19/12/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

19 dhjetor 1992

NATO - aleat shqiptar dhe mbrojtës i fuqishëm i shqiptarëve

Fjalimi i Presidentit Sali Berisha para Këshillit të Atlantikut Verior I nderuar zoti Dekan i Këshillit të Atlantikut Verior, Të nderuar Ambasadorë, Përfitoj nga rasti që të shpreh vlerësimin tim të madh për rolin jetik që ka luajtur NATO si organizatë ushtarake e vendeve demokratike të Evropës dhe të Amerikës Veriore në sigurimin e paqes dhe të demokracisë. Mirëpo, NATO njëkohësisht ka qenë edhe një mburojë e fuqishme për sigurimin e zhvillimit të vlerave demokratike në Evropën Lindore, që çoi në shkatërrimin e Perdes së Hekurt dhe të regjimit të Murit të Berlinit. Rënia e regjimeve komuniste në Evropën Lindore paraqiti nevojën për ridimensionimin e organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht të NATO-s. Kjo organizatë është bërë një piramidë reformimi për të gjithë individët dhe popujt që besuan në demokraci për gjysmën shekulli vuajtjesh të mjerueshme dhe të cilët, të qetë e të sigurt si ju, dëshirojnë të zhvillojnë vlerat universale demokratike mbi të cilat ngrihen shoqëritë tuaja. Shkëlqesitë Tuaja, Gjatë gjysmës shekulli shumë gjëra i ndajnë njerëzit në Perëndim dhe në Lindje, por të gjithë bashku ndjeftë edhe jashtë përpjekjeve tona, përjetuan kohë ndryshimesh dhe përmbysjesh të mëdha. Në politikën tonë të jashtme ne kemi synuar dhe synojmë të kapërcejmë sa më shpejt pasojat e izolimit të thellë dhe të fillojmë procesin e integrimit të vendit në Evropë. Për këto arsye kemi shumëfishuar bashkëpunimin me të gjitha vendet tuaja demokratike dhe vendet e tjera në rajon; ne jemi vëzhgues në Këshillin e Evropës dhe në forume të tjera evropiane dhe ndërkombëtare. Shqipëria do të respektojë në përpikmëri të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, duke afirmuar kështu identitetin e vet evropian. Dihet se çdo diktaturë është para së gjithash një shoqëri ushtarake dhe kjo, jo në funksion të mbrojtjes së vendit, por në funksion të mbrojtjes së diktaturës dhe diktatorit. Për këtë qëllim, në fillim me gjithë situatën e vështirë në Ballkan, ne filluam reformën, e cila do të shoqërohet nga një ndryshim rrënjësor i strategjisë mbrojtëse të vendit, kufizimi i numrit të ushtrisë, rritja e cilësisë së saj, vendosja e bashkëpunimit të saj me ushtritë e vendeve fqinje dhe vendeve të NATO-s. Zoti Sekretar i Përgjithshëm, Forcat demokratike në Shqipëri që me krijimin e tyre i kanë kushtuar një rëndësi të jashtëzakonshme bashkëpunimit të Shqipërisë me NATO-n. Për këtë arsye kemi kënaqësinë që t’ju paraqes kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në të. Përfitoj nga rasti t’ju siguroj se për një kohë të gjatë shqiptarët e kanë konsideruar NATO-n si aleatin e tyre shqiptar dhe mbrojtësin e tyre të fuqishëm, sado që kjo mund të duket paradoksale. Shqipëria nga fillimi i viteve 1960, ishte vendi i vetëm që u shkëput nga Traktati i Varshavës. Pra, propaganda