Pritje në selinë e PD
Në datë 19 nëntor vizitoi selinë e Partisë Demokratike një delegacion i Lidhjes Demokratike Shqiptare të Malit të Zi.
Në delegacion bënin pjesë zotërinjtë Mehmet Bardhi - kryetar i LDSH të Malit të Zi, Lekë Juguraj - nën kryetar i Lidhjes, Gjergj Gjakaj - deputet i LDSH në parlamentin e Malit të Zi. Delegacioni u prit nga kryetari i PD z. Eduard Selami dhe zotërinjtë të tjerë. Në bisedën e zhvilluar miqtë e informuan kryetarin e PD për luftën e përpjekjet e shqiptarëve për të drejtat e tyre në Mal të Zi si dhe sugjeruan nevojën e harmonizimit të përpjekjeve të gjithë shqiptarëve për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Nga ana e tij zoti Selami pasi u falenderoi për vizitën e tyre shprehu besimin e tij se pas fitores së forcave demokratike në Shqipëri, ekzistojnë kushtet reale të zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në ish federatën Jugosllave. Ne i qëndrojmë mendimit tonë se është e drejta e shqiptarëve që banojnë në trojet e tyre të vetëvendosin për fatin e tyre. Një objektiv primar i programit të PD është zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare. Është me rëndësi, theksoi zoti Selami, të kuptohet domosdoshmëria e lidhjes dhe e bashkëveprimit midis partive politike të shqiptarëve brenda e jashtë për të koordinuar qëndrimet dhe vlerësimet e tyre në këtë situatë të rëndësishme. ★★★ Po të enjten, personaliteti i shquar shqiptar, doktor Mentor Çoku u prit në selinë e PD nga kryetari i PD, z. Eduard Selami, sekretari i PD z. Tomor Dosti, Nënkryetari i partisë dhe kryetari i grupit parlamentar të… (Vijon në faqen 4)
«Shqipëria dhe Turqia JANË DY VENDE VËLLEZËR»
Nga vizita e delegacionit ushtarak turk
Presidenti BERISHA priti ministrin turk të Mbrojtjes, z. AJAZ
Nga vizita e delegacionit ushtarak turk
«Shqipëria dhe Turqia JANË DY VENDE VËLLEZËR»
Presidenti BERISHA priti ministrin turk të Mbrojtjes, z. AJAZ
Shqipëria dhe Turqia janë dy vende vëllezër, me lidhje historike dhe gjaku, veçanërisht tani me vendosjen tek ne të demokracisë, - tha Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, në takimin e të enjtes me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, zotin Nevzat Ajaz. «Jam shumë i bindur - i tha zoti Berisha mikut nga Turqia - se vizita juaj do t’i kontribuojë forcimit të këtyre lidhjeve».
Nga ana e tij, zoti Ajaz, falenderoi Presidentin Berisha për pritjen që iu rezervua atij sëbashku me pjestarët e tjerë të delegacionit që ai kryeson. «Kam sjellë për ju, - i tha ai, urimet e përshëndetjet e Presidentit dhe të Kryeministrit tonë. Siç thatë edhe ju, vazhdoi zoti Ajaz, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë kanë rrënjët të thella në histori. Sot në Turqi ka shumë qytetarë me origjinë shqiptare dhe numri i tyre mund të jetë më i madh se sa popullsia sot në Shqipëri, të cilët janë një faktor miqësie dhe bashkëpunimi».
Presidenti Berisha vlerësoi marrëveshjen midis dy qeverive në fushën ushtarake që u nënshkruan në Tiranë, dhe theksoi se ky bashkëpunim ushtarak midis dy vendeve tona i shërben paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë dhe nuk është drejtuar kundër një vendi tjetër.
Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për gjendjen e vështirë të krijuar nga ngjarjet tragjike në Bosnjë-Hercegovinë.
