Gjithë popullit Shqiptar
GEZUAR VITIN E RI!
Gjithë popullit Shqiptar GEZUAR VITIN E RI! - Intervistë e Kryeministrit, zoti Meksi, dhënë gazetarit të «RD» Arif Krasniqi - Pyetje: Z. Kryeministër. Ekipi qeveritar që ju drejtoni i kaloi 9 muajt e parë të ushtrimit të pushtetit administrativ. A mendoni se gjatë kësaj kohe keni bërë atë çfarë duhet të bënit apo atë çfarë mundet të bëni? Përgjigje: Rezultatet e punës së derisotme të qeverisë janë të qarta, që nga vendosja e qetësisë dhe e rendit, fillimi i reformës, rifillimi i prodhimit, hapat e parë në fillimin e investimeve dhe të ndërtimeve. Në të njëjtën kohë qeveria thekson se mjaft nga synimet e saj, të menduara për këtë muaj, nuk janë realizuar. Po vonohen, për arsye që dihen, investimet. Mund të ishte më i madh numri i ndërmarrjeve në vështirësi ekonomike, duhej të ishte bërë më përpara përmirësimi i legjislacionit për investimet dhe privatizimin, megjithatë, gjatë kësaj periudhe në këto drejtime është punuar dhe rezultatet do të shihen së shpejti, me miratimin e amendamenteve dhe vendimeve përkatëse që synojnë thjeshtimin e procedurave dhe hallkave që shqyrtojnë kërkesat. Pyetje: Sipas marrëveshjes me FMN u arrit futja e vendit në rrugën e reformës. Cilat janë rezultatet e para të saj dhe a vazhdojnë të kemi përsëri përkrahjen e FMN? Përgjigje: Qeveria i paraqiti parlamentit programin e saj ndër të cilat kryerja e reformës në përputhje me marrëveshjen e saj me FMN. Arsyet e marrëveshjes me FMN janë: mbështetja e saj, kufizimi i saj dhe, mbi të gjitha, garancia që ajo i jep Komunitetit Evropian dhe partnerëve të Shqipërisë për t'u ndihmuar Shqipëria. Është me se e qartë se FMN-ja është një partner, një ndihmës, që falë të garantojë të huajt. Mbi bazën e ligjit për mbrojtjen e investimeve të huaja, mbi ligjin për mbrojtjen e fitimit, për ligjin për mbrojtjen e investimeve të dyfishta për çdo shtet, për lehtësira të tatimeve etj. Dhe, në këtë drejtim, ka vend për përmirësime dhe ne do t'i kryejmë brenda 2-3 javësh. Pyetje: Papunësia, asistenca, inflacioni. Sa kanë ndikuar nismat qeveritare për zbutjen e pasojave të tyre në jetën e popullatës? Si i shikoni të ardhmen e tyre konkrete? Përgjigje: Qeveria është munduar nëpërmjet indeksimit, kompensimit, nëpërmjet vënies në eficencë të sa më shumë fabrikave, ndërmarrjeve; injektimit në një numër fabrikash të fondeve, për të bërë që ato të dalin jashtë prodhimit një një kohë më të vonë, që të ulin, pra, në këtë rrugë asistencën, sepse rritja e asistencës do të thotë rritje edhe e inflacionit. Inflacioni përgjithësisht është mbajtur në ato nivele që kishte programi i ashtuquajtur me FMN, pra kemi sukses në këtë drejtim. Megjithatë, ka akoma për të bërë në drejtim të asistencës. Investimet e huaja, krijimi i ndërmarrjeve të përbashkëta, vënia në eficensë nëpërmjet ndihmave të saj, me shumë fabrikave duhet të ulë pikërisht këtë kuotë të asistencës, pra do të japë mundësinë që një numër më i madh të përfshihet në prodhim dhe rritja e prodhimit në Shqipëri të jetë më e madhe. Sigurisht po investimet e huaja, rritja e uljes së asistencës do të jenë të vogla. Përpjekjet e qeverisë kanë parasysh këtë gjë dhe them se do të kemi suksese në vitin e ardhshëm. Pyetje: Pilkë kyçe pas zgjedhjeve lokale ishte dhe mbetet raporti mes dy pushteteve: qindror qendror e atij lokal. Si e mendoni zgjidhjen e këtij problemi? Përgjigje: Siç kam treguar në interpelancë në seancën e pyetjeve në Kuvendin Popullor, ka një ide të gabuar, për pushtetin lokal. Pushteti lokal është kryesisht një administratë lokale që kryen ato funksione si dhe zgjidhjen e nevojave komunitetit të popullsisë. Nuk