ORGJI, KORRUPSION, KOMEDI DHE TRAGJEDI NË SKENËN E ISH Bllokut
Në ekranin e gjykatës së Tiranës, skenaristja Nexhmije Hoxha dhe plotësuesi i tekave të ish udhëheqëses së kuqe Kino Buxheli.
Gjykatës së rrethit të Tiranës i kanë dhënë për të zbardhur një pjesëz të vogël të shirit 47 vjeçar të filmit të «fëlliqësirave të ish bllokut». Dhe ky shirit për sheh Nexhmije flion nga viti 1936 e deri në vitin 1990. Kështu për të nuk do të zbardhet korrupsioni për 47 vjetët e jetës komuniste në ish bllok. Ky skenar është me meratrazh të gjatë e me shumë seri. Ka shumë skenaristë, regjizorë, aktorë, suflerë e figurantë.
E pandehura Nexhmije Hoxha si skenariste kryesore e të gjitha bë-mave të bllokut nuk pranoi dhe nuk mori përsipër asgjë. Gjithashtu edhe Kino Buxheli u justifikua se çdo gjë e kishte bërë me urdhër dhe orientim nga lart. Atëherë ditën e enën më 11.1.1993 u thirrën në sallë figurantët ose dëshmitarët të cilët ishin: Drejtorët e degës së trajtimit, financiere furnitore, guzhinierë e plot të tjerë. Gjatë dëponimeve të tyre ata hodhën dritë mbi korrupsionin që ishte kryer nga ish udhëheqës gjate periudhës 1986-1990. Doli se kubëja e kuqe për qejfet dhe tekat e tyre nuk kanë kursyer asgjë dhe s’kanë vënë ujët në zjarr për ligjet e rregullat financiare. Doli se në familjet e Çarçanit e lozhës gjate kësaj periudhe janë shtruar me dhjeta e qindra dreka, darka-koktej. Dhe në këto ziafete që pagu-men se në ziafetet e shtruara vitet e fundit ishte gjithmonë i pranishëm edhe mafiozi e mashtruesi enigmati Haxhian Sejdija. Rakikia, vera, shampanja, uiski, birra në këto ziafete shkonin lumë. Me ishin si në nerrallat e një mijë e një netëve. Kur u pyetën dëshmitarët që kishin të devuar shtruar këto dreka e darka, pse nuk zbatonit ligjet, por urdhërat e orientimet e kubësë, ai u përgjigj: Po ta bëjë një gjë të tillë të priste e zeza. Pasojat ishin të paditura dhe të pallogaritura. Kur u pyet një tjetër se a mund të abuzonte personeli mbi ushqimet shumë të zgjedhura të ish udhëheqësve, ai u përgjigj:
- Ishin mollë të ndalueme për ne. Po ti kafshonim helmoheshim me gjithë racë. Për të kontrolluar Drejtorinë e pritjes nuk lejonin asnjë kontroll nga Ministria e Financave. Veprimet e kësaj drejtorie ishin tepër sekrete. Kur kërkova një herë për të ushtruar kontroll në drejtorinë e pritjes më thn një dëshmitar, Haki Toska më nxorri përjashta me arrogancë. Edhe kur i bëra kërkesë kryeministrit Çarçani, ai ma ktheu përgjigje:
«Vetëm për Drejtorinë e pritjes nuk do të ketë asnjë kontroll, se çdo gjë është tepër sekrete». Nga kush mbahej sekret? Sigurisht nga populli, se të gjitha binin mbi kurrizin e tij skeletik. Gjatë dëshmive të dëshmitarëve të shumtë që kanë punuar në bllok doli se shpenzimet që bënin bllokmenët për të pyet e pandehura Nexhmije, se ç’ishte ky luks i paparë? ajo thon se s’ka barazi as në një vend dhe në asnjë rast. Në të gërmojnë prerallore, por ka edhe që gërmojnë nëpër kazana. Kjo ndodh jo vetëm në vendet ish socialiste, por edhe në Amerikë. Atëherë pse ma kërkoni mua barazitarizmin? tha Nexhmija e Enverit që rrënonte gjë më gjë mu popullin, që nuk e zinë