Ministri turk shprehu dëshirën për të thelluar procedurat për pranimin e Shqipërisë në të drejta të plota në NATO. Ai foli edhe për iniciativat ndërkombëtare të Turqisë për të ndaluar agresionin serb.
Në takim morën pjesë dhe ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali dhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Metin Ornekol.
Po normalizohet situata
KRONIKË NGA ZONAT E DËMTUARA NGA PËRMBYTJET
Nga informacionet e shumta që vijnë herëpas-here në Këshillin e rrethit të Shkodrës nga ekipet e verifikimit e normalizimit të gjendjes në të gjitha zonat, mësohet se po normalizohet situata e rëndë e krijuar nga reshjet e shumta në këtë rreth.
SHKODËR
Nga informacionet e shumta që vijnë herëpashere në Këshillin e rrethit të Shkodrës nga ekipet e verifikimit e normalizimit të gjendjes në të gjitha zonat, mësohet se po normalizohet situata e rëndë e krijuar nga rrëshqitje e shumta në këtë rreth.
Nuk ka pasur … dhe as persona të aksidentuar. Niveli i ujrave në zonat më të përmbytura si, në Kuc e Bahçallëk, ka rënë dhe ujrat janë drejt largimit të plotë. Në zonën e Oblikës, siç njoftohet, u përmbytën 80 ha, me grurë, nga të cilat 50 ha janë dëmtuar. Është shembur ura e fshatit Velinaj dhe janë dëmtuar 2 objekte. Sipas përllogaritjeve të bëra, dëmi i shkaktuar në zonën e Oblikës arrin në afro 700.000 lekë. Edhe sot, fusha në këtë zonë…
(Vijon në faqen 2)
Deputetë të PD kundër partisë që i ka propozuar
Legjislacioni për deputetët kërkon rishikim
Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit se gjatë zgjedhjeve të 22 marsit pjesa dërrmuese e votuesve nuk u nis nga vlerat e këtij ose atij kandidati për deputet, por se kujt partie i përkiste ai. Prandaj dhe shumë personalitete të shquara nuk fituan para disa kandidatëve pak të njohur. Kjo, sepse populli preferoi më shumë nga sistemi mazhoritar, atë proporcional. Në këtë dyflitim, fitues dhe PD e pas saj, duke humbur pushtetin, PS. Në këtë mënyrë u krijua Parlamenti ynë.
Tani disa zotërinj deputetë që janë sot në Parlament në sajë të emrit të mirë dhe besimit e dashurisë së popullit për PD, edhe pse u larguan nga ajo, qëndrojnë deputetë. Ata thonë: «Na ka zgjedhur populli», duke harruar se populli i zgjodhi si demokratë dhe jo kundërshtarë të partisë së tyre. Përveç kësaj kategorie ka edhe deputetë që PD i futi me listën proporcionale. Pra, për ta populli i futi me listën proporcionale, por për partinë, E megjithatë ka votuar me emër, për pjesë të një partie. E megjithatë edhe nga ata, kush është kundër partisë që e ka dalë nga ajo, përsëri qëndron deputet. Kjo është krejt absurde, sepse nominalisht populli nuk ka votuar për ta.
Ç’rugë duhet zgjedhur për t’i dhënë fund kësaj anomalie? Si pari deputetët e zgjedhur përmes listës partiake, sapo dalin nga kjo ose ajo parti, ata duhet zëvendësuar me të tjerë, po me listë. Këtu nuk kemi të bëjmë as me gjyqet intrigash, as me prepotencë partiake, por thjesht me një procedurë normale për çdo njërin qofte me arsyetim mesatar. Po për deputetët për të cilët populli ka votuar me emër? Për ta problemi nuk mund të jetë aq i lehtë, edhe vetë populli ka votuar direkt për, për…
Kanë përfaqësuar ata. Për këtë kategori do të ishte mirë të mos kishim zgjedhje administrative, duke i hequr dhe zëvendësuar me të listës. Fare mirë për raste të tilla, në ato zona, mund të organizohen zgjedhje të reja duke vënë përballë deputetin në fjalë me kandidatin tjetër të po asaj partie prej së cilës deputeti është larguar. Kjo do të ishte normale, aspak e kundërligjshme dhe krejtësisht demokratike.