është krijimi i një republike komunale, një republike tjetër në rreth dhe një republikë këtu në Tiranë në parlament. Në ato rrethe ku nuk ka konfliktualitet ndërmjet pushtetit komunal, pushtetit bashkiak me atë të rrethit, nuk flitet për bllokim të pushtetit lokal. Është më se i qartë që nuk krijohet një pushtet cilësisht krejtësisht i kundërt me atë të mëparshëm, një pushtet që ne dëshirojmë të jetë vetëpërgjegjës brenda një kohe të shkurtër. Qeveria është duke përfunduar jani ligjin për financat dhe rër buxhetin lokal që t'i japë mundësi më të mëdha pushtetit lokal. Në këtë pështymëri, mbas edhe zgjidhimit para të vitit që vjen, dhe të mundësisë e shtetit të ndihmuar pushtetin lokal janë ta narta dhe po mundohemi nëpërmjet disa taksave lokale, nëpërmjet saktësimit më të madh të nevojave të secilit rreth e komunë, t'u japim mundësi më të mira atyre për të vepruar. Sigurisht që viti i ardhshëm do të jetë një vit në të cilin do të vendosen raporte më të drejta nëpërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal, duke pasur nevojën dhe të vendosëve të tjera dhe, do të dëshiroja, që të gjithë ata në kundërshtim, të gjithë ata që akuzojnë në centralizëm socialist, të gjithë ata që flasin për diktaturë të pushtetit qendror. Për marrje të të drejtave, të lexohet më mirë ligjet dhe të njohin më mirë përvojën e vendeve të tjera. Nga ana jonë do të organizojmë seminare të vazhdueshme branëhurizimi dhe do të vendosim kontakte të shpeshta me bazën. Pyetje: Raporti qeveri – sindikatë. Çili është kodi i përbashkët dhe i veçantë i punës? Cilat janë marrëdhëniet në dialogun me të fundit, kur ende vazhdojnë të publikohen peticione dhe deklarata? Përgjigje: Në të gjitha vendet që ndodhen në kushtet e Shqipërisë, ku dilet nga një rënim total i ekonomisë, ku i futemi një cikli të ri prodhues dhe organizimi të shoqërisë, është e domosdoshme të ketë një raport të mirë mes qeverisë dhe sindikatave. Ne jemi munduar me marrëdhënie në nivele ndërmarrjesh, në nivele degësh, në nivele ministrish, sindikatash dhe qeverie, të kemi kontakte të arritshme marrëveshje, si që nga para dy muajsh me sindikatat. Por, ndërkohë të gjithë jemi dëshmitarë të tendencave për të krijuar konflikte të radhëshme, në interes të atyre që duan destabilizimin e Shqipërisë. Ka ardhur koha për një dialog të qartë, ku secili të kuptojë, qe qeveria ka një bëre fondesh, një sërë të ardhurash nuk mund të shpenzojë më tepër se ato. Ky dialog do të përcaktonte rrugën ba- (Vijon në faqen 2)
t'u ndihmuar Shqipëria. Është më se e qartë se dikush që jep para, që ndihmon, që fal kredi, do një garanci që këto para të prodhojnë para dhe në dobi të përparimit të popullit. Cilat janë rezultatet? Rezultatet janë të mira dhe unë do të thoja vetëm një gjë. Fakti që nga Komuniteti Evropian ne morëm pjesën e parë të kontributit prej 35 milionë ECU do të thotë që ai e quajti të dobishme reformën dhe rezultatet e saj në përputhje me marrëveshjen e FMN. Liberalizimi i çmimeve rriti tregun, rriti prodhimin bujqësor dhe rezultatet e saj do t'i shohim vitin që vjen. Liberalizimi i çmimeve krijoi një rrjet të madh tregtarësh. Në të njëjtën kohë, nxjerrja në asistencë e ndërmarrjeve ku numri i punëtorëve qe më i lartë, i dha një mundësi atyre që mbetën, të mund të ecin më përpara me prodhimin. Ne besojmë se, në qoftë se do të mund të firmosim së shpejti planin afatmesëm 3-vjeçar me FMN, kemi tërësisht përkrahjen e saj dhe të gjithë atyre që ndihmojnë me garancinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Pyetje: Privatizimi është cilësuar si celësi i suksesit të reformës. Sa është arritur në këtë drejtim?
