ADERIMI NË PARTI I INTELEKTUALËVE KËRKON PUNË ME CILËSORE
Është legjitime pyetja: - Pse kërkohet aderimi në parti politike, a nuk mund të jepet kontributi për demokraci në rrugë e forma të tjera?
Është krejt e natyrshme që po. Rrugët dhe format për t’i kontribuar demokracisë janë të pafundme. Siç tregon edhe përvoja e vendeve me kulturë të konsoliduar demokratike, efektiviteti do të jetë në këtë rast shumë herë më produktiv se sa në rast divergjimesh pa kriter. Le të analizojmë pak se çfarë duhet të kontribuojmë ne, intelektualët me parti, dhe çfarë intelektualët pa parti me qëllim që, pa humbur aspak pluraliteti, unifikimi final të jetë më cilësor. Shpesh vërehet tendenca që intelektuali me parti të zërë në tavolinën e dialogut një fron më të lartë ndaj intelektualëve pa parti, ta shohë atë nga sipër e të marrë rolin e predikuesit, sugjeruesit dhe dhënësit të direktivave. Kjo është një e metë serioze që duhet luftuar me të gjitha nivelet ku ajo ndeshet. Karriget e dialogut duhen vendosur në të njëjtin nivel e pranë njëra-tjetrës. Tësera e partisë nuk është përcaktuesi i drejtësisë të moralizosh kurse të tjerët të dëgjojnë të heshtur, direktivat e ti zbatojnë verbërisht. Këtë të drejtë ta japë vetëm forca e argumenteve bindëse në dialogun demokratik si dhe mendimi favorit i shumicës. «Për çështjen se në PD nuk paska intelektualë të vërtetë e me reputacionin e duhur. Kësaj shpifjeje të paskrupullt duhet t’i përgjigjemi flakë për flakë. Vërtet në mungojnë ata që mbajnë tituj e grada shkencore për tema që flasin për eksperiencë e socializmit ndaj kapitalizmit, për “mendimin filozofik e largpamës të PPSH e Enver Hoxhës, për leverdinë e tufëzimit, e plot e plot marrëzi të tjera, por, ama, duhet treguar që në PD janë intelektualët e vërtetë, laureatët e çmimeve të jetës, janë poseduesit e atij mendimi që të tjerët arritën ta kuptojnë e ta shprehin vetëm pas shumë e shumë vitesh burgimi të tyre. Gratë, titujt, e nderet e tyre u injuruan nga diktatura enveriane. Mendimi i tyre i avancuar si dhe reputacioni që gëzonin u përdhunuan keqas. Ishte pikërisht PD që u bë vatra e ngrohtë e këtyre intelektualëve të vërtetë, por të përvuajtur e të mohuar nga diktatura. Atëherë duhet të themi me forcë një propagandë të tillë se trumbetimi i një pretendimi të tillë vetëm sa u shton papërgjegjësisë e u nxjerr bojen edhe më shumë, vetë atyre që e propagandojnë. Si mund të krahasohet një doktor shkencash në fushën e mendimit m-l me ideatorët e pluralizmit të sotëm, të cilin pikërisht këta doktorë e padronët e tyre e konsideronin mëkat dhe e dënonin? Po me të njëjtin qëllim PS e ... më së shumti njerëzit e paguar të saj «pa tesere» u fryjnë borive të shpifjeve duke u munduar ta paraqesin PD si përfaqësuese vetëm të interesave të ish- të deklaruarve e të përndjekurve politikë. Për fat të keq kjo propagandë ka bërë efektin e saj edhe të disa intelektualëve. Me forcën e argumentit duhet treguar që PD mbron interesat e të gjithëve dhe se në të mund të
njëra-tjetrës. Tesera e partisë nuk është pajenta e së drejtës që e tij zbatojnë verbërisht a?. Këtë të drejtë ta jep mendimi favori i shumicës.
