03/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 shkurt 1993

U KTHYE NË ATDHE PRESIDENTI I REPUBLIKËS, Z. SALI BERISHA

Presidenti i Republikës, z. Sali Berisha, u kthye të hënën në atdhe pas konferencës së Davosit të Zvicrës, ku pati e- dhe disa takime të rëndësishme pune me personalitetet më të larta të jetës politike dhe ekonomike evropiane. Në aeroportin e Rinasit atë e pritën personalitetet e larta shtetërore dhe partiake të vendit tonë dhe të tjerë. Korresp i «RD»

TË RESPEKTOJMË TË VËRTETËN E SHTYPIT DEMOKRATIK

«Rilindja Demokratike», është mësuar me denigrimet e përditshme që i bëhen asaj nga kryesisht nga autorë anonimë, por edhe nga bijëzat e saj si «24 orë», «Koha jonë» etj. Përgjithësisht tentohet të fryhet linja e saj, artikuj të veçantë në këtë linjë, të përcmohet si «altoparlant» e bindur dhe servile e PD-së; qeverisë; mazhorancës në parlament etj. Gazetarët e «RD»-së janë ndodhur e ndodhen edhe sot e kësaj dite para presioneve, provokacioneve nga më të lartat, përballë kërcënimeve dhe tentativave për t’iu nënshtruar një terrori fizik fashist nga elementë lupen që kontrollohen ose paguhen nga ish-pashallarët e kuq e të pasuesit e tyre. Ata janë «ndodhur madje pranë rrotave të automjeteve, të motoçikletave. Familjarë të tyre janë «vizituar» nga kriminelë të regjur në ushtrimin e profesionit. Ndoshta askush tjetër nuk është ndodhur para situatave të tilla, përpara paralajmërimeve për zhdëkje fizike, përpara bandave që nuk kanë kursyer shkelmat; përpara mafiozëve që «burrërinë» e tregojnë duke u dalë përpara femijëve për t’i detyruar të veprojnë sipas instiktive të tyre shtazarake. Megjithë atë, me të gjitha këto jemi mësuar. As jemi ankuar dhe as kemi kërkuar mbrojtje, as jemi dëshpëruar dhe as jemi hequr si heronj. Ne e dimë se ç’është demokracia. E dimë se ç’përkushtim kërkon ajo që të fitojë. Ne e dimë se, sapo deshëm të jetë rruga për fitoren e saj, për të bërë këtë rrugë duhen edhe flijime, edhe sakrifica, mundime, privacione, duhet edhe idealizëm, edhe realizëm. Ne e dimë se do të ketë edhe do të na urrejnë e na urrejnë ata që mbollën feudofashizmin e tipit komunist në Shqipëri, se agjentë të tyre, njerëz me mentalitetet e tyre, injorantë që nuk njohin asnjë nga ligjet e shtypit, apo gazetaria, karrieristë dhe ekstremistë tepër të dyshimtë do të përdorin e po përdorin gjithçka që ne të largohemi, të dekurajohemi, të përulemi, t’u përshtatemi klisheve të ndryshkura të gazetshme të ish-shtypit komunist, skemave të bardhë e zi, mendimin e unifikuar pa debate e se gjëra të tilla ndodhin në njerëz që shumë-shumë mund të japin mendim për mbjelljen e domateve, për fërarët, gjethet e pjeqve, për shkëmbimet e trafikut rrugor apo për faljen e amëshuar, por që, sidoqoftë, s’kanë asnjë ide nga kërkesat, normat dhe etika gazetareske, që nuk dinë të shkruajnë e konceptojnë drejt një artikull sadom modest, që nuk arrijnë të kuptojnë se edhe gazetaria është një mjeshtri, një profesion, talent; pasion e, në fund të fundit, një pushtet. Sidoqoftë këtë ata nuk mund të pranojnë. Duhet të mësohemi të pranojmë se demokracia, mbështetet edhe në se kritikohet me të drejtë në mënyrën se shpesh drejdon për të mos pranuar të jetë transparent me lexuesin përmbajt e shtypit. Nëse në «RD»-së botohet diçka e tillë, të jeni të sigurtë se dukuria nuk ka qenë izoluar, porse gazetaret e saj janë përpjekur kështu sa e sa herë. Prandaj qeveritarëve nuk duhet t’u prishet humori nga një shkrim thjesht konstatues i «RD»-së për një dukuri të tillë, por të shqetësohen e të veprojnë për të ndryshuar atë që duhet ndrequr. Sido-mos i takon të reagojë me mjaft përkthim shprehjet e