25/11/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 nëntor 1992

PROGNOZË PËR SOT DHE NESËR

Çfarë duhet të kërkojmë sot? Tashmë është bërë e qartë se alternative e vetme shpëtimi për Shqipërinë është reforma. Hamendjet dhe dyshimet e ndryshme nëse ajo ka nisur apo jo, ia lanë vendin një programi të qartë që ka bërë më së fundi qeveria. Pra s’ka më «black-out» për të. Mbështet vetëm ta njohim. Kërshëria për këtë të fundit nuk mundon vetëm gazetarit. Deri më sot shumë qeveri e synuan reformën, por asnjëra prej tyre nuk e çeku. Terapia «shok», për shembull, u tret si sheqeri në ujë përballë presionit të sindikatave. Sakaq qeveria demokratike e zotit Meksi duket se nuk do të ecë, në rrugë të pashkelura. Parlamenti, me gjithë kritikat që bëhen hera-herës në shtyp për të, ka firmosur miratimin e mëse 70 ligjeve për 7 muaj, çka do të thotë se nuk është pak. Nëse kjo do të quhet startim, duhet thënë se teknikisht s’ka faull. Vetë gara është e gjatë e vështirë. Ndonjëherë (për forcë zakoni ndoshta) bëhet edhe në vend numëro. Kjo do kuptuar si një mungesë përvoje e pse jo edhe si një «mbushje me frymë» për të vazhduar rrugën e nisur. «Pauza» parlamentare bëhet e «këndshme», si një takelaje, me interpelanca vend e vend, me sensacione tip «Pobrat»: dhe me shtrëngime grushtash e fjalor fëmijësh adoleshentë. Gjithsesi edhe këto i duhen parlamentit (a nuk ndodh edhe në vende të tjera që të kacafyten deputetët) (?!) por paragjykatat ta kthejnë fytin nga ligjet. Na kroza e 80 përqindëshit unikal duket se iu kaloi shqiptarëve e tani ata, më së shumti, e duan punën. Dhe puna do të fillojë sapo konturi i ligjeve që rregullon marrëdhëniet e punëmarrësve dhe punëdhënësve të bëhet i plotë. Këtë e bën qeveria, e bën edhe parlamenti. Ç’mbetet pa bërë? «Ajsbergu» i reformës ekonomike mbetet ende me 3-4 nën ujë. Ajo që do ta nxjerrë mbi ujë ekonominë shqiptare është principali motor i reformës. Çelësin e ka në dorë qeveria «Meksi», sidomos pas konfirmimeve të fundit edhe të FMN. Nuk ka pse të shërbejë si bumerang për të gjithë shqiptarët çështja e privatizimit të plotë. Prognoza e një privatizimi efikas është ekuacion me shumë të panjohura, ndryshesë do ta kishte vetëm në dritën e diellit. Duket sikur nxitohemi kur shkruan e flet kështu, se punët nuk bëhen me një të rënë të shkopit. Dakort! Po a ka rrugë tjetër? Shumëkush nuk e pranonte hapur heqjen e 80 përqindëshit racionim, të tjerë syresh kërkonin start të njëjtë në rrugën e nisur të reformës, më pas të tjerët social-komunistë i ranë tamave deri në Europë për një shtesë 24-1 në ligjin për marrëdhëniet në punë, për ndërmarrjet bujqësore u «kacafytën» argumentat e kundërargumentat pro e kundër për ekzistencën e tyre e tash së fundi ato do të privatizohen, për asistencën sociale pati divergenca. Doemos, në rrugën e ristrukturimit të tërë ekonomisë do të ketë edhe pengesa të natyrshme të mentalitetit, por edhe të paditurisë, të kompleksitetit apo edhe të dasakëqësisë. Përveç të tjerash ato japin edhe një përvojë. Na duket se tash qeveria e re ka përvojën për t’i hyrë në thelb reformës duke filluar menjëherë e pa kushte privatizimin. Nëse botana na ndihmoi e na ndihmon edhe në këtë çast le të fillojmë edhe ne të ndihmojmë veten. Pas kësaj do të kemi më pak kohë për t’u marrë me politikë, do të kemi më shumë konkurrencë, do të nxjerrim në pah njerëz të zotë që dinë të drejtojnë dhe marrin përsipër riskun për të siguruar atë ristrukturim të nevojshëm që i duhet ekonomisë. Mbetet vetëm që ta bëjmë këtë.