Një e metë që duhet korrigjuar shpejt mendoj se është mos-përgjigja me fakte e argumentet e duhura propagandës punisto-socialiste, e cila ka sjellë në mjaft raste stepjen e ndonjë intelektuali, në aspektin që po e paraqes më poshtë.
Propaganda qëllimkeqe, ultra-komuniste, e maskuar me petk socialist, që të largojë intelektualët nga PD, shpif «duke argumentu-
të duhet ta luftojë atë në kokën e tij e kudo e t'ia hëqë rrënjët. Së fundi, nëse intelektualun e kaploka frika e pësimit që përmendem më lart, atëherë ai duhet të bëhet trim e i vendosur për të korrigjuar veten e të tjerët kur gabojnë e, nëse kjo nuk jep rezultat, asgjë s'e ndalon dhe asnjë pasojë nuk ka nëse largohet nga partia.
Si përfundim dua të them që intelektuali me parti duhet t'i hapë krahët atij pa parti dhe kjo kjo duhet të jetë e ndërsjelltë. Në demokracinë tonë të brishtë nuk duhet të ketë lojtarë dhe spektatorë, mësues pedant dhe nxënës të bindur.
SHABAN BERISHA
Kryetar i seksionit të PD Tropojë
TAKIM I PRESIDENTIT ME ANËTARË TË PARLAMENTIT, QEVERISË DHE FORCAVE POLITIKE
Zoti Berisha zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Qeverisë, Parlamentit e të partive parlamentare lidhur me zhvillimet e fundit në rajon e në vend.
Ai i informoi të ftuarit mbi përmbajtjen e bisedimeve me bashkëkryetarët e Konferencës së Paqes Lord Owen e Sajrus Vens, me ministrin e jashtëm kroat Skraballo si dhe me Presidentin e Bosnjë-Hercegovinës Alija Izetbegoviç.
Theksi u vu në tensionimin e konfliktit ushtarak e politik në ish-Jugosllavi, në përpjekjet e gjithanshme të shtetit shqiptar për parandalimin e përhapjes së konfliktit në Kosovë e Maqedoni si edhe në mbështetjen e Presidentit Rugova në përpjekjet e tij për zgjidhjen paqësore të konfliktit. Në lidhje me zgjedhjet federale të shpallura në të ashtuquajturën Jugosllavi, Presidenti theksoi se, mungon klima politike për të siguruar një zhvillim të lirë e të drejtë të tyre dhe ekziston rreziku se ato mund të përdoren për të legalizuar diktaturën.
Përfaqësuesit e partive shprehën vlerësimin e tyre për qëndrimin e Presidentit si dhe shprehën mendimin e tyre për masat e qëndrimet e mëtejshme që duhet të merren si dhe për hapat që duhet të ndërmarrë diplomacia e forcat politike shqiptare për parandalimin e konfliktit dhe zgjidhjen e problemit shqiptar në Jugosllavi.
Gjithashtu në rend të ditës qenë edhe zhbllokimi i pushtetit lokal si edhe problemet e shtypit shqiptar.
Në lidhje me pushtetin lokal Presidenti theksoi se duhen bërë përpjekjet nga qeveria për vënien në punë të këtij pushteti, duke zbatuar në mënyrë rigoroze e pa paragjykime politike ligjin.
Ai u bëri thirrje partive politike t’u bëjnë të qartë të zgjedhurve se ata do të qeverisin duke zbatuar ligjin e duke lënë mënjanë përkatësinë partiake. Në takim u shprehën shqetësime për centralizmin e theksuar të pushtetit lokal që është bërë faktor frenues. Në lidhje me këtë Presidenti theksoi se, kur u bënë zgjedhjet lokale modeli i bashkisë e komunës nuk ekzistonte në Shqipëri, prandaj ne duhet t’i zhvillojmë këto modele në bazë të ligjit e duke përfituar nga eksperienca e vendeve të tjera me tradita demokratike.