kabinetit qeveritar, zoti Meksi. Po kështu në parti, të themi, p.sh. zoti Dosti etj. Gazeta «RD» dhe gazetarit e saj mund të gabojnë dhe, me siguri në ndonjë rast kanë gabuar; por edhe kanë patur guximin e ndershmërinë ta pranojnë atë botërisht. Por, kur fakti apo gjendja e paraqitur në faqet e saj nuk mund të mohohet, nuk mund të përgenjëshohet dhe i shërben atij ideali të madh që e deklaruam të gjithë në dhjetorin e vitit 1990, e vërteta duhet pranuar, gazeta dhe gazetarët e saj janë përgëzuar dhe jo të shfryhet ndaj tyre. Demokracinë dhe demokratizimin secili duhet ta fillojë nga vetja. Nëse nuk e ka të mundur këtë, të paktën të mos trumbetojë parime morale. Duhet kuptuar mirë nga ndonjë «fanatik» se «RD», si organ i PDSH, pra i një partie demokratike, është gazetë demokratike. Në gazetë demo- gazete demokratike. Një gazete demokratike pushon së qeni e tillë nëse nuk do të tolerojë, brenda një kuadri, edhe shfaqjen e mendimeve të ndryshme, të vërejtjeve e sugjerimeve qofshin edhe thjesht personale e nga njerëz të zakonshëm, nga gazetare; por edhe nga intelektualë e autoritete shkencore të vendit. Një gjë e tillë e ndron një gazetë demokratike, i jep jetë asaj. Po, nëse praninë e një praktike të tillë ende të pakonsoliduar e deklarojnë si «devijim» nga vija e kontrollit i partisë, si ka tentuar në dy raste publikisht një zëdhënësi pa pasues nga salla apo podiumi, madje duke shtrembëruar të vërtetat që sillte si argumente. Atëherë do të pyesim: ç’kërkon në të vërtetë ky zëdhënësi e ndonjë tjetër nëse ka të tjerë si ai?! S’do qoftë, anonimizma të tilla nuk shkojnë sot. Por ndaj tyre nuk mund të heshtet edhe nëse shprehen, të themi, nga ndonjë kryetar i PD-së së ndonjë rrethi, qyteti apo edhe kryeqytet, p.sh themi nga zoti Kakalule, sado i ndruar të jetë ai. «RD» ka shumë për të bërë në punën e saj, ka mjaft për të ndrequr, për të arritur nivelin e një gazete moderne bashkëkohore në të gjitha planet. Një gjë, sidoqoftë, është e qartë. Këtë ajo nuk do ta arrijë kurrë duke u vënë veshin sulmeve destruktive nga korrente, elementë dhe pozicione jo demokratike ose së paku jo dashamirës, nga të tillë që, për arsye të ndryshme, ende nuk duan të kuptojnë se shtypi duhet respektuar. llën feudoashizmin e t’pit gatshme të ish-shtypit komunist, skemave bardhë e zi, mendimin e unifikuar pa debate e tolerancë etj. Gazetarët e «RD» janë të ndërgjegjshëm për pozicionin e organit të tyre dhe përkatësinë partiake të tij. Ata nuk ushqejnë iluzione për «pavarësi» dhe e dinë se çdo thothë në kushtet aktuale «pavarësi» e një organi partiak. «RD» është organ i PDSH-së. Si e tillë ajo është në shërbim total të linjës, orientimit; të strategjisë dhe taktikës së PDSH. Këtë e ne themi hapur pa vajtur nga ndonjë kompleks «intelektual». Madje, e kemi për nder që jemi vendosur në këtë linjë të frontit në shërbim të së sotmes e të së ardhmes, Në këtë pozicion «RD» është mbështetje e fuqishme e PD-së, e qeverisë, presidencës dhe e grupit të maxhorancës në parlament, e të gjitha institucioneve dhe mekanizmave demokratike, e të gjitha proceseve dhe ecures demokratike në Shqipëri. Por, fatkeqësisht, këtë obligim, individë të veçantë kërkojnë të sabojnë, shohin, sic ndodhte dikur, thjesht në një qëndrim servil e glorifikues të «RD-së» ndaj pushtetit e pushtetarëve të çdo niveli, në një spërkatje të tërëndalftë të realitetit, në heshtjen ndaj gjërave që nuk shkojnë e që ndihen ndrequr nga ata që janë përgjegjës, Ndonjë element orvatet që mendimin konstruktiv të gazetarëve ta frenojë duke bërë paralajmërime... madje duke përdorur në ndonjë rast edhe thirrjen në raport apo edhe etiketime. E keqja është

