05/12/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 dhjetor 1992

DJE U KTHYE NË ATDHE PRESIDENTI BERISHA

Për vizitën e tij në Arabinë Saudite në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD z. Berisha deklaroi: Shteti shqiptar i ndërtuar mbi parimet e demokracisë moderne Europiane ndjek dhe do të ndjekë politikën e arsyeshme të hapjes ndaj botës. Dhe këtu ai nuk do të ketë asnjë paragjykim. Në këtë aspekt duhet parë edhe vizita ime në Arabinë Saudite. Unë parë se të nisesha njoftova grupin parlamentar se do të shkoj në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në Konferencën e Vendeve Islamike si dhe për tu takuar me mbretin e atij vendi. Parlamenti ynë para një viti ka votuar pro qënies së Shqipërisë si antare vëzhguese e kësaj konference. Pra në këtë vit, vetëm sa kemi bërë hapin e dytë, atë të pranimit me të drejta të plota të anëtarësisë. Në këtë konferencë bëjnë pjesë edhe vende laike. Ne jemi anëtarë të këtij organizmi duke pranuar të gjitha dokumentet e kësaj konference që nuk bien ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.

Guarja deri në fund e reformës - domosdoshmëri për fitoren e plotë të demokracisë

U MBLODH KËSHILLI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE Me dt. 4.12.1992, në orën 1200 filloi punimet, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, mbledhja e Këshillit Kombëtar e Partisë Demokratike, që mori në shqyrtim çështje të ecurisë së reformës ekonomike dhe të privatizimit. Në mbledhje asistuan edhe anëtarë të qeverisë, grupi i deputetëve të PD dhe Presidenti i Republikës Sali Berisha. Mbledhjen e hapi z. Eduart Selami, kryetar i PD, i cili theksoi se sot një problem i rëndësishëm i ecurisë së proceseve demokratike është koordinimi i punës në nivelin e Partisë qeverisë dhe parlamentit. Kjo është një e dhënë e shteteve bashkëkohore demokratike, dhe nuk ka të bëjë me patinë-shtet, të modelit të vjetër. Koordinimi dhe mbështetja që do të bëjnë këto tre nivele reformës dhe proceseve demokratike është në favor të ekzekutivit. Z. Selami pastaj solli fakte që komprometojnë demokracinë, siç mund të jenë disa raste të korrupsionit. Dhe këtë e bëri vërejtje për Ministrinë e Drejtësisë. «Njerëzit kërkojnë vendosjen e drejtësisë sociale dhe këtë mund ta realizojnë vetëm njerëzit e ndershëm. Me këtë rast po spekulohet shumë me «profesionalizëm» sidomos në fushën e drejtësisë. Ne jemi për njerëz që i shërbejnë me korrektësë zbatimit të drejtësisë. Reforma administrative ka filluar drejt, por kryesore është që ta çojmë në fund e kjo përbën një domosdoshmëri. Asnjë parti nuk qeveris me njerëz të një partie tjetër. Ne duam një administratë moderne. Administrata që trashëgoi shteti ynë ishte administratë e viteve 80-90, ajo ishte jo vetëm në shërbim të diktaturës, por edhe mjaft mediokre. Biles më e dobëta e diktaturës komuniste. Ne shpeshherë kemi gabuar në përzgjedhjen e kuadrit. Kemi mbajtur shumë servilë që nuk e justifikojnë aspiratën popullore për një administratë demokratike. Reforma ka ngadalësi. Në industri është e prapambetur. Assistance po shtohet me rrathtë të rinj dhe kjo sjell probleme të papëlqyera. Shpjetësuesë është bërë shfaqja e burokratizimit në ecurinë e privatizimit, në moskordinimin e pushtetit lokal dhe qëndror, Men-doj që grupi i deputetëve ka punuar mirë në këta 8 muaj. Ne kemi për-arritje të lartë në parlament dhe në grupin parlamentar se do të tërheqë grupin parlamentar se do të tërheqë grupin parlamentar se do të tërheqë grupin parlamentar se do të tërheqë Në këto çështje të mbuluara duket se ajo e reformës është doemosdoshmëri për fitoren e plotë të demokracisë.»

