Shqipëria nuk e ngjan alfabetizimin. Burimi njerëzor i arsinuar mirë është baza e progresit teknik. Së dyti, Shqipëria ka burime energjitike dhe burime të tjera. Pa përmendur epërsitë e tjera këto që thashë të shoqëruara me një organizim të mirë dhe të mbështetura dhe me ndihma, bëjnë që unë të kem të drejtë në konkluzionin tim. ...cilës jeni t’u komunikuar lexuesve të gazetës “Lindja Demokratike”. Mund të më ndihmoni? - Përgjigje: Banka Islamike e Zhvillimit, e cila Bordit të Guvernatorëve të kësaj Banke, që do të mbahet në Kryeqytetin e Republikës Islamike të Iranit, Teheran. Për të krijuar mundësinë e përdorimit të fondeve më të mëdha financiare Bankare ka ndjekur tre etapa; - Krijimi i skemës së Depozitave të Investimeve (1980) që pranon depozita nga institucionet dhe individët për përdorim në operacionet e financimit të importeve. - Krijimin e Portofolit; të Bankës Islamike (1987) ku përfshihen gjithsej 23 banka islamike. - Krijimin e Skemës së Financimit të Tregtisë

NJË AKTIV FUND E KRYE REVANSHIST -

PS PËRGATITET PËR MANIFESTIME PROTESTE KUNDËR QEVERISË Më 23 tetor në Tiranë u mbajt mbledhja e zgjeruar e Këshillit Drejtues të Partisë Socialiste. Materialet e këtij kuvendi u botuan në «ZP». Edhe duke i hedhur një sy shkazarie atyre «fjalimeve» e kupton menjëherë karakterin revanshist, antidemokratik e antikombëtar të këtij aktivi ose mbledhjeje të komunistëve me emrin socialist shqiptarë. Sepse nuk mund të jetë për të mirën e Shqipërisë një parti e cila zyrtarisht njofton: «Ne duhet të arrijmë që shqetësimet e kohëve të fundit që kanë çuar në moszbatimin e ligjit t’i kthejmë në lëvizje përmes rrugës së manifestimeve të ligjshme popullore. PD-ja, i ngriti njerëzit në mitingje për të fituar kapital politik, le t’i ndërgjegjësojmë në njëri-t për shkeljen e të drejtave që po u bëhen». Është thënë aq qartë sa nuk ka nevojë për koment. Pra, nga PS, tani populli do të nxitet për të protestuar në masë kundër PD dhe qeverisë së saj. Kjo për faktin, sepse edhe PD-ja i ka përdorur mitingjet. Ç’drithëruesit! Zotërinj antishqiptarë me emrin socialistë, mos harroni se PD-ja dhe partitë e tjera opozitare e ngritën popullin në mitingje, por jo për kapital politik. Ato mitingje ishin shprehja e madhe e urrejtjes popullore kundër diktaturës komuniste, të përfaqësuar nga mëma juaj PPSH. Pra, u ngrit populli që dhe Shqipëria të hynte në rrugën e zhvillimeve evropiane, sepse thërrte Ramiz Alia në zhvillimet evropiane, sepse thërrte Ramiz Alia në E-vropa Politike nuk duhej të pranonte pluralizmin dhe Shqipëria nuk u përfshi në KSBE. Mos harroni historinë e ditëve tona, zotërinj ju, që harroni shumë shpejt dëmet e Enver Hoxhës e të Ramiz Alisë, deri në një… PD-ja nuk bëri kurrë mbledhje celulash, siç e keni ju në traditë. Ajo mjaftonte të vinte laj-thërime për manifestime dhe populli shkonte vetë, madje duke rrezikuar, se simpatizët qëndronin gati për të goditur. Dhe si mundet që dëshirë e madhe e popullit për demokraci e liri të quhet kaq shpejt, kur njerëzit janë dëshmitarë të kapital politik! Jo, kurrë, jo! Populli këtë nuk mund ta pranojë kurrë. Dhe jo vetëm kaq; por edhe tani kur ai jeton caste të vështira, (sepse ekonomia nuk mund të lulëzojë sa hap e mbyll sytë, ky popull demokrat në shpirt, që e di mirë se ç’ishte komunizmi dhe ç’përfaqëson PS, nuk ka për t’ju ndjekur pas. Ai e di që ju veçse sa keni lyer lëkurën me bojë të bardhë dhe jeni po «a» që keni qenë, përfaqësues të një partie që mban përgjegjësinë kryesore për mjerimin e këtij populli fizik e guximtar. Kështu, sado të përpiqeni, shumë-shumë mund të organizoni ndonjë dëshmitim, siç bëtë me Poliqanin, por përsëri do të dështoni. Kësaj qeverie popull ka dhënë votën. E di se ka shumë vështirësi, e di që edhe gabime do të bëhen. Po e shohin që gabimet edhe po