NJË VENDIM ME RËNDËSI PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË SONË
Fjala e Z. Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dt. 27. 10. 1992
Vendimi për privatizimin e fermave është një akt tepër i rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë sonë të lirë. Fermat, të cilat në kompleksitetin e tyre përfaqësojnë ndoshta 50 përqind të potencialit cilësor të bujqësisë sonë u shndërruan në token e asërkujt, pronën e asërkujt. Ato në të vërtetë edhe në rast se u mbollën nuk u korrën, në shumë raste mbetën djerrë apo u dogjën. Në shumë prej tyre gjatë këtij viti prodhimi pati një rënie nga 5 deri në 10 herë, kontrasti ndërmjet gjendjes së tyre të mjeruar dhe tokave që iu dhanë fshatarëve ishte i madh, ishte si ndryshim ndërmjet botës së vjetër kolektive dhe asaj të re që bazohet në ekonominë e lirë të tregut. Privatizimi i fermave bujqësore shënon fundin e sovjetizimit stalinist në tokën shqiptare. Fshatari shqiptar tani bëhet zot i tokës dhe shtëpisë së tij. Vendimi i qeverisë për këtë problem është i një rëndësie të madhe në rrugën e reformës, e cila e përsëris edhe njëherë është mbi partitë. Në të vërtetë privatizimin e fermave e kanë përkrahur të gjitha partitë e harkut qeveritar dhe parlamentar dhe këtë unë e vlerësoj shumë. Prandaj dhe kërkoj ndihmën e të gjithë të zgjedhurve, këshilltarëve, deputetëve për realizimin e shpejtë të tij. Ky vendim do t’u japë tokën fshatarëve në përputhje me ligjin e aprovuar në parlament, i cili me gjithëse nuk është i përkryer do të zbatohet me rigorozitet të plotë. Herë pas here përhapën fjalë si ligji do modifikohet. Ju garantoj se Përqendrimi ynë në bujqësi i parë me realizëm është i drejtë, ai jo vetëm zgjidh problemin e madh të 2-3 të popullatës, por do të sigurojë fitoren e sigurt të reformës në bujqësi, do të rrisë prodhimin bujqësor dhe atë të përgjithshëm dhe do të ulë inflacionin, do të rrisë eksportin, do të rrisë besimin tek reforma. Kështu fshatarët shqiptarë, siç janë të barabartë para Zotit bëhen, të barabartë para ligjit, marrin tokën që ju takon, dhe do ta gëzojnë ata dhe familjet e tyre. Në këtë proces çdo parcelë tokë, çdo ulli, arrë apo vreshtë do të jetë tani e tutje zotin e vet. Ndërmjet privatizimit të fermës, ne jo vetëm shkëpusim nga asistenca qindra dhe mijëra punëtorë, sepse duke u dhënë tokën ato nuk do të kenë më nevojë të jetojnë në asistencë, por në të njëjtën kohë ne do ndihmojmë me qindra e mijëra familje qytetare, të cilët për shkak të lidhjeve të tyre me fermën përreth qytetit do përfitojnë duke marrë dikua tokë, diku ullinj, vreshta, pemëtore, etj., dhe kjo do sjellë një lehtësim të pamohueshëm edhe për qytetin tonë. Vendimi për t’ju dhënë tokën edhe të gjithë ish kuadrove të bujqësisë, ka një rëndësi të veçantë. Rëndësia e këtij fakti qëndron së pari, në atë se duke iu dhënë atyre tokën i shkëpusim nga asistenca dhe zhdukim tek këta intelektualë dhe tek fëmijët dhe familjet e tyre pasigurinë e së nesërmes. Por rëndësia më e madhe e këtij vendimi qëndron para së gjithash në instalimin në qindra e mijëra ngastra toke të mendimit të përparuar dhe shkencor, shndërrimin e tyre në laboratorë të eksperimentimit shkencor bujqësor. Intelektualët e bujqësisë deri dje të pavlerësuar, të nëpërkëmbur nga kryetari apo brigadieri do të kenë mundësi të shpallosin dhe eksperimentojnë dijet e tyre shkencore duke krijuar fermën model, shembullin pozitiv për fshatin e tij dhe për të gjithë fshatin. Jam i bindur se ato me potencialin e tyre intelektual do t’i japin një shtytje të fuqishme zhvi- zhvillimit të bujqësisë sonë të lirë, por në këtë rast limit të bujqësisë sonë të lirë, por në këtë rast duhet të mbajmë parasysh se këtë intelektualë për të luajtur këtë rol duhet të ndihmohen me përparësi me të gjitha mjetet teknike dhe financiare. Realizimi i shpejtë, i saktë i procesit të privatizimit të fermave është një provë e madhe për pushtetin lokal dhe qendror, për organet e rendit, për zgjedhësit dhe për të gjithë ne. Por unë jam i bindur se këtë detyrë do ta kryejmë shpejt dhe me sukses.
