05/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 shkurt 1993

TË GJEJMË FORCË PËR TË RIPËRTËRIRË VETEN DHE VENDIN

TOMOR DOSTI, sekretar i PD, ! Sot PD është parti e shumicës dhe si e tillë ajo ka obligimin moral dhe historik përpara fatit të kombit. Dhe obligimi më i parë është ripërtëritja e jetës morale, politike dhe ekonomike të vendit tonë. Këtë, mendojmë, PD po e kryen me seriozitetin e një partie që përpiqet të përfaqësojë denjësisht aspiratat dhe vullnetin e kombit dhe të popullit tonë. Deviza jonë në këto momente është: punë, përkushtim, seriozitet, guxim. Ne në punën tonë duhet, të shmangim spontanitetin, për ta bërë PD një organizëm të gatshëm, të stërvitur dhe eficent. Vetëm kështu mendojmë se do të vëmë në jetë e do të shqarojmë vijën tonë politike në tërë aspektet e saja vijë që ne e kemi marrë si bazë të veprimit tonë politik. PD i përgjigjet dy egzigen-cave të rëndësishme të jetës politike të vendit tonë. Problemi i përjetësisë, problem ky esencialisht moral. Ripërtëritja e jetës materiale e civile pa pjesëmarrjen e koshiëncës morale të shtresave tona popullore do të ishte pa bazë, ndoshta e paralelizueshme, sepse do të bëhej nga korrupsioni i brezit tëmë që është karakteristikë e pasambëshme në kohë tranzicioni. U bëj thirrje të gjitha forcave shpirtërore që të përpiqen t’i afrohen sa më shumë burimit të vitalitetit të popullit, sepse jam i sigurtë se do të gjejmë forca të mjaftueshme për të ripërtërirë veten tonë. Egzigjenca e dytë është revoluciononi politiko-shoqëror. Ky revolucion, që është në veprim, duhet të bëhet duke reflektuar dhe mbrojtur të drejtat më të larta të njeriut, të gjitha liritë e domosdoshme për zhvillimin e tij. Kemi të drejtën morale të pohojmë se PD do t’u përgjigjet gjithnjë këtyre egzigen-cave me detyrimin e palëkundur për të mbrojtur liritë e ndërgjegjes dhe institucionet demokratike. Pranojmë të gjitha sfidat sociale demokratike, por nuk pranojmë kurrë që fatet e popullit tonë të përcaktohen nga grupimet me mendësi të vjetëruara, që kërkojnë privilegjet e humbura apo nga forcat që kërkojnë të destabilizojnë vendin, pulsin e saj. Dua të theksoj se rinia është përjetësia jonë, jeta e popullit tonë. Por ajo duhet të kuptojë se ne punojmë për të, për të hapur rrugën që të ecë e sigurtë. Rinia të mos nxitojë, të formojë vetveten, të ketë ide të qarta demokratike, të ketë guxim dhe aftësi dhe prudencë për të parë realitetin. Sharlatanët politikë, dez-informuesit, ata që mashtrojnë me gënjeshtra keqdashëse, ata që akoma përpëliten në rolet e komunizmit konservator, historion do t’i bëjë përgjegjës para popullit.