Lidhur me problemet për shtypin Presidenti Berisha u kërkoi kryetarëve të partive të pranishëm që të ndikojnë në gazetat për të evituar mungesën e etikës, akuzat dhe të dhënat e pakonfirmuara nga një burim i dytë e t’i kushtojnë më tepër vëmendje informacionit objektiv.
Për të tëra këto probleme Presidenti kërkoi dialog e marrëveshje midis partive për zgjidhjen e problemeve që dalin.
(ATSH)
BILL KLINTON - Presidenti i ri i SHBA
Nuk ishte e befasisheme fitorja e Klintonit, bile në qoftë se Klinton nuk do të fitonte, atëherë industria e pasqyrimit të opinioneve, do të kishte pasoja serioze.
Pikë më e fortë e Klintonit, të cilën ne patëm rastin ta ndigjnim gjatë fushatës elektorale, ishte vëmendja në problemet e brendshme të Amerikës dhe ekonomisë amerikane. Fushata elektorale e organizuar prej stafit të tij, ishte fushata ideale dhe amerikanët votuan për ndryshimin e Shtëpisë së Bardhë pas 12 vjetësh. Përsëri i përket marrëdhënieve Shqipëri – SHBA, nuk do të ketë asnjë ndryshim. Duhet përshëndetur zgjedhja e Bill Klintonit. Duke patur parasysh vendin që kanë SHBA në botë, si simbol i real i demokracisë, unë mendoj se zgjedhja e Klintonit, do të ndihmojë në tutje në forcimin e kësaj tradite ... demokratike. Për shtete të tilla si Amerika, zgjedhja e njërit prej tre kandidatëve të paraqitur, nuk ka kurrfarë rëndësi të madhe në kuptimin e ndryshimeve të mëdha politike. Një rivalërisim i i politikës së brendshme të Amerikës e deklaruar nga Klintoni gjatë fushatës elektorale nuk do të cenonte aspak interesat e politikës së jashtme të SHBA dhe rolin e saj në politikën ndërkombëtare. Presidenti Klinton nuk
OPINIONE
serioz sepse ato nuk lidhën thjesht me presidentin e ri, por janë marrëdhënie të thella midis dy popujve tanë. Në kemi patur gjithnjë takime e kontakte shumë të mira si me republikanët ashtu edhe me demokratët. Këto marrëdhënie, në patëm rastin t’i konfirmojmë edhe një herë gjatë vizitës sime në SHBA.
Nënshkruhet marrëveshja për ristrukturimin e institutit të studimeve Pediatrike
Në Tiranë, u nënshkrua një marrëveshje midis Qeverisë së Zvicrës, e përfaqësuar nga zoti Feliks Hugel, dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së mjedisit. Marrëveshja konsiston në ristrukturimin e Institutit të Studimeve Pediatrike dhe të anekseve ndihmëse të saj. Vlera fillestare e këtij operacioni është rreth 1 milion franga zvicerane, fond i cili do të shtohet më vonë. Kjo ndihmë është në kuadrin e ndihmave të vazhdueshme që Qeveria Zvicerane, nëpërmjet përfaqësuesit të saj të Korpusit për ndihmë në rast katastrofash, zotit Ricard Maranta, po i jep vendit tonë.
Për palën shqiptare, marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit, zoti Tritan Shehu.
(ATSH)
KLINTON fitoi çmimin e lakmuar prej kohësh të presidencës amerikane
Bill Klinton fitoi të martën presidencën amerikane, çmimi më i madh politik në botë dhe një çmim që ai e ka lakmuar kërkues pas takoi idhullin e tij, Xhon Kenedi, kur ishte i ri. Brenda disa orëve, Bill Klinton kaloi nga Guvernator i Arkansasit, në presidentin e zgjedhur Bill Klinton.
