«PRANDAJ PËRFEMET E TË SHPESHTA, TEK E VËRTETA, DREJTËSIA E DEMOKRACIA, TINGËLLOJNË SI LOJE PINDITEIN E SË VËRTETËS, MË KUPTIMIN E SË DREJTËS DHE I DENË E DEMOKRACISË.»
R. QOSJA
Tani që shumë gjëra u qetësuan dhe njerëzit mund të gjykojnë me gjakftohtësi për revolucionin demokratik, për fenomenet, ndër lidhjet, misteret, rrathet dhe shtrëngesat, për shpirtin e vërtetë që e ushqeu atë me indën e jetës dhe të moralit të lartë, për tani gjykojnë edhe spekulantët, që bënë spektakël të frikshëm etja e çfrenuar për karrierë, që pasi kishin shkruar librat e «motit të madh komunist», pas i kishin bërë karrierë, edhe në epokën enveriane iu vërsulën demokracisë me po atë predispozicion, për ta pushtuar atë, për ta mbajtur nën kontroll.
Këtu jo vetëm një analist politik, apo një vëzhgues shoqëror, por edhe njëri nga fundi i radhës, ka zbuluar një tendencë jo fort të rastësishme, aq sa e dëgjon njerëzit: shfaqjen e fenomenit spekulativ brenda lëvizjes demokratike në përgjithësi dhe në PD në veçanti.
Këta njerëz në një hark kohor prej një viti si fjala vjen Çupi Ceka, Tozaj etj. kanë rrezikuar një flamur dhe kanë ngritur një tjetër. Kanë sulmuar diktaturën komuniste në janar dhe e kanë mbrojtur në prill, në dhjetor kanë publikuar thjesht, përkushtimin e tyre intelektual ndaj demokracisë, ndërsa në mars kanë mallkuar demokracinë që nuk i projektoi në një karrige. Shteti i ri demokratik për optimin e tyre, përkisht për shkak të interpretimit fatalist të karrierës së tyre, u bë brenda natës diktaturë. Bile, edhe votat e ish-fshat në Këshillin Kombëtar të PD ishin për ta mesazh mitingashësh që vinin nga periferitë.
Spekulimi i parë i kësaj kategorie shoqërore që u kristalizua me kohë si grupim brenda PD ishte sepse ata hynë në këtë radhë idejore që shkonin drejt një ideali plot dritë, si disidentë klasikë. Dhe për të afishuar «disidencën» e tyre historike ata u zarpun mikrofoni, tribunat gazetat, ekranet me fjalor të një tirazhi të lartë antikomunist, me një sjellje që në ndonjë rast të bëjë të tërhiqesh. E shikon se si mund të flijohet njeriu për shoqërinë e nesërme, për moralin e ri të saj. Kapitalo-politik ishte investimi me i madh për të nesërmen dhe ashtu bënë.
Spekulimi i dytë, ishte se ata kgërdorën revolucionin demokratik, themelet e vuajtjeve njerëzore 47-vjeçare të të persekutuarve tanë. Ata shpallën veten kampionë të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut; duke shkuar më tej ata shpëtuan ta bënin politike zyrtare vizionin e tyre për demokracinë, për shtetin e ardhshëm demokratik. A as e do arsye tjetër, edo këshillim ata e etiketuan barbarë, mediokër, ja-stërkohor. Pra demokracia kishte lindur prej tyre, ata ishin ushqyesit e saj, dhe, nisur prej kësaj, ajo do të punonte vetëm për ta.
Spekulimi i tretë dhe më i rëndë qëndron në faktin se ata kapërdorën, pas vendosjes së qeverisë së re demokratike, lirine e veprimit, lirinë e shtypit, lirinë njerëzore, në tërësi, që siguron një rend demokratik si i ynë, duke sulmuar me po ato mjete që kishin sulmuar vetë.