Qeveria shqiptare do u krijojë kushte misionerëve të paqes

Në bisedën që zhvilluan pardje me kryeministrin e Shqipërisë, Aleksandër Meksi, parlamentarët anglezë kërkuan një mbështetje nga qeveria shqiptare për misionarët e paqes që do të veprojnë gjendjen në kufirin shqiptaro - jugosllav. Për këtë ata jo vetëm kërkuan krijimin e kushteve sa më të favorshme për aktivitetin e këtij misioni, por edhe një garanci nga Qeveria e Shqipërisë, e cila gjatë kësaj kohe duhet të bëjë çmos që t'u shmanget provokimeve serbe, sepse një gjë e tillë është në dobi të paqes së për- tjeshme në rajon, theksuan zotërinjtë parlamentarë. Duke i konsideruar kërkesat e bashkëbiseduesve si të arsyeshme, Kryeministri Aleksandër Meksi tha se, për misionarët e ruajtjes së paqes në kufirin shqiptaro - jugosllav, kemi të gjithë obligime; prandaj nga ana e qeverisë shqiptare janë marrë e do të merren masa që atyre t'u krijohen kushte sa më të mira pune. të mira pune. betar, i falën e mbajtij zoti Sali Zhulali, i cili midis të tjerash tha se 80-vjetori i krijimit të Ushtrisë, lidhet me aktin zyrtar të qeverisë (Vijon në faqen 4) (Vijon në faqen 4)

Mbledhje jubilare kushtuar 80-vjetorit të krijimit të Ushtrisë sonë Kombëtare

Me rastin e 80-vjetorit të krijimit të Ushtrisë sonë Kombëtare, dje paradite, Ministria e Mbrojtjes organizoi një mbledhje jubilare në Qendrën Kulturore të Usht risë, ku morrën pjesë oficerë madhorë, përfaqësues të njësive e reparteve ushtarake në rreth, të OUPL-së, pjesëtarë e të afërm të familjeve të dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare e të luftëtarëve të tjerë. Ndodheshin edhe kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, kryeministri Aleksandër Meksi, nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nik Gjeloshi, ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, anëtarë të tjerë të qeverisë, kryetarë të partive parlamentare, si dhe titullarë të përfaqësive diplomatike dhe atashe ushtarakë të vendeve të huaja të akredituara në Republikën e Shqipërisë. Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, fjalën e mbajti zoti Safet krijimit të Ushtrisë, lidhet me aktin zyrtar të qeverisë së dalë nga Kuvendi historik i Vlorës, i cili shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Më poshtë ai shpjegoi se 4 dhjetori i 1912, u zgjodh data e krijimit të Ushtrisë, sepse më 28 Nëntor, pas 500 vjet lufte për liri, u shpall mëvetësia e Shqipërisë dhe u krijua i pari shtet i pavarur shqiptar, sepse kjo datë është jashtë çdo politizimi dhe vendos drejtësinë historike etj. E parë në këtë vështrim, tha zoti Zhulali, transformimi i datës së ushtrisë 10 korrik në 4 dhjetor, nuk e mohon, por i bën nder Luftës Nacionalçlirimtare; sepse gjithë ata që morën pjesë në të me armë kundër pushtuesit, nuk luftuan për parti e për komunizëm, por për Atdhe e flamur, për liri e demokraci. Pastaj ai ftoi pranueshmit për të nderuar me 1 minutë heshtje të gjithë luftëtarët shqiptarë të të gjitha kohërave që dhanë jetën për lirinë, kombin, flamurin. (Vijon në faqen 4)

(Meditime për Konferencën e shtypit të AD me 30.XI.92)

