08/12/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 dhjetor 1992

ÇDO HAP QË E SHPEJTON ZHVILLIMIN E SHQIPËRISË E AFRON ATE ME EVROPEN

- Konferencë shtypi e Presidentit Sali Berisha - Dje në orën 11.00 në sallën e Presidencës, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Zoti Sali Berisha, dha një konferencë shtypi për gazetarët të vendit e të huaj. Pyetjes se ku qëndron rëndësia e vizitës suaj në Arabinë Saudite, ai iu përgjigj se, e kam theksuar se ajo vizitë ka një rëndësi historike. Së pari, Shqipëria u anëtarësua në një organizatë të fuqishme siç është Organizata e Konferencës Islamike. Së dyti, u vendosën marrëdhënie diplomatike të fuqishme prej shteteve, të cilin diktatura komuniste e Enver Hoxhës e konsideronte me armi kun ndërmjet armiqve. Pra, me këto dy akte mendoj se u shënua një hap i rëndësishëm në diplomacinë tonë. Duke kaluar tek pyetja e dytë, Zoti Berisha foli për pasojat ekonomike dhe politike që ka ky akt. Së pari ne aspirojmë politik ky akt krijoi një hapësirë të re në bashkëpunim dhe bashkëveprim me një organizatë që shtrihet në të gjithë kontinentet e cila përfshin mbi 50 shtete. Në vazhdim ai shtoi se, në bashkëpunimit me këto vende paraqet interes për Shqipërinë, sepse Shqipëria ka patur prej kohësh lidhje historike në fusha të ndryshme me këto vende. Nga ana tjetër unë mendoj se Shqipëria si vend evropian duke u anëtarësuar në këtë Konferencë merr përsipër një mision të madh historik e afirmit. Shqiptarët kanë provuar nëpërmjet bashkëjetesës midis feve të ndryshme se vlerat shpirtërore me prejardhje të ndryshme, po të harmonizohen, mund të jetojnë në paqe dhe në harmoni dhe këtë përvojë Shqipëria duhet ta pasqyrojë edhe në politikën e saj. Pjesëmarrja në konferencën islamike në rrafshin ekonomik mund të them se pasojat janë shumë pozitive. Së pari kjo Konferencë dhe Banka Islamike, që është ekuivalente e Bankës Botërore, kanë marrë përsipër të mbështesin projekte të ndryshme për Shqipërinë. Së dyti, intensifikohen marrëdhëniet ekonomike në mënyrë bilaterale dhe multilaterale. Kështu që atë gjithnjë e më shumë me Evropën. Ajo çka e largon Shqipërinë nga Evropa është moszhvillimi i saj. Është në interes të Shqipërisë edhe në planin politik të ketë për probleme të caktuara votën e 50 vendeve të cilat përbëjnë një të tretën e OKB-së. Më duket se kjo është mbështetje politike e madhe për vendin tonë. Pyetjes se si do të trajtohen në të ardhmen vendimi i Qeverisë për mallrat e shportës, Presidenti Berisha lu përgjigj se kam patur shumë kërkesa gjatë kësaj kohe për të nxjerrë një dekret për t'i hequr ato. Unë këtë nuk e kam bërë dhe nuk do ta bëj. Pse? Sepse ne kemi thënë që do ta kemi sportën, do ta mbrojmë dhe kompe sojmë atë. Kështu që Qeveria duhet të përgatitet edhe për kompensimet e dyta, duke afruar çmimet e tyre me ato botërore, që të mbushet tregu me mallra ushqimore. Lidhur me pyetjen se si do të ngajojë Evropa Perëndimore për anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike Zoti Berisha tha se, unë mendoj që reagimi i Evropës do të jetë pozitiv dhe mbështetës. Reagimet e para diplomatike janë reale. Zgjimi ynë në këtë periudhë që një shok psikologjik por kjo nuk do të thotë që akte të tilla diplomatike nuk do ti përkrahë Evropa. Mund të them se vendet më të zhvilluara të Evropës: Franca, Anglia, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrëdhënie shumë të mira me vendet islamike. Ne duhet të ndryshojmë konceptin e të parit të historisë bardhë e zi, siç e kemi parë deri tani. tha Presidenti, sepse Evropa të gjitha koncepte i ka braktisur prej kohësh. Unë tha, Presidenti, nuk njoh ndonjë vend të Evropës me shumicë popullsie islame që nuk do të ishte anëtarësuar në Konferencën Islamike. Unë i kuptoj shqetësimet e natyrave të ndryshme. Disa vijnë nga mendësitë e vjetra politike të kohës së diktaturës. Përpara, çdo hapje shënohej me një mbyllje. Së dyti, ende po konceptohet Evropa prej disave me koncepte të vjetra komuniste, por Evropa në politikën e saj nuk bazohet as në ambicie as në ksenofobi. Evropa në politikën e saj mbështetet në parimet demokratike të cilat janë të pasqyruara në Kushtetutën e Shqipërisë dhe Shqipëria pranoi anëtarësimin në Konferencën e vendeve Islamike me klauzolën që të respektojë të gjithë dokumentet që përputhen e nuk bien ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Edhe vendet anëtare të kësaj Organizate janë anëtare të Këshillit të Evropës. I pyetur se mos ky akt diplomatik bie ndesh me aspiratat e Rilindësve tanë, Zoti Berisha tha: „Jo“. Në qoftë se Naim Frashëri po të ishte këtu në këtë sallë, nga një Shqipëri që vjen të Perandorisë Osmane, do të gjente një Shqipëri anëtare të KSBSE-së do të gjente një Shqipëri observuese në Këshillin e Ev- (Vijon në faqen 4) MUJE BUÇPAPAJ