[Fragment i artikullit të prerë në skajin e sipërm] ... të gjyna partive e makut qeveritar do modifikohet. Ju garantoj se ai vetëm do zbatohet dhe me rreptësi të plotë dhe kësaj here me ndarjen e fermave. Ky ligj ka gjetur një mbështetje të madhe jo vetëm në fshatarësinë e Shqipërisë, por edhe në institucionet ndërkombëtare nga të cilat ai është analizuar dhe vlerësuar. Vendimi i privatizimit të fermave pronëson mijëra familje të tjera shqiptare, duke zgjeruar në mënyrë shumë të ndjeshme bazën e reformës, duke i gëzuar ato dhe krijuar sigurinë e madhe për të ardhmen e tyre.
Presidenti BERISHA priti zotin ROSKENS
Presidenti i Republikës Sali Berisha priti kryetarin e Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit zotin Roskens. Zoti Berisha pasi falënderoi mikun për ndihmën e përhershme amerikane dhe pasi e siguroi atë për përdorimin me efektivitet të tyre e njohu zotin Roskens me hapat e hedhura deri tani, nga qeveria shqiptare për privatizimin e një siti të gjerë që po përgatitet. Ai i kërkoi qeveritarit amerikan që Agjencia e tij të ndihmonte në trajtimin e çështjes së kullirbit qytet-fshat si edhe nëpërmjet livrimit të mëtejshëm të disa mallrave si vaj, pambuku, so-ja, etj.
Zoti Roskens tha se këto kërkesa të palës shqiptare po merrën në mënyrë aktive në konsideratë. Ai shtoi se qeveria amerikane kishte vendosur dhënien e 1 milion dollarë për Shqipërinë me ilaçe e asistencë mjekësore.
Zoti Roskens theksoi se vizita e Presidentit Berisha në SHBA, krijoi një predispozicion shumë pozitiv në qarqet politike amerikane dhe se ne kemi një respekt të madh për të si President e udhëheqës.
Presidenti BERISHA takohet me zotërinjtë ZHOLI dhe Rëne
Në takimin që pati Presidenti Berisha me zotin Domenil Zholi i Asistencës Sociale të Francës dhe me zotin Benedekt Rëne, kryetar i Urdhërit të Mjekëve të Francës u shprehën mirënjohejen për ndihmën që po japin për ristrukturimin e sistemit shëndetësor shqiptar. Gjatë takimit u diskutua edhe për rritjen e kontakteve në fushën mjekësore ndërmjet kolegëve shqiptarë e francezë, duke patur parasysh edhe traditën që ekziston midis dy vendeve në këtë fushë.
Ne kemi interesa të përbashkëta
- Kryeministri Meksi prej Guido De Markon -
Kryeministri Aleksandër Meksi, i të punojë së bashku për forcimin e lidhjeve midis dy vendeve priti zëvendëskryeministrin dhe mi- jo vetëm në fushën politike, por e-nistrin e Punëve të Jashtme të dhe në atë ekonomike, për t’u kri-Maltës, zotin Guido De Marko. Zoti juar mundësi investimeve malteze Meksi pasi falënderoi për këtë vi- në Shqipëri. Zoti De Marko vuri zitë, foli për përpjekjet e qeverisë në dukje disa nga fushat e bashkë-së re shqiptare për kryerjen e re- punimit midis dy vendeve si, në formës dhe kapërcimin e vështirë- transport, turizëm, për punësim, sive në të cilat ndodhet vendi y- për dhënien e bursave studentëve në. Shqipëria dhe Malta; tha ai; si shqiptarë etj. Zoti De Marko e ftoi dy vende mesdhetare, kanë intere- zotin Meksi për një vizitë në Ma-sa të përbashkëta dhe janë faktore ltë.
të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Ne duhe të punojmë së bashku Në takim merrte pjesë edhe mi-për forcimin në rajon. Ne duhet nistri i Jashtëm, Alfred Serreqi etj.