Kryeministri Meksi tak[o]het me Papën

QYTETI I VATIKANIT - Papa Xhovani Pavli, që po zhvillon një udhëtim në Shqipëri së shpejti, u takua të hënën me kryeministrin Aleksandër Meksi dhe theksoi se ia ka dashur të madhe për popullin e tij, njoftoi Radio Vatikan. Papa, në takimin me Meksin në Vatikan, theksoi se shqiptarët kaluan shumë vështirësi por tani ndodhen në mes të një rilindje shpirtërore, njoftoi Radio Vatikan. Papa përfitoi nga rasti për të shprehur dashurinë e tij të madhe për popullin shqiptar», tha radio. Meksi i tha Papës se ai do ta «qëtesojë gjithë popullin, pavarësisht nga përkatësitë fetare» nëse ai do të vijë për vizitë me vonë gjatë këtij viti, theksoi P

Përpurohet shtypshkronja «Demokracia»

Ora 13 e ditës së djeshme, ftoi gazetarë të organeve të ndryshme të masmedias shqiptare për të përuruar shtypshkronjën e re «Demokracia», dhuratë e qeverisë dhe e popullit amerikan. Ora 13 e ditës së djeshme ftoi gazetarë të organeve të ndryshme të masmedias shqiptare për të përuruar shtypshkronjën e re «Demokracia», dhuratë e qeverisë dhe e popullit amerikan. Ky përurim u pritën të bëhej nga Presidenti i Republikës z. Sali Berisha dhe e ambasadorit amerikan dhe nga një përfaqësues të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të SHBA-së në Tiranë z. Rayerson. Në ceremoninë e organizuar folën zotërinjtë: Marvin Stone, drejtor i International Media Fund, Bruce Anderson; inxhinier ndërtesës që udhëhoqi punimet për ndërtimin e kësaj shtypshkronje, William Rayerson, ambasador i SHBA. Z. Sali Berisha tha se kam pritur me kënaqësi të veçantë ftesën për përurimin e shtypshkronjës, të cilën po të shprehsha në mënyrë figurative do ta quaja, uzinë të shtypit të lirë. Unë kam qenë dëshmitar i përpjekjeve dhe i vështirësive të mëdha që janë kaluar. Unë u jam mirënjohës - iu drejtua ai amerikanëve të pranishëm për këtë ndihmë sepse çdo ndihmë që i shërben lirive të njeriut është e karakterit fundamental. Vlefta e situacionit të shtypshkronjës «Demokracia» është 1 milion dollarë. Për sigurimin e kësaj shume kanë kontribuar 2,5 milion amerikanë. Kapaciteti i shtypshkronjës është mbi 25 mijë kopje në orë 7 gazeta pikërisht «Rilindja Demokratike», «Republika», «Alternativa SD»; «Drita», «Zëri i Rinisë», «Bashkimi» dhe «Sindikalisti» janë bashkëpronare të shtypshkronjës. Këto gazeta do të paguajnë vetëm koston reale të gazetës. Gjithashtu, është për t’u theksuar koha shumë e shkurtër e parapërgatitjes së gazetës, e cila zgjat vetëm 30 minuta. Përurimi i shtypshkronjës u bë, megjithatë, ajo nuk është e gatshme për punë; sepse ndërmarrja elektrike e Tiranës nuk ka realizuar akoma instalimet elektrike. Korresp i «RD»

Nga vizita e delegacionit të NATO-s në vendin tonë

Shqipëria është në qendër të vëmendjes të instancave më të larta të NATO-s Ministri i Mbrojtjes, Safet Zhuli, priti në një takim të veçantë një delegacion të NATO-s, të përbërë nga një grup eksploratorësh, e që kryesohet nga Gjeneral Brigade Struchio. Zoti Zhuli, pasi falënderoi delegacionin për vizitën në vendin tonë, u shpreh se ushtarakët shqiptarë janë tërësisht të përkushtuar për të bërë ndryshimet e duhura strukturore të ushtrisë. Në vazhdim, ministri Zhuli u shpreh se, Shqipëria është e angazhuar që të gjitha problemet e konfliktet në rajon të zgjidhen vetëm me dialog e rrugë paqësore. Shqipëria, vuri në dukje ai, është deklaruar se nuk do të mund të lejojë spastrimin etnik në Kosovë. Ne, vazhdoi ai, kemi krijuar marrëdhënie të mira me vendet fqinjë dhe vendet e tjera demokratike, të gjitha këto pa asnjë qëllim kundër ndonjë vendi tjetër. E vetmja aleancë që Shqipëria është deklaruar se do të marrë pjesë, është NATO-ja, përfundoi zoti Zhuli. Nga ana e tij, Gjeneral Brigade Struchio, vuri në dukje se, qëllimi i vizitës së delegacionit të NATO-s është zgjerimi dhe konkretizimi i mëtejshëm i bashkëpunimit Shqipëria, tha ai, është në qendër të vëmendjes në instancat më të larta të NATO-s. Ai deklaroi se së shpejti do të bëjë një vizitë në Shqipëri kryetari i Komitetit Ekzekutiv të NATO-s, Kjo, theksoi ai, ka një rëndësi të veçantë, sepse