Alternativa Demokratike organizoi më 30 nëntor një konferencë shtypi për t’i qartuar vizitën e Presidentit S. Berisha në Arabi në Saudite me logjikën: kujt i përket Shqipëria: qytetërimit perëndimor apo atij lindor arab? Ftesa ishte e mbretit të Arabisë Saudite. Në planin e kortezisë personale është tepër e vështirë që mikët apo të njohurit t’i refuzosh, kur ai të fton për drekë apo për darkë, sepse duhet ndonjë arsye e fortë për një gjë të tillë. Nga kjo pikëpamje Sali Berisha veproi si shqiptar dhe mirë bëri. Në rrafshin politik, që të refuzosh një dorë miqësie duhet të marrësh guximin t’i thuash këtij miku se politika e tij është inferior ndaj politikës së vendeve perëndimore. Por, që të marrësh këtë guxim duhet të dish me të vërtetë ku qëndronjë kufizimet e kësaj politike. Pas kësaj të duhet ta mësosh këtë mik si bëhet politika e mirë. Mirëpo kjo do të thotë atëherish se ke marrë përsipër të ndreqësh botën. Dolëm pa dashur kështu tek Enver Hoxha. Por e theksoj: padashur. Në qoftë se ky mjekat politik vjen nga horizonti i ngushtë, kjo mund të jetë, sepse qëllimi për t’u lidhur vetëm me perëndimin ndoshta është i matufshëm për ne. I matufshëm, por 10-15 shkallë gufyer. Të luftosh sa për të kaluar kohën sigurisht nuk është gjë e keqe, po të kujtohet se ç’ka bërë Enver Hoxha - që na la në klasë dhe na tha se këtu është jemi shkëlqyeshëm. Kështu shtrohet çështja, në qoftë se ideja e enulimit të vizitës së Presidentit dall nga kokat e AD. Po sikur kjo të jetë ide e sugjeruar nga koka të huaja perëndimore? Në këtë rast çështja shtrohet kështu: a ka xhelozi nga ana e vendeve perëndimore për lidhjet tona me Arabinë Saudite? Ambicie politike, ashtu si gjitha politikat kombëtare politike, ashtu të gjitha politikat kombëtare kanë ambiciet e veta të pashmangshme. Mos u besoni politikanëve, kur thonë se kanë ambicie koloniale e imperialiste, janë shëmbëruar nga historia, mësuar ato ende të bëjnë la lavdërim kur i mbron një tjetër. Në qoftë se kështu, lavdi Sali Berishës! Me gjithëatë politikën ka filluar ta gjykojë shkenca dhe filozofia. Dhe jo më kot. Me ambiciet kombëtare bota nuk e ka të gjatë përballë 15 problemeve globale që kërcënojnë ta bëjnë tokën të pabanueshme. Atëherë çështja shtrohet kështu ku po shkon bota; drejt bashkimit apo ndarjes së saj mbi bazën e qytetërimeve, feve, racave, kombeve? Në qoftë se bota ende vuan nga kjo ndarje, kjo nuk do të thotë aspak se muret e sotme të dobësuara duhet të përforcohen. Përkundrazi ato duhet të rrëzohen me guxim njerëz pa tjetër, si ndodhi me Murin e Berlinit. Në qoftë se është kë- Murin. Sali Berisha, do të thotë ndokush, po na lidh islamizmin që kërkon të zgjojë influencën e vet. Mirëpo të gjitha fetë e vërteta, njëlloj ndikojnë. Lavdi Zotit që na mëson ta duam njeri- tjetrin si vëllezër të një kombi të vetëm gjigant. Ky shtet gjigant po pret të përurohet me një pagë të qëndrueshme. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë bekuar qoftë vizita e Sali Berishës! Mirë e ke ti, - thotë një lexues tjetër, - por ja që dikujt nga ata që na ndihmuar shumë ose ka ndërruar të na ndihmojë shumë, nuk i shkon për shtat kjo miqësi. Këtu jam i detyruar të nxjerr edhe arsyen kryesore pse i shkruaj këto fjalë. Unë dua t’i tregoj këtij miku të huaj se mbi ambiciet kombëtare qëndron ambicia mbarënjerëzore për paqen dhe mirëkuptimin midis të gjithë popujve. Është për t’u besuar se njerëzimi është në prag të kapërcimit të adoleshencës së vet. Duhet vetëm shumë pak kohë dhe një hap i guximshëm që ai të kuptojë pse ka lindur: të përgatitës vetëdesjen apo komunitetin botëror. Këto pak gjëra mund t’i thoshim çdo politikanit të huaj që mund të ketë sugjeruar ose mund të sugjerojë në të ardhmen mendime që dalin nga ambiciet kombëtare. Por, le të thekhemi tek ideja e AD dhe të pranojmë se ajo është originale dhe jo e huazuar. Supozimi se ajo mund të ishte e huazuar u desh vetëm për vigjilencën politike të partive tona të reja përballë shfaqjeve të mundshme të ambicieve kombëtare. E vërteta është e thjeshtë: Sali Berisha shkoi në Arabi në Saudite jo për të nënshkruar ndonjë traktat të fshehtë kundër perëndimit. Në qoftë se ndokush e kupton çështjen kaq shtrembër, atëherë ky nuk është faji i Sali Berishës, por i atyre që e kuptojnë botën së prapthi. Ne nuk mund të veprojmë kundër ndërmarrësisë sonë dhe hallit tonë në këtë sezon të keq. Ç’del atëherë nga pakënaqësia e zotërinjve të AD? Asgjë, përveç horizontit të ngushtë politik dhe filozofik. Në qoftë se qëndrimi i AD për një dike del si armiqësi e hapët ndaj presidentit, unë ngul këmbë se këtu nuk ka asnjë armiqësi. Nga debati i hapur nuk del kurrë e keqja dhe armiqësia si kujtonte Enver Hoxha. Armiqësitë përgatiten në bodrume të errta. Ky është thjeshtë një aksion i dështuar nga ngutja për të dalë në skenë. Për këtë më vjen shumë keq. Një aksion me mend do të ishte, bie fjala, që AD të shkonte në Bulqizë e të shtrohë këmbë-kryq me punëtorët për të hetuar me ndërshmëri nëse ishte e arsyeshme që ata të linin punën për 6-7 javë. Kur njerëzit të shohin se ka lindur një parti që kërkon urtësi nga të gjithë, tek ata lind respekti i nevojshëm për këtë parti. Jemi në pritje të aksioneve të vërteta politike që të besojmë se lindi një parti e re.

Karikaturë për PD-në; nënshkrimi: R. Ruka ’92