komuniste e Shqipërisë së atëhershme e vuri atë ndaj aleancat i paraqiti si rreziqe të mëdha për Shqipërinë. Por shqiptarët asnjëherë nuk e besuan këtë. Vërtet, në asokohe besonim se Traktati agresiv i Var- Varshavës edhe mund të sulmonte Shqipërinë për të realizuar ambiciet perandorake. Por ne e dimim që ishte NATO që e pengoi në gjë të tillë. Kështu, kur krijuam Partinë Demokratike, nuk kishim nevojë për t’u bindur më për vlerën e Aleancës Atlantike. Prandaj anëtarësimin në NATO ishte një objektivat kryesore që me formimin e saj. Asnjë opozitë Lindore nuk veproi në këtë mënyrë. Ky nuk ishte një pozicion politik partiak, por është në dëshirë e popullit shqiptar dhe shpresoj se për këtë faktor shqiptarët duhet të trajtohen veçmas nga popujt e tjerë. Nga ana tjetër, më lejoni të rikujtoj këtu se Shqipëria nuk ka paraqitur asnjëherë rrezik serioz për vendet anëtare të NATO-s. Anëtarësimi i Shqipërisë do t’i jepte Aleancës një dimension gjeografik me përmasa të vogla, por strategjikisht të rëndësishëm. Shpresoj dhe besoj se këta faktorë do të shqyrtohen dhe do të vlerësohen nga anëtarët e NATO-s. Ndërkohë, Zoti kryetar, ne jemi të inkurajuar nga bashkëpunimi dhe mirëkuptimin e vendosur tashmë ndërmjet Shqipërisë dhe NATO-s. Në këtë aspekt do konsideroja shumë të rëndësishëm pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut Verior dhe do ta konsideroja një faktin e rëndësishëm që na patëm në Mynih me Sekretarin e Përgjithshëm, zoti Wörner, mbi muaj më parë, në vizitën e Shoftit të Departamentit tani politik në Tiranë dhe atë delegacionit të tjerë për vizitën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Selinë e Përgjithshme të NATO-s dhe në Komandën e Lartë Evropiane në Shtutgart. Po kaq i rëndësishëm në marrëdhëniet tona është rritja e marrëdhënieve të fushës me fundi Qeverisë shqiptare dhe NATO-s, e gjithë bashkëpunimin e flotave tona në rrugë territoriale shqiptare për formimin e embargoën në Kombove për Boshnjakun. Kjo vizitë e imja, vizita Juaj e ardhshme në Shqipëri dhe ajo e Shefit të Shtabit të NATO-s, shpresoj dhe besoj se do mundësonte antërësimin e plotë të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior. Zonja dhe Zotërinj, Për pak minuta dua të thërras vëmendjen tuaj mbi ngjarjet e trishtuar në ish-Jugosllavi. Ajo që po ndodh përditë në këtë vend është tragjedi më e madhe që ka përjetuar Evropa që prej Luftës së Dytë Botërore. Agresorët serb po kryejnë vrasjen e paramenduar të kombit boshnjak nëpërmjet masakrave, kampeve të përqendrimit, përdhunimeve sistematike, mutilimeve etj., gjëra që në vendet tona nuk i lejon populli. Bosnja e Hercegovina, kryeqyteti i Sarajevos do të jetë një dhe o zo-… kjo vëllezër për ata që e vlerësojnë pa dhe për ata që e kanë dëshirë. Më tej jo të rikujtoj një problem të madh për të gjithë ne dhe e vështirëson triumfin në një luftë të tillë deri tani afat e sigurt. Ky qytet po bëhet një «vrimë e zezë» në ekuilibrin evropian. (Vijon në faqen 2)