MESAZH I PRESIDENTIT BERISHA

Të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë kudo që janë në shkolla, ndërmarrje, ushtri, fshatra apo mërgim, ju dërgoj me rastin e 8 Dhjetorit urimet e mia më të përzemërta dhe të mbarë popullit shqiptar. 8 Dhjetori i vitit 1990 hyri në historinë e Shqipërisë si një ditë e madhe për të gjithë rininë dhe kombin shqiptar: ajo ju hapi shqiptarëve portat për të ecur në rrugën e lirisë. Në hapësirën e zymtë, të ngushtë dhe mbytëse të Shqipërisë, prej kohësh kish filluar të përvijohej shenja dy forca të kundërta njëra me tjetrën: Diktatura dhe aparati i saj i tmerrshëm shtypës, simbol i së keqes njerëzore, dhe karshi saj gjigandi apo rreshniku rinor shqiptar, simbol i shpresës së një populli të shtypur. Dueli për jetë apo vdekje ndërmjet tyre ishte i pashmangshëm. Askush nga ne nuk dinte orën apo ditën që ai do të ndodhte. Por të gjithë e dinim fillimin. Askush nuk dyshonte se dueli i madh të këtij fundshekulli do ta fitonte rreshniku Rinor, pikërisht për këtë arsye mëngjesi i 8 dhjetorit gëzoi aq shumë zemrat e të gjithë atyre që në shpirt dhe mendje kishin një Shqipëri tjetër. Ai mëngjes do të mbetet momenti më i gëzueshëm i jetës sime, dhe unë, prandaj me 8 dhjetor u nisa drejt jush, jo se kisha apo ndjehesha në moshën tuaj, as dhe i shtyrë nga ndonjë dëshirë për të tërhequr, por vetëm për të bashkuar me ju atë që në këtë bashkim më gëzimin, burrërinë dhe mençurinë tuaj dhe për të ndarë fatin me ju. 8 Dhjetori i vitit 1990 ishte vërtetë ditë e ftohtë, por ishte ditë e bardhë. Duelin e egër me diktaturën e ftuat ju. Baloi i plagosur rëndë për vdekje dhe nëhë në «pallatin e ëndërrave», për të shpëndarë që andej helmin e plagëve të tij dhe për të dalë përfundimisht i mundur prej tij. Rreth jush atë ditë u bashkua një popull i tërë, për Shqipërinë tashmë të vuajtur filloi një kohë e re, kurse për diktaturën ranë këmbanat e vdekjes. Nesër mbushen dy vjet nga ajo ditë kur studentët e Tiranës zgjuan hapësirën e heshtur shqiptare me thirrjet «Liri-Demokraci» dhe «poshtë diktatura», ndërsa sot Shqipëria është një vend i lirë i njerëzve të lirë. Megjithëkëtë, asaj i mungojnë shumë e shumë gjëra, në Evropën të sotme, ajo është e varfër midis të pasurve, por ajo përsëri ju ka ju. Unë dhe mbarë populli ynë jemi thellësisht të bindur se ju që mundet diktaturën, do të keni forcën, talentin, mençurinë dhe energjinë për të ndërtuar një Shqipëri demokratike. Ju jeni rinia e misioneve të mëdha. Unë e di se ju sot jeni të varfër nga ana materiale, por ju ka vërfierit në Evropë, por ka një aspekt tjetër, në të cilin ju jeni më të pasur se të tjerët, dhe ky është aspekti shpirtëror. Kjo, jo vetëm se ju jeni trashëgimtarë të një rreje kulture dhe të lashta të këtij kontinenti, por