NGA PUNIMET E SESIONIT TË 16-të TË IFAD-së NË ROMË
“Qeveria shqiptare po konsolidon komponentët bazë të reformës në bujqësi”
Tiranë - Më datën 20 janar filloi në Romë sesioni i 16-të i Këshillit të Guvernatorëve të Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD), ku merr pjesë edhe një delegacion shqiptar, i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme; zoti Alfred Serreqi,
Sesionin e përshëndetën Presidenti i Senatit të Republikës Italiane, Xhovani Spadolini dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Emilio Kolombo, të cilët, pasi vlerësuan aktivitetin e kësaj organizate, përshëndetën dhe anëtarësimin e Shqipërisë në të.
Në seancën e deklaratave të vendeve anëtare, mbajti një fjalim edhe kryetari i delegacionit shqiptar, zoti Serreqi, i cili shprehu falënderimet e qeverisë për anëtarësimin e Shqipërisë në IFAD dhe gatishmërinë e saj për të vendosur lidhje të ngushta e të frytshme bashkëpunimi.
Gjatë punimeve të sesionit, zoti Alfred Serreqi pati takime të veçanta pune me drejtues të këtij Fondi, me të cilët diskutoi mbi realizimin e disa projekteve në fushën e bujqësisë në ndihmë të bujqve privatë, nëpërmjet zhvillimit të sistemit të kreditit, për investime në fushën e ujitjes dhe për të ndihmuar familjet fshatare të zonave malore.
Për të diskutuar për problemet teknike të këtyre projekteve, në muajin shkurt do të vijë në Shqipëri Misioni i Ekspertëve të Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë.
(ATSH)
Të rinjtë duhet të zënë vendin që u takon në DEMOKRACI
U MBLOD H KËSHILLI KOMBËTAR I FRPD
Të enjten më 21 janar në sallën e Muzeut Kombëtar u mblodh Këshilli Kombëtar i Forumit Rinor të PD.
Në mbledhje merrnin pjesë anëtarët e Këshillit Kombëtar të zgjedhur në Kongresin e I të FRPD dhe të ftuar. Sipas rendit të ditës Kryetari i Forumit z. Lika mbajti raportin mbi platformën politike të FRPD ku u theksua roli që duhet të luajë në të rinjtë demokratë në nxitjen dhe mbarëvajtjen e reformës. Një nga pikat kryesore të raportit ishte pasurimi i PD me anëtarë të FRPD. U bë vërejtje për faktin që pjesëmarrja e të rinjve në Këshillin Kombëtar të PD dhe Parlament është fare e vogël. Problem tjetër që u ngrit ishte forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe thema mafies komuniste ku u ndërmjet të tjerave u theksuan aktivitei i firmës ADA Air. Gjithashtu në raport u theksua mbështetja që FRPD i jep Presidentit por u kërkua të merren masa të nevojshme në qeveri dhe kundër korrupsionit. Duke folur për ecjen e ngadaltë të reformës në drejtësi u kërkua largimi nga posti i ndonjë ministri. Në këtë aspekt përmendet dhe gjyqi i Shkodrës dhe i N. Hoxhës i cili u quajt një farsë: «N. Hoxha duhej dënuar për genocid dhe jo thjesht për shpërdorim ekonomik...» Krijimi i biznesmenëve të rinj dhe të ndershëm, të cilët duhet të formojnë klasën e kapitalistëve të rinj duke ju kundërvënë atyre afarisëve të kuq, të cilët po pasurohen me forma të paligjshme. Më pas, z. Ganaj lexoi disa ndryshime në projekt statutin e FRPD, ku ndër të tjera u zgjerua kufiri moshor për pranimin në FRPD nga 15-35 vjeç vetëm në klasën që 15 vjeçarët do të konsiderohen simpatizantë pa të drejtë vote. Gjithashtu u propozua që Forumi të mos anëtarësojë, femijët e ish-kryekoministë. Për të përshëndetur Forumin e mori fjalën dhe përfaqësuesi i Fondacionit Hans Seidel, z. Mikail Kozmala i cili, duke mbështetur këtë lëvizje demokrat, z. Mikail Kozmala i cili përkrah edhe mbështetjen që ky fondacion i ka dhënë dhe do t’i japë FRPD në luftë kundër komunizmit për vendosjen e demokracisë. Ndër të tjerët z. Kozmala përmendi vizitat që do të bëjnë së shpejti në Shqipëri z. Alois Braun ish-aktivist i rinisë kristiandemokrate dhe kreu i djathtë i Ministrit të Financave në Republikën Gjermane si dhe vajza e mikut të nderuar të Shqipërisë të rridhjet Jozef Shtraus, Të dy kanë miq kaq shprehur dëshirën të takohen me anëtarët e FRPD, (teksti vijon jashtë pamjes) Në fund pas diskutimeve u zgjodh kryesia e re e Forumit, Korresp. i «RD»
Forumit, Korresp. i «RD».