Klinton, pa që ëndrra e tij të bë realitet në vilën e guvernatorit xhorxhian, në qendër të këtij qyteti të vjetër jugor, dhe telefonata e parë që ai mori ishte nga presidenti Xhorxh Bush, i cili tha se vendi tani duhet të shkojë pas presidentit tonë të ri. Klinton mori një telefonatë nga zëvendëspresidenti Dan Kueil, i cili tha në një miting republikan se Klintoni meriton përkrahjen për fushatën e fortë. Nëse ai do ta drejtojë vendin po aq mirë sa edhe fushatën, gjithçka do të shkojë mirë, tha Kueil. Ai u tha përkrahësve se Klinton duhet të mbështetet nga të gjithë amerikanët. Vetë Klinton, duke bërë shaka me dashamirësit, tha se kishte patur për zëvendëspresidentin e vet, senatorin nga Tenesi, Al Gore.
(ATSH)
KUSH JANË KëMIShëzinjtë zjarrvënës ?
Në vend të kryeartikullit, në «ZP» e 25 tetorit botohej një skicë, ku është vizatuar një dotë me dy gishta lart, në majë të të cilëve janë një dhe si doreza të zeza. Titulli i kësaj porkerie është: «Idealet demokratike nuk duhen lejuar të shëmërohen nga disa këmiëshzinj zjarrvënës».
Menjëherë sa lexon fjalën këmiëshzinj, të duket sikur edhe në Shqipëri po lëndin bandat pushtuese neofashiste, sepse, sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, KËMISHEZI do të thotë: 1. Fashist italian, pjesëtar i trupave të veçanta të fashistëve italianë që vishnin këmishë të zezë; bashkëpunëtor i fashizmit italian.
Nuk besoj që PS ta ketë fjalën për ushtarët e Operacionit «Pelikani», sepse ata jo vetëm s'omba-ë këmisha të zeza, jo vetëm nuk janë pushtues, por po e ndihmojnë Shqipërinë në një nga periudhat e saj më të vështira. Lind pyetja për kë e kanë fjalën?
Në Fjalorin e Filozofisë, me autorë Fiqrete Shehu dhe zotin Servet Pëllumbi, fashizmi përshkruhet si: «formë e diktaturës së hapët terroristike të borgjezisë imperialiste, që ka për qëllim të shtypë lëvizjen revolucionare të proletariatit si shtypje lëvizjen revolucionare, të zhdukë nga ajo masave të gjera punonjëse, të zhdukë nga ato masave të gjera punonjëse, të zhdukë nga ato masat e gjera punonjëse, me luftë veprën demokratike, të pushtojë me luftë vendet e huaja, në kushtet e ideologjisë fashizmi... Në fushën e ideologjisë fashizmi propagandon idealizmin, filozofinë dhe moralin borgjez për njeriun, agresionin e terrorin, ndarjen e njerëzve në raca të ulëta e të larta, njeriun e superioritetin të instinkteve shtazore ...».
Pra, ku i shikoni këmiëshzinjtë, zotërinj socialistë? Mos vallë ... «këmishët» tuaja të kuqe, si simbol i komunizmit, tani i përfytyroni si të zeza ngaqë keni nostalgji për diktaturën? Sepse Partia juaj mëmë ishte shteti i trumbetuar i diktaturës së proletariatit. Ajo zhduku pronën private, ajo të dënonte e të vriste me një telefon nga lart, ajo nuk lejonte asnjë parti ose grupim tjetër, se pushtetin e donte për vete, ajo glorifikonte pronën private, të mjeteve të prodhimit dhe vënia e tyre nën kontrollin e centralizuar shtetëror, stimulimi i nacionalizmit e racizmit, glorifikimi i luftës etj. Për së pari lindën në Itali më 1922,»
Për të mos mbetur vetëm me shken-cëtarët tanë në përkufizimin e fjalës fashizëm, po bëjmë edhe formulimin e fjalorit «Webster New world Dictionary (Collega Edition) ku lexojmë: Fashizëm: 1. Doktrina dhe metoda të lëvizjes fashiste. 2. Sistem qeverisjeje që karakterizohet nga diktatura e ashpër e një partie, likuidimi me forcë i opozitës (sindikatave, sidomos të krahut të majtë, partive grupeve të pakicave etj), ndalimi i pronës 1922».