Drejt shtypit bashkëkohor

- Seminar për gazetarinë, organizuar nga Fondacioni Soros - Dje në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve filloi punimet seminari për gazetarinë e organizuar për gazetarë nga Fondacioni Soros. Në seminar merrnin pjesë të ftuar nga gjithë organet e masmedias shqiptare si dhe gazetarë demokratikë. Në referatin e dytë mbajtur nga Konstanty Gebert gazetar në Poloni u fol lidhur me ndryshimin ndërmjet shtypit të varur dhe atij të pavarur. Refera-

Drejt shqypit bashkëkohor

- Seminar për gazetarinë, organi zhur nga Fondacioni Soros - Dje në një e organizuar për gazetarine gjithë organet e masmedias shqiptare si dhe referues nga shtete të ndryshme të perëndimit dhe të lindjes. Seancën e paradites e hapi me fjalën e tij zoti Fran Nazi, përfaqësues i Fondacionit Soros në Shqipëri. Më pas e mori fjalën z. Janos Horvat (Hungari) i cili do të drejtonte dhe seancën e paradites. Referimin e parë e mbajti Ned Kolt gazetar nga SHBA. Tema e referimit ishte «Nevoja për lajme të paanshme dhe informacion në një shtet demokratik». Në referatin e dytë ambasadori ndryshimin ndërmjet shtypit të varur dhe atij të pavarur. Referat e fundit për seancën e paradites e mbajti zonja Julie Flint nga Britania e Madhe, e cila referoi mbi temën «Ndryshimi ndërmjet faktit dhe komentit. Në fund të seancës pati pyetje nga gazetarët në sallë si dhe diskutime në formë debati. Ky seminar i cili do të vazhdojë për 4 ditë rresht do të përmbajë referate të ndryshme nga specialistë të gazetarisë, të huaj, dhe shqiptarë. KORRESP. i «RD» Delegacioni e NATO-s e priti dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, general lejtanant Ilia Vasho, sëbashku me anëtarë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Vizitës së delegacionit të NATO-s i NATO-s. Kjo, theksoi, ka një rëndësi të veçantë, sepse është e para vizitë e tij jashtë vendve anëtare të NATO-s. Delegacionin të Ushtrisë, general lejtnant Ilia Vasho, sëbashku me anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. (ATSH)

NGA KUVENDI POPULLOR

- Miratohet projektligji «për pagat e gjyqtarëve, prokurorëve dhe të hetuesve» - Krijohet komisioni parlamentar për verifikimin e shkaqeve të shkatërrimeve në rrethot Pogradec, Lushnjë, Krujë, Laç dhe Peqin - Ditën e martë në orën 10, Kuvendi filloi punimet në seancë plenare. Pas miratimit të programit të punës u bë zëvendësimi i deputetëve të PD Napolon Roshi dhe Natasha Lako që shkojnë me shërbim shtetëror jashtë shtetit me deputetët e radhës së listës së PD, Ismet Ferizi dhe Galip Ramadhi. Më pas u diskutua projektligji «Për pagat e gjyqtarëve të prokurorëve dhe të hetuesve». Projektligji parashikon rritjen e nivelit të pagave të kësaj kategorie punonjësish në një masë më të lartë se niveli i pagave të punonjësve në disa institucione buxhetore, duke u mbështetur në detyrën me mjaft përgjegjësi të punonjësve të drejtësisë, vështirësitë që hasen gjatë punës dhe nevojën për atësimin e vazhdueshëm profesional. Pagat bazë për gjithë spektrin e punonjësve të drejtësisë përfshihen brenda segmentit 4000 deri 9500 lekë. Kryetarët, zv-kryetarët, prokurorët ndihmës prokurorët e gjykatave të rretheve, të apelit dhe të atyre ushtarake, si dhe hetuesit për çdo vit pune vjetërsi marrin një shtesë nga 1 përqind, mbi pagën bazë deri në 25 përqind. Gjithashtu, kategoria e mësipër-me u vendos që të marrë 10 për-qind shtesë mbi pagën bazë për vështirësitë në punë. Kurse gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit ushtarakë, përveç pagës bazë që e marrin njësoj si civilat, do të përfitojnë nga statusi i ushtarakut vetëm shtesën për gradë. Llogaritet që efektet e këtyre shtesave në pagë të këtij sektori për gjithë vitin 1993 të zënë vlerën 14 milion lekë. Seanca vazhdoi më tej me miratimin e komisionit parlamentar për ndjekjen dhe verifikimin e shkatërrimeve në rrethet Pogradec, Lushnjë, Laç, Peqin dhe Fushë Krujë.

