23/12/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

23 dhjetor 1992

SHPIRTI I RINISË NË DRITË TË JETËS

- Mbresa dhe refleksione, nga Kongresi i Rinisë Demokratike - Pas një manifestimi të gjatë, lutjes për demokraci, që krijoi një jetë tjetër për botën shqiptare Rinia Demokratike u mblodh në Kongresin e saj të parë më 22 dhjetor 1992, rreth orës 11.00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Pas paralajmërimit që i bëri z. Genc Blerimi ardhjes në sallën e kongresit të Presidentit të Republikës Sali Berisha, të kryetarit të Kuvendit Popullor Pjetër Arbnori të kryeministrit Aleksandër Meksi të kryetarit të PD, z. Eduart Selami etj. shpërthyen duartrokitje entuziaste. Kongresin e hapi z. Klea Micea, e cila pastaj ia dha fjalën z. Arben Lika kryetar i F. Rinor të PD. Zoti Lika pasi u kërkoi falje delegatëve për kushtet e vështira të fjetjes dhe ushqimit në fillimin e tij evokoi momente të rëndësishme të lëvizjes demokratike në Shqipëri përkatësisht lëvizjes studentore dhe inkudrimit të rinisë shqiptare në këtë revolucion. Ky inkudrim masiv i rinisë përcaktoi në të gjitha rastet kahjet e drejtimit të Revolucionit Demokratik. Më pas ai u ndal në strukturat organizative të Forumit Rinor të PD. MEGJITHATË NJË NATË KALOI Duke qenë mes atyre të rinjve atyre njerëzve që i bënë në sfidë vdekjes komuniste dhe muzgut perandorak bolshevik slav nuk do t’me híqeshin nga mendja dobësitë e organizimit të fjetjes dhe ushqimit të delegatëve. Me të vërtetë organizatorët nuk e kishin menduar se do të vinim dakën e 21 dhjetorit delegatët e para-lajmëruar? POLITIKANËT E RINJ APO DEMOKRATËT E RINJ? Z. Eduart Selami në përshëndetjen e tij theksoi se ju jeni demokratët e rinj. Realisht ky dimension i shkon më për shpirt rinisë tonë. Një delegat nga Tirana në pushim të seancës më tha: “s’më pëlqen shprehja «Ne jemi politikanët e rinj»”. “Ne politikanët e rinj do ta bëjmë Shqipërinë” etj. “Me të vërtetë ne e mbështesim politikën demokratike por shokët dhe shoqet e mia duan pak kulturë më shumë, pak libra më shumë pak mundësi studimi jashtë shtetit, pak standart më të lartë shpërblime për të tejkaluar dramën e brezit të ri dhe politikë më pak.” Zoti Pjetër Arbnori në përshëndetjen e tij vlerësoi përkurrën e rinisë shqiptare deri në fitoren e plotë të Demokracisë. Ndërsa z. Michael Kosmala, përgjegjës i Fondacionit «Hanns Seidel» i cili kishte sponsorizuar Kongresin e Rinisë u bëri një përshëndetje miqësore të rinjve shqiptarë duke shprehur edhe qëllimet ekonomike të këtij fondacioni në Shqipëri. NJE MBËSHTETJE E FUQISHME E DEMOKRACISË Pas një pushimi të shkurtër u (vijon në faqen 4)