gjumi për hallet e tij. O zot rakup këta njerëz. Çfarë them dhe unë? Ata s’kanë patur as turp, as mëshirë. Ata ishin sadistë e vampirë. Doli se ish kooperativista Lenka Çuko, shoferi Pali Miska e karrocieri Muho Asllani kërkuan dhe blenë me valutë jashtë. shtetit tavolina ping-pongu. Mos u çuditni. Kjo është një pjesë e vogël e skenarit që u luajt në bllok për 47 vjet në atë bllok që ishte në mes të Tiranës e ruhej nga dragojet e vigjilimit të shtetit. Kështu ka filluar filmi në bllok, në fillim, me orgji, korrupsion, komedi e pastaj vinin tragjeditë. Pjesëzën e hirit që i është dhënë për të zbardhur, trupi gjykues po e gjykon me kompetencë. Mbas kësaj në bankën e të akuzuarve do të ulen skenaristët kryesore Ramiz Alia dhe të gjithë pjesëtarët e maskaraës së madhe 47 vjeçare. Ata do të japin llogari në rradhë të parë për genocidin që kanë ushtruar mbi popullin shqiptar për tragjedinë e madhe të këtij kombi të shume
është kryer nga ish udhëheqës gjyqtarë periudhës 1986-1990. Doli se kubat e kuqe për qefjet dhe tekat e tyre nuk kanë kursyer asgjë dhe shpenzë venë në familjet e Çarçanit e Llozhës të kësaj periudhe janë shtruar me dhjetëra e qindra dreka, darka-koktej. Dhe në këto zi afete që paguheshin të gjitha nga buxheti i popullit, merreshin pjesë me qindra të ftuar. Në një rast tha një dëshmitar në një darkë të shtruar nga ish kryeministri Adil Çarçani merrnin pjesë 1250 veta. Në këtë orë orgji ishte e gjithë udhëheqja me soje e sorrollop, kriminelë ordinere e sadistë të ruajtjes së bllokut dhe të ftuar e miq të partive marksiste-leniniste, mafiozë të kuq e rrugaçë nga e gjithë bota. U për...
Çarçani, ai na ktheu përgjigje: — kontroll, se çdo gjë është tepër sekret». bëheshin mbi kurrizin e tij sekret. bllok doli se shpenzimet që bëni bllokmenët për atë plotësuar qejfet e tyre janë të pa-llogaritshme dhe të pajaginueshme. Kanë pasur vila përveç bllokut edhe në rrethe. Kur shkonin jashtë shtetit gjoja për tu vizituar shtronin dreka e darka me shpenzime të mëdha. Gjithashtu nuk mungonin edhe fëmijët e aty-re që ishin në bllok, kur prendimt e tyre shtronin zi afte jashtë. Të gjitha i paguante shteti që rripte popullin e shumëvuajtur. Kur u...
...rrugë nga e gjithë bota. U për...
Ligji i parë i vitit ’93 në ndihmë të reformës: Miratohet projektligji «për kontratën kolektive të punës»
Të hënën mbasdite Kuvendi çeli në seancë plenare javën e dytë të punës për këtë vit.
Pas diskutimit dhe miratimit të programit të punës u kalua në pikën e parë të tij: diskutimin dhe miratimin e projektligjit «Për kontratën kolektive të punës».
Gjer më sot rregullimi juridik i marrëdhënieve të punës bëhet me ligjin nr. 7526, datë 3.12.1991 «Për marrëdhëniet e punës» dhe konkretisht me nenet 15-23, që rregullojnë kontratën kolektive të punës. Në këto dispozita nuk bëhej një rregullim juridik i plotë i kontratës kolektive të punës dhe i marrëdhënieve që burojnë prej saj, ndaj ishte i domosdoshëm miratimi i projektligjit të paraqitur, aq më tepër që edhe ligji ekzistues gjerë më tash nuk është zbatuar. Për këtë po bëjmë më poshtë një paraqitje të përmbledhur të ligjit të sapo miratuar.