PRESIDENTI ITALIAN SKALFARO - MIK NË SHQIPËRI

Rreth orës 10,30 në aeroportin e Rinasit u ul avioni presidencial me të cilin mbërriti Presidenti i Republikës Italiane, Skalfaro, i cili shoqërohej nga ministri i Jashtëm italian, Colombo. Sipas traditave të mikpritjes shqiptare, mikun nga Italia e priti Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Sali Berisha, dhe ministri i Punëve të Jashtme, zoti Alfred Serreqi. Në aeroport kishin dalë gjithashtu kryetari i Parlamentit, zoti Arbnori Kryeministri i Republikës, zoti Meksi, deputetë dhe anëtarë të qeverisë. Ndodheshin gjithashtu edhe titullarët e trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë; Ndodheshin edhe komandanti dhe oficerë të operacionit «Pelikan». Pasi komandanti i truprojës së rreshtuar për nder të Presidentit Skalfaro paraqiti forcën; u ekzekutuan himnet kombëtare të Italisë dhe të Shqipërisë. Përpara nisjes nga aeroporti për në Presidencë; lidhur me vizitën e Presidentit Skalfaro; ministri i Jashtëm shqiptar; zoti Serreqi tha: - Vizita e Presidentit të Italisë; zotit Skalfaro; dëshmon që tashmë marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro-italiane janë ngritur në një nivel të lartë dhe zhvillohen normalisht. Këto marrëdhënie nuk qëndrojnë vetëm brenda kuadrit të marrëdhënieve dypalëshe me interes të ndërsjellët; por kanë një dimension evropian». Italia për ne është pika e referimit që ndihmon dhe shpejton integrimin tonë në Evropë. Njëkohësisht kjo vizitë është shprehje e faktit që Shqipëria po projektohet drejt Evropës jo vetëm pse gjeografikisht ndodhet në Evropë dhe pse ka një kulturë evropiane, por edhe sepse kjo është aspiratë e ligjshme që tashmë është në rrugën e realizimit. Rrugës drejt Tiranës mijëra qytetarë të vendosur në të dy krahët përshëndetnin kolonën e gjatë të makinave. Në orën 11,15 Presidenti italian, Skalfaro, dhe Presidenti Berisha filluan bisedimet midis tyre, të cilat zgjatën rreth një orë. Në orën 12,15 ministrat e Jashtëm Colombo e Serreqi nënshkruan dy marrëveshje, për transportin ajror dhe platformën kontinentale. Lidhur me këto marrëveshje i kërkuam mendim ministrit të Transporteve, z. Bitincka; i cili tha: «Marrëveshja që lidhet sot midis dy qeverive tona përfaqëson marrëveshjen në fushën e transportit ajror civil. Kjo marrëveshje favorizon marrëdhëniet midis dy vendeve. Si rezultat i punës së bërë nga specialistët e të dy palëve u arrit dhe kjo marrëveshje e cila do t’i shërbejë interesit» …sifukimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në fushën e aviacionit civil. Më konkretisht, si rrjedhim i saj, do të shtohet numri i linjave që do të operojnë midis dy vendeve. Gjithashtu do të hapet komunikimi me pika të tjera, të cilat deri tani nuk ekzistonin si: Tiranë-Milano apo Tiranë-Torino. Kjo marrëveshje do të krijojë lehtësi edhe për ndërmarrjet shqiptare si Albtransport dhe Albania Airlines. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes asistuan Presidenti Skalfaro dhe Presidenti Berisha. Mbas nënshkrimit të marrëveshjes Presidenti italian, Skalfaro, tha në këtë fjalë: «Kjo nuk është vetëm një marrëveshje midis dy qeverive mike, por, siç thashë dhe më parë në takimin midis delegacioneve, është një marrëveshje midis dy vendeve dhe popujve miq. Kjo më duket gjëja më pozitive dhe më solemne». Më pas delegacionet u nisën drejt parlamentit shqiptar. Në parlament Presidenti Skalfaro u prit nga Kryetari i Parlamentit, z. Pjetër Arbnori. Hyri e Presidentit italian në sallën e parlamentit u prit me duartrokitje prej deputetëve të ngritur në këmbë. Zoti Arbnori, pasi bëri prezantimin e personalitetit të shquar, la dha fjalën Presidentit Skalfaro.

Përurohet sheshi «Italia»

- Marrin pjesë presidentët Skalfaro dhe Berisha - Rreth orës 13.00 Presidenti Skalfaro dhe Berisha asistuan në ceremoninë e emërtimit të sheshit përpara stadiumit kombëtar «Qemal Stafa» sheshi «Italia». Fjalën e rastit e mbajti kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Sali Kelmendi. Më pas përshëndetën presidenti italian Skalfaro dhe presidenti shqiptar Berisha. PRESIDENTI SKALFARO: Dua t’ju falënderoj për mikpritjen tuaj të ngrohtë plot me ndjenja. Para se gjithash dua të them që jam i prekur që po i jepet emri i vendit tim këtij sheshi shumë të bukur. E tha mirë kryetari i Bashkisë, diktaturat nuk mund të njohin miqësinë. Diktaturat me të shumtën sjellin aleancat gjithnjë për të sulmuar të tjerët. Demokracitë kanë detyrën e vëllazërimit PRESIDENTI BERISHA: «Zoti President Unë dhe të gjithë shqiptarët, të gjithë qytetarët e Tiranës jemi të gëzuar shumë, që sot, se emërojmë këtë shesh me emrin e Italisë, një vend me të cilin në shekuj dhe mijëvjeçarë kemi patur lidhje të fuqishme. Sot ne hapim një faqe të re në marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve. Por nuk ka dyshim se jemi fort të ndarë ...» Dua t’ju falenderoj Midis të tjerash ky shesh kufizohet nga stadiumi dhe sporti që duhet të ishte një ndjenjë tjetër vëllazërimi. Sporti i vërtetë është ai që ndihmon atë të kremtojnë nga ana e atij që ka humbur atë që ka fituar, domethënë ndihmon të mos nëvleftësohen të tjerët. Që tu japësh hapësirë të tjerëve. Urimi që del nga emri i Italisë që po i jepni këtij sheshi është që midis kësaj mys dy popujve tanë të jetë në shërbim të vlerave njerëzore të jetës në shërbim të paqes dhe faleminderit sëcilit. e Tiranës jemi të gëzuar shumë, sot se emëruam dhe vëllazërore. Por nuk ka dyshim se jemi fort të nderuar që për inaugurimin e kësaj dite jeni i pranishëm ju zoti President. Shqiptarët e dinë mirë se Zoti Oskar Luixhi Skalfaro rme një karrierë të gjatë politike i ka po aq brillante karrierën e qytetarit, vlerat e qytetarit dhe të njeriut dhe ato të politikanit. Ju e shihni zoti President se kjo ditë historike është një ditë e ngrohtë. Është shprehje gjithashtu e ngrohtësisë, e miqësisë, e nderave të zemrës që shqiptarët kanë krijuar me popullin tuaj. Faleminderit shumë.