Më tepër iniciativë, guxim, hapësirë

- Fjala e kryetarit të PD, z Eduard Selami në Kongresin e parë të FRPD - Është një privilegj i madh për mua që të kem përshëndetjen e parë në këtë spektakël të mrekullueshëm të rinisë demokratike shqiptare. Është një privilegj i madh sepse ishit ju që e filluat demokracinë në Shqipëri. Është një privilegj i madh sepse përshëndes në emër të PD, parti që në fakt e krijuat ju dhe që tani/se bashku po përpiqemi të realizojmë idealet e dëshmorit. Ne ndodhemi se jo vetëm fillimi i demokracisë, por edhe, çdo hap që është bërë në këto dy vjet ka qenë i pamundur pa pjesëmarrjen aktive të demokratëve të rinj dhe të rinisë demokratike shqiptare. Të nderuar pjesëmarrës! Unë bashkohem me mendimet që shprehu kryetari i FRPD z. Arben Lika, bashkohem me mendimet se tabloja e këtyre dy vjetëve është një tablo optimiste dhe për ta përshkruar atë do të përmend përcaktimin që bëri presidenti i Italisë përpara disa ditësh në parlamentin shqiptar: «Kjo që ka ndodhur në Shqipëri është një mrekulli». Unë e kuptoj në pjesën kryesore në këtë mrekulli, e ka rinia, e keni ju. Nga ana tjetër unë mendoj se ajo çka duhet bërë më tej është akoma shumë dhe mrekullia duhet të vazhdojë, madje me ritme më të shpejta. Është përgjegjësia jonë e përbashkët për të analizuar edhe njëherë domosdoshmërinë e ecjes më shpejt në rrugën e reformës, sidomos në drejtim të privatizimit, vendosjes së drejtësisë sociale, të zbulimit të korruptuarve e të gjithë historik të bllokmenëve e të komunistëve që e shkatërruan këtë vend. Janë veçse dy vjet, dhe FR e PD janë organizma të rinj të cilat kanë një peshë historike përpara tyre. Është e pamundur që të bëhet një lëvizje serioze dhe një hap i mëtejshëm drejt demokracisë pa rininë dhe pa demokratët e rinj. Ata që i çelësuan kërkesat e demokratëve të rinj si radikalizëm, mendoj se nuk janë aspak të saktë dhe të kujtojnë pikërisht ata të moderuar, të cilët kur ju kërkuat pluralizmin përpara dy vjetësh e quajtën si radikalizëm të kapërcyer dhe kur ju kërkuat të rrëzohëj diktatori e quajtën si masë e vendim ekstrem që do ta çonte vendin në luftë civile. Koha tregoi se asnjë kërkesë që ka dalë nga rinia nuk është radikale përkundrazi, është një kërkesë reale e cila nga të gjithë ne sa më parë duhet zbatuar. FRPD ka nevojë për një organizëm. Fatkeqësisht nga pikpamja organizative punët nuk kanë shkuar atje ku duhet të ishin dhe këtë përgjegjësi është e dyanshme, është e PD por edhe të një pjesë e forumit rinor e sidomos e ish kryesisë e cila nuk arriti që strukturat e FR të bëjë funksionale, ta bëjë FR një shkollë të politikanëve të rinj, një vend ku përgatiten zgjidhje politike dhe përkrahet demokracia. Por duhet përmendur se ka një kthesë në këtë drejtim dhe për të do të përgëzoja kryesinë e re të forumit, di të përgëzoja kryetarin e ri z. Arben Lika, i cili mjaft seriozisht ka filluar punën për ristrukturimin dhe ridimensionimin e FRPD. Është detyrë e PD dhe qeverisës demokratike për të mbështetur më fort, jo si deri tani. FR dhe rinia demokratike shqiptare. Është detyrë e jona që t’ju inkurajojmë sa më parë në të gjitha ato struktura ndërkombëtare në të cilat ne aderojmë. Gjithashtu dua të nënvizoj idenë e pjesëmarrjes si të kooptuar të kryetarit të forumit në këshillat drejtuese të degëve për njohëshisht edhe në nivelet më të larta, me qëllim të tërheqjes së rinisë në të gjitha strukturat e jetës politike shqiptare. Kjo nuk është thjesht një dëshirë e jon për një realitet të cilin koha e ka provuar, jo vetëm për faktin se Shqipëria është vendi më i ri në Europë por edhe për faktin tjetër se ndryshimet janë kaq të thella sa kanë nevojë për dinamizmin, pastertine dhe humanizëm e doktrinimit, prandaj rinia duhet të zërë më tepër vend në jetën politike shqiptare. Më tepër iniciativë, më tepër guxim e hapësirë duhet që ne të punojmë më njëri-tjetrin me qëllim që të vëmë një bazament të fuqishëm politikës dhe demokracisë në Shqipëri. Çdo iniciativë, çdo hap me të vërtetë politik madje dhe vetë suksesi i PD do të varet nga shkalla e pjesëmarrjes së rinisë në këtë proces të vështirë por historik të tranzicionit. Duke përfunduar do t’ju uroja suksese këtij spektakli të mrekullueshëm të rinisë demokratike me shpresë se ky proces do të hapi rrugën e vërtetë për veprimtarinë e rinisë në jetën politike shqiptare në të mirë të demokracisë, në të mirë të Shqipërisë. Rroftë JU, rroftë Shqipëria! Suksese!