Bisedime në Mi-nistrinë e Jashtme
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme u zhvilluan bisedime midis delegacionit shqiptar dhe delegacionit maltez.
Ministri Serreqi shprehu kënaqësinë për vizitën e Guido De Markos dhe ardhjen e tij për herë të dytë në Shqipëri e konsideroi si dëshmi të ndjenjave miqësore të qeverisë dhe popullit maltez për qeverinë dhe popullin shqiptar.
Tani e gjej Shqipërinë, në luftën e saj për demokraci, tha ndër të tjera Guido De Marko. Historia jonë ka shumë gjëra të përbashkëta. Edhe ne kemi patur vështirësi të mëdha në ndërtimin e demokracisë. Gjatë periudhës së tranzicionit mija maltezëve iu desh ta largoheshin nga vendi.
Më poshtë ai u ndal në zhvillimin ekonomik të Maltës dhe në perspektivat e tij, në rëndësinë që ka për këtë vend, veç të tjerash, turizmi si burim i madh të ardhurash.
Hapi i parë në rrugën e afrimit progresiv të Shqipërisë me Komunitetin Evropian
- Ndihma gjithsej e këtij Komuniteti për Shqipërinë i kalon 280 milionë EKU (afro 365 milionë dollarë) -
Në njoftimin e Komisionit të Komunitetit Evropian thuhet se, marrëveshja për tregtinë dhe bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik midis Komunitetit Evropian dhe Shqipërisë, që u nënshkrua me 11 maj në Bruksel dhe që Parlamenti shqiptar e miratoi më 6 tetor, u përfundua po atë ditë nga Komu-niteti Evropian dhe do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. Ajo përbën një hap të parë
40 milionë EKU (pak më shumë se 50 milionë dollarë). Kjo sasi i shtohet atyre të mëparshme që kanë financuar ndihmën ushqimore të shpërndarë deri tani, apo që është duke u shpërndarë. Vlera e plotë e ndihmës ushqimore të Komunitetit për Shqipërinë arrin kështu në 136 milionë EKU (177 milionë dollarë). Sasitë e përfunduara të
[Fragment i artikullit të prerë në skajin e sipërm] ... komunitetit Evropian duhet hapin e parë në rrugën e afrimit progresiv të Shqipërisë me Komunitetin Evropian. Nga ana tjetër, në përputhje me sa është dhënë gjatë mbledhjes së G-24 në Tiranë, në korrik, Komuniteti Evropian, për të garantuar mundësinë e ndihmës ushqimore për Shqipërinë, vendosi të caktojë për këtë ndihmë një sasi tjetër prej ... (Vijon në faqen 3)
[Fragment i artikullit të prerë në skajin e sipërm] ... te bujqësisë dhe dje të pavlerësuar. Në një ... të përmendur ... N... i Europian ... Sasite e ... produkt eve të shpërndara, apo që janë duke u shpërndarë janë: 351850 tonë grurë 71000 tonë miell, 2000 tonë miell gruri i fortë, 20000 tonë mish, 2500 tonë gjalpë, 10000 tonë qumësht pluhur dhe 2000 tonë oriz. Ndihma ushqimore, vazhdon njoftimi, nuk është veçse një pjesë e ...
DEPUTETËT QË NUK PËRFAQËSOJNË ASKEND!