Nga konferencat e PD në rrethe

GJIROKASTËR Liria është cilësi e vetë njerëzve. Më 17 nëntor u zhvillua konferenca e degës së PD-së Gjirokastër. Merrte pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i PDSH, zoti Tomorr Dosti. Raportin në emër të degës e mbajti zoti Sotiraq Hroni, i cili nëvizoi se është e meritë e veprimtarisë së PD-së që ditë të vegjël në lëvizje në të mirë të reformës organizmat e pushtetit lokal. Ky përkushtim ndaj reformës ka bërë që në Gjirokastër të rifillojnë shumë ndërmarrje nga aktiviteti ekonomik, të ripunësohen punëtorët që deri dje ishin në asistencë, të realizohet ndarja e tokës si rreth në mbi 90 për qind. Gjatë një viti prurja e inteligjencës gjirokastrite në radhët e PD ka qenë e mbarë dhe tepër frytdhënëse. Në fjalën përshëndetëse zoti Tomorr Dosti tha se ristrukturimi i PD-së është një kërkesë e brendshme e vetë rritjes, çështje e vlerësim për çka kemi bërë dhe përgjegjësi për të ardhmen. Përsa i përket minoritetit zotit Tomorr Dosti theksoi faktin se PD në këtë të drejtën e njëriut, se minoriteti grek në Gjirokastër dhe kudo që ndodhet ka lidhje të vjetra historike me popullin shqiptar. Ata gjithmonë i janë ndodhur njëri tjetrit në hall e gëzime. Këto tradita të bukura ne duhet ta respektojmë me elemente të reja. Në përfundim me votim të fshehtë, kryetari i degës për PD-së Gjirokastër u zgjodh zoti Sadik Dejko. DELVINË Raikalizmi i sëmurë, është baraz me regres. Në javën e dytë të nëntorit në qytetin e Delvinës u mbajt konferenca e dytë e degës së PD-së këtij rrethi. Merrnin pjesë zoti Tomorr Dosti dhe zoti Leka Toto, anëtar i kryesisë së PD dhe deputet i zonës. Konferenca analizoi punën e bërë gjatë vitit nga dega e PD. Zoti Leka Toto në fjalën e tij tha se sot jemi këtu që të shikojmë me metat dhe të rregullojmë ato për të ardhmen. Kam besim, tha ai se Delvina e traditave demokratike do të jetë mbështetëse e demokracisë dhe e PD-së. Zoti Tomorr Dosti duke marrë fjalën tha: Partia Demokratike kërkon të ketë në gjirin e saj njerëz të ndershëm e të pastër, antikomuniste e demokratë të vendosur, sidomos intelektualë të përgatitur e të pa implikuar në sistemin totalitar. Konferenca zgjodhi me votim të fshehtë këshillin drejtues dhe kryetarin e saj zoti Agur Jupili. Të dielën më 22 nëntor 1992, në qytetin e Krujës u bë konferenca e dytë e degës së PD të rrethit. Konferenca i bëri një analizë të hollësishme punës së bërë gjatë një viti. Në raportin e paraqitur nga zoti Sadedin Balla, kryetar i PD-së i rrethit të Krujës u nënvizuan shumë ide me vlera të shumanshme për punën e partisë në të tashmen dhe në të ardhmen e saj në Krujë dhe më gjerë. Fakti që PD, këtu i jep tonin jetës politike në rreth, pasi ajo zotëron rajonet më shumë të populluara tregon qartë për punën e mirë të bërë nga kryesia e degës. Zoti Balla duke folur për organizimin e Partisë, theksoi se duhet të kuptohet qartë e mirë se mbajtja e dokumentacionit të rregullt nuk është burokraci, por seriozitet i punës së partisë. Në kushtet e realizimit të reformës, abuzimin shpërdorimin e detyrës e neglizhenca e saj, duhet të dënojnë me forcë e pa hezitim. Zotërinjtë e pushtetit lokal duhet që mbi interesat e ngushta personale, miqësore, farefisnore e të lokalizimit të vënë idealin demokratik për forcimin e konsolidimin e shtetit juridik. Në krahasim me 1990 të ardhurat e familjeve fshatare janë rritur 40 për qind, të ardhurat për 1 ha janë 11 për qind më të larta. Në këtë konferencë e mori fjalën edhe zoti Tomorr Dosti, i cili në mes të tjerave u ndal në rolin që duhet të luajë sot inteligjencia shqiptare për të suar përpara proceset demokratike. Në fund konferenca zgjodhi me unanimet të plotë zotin Sadedin Balla kryetar të degës së PD të Krujës. Delegatët kërcyen zgjedhjen e tij me votim të hapur, pasi të gjitha votat ishin për të, mirëpo Tomorr Dosti insistoi të zbatohej rregullorja e miratuar dhe statuti. Dhe kështu u bë. U bë votimi i fshehtë duke paraqitur edhe 3 kandidatura të tjera, ku me shumicë absolute votash fitoi zoti Sadedin Balla. Përgatiti: DYLEJMAN KARAJ