Takim i zotit Arbnori me zotin Hogg

Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, priti në Selinë e Kuvendit Popullor, zotin Douglas Hogg ministër shteti në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Bashkuar dhe Komonuelthit. (ATSH)

... Kryetarë me guxim, lirisht si zgale(mi)

- Përshëndetje e z. Arbnori në Kongresin e I të FRPD - Vëllezër dhe motra, bijë e bija të Shqipërisë! U bënë dy vjet që rinia e jonë vërshoi e lirë rrugëve dhe auditorëve, shesheve dhe stadiumeve. Gjatë kësaj kohe u rrëzuan bustet diktatorësh dhe qeveri, për të mos përmendur edhe burokratë shpirt pa ngurim, «Si është rima sot do të jetë atdheu nesër». «Fitorja më e madhe është njëri ynë i ri», thoshin me hipokrizi parrullat mbi ndërtesat që mbroheshin këto tanke. Rinia u dha një kuptim të ri...

Europa, aq më e hapur do të jetë ajo ndaj nesh»

nesh» - Presidenti Berisha priti delegacionin britanik - Në vizitën që bëri delegacioni britanik në Presidencë, Presidenti i Republikës zoti Sali Berisha, tha se do të doja t’ju shprehja kënaqësinë time të madhe për arritjet e për ndryshimet që traktati i Mastrihtit ka shënuar gjatë këtyre 16 muajve dhe gjithashtu për suksesin e Edinburgut. Dominimi i arsyes Europiane mbi atë nacionale në Komunitetin Europian është moment tepër i rëndësishëm jo vetëm për vendet tona të lidhjes të cilat pasi ecën 50 vjet në rrugë të mbrapshtë, ia nisën tani nga e para në shumë drejtime duke patur si objektiv kryesor integrimin e vendit tonë në Europë. Në me këtë vështirësi të tona, mendojmë se sa më e bashkuar do të jetë Europa aq më e hapur ajo do të jetë ndaj nesh. Jam i gëzuar se ju erdhët së bashku me grupin e vezhguesve të KE, që vijnë këtu me një mision që synon t’i kontribuojë stabilitetit në rajon. Ky akt, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi reciprok shpreh vendosmërinë tonë të palëkundur për të marrë të gjitha masat e nevojshme që i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon. Ju siguroj se do t’i kërkoj qeverisë të marrë të gjitha masat që të garantojnë dhe të lehtësojnë veprimtarinë e tyre në përmbushjen e detyrës për të cilën ato janë ardhur. Do të doja me këtë rast t’ju shpreh kërkesën time që këta vëzhgues të dërgohen edhe në anën tjetër të kufirit, domethënë në kufirin e Kosovës me Shqipërinë ku ky i imbushur plot armë dhe rreziqe. Më tej Presidenti Berisha shprehu respektimin nga ana e Shqipërisë të parimeve të KS-BE e veçanërisht të pacënueshmërisë së kufijve. Tezat mbi një Shqipëri të Madhe janë pjellë të fantazisë politike të klikës së Millosheviçit e miqve të saj. Ato nuk kanë rrënjë në realitetin politik shqiptar. Gjatë takimit u bisedua edhe për Maqedoninë dhe zoti Berisha shprehu qëndrimin e njohur të palës shqiptare për respektimin e pavarësisë e integritetit të kësaj republike, si dhe qëndrimin miqësor e bashkëpunues ndaj saj.

Një hap më tej në marrëdhëniet e Shqipërisë me Komunitetin Evropian në fushën e sigurisë

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për Misionin Mbikëqyrës të Komunitetit Evropian. Në emër të qeverisë shqiptare nënshkroi ministri i Jashtëm Alfred Serreqi dhe në emër të Presidencës së Komunitetit Evropian, (deri në janar 1993 e kryeson Anglia), Dagllas Hogg ministër Shteti në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe të Komonuelthit. Ky memorandum shënon një hap më tej në marrëdhëniet e Shqipërisë me Komunitetin Evropian në fushën e sigurisë. Ai parashikon kontrollin e kufirit shqiptar me Jugosllavinë dhe synon të parandalojë zhvendosjen e konflikteve nga Bosnjë-Hercegovina në vendet e tjera. (ATSH)

