09/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 shkurt 1993

DEKLARATË E ZEDHËNËSIT TË PDSH

Partia Demokratike Shqiptare ka ndjekur me shqetësim njoftimet e fundit mbi dibatimet në Shqipëri nga Greqia, gjë që objektivisht ndikojnë në marrëdhëniet midis dy vendeve e dy popujve tanë. PDSH është e mendimit se situata e vështirë në rajon kërkon që marrëdhëniet e niveleve dhe të planeve të ndryshme duhet të jenë në çdo rast të shërbejnë zgjidhjes së krizës e jo të jenë një arsye më tepër për ta komplikuar gjendjen në rajon. Shpresojmë dhe jemi të bindur se marrëdhëniet e mira me Partinë e Demokracisë së Re, kanë qenë bazë e përmirësimit të dukshëm të klimës midis të dy vendeve gjatë kohëve të fundit, do të ndihmojnë përsëri për kalimin e çdo vështirësie dhe të çdo përpjekjeje që ndërmerren herë pas here nga forca të caktuara për të krijuar tensione të reja dhe probleme për demokracinë e brishtë shqiptare. Deklarata e bërë nga zëdhënësi i PSSH mbi dibatimin e refugjatëve shqiptarë nga Greqia është një deklaratë keqdashëse e cila përpiqet të spekulojë me realitetin, PSSH në të njëjtën traditë të saj, po përpiqet të përfitojë nga gjendja e krijuar dhe të përdorë vuajtjet e mijëra refugjatëve shqiptarë dhe keqtrajtimin e tyre si çargë të takturara. Edhe në këtë rast ajo përpiqet të manipulojë me shqetësimet jetike që po kalon vendi dhe populli ynë për interesa politike, për të hedhur mjegull e për të krijuar situata provokuese dhe destabilizuese. Fushata e shpifjeve, të cilën e dënojmë me forcë, nuk lidhet dhe as mund të lidhet me vizitat e kryetarit të parlamentit të Shqipërisë në Greqi, zotit Arbnori, apo me vizitën e ministrit të Jashtëm, zotit Serreqi. Sikurse është bërë e ditur opinioni i brendshëm e atij të jashtëm, qeveria demokratike shqiptare, delegacionet të saj që kanë vizituar Greqinë, Partia Demokratike Shqiptare, në takimet dhe bisedat zyrtare të rastit gjithnjë kanë shprehur preokupimin e tyre për pozitën e refugjatëve ekonomikë shqiptarë në Greqi, kanë kërkuar legalizimin e qëndrimit të tyre në këtë vend, kanë marrë edhe sigurime që janë bërë madje publike nga autoritetet më të larta shtetërore greke. Është për të ardhur keq që ato nuk janë bërë realitet dhe se po vërtetohet edhe nën kundërshtim me të. Por përgjegjësia për këtë realitet të padëshiruar nuk mund të kërkohet në asnjë mënyrë atje ku aludojnë hapur «socialistët» shqiptarë nëpërmjet zëdhënësit të tyre. ZËDHËNËSI I PARTISË DEMO-KRATIKE SHQIPTARE