Por lind pyetja: Pse nuk po bëhen këto veprime të zëvendësimeve? Sepse nuk e përcakton rregullorja ose ligja? Sigurisht, kur s’kishim përvojë pluraliste, nuk mund të hamendësonim gjëra që mund të ndodhnin, sepse s’mund të ishim profetë. Kjo nuk do të thotë që tani kur ndodhemi para situatave të tilla të mos korrigjohet ose plotësohet ligja ose rregullorja. Aq më tepër disa deputetë, duke dalë nga PD, kërkojnë të paraqiten si deputetë të një partie të re, të krijuar pas zgjedhjeve dhe që ligjërisht nuk ka të drejtë të paraqitet në parlament, sepse nuk mund të populli të votonte më 22 mars për «Alencen Demokratike» që do të krijohej si parti më vete në nëntor. Qëndrimi i këtyre njerëzve si deputetë, qoftë sikur të lidhen të pavarur, është i papranueshëm, sepse ata tani bëjnë pjesë në një parti tjetër. Nuk mund të ketë pavarësi kur përfaqëson programin dhe antarësoshesh në një parti. Detyrimisht do të mbrosh programin dhe interesat e saj. Për këtë lloj parlamentarësh edhe zoti Migjen Martanes, kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që vizitoi Shqipërinë në konferencën e shtypit tha se ata nuk kanë të drejtë dhe nuk mund të krijojnë një grup parlamentar.
Koha e dikton dhe për të mirë të Shqipërisë që Parlamentit ynë të fillojë këtë problem dhe ta hartojë rregulloren ose shtojcën përkatëse të ligjit për zgjedhjet.
E di që socialistët do të çirren e të bërtasin se po shkelet të drejtat e njeriut, po edhe imuniteti i deputetit po nëpërkëmbet, sa nuk po merret para…
(Vijon në faqen 3)
NJOFTIM SHTYPI I ZËDHËNËSIT TË PRESIDENTIT
Në lidhje me botimin e një artikulli në gazetën «Corriere della sera» më 16 Nëntor 1992 nga Luigi Ippolito me titull «Lideri shqiptar Berisha provokon Perëndimin» o nën titullin «udubet të godasni Beogradin» ku flitet rreth qëndrimeve të paraqitura në Mynih gjatë punimeve të Simpoziumit Franz Jozef Straus njoftoi se Presidenti Berisha as në fjalën e tij o as në takimet që pati nuk la kërkuar dhe nuk kërkon dhe as që ka menduar ndonjëherë bombardimin e qytetit të Beogradit apo të ndonjë qendre tjetër serbe.
Ai në Mynih u shpreh tekstualisht se «rruga e vetme për të parandaluar konfrontimin në Ballkan kombëtar e të cilës po bien tashmë në Bosnje është reduktimi i shpejtë i potencialit ushtarak të Serbisë, heqja e embargos së armëve për Bosnjen, zgjidhja e drejtë e problemit të shqiptarëve në Kosovë dhe njohja e të drejtave të tjera kombëtare e njerëzore».
Presidenti Berisha ka theksuar gjithmonë se një ndërhyrje eventuale duhet të evitojnë goditjen e popullsisë dhe të objekteve civile.
Siç fjala ishte edhe intervista e botuar në «Corriere della sera» provojnë se titujt e përdorur nga gazetari janë të shtrembëruar dhe synojnë sensacion, ndërsa ribotimi i tyre nga «Zëri i Popullit» mund t’i shërbejë vetëm interesave propagandistike të Milosheviçit.
Tiranë më 20,11,1992
MIRËNJOHJE të gjithëve!
Këto ditë Shqipëria demokratike: u ndodh përballë një katastrofe natyrore, e cila përfshiu rrethinat veriore të vendit.
