DELEGACIONI SHQIPTAR NË FORUMIN EKONOMIK BOTËROR
– Nga takimet e Presidentit Berisha me personalitete të ndryshme –
Presidenti i republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, pasi mbajti fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror të Davos, po më 30 janar pati takime të veçanta me zëvendëspresidentët e Komitetit të Komunitetit Evropian, zotërinjtë Leon Bridell dhe Van Den Brok, me të cilët diskutoi për vazhdimin e kontakteve dhe intensifikimin e tyre midis Shqipërisë e Komunitetit Evropian, për zgjidhjen edhe problemet e Ballkanit, si dhe situata e rëndë në Kosovë. Presidenti shqiptar kërkoi edhe njëherë dërgimin e trupave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Kosovë për parandalimin e shtrirjes së konfliktit. Pasi vlerësuan politikën e ndjekur nga Shqipëria zotërinjtë Bridell dhe Van Den Brok, deklaruan se do të vazhdojnë punojnë për integrimin e Shqipërisë në strukturat evropiane, si dhe për shmangien e konfliktit në Kosovë.
Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, zoti Zhak Atali, në takimin që pati me Presidentin Berisha, i deklaroi atij se, Banka që drejton ai do të financojë projekte në bujqësi dhe në infrastrukturë në Shqipëri. Për realizimin e financimit të etyre në një kohë sa më
(Vijon në faqen 4)
A DUHET DHE A MUND TË ZGJIDHET GJITHÇKA ME GREVA?
– Gabojnë ata që mendojnë se me greva mund të zgjidhin çdo kërkesë absurde por...
– Gabojnë qeveria dhe parlamenti në qoftë se nuk zgjidhin kërkesat e drejta dhe të mundshme për t’u zgjidhur.
– Kurdo të miratohen ligji për pronat? Mos pritet grevë e ish-pronarëve për këtë?-
Greva është nga format demokratike të protestës, por ajo mbetet e tillë vetëm atëherë kur zhvillohet në bazë të ligjeve dhe e mbështetur mbi kërkesa reale të arsyeshme. Gjithmonë të ekzistojnë kërkesa që cilido të jenë të pakënaqur nga një vendim apo një ligj i caktuar sepse asnjëherë interesat e të gjithëve nuk mund të jenë të njëjta.
Prandaj nuk do të thotë që kjo të bëhet shkak për të filluar një grevë. E keqja është që tek ne ka filluar të krijohet psikozë se mjafton të hysh në grevë uri dhe mund të zgjidhësh çdo kërkesë. Por tashmë në Shqipëri ekziston një ligj mbi grevat i miratuar në parlament dhe si gjithë ligjet e tjera duhet zbatuar. Kështu gabojnë ata që mendojnë se duke vepruar në kundërshtim me ligjin do të zgjidhin çdo kërkesë absurde që mund t’u lindë në kokë. Të veprosh kundër një ligji të miratuar në parlament do të thotë të veprosh kundër interesave të pjesës tjetër të popullsisë. Dhe ndonëse në ndonjë rast këto akte nisen nga ndonjë grup në parlament ato mbeten një gjë e realizuar vetëm «në harresë» prej parlamentarëve apo qeveritarëve.
Pse duhet që të hyjnë në grevë urie ish të burgosurit politikë në Shkodër për t’u miratuar vendimi i pafajësisë së tyre?
Pa dashur të mohoj punën e parlamentit duhet theksuar se po bëhet absurde mungesa e herë pas hershme e deputetëve aq sa nuk është e mundur të miratohen ligjet. Shto këtu dhe veprimtarinë e qëllimtë penguese të grupeve të ndryshme të cilët preferojnë të merren seanca të tëra me mocione, seanca pyetjesh etj. Qëllimi i tyre del i qartë kur kërkojnë brenda një jave mocion mosbesimi për të njëjtin ministër.
E pra njerëzit presin. Ka ende ligje tepër të rëndësishme për t’u miratuar. Ç’po bëhet me ligjin e pronave? Çfarë pritet ende që ai ligj të miratohet apo që pronarët të fillojnë greva urie e protesta të hapura. Kemi pritur prej kohësh se do të kthejmë shtëpitë dhe ato prona që mund të kthehen dhe vonimi i miratimit të këtij ligji po sjell acarime sociale krejtësisht të kota. Mos vallë du-
kërkesë absurde që mund t’u lidni në kohë. popullsisë. Dhe ndonëse në ndonjë rast këto akte nxiten nga ndonjë grup në parlament ato mbeten njësoj akte paligjshmërie, siç ishin greva e Bulqizës apo ajo e Ballshit.
