27/11/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

27 nëntor 1992

QEVERIA DEMOKRATIKE DHE EKONOMIA E TREGUT PËRBALLE NESH

Më 22 mars populli shqiptar, për herë të parë në historinë e tij, votoi me vullnet të lirë për PD. Është qeveria e parë demokratike pas 47 vjetësh marrjesh. Janë një grup intelektualësh pa përvojë, por me dëshirën e mirë që vihen në krye të vendit. Që ditën e parë ata u ndodhën përpara një mori problemesh dhe një populli që ka 47 vjet që pret. S’jemi në Amerikë ku ekipi i Ri ka 2 muaj e gjysëm kohë për t’u përgatitur megjithëse përbëhet nga politikanë me përvojë. Jemi në Shqipëri, ku çdo gjë duhet filluar nga e para dhe vendi ndodhet në gjendje të mjerë. S’jemi në Amerikën e vitit 1981, kur, ndërsa merrte pushtetin R. Regani, deklaronte: «Amerikanë, mos prisni që problemet tuaja t’ua zgjidhë qeveria, - qeveria është problemi ynë. Jemi në Shqipëri ku çdo gjë e presim nga qeveria, e cila veç të tjerash ka të bëjë me një opozitë përgjithësisht destruktive. Detyra kryesore e qeverisë është të bëjë të mundur dhe të vendosë ekonominë e tregut. Për këtë duhet angazhimi i plotë i pushtetit qendror e lokal, duhet që të gjithë të kuptojmë se vendosja e ekonomisë së tregut është shpëtimi ynë. Por pak bëhet për t’i shpjeguar masës së gjerë se procesi i vendosjes së kësaj ekonomie nuk përbën lumturi, madje edhe kur ekonomia e tregut vendoset nuk është lumturi në kuptimin që ne të mos punojmë ose të bëjmë sikur punojmë sipas zakonit socialist dhe mirëqenia dhe bollëku të vijë vetvetiu. Jo pak kujtua që, megjithëse fitoi demokracia, dollarët do të binin nga qielli dhe njerëzit do t’i zhgënjyen. Ndërsa të tjerëve ua vunë punës dhe fitojnë, sidomos me tregti. Pse, të gjithë me tregti do të merren? - mund të thotë dikush. - Të gjithë, natyrisht, jo, por në botë sektori i tregtisë dhe shërbimeve publike në qytete shkon gati 50 për qind të popullsisë së aftë për punë. Ndërsa në shtetin socialist të gjithë ishin të varfër, përveç kastës së korruptuar që drejtonte, në shtet- drejtonte, në shtetin kapitalist do të ketë të pasur dhe të varfër, gjë kjo krejt e natyrshme aq më tepër që fjalët «i pasur» dhe «i varfër» kanë kuptim relativ. Edhe në shtete me standard do të gjesh lypës, madje shumë më tepër se ç’mund të mendojë ndonjëri. Edhe në shtetet e mëdha dhe të fuqishme pensionistët janë grupi shoqëror më i goditur dhe në vështirësi më të majtë të cilës ndodhet presidenti. Sa më tepër t’i afrohemi bazës së piramidës aq më e mundshme është mundësia e korrupsionit. Gjej kjo krejtësisht e paevitueshme për çdo sistem dhe çdo shtet. Mospajtimi dhe lufta që i duhet bërë kësaj dukurie kanë shumë rëndësi. Duhen zgjedhur me kujdes (duke korrigjuar vazhdimisht) njerëzit në dikastere, sepse duket se atje ka akoma nostalgjikë të diktaturës të paaftë dhe të korruptuar. Lajmi se rënia e prodhimit është stopuar dhe ka një rritje të lehtë është sa i gëzueshëm dhe premtues. E rëndësishme është që tani qeveria t’i futet privatizimit në stil të gjerë se s’ka më kohë për t’u menduar. Për këtë është bërë i ndërgjegjshëm pothuaj kushdo sepse ky është imperativi, sfida dhe domosdoshmëria e kohës. GAZMEND BAKIU