Përgjigje: Është e vërtetë që privatizimi është celësi i reformës, sepse krijimi i një ekonomie të tregut nuk mund të bëhet mbi bazën e një ekonomie me centralizuar shtetërore. Në këtë drejtim jam në atë hapa dhe unë do të thoja kryesore është ajo që përmenda më përpara. Privatizimi i bujqësisë që përbën 65 përqind të popullsisë shqiptare dhe një eficensë e kësaj dege të ekonomisë shqiptare sigurisht që hapa mundësinë në drejtim të privatizimit të tregtisë së vogël, të transportit të vogël. Kjo punë do të ecë në bazë të planit që qeveria ka. Është angazhuar ta realizojë brenda tremujorit të parë në fazën të gjerë në industrinë ushqimore në tregti, në ndërtim, në komunikacion e gjëra të tjera. Rezultatet janë të shumta dhe ne besojmë që ky tremujor do të jetë vendimtar.
Pyetje: Gjithnjë kërkohen investime të huaja, shpresa e vetme për suksesin e reformës. Sa është shpresa politika e partneritetit dhe e lëshjes dhe si mendoni se do të evitohet pengesat ligjore dhe burokratike për stimulimin e investimeve të huaja?
Përgjigje: Investimet e huaja në një ekonomi të transformuar si kjo e Shqipërisë, janë kusht i domosdoshëm dhe kjo krijuar ndërmarrje të reja, fabrika të reja, është dhe të krijuar ndërmarrje të reja, aspektin teknologjik të ri dhe të rinovuar në aspektin teknologjik ndërmarrjet ekzistuese. Ne e dimë që të gjitha ato janë në fazën e tyre. Në kohën më të errët të teknologjisë dhe industrisë kineze. Pra, para investimeve nuk mund të ndryshojnë në dobi të industrisë së lehtë në dobi të ndërtimit, tani do të tërheqim. Në këtë drejtim ne kemi akoma për të bërë. Po kështu do të krijojmë një ambient më të favorshëm. E para, në thjeshtimin e procesit dhe, nga ana tjetër, procedurat që tërheqin investimet. E dyta, shpejt krijimi i një sistemi ligjor që lehtëson investimet.
NGA VIZITA E DELEGACIONIT TË SELISË SË SHENJTË
TIRANË
NGA VIZITA E DELEGACIONIT TË SELISË SË SHENJTË
Gjendja e vështirë në rajon kërkon një ndërhyrje më aktive nga Komuniteti Evropian
Kardinali Fiorenzo Angelini dhe delegacioni që e shoqëron u prit në Presidencë nga Presidenti i Republikës Sali Berisha. Presidenti falënderoi Selinë e Shenjtë për ndihmën që ka dhënë në ringjalljen e fesë gjatë kësaj periudhe kalimi nga diktatura në demokraci; si dhe ndihmën e pakursyer të bashkëbiseduesit, lidhin të menjëhershmit për një ndërhyrje më aktive nga Komuniteti Evropian.
Presidenti Berisha priti Kardinalin Anxhelini
«Karitasit». Më pas ai e njohu mikun e nderuar me situatën që po kalon vendi; me ecurinë e reformës etj. Biseda u përqendrua në gjendjen e vështirë në rajon. Për këtë të fundit Komuniteti Evropian.
Kardinali, pasi e falënderoi Presidentin për mikpritjen, shprehu gadishmërinë për të ndihmuar në ndërtimin e disa spitaleve në Shqipëri. (ATSH)
SHQIPTARËT NUK DUAN TË KTHEHEN MBRAPA
Konferencë shtypi e Presidentit Berisha
Dje në një nga sallat e Presidencës, Presidenti Berisha dha konferencën shtypi. Pyetja e parë ishte mbi grevën e Bulqizës. Lidhur me këtë Presidenti Berisha tha se, në tërësi do të donte që problemet sociale të mos politizohen. Shqipëria po kalon nga ekonomia e centralizuar në ekonomi tregu dhe kjo është një periudhë e vështirë për të gjithë.
Greva e Bulqizës ka patur kërkesa të arsyeshme. Edhe kërkesa për rritje page është e arsyeshme, por jo me 70 për qind të nivelit evropian. Duke patur parasysh nivelin tonë, kjo kërkesë nuk është e arsyeshme. Është për të ardhur keq që persona të caktuar manipulojnë kërkesat e minatorëve dhe kërkojnë të destabilizojnë. Kërkesa për një jetë më të mirë është e arsyeshme, por vetëm në mënyrë ka për këtë, shtimi i prodhimit. Nuk duhet pritur ende nga qeveria, ajo jep shanset për ndryshime, por janë njerëzit me punë që i bëjnë këto ndryshime.
Greva në Bulqizë ka dhe një problem tjetër: mospërparimin e reformës për shkak të pengesave të administratës së ndërmarrjeve. Sidoqoftë, asnjëherë qeveria nuk do të rreshtë së dialoguari me njerëzit.