ITALIA QENDRON PËRKRAH JUSH

Fjala e z. Skalfaro në parlamentin shqiptar «Zoti kryetar i Parlamentit shqiptar, zotërinj parlamentarë zotërinë e zonja që mërni pjesë në këtë Asamble dhe nëse më lejoni për një zakon 46 vjeçar si parlamentar t’ju them të nderuar kolegë. Një përshëndetje juve zoti kryetar një faleminderim, që kam nderin të flas përpara parlamentit tuaj. Kam hyrë që prej 27 vjetësh në parlamentin italian, dhe së bashku me ministrin e jashtëm Kolombo që është i pranishëm këtu, jemi ndjerë ata të pakët në Itali që duke qenë të pranishëm në Asamblenë Kushtetuese që ka nënshkruar kushtetutën e Republikës Italiane jemi akoma në shërbim të demokracisë dhe të lirive. Një ndër 1 madh për secilin nga ne, prandaj ndjej një emocion të veçantë që po i drejtoj një faleminderim, një përshëndetje për këtë jush, për veçanërisht që përkulem përpara Institucionit parlamentar, sepse institucioni parlamentar është shprehja më e lartë e lirisë, e demokracisë, dhe për këtë arsye edhe e të drejtave të njeriut. Në kushtetutën tonë ne nën 2 quhen të drejta të padhunueshme të njeriut. Gjithmonë kam qenë në parlamentin të në të cilin kam pasur nderin të bëj pjesë, se jo vetëm i besoj parlamentit por unë e dua thellësisht parlamentin, aq sa, në qoftëse mund të bëj një koindicencë planin njerëzor, kur u zgjodha president i Republikës ishte brënda nga vendi i presidencës dhe dola nga salla duke e ditur se s’do të kisha më mundësi tu hyja sepse gjatë seancës as presidenti i Republikës nuk mund të hyjë. Midis të përtoletuve kam ndjerë me të vërtetë një vuajtje dhe një brengë. Unë i besoj parlamentit dhe e dua atë. Dhe meqenëse i besoj dhe e dua parlamentin e vendit tim, më lejoni t’u them se i besoj edhe parlamentit tuaj dhe e dua atë. Përpara parlamentit përkulem. Këtu është prestigji i Athdeut, këtu është mbrojtja e të drejtave themelore, këtu është hija e parë e mbrojtje së demokracisë dhe lirisë. Jo më kot shprehja e parë nga ana e diktaturës i bëhet parlamentit sepse diktaturën e shqetëson njeriu i lirë, që… …ndon lirisht dhe shprehet lirshëm mendimet e tij, duke respektuar plotësisht mendimin e të tjerëve. Shpesh na kanë mësuar se për liri jetohet dhe për lirinë mund të vdesësh. Por më parë për lirinë e të tjerëve dhe pastaj për lirinë tënde. Rënia e perandorisë sovjetike më 1989 gjeti në këtë tokë një një rezistencë të pabesueshme të fundit që zgjati deri në shkurt 1991. Kjo është një pikë që s’duhet harruar, për të qenë se deri ku koncepti diktatorial dhe shënjerzor është përpjekur të depërtojë në mendjen dhe ndërgjegjen e popullit tuaj. Për këtë arsye i thashë Presidentit tuaj të Republikës, të cilit ia përsërita një përshëndetje me devocion të veçantë dhe konsideratë të veçantë, para gjithë juve. Për këta arsye i thashë se në Italinë dhe me siguri, edhe unë që po ju flas, kemi mbetur të mahnitur nga hapat vigane që keni bërë ju në një vit e dhjetë muaj. Duhet një mrekulli e bërë për t’u përvetësu, e aftësia instinktive për të qenë i lirë, e aftësia për punë, e trimëria suaj për të afirmuar drejtësinë, lirinë, e demokracinë. Dhe mbasi emëruai njerëz që shumë më i pasur me i madh, më i verteti: lidhja me prekëse që lidh njerëzit midis tyre më lejoni që jo aq si President i (Vijon në faqen 4) Shkëlqesitë Tuaja, Gjatë gjysm Lindje, por të gjithë bashku