Mbrohet formimi i Partisë ALTERNATIVA REPUBLIKANE
Tiranë - Më datën 15 janar 1993; ministri i Drejtësisë, pasi konstatoi se dokumentet e paraqitura nga Komisioni Nismëtar për formimin e Partisë Alternativa Republikane janë në përputhje me kërkesat e ligjit «Për dispozitat kryesore kushtetuese», si dhe të ligjit «Për partitë Politike», miratoi krijimin e kësaj Partie,
(ATSH)
Lendet Austrike në ndihmë të shkollave të Shqipërisë Veriore
Vjenë, Sikurse bën të ditur Ministria e Jashtme austriake, Landi i Austrisë së Sipërme dhe ai i Salzburgut, kanë ndërmarrë një aksion ndihme në favor të disa shkollave në rajonet veriore të Shqipërisë,
Rezultatet i këtij aksioni është grumbullimi deri tani i 1000 tavolinave, 700 dollapëve e pajisjeve të tjera shkollore, të cilat do të nisen me kamiona për në Shqipëri planifikuar për muajin e ardhshëm. Pala austriake bëri të ditur se ajo mban lidhje të vazhdueshme me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë lidhur (teksti vijon jashtë pamjes)
(ATSH)
«Socialistët» në mbrojtje të pseudohistorisë
Nga Kuvendi Popullor
«Harxhojmë gjithë atë kohë për ligje pa rëndësi dhe nuk përfillim të tjera shumë më të rëndësishëm, kështu u shpreh «i dëshpëruar» një prej deputetëve socialistë të merkuren pas maratimit në Kuvendin Popullor të projektligjit për statusin e invalidit të Luftës Antifashiste Popullit shqiptar. (?)
Nuk dëshiroj t’i bëj koment nëntekstik të kësaj thënieje, por po ju sjell «tekstin» prej diskutimit në parim dhe në për nen të këtij projektligji të «parëndësishëm».
E pra, projektligji kishte ardhur me titullin «Për statusin e invalidit të Luftës Antifashiste NACL të popullit shqiptar».
Për t’i dhënë hapësirë dhe përmasa të plota së vërtetës së luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve nazifashistë, deputetja Rushen Golemi, duke shprehur edhe mendimin e grupit të PD, propozon që në vend të pjesës «... Antifashiste NACL të popullit shqiptar», në të vendoset «... kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar».
Reaksioni ishte i menjëhershëm nga krahu i majtë: Dokle, Lakrori, Ulqini, Agolli, u hodhën në «sulm» në mbrojtje të «legjendës politike enveriane». «Lufta NACL është e njohur nga bota dhe ne nuk kemi të drejtë që t’i revizionojmë më», Ky ishte pak a shumë thelbi i «mbrojtjes» së tyre.
Për të kundërshtuar këtë «mbrojtje» dhe pseudohistorinë politike komuniste, prej deputetëve të PD u sollën shumë raste demaskuese të karakterit politik të ngjyrues të saj. Mund të përmendim
Në vazhdën e «spektatorëve» të dëshmuar (më) «STABILIZUES» - një tjetër i tipit MIX
- Rrëzohet mocioni i mosbesimit ndaj Këshillit Drejtues të RTV; po ashtu; rrëzohet edhe mocioni i mosbesimit ndaj Ministrit të Punëve të Jashtme -
la kohë e mjaftueshme komisioni drejtues të mblidhej e të gjykonte për këtë rast dhe, në se kish shkelje ligjore, të merrte masat sipas kompetencave dhe rregulloreve së RT. Por misioni u shpall me ngut si një eureka, si një qëllim i paracaktuar, si një pretekst për të kërkuar shkarkimin e këshillit drejtues. Kjo është sa tendenciozë aq edhe absurde.
Qëllimi është i qartë e i dukshëm: Të godasin e të rrëzojnë punën e mirë të RT, të ndryshojnë, këshillin drejtues ekzistues dhe drejtuesit e RT më të tijërë njerëz të përshtatshëm për ta ose të barazvlefshëm me ta.
Shqipërinë e re demokratike nuk e ka ndihmuar (bile e ka paraprirë askush më shumë se Radiotelevizioni. Dhe, në këtë plan, ky institucion nuk ka kandiduar. PD për Shqipërinë, demokratizaci, së ardhmes. Radiotelevizioni ka qenë dhe mbetet gorria, si zëri syri që l vjen era Shqipërisë, komb, kulturë, unitet, perspektivë, shpresë. Çdo ditë, padyshim të gjithë në, pasi jemi ndodhur nga balterat e fjalëve dhe shkrimeve, shpesh antikombëtare, antikulturore, kemi nxituar për të shpëlarë shpirtin në atë masë sa mund ta bëjë këtë ekrani i TV. Por varet se si e shoh ekran, varet sa je i baltosur, sa thellë e ke baltën, në mish apo në shpirt. Ama, ka njerëz që nuk i shpëlan as Paqësori, jo më televizori.