Lidhur me kritikat që iu drejtuan qeverisë në Kongresin e FRPD z. Berisha tha se ato janë ana më pozitive e FRPD, kritika e hapur, e ciltër, konstruktive. «Shpresoj që zëri i tyre të dëgjohet sepse e meriton të dëgjohet».
I pyetur mbi mundësinë e një konflikti ushtarak në Kosovë, z. Berisha u përgjigj se Shqipëria s'ka asnjë intencion ndërhyrjeje ushtarake, por ka deklaruar e deklaron se nuk do të lejojë pastrime etnike në Kosovë. Kjo do të hasë në një rezistencë të madhe në Shqipëri, por jo vetëm në Shqipëri, pasi edhe komuniteti ndërkombëtar nuk do ta lejojë një gjë të tillë.
Sa për përballimin e teknologjisë ushtarake serbe historia ka treguar se potenciali luftarak i Lirisë së shqiptarët është shumë i madh.
Duke folur për arritjet e vitit që kaloi, Presidenti theksoi se zgjedhjet e lira ishin një arritje e madhe. Fillimi i reformës gjithashtu, «Ajo erdhi si një mike e panjohur për ne; forcat demokratike treguan kurajo dhe me këtë kurajo nënshkruan marrëveshjen me FMN».
Shumica e shqiptarëve, pavarësisht nga bindjet politike, po përfitojnë nga reforma. Shqiptarët kanë marrë tokën dhe shtëpitë. Edhe treguesit kryesorë janë pozitivë; është ndalur rënia e prodhimit, Evropës dhe kapërcimin e pasojave të izolimit.
Arritje të mëdha ka në fushën e hapjes ndaj Evropës dhe kapërcimin e pasojave të izolimit.
Në lidhje me rendin ka stabilitet të theksuar në krahasim me përpara.
Ka dhe tregues që tregojnë për përmirësimin e kushteve të jetesës. Megjithatë, ka shtresa të kërcënuara dhe qeveria duhet ta dëgjojë zërin e tyre.
Lidhur me fjalët për zgjedhje të parakohshme Presidenti Berisha tha se kjo është një kërkesë që komuniste, antikushtetuese, jodemokratike dhe antipopullore. Është komuniste sepse ka qenë në traditën komuniste mosrespektimi i votës së lirë. E dhoxha mbas luftë nuk e respektoi votën e lirë dhe kërkesat e sotme janë vazhdim i asaj tradite.
Njerëz që jetojnë kriza morale fantazojnë kriza qeveritare. Kjo është antidemokratike, sepse kjo qeveri ka legjitimitetin për të qeverisur, ka shumicën dhe kriza e imagjinuar është vetëm një krizë fatale e atyre që e imagjinojnë. Kjo kërkesë është (Vijon në faqen 4)
«Socialistët» në sulm për rrëzimin e demokracisë
Socialistët përdorin si mish për top zgjedhësit e tyre.
- Nano po bën takime në Përmet, Tepelenë, Memaliaj e Gjirokastër. Rezultati i tyre do të jetë një Polican i ri apo një tjetër Bulqizë e re?
D’mri tashmë ka hyrë dhe ash-tu siç ishte parashikuar, ka mjaft vështirësi Problemet me energjinë elektrike, me ngrohjen, njerëz në asistencë e mbas dhe vështirësi të tjera. Dikush ka probleme më shumë e dikush më pak, por të gjithë kemi probleme.
Të gjithë i kishim parashikuar dhe pranuar këto vështirësi dhe sigurisht ajo që mbetej të bëhej ishte që të përpiqeshim me sa të kishim mundësi t'i lehtësonim. Qeveria bëri dhe po bën të pamundurën. Por nuk mjaftoi kjo ndodhi dhe fatkeqësia e përmbytjeve dhe veri ku ka ende familje në kushte jonormale. E përseri nuk mbetej tjetër veçse të përpiqeshim, sepse po të mos punojmë ne, po nuk u përpoqëm ne askush nuk do të na i sjellë ushqimet për jetën nga qiejt me helikopter.
Bota na ndihmon sepse i kupton vështirësitë e reformës që po kryejmë dhe po na jep dorën që dhe ne të bëhemi si Evropa. Këtë e kanë kuptuar sot shumica e shqiptarëve, sepse është e thjeshtë të kuptosh që kur kanë hedhur në mes të detit, e vetmja gjë që të mbetet është të fillosh të notosh pasi, po të rrish në vend duke u ankuar e qarë fundi del. Sigurisht që ne jemi pranë brengut se të tjerët, por ja që nga këta ata kërkojnë që në edhe këtu të mbytëmi të mos përpiqemi dhe, kur fillojmë të notojmë ata na lidhin duart, na zhysin me duart e tyre të ndyra.