sepse ju patët nderin dhe fatin e madh të jeni misionerë të idealit të parë njerëzor, i idealit të lirisë. Ju në moshën tuaj cliru at një popull, mundet një diktaturë dhe për këtë mund të krenoheni ju, familjet që ju rritën, mbarë kombi shqiptar. Në brezat që vijnë do t'ju jemi mirënjohës gjithmonë. Edhe njëherë gëzuar festën tuaj! Zoti e bekoftë rininë e Shqipërisë! Tiranë, më 8 dhjetor 1992. - Demonstratat studentore të dhjetorit shënuan fundin e diktaturës komuniste në Evropë! - Rilindi Shqipëria. Nga «parajsa» komuniste e vendi më i varfër i Evropës, drejt një shteti të ri demokratik! - Gjyk gjat historisë diktatoriale 50-vjeçare dhe vetizolimit. - Verdikti i studentëve; - «E duam Shqipërinë, si gjithë Evropa!» - 8 dhjetori, - triumf i brezit intelektual antikomunist. Shumë herë shqiptarët kanë kërkuar të çlirohen nga prangat që përparitur u vishën në këmbë, në duar e qafë. Shumë herë shqiptarët e kanë ndier veten të lirë pa qenë në liri, e kanë humbur lirinë pa e fituar atë por gjithmonë ata kanë qenë në kërkim të një jete të pajetuar. Ku njerëz të lindë të rritet, të jetojë dhe të vdesë si njeri, si qytetar i lirë i planetin enigmë. Pas qati 50 vjet vetizolimi nga vetë vetja dhe bota, shqiptarët e dehur nga zgjënjimet e bëmat e komunizmit të Enver Hoxhës u gjendën në mëngjesin e 9 dhjetorit ’90, një komb i ndarë, i varfër, i tradhtuar. Korriku i ambasadave, ndryshimet në Evropën lindore, emrigrimi i Kadaresë dhe dhurata e vogël e hapjes por, sidomos kontrasti mes realizimeve të brëndshme (komuniste) dhe të jashtme (kapitaliste) dhe mospërparimi në KSBE përgatitën shpërthimin studentor të 8 dhjetorit, demonstratën e suksesshme të gjysmëshekullit bardhë e zi. Ditët e para të dhjetorit ’90, kalonin duke pritur se ç’ila prej tyre do të marrë patentën e pa-vedisë. I takoi datës 8 dhjetor, ofrëve të mbrëmjes i takoi dialogu ashpër mes studentëve dhe zëdhënësit Hekuran Isai, mes ish-shef i MPB dhe anëtarët e BP të KQ- PPSH. Protestat filluan me kërkët për ndryshim dhe kushte ekonomike minimale, vazhdon me Humin e Flamurit me këngën, «Për mëmëdhenë, pastaj me thirrjet për të drejtat e njeriut, me protesta për luksin e bllokmenëve, genocidin e kufi... Atë ditë, që në të parë emigra[ntët e] 2, burrat u quajtën martirët e kombit dhe jo jashtëqitja e kombit; të burgosurit politikë u quajtën heronj të pafajshëm dhe jo armiq e tradhtarë; për herë të parë u duartrokitën Bushi, Gorbaçovi, Kohli, Gensheri, Fishta, Konica... dhe u cilësuan armiq komunizmi, diktatura e proletariatit Stalini e kompani. Për herë parë «baballarët e kombit», kub[e]ja e BP të PPSH nuk u prit me buqeta lulesh por me akuzë të ashpër. Përherë të parë sekretari i parë i KQ të PPSH, Ramiz Alia, s’do të priste në takim sekretar