Nga deputeti NDUE GJIKA
- Demokracia nuk bëhet me marlshe -
Edhe pse në këto kushte, ata (RTV) kanë arritur t’ia krijojnë fizionominë e duhur televizorit dhe radios tonë të brendshme e të jashtme, të cilët për dekada të tëra transmetuan më tepër «marrshe e lajme», si në kohën e Hitlerit, se sa i lanë hapësirë informacionit, argëtimit dhe formimit intelektual.
A ka të meta RTVSH?
Qëndrimi nihilist, tendencioziteti klasor dhe fryma e luftës së klasave që u manifestuan sot, bënë atë efekt që kanë bërë tash 50 vjet; frenojnë edhe ato mendime që mund të shtroheshin në një situatë me frymë të vërtetë konstruktive.
Siç shihet, nuk jam dakort me atë baltë që deshën të hedhin mbi këtë institucion deputetët socialistë e disa të tjerë. Kjo praktikë është një vazhdë që tregon për synimet dhe strategjinë e tyre: «të mbyllin dyshimin; mosbesim e pakënaqësi në popull». Këtë kërkojnë të bëjnë edhe RTVSH ashtu siç vepron shtypi partiak i PS dhe shtypi tjetër që u bie daulleve të saj.
Nga deputeti TONIN ALIMEHILLI
- «E pur si move» -
Pyetë mjeshtrat e mocioneve:
Ku qëndron shtremërimi i fakteve kur paraqitet në ekran mitingu historik i korrikut 1990?
Ç’shtrembërime pat paraqitja televizive e deklaratës së presidentit alternativ para presidentit komunist-socialist?
Po gjyqi politik i PD në qeverinë e stabilitetit e djeja së gjalli e 40 e ca vjetave në Fushë Arrëz ç’shtrembërime kishte?
Zotërinj të mocionit! mos i shikoni gjërat nga pozita tuaj sa do t’ju duken të shtrembëra gjithnjë!
Duke përfunduar, shpreh mendimin se mocioni kundër këshillit drejtues të RTV është veçse një modifikim i inkuizicionit 47 vjeçar.
Ndaj, drejtuesve të këtij institucioni i mbetet t’i përgjigjen akuzave të pabazuara të portave kronikë të socializmit me shprehjen e njohur «E pur si move».
(Vijon në faqen 3)
E enjta mbase ditë t’i kushtohej seancës së pyetjeve dhe një mocioni mosbesimi ndaj Këshillit Drejtues të RTV, të përfaqësuar në këtë seancë nga Drejtori i Përgjithshëm z. Skënder Buxpapaj ndaj pyetjeve të drejtuara me shkrim qysh më parë prej të tre grupeve kryesore parlamentare, 25 të tilla nga grupi i PD, 39 nga i PS dhe 7 nga i PSD.
Në këtë përgjigje u soll informacion mbi gjendjen aktuale të RTV, strategjinë, reformën, perspektivën, marrëdhëniet me botën, kombëtaren në të etj.
Është për t’u theksuar tendencioziteti dhe karakteri denigrues i pyetjeve të grupit të PS. Është për t’u theksuar gjithashtu se pothuajse për të 39 përgjigje pati replike nga autorët socialistë të pyetjeve.
Pa: një pushimi të shkurtër, u vazhdua me leximin e mocionit të mosbesimit nënshkruar nga zotërinjtë T. Keko, A. Imami, J. Jupe, G. Pashko, P. Teta, P. Milo, S. Gjinushi, G. Apostoli, K. Marakjardhi dhe Sh. Vukaj, një grup «mix» me se origjinal.
Në mocion akuzohej RTV për mungesë informacioni, paaftësi, shtrembërim të së vërtetës, politizim të drejtuesve, shkelje nga drejtori të të drejtave, të punonjësve, politikë personale etj.
Pas leximit të mocionit, zoti Keko diskutoi në një gjuhë tendencioziteti ekstrem, kërcënimi, tingëllimi prangash për burgosje të drejtuesve, fyerse, dezinformuese e gjerë në akuzën për bajraktarizëm në RTV.
Pas tij diskutuan edhe rreth 30 deputetë të tjerë nga grupe të ndryshme parlamentare.
Me poshtë po paraqesim pjesë nga disa prej diskutimeve të deputetëve të PD.