- Disa nga ish-deputetët e PD sot nuk përfaqësojnë asnjë program politik dhe nuk mund të mbrojnë interesat e askujt në parlament -
Fjala «i pavarur» është padyshim më e preferuara dhe më e përdorura këto kohë. «Gazetë e pavarur», «Shoqata e pavarur», intelektuali i pavarur, etj. Pak kohë më parë, largimi i disa deputetëve nga grupi parlamentar i PD, i shtoi vargut të të pavarurve edhe konceptin «deputet i pavarur». Në vetvete koncepti i deputetit të pavarur, është i pranueshëm dhe nënkupton që një person i caktuar të jetë paraqitur i caktuar të jetë paraqitur i zgjedhur me një program të një partie që fituar votat e tij në zonë të caktuar. Për sa u përket deputetëve që sot kanë dalë si të pavarur në parlamentin shqiptar, koncepti i pavarur nuk përputhet me sa më sipër. Ata hynë në parlament si deputetë të PD dhe zgjedhësit votuan për ta me qëllim që këta deputetë të mbrojnë interesat e tyre (zgjedhësve) në kufijtë e zbatimit të programit të PD.
Faktikisht sot «deputetët e pavarur» nuk kanë dhe nuk zbatojnë asnjë program politik apo çfarëdo programi të tyre. Të paktën deri tani nuk kanë shpallur ndonjë program. Por, edhe sikur të dalin me një program të ri, duhet që atë tua paraqesin zgjedhësve për të marrë miratimin e tyre, ndërsa fakti është që përveç G. Pashkos, i cili thotë se është takuar me zgjedhësit, asnjë prej deputetëve të tjerë, të shpallur të pavarur, nuk është takuar me zgjedhësit që pas largimit nga grupi parlamentar i PD. Atëherë, kë përfaqësojnë në parlament këta deputetë, përveç vetes së tyre? Megjithatë, edhe sikur ata të ngrinin në parlament problemet e zgjedhësve të tyre, a do të ishin në gjendje t’ua mbrojnë interesat vetëm me votën e tyre? Pra, praktikisht zgjedhësit nuk kanë asnjë interes të përfaqësohen nga një deputet që nuk do të gjejë përkrahjen e të tjerëve.
Mbase nuk ka nevojë për arsyetim kaq të gjatë kur majfton të përmendet fakti që këta deputetë morën votën e zgjedhësve pasi u premtuan se në parlament do të mbrojnë programin e PD. Sot, në të vërtetë, ata janë kthyer në kundërshtarë të grupit parlamentar të PD, pra nuk e kryejnë më funksionin për të cilin zgjedhësit sionin për të cilin zgjedhësit i çuan në parlament, bile, në një farë mënyre, mund të thuhet se i kanë mashtruar zgjedhësit. Fatkeqësisht veprimet e tyre, duan apo nuk duan ata, u shkojnë për shtat socialistëve. Themi fatkeqësisht, sepse të tillë e konsiderojmë fatin që egjoda dhe ethet karrieriste të disa janë kthyer në miopi politike aq sa të pranohen dhe ide të tilla (të shprehura dhe në shtyp nga ndonjë i ashtuquajturi intelektual i pavarur) se «socialistët nuk paraqesin një problem, sepse komunizmi u zhduk; problem paraqet vetëm PD prandaj më mirë të fitojë PS se sa PD». Këto mendime as nuk i kanë patur e as nuk i kanë zgjedhësit që u dhanë votën. Megjithatë, këta deputetë mund të pretendojnë (sik u shprehën në Këshillin Kombëtar) se ata zbatojnë programin e vërtetë të PD që të tjerët e kanë shtrembëruar, por atëherë si do ta shpjegonin faktin e krijimit prej tyre të një partie me program të ndryshëm nga ai i PD?
«Me logjikë të thjeshtë këta deputetë, me të dalë nga grupi i PD, nuk duhet të ishin më në parlament, por ja që logjika bie në kontradiktë me ligjin. Ligjërisht atyre nuk mund t’u hiqet mandati dhe këtu lind një paradoks që duhet zgjidhur. Grupi parlamentar i PD në bazë të rezultatit të zgjedhjeve (pra legalisht) duhet të përfaqësohej nga 92 deputetë. Me largimin e grupit të deputetëve në fjalë, PD nuk ka më numrin që kishte zakonisht, ndërsa në parlament mund të shfaqet ndonjë grup parlamentar i një partie që nuk ka marrë fare pjesë në zgjedhje dhe këto ndodhin të gjitha ligjërisht. Pra, si shihet, ligji që duhet të japë në radhë të parë një zgjidhje të arsyeshme të problemeve, në këtë rast bie në kundërshtim me arsyen.