Përfunduan hetimet për çështjen penale në ngarkim të MAKSIM HAXHISE

Sipas Prokurorisë së rrethit të Tiranës, çështja penale në ngarkim të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Maksim Haxhija, pas përfundimit të hetimeve, iu dërgua për shqyrtim e gjykim Gjykatës së rrethit të Tiranës, më datën 19 nëntor 1992. Sipas Prokurorisë së rrethit të Tiranës, çështja penale në ngarkim të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Maksim Haxhija, pas përfundimit të hetimeve, iu më «Akuzohet se ka falsifikuar dokumente dhe në kundërshtim me ligjin “Për organizimin e organeve të drejtësisë”, ku emërimin, transferimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve, hetuesve dhe prokurorëve e ka në kompetencë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, si organ kolegjial. Vepra dokumenteve zyrtare,

Një rrogë 15 ditore e deputetëve - ndihmë zonave të përmbytura

Nga Kuvendi Popullor Të hënën mbasdite, në seancën plenare Kuvendi Popullor filloi punimet për javën e v… Të hënën mbasdite, në seancën plenare Kuvendi Popullor filloi punimet për javën e …, 23:26 nëntor. Si zakonisht, Kryetari i Kryesisë së Kuvendit, zoti Pjetër Arbnori në fillim të seancës paraqiti projekt-programin e punës që parashikon: 1. Projektligjin «Për disa ndryshime në ligjin nr. 7516, dt. 7.10.1991 “Për Sindikatat në Republikën e Shqipërisë”. 2. Ligjin «Për prefekturat». 3. Dekretin e Presidentit «Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë». 4. Projektligjin «Për një ndryshim në ligjin për pensionet e anëtarëve të ish-kooperativave bujqësore». 5. Projektligjin «Për Inspektoriatin sanitar shtetëror». 7. Mocionet për Ministrin e Punëve të Jashtme dhe atë të Arsimit dhe Shkencës për Kryeministrin. Mbas kësaj paraqitjeje, deputeti Gjika solli shqetësimet për gjendjen e vështirë në rrethin e Mirditës. Zona e Kacinarit dhe e Fanit, tha ai, janë tërësisht të izoluara. Mungojnë mielli dhe buka, mungojnë mjetet funksionale. Nga Qeveria ky rreth është konsideruar si një rreth me dëmtime të lehta. E vërteta është se rreth 250 familje nuk kanë shtretër dhe mbulesa dhe po strehohen ku të munden. Nuk funksionon as lidhja telefonike e as ajo automobilistike. Kurse deputeti Dokle përsëriti vrejtjen për mospërgjigjen e Kryeministrit ndaj seancës së pyetjeve që ka kërkuar me të grupi parlamentar i PS. Më pas ai propozoi që, në ndihmë të zonve të dëmtuara nga përmbytjet e kohëve të fundit, të dhurohej nga deputetët një rrogë 15 ditore. Deputeti, Dakli, që e mori fjalën më pas, pasi foli për ndihmën humanitare që rrethi i Elbasanit ka dërguar në zonat e dëmtuara nga përmbytjet përkrahur propozimin e paralelësit në lidhje me dhënien e një rroge 15 ditore si kontribut modest ndihme për këto zona. Propozimi në fjalë, gjet përkrahjen e të gjithë deputetëve. Programi i varfër i punës për këtë javë, tha deputeti Laço, flet për mosmishpërfilljen e kohës të qeverisë në dërgimin e projektligjeve në Parlament. Me tej ai bëri disa sugjerime për një metodë pune më dinamike të Kuvendit Gjithashtu ai shtroi nevojën edhe të një debati parlamentar për problemet e funksionimit të pushtetit lokal. Në fund u miratua rendi i ditës. Duke qenë se disa nga projektligjet akoma nuk ishin përgatitur për seancën plenare, u la që ditën e martë punimet të zhvillohen me diskutimin e tyre në grupet parlamentare. … ikuza e 80 përqindëshit unikall mbi ujë ekonominë shqiptare është privatizimi i shpejtë e i gjithanshëm. Pra do ndezur deputetët një rrogë 15 ditore.