partie dhe kooperativistë të dalluar, por detyrohej të shkonte në takim me studentët, djermë «fangrishës», për të cilët shqiptarët gjithmonë do të ndihen krenarë për të pranuar fundin e shtetit diktatorial. Të parët ishin djermë të inxhinierisë elektrike. Pastaj ata të gjeologjisë. Bashkë me ta ma qeindra të tjerë. Dhe çlirimtarët e fundshekullit shqiptar dolën të lidhur krah për krah, drejt kryeqytetit të fundit komunist të Evropës. Sllujtat e guris[mave] përgatitën xhrimet e mëvonshme. Atë natë studentët, s’do ishin më studentë të pedagogjisë, por Pedagogë të tre milionë shqiptarëve; m’e të eurë për liri e mirëqenie. Ditarí është i thjeshtë. Studentët të mbledhur nëpër rrugicat e qytetit studentor, nën rrugicat e pages së protestës, vërshojnë në rrugicat e lagjes së rrugës «Labi-noti», Piro Kondit fshidhet që në prezantim, kur dikush nga studentët e pyet se «sekretar i cilës parti është». Ndërsa Hekuran Isai dhe dhjetëra kostumrinë të kollarisur dëshpërojnë teksa studentët kërkojnë kthim prapa. Si mund të kishte kthim prapa kur atje do gjeni vetëm varre, të gjallë të vdekur dhe të vdekur të gjallë! 14 studentë me djallosin e ashpër për Azem Hajdarin nisën për t’u takuar me R. Alinë, Balozi komunist nxënësni besnik i Enver Hoxhës, përgatiti pa kushte kapitullimin gjysmëpaegësor në vend të çmimit të tmerrshëm Caushek[s]. Në orën 01.00 të 9 dhjetorit, djemtë kthehen nga bunkeri Alia dhe Hekuran Isai urdhëron: «Bjeruni! Bjeruni! Bjeruni! Pastroni sheshin» (Studentët i kishin dëgjuar këto thirrje naziste në gojën e personazhe fashiste, naziste e terroriste të filmave kinematografisë 40-vjeçare komuniste. Ndërsa tani i dëgjonin nga goja e njeriut prej 5 njërezve më të lartë të regjimit totalitar shqiptar! Studentët ngrejnë gishtat «V» të fitores dhe nën thirrjet «Poshtë diktatura», «Enver-Hitler»! kthehen nga qytetin e tyre, të gatshëm për demonstratën e mesditës. Viktimat e mbrëmjes duhet të mbrohen të arrestuarit duhet të lirohen, urdhër dhënësit duhet të dënohen... sepse diktatura duhet përmbysur, për t’i dhuruar shqiptarëve shansin e demokracisë... Diktari është i gjatë, por tepër i lavdishëm. Ata 300 studentë zë-humbur nga thirrjet e shumta të etur për liri, demokraci, e atdhe, evropian, për antikomunizëm dhe progres, ato fytyra rinore të zverdhura nga tollonat e Enver Hoxhës dhe të gjakosura nga shkopinjtë e gomës të Ramiz Alisë mbetën çlirimtarët e nderit të Shqipërisë së pushtuar nga bolshevizmi stalinist. Të paharruar emrat e tyre vjulli dhe qëndrues të tyre dhe qëndra dhe idealizmi i tyre! Ata të gjithë ishin heronjtë, të gjithë ishin liderë të indra[z]e të veta, të gjithë ishin qytetarët e parë të një Shqipërie të re demokratike, të gjithë ishin qytetarët e parë të një Shqipëri ev-