ndofta edhe jashtë parashikimeve tona, përjetuan kohë ndryshimesh dhe përmbysjesh të mëdha. Shembja e diktaturave në Evropë, përveçse në Serbi, është një eveniment i madh për mbarë njerëzimin. Ndryshimet vërtet kanë patur dimensione të mëdha, ndoshta dimensioni më i madh ka qenë shpejtësia e zhvillimit të tyre. Kujt mund t’i shkonte ndërmend 3-4 vjet më parë se kryetari i shtetit shqiptar do të fliste në NATO? Prandaj dhe nëse sot jam tepër i lumtur që ju drejtohem ju si përfaqësues të një Shqipërie të rilindur. Vendi im po ndërton një shoqëri mbi ato vlera dhe parime universale mbi të cilat janë ndërtuar të gjitha shoqëritë dhe shtetet tuaja demokratike, një shoqëri që bazohet mbi respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të individit, shtetit e së drejtës. Zoti Kryetar, Siç e dini Shqipëria e djeshme ishte kopshti i eksperimentimit të ideve paranojake të Stalinit e Mao Ce Dunit nga Enver Hoxha. Diktatura e tij e kyçi vendin në izolimin më të thellë, e mbushi atë me bunkerë që nuk ishin gjë tjetër veçse një jetë për të zhvilluar dhe mbështetur psikologjinë paranojake të të izolimit dhe rrethimit. Por megjithë këtë shqiptarët me një guxim dhe menduri ia lanë këtë të kaluar së tyre të hidhur. Me kushtet e një izolimi të madh ia dolën të krijojnë në vitin 1990, dy parti, partinë e parë opozitare, Partinë Demokratike. Ala përjetuam një tranzicion shumë të vështirë dhe në shumë aspekte shkatërrimtar: vrasje nga ndjekësit, persekutimi, uria, sëmundjet si pasojë nga vjetët. E megjithatë, besimi i tyre tek një ardhme demokratike erdhi gjithnjë në rritje. Partia Demokratike në zgjedhjet e 22 Marsit fitoi shumicën në Parlament, kurse opozita fitoi rreth 2-3 e vendeve në Parlament me afro 72 përqind të votave. Kjo fitore që më sa di unë nuk ka paralel në Ballkanin Lindor, shprehu para së gjithash vullnetin e madh të popullit shqiptar dhe vendosmërinë e tij për të zhvilluar apo për të vendosur shoqërinë shqiptare mbi bazat dhe parimet universale të shoqërive demokratike. Pushteti dhe qeveria që dolën nga zgjedhjet e 22 Marsit trashëguan një vend në kaos dhe anarshi, ekonomik dhe kallëzën që plotë, institucione të paralizuara. Por ata për këtë qëllim angazhuan si rrugë zgjidhje një reformë politike, ekonomike dhe institucionale. Në më pak se 8 muaj jemi plot një fillim të sigurt dhe inkurajues. Kështu vendi dhe jetesa publike kanë rikthyer pluralizmin, kriminaliteti ka një fushë të konsiderueshme. Në fushën ekonomike, një pjesë e konsiderueshme, me stand-by me FMN pas nënshkrimit të marrëveshjes së një rënie prej 40 përqind, liberalizuan inflacionin ka 90 përqind, privatizimi i tokës arriti më 80 përqind, rritja e prodhimit është shtuar, dhe ka filluar një rritje e lehtë. Shumë e rëndësishme është të theksohet se sistemi i bankave dhe rrugën e nisur dhe ka realizimin e vendit është më i lartë se në çdo vend tjetër lindor. Dukët se atë që kanë vuajtur më shumë shqiptarët, tani po e vlerësojnë edhe më lart arritjet e demokracisë.

[Tekst i pjesshëm nga faqja përballë, i prerë në kornizë dhe i palexueshëm në pjesën më të madhe.]

…në re-eksioni… bëhet …datën e …omande… njofito… list… pranuar… nit. Ta… të jetë …ohen 3 orë në … dhe të INSIG … LEVE … bit nr. 3 … të gjitha … 11000 13000 20000 23000 15000 20000 5000 6000 3000 4000 2500 20000 …