Por ka raste krejt të kundërta kur kërkesa të drejta dhe plotësisht të mundshme për
SHPËRBLIMI: damka e tradhtarit dhe shumë vjet burg
Letër e HALEM XHELOS drejtuar ENVER HOXHËS dhe MEHMET SHEHUT
I dashur shoku Enver Jemi një grup komunistash ushtarake e civila që kemi luftuar që e duam partinë, pushtetin e popullin tonë, por duke parë se këto po rrezikohen vendosëm t’ju shkruajmë juve që të vini dorë para se të jetë bërë vonë. Ju kemi vendosur që të bëni një mori vendosën: si, uljen e rogave, dërgimin e kuadrov? në kazmë, heqjen e gradave, veshjen me uniforme kineze etj., etj. «Fshatarësisë po i rrëmbehet gjishka dhe janë katandisur më ditë të hallit për bukën e gojës. Punëtorët duhet të punojnë prej mëngjesit e gjer në mbrëmje për të realizuar normat e larta. Shkurt, të gjitha shtresave të popullsisë po u shtrëngohet litari për fyti. Përse të gjitha këto mbas 22 vjetësh çlirim? Tani të gjithë mendojnë për të ardhshmen çdo bëhet. Asnjëri nuk e ka në nesërmen të sigurtë. Armiq të rrezikshëm na rrethojnë, por me këtë valë pakënaqësie që ka përfshirë të gjithë popullsinë, vështirë të mbrohet pushteti. Përse të rrezikohemi për një pushtet e parti që nuk mendojnë fare për ne. Kur të sulmojë greku, serbi apo djalli vetë, djemtë e ndrabij ju vetë Republikën sepse neve nuk kemi se ku të shkojmë. Neve këtu s’duam që të vënë në burg, i amnatuara sot ndoshta nesër do të jenë të pandreqshme. Vini dorë sa nuk është bërë vonë. Mos i nënvleftësoni këto mendime, këto mendime që ju a thonë shokët tuaj. Këto qarkullojnë në masën më të madhe të komunisteve dhe veçanërisht të kuadrove. Po të reagoni drejtë ne kurrë nuk do të mendojmë se «ja u tërhoqën nga presioni», por do themi udhëheqja dëgjoi zërin e masës. S’ka çudi të qeshni me këto mendime. Një ditë do na japni të drejtë! Me nderime dhe respekt Një grup kuadrosh ushtarakë e civila P.S. Pas ekspertizave të specialistëve u zbulua se autori i kësaj letre ishte një njeri, gjenerali Halim Xhela, Hero i Popullit. Letra e tij ishte një shuplakë e fortë për vijën enveriane dhe demagogjinë e tij. Zeusi urdhëroi ndëshkimin e menjëhershëm e pamëshirshëm të Halim Xhelos. Edhe pse ai diltë hapur mëbrojtje të popullit, gjyqi e dënoi rëndë me formulën «Në emër të popullit». Sidoqoftë edhe kjo e vërtetë e tmerrshme tani na zbulohet lakuriq, duke zbuluar e demaskuar edhe më shumë fytyrën e vërtetë të Enver Hoxhës. Koha i dha të drejtë Halim Xhelos.
h[?]ojnë, pushtet e parti që nuk mendon vetë, delni e mbronji ju vetë Republikën sepse neve nuk kemi përse të rrezikohemi. Juve keni vënë triskëtimin e heshtur. Bukë, djathi, makaronat, vaji etj. jepen vetëm në bazë të regjistrit. Dhe mos harroni se pakënaqësitë nuk janë më armiqtë e kla-
personal, mandej shkoni në fshatra, pa i lajmëruar që të presin dhe do të shihni ku është katandisur fshatari jonë, sa keq jeton populli dhe oficerët që do të mbrojnë Republikën!
Jo me konferenca, por në dorë opinionin e vërtetë të masës vini në votim të fshehtë këtë reformë në ushtri e në popull dhe kërkoni këtu do të merrni atë që mendojnë njerëzit, mbështetjen që trumbetoni ju. Në konferenca të hapta njerëzit nuk mund të thonë lirrisht atë që mendojnë
të hanë kinëzet... pa tjetër do të hamë edhe neve. Këto janë kulmi i servilizmit, kopjimeve dhe varrim i çdo gjëje nacionale, i çdo gjëje kombëtare. Ne po hu- mbasim çdo gjë, çdo krenari si popull e si komb. Këto nuk ju thuhen juve haptas por të gjithë i bisedojnë midis shokësh të vërtetë ku kanë besim.