MBI VEPRIMTARINË E PRESIDENTIT BERISHA NË DAVOS

TAKIME TË SHUMTA DHE TË SUKSESSHME Në takimin që pati Presidenti Berisha me PRESIDENTIN E ZVICRËS ADOLF OGI, ky i fundit shprehu vlerësimin e lartë të Zvicrës për arritjet e reformave në Shqipëri si dhe guximin e treguar në kapërcimin e vështirësive të mëdha, Qeveria zvicerane pranoi do të vazhdojë të zgjerojë ndihmat e saja për Shqipërinë. Presidenti Berisha falenderoi qeverinë zvicerane për ndihmën që i ka dhënë direkt dhe nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare. Ai tha se ndihma zvicerane në fushën e shëndetësisë, energjitikës, në përgatitjen e diplomatëve të rinj si dhe ndërhyrja në Shqipëri e organizatave humanitare nga ky vend kanë qenë shumë të rëndësishme. Në këtë takim Presidenti Berisha kërkoi zhvillimin dhe kooperimin në këtë fushë si dhe në bujqësi, zhvillimin e infrastrukturës e turizmit. Ai insistoi që Zvicra të ndihmojë Shqipërinë edhe në marrjen e punëtorëve sezonalë. Presidenti zviceran tha se qeveria e tij ka përgatitur programe për kualifikimin profesional, por kontigjenti i parë ka krijuar probleme, nuk e favorizon zgjerimin e tyre. Megjithatë, Zvicra do t’i vazhdojë me këto programe duke vënë theksin në seleksionimin e sezonatëve, ku rol do të luajë njohja e gjuhës së vendit. Një vend të veçantë në bisedim zunë gjendja në rajon dhe e integrimeve në ish-Jugosllavi. Presidenti Berisha e ftoi zotin Ogi për një vizitë në Shqipëri. Në takimin me PRESIDENTIN BULLGAR ZHELEV u diskutua për krizën në rajon e marrëdhënieve midis vendeve tona. Bullgaria e Shqipëria kanë në mendime të njëjta për shkaqet e krizës dhe pasojat e rrezikshme të saj për rajonin. Zgjidhja do të realizohet vetëm nëpërmjet sanksioneve dhe qëndrimeve më të rrepta ndaj Serbisë. Në këtë takim u diskutua edhe përshpejtimi i nënshkrimit të traktatit të bashkëpunimit midis dy vendeve si dhe përcaktuan si hapa të afërt e të rëndësishëm një seri marrëveshjesh të tjera ndërqeveritare në fushën ekonomike, tregtare e financiare që do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e kooperimit bilateral. Presidenti Berisha e ftoi presidentin bullgar Zhelev të vizitojë Shqipërinë; ftesë që u pranua me kënaqësi. Në takim me PRESIDENTIN E ARGJENTINËS CARLOS SAUL MENEM, Presidenti Berisha diskutoi gjendjen në rajon si dhe bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve. Mundësia e konkretizimit të këtij bashkëpunimi janë sidomos fushat e bujqësisë, bunesimit dhe të tregtisë. Presidenti Menem shprehu vlerësimin e tij për vendosmërinë dhe përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e saj të reformave si dhe gadishmërinë e Argjentinës për bashkëpunim me Shqipërinë në të gjitha fushat për ta ndihmuar atë. Ai dënoi agresionin serb dhe pranoi me kënaqësi ftesën e Presidentit Berisha për të ardhur brenda këtij viti si dhe e ftoi atë në Argjentinë. Presidenti Berisha bisedoi në një drekë pune me KRYEMINISTRIN POLAK JOSEPH OLEKSY mbi ecurinë e reformës në të dy vendet si dhe bashkëpunimin dypalësh në fushën e turizmit e transportit. Presidenti Berisha pati një takim të shkurtër me KRYEMINISTRIN E PAKISTANIT NAWAZ SHARIF ku u diskutua perspektiva e forcimit të bashkëpunimit dypalësh. Në takimin që pati Presidenti Berisha me kryetarin e Parlamentit të Rumanisë Adrian Nastase u fol për thellimin e shkëmbimeve midis dy vendeve nëpërmjet shtimit të vizitave të delegacioneve të nivelit të ndryshëm dhe nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe në fushat me interes reciprok. Presidenti Berisha pati takime të veçanta me dy NËNKRYETARËT E KOMISIONIT TË KOMUNITETIT EVROPIAN LEON BRITTAN DHE HANS VAN DEN BROEK, të dy ata shprehën vlerësimin e madh të Komunitetit Evropian për ecurinë e reformave dhe perspektivën e qeverisë shqiptare në zbatimin e saj Presidenti Berisha pasi shprehu falënderimet dhe përgëzimet për ndihmën e madhe që KE po jep ndaj vendit tonë, paraqiti zhvillimet e fundit në vend duke shpjeguar rëndësinë vendimtare të vitit 1993 të reformës në Shqipëri, Presidenti Berisha kërkoi rritjen e fondeve për Shqipërinë, angazhimin e Bankës Evropiane të Investimeve në financimin e objekteve infrastrukturore në vend si dhe përfshirjen e Shqipërisë në objektet rajonale të zhvillimit të financuar nga KE. Në këtë takim u diskutua gjithashtu mundësia e angazhimit të Fondit të Çelikut dhe të Qymyrit në projektet e minierave e termoelektrave qymyrgurore të Shqipërisë. Ata premtuan se KE do të ndihmojë më tej Shqipërinë dhe pranuan ftesën për të vizituar Shqipërinë. Në takimin me MINISTRIN E JASHTËM TË BRITANISË SË MADHE DOUGLAS HURD u diskutua mbi çështjen në Ballkan dhe rreziqet për fillimin e një lufte ballkanike. Zoti Hurd vlerësoi shumë zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe Shqipërinë në ish-Çekosllovakinë si dhe dëshirën e Shqipërisë për të vendosur bashkëpunimin me Republikën Çeke në fushën e bujqësisë, turizmit e tregtisë. Në këtë takim Presidenti Berisha kërkoi akordimin në një kredi eksporti nga qeveria çeke për blerë makina e pajisje bujqësore të prodhimit çek. Kryeministri Klaus foli për kredinë që se qeveria çeke në princip nuk jep të tilla, por për Shqipërinë ata do ta bëjnë këtë. Ai shprehu gjithashtu mbështetje për reformën në Shqipëri, dëshirën për