Pësë e bëri deklaratën Ministria e Punëve të Jashtme Greke?!

Kohët e fundit u bënë paraprimas dëshmitarë të shkëmbimit të dy deklaratave midis dy Ministri të Punëve të Jashtme Shqiptare dhe Greke, E pas tyre, në shtypin e të dy vendeve u dukën shkrime replikuese që, midis tjerash, i shërbejnë edhe acarimit të problemit të ngritur zyrtarisht nga Qeveria Greke me deklaratën e saj të 20 janarit të këtij viti. Opinioni ynë është i njohur tashmë me pretendimet e Qeverisë Greke se «në fushën e respektimit të të drejtave të minoritetit grek nuk janë bërë hapa të kënaqshëm». Pikërisht kjo dukje se përbënte shqetësimin e palës greke, të cilin ajo e gjykoi që ta bënte publik, zyrtar, megjithëse vizitat e ministrit të jashtëm, zotit Serreqi, dhe më pas të Kryetarit të Kuvendit Popullor, Zoti Arbnori, i vlerëson suksesshme. Jo vetëm në këto vizita, por edhe më parë Qeveria Greke i janë bërë garanci për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri në bazë të parimeve të KSBE-së. Për më tepër, minoriteti, ashtu si tërë shqiptarët, gëzon shumë të drejta sot, të drejta që regjimi i mëparshëm komunist nuk ia njihte. Shteti shqiptar për-parë jeton sot vështirësi të mëdha të njohura dhe ato ndikojnë në mënyra të ndryshme dhe në të shtetasit shqiptarë ose minoritarë. Këtë qeveria greke e di ashtu si nuk mund ta mohojë edhe vullnetin e mirë të qeverisë shqiptare. Përse atëherë u bë Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke? Këtë na e sqaron një pasazh i mëposhtëm i saj që thotë se «cilado dispozitë që do të pengojë ushtrimin e detyrave fetare të minoritetit grek dhe funksionimin e kishës në Shqipëri përbën një shkelje serioze të të drejtave të minoriteteve në kundërshtim me frymën dhe parimet e KSBE-së dhe ne kundërshtojmë». Shqetësimi i palës greke ka të bëjë, si shihet, me «pengimin e ushtrimit të detyrave fetare të minoritetit», që shprehet edhe me qartë në një deklaratë tjetër pak ditë më vonë të zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme që nënkuptohet qartë se «u paralajmërua Tirana të mos tentojë të “debo-jë” me zor kryepeshkopin Anastasios nga koka e kishës ortodokse autoqefale shqiptare sepse kjo do të ketë pasoja në marrëdhëniet e dy vendeve». Le të përpiqemi ta analizojmë pretendimin grek. Në radhë të parë, nëse shqetësimi ngrihet për shkak të një problemi që lidhet me hierarkinë në kishën ortodokse, deklarata nuk kishte pse të qahjej për të drejtat e minoritetit në përgjithësi. Në radhë të dytë, edhe vetë problemi i hierarkisë nuk kishte arsye të inkuadrohej në një rreth me të gjerë problemesh, në atë të lirive e të drejtave fetare në përgjithësi. Përsa i përket aspektit të parë u shpjegua më lart. Për të dytin, minoriteti i ka të gjitha të drejtat e liritë fetare që i përkasin sipas parimeve të KSBE-së. Minoriteti gëzon lirinë e besimit fetar, të praktikës fetare, të manifestimit të besimit fetar, të mësimit fetar, të propagandës fetare etj. Ligji që do të aprovohet së shpejti në parlament do t’i forcojë (Vijon në faqen 4)