korrigjohen, prandaj kurrë nuk do të bëjë nën ndikimin e thirrjeve tuaja revanshiste për ta rrëzuar këtë qeveri, të parën qeveri demokratike në këto 50 vjet të komunizmit tuaj «ngadhnjimtar», ku, sipas jush (kur kishit teserën e PPSH) qemë vendi më i lumtur i botës. Se sa antishqiptare është kjo thirrje, që bëse nuk e ka shkakare «ZP»-në e s’do të quhet lajthitje e korrespondentit të saj, e tregon dhe mendimi i shprehur po në këtë aktiv nga zoti Brokaj, i cili përshëndeti përpjekjet e komunaz-ëve të bashkuar për lidhje me investitorët e huaj. Ai flet dhe për përparësitë e pastaj duke konfirmuar një të vërtetë të hidhur: «…firmat e huaja nuk do të vijnë në Shqipëri për investime në qoftë se do të vazhdojë të mos ketë stabilitet politik». Dhe a mund të ketë stabilitet një vend kur partia që humbi pushtetin bën thirrje për të nxjerrë popullin në mitingje proteste kundër qeverisë? Prandaj, cilado parti që bën këtë veprim ose thurr plane për këto mitingje, nuk bën gjë tjetër veçse ia zgjat lëngatën atdheut, duke ndërmarrë direkt një veprim të dukshëm armiqësor kundër tij. Vetëm PS-ja jonë më ideale «evropiane» thotë haptazi se nuk njeh asnjë pushtet tjetër, veç atij që i dha votën në zgjedhjet lokale. Sipas logjikës së socialistëve tanë (lexo komunistëve) qeveria duhet të jetë një kukull e sunduet të bëjë asgjë, sepse vendimet që merr ajo, drejtoritë që krijon ajo në baza profesionale, çfarëkan të gjitha me qëllime totalitare dhe prandaj PS-ja s’do t’i njohë. Në këto rrethana, ashtu si dikur celulat komuniste ose mbledhjet e aktivëve të PKSH në ilegalitet, PS-ja jonë e «rinovuar», përgatitet për të kthyer rrotën e historisë prapa. Madje pretendon në mënyrë absurde duke shpallur botërisht: «Ne duam t’i bindim njerëzit që ne jemi të zot të qeverisim për aq sa populli na ka dhënë mandatin». Po, kanë të drejtë: Për 50 vjet që u uzurpuan pushtetin e treguan se sa dinin të qe-verisin. Madje jo vetëm «profesorët» e tyre, por dhe vetë këta pasues me emër të ri e treguan sa dinë të qeverisin: gjatë kohës së Qeverisë së Stabilitetit për veten e tyre, për socialistët me pozitë, për të afërmit e tyre siguruan kredira e mundësi dhe rrëmbyen pushtetin ekonomik, duke dalë hapur si afsaristë. Nuk patën principë, nuk kanë hallin e popullit, por rendën pas licencave dhe përfitimeve vetjake, sepse qenë mësuar gjithmonë me privilegje. S’është nevoja të japim emra. Në çdo qytet i dinë mirë ata ishdrejtues komuniste ose socialistë që u kamën në vitin e stabilitetit. Siç duket ata janë pak për PS-në, e cila kërkon tani ta fusë vendin në një rrjedhë destabilizimi. Sikur nuk na mjaftojnë varfëria ku na çoi PPSH, shkatërrimet e forcave të errëta, (të cilat u zhdukën sa ra pushteti i komunistëve, sepse u prenë fijet e tyre), dhe vështirësitë që janë të natyrshme në fazën e parë të sistemit që duam të ndërtojmë. Prandaj, populli, ji vigjilent e mos u zër besë atyre njerëzve që tëtërësat i kanë me vjetërsinë nga viti fatzi 1941 e më pas pothuaj që prej asaj kohe kanë dhe tribunin e fatkeqësive të këtij trulli, e cila abuzivisht ende mban emrin «Zëri i popullit», kur populli zërin e komunizmit e hodhi poshtë me votën e tij të lirë. Thirrjet kërcënuese për manifestime e mitingje vijnë nga kjo parti menjëherë pas dështimit të sulmit frontal për bashkëqeverisje, sepse ata nuk mund të rrinë pa të «mirat» që u sjell pushteti, sepse pushtetin e quajnë vetëm si burim përfitimesh vetjake. Nuk kanë faj, sepse i edukoi e tyre të djeshëm ato mësime u dhanë, atë përvojë, prandaj dhe nuk mundet të jetojnë dot pa drejtim. Por populli nuk mund të gabohet. Një zonë ose dy zona dhe mundet, veçse një Shqipëri e tërë s’kurra s’do bëjë në kurrizin e një partie, e cila edhe kredibilitetin ndërkombëtar e ka gati zero deri sa nuk e qasin as në Internacionalen Socialiste. PETRO DIMITRI