“GJUETIA KOMUNISTE E SHTRIGAVE, vazhdon me grupin e Riza Danit

“Shqipët janë argumenti e dyve që s’kanë arsye” ROUSSEAU «Një komb që lindet ka nevojë për fatosa që vdesin, për fatosa që vdesin nuk kanë ç’ka banjë në një komb që i harron e i përbuz.» “Shqipët janë argumenti e dyve që s’kanë arsye” ROUSSEAU «Një komb që lindet ka nevojë për fatosa që vdesin, për fatosa që vdesin nuk kanë ç’ka banjë në një komb që i harron e i përbuz. Tjeturkund njerëzit e idealit në mybtëshin për së gjalli ndero[?] së vdekuri, ndër ne këta mbyten dy herë — edhe harrohen. Këtë apostrofin profetik misionari e patrioti demokrat At Gjon Shllaku ja kushtonte 50 vjet më parë, B. Curri, L. Gurakuqit e Gazullit me shpresën që t’i përkiste së kaluarës e mos të përsëritej më në të ardhmen. Por fatkeqësisht ç’ardhmja do të ishte edhe më e zezë. Shumë pak do të kalonte e kjo profëtsi e trishtë do të binte edhe mbi vetë autorin dhe shumë patriotë e demokratë të tjerë shqiptarë. Egoizmi ajo re e zezë që errëson dashurinë njerëzore e shkatërron atë kur pajiset me shpatën e dhunës, shpalosej edhe një herë egërsisht mbi të pafajshmit. Sidoqë pikerisht vëllazërimin, gurin themeltar të kulturës së përbotshme, e që, si një nga popujt më të lashtë, nuk mund t’i mungonte popullit shqiptar. E këtij radhë do të godiste me një tërbim të pashembullt nën emërimin sa gënjeshtra aq edhe hipokrit, atë të «luftës së klasave» që do të zgjasë jo pak por një gjysëm shekulli. Ndoshta sot e tutje për opinionin politik dërrmi dhe vrasja për motive politike do të dukej e paligjshme e absurde, por pikërisht «motivet politike» dhe «në emër të popullit» do të ishin sentenca më e rreptë e më tragjike që do të bënte brengën gjatë këtyre pesëdhjetë vjetëve. Fillonte sërish një skenar i ri që nën siglën hipokrite e makabre «vdekja fashizmit, liri popullit» do të vriste pikërisht ata që luftuan e u plagosën në luftë kundër fashizmit, pikërisht ata — bijtë e popullit fshnik. Fati i sa e sa njerëzve, familjeve; madje edhe fiseve rënohej nga një proces-verbal mortor që fillonte me formulën ogurzezë: «Sot më datën 31 dhjetor 1947 Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake i formuar prej Major Niko Çeta — kryetar; Kapiten i parë Nexhat Hyseni dhe kapiten i dytë Mustafa Iljazi; anëtarë dhe me ndodhjen prezent të Prokurorit Ushtarak të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare kapiten i parë Nevzat Hamzëdari u mblodhën për të gjykuar 19 të pandehurit. Si si përfundim jepen një vendim sipas të cilit 7 të pushkatohen, 6 do të burgosen për jetë, të tjerët 20 dhe 15 vjet burgim. E në gjithë këtë tmerr ndokush edhe merr frymë thellë, lehtësohet. Prokurori kishte kërkuar të vriteshin 11. Pra mund të kishte edhe më keq në atë sallë të vogël të Garnizonit të Tiranës; Rruga «Abdi Toptani» (sot selia e PD) në ato orë të vona të asaj nate të errët, në atë farsë gjyqësore që zhvillohej pa dëshmitarë e pa mbrojtje, pa prova as fakte por vetëm komunikoh ej vendimi ogurzi nga kriminelët e veshur me rrobë gjykatësi. Dhe e gjitha kjo bëhej mbi bazën e një «Promemorie përçjellëse» që vinte nga hetuesia dhe shifte si vijon: «Elementët që shënohen më poshtë të arrestuar nga organet e sigurimit si armiq të popullit janë iniciatorët dhe organizatorët e reaksionit...» që organizuan reaksionin në mënyrë ilegale, u lidhën këmbë e kokë dhe u vunë në dispozicion të anglo-amerikanëve. E që të kishte më efekt, hetuesia e kujdesshme ishte përpjekur të zgjidhte të pandehurit për grupim. Pra për të realizuar hapjen e mirë të lajmit, shpërthiren e mirë të këtërënimit në të gjithë Shqipërinë, akuza shpërndahej mbi: — Riza Dani — organizator i reaksionit në Shkodër. — Kostë Boshnjaku — organizator i Komitetit Qëndror për Tiranën. — Faik Shehu — organizator i reaksionit në Dibër. — Islam Radovicka — organizator i reaksionit në ushtrinë kombëtare dhe i vrasjeve të 2 shehlerëve në kryegjyshatë. — Uan Filipi — organizatori i komitetit qarkor për Vlorën dhe i lidhur me Organizatën e Bashkimit Shqiptar. — Isuf Hysen Begasi dhe Ivzi Kokalari — organizatorë të Ballit për Gjirokastrën. — Hilmi Hysi e Adem Beli — organizatorë të Ballit për Beratin,.. E kështu mund të vazhdonte me të tjerët. Ndërkaq shtypi i bënte jehonë këtij «shariqit» komunist ogurzi: «Nesër fillon gjyqi i armiqve të popullit mbeturina të Ballit Kombëtar e Legalitetit», — Riza Dani etj… — shkruante gazeta «Bashkimi» e datës 30 dhjetor 1947. «Jepet vendimi i gjyqit të lartë ushtarak: me vdekja Riza Dani, Faik Shehu etj.» — vazhdonte po ajo gazetë me datën 27 janar 1948. Ja pra, se si do ta ndiqte e gjithë Shqipëria këtë ngjarje e si do të mbahej ajo nën presion atë atë natë të Vitit të Ri, preludi i sa e sa viteve të tjera të zymta. Sfondi politik i Gjyqit. Nuk do të ndalemi këtu në sfondin e përgjithshëm; pasi kemi pasur rastin ta trajtojmë atë 3 muaj më parë me «Gjyqin e deputetëve» por duke iu referuar disa ngjarjeve