TIRANË

— Presidenti Berisha përshëndet vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dërgimin e forcave paqeruajtëse në Maqedoni. TIRANË. - Lidhur me vendimin, zëdhënësi i Presidencës njoftoi se, Presidenti Sali Berisha e përshëndet këtë masë, e cila është e domosdoshme për garantimin e paqes në rajon. Ai shprehu përsëri qëndrimin e Shqipërisë për një Maqedoni të pavarur dhe shprehu mbështetjen për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive shqiptare në Qeverinë e Shkupit. Presidenti Berisha në këtë kuadër shprehu përsëri kërkesën e Shqipërisë që gjithashtu Kosova të vihet nën kontrollin e OKB-së për të mënjanuar rrezikun e madh të sulmit nga forcat serbe. «Unë kam besim në vlerësimin realist të gjendjes në Kosovë nga ana e Këshillit të Sigurimit dhe në marrjen e masave efektive nga ana e tij», deklaroi ai. (ATSH)

Republika e Shqipërisë nuk do të provojë kurrë spastrime etnike në Kosovë dhe në territoret e tjera të ish-Jugosllavisë

Nga Konferenca e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit. Në Stamboll, siç na njofton ambasada jonë në Republikën e Turqisë, zhvilloi punimet Konferenca e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve Ballkanike dhe të Rajonit për të diskutuar mbi rreziqet aktuale që mund të lindin nga konflikti në Bosnjë-Hercegovinë. Në konferencë morën pjesë përfaqësuesit e Turqisë, Shqipërisë, Austrisë, Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë, Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Italisë. Delegacioni i Bosnjë-Hercegovinës nuk mundi të arrijë në këtë takim për shkak të sulmeve të ashpra të forcave serbe kundër aeroportit të Sarajevës. Nga vendet e tjera nuk mori pjesë vetëm Greqia dhe Jugosllavia e mëvonshme. Konferenca, e cila i filloi punimet në orën 10.30, u hap nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Hikmet Çetin. Menjëherë pas tij, e mori fjalën ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, zoti Alfred Serreqi, i cili ndër të tjera theksoi se megjithë rezultatet e adoptuara nga forumet ndërkombëtare apo sanksionet e shpallura kundër ashtuquajturës Jugosllavi, masakrat dhe shkatërrimet në Bosnjë-Hercegovinë vazhdojnë duke u bërë një regjim real për shtyrjen e konfliktit në Jugë dhe të ballafaqimit ndërmjet vendeve Ballkanike. Ai vuri në dukje se Shqipëria i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të ndërmarrë një veprim paradalues ushtarak të forcave të OKB-së kundër agresionit serb. Republika e Shqipërisë, vazhdoi më tej zoti Serreqi, nuk do të pranojë kurrë spastrime etnike në Kosovë dhe në territoret e tjera të ish-Jugosllavisë. Unë besoj, tha ai, se vendimet e kësaj Konference përbëjnë një mesazh të fuqishëm e domethënës për autoritetet e Beogradit. Në nuk do t’i nënshtrohemi kurrë politikës së faktit të kryer. Shumica dërrmuese e ministrave dënuan ashpër politikën shoviniste dhe krimet e qeverisë së Beogradit. Në fund, Konferenca miratoi një deklaratë të përbashkët. (ATSH)

Takim i zotit Meksi me zotin Bukoshi

TIRANË, - Kryeministri, Aleksandër Meksi, priti në një takim të veçantë dhe zhvilloi një bisedë vëllazërore me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi. Me këtë rast, zoti Bujar Bukoshi, në emër të qeverisë së republikës së Kosovës dha dhurata 50.000 DM (Dojc Marka) për banorët e prekur nga fatkeqësia e ditëve të fundit. (ATSH)

Mbërriti në vendin tonë një delegacion i Komisionit të Punëve të Jashtme të parlamentit italian

TIRANË, - Me ftesë të Komisionit të Politikës së Jashtme dhe të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, mbërriti në vendin tonë një delegacion i Komisionit të Politikës së Jashtme të parlamentit italian, i kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, Antonio Garilio. (ATSH)

Ai, Ramiz Alia...