Miratohen nga qeveria projektvendime të reja

Në drejtimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Qeveria zhvilloi një mbledhje, ku mori në shqyrtim dhe miratoi disa projektvendime fillimisht të miratuara projektvendime për çmimet dhe tarifat, i cili do t’i paraqitet Parlamentit për miratim përfundimtar. Ky projektvendim merr përsipër të rregullojë përfundimisht mekanizmin e tregut të ushqimeve, «të cilat po shiten me çmime më të larta se sa është caktuar shporta nga qeveria», tha ministri i Financave dhe Ekonomisë, Genc Ruli në debatin mbi këtë pikë. Duke vazhduar argumentin lidhur me këtë, ai tha gjithashtu se «politika e çmimeve tani në një treg të boshatisur nuk ka logjikë ekonomike të justifikueshme, sepse faktikisht ushqimet po shiten me çmime të larta dhe mundësia e kontrollit të tyre nga ana e shtetit është e vogël». Çmimin tavan për tregtarët e lirë do ta caktojë qeveria për çdo muaj. Për të lehtësuar dhe favorizuar tregtarët e mallrave ushqimore me qëllim që ata të tërheqin sa më shumë mallra të tilla; u vendos që të hiqen tatimet mbi qarkullimin dhe tatimi i dyfishtë, që do të ndikojë edhe në shitjen e mallrave me çmime më të arsyeshme. Në vazhdim u miratua një projektvendim tjetër për shkurtimin e disa fondeve të buxhetit të shtetit për 6-mujorin e dytë të vitit 1992. Shuma e shkurtuar do të përdoret për Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit, për riparimin e vagonave, për zgjerimin e kapacitetit të portit të Durrësit, për montimin dhe ndërtimin e furrave të bukës, për hidrovorët, për hidrocentralin e Banjës, për rregullimin e rrjetit ujësjellës në Tiranë, për banesat shtetërore që janë në ndërtim e sipër etj. U pa e arsyeshme nga Këshilli i Ministrave që të ngrihet edhe grupi i ekspertëve për pakicë të qymyrgurit, që do të favorizohet nga heqja e tatimit mbi qarkullimin. Bazë për rrjetjen e çmimit do të jetë fuqia kalorifike. Projektvendimi tjetër mbi dhënien e bursave nxënësve të shkollave të mesme profesionale dhe të përgjithshme që banojnë në konvikte, u miratua plotësisht. Po në këtë mbledhje u vendos që import-eksporti dhe kalimi tranzit i kafshëve dhe prodhimeve blegtorale do të bëhet gjithnjë me lejë paraprake të Drejtorisë së Shërbimit Veterinar. Njëkohësisht, nëpërmjet këtij vendimi, bëhet e mundur që të gjitha mallrat me prejardhje shtazore, të cilat hyjnë në tregun shqiptar, do të inspektohen njëkohësisht të rreptë. Shtëpitë e Fëmijës dhe të Pleqve do t’i kalohen në vartësi Ministrisë së Punës, Emigracionit dhe përndjekurve Politikë, me një vendim, të cilin e miratoi Këshilli i Ministrave. Një vendim i ngjashëm me këtë dhe që u miratua, ishte edhe ai për kalimin e godinave të shkollave të ulta të ndërtimit të qytetit të Elbasanit, Korçës e Shkodrës në inventar të Bashkive të këtyre rretheve dhe jo në vartësi të Ministrisë së Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit të Territorit, siç ishte detyrimi në bazë të vendimit të vet. Me interes ishte edhe miratimi i Projektvendimit të paraqitur nga Ministria e Shëndetësisë për dhënien e licencave për dalje në profesion të lirë privat të mjekëve, stomatologëve, farmacistëve, infermierëve, mamive etj. Me qëllim Mali i Komunitetit Evropian tu krijohen kushte sa më të favorshme për të ushtruar kontroll në kufirin shqiptaro-jugosllav. Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e projektvendimit për këtë qëllim. ( Vijon në faqen 4) miratimin e projektvendimit për këtë qëllim. ( Vijon në faqen 4)