PRIVATIZIMI-HALLKË KYÇE E REFORMËS
TAKIME TË z. EDUARD SELAMI NË KORÇË
- Të ndërtojmë një politikë fiskale që ’u presë rrugën spekulimeve
- Të zhbëhet dekreti i Presidentit për origjinën e fitimeve të afaristëve
- PD i njeh të drejtat e ish-pronarëve, por nuk është për kthimin total të pronave të tyre
Ditën e hënë, kryetari i PD z. Selami zhvilloi disa takime në qytetin e Korçës. Fillimisht ai u takua dhe bisedoi me përfaqësues të sindikatave të pavarura. Sindikalistët ngritën problemin e asistencës, dhe theksuan se mirë që filloi, po ku po shkojmë, sepse po dalim përditë në asistencë. Me të drejtë u theksua nga të dyja palët se duhet të fillojë sa më shpejt procesi i privatizimit. Të fillojë qoftë dhe me mangësi që do të përmirësohen më vonë. Zoti Selami ishte i një mendjeje me ta dhe për çështjen se duhet të ekzistojë një normë fitimi; një politikë fiskale që të mund të ndalojë spekulimet me çmimet. Kështu pa u realizuar një rritje prodhimi, pa u ulur kostoja e produkteve, një mall duke kaluar nëpërmjet matrapazëve del përballë konsumatorit me një vlerë disa herë më tepër se vlera reale. Sindikalistët ngritën dhe problemet e tjera, të cilat u miratuan nga zoti Selami. Zoti Selami u takua dhe me kuadro drejtues të pushtetit lokal, intelektualë dhe qytetarë të Korçës. Në këto takime u trajtuan probleme të ecurisë së Reformës dhe të privatizimit. Një panoramë të procesit të privatizimit e dha në fjalën e tij z. Germënji. Ai kërkoi liberalizimin e çmimeve për artikujt e shportës, kjo të shoqërohej me një kompensim përkatës. Z. Lapanxa, kryetar i këshillit të rrethit; theksoi se biznesmenët e rinj korçarë janë në gjendje të përballojnë furnizimin e popullsisë etj; por s’duhet parë me xhelozi e dyshim sidomos ndaj origjinës së kapitalit të tyre. Kryetari i bashkisë, z. Gjinko tërhoqi vëmendjen në disa probleme legjislative. Duhen kristalizuar kompetencat e pushtetit lokal; sepse ligji ekzistues i shpreh ato në mënyrë evazive. Po kështu ligjërisht duhen të qartësohen pronat e bashkisë dhe duhet miratuar ligji për buxhetin lokal. Diskutime u bënë për problemin e të shpërnuarve. Avdyl Myrtëvli u shpreh se unë nuk di as origjinën e pronave të babait e jo më të kem të drejtën morale të kërkoj ato duke ja marrë fshatarëve që banojnë. Replikoi me të; z. Daks Jorgji; i cili tha se secili mund t’i falë pronat e tij; por s’ka të drejtë të detyrojë të tjerët të mbajnë të njëjtin qëndrim. Zoti Face kërkoi që dhimbja e domosdoshme e shkaktuar nga Reforma; duhet të shpërndahet në mënyrë më proporcionale; dhe kjo të realizohet nëpërmjet sistemit të pagave. Pjesëmarrësit bënë dhe një sërë pyetjesh si: qëndrimi i PD për pronat; rreth «grupimit të ri parlamentar; për investitorët etj. Në takim mori fjalën; kryetari i PD z. Eduard Selami. Mendimet që u shprehën këtu; tha zoti Selami; janë
(Vijon në faqen 4)
Vazhdimi dhe fundi i një procesi të gjatë
TRAZIRAT NË QYTETIN E POLIÇANIT NË PESHOREN E DREJTËSISË.
Kryetari i trupit gjykues z. Kozma Ziu, pyet dëshmitarin, z. Pashk Tusha, Kryetar Dege në Ministrinë e Rendit Publik:
- A i njihni të pandehurit.
P. Tusha: - Si fytyra po, me emra jo.
Pas prezantimit të tyre, P. Tusha bën të qartë njohjen e B. Kucit, L. Bregut, B. Jankishtë[s?], A. Fiskos, E. Sulës, M. Kondit dhe vazhdon të dëshmojë ngjarjen e ndodhur më dt. 26 gusht 1992, ku ai së bashku me Maksim Gurin u izoluan në zyrën e Bashkisë. Rreth orës 7-7,30 të mëngjesit, pohon ai, vijnë në zyrë një grup njerëzish të irrituar të cilët pyesnin: - Kush ka urdhëruar për arrestimin e 8 personave dhe përse në ora 04 të mëngjesit? Përse këta të arrestuar janë shpënë në qytetin e Beratit.