Pra, ku i shikoni këmishëzinjtë, zotërinj socialistë? Mos vallë «këmishat» glorifikonte luftën deri sa e mbushi vendin me bunkerë. Kunder të gjitha këtyre u ngrit Parlamenti Demokratik dhe mbarë populli shqiptar. Ku e shikoni ju pra fashizmin zjarrvënës, zotërinj? Tek heqja e imunitetit deputetëve, njerëzve dhe tjetri i PS? Ajo heqje u bë në Parlament, me diskutime, me votim dhe me kërkesën e drejtë të organeve kompetente që vetë Parlamenti u ka besuar të ushtrojnë drejtësinë.
Vërtetë fashizmi lindi në Itali më 1922, por diktatura e proletariatit lindi më parë në Rusi dhe prej andej hodhi rrënjë edhe në Shqipëri. Siç duket, me këto diktatura janë të ngjashme në strukturën organizative, siç janë të gjitha diktaturat, dëshironi akoma të jetoni me to dhe veprime të tilla si funksionimi i Parlamentit, pluralizmi, heqja e imunitetit përmes votimit, stabilizimi i gjendjes së vendit, organizimet e ndryshme për të drejtuar çdo gjë jo pushtetarët përpetontë, por specialistët e çdo sektori dhe shumë gjëra si këto, i quan diktaturë dhe që nuk jeni mësuar me demokracinë. Po nuk ka gjë, edhe pse shqetësoheni, edhe pse na ekspozoni këmishat e zeza kur tregu është i lirë, kur vizat për të dalë jashtë shtetit s'janë më monopol për liderët komunistë e suitën e tyre, kur njerëzit presin t'u kthehen pronat, kur privatizimi po ecën diku me shpejtësi e diku më ngadalë, por ama po ecën, kur sot flitet që s'duash e nuk të përgjon njeri, kur frika e spiunimit na duket se s'ka ekzistuar kurrë, demokracinë nuk mund ta riktheni në diktaturë. Ajo kohë perëndoi. Jo një grafik në vend të kryeartikullit të botoni, por shërbime të tjera kërcënisht me plotësime alarmpalante këmishëzinjtë zjarrvënës, do t'u dëgjonte vetëm ata anëtarë të partisë suaj, që janë konservatorë, si dhe ata që bënin pjesë në PKSH e re, e cila u nxorr jashtë ligjit. Por ata kurrë s'mund të identifikohen me një popull, i cili i provoi mbi shpatullat e veta si këmishëzinjtë ashtu dhe kë-mishëkuqta e tani ka alergji nga çdo lloj diktature, sepse po fillon të shijojë lirinë si të mirat dhe vështirësitë e demokracisë.»
PETRO DHIMITRI
Eduard Selami kryetar i PDSH
Eduard Selami
kryetar i PDSH
Arjan Starova Zëvendësministër i MPJ
mund të dalë jashtë traditës së Amerikës për të qenë inspiruese për proceset e reja demokratike në botën e sotme. Zgjedhja e Klintonit në postin e presidentit të SHBA, besojmë që do të ndikojë për mirë në klimën e re të marrëdhënieve shqiptaro – amerikane, sepse lidhjet Shqipëri – SHBA, kanë një traditë të vjetër që buron nga respekti i kahershëm i popullit shqiptar ndaj Amerikës. Ne shqiptarët, shpresojmë për një ndikim më të madh të ekipit të ri të Shtëpisë së Bardhë, për zgjedhjen e krizës jugosllave. SHBA i takon që me presidentin e ri në krye t'i japë impulse të reja të gjitha tratativave ndërkombëtare që bëhen për eliminimin e krizës në Ballkan e posaçërisht zgjidhjen e çështjes shqiptare. Shpresojmë që tashmë Amerika do të krijojë mundësinë që të ecë përpara me një politikë preventive për shuarjen e vatrave të konflikteve që janë të ndezura në shumë rajone të botës.
Përgatiti: DYLEJMAN KARAJ