Nga deputeti URAN BUTKA
- «Edhe dieli edhe hëna nuk janë pa ndonjë njollë mbi faqe» -
Mocioni mban datën 15.12.1992, pra dy ditë pas transmetimit të programit «Pranverë në dimër», nga i cili merr shkas. Pra, nuk iu
MESAZH
I PRESIDENTIT BERISHA PËR PRESIDENTIN E RI TË SHBA BILL KLINTON
20 Janar 1993
I nderuari zoti President,
Në emër të popullit shqiptar ju, dërgoj Juve përshëndetjet më të përzemërta me rastin e inaugurimit tuaj si President i 42-të i SHBA.
SHBA kanë qenë një faktor vendimtar në rrëzimin e komunizmit, i cili ishte eksperimentimi më tragjik që ka përjetuar ndonjëherë njerëzimi. Gjatë gati 50 vjetëve të regjimit më të egër komunist të Evropës Lindore, shpresat e popullit shqiptar për liri nuk u shuan në sajë të Amerikës e vendeve të tjera demokratike. Dhe tani që po dalim nga gërmadhat e sistemit totalitar krejtësisht të dështuar, SHBA vazhdojnë të na japin shembullin e lirisë e iniciativës, kreativitetit dhe ndërgjegjes. Brezi i sotëm dhe brezat e ardhshëm do të jenë gjithmonë mirënjohës.
Unë jam krejtësisht dakord me Ju kur thoni se këto ndryshime sollën pranverën. Ne shpresojmë e besojmë se SHBA nën udhëheqjen Tuaj do të vazhdojë të ndihmojë shqiptarët dhe popujt e tjerë të vendeve ish-komuniste që lulëzimi i shpresave e idealeve, sidomos i atyre të rinisë, të mos venitet për shkak të hijeve të lena pas. Për këtë Ju do të keni bekimin e Zotit dhe mirënjohjen tonë.
Zoti President, në nesërmen e nënshkrimit të Paktit të Atlantikut Verior, Presidenti i madh Truman i pyetur se çfarë do të bënte NATO me këto dy shtete me të cilët luftuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u përgjigj se, gjëja më e mirë është që të bëhen si ne. Unë kam besim se, në rrugën e paraardhësve tuaj të mëdhenj Harry Truman dhe John F. Kennedy, do t’i ndihmoni popujt që përjetuan diktaturat të ndërtojnë shoqëri të bazuara në parimet dhe vlerat universale, mbi të cilat është ndërtuar demokracia amerikane.
Lidhjet midis dy vendeve tona përfshijnë edhe komunitetin amerikano-shqiptar, i cili gjatë këtij shekulli është një burim i madh ndihme dhe mbështetjeje. Mendoj se është e saktë po të themi se vendet tona kanë një lidhje të vjetër e të veçantë, sidomos qysh kur Presidenti Woodrow Wilson, një demokrat, e shpëtoi Shqipërinë nga shpërbërja pas Luftës së Parë Botërore. Mbështetja amerikane për Shqipërinë ka qenë gjithmonë nga të partitë dhe unë do të doja të kisha me Ju të njëjtat marrëdhënie të shkëlqyera që unë pata me Presidentin George Bush. Unë shpresoj që në të ardhmen e afërt të kemi mundësinë për t’u takuar bashkë, për të diskutuar mbi çështjet e ngushta të Ballkanit.
Zoti President,
Ju vini në një detyrë për t’u marrë me një seri krizash ndërkombëtare, por jam krenar i bindur se Ju do të jeni i suksesshëm në trajtimin e tyre.
Dua t’ju siguroj se pozitat tona mbi krizën në Ballkan është mjaft e qartë, sepse për shumë arsye Shqipëria është kyç për problemet e rajonit. Shqiptarët gjatë historisë së tyre janë ndarë në katër shtete të ndryshme dhe tani janë populli më i kërcënuar në Ballkan. Gjithçka që ne duam është paqja, stabiliteti, respektimi i të drejtave tona, prosperiteti ekonomik. Por, fat të keq kriza po i zë tërë perspektiva.
Ne i jemi mirënjohës qeverisë amerikane për paralajmërimin e bërë Serbisë në lidhje me Kosovën. Ne ndjehemi shumë pranë shqiptarëve në këtë vend të trazuar dhe mbështesim luftën e tyre paqësore për të drejta kombëtare e njerëzore, demokratike e vetëvendosje në përputhje me parimet e KSBE e Kombeve të Bashkuara. Shpresoj të bashkëpunoj me Ju për të arritur një zgjidhje të drejtë.
Tani që Ju merrni timonin e superfuqisë botërore, dua t’Ju uroj sukses, paqe e prosperitet. Zonja Berisha dhe unë ju dërgojmë urimet më të mira. (Pjesa e mëtejshme e mesazhit është jashtë pamjes.)