K. Ziu: - Kush ju a drejtoi pyetjet?
P. Tusha: - Bashkim Jankishta, i pandehuri Izet Bregu dhe disa të tjerë të cilët kërkonin shpjegime. Unë i shpjegova se arrestimi i tyre është bërë me urdhër të prokurorit të rrethit të Skraparit. Përveç këtij grupi në zyrën e Bashkisë erdhën edhe të tjerë, të cilët gjithashtu bënin po këtë pyetje. Ata jo vetëm nuk bindeshin nga shpjegimet, por të ekzistuar këmbëngulnin se 8 personat qenë arrestuar me urdhër të kryetarit të Rendit të Skraparit, z. Maksim Guri, të cilin nuk ngurruan ta shajnë e ofendojnë. Po midis ofendimeve dhe kërcënimeve, na kërkuan të lëshonim nëpërmjet prokurorinë e Skraparit, të shpje[g]ova se policia nuk e ka një kompetencë të tillë dhe ata jo vetëm nuk u bindën, por na vunë kusht izolimi deri në ora 9,30. Nëse nuk e bënim këtë dhe 8 personat nuk lirohen, atëherë ne, sipas tyre, nuk do të dilnim të gjallë prej andej...
K. Ziu: - Kush ju ka thënë kështu?
P. Tusha: - I pandehuri Bashkim Kuci, i cili kërcënoi për afatin e orës 9,30. U lidh[a] me Ministrinë dhe i kërkova gjithçka më thanë. Ministri na tha të ruajmë gjakftohtësinë pasi do të bisedonte me ministrin e Drejtësisë dhe prokurorin e Përgjithshëm. Këtë ia bëra të njohur turmës, e cila nuk u bind dhe nisi përsëri nga ofendimet. Në ora 9,30 afati i mbajtjes sonë peng u shty për në ora 11 nga i pandehuri Bashkim Jankishta dhe Izet Bregu. Nga ora 9 deri në 11 kanë vazhduar sulmet me gurë ndaj zyrës së kryetarit të Bashkisë, e cila u shkatërrua. Ndërkohë njerëzit e shumtë u futën në zyrë...
Kështu ka vazhduar, midis sharjeve, fyerjeve dhe kërcënimeve një tjetër e irrituar dhe 2 personave të veshur me pushtet shtetëror që ruanin gjakftohtësinë dhe qëndronin të izoluar duke mos përmbushur detyrën e tyre. Rreth orës 12,30, tregon z. P. Tusha, erdhi një grua, e cila ofendoi Maksin duke i thënë bile të çohej nga karrigia e të ulej ajo. Rreth orës 13 jashtë u bë një rrëmujë dhe ndjemë zëra që thërrisnin: «Poliçani jo Kosovë! Duam bukë,
(Vijon në faqen 3)
Rreth gjyqit të z. Blerim Çela dhe drejtorit të gazetës «Koha Jonë»
- Vazhdimi i seancës gjyqësore shtyhet për në datën 3.12.1992 -
Dje në orën 8.30 në një nga sallat e gjykatës së rrethit të Lezhës u zhvillua seanca e parë gjyqësore në ngarkim të Nikoll Lesit, akuzuar në bazë të nenit 186 të Kodit Penal për shpifje të bërë botërisht.
Kryetare e trupit gjykues ishte zj. Mereme Delishi; avokat i palës akuzuese; zoti Përparim Sanxhaku; avokat i të pandehurit Nikoll Lesi, zoti Spartak Ngjela.
Pasi u çel seanca gjyqësore, zoti
(Vijon në faqen 3)
Nesër në Tiranë mblidhet Këshilli Kombëtar i PD
Ditën e premte më 20 nëntor ora 10, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, që do të ketë në rendin e ditës çështjen e reformës ekonomike dhe të procesit të privatizimit në vendin tonë.
Familja Kapo banon ende në vilat e bllokut
Mbasi mund të duket e çuditshme për shumë njerëz, por ja që Vito Kapo vazhdon të banojë me të birin Besnik Kapo dhe familjen e tij, në vilën e Bllokut.
Vila që ka patur familja Kapo në Bllok i përket dikujt që ka vdekur në burgjet e E. Hoxhës, familjarët e të cilit janë gjallë. A do të vazhdojë demokracia të lejojë padrejtësi të tilla?
VËZHGUESI
KASTRIOT ISLAMI KËRÇENON...
Ndodhi përpara disa ditësh. I zoti i shtëpisë ku banon zoti Kastriot Islami, akoli në shtëpinë e tij për të parë se në ç'gjendje ishte.