Vetëm ju shokët e udhëheqjes duhet t’i mendoni thellë këto çështje dhe mos lejoni që të rrëzikohen fitoret tona. Këto hapa të
Kryeministri A. Meksi u nis për një vizitë në Itali
TIRANË, 31 janar. Kryetari i Këshillit të Ministrave, Aleksandër Meksi, u nis për një vizitë zyrtare në Itali.
Para nisjes në aeroportin e Rinasit, ai dha këtë deklaratë për shtypin:
«Po shkoj në Itali për një vizitë pune, qëllimi i së cilës është shqyrtimi i problemeve që ka Qeveria Shqiptare me qeverinë Italiane në fushën e bashkëpunimit ekonomik. Do të takohem me kryeministrin italian, me ministrin e Financave të Jashtme, ku do të trajtojmë probleme të veçanta të bashkëpunimit ekonomik, të komisionit të përbashkët shqiptaro-italian që është ngritur para disa muajsh, probleme që kanë ngecur e që kërkojnë shtytje. Po ashtu, do të shohim mundësinë e marrjes se një kredie ndërqeveritare, qëllimi kryesor i së cilës është rindërtimi i aeroportit të Tiranës, investimet për rrugët iruget dhe problemet të tjera të infrastrukturës. Gjithashtu, do të takohem me Shënjetrin e tij, Papa Gjon Pali i II. Ndërkohë, do të kem kontakte me drejtues të Partisë Demokratike dhe të strukturave të tjera ekonomike të Italisë. Mund të them se, qëllim i kësaj vizite është forcimi i lidhjeve tona ekonomike dhe politike me Italinë.»
(ATSH)
Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori u nis për në SHBA
TIRANË, Me ftesë të Qeverisë Amerikane, kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, u nis për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai do të marrë pjesë në N[?]ëshënjellë Bejer Brekfest, e njëkohësisht do të bëjë vizita në komunitetin shqiptaro-amerikan.
(ATSH)
Kuvendi Kombëtar i Intelektualëve shqiptar
Qëllimi i mbajtjes së këtij kuvendi mbarëkombëtar ishte krijimi i bashkimit të intelektualëve shqiptarë, duke shkruar në një të vetëm forumin e intelektualëve shqiptarë, forumin e intelektualëve të Kosovës dhe unionin e intelektualëve të shqiptarëve në Maqedoni.
Ky bashkim - tha në fjalën e tij të hapjes, kryetari i forumit të intelektualëve shqiptarë, Z. Pandeli Cina - do t’i shërbejë ecjes bashkarisht në rrugën drejt realizimit të aspiratave të mbarë popullit shqiptar për bashkimin e tij shpirtëror, kulturor e kombëtar. Në këtë kuvend përshëndeti në fillim kryetari i unionit të intelektualëve të shqiptarëve në Maqedoni, z. Xhavit Gega.
Ai u ndal në mundësinë që ka shtrirja e veprimtarisë së intelektualëve në të gjitha sferat, në shërbim të bashkërendimit dhe futjen e Shqipërisë në lëvizjen e vendeve të zhvilluara demokratike. Në emër të forumit të intelektualëve të Kosovës, përshëndeti kryetari i tij, z. [?] Kelmendi.
Ai vlerësoi rolin e inteligjencës në mbrojtjen e çështjes kombëtare duke theksuar prirjen që ka ajo drejt së vërtetës, lirisë dhe të drejtës.
Në këtë kuvend merrnin pjesë dhe përshëndetën Gjergj Gjikaj në emër të intelektualëve shqiptarë në Mal të Zi Mexhit Mehmetit të intelektualëve të Preshevës, si dhe përshëndetjen u bë edhe nga diaspora shqiptare në SHBA, etj.
Pastaj u paraqitën dhe u miratuan programi dhe statuti i Bashkimit të intelektualëve shqiptarë dhe në fund u zgjodh kryesia e këtij Bashkimi.
Në kryesi u zgjodhën tre kryetarët e forumeve të mëparshëm, respektivisht Pandeli Cina i forumit të intelektualëve shqiptarë, Rexhep Qosja i forumit të intelektualëve të Kosovës, i cili nuk mundi të marrë pjesë dje në këtë kuvend dhe Xhavit Gega i unionit të intelektualëve shqiptarëve në Maqedoni.
Korresp. «RD»