MBERRITI DESTROJERI I FORCAVE MBRETËRORE TË MARINËS ANGLEZE «GLOUCESTER»

Dje, pasdite, hyri në portin detar të Durrësit, destrojeri i forcave mbretërore të marinës angleze «Gloucester», i cili erdhi për një vizitë miqësore. Gjatë hyrjes në port, destrojeri e shoqëruan anije të Flotës Luftarake Detare shqiptare. Në shenjë përshëndetjeje u bënë të shtënat me top nga të dy palët. Me këtë rast, në bankinën ku u akostua destrojeri, u organizua një ceremoni, ku merrnin pjesë një grup detarësh e oficerësh të flotës sonë. Këtu ishin vendosur flamurë shqiptarë e anglezë. Komandant i destrojerit, Duncan Ferguson i uruan mirëseardhjen komandanti i FLD-së, kapiten i parë Fitim Halili dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, Tomorr Golemi. Kishte ardhur me këtë rast ambasadori i Anglisë në Romë, Patrik Freuderher. Pastaj të pranishmit vizituan mjediset e anijes. Komandantin e destrojerit e pritën dje në sallën e Bashkisë së qytetit, kryetari i saj Tomor Golemi etj. dhe në bazën ushtarake detare të Durrësit, komandanti i saj Pirro Kuçi. Për nder të ushtarakëve anglezë, ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali shtroi një darkë në vilën e pritjes në Durrës.

Projekte të rëndësishme për bujqësinë dhe ushqimin

- Këto projekte italiane hyjnë në kategorinë «Ordinario dono» (Dhuratë) - Në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Shqiptaro-Italian në Romë më 17-18 nëntor, rezultoi edhe një ndihmë e konsiderueshme e Italisë për Bujqësinë dhe Ushqimin. Nga kredia italiane u përkatuan këto projekte: mbështetje për prodhimin agro-zootechnik, prej 2 miliardë lireta për grumbullimin e përpunimin dhe transportimin e qumështit, prej 13 miliardë lireta; inseminimi artificial në lopë, prej 6 miliardë lireta; asistencë teknike për veterinarinë, prej 2 miliardë lireta; projekt për analiza fitosanitare, prej 1,5 miliardë lireta; mbështetje në fushën agroalimentare, prej 1,8 miliardë lireta; shfrytëzimi i pyjeve, prej 12 miliardë lireta, projekt agrozootechnik; prej 20 miliardë lireta, kërkesë për kredi për mekanizimin e bujqësisë prej 10 miliardë lireta. Me përjashtim të projektit te shoqërisë «Agrotec» që hyn në kategorinë «Straordinario dono», të gjitha projektet e tjera hyjnë në kategorinë «Ordinario don(o)» (Dhuratë). Brenda muajit nëntor 1992 do të vijnë në Shqipëri specialistë italianë për të paraqitur projektet e paraqitura nga pala shqiptare.

NJOFTIM

Në ambasadën tonë do të pranohet në punë me detyrën e sekretarit një shtetas turk. Kandidatët duhet të jenë shtetas turq, banues në Tiranë dhe të marrin pjesë në konkursin pranë Ambasadës më datë 7 dhjetor 1992, ditën e hënë, ora 10. Kandidatët duhet të paraqiten në Ambasadë deri në datën 5 dhjetor 1992 dhe të sjellin me vete një fotografi pasaportën, letërnjoftimin dhe kopjen e diplomës së shkollës së mesme ose të universitetit. Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë. Përgjithshëm, Maksim Haxhiu pas përfundimit të hetimeve, ju dërgua për shqyrtim e gjykim Gjykatës së rrethit të Tiranës, me datën 19 nëntor 1992. Akuza në ngarkim të tij është: «Akuzohet se ka falsifikuar dokumente zyrtare për emërim kuadros në institucionin që mbulonte, tre raste. Kjo vepër penale bie…» Veprа penale e kryer nga ish-Prokurori i Përgjithshëm përbën falsifikim të dokumenteve zyrtare, që parashikohet nga neni 110 i Kodit Penal. (ATSH)