Një delegacion i PD u nis për në Maqedoni

Ditën e hënë, më 7 dhjetor, me ftesë të partive politike të shqiptarëve të Maqedonisë u nis për bisedime me to një delegacion i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ditën e hënë, më 7 dhjetor, me ftesë të partive politike të shqiptarëve të Maqedonisë u nis për bisedime me to një delegacion i Partisë Demokratike të Shqipërisë i kryesuar nga kryetari i saj zoti Eduard Selami. Në delegacion bën pjesë dhe anëtari i kryesisë së partisë z. Dylber Vrio-

«RESHA» shqiptare në vend të tretë

Në Qendrën Ndërkombëtare «Austria Centre», pranë selisë së organizatave ndërkombëtare «Vienna International Centre» të Vjenës ditët e fundit u zhvillua konkursi ndërkombëtar për «Miss Botën» ose siç quhet «Idryshe për «Mbreterëshen e Botës», me pjesëmarrjen e 50 «mbretëreshave» nga 50 vende të botës. Në këtë konkursin, Shqipëria u përfaqësua nga zonjusha Valbona Selimllari, 20 vjeçe fituese e çmimit «Miss Shqipëria» në vitin 1991, në Tiranë. Me vendim të jurisë të këtij konkursi, në bazë të pikave të grumbulluara, mbretëresha shqiptare e bukurisë, zuri vendin e tretë. Në vendin e parë doli Ines Kuba e Gjermanisë ndërsa në vend të dytë përfaqësuesja e Porto-Rikos. (ATSH)

Rikonfirmim i konsekuencës demokratike

- U zhvillua konferenca e dytë e PD, dega Tiranë. - Merr pjesë z. Eduard Selami. Ditën e shtunë; më 5 dhjetor zhvilloi punimet Konferenca e dytë e degës së PD; Tiranë; Ishin të pranishëm deputetë të Tiranës; qeveritarë etj; Në punimet e konferencës asistoi dhe kryetari i PDSH z; Eduard Selami; Raporti i Këshillit Drejtues të degës u mbajt nga nënkryetari i degës z, Dylber Vrioni. Ai evidentoi rolin e degës së Tiranës në organizimin e fitoret e fushatave elektorale; qëndrimin e drejtë të saj ndaj qeveris së stabilitetit; takimet me intelektualë të kryeqytetit etj; Në raport u përmendën dhe temat e vërejtura si mos ndarja e punës në kryesi; mos përkrahja sa e si duhet e afaristëve të rinj; Angazhimi i disa aktivistëve dhe drejtuesve të degës në detyra të tjera shoqërore; vijoi z. Vrioni ka zbehur aktivitetin e saj; Në objektivat e së ardhmes të shprehura në raport ishin reforma në sistemin e drejtësisë që karakterizohet aktualisht nga korrupsioni dhe nga tendenca për t’ju kundërvënë demokracisë; krijimi i mundësive optimale për një veprimtari normale të bashkisë; privatizimi sa më i shpejtë etj; Zoti Vesiju duket i bërë të njohur konferencës angazhimet e tij në detyra të tjera argumentoi pamundësinë e pjesëmarrjes së tij në forumet drejtuese të degës; Në konferencë mori fjalën dhe kryetari i PD z; Eduard Selami; Jam i kënaqur vuri në dukje ai; që asistoj në konferencën tuaj sepse dihet roli dhe kontributi i degës së Tiranës në shkëputjen e komunizmit dhe në kryerjen e reformës; Z. Selami gjithashtu informoi konferencën për vendimet e mbledhjes së përbashkët të këshillit kombëtar; grupit të deputetëve dhe qeveritarëve; të PD; Për të bashkërenduar punën e të tre niveleve një herë në javë do të mbahen takime midis kryesisë së partisë dhe qeverisë; nga ana tjetër qeveritarët do të jenë më të pranishëm në grupin parlamentar; Të gjitha nivelet së bashku theksoi ai duhet t’i japin fund punës së dobët të organeve

Ç’U BËNË 8 TON AR

PROCES - VERBAL I Mbledhjes së Presidiumit të Kuvendit Popullor dt. 16 janar 1968, ora 9. Marrin pjesë, H. Lleshi, G. Nushi, B. Klosi, Xh. Spahiu, T. Jakova, V. Kapo, E. Behrami, S, Moisiu. Pika 2 e rendit të ditës: Projekt-dekret mbi prerjen e monedhave përkujtimore prej ari dhe argjendi. Kryetari (H. Lleshi) Enver Hoxha nuk vjen. Është i zënë me punë. Mendon që si pikë e parë të fillojmë me shqyrtimin e projektdekretit për prerjen e monedhave përkujtimore prej ari dhe argjendi; mbaj kemi edhe Aleks Verlin. Pyetje; T. Jakova, Ky italiani që e merr përsipër këtë; sa fiton? A është në marrëveshje se sa do të fitojë? Cili është çmimi i arit monedhë; në drejtim të monedhës së zakonshme? A do të bëhen edhe medalione të tjera përkujtimore; apo vetëm në këtë rast? Pastaj; kush do t’i shesë; do t’i shesë ai (Vijon në faqen 3)

Demonstratat studentore të dhjetorit shënuan fundin e diktaturës komuniste në Evropë!

8 dhjetori

DITA KOMBËTARE E RINISË

«MBRETE-RESHA»

shqiptare në vend të tretë