të zhvilluar marrëdhëniet midis dy vendeve si dhe qëllimin për të vizituar Shqipërinë. Në takimin me PRESIDENTIN E UKRAINËS LEONID KRAVÇUK u diskutua për zgjerimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Ukrainës dhe vendosjen e tyre mbi bazën e dokumentave e marrëveshjeve dypalëshe. U ra dakord që ministritë e jashtme dhe ministritë e tjera të dy vendeve të fillojnë punën për hartimin e marrëveshjeve, të cilat do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale në fushat përkatëse. Të dy presidentët diskutuan mbi ecurinë e reformës në vendet e tyre si dhe problemet që dalin gjatë saj. Presidenti Kravçuk dhe Ukraina dënojnë agresionin serb dhe nuk i lëvruan naftë Serbisë. Dokumentat që provojnë këtë qeveria e tij ia ka dorëzuar OKB-së. Presidenti Berisha ftoi Presidentin Kravçuk të vijë në Shqipëri, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi. Presidenti Berisha zhvilloi një takim të veçantë me SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË NATO-s MANFRED WÖRNER. Objekti kryesor i diskutimit ishte kriza në rajon si dhe përpjekjet për kufizimin dhe zgjidhjen e saj. Bashkëpunimi i Shqipërisë me NATO-n është gjithashtu çështje kryesore e këtij takimi. Në këtë kuadër të dy palët u shprehën për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha strukturat e mundshme midis Shqipërisë dhe NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm Wörner tha se së shpejti dëshiron të vizitojë Shqipërinë. Në takimin me KRYEMINISTRIN SUEDEZ KARL BILDT, Presidenti Berisha diskutoi mbi krizën në Ballkan, gjendjen e shqiptarëve në rajon dhe ç’ndodh në ecurinë e reformës në Shqipëri. Presidenti Berisha i kërkoi kryeministrit suedez vendosjen e një bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e turizmit e të tregtisë, ndihmë teknike si dhe rritjen e kontributit suedez për Shqipërinë nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare. Kryeministri Bildt tha se qeveria suedeze do t’i shqyrtojë kërkesat. Ai shprehu shqetësimin e Suedisë për gjendjen në rajon si dhe gatishmërinë e tij për të vizituar Shqipërinë. Në një takim të veçantë që Presidenti Berisha pati me kryeministrin slloven Drnovshek vend të veçantë zuri diskutimi i krizës në rajon. Pikëpamjet e të dy vendeve ishin identike në rrugët dhe mënyrën për zgjidhjen e saj. Në takim u ra dakord që Shqipëria të shtojë bashkëpunimin në bujqësi, turizëm, ndërtim, etj. Kryeministri Drnovshek shprehu gadishmërinë e tij për të vizituar Shqipërinë në një kohë të përshtatshme për të. Në takimin me KRYEMINISTRIN ÇEK VACLAV KLAUS u diskutua mbi krizën në rajon dhe marrëdhëniet midis dy vendeve. Presidenti Berisha i shprehu kryeministrit Klaus vlerësimin e tij të lartë për mënyrën e civilizuar të kryerjes së ndryshimeve të këtij bashkëpunimi janë sidomos fushat e bujqësisë, punësimit në të gjitha fushat për të si dhe e ftoi atë në Argjentinë. DOUGLAS HURD u diskutua mbi çështjen në Ballkan dhe rrezikun zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe përpjekjet që qeveris për reformën dhe arritjet e para në këtë rrugë. Ministri anglez vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë në këtë rajon. Ai shprehu kënaqësinë për emërimin e ambasadorit shqiptar në Londër, për hapjen së shpejti të ambasadës sonë në kryeqytetin britanik si dhe kërkoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Në një takim me MINISTRIN GJERMAN VOLKER RUHE u diskutua për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Gjermanisë si dhe për krizën në rajon. Në takimin që pati Presidenti Berisha me MINISTRIN FRANCEZ TË SHËNDETËSISË DHE TË NDIHMËS HUMANITARE BERNARD KOUCHNER si dhe me MINISTRIN FRANCEZ TË TRANSPORTIT DHE STREHIMIT JEAN - LOUIS BIANCO u diskutua për zgjerimin dhe bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Francës në fushën e shëndetësisë dhe transportit. Ministri Bianco premtoi se për të konkretizuar ndihmën që do t’i japë Franca Shqipërisë në fushën e transportit hekurudhor ai do të dërgojë një grup ekspertësh. Presidenti Berisha i dërgoi nëpërmjet tyre përshëndetjet Presidentit Mitterand dhe përsëriti dëshirën e tij që ai të vizitonte Shqipërinë. Në një takim me zv-KRYEMINISTRIN GREK DHE MINISTRIN E EKONOMISË STEFANOS MANOS u diskutua për marrëdhëniet midis dy vendeve sidomos bashkëpunimin ekonomik dhe problemet e krizës në rajon. Presidenti Berisha shprehu falënderimin e tij për ndihmën që Greqia i ka dhënë Shqipërisë gjatë kësaj periudhe dhe kërkoi mbështetjen e qeverisë greke për përfshirjen e Shqipërisë në projektet rajonale të zhvillimit të financuara nga KE. Në një takim me MINISTRIN E JASHTËM TË EGJIPTIT AMRE MOUSSA u diskutua për krizën në rajon si dhe marrëdhëniet midis dy vendeve. Gjithashtu u fol për bashkëpunimin konkret shqiptaro-egjiptian që mund të përqendrohen në fushën e bujqësisë dhe të tekstilit si dhe për vizitën e Presidentit Mubarak në Shqipëri. Në takimin me MINISTRIN E JASHTËM TË IZRAELIT SHIMON PEREZ u diskutua për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe krizën në rajon. Ministri Perez theksoi se Izraeli është i gatshëm të mbështesë Shqipërinë në projektet e saj. Ky bashkëpunim mund të zhvillohet në mënyrë direkte ose nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare. (Vijon në faqen 4)