Engjëll i demokracisë apo djall i diktaturës? Pas «kryeveprës» së tij «Enveri», bashkëpunëtori më i ngushtë, vazhduesi më i denjë e besnik i Enver Hoxhës, Ramiz Alia, shkroi me parathënie të lashtë komuniste një vepër tjetër «madkore», që e ka titulluar «Unë Ramiz Alia». Në qoftë se më të parën i thurte himn Enverit të vet, na e shiste si perëndi, si personalitetin më të madh shqiptar të të gjitha kohërave (kur në të vërtetë ishte antishqiptari më i egër dhe tradhtari më i madh), në të dytën i ngre një monument prej letre vetes R. Alia, mundohet më kot që ta paraqesë veten jo si e kemi njohur mirë tani, si krahu i djathtë i diktatorit më mizor të Evropës, si inkuizitor të pamëshirshëm të mendimit të lirë demokratik, të së drejtës dhe të vërtetës, si djall me maska njerëzore, por si viktimë të diktaturës enveriane apo të vet, si mbrojtës dhe partizan të flaktë të të drejtave dhe lirive njerëzore, të së drejtës përparimtare dhe të demokracisë. Shkurt, Ramiz Alia don t’i mbushë mendjen botës, por edhe lexuesit nga këtu se këtë demokraci, që kemi fituar me aq mundime, sakrifica dhe me mijëra viktima, e paskemi dhuratë prej tij. Nuk ka faj. Për 45 vjet u mësua që çdo gjë që kryhej me paratë, me djersën dhe gjakun e popullit t’i trumbetonte si vepra apo si dhurata të partisë së tij dhe të Enverit. Në këtë libër Ramiz Alia ka shkruar shumë e për lumë për veten, duke fshehur fajet, krimet, dhunën e tij të vjetër e të reja. Por ne ia njohim mirë dhe nuk do t’i harrojmë se na kanë torturuar, na kanë hapur plagë që na therin të cilat do t’i ndjejmë gjatë. Atij i është dashur një libër voluminoz për ta paraqitur veten pak faqe për të treguar se ai ishte djall. Pse që 1 tillë ai mundi të ngjiste me shpejtësi shkallët e karrierës, dhe nuk i hyri një gjëmb në këmbë gjatë operacioneve enveriane të spastrimeve në majën e piramidës partiake dhe shtetërore. Qëlloi Enver Hoxha i vrau dhe i zhduku të gjithë bashkëpunëtorët e tij më të afërt dhe më të ngushtë. Lista e tyre është e gjatë. Ramiz Alia nuk preket nga tufëte e Zeusit, E. pra, ai nuk ishte i ylli. Atij iu shpëtua një mision që e shqetësonte të lante Kokapoli apo Vetëmoh ç’[?] për[?] ... Po e ia njohim mirë dhe nuk [pjesë e palexueshme] engjëlli mbrojtës i Ramiz Alisë? Është e padiskutueshme ai ka qenë përkëdheli, mbrojtje dhe përkrahje nga vetë Enver Hoxha dhe shoqja e tij e ngushtë e rinisë, Nexhmije Hoxha. Me sa kuptohet ajo ia ka njohur mirë shpirtin, karakterin, inteligjencën dhe ambiciet. E ka mbështetur thjesht për idealizëm e shqoqëri apo për interesa të tjera dhe dalin jashtë kuadrit shoqëror e miqësor, tani për tani këtë e dinë ata të dy dhe një apo pak të tjerë nga rrethi i njerëzve më të besuar të oborrit perandorak Hoxha, mes të cilëve veçonin Sulo Gradecin. Nuk besojmë që të jetë vetëm fryt i mendjes së saj ideja që Ramiz Alia të përgatitet apo të ndihmohet për t’u bërë pasardhës i vetëm i Zeusit. Përpara tij, si madhë dha si të drejtë [pjesë e palexueshme]. e ndërronin dhe e synonin veçanërisht Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu. I pari u «semur» rëndë dhe «vdik», kur ishte në kulmin e afërmimit si zëvendësuesi më i denjë i Enver Hoxhës. I dyti u «vra» me plumb pas koke. Edhe ky e kishte fjetur mendjen se para tij nuk kishte më njeri tjetër që mund t’i zinte kolltukun e Zeusit. Kështu, pasi u eliminuan këta të valë, Ramiz Alisë iu hap rruga për të zënë këtë kolltuk. Për më se 40 vjet, duke jetuar dhe punuar pranë diktatorit Enver Hoxha, ai ka qenë bashkëpunëtor direkt apo indirekt, dëshmitar i detyruar apo i rastit në bëmat dhe gjëmët enveriane, krimet e veçanta dhe masakrat masive, në operacionet mafioze politike apo ato arin e Thesarit të Shtetit etj. Për këto Ramizi as shkruan dhe as flet. E nxjerr edhe faktin se ka qenë vetë i kujdesshëm apo janë ngarkuar të tjerë të fshehin apo të mbrojnë gjurmët komprometuese, të spastrojnë dosjet nga dokumentet që mund t’i hapnin shumë të tjerëve më vonë. Mund të justifikohet se, sa qe gjallë Enveri, duhej t’i kryente në vetvete engmat apo krimet enveriane, që të mbronte karrierën dhe kokën. Por, pas vdekjes së diktatorit të kuq, duhej të çlirohej nga kjo frikë. Kjo nuk ndodhi. Edhe tani ai vazhdon ta mos rrëfehet, çka na bind se bashkëfajtorësia e tij me Enver Hoxhën nuk ka qenë e rastit, por e ndërgjegjshme. XHEVAT MUSTAFA (Vijon në faqen 2)