«Socialistët» që gjithashtu i dinë mirë vështirësitë që na prinë ishin përgatitur dhe ata por jo si gjithë shqiptarët, për të kaluar vështirësitë por për t'i shkatërruar ato, për t'i thëlluar sa më tepër e sidomos për t'i krijuar vështirësitë të reja.
Deklaratave të bëra 6 muaj më parë se «kjo qeveri nuk e kalon dimrin e të tjerave që erdhën më parë për krizën parlamente» e për «zgjedhjet të reja në pranverë» «socialistët» dhe të tjerët që po i ndihmojnë po i bashkakanë aksionet konkrete.
Ata e dinë që dimri ishte periudha më e përshtatshme për të realizuar qëllimet e tyre antishqiptare. Kështu panaqëgësisë së na-shtëquan helmim e tyre. «Mbrojtësit» qy-shmë për vështirësitë ata i shtresave të paprivilegjuara» që jetojnë ende në vila, e ushqehën në restorante ku për një drekë shpenzohet më tepër se rroga muj-tore e një intelektuali, «shqetë-sohen» për problemet e popullit.
Po, sigurisht ata këtë «shqetësim» nuk ia shprehin popullit të Tiranës apo të Shkodrës, as të Kavajës ose Korçës sepse aty ua njohin mirë fytyrën. Ata shkojnë të hedhin helmin e tyre në Korçë, Bulqizë Ballsh, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, pikërisht zonat e vogla ku ka fituar PS të cilat bëhen dhe viktima të lojës së tyre. Poshtërsia e ka kapove «socialistë» arrin deri aty sa t'i konsiderojnë zgjedhësit e tyre si mish për top. Për ata nuk kishte rëndësi se rrezikohej jeta e minatorëve në Bulqizë por vetëm realizimi i qëllimeve të tyre. Sigurisht «socialistët» do të hidhen përpjetë nga këta akuza të pabazuara por, mos vallë është rastësi që panaqësia shpe-rthen pikërisht në ato vende ku dominojnë «socialistët». Mos vallë është rastësi që grevat shoferëve kërkesa absurdi dhe ultimatume ndaj qeverisë.
Kush mund të thotë se ka logjikë me faktin që minatorët e Bulqizës kërkojnë në mënyrë ultimative 50 dollarë në ditë pune (një kohë që prodhimi ka rënë në minimum) ndërsa në zonat e për-mbytura ka familje që mezi sigurojnë bukën e megjithatë arrijnë të kuptojnë?
Këto ditë F. Nano dhe G. Ruci po bëjnë një «turne» në zonat e tyre të «forta» si Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Gjirokastër. Në këto takime Nano thotë se këto biseda e takime nuk bëhen për fushatë elektorale (vini re fjalën «fushatë elektorale» në një kohë që zgjedhjet do të zhvillohen pas 4 vjetësh) por për të dhënë e marrë mesazhe me njerëzit. Çdo të vije mbas këtyre «mesazheve»? Një Polican i ri, apo do të përsëriten ngjarjet e Bulqizës?
«Socialistët» janë betuar se do ta rrëzojnë qeverinë në dimër, në qoftë se ajo do të ardhur. Ata e dinë që ky dimër do të jetë fundi i tyre politik në qoftë se nuk ia arrijnë qëllimit, prandaj nuk do të ndalen përpara asgjëje. Ata e kanë treguar se për se përpara krimit nuk ndalen kur është fjala për pushtet, kuajdes; zotërim socialiste; sepse nuk dihet se kë mund të godasë më fort panaqësia e popullit; ata që po përpiqen me të gjitha forcat e mundësitë të ndryshojnë gjendjen e vështirë; apo ata që; pa-sa e sollën këtë vend në këtë gjendje; tani bëjnë çështje e mundur për vazhduar veprën e tyre kriminale.
Ne e kemi thënë dhe më parë e po e përsërisim; PD dhe qeveria demokratike ka marrë votëbesimin e 70 përqind e shqiptarëve për 4 vjet; prandaj do të qëndrojë në pushtet për 4 vjet e të jemi të bindur që pas këtij 4 vjetëve shqiptarët do të jenë dhe më të vendosur që t'ia japin votëbesimin PD edhe për 4 vjet tjera; prandaj mos ndalizni zjarrë që dihet se kë mund të djegjin.
Përgjigje: Qeveria i paraqiti parlamentit programin e saj ndër të cilat kryerja e reformës në përputhje me marrëveshjen e saj me FMN.