Informacionet nga Lezha, Mirdita, Laçi, Shkodra, Tropoja e Mati, tronditën çdo zemër shqiptare vunë në provë gjithë administratën shtetërore dhe forcën e shtetit demokratik. Viktimave të pafajshme të vërshimeve ujore, iu shtuan qindra shtëpi të dëmtuara, toka të përmbytura dhe kafshë të zhdukura; iu shtuan problemet e emergjencës dhe të mbijetesës.
Kur mijëra banorë të këtyre zonave ndodheshin në rrezik, qeveria filloi operacionin e mbijetesës me ndërhyrje të menjëhershme: U shpëtuan jetë njerëzish; të izoluar, u sollën medikamente mjekësore dhe pajisje shpëtimi, u morën masat e nevojshme për ushqim, ndricim e fjetje. Pranë zonave më të rrezikuara u ndodhën me urgjencë forcat e ushtrisë, ndërsa të nesërmen e fatkeqësisë, shkoi atje vetë presidenti i Republikës dhe funksionarët më të lartë të shtetit. Parlamenti ndërpreu punimet dhe deputetët u nisën drejt elektoratit të tyre juridik e moral. Në një kohë rekord gjendja u përmirësua, ndërsa në Shkodër, qytetarët u dhanë lantumirën e fundit djemve, Iusuf Shalbi dhe Gjergj Martinoviç që mbetën në krye të detyrës. Nderim në Shkodër, ndërm në Lezhë, Mirditë, Mat e Tropojë.
Gjithë falenderuan qeverinë, për masat e menjëhershme që mori, për stabilizimin e situatës. Qeveria demokratike dhe presidenti i Shqipërisë, deri sot të akuzuar nga shtypi komunist dhe eskavandesk si revanshistë dhe diktatorë, u bënë mbështetësit kryesorë të mijëra qytetarëve të prekur nga fatkeqësitë natyrore. Njerëzit shprehën mirënjohjen e tyre të thellë, për rolin e qeverisë, duke treguar qartë besimin dhe shpresën e madhe, që kanë tek ajo.
Ndërsa në Lezhë e rreth të tjera dëmet bujqësore arrinin në miliona lekë. Në Tiranë G-24 aprovonte një ndihmë prej 100 milion dollarësh USA për bujqësinë shqiptare, duke nënvizuar qartë besimin dhe mbështetjen e Evropës për demokracinë dhe qeverinë tonë demokratike pas konferencës për shtyp të G-24 njeri nga përfaqësuesit e Bankës Botërore u shpreh se fatkeqësia natyrore në veriun e Shqipërisë, ishte vërtetë e rëndë, por organizmat ndërkombëtare do t’u ndihmojnë për gjithçka. Ai u shpreh se «qeveria juaj bëri një operacion të shkëlqyer, që gjithkush do ta lakmonte».
Epilogu i të gjithëve është falënderimi për të gjithë ata që morën pjesë në përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore, në veçanti për qeverinë demokratike, parlamentin dhe presi-
… e mban drejtë ekzekutivin të jetë juridik e moral. Në një kohë që lamtumirën e fundit dëshmorëve, Lufti Shtalbi dhe Gjergj Martinoviç që mbetën në krye të detyrës. Ndërim në Shkodër, ndërim në Lezhë, Mirditë, Mat e Tropojë.
Sindikatat e RTV, Federata e Rinisë, Forumi Rinor i PD, firma private dhe shtetërore shprehën ngushëllimet dhe kontr ibutin e tyre modest, familjeve të viktimave dhe atyre të dëmtuara ekonomikisht! Paralel me këtë deklarimin unarim, të…
… gjithçka të lamëontë». veçanti për qeverinë demokratike, parlamentin dhe presidentin e Republikës, Mirënjohje të gjithëve (!) dhe nderim atyre që nuk arritën të gëzonin frutet e plota të demokracisë që po ndërtojmë.
AFRIM KRASNIQI
ZEF LLESHI