Përfundoi punimet konferenca shkencore «Probleme politike të Pavarësisë së Shqipërisë në vitet 1908-1914»

Dje përfundoi punimet konferenca shkencore «Probleme politike të Pavarësisë së Shqipërisë në vitet 1908-1914», e cila zhvilloi punimet në mjediset e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë. Kjo konferencë analizoi në mënyrë objektive çështje të formimit të shtetit shqiptar në fillim të këtij shekulli, rrethanat negative që e përcaktuan qenien e tij si shtet i gjymtë së kombit shqiptar. Dita e dytë e konferencës filloi me kumtesën e Dr. Viron Koka «Refleksione për kryengritjen e Shqipërisë së Mesme në vitet 1914-1915». Pastaj vazhdoi me kumtimet e tjera «Shpallja e Pavarësisë dhe gjuha shqipe» nga dr. Dhimitër Samara, «Gjendja politiko – shoqërore e shqiptarëve në vitet 1910-1913» nga dr. Reshat Nexhipi. «Lufta për bashkimin kombëtar në vitet 1913-14» nga K. Sh. Zamir Shtylla. «Dibra me rrethe gjatë luftërave ballkanike» nga Prof. Dr. Masar Kodra. Konferenca i vazhdoi punimet me kumtesat e Dr. Riza Rexha, Dr. Liman Rushiti, Dr. Halim Përlullaku, Dr. Masar Rizvanolli dhe Dr. Xheladin Shala. Në fund pati dhe diskutime. Me kaq përfundoi punimet në mënyrë të suksesshme kjo konferencë shkencore që zhvilloi punimet prej datës 25-26 nëntor 1992 në Tiranë. MUJE BUCËPAPAJ

«Libri i mrekullueshëm» në duart e fëmijëve shqiptarë

Organizata kristiane MISSION POSSIBLE e përfaqësuar në Shqipëri nga zonja Besa Shpallo, në bashkëpunim me C.B.N. (rrjeti televiziv kristian), me Ministrinë tonë të Arsimit, si dhe me shoqatën e ndihmave «Zoti e do Shqipërinë», këto ditë po përgatisin për të gjithë fëmijët amatorë të filmit vizatimor «Libri i Mrekullueshëm» nga një paketë të vogël, e cila do të përmbajë: një libër me figura nga seritë e filmit si dhe lapsa me ngjyra, me të cilët fëmijët mund të ngjyrosin figurat sipas dëshirës.

Konferenca e vendeve Ballkanike dhe e vendeve rajonale DEKLARATË

Konferenca e vendeve Ballkanike dhe e vendeve rajonale DEKLARATË Jemi thellësisht të shqetësuar nga lufta shkatërruese e të dy palëve në ish-Jugosllavi, e cila ka shkaktuar humbje tragjike në njerëz, dëme materiale dhe rrjedhoja për vendet e këtij rajoni, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë, Kroacinë dhe efektet të forta të përhapjes së përdorimit të forcës në Kosovë, Vojvodinë, Sanxhak dhe në Republikën e Maqedonisë me rrezikun e tërheqjes së këtyre vendeve, për të marrë përgjegjësinë që na përket në rajon, të bazuar në lidhjet historike që bashkojnë vendet e rajonit me njëri-tjetrin për arsye të përbashkëta gjeografike, historike dhe kulturore. Duke rikujtuar e riafirmuar angazhimin ndaj të gjitha rezolucioneve të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; Duke rikunfirmuar mbështetjen parimeve të KSB-së dhe të Kartës së Parisit për një Evropë të Re. Duke vënë re me shqetësim madh dramën njerëzore dhe ngjarjet tragjike të cilat, mbas një tjetër luftë në pjesën veriore të ish-Jugosllavisë, tani po përhapen drejt jugut; Duke vënë re veçanërisht raportin e raportuesit special të emëruar mbas sesionit special të Komisionit mbi të Drejtat e Njeriut për të hetuar situatën e të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi, i cili sqaron se dhunimet masive dhe sistematike të të drejtave të njeriut dhe thyerje të rënda të ligjit ndër- (Vijon në faqen 4)