Stop! Pritet të vijë ligji për kishimin dhe kompensimin e pronave

Nga Elvan… Popullor Nga Elvan… Popullor Stop! Pritet të vijë ligji për kishimin dhe kompensimin e pronave «Sipas kërkesës së deputetit P. Teta, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, zoti Ruli do të japë sqarime në lidhje me lajmin e gazetave «Republika» dhe «Lajmëtari» për shkelje nga qeveria janë të rezolutave të OKB-së për sanksionet ndaj Serbisë dhe Malit të Zi» — me këto fjalë drejtuësi i seancës, zoti T. Malasi ftoi zotin Ruli për sqarim para deputetëve në fillimin e punimeve të ditës së mërkurë në Kuvendin Popullor. Me sqarimin e tij zoti Ruli e rrëzoi akuzën e ngritur nga gazetat në fjalë, duke sjellë pak a shumë po ato argumenta që gazeta jonë disa ditë më parë i botoi në përgjegjshtrimin e zëdhënësit të kësaj ministrie për këtë problem. Në fund të sqarimit zoti Ruli theksoi se jo vetëm në pikën e Hanit të Hotit, por në asnjë prej pikave doganore të Republikës nuk ka pasur asnjë kalim të paligjshëm. Në vijim, mes të tjerash, zoti Teta u shpreh se ai ishte i bindur që këto kalime nuk ishin bërë, por ajo çka donte të theksonte ishte mjegullana ja që mbjell mungesa e ligjit për shtypin e që çon në njoftime të… (Vijon në faqen 4)

Miliona të reja turke

Në kuadrin e programit të ndihmave që po i jep Shqipërisë qeveria turke, më datë 1 shkurt 1993 me emrin «Gjirokastra» mbërritën në portin e Durrësit 1000 ton miell me vlerë 830.000 dollarë. Edhe në muajt e ardhshëm do të vazhdojë ardhja e ndihmave që qeveria turke po i dërgon popullit mik e vëlla shqiptar.

Letër kryeredaktorit

Si mund të jemi transparentë ...

Nga E. ... Popullor

Nga E... Popullor Stop! Pritet të vijë ligji për ...

Letër kryeredaktorit të «RD»

Si mund të jemi transparentë I DASHURI BASHKIM Nesër në ora 10 kam një takim në ministri me krjuesit e K. Studios. Siç të bisedova edhe dje do të të lutsha të më dërgoje një gazetë të mërte pjesë, dhe nëse do ta gjente ai të arsyeshme mund të shkruante diçka. Në këtë takim problemat trajtohen në mënyrë komplekse dhe të hollësishme. Kjo mënyrë e ndihmon transparencën, dhe gazeta e merr informacionin nga dorë e parë. 3. 11, 93 Të fala, të uroj shëndet Të fala, DH. ANAGNOSTI Shënim i redaksisë A nuk do të ishte mirë që praktika të tilla t’i ndjekin të gjithë qeveritarët, Kjo do të ndihmonte mjaft në transparencën - qeveritare.