Në nenin 2 jepet kufizimi i kontratës kolektive si një marrëveshje ndërmjet punëdhënësve dhe të punësuarve, që rregullon marrëdhëniet juridike të punës ndërmjet tyre, si dhe të drejtat e detyrat e secilës palë.
Në nenin 4 parashikohet që kontrata kolektive duhet të rregullojë çështjet që lidhen me kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës, të drejtat dhe detyrat e ndërsjellta të palëve, sigurimet shoqërore, kushtet disiplinor për mospërmbushjen e saj etj.
Ligji përcakton që kushtet konkrete të kontratave kolektive të parashikohen në një vendim të Këshillit të Ministrave pasi të jetë konsultuar me Sindikatat.
Në nenin 5 të ligjit parashikohet që kontrata kolektive të lidhet vetëm në 2 nivele. Në këtë kuptim kontrata kolektive e punës do të lidhet në nivel ndërmarrjeje dhe në nivel dege dhe jo edhe në nivel kombëtar, siç parashikohet nga sindikatat; sipas të cilave, kontrata kolektive duhet të lidhet edhe ndërmjet tyre dhe qeverisë.
Ligji rregullon edhe problemin se cila sindikatë do të jetë në kontratën kolektive të punës. Ligji ekzistues, në nenin 5 të tij, parashikon se kontrata kolektive e punës do të lidhet ndërmjet sindikatave dhe punëdhënësve, duke mos e zgjidhur deri në fund problemin që lidh kur të punësuarit nuk janë anëtarë të së njëjtës sindikatë.
Projektet nenet 6 dhe 7 ishin parashikuar në dy variante.
Në të dy variantet ruhej ideja që kontrata kolektive do të lidhet në dy nivele: në nivel ndërmarrjeje dhe në nivel dege ndërmjet dy palëve, punëdhënësve dhe të punësuarve.
Varianti i parë që u miratua zgjidh këtë duke ju përmbajtur parimit që secila sindikatë të ketë përfaqësuesit e vet për lidhjen e kontratës kolektive. Numri i përfaqësuesve për çdo sindikatë do të jetë në raport me numrin e anëtarëve të sindikatës, duke ruajtur të drejtën që sindikata, e cila ka numrin më të madh të anëtarëve, të përfaqësohet nga një numër më i madh personash.
Për lidhjen e kontratës kolektive në nivel dege, përfaqësues të punëdhënësve janë organet drejtuese të korporatave që ekzistojnë në bazë dege. Për degët që përfshihen në sistemin buxhetor, kontrata kolektive është parashikuar të lidhet ndërmjet përfaqësuesve të punësuarve dhe ministrive përkatëse si përfaqësues të punëdhënësve.
Në nenin 9 të projektligjit gjatë diskutimit me votim u vendos që kjo kontratë si rregull të lidhet vetëm për 1 vit. Gjithashtu parashikohet që palët kanë të drejtë të zgjasin afatin e parashikuar në marrëveshje ndërmjet tyre. Këtij neni iu bë edhe shtesa: Kontrata kolektive lidhet brenda 3 muajorit të fundit të çdo viti financiar.
Procedura e lidhjes së kontratës kolektive rregullohet nga nenet 10-16.
Në këto dispozita parashikohet që, para se në palët të lidhin marrëveshjen kolektive, duhet të zhvillojnë bisedime paraprake. Secila prej palëve ka të drejtë të ketë iniciativën për të ftuar palën tjetër për bisedime paraprake çka ndryshon nga ligji ekzistues sipas të cilit projektin e kontratës e hartojnë vetëm organet drejtuese të sindikatës. Regjistrimi i kontratës kolektive të punës është parashikuar të bëhet në dy organe: në zyrën e punës për kontratat kolektive në nivel ndërmarrjeje dhe në Departamentin e Lidhjeve Profesionale në Ministrinë e Punës, të Emigracionit. Përkrahjes Sociale dhe Përndjekurve politikë për kontratat kolektive në nivel dege.