(Atu shtupi K. Islami e ka marrë kur ishte kryetar parlamenti). Kaç[?] pasi mo-
I vesh se po kish ardhur i zoti i shtëpisë, duke përfituar pak nga pozicioni o pak nga ndrojtja e tjetr[i]t, e kërcënoi «Unë jam deputet - i tha sh. Islami
(Vijon në faqen 4)
Ndërtimi i një shoqërie demokratike- detyra më e madhe që kemi përpara
- Nga Konferenca e 3-të e degës së PD për Durrësin -
- Merr pjesë z. Eduard Selami -
Më 14 nëntor, në sallën e teatrit «Aleksandër Moisiu» u mbajt konferenca e 3-të e degës së Partisë Demokratike për rrethin e Durrësit, ku mori pjesë dhe kryetari i PDSH-së, zoti Eduard Selami.
Në raportin «Mbi punën e degës së PD-së së Durrësit për periudhën ndërmjet dy konferencave», mbajtur nga sekretari i kësaj dege, Ramazan Beja, dhe në diskutime u trajtuan probleme të organizimit e strukturimit të Partisë të detyrave të secilit për të zbatuar e reformës ekonomike në qytet e fshat, të përmirësimit të furnizimit të popullit me artikuj ushqimor, etj.
Në konferencë foli dhe zoti Eduart Selami, i cili ndër të tjera, vuri në dukje fitoren e madhe të arritur me përmbysjen e diktaturës, si dhe detyrën akoma më të madhe, atë të ndërtimit të një shoqërie demokratike. Qeveria, tha ai, zbaton e do të zbatojë programin e PD-së dhe ne nuk do të lejojmë që puna e pushtetit të bëjë ndesh me programin e partisë. Më poshtë zoti Selami u ndal në probleme të organizimit të partisë dhe funksionimit më mirë të strukturave të saj nga baza në qendër, në disa mangësi që lidhen me kohën e zbatimit të premtimeve reale të mbështetura në programin e PD-së etj.
Në fund u bënë zgjedhjet e Këshillit të ri drejtues të degës së PD-së së rrethit. Kryetar i PD Durrësit u zgjodh z. Edmir Kapidani.
Ritme të larta pune nga operacioni «Pelikan»
1. Në periudhën nga 19 Tetor deri në 7 Nëntor 1992. «Pelikan» ka transportuar;
- QUMËSHT PLUHUR: 782 ton në magazinat shtetërore të: Shkodrës. Vlorës, Tiranës. Kavajës; Durrësit; Pukës. Peqinit dhe Elbasanit;
- GRURË: 4071 Laçit; Peqinit, Elbasanit dhe të Krujës;
- MISH I NGRIRË: 180 ton, në magazinat shtetërore të: Tiranës dhe të Durrësit;
- ORIZ: 1999 ton në magazinat shtetërore të; Beratit, Tiranës, Kavajës, Kuçovës, Shkodrës; Fushë Krujës, Bulqizës, Lezhës, Rrëshenit, Gramshit, Laçit; Lushnjës; Fierit; Elbasanit, Librazhdit, Peqinit; Vlorës, Matit, Durrësit, Shijakut, Pukës; Skraparit; Bajram Currit; Mallakastrës dhe të Kukësit;
- SHEQER: 2173 ton në magazinat shtetërore të: Peqinit; Tiranës, Shkodrës, Pukës; Matit; Myselinit; Librazhdit; Bilishtit; Korçës, Peshkopisë, Laçit; Vlorës; Elbasanit; Kavajës; Durrësit; Lezhës; Rrëshenit, Fierit. Gramshit; Pogradecit; Fushë Krujës. Kuçovës; Bulqizës; Lushnjës dhe të Beratit;
- VAJ: 1530 ton në magazinat shtetërore të: Librazhdit. Pogradecit. Durrësit. Tepelenës; Delvinës; Gjirokastrës; Sarandës; Përmetit; Shijakut; Pukës; Shkodrës, Rrëshenit; Bulqizës; Peshkopisë; Peqinit; Fushë Krujës; Lushnjës. Kavajës. Tiranës; Lezhës dhe të Kuçovës;
- MALLRA TË NDRYSHME: 90 ton në magazinat shtetërore të Pukës;
Ka përshkruar me mjetet e veta 401.527 kilometra
2. Pranë Poliklinikës së Durrësit dhe pranë Spitalit të Vlorës, ekipet mjekësore të «Pelikanit» në bashkëpunim me mjekë shqiptarë, kanë kryer 7133 ndërhyrje mjekësore.
3. Reparti i helikopterëve ka zhvilluar 51 orë fluturimi;
Tenente Colonel CESARE BORGIA