Sidoqoftë, ligjet i vendos parlamenti dhe ato duhen përmirësuar. Historikisht në rriu, në bazë të përvojës, ka përmirësuar, Historikisht në ... [tekst pjesërisht i palexueshëm/prerë]. Kështu ka ndodhur dhe me ligjet që rregullat apo ligjet, të cilat janë përmirësuar ose dhe janë bërë ligje të reja kur një objektiv i caktuar paraqet një ... [fragment i palexueshëm]. Kështu veprohet dhe me shtete ku demokracia është konsoliduar prej dhjetëra vitesh. Konkretisht, Gjermania kishte një ligj për refugjatët, por, e ndodhur në situatën e sotme, është e detyruar të përmirësojë këtë ligj, i cili në formën ekzistuese nuk i përgjigjet logjikës së kohës. Pra, edhe parlamenti ynë, për rastin në fjalë, duhet të gjejë zgjidhje. Edhe në qoftë se nuk mund t’u heqë mandatin deputetëve të larguar, të paktën t’u vendosë zonave që kanë votuar për PD nga një deputet të PD, sepse faktikisht ish-deputetët e PD ndryshuan qëndrimin ndaj saj nuk do të thotë që këtë ndryshim e pësuan edhe zgjedhësit e tyre. Pra, me qenën se me logjikën e çdo-kut dhe jo me logjikën vetëm të një partie, që janë prekur interesat (sik mund të thotë dikush) një zgjedhje e tillë do ishte normale, nuk ka pse të trembemi pse përmirësojmë ligjet! Kjo nuk përbën asnjë shkelje. Çdo parti duhet të ketë në parlament aq deputetë sa i ka dhënë votat e popullit.
EDI PALOKA
MOS E SHPERDORONI MISIONIN O ATIM
Lexova me kënaqësi numrin e parë të gazetës «Lajmetari» dhe më erdhi mirë që gjetëm e talentuar që e drejtojnë këtë gazetë kishin nderuar edicionin e tyre të parë me shkrimin tuaj.
Por, shtanga kur ndërmjet rreshtave të shumë ndëshash mllëfin që ju, njeriu i Zotit, kishit derdhur mbi z. Arbnori, njeriun nga simbolet e disidencës shqiptare. E lexova disa herë artikullin, ngaqë nuk u zija besë syve dhe mezi u bindja që ishte e vërtetë.
Ju, heroi i burgut komunist, ju që morët i pari rrugën për të na miqësuar me zotin, ju... ishit munduar të fyenit një njeri dhe ndoshta pa dashje kishit cenuar dinjitetin e qindra dhe mijra viktimave të ferrit të kuq. Ju akuzuat Pjetër Arbnorin, njërin nga kundërshtarët e vetëdijshëm të komunizmit shqiptar, ju u përpoqët të njollosni atë që diktatura e i rro-mbeu 28 vjet jetë (po aq sa dhe juve), ju thatë atë që sor se ka shqiptar që e beson. Por le ta zemë për një çast se është ashtu siç thoni ju. Unë do të pyesja a i ka hije një misionari të shenjtë të pohojë gjë të tillë? A më tepër që ju tregoni se si ai erdhi dhe u rrëfye tek ju. Si është e mundur që një prift i mbarë ta publikojë rrëfimin e mëkatari? Të jetë vallë një amatorizëm profesional, apo një këqadhësi profesionale. Sidoqoftë ju e keni fyer vëllanë O Ati im. Nëse nuk do të ma merrni për ters, unë do t’ju kisha lloj: lëreni mënjanë politikën, pasi ju majfton misioni që keni, për të përçellë tek njerëzit e Perëndisë. Ndaj, kthejini mbrapsht ato fjalë o Atë, nëse doni që Zoti të mos zemërohet me ju.
Miqësisht
SPIRO LITO
...tuar Don Simon Ju- ...banit
[Tekst i prerë nga skaji i sipërm] ...tuar Don Simon Ju-
...banit
Letër e hapur drej-tuar Don Simon Ju-banit
MOS E SHPËRDORONI MISIONIN O ATI IM