Si zgjidhëm

- Përshëndetje e z. Arbnori në Kongresin e I të FRPD - dy vjet që rinia e jonë vëzhsoi përmendur edhe burokraci shpirtvëgjel që e paragjykuan rininë tonë të mrekullueshme për ca xhama të thyer. Harronjë ata që më mirë që thyen ca xhama se sa koka njerëzish. Rinia jonë duhet të krenohet që u tregua aq e pjekur, aq e matur duke bërë një revolucion të vërtetë demokratik pa derdhur gjak, pa përdorur dhunë. Por kur diktatura provoi të shkrimiste dhunët duke na vrarë Arben Brocin dhe shokët e tij më 2 prill në Shkodër, kjo rini e matur shpërtheu si vullkan dhe ja nxorri tymin deri në re komitetit famëkeq të PPSH. Kush e mësoi rininë tonë t’i kundërvihej diktaturës? Kush e mësoi të kërkonte pluralizmin dhe demokracinë? Është shpirti liridashës i popullit shqiptar, i transportuar brez pas brezi që nuk u përmbajt dot më. Ju të gjithë keni parë se si dje e vajza 16-17 vjeçare u versulëshin tankeve dhe autoblindave sikur të ishin prej kartoni dhe u vinin flakën pa ngurim, «Si është rinia është njeriu mbronin këto tanke. Rinia u dha një kuptim të ri, me të vërtetë demokratik këtyre fjalëve. Në saj të kësaj lëvizjeje heroike erdhi dita që rinia demokratike e Shqipërisë, pa i marrë leje askujt, të mblidhej në pallatin e Kongreseve në çerdhen e gjarpërinjve të komunizmit. Lavdi rinisë sonë që i hapi rrugën e lirisë popullit shqiptar! Veç ju djem e vajza të reja nuk duhet të harroni kurrë se kemi pasur prindër e gjyshër që ju kanë mëkuar edukatë të shëndoshë, që ju kanë mëkuar të duani botën, qytetërimin, lirinë, që ju kanë thënë me zë të ulët se pas perdes, se hekurt ka diell, dritë; ajër të pastër. Ju studentë të të dhjetorit duhet të dini kurajon e guximin tuaj e kanë shtuar edhe kujtimi i brezave të tjerë të rinj që u shuan para jush duke qëndruar një poezi në muret e burgut me lagështirë të Burrelit, duke kënduar një melodi të ndaluar në kalanë e Gjirokastrës, duke ëndërruar për dituri në kanalet e (Vijon në faqen 4)

Caktohen festat zyrtare

NGA KUVENDI POPULLOR Pas ndryshimeve demokratike, që kanë ndodhur këto dy vitet e fundit dhe pas diskutimit në fund dhe pas diskutimit kryesorë ligjin për festat zyrtare të besimit kristianëve të lindjes së besimit katolik dhe të ushtrimit të tij, lindja diell donomadhmëri nxjerrja e një ligji të ri për përcaktimin e festave zyrtare, ku të përfshihen edhe ato me karakter fetar, kjo ishte në qendër të diskutimit të sotëm të Kuvendit Popullor. Pas diskutimit të kryetarëve të grupeve parlamentare për periudhë «Për Festat zyrtare», deputetët që e morën fjalën debatuan lidhur me caktimin e datave të festave zyrtare dhe jo zyrtare, fetare etj. Mjaft diskutime pati sidomos për caktimin e festave të ditës së Republikës dhe të ditës së Çlirimit të vendit, ku disa herë u kalua edhe etika parlamentare nga disa deputetë. Deputeti Robert Ndrenika midis të tjerash theksoi se 28 Nëntori përmbledh në vetvete tre data të shënuara në historinë e popullit shqiptar të vitit 1444 1912 dhe 1944 dhe shtoi se 29 Nëntori është një plagjiaturë e marrë nga jugosllavët 28 Nëntori është një e vërtetë e madhe festa jonë kombëtare përfundoi ai. Pas diskutimit dhe debatësh të gjata Kuvendi e miratoi projektligjin në parim votoi të katër nenët e tij dhe në përgjithësi. Në nenin 1 të këtij projektligji caktohen ditët e pushimit të festave zyrtare, që janë: 1 dhe 2 Janari Viti i Ri 1 Maj Dita Ndërkombëtare e Punonjësve 20 Nëntori festa jonë kombëtare si dhe dita e parë e Bajramit të Madh Bajramit të Vogël, Pashkëve Ortodokse Pashkëve Katolike dhe e Krishtlindjeve. (Vijon në faqen 4)