Momenti i hyrjes në fuqi të kontratës kolektive, pra çasti i lindjes së të drejtave dhe detyrimeve të ndërsjellta për palët kontraktuese është momenti i regjistrimit të saj pranë organit përkatës. Që nga ky çast fillon të ecë edhe afati i kontratave kolektive.
Në nenin 22 parashikohet edhe përfundimi ose pezullimi i kontratës kolektive në marrëdhënie ndërmjet palëve. Këtij neni iu bë shtesa: «Kontrata kolektive nuk mund të zgjidhet në mënyrë të njëanshme».
Gjithashtu është parashikuar që kontrata kolektive mund të përfundojë me kalimin e afatit, nëse palët nuk e kanë zgjatur atë me marrëveshje ndërmjet tyre, ose në datën e shpërndarjes, a të falimentimit të njërës nga palët. Edhe përfundimi i kontratës kolektive të punës është parashikuar të dokumentohet pranë organit që bën regjistrimin e saj.
Përgatiti R. SULÇE
Çian Cini i Enver Hoxhës në procesin e Tiranës
— NEXHMIJE HOXHA FLET NË GJYQ ME GJUHËN E DIKTATURËS SË KUQE —
Seanca e gjykimit të datës 12,1,1993 u mor me pyetjen e dëshmitarëve të akuzës, të gjithë të pyetur ishin: punonjës të bllokut, përveç Sokol Hoxhës që ishte bllokmen.
Dashamir Andoni në fillim tha se merrrsha me punët elektrike të bllokut. Më vonë doli, se ai merrej edhe me fotografitë e udhëheqjes dhe në fund doli si oficer i mafies së kuqe, me fuqi të jashtëzakonshme. Ai tha se atë natë që e pashë se ishte në rrezik të digjej Blloku, lajmërova komandantin e trup rojës për të ndjegur dokumentacionin. Ai e zbatoi urdhërin tim dhe dogji proces verbalet dhe blloqet personale të rojëve.
— Po është e vërtetë tra Nexhmija, - e egërsu- ar në fytyrë.
— Po është e vërtetë tha Nexhmija, - e egërsu-ar në fytyrë. Kjo ka ndodhur një ditë pas rrëzimit të përmendores së shokut Enver, atë ditë që tur-mat me huliganë rrethuan Bllokun tonë.
Nexhmija dëshmoi se atë natë ka ndenjur gjithë natën për sistemimin e dokumentacionit të familjes Hoxha për ta fshehur se kërkonohë të binte në duart e turmës. Ç’ishin këto dokumente sekrete dhe ku u çuan?! Prokurori i çështjes Teodor Mosko ndërhyri dhe i hoqi vërtetën të pandëhurës për fjalorin e prepotencën e dikurshme.
Gjatë pyetjeve u hodh dritë dhe u bë e qartë se drita e diellit, se drejtorja e pritjes për trajtimin e bllokmenëve ishte tabu. Këtë e thonë me gojën e tyre të gjithë drejtorët e drejtorive e të nëndegëve të financës e të ministrive. Fjala e familjarëve të bllokut s'pyeste as për zot e as për ligj.
Nra pyetjet që ju bë dëshmitarit Sokol Hoxha, birit të diktatorit Enver Hoxha dhe të Ciançinit të Tiranës doli, se ata talleshin me valutat që ishte djersa e popullit. Sokoli shkonte jashtë me shërbim nga puna e tij, për këtë shërbim merrte dhe nga drejtoria e pritjes. Përveç këtyre u jepeshin dollarë për takat e hanëmëve të haremit të bllokut. Me valutë blinin jashtë me çmime të larta artikuj kozmetikë dhe rroba për madamat e bllokut. Simbas dëshmive dolën se ata harxho-nin shumë valutë për ilaçet e së gjithë familja pa-ska nënë me sëmundje të shumta. Koleksion se mundësish. Bile një ilaç ishte shumë i shtrenjtë jashtë, ilaç i rrallë. Dhe kur u pyet Sokoli se i kishte emrin ilaç, e pandëhura Nexhmije u ngrit dhe tha të mos tregohet emri i ilaçit. Çift ky ilaç?!