Rreth zhvillimeve në ish Jugosllavi

NATO-ja thekson se serbët mund të nxirren të paaftë brenda 24 orëve BON, 22 dhjetor, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Manfred Werner përsëriti sipas citimeve vëzhgimin e tij për ndërhyrje ushtarake në Bosnjë dhe theksoi se ai mendon që forcat serbe mund të nxirren të paaftë brenda 24 orësh. E përditshmja e Berlinit «Berliner Zeitung» thekson duke cituar atë se Organizata e NATO-s ka patur mundësi të sigurojë informacion tepër të saktë për madhësinë pozicionin dhe armatimet e forcave serbe nga satelitët e saj nga sa është menduar më parë. Ministrat e Jashtëm të KE-së paralajmërojnë kundër sanksioneve ndaj Millosheviçit BRUKSEL 21 dhjetor Ministrat e Jashtëm të Komunitetit Evropian plan deklaruan se një fitore në zgjedhjet presidenciale serbe e Sllobodan Milosheviçit do të shënojë sanksione më të ashpra kundër republikës jugosllave. Ministri i Jashtëm britanik Douglas Hërd deklaroi se koha nuk punon më favor të Serbisë «Ajo që duam ne është një ndryshim i shpejtë dhe radikal i politikës së Beogradit. «Në rast se nuk ka një ndryshim të shpejtë dhe radikal atëherë ne do të kalojmë në izolim të plotë të Serbisë dhe Malit të Zi. Në rast se ai qëndron me ta, kështu atyre nuk u ka ngelur shumë kohë për të zgjedhur ndërsa ne po përgatitemi për masat që do të marrim» shtoi ai. Presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe kryeministri britanik Xhon Mejxher ranë dakord në Washington në fund të javës të bëjnë presion për sanksione më të ashpra për të ndaluar luftën në Bosnjë-Hercegovinë. Panic do të kërkojë zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale BEOGRAD, 21 dhjetor - Kryeministri jugosllav, Milan Panic duke vënë në dukje parregullsinë zgjedhjet presidenciale në Serbi të dielën do të kërkojë zhvillimin të zgjedhjeve brenda NJUG-ut një nga ndihmësat e tij, Të dhënat e para zyrtare nga komisioni i zgjedhjeve tregojnë se Slobodan Milosheviç kryeson ndaj Panicit në zgjedhjet e të dielës dhe në kursin për një fitore të raundit të parë. Teodor Iliç i deklaroi TANJUG-ut se kampi i Panicit kishte diktuar parregullsi dhe do të bëjë një thirrje zyrtare kundër zgjedhjeve. Ministri grek i Mbrojtjes nuk ka besim te ndërhyrja ATHINË, 21 dhjetor Ministri grek i Mbrojtjes Ioanis Varvicio-tis theksoi se ai nuk beson në mundësinë e ndërhyrjes së jashtme ushtarake në ish-Jugosllavi dhe përhapjes së luftës në Ballkan. Në një intervistë të botuar nga e përditshmja e Athinës «Eleftherotipia» të dielën Varviciotis përjashtoi mbi bazën e bashkë-bisedimeve të tij me kolegët e NATO-s çdo ndërhyrje ushtarake sepse «si ndërhyrja tokësore dhe ajrore do të jenë jo të efektshme». Varviciotis përfundoi duke thënë se Greqia nuk duhet të ketë frikë nga lufta sepse mundësia për të nuk është e madhe. (ATSH)

Të dhënat e para zyrtare nga komisioni i zgjedhjeve tregojnë se Slobodan Milosheviç kryeson ndaj Panicit në zgjedhjet e të dielës dhe në kursin për një fitore të raundit të parë. Teodor Iliç i deklaroi TANJUG-ut se kampi i Panicit kishte diktuar parregullsi dhe do të bëjë një thirrje zyrtare kundër zgjedhjeve. Ministri grek i Mbrojtjes nuk ka besim te ndërhyrja

«Sa më e bashkuar të jetë Europa, aq më e hapur do të jetë ajo ndaj nesh»

- Presidenti Berisha priti delegacionin Britanik -