Ndoshta ndonjë narkotik për nxitje seksuale. Gjykqi vazhdon me pyetjen e dëshmitarëve.
— A do të zbardhet i gjithë skenari i oktapodit të kuq?
VËZHGUESI
...si nga puna e tij, për këtë shërbim merrte dhe Gjykj vazhdon me pyetjen e dëshmitarëve.
Mbërriti në vendin tonë ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, njofton se,
Mbërriti për një vizitë pune në vendin tonë ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, dr. Ali Akbar Velajati, në krye të një delegacioni.
Në aeroportin e Rinasit ai u prit nga ministri i Punëve të Jashtme, Alfred Serreqi, dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie.
— BISËDIME NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME —
Në Ministrinë e punëve të Jashtme u zhvilluan bisedime midis delegacionit shqiptar, të kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme Alfred Serreqi dhe delegacionit iranian, të kryesuar nga ministri i jashtëm dr. Ali Akbar Velajati.
Në emër të qeverisë shqiptare ministri Serreqi falënderoi palën iraniane për ndihmat që ka ofruar për të përkrahur ngjarjet e ndryshimit, duke shprehur mirë-shirën dhe gadishmërinë për një bashkëpunim më të madh në fushat e shkencës, teknologjisë, dhe kulturës. Në këtë kuadër nga të dy palët u vlerësua lart e grupit të ekspertëve për bashkëpunimin ekonomik.
Lidhur me krizën në ish-Jugosllavi ministrat shprehën pikëpamje të njëjta për zgjidhjen e saj me mjete politike.
Zoti Ali Akbar Velajati u prit edhe nga zëvendëskryeministri i Republikës së Shqipërisë, zoti Rexhep Uka.
(ATSH)
Gjan Gji i Enver Hoxhës
Disa pyetje që duan përgjigje nga zonja Nexhmije Hoxha
Sa prindër pa fëmijë ke lënë ti?
Sa familje jetimë dhe pa çati?
Sa motra pa vëllezër, sa?
Sa burra pa motra dhe pa gra?
Sa vatra shove që në mëngjes?
Sa dashuri këpute në mes?
Sa zemra nxive si shark?
Sa jetë mbyte që në bark?
Sa varre ke lënë pa errta?
Sa meshkuj, dhe sa femra?
Sa helmova ditën, dhe sa natën?
Sa vëllërrakëve u kallë ditën?
Sa zhduke me të stisurit gjyqe?
Sa minare dogje, dhe sa kryqe?
Sa për shokun Tito bërë kurban?
Sa për Mao Çedun vëllanë?
Sa për të Stalinit mustaqe?
Sa për alengje, dhe sa për rrage?
Sa djem e vajza vure në litarë?
Sa mbyte në puse, dhe sa në zjarra?
Sa shokë të njohur në hell i poqe?
Sa mike, dhe sa shoqe?
Sa punëtore, dhe sa fshatarë?
Sa artiste, dhe sa shkrimtarë?
Sa ushtarë, dhe sa gjeneralë?
Sa bashkëkombas rënjëdalë?
Sa dete gjaku ti ke pirë?
Sa ton flori ne na ke fshehirë?
Sa vjet dërove Shqipërinë?
Sa si Helenë, sa si Cian Cini?
Sa zagarë patë rritur?
Sa të blerë e sa të shitur
Për këto na fol, e zgjyre e çdo zgjyre,
O mënxyra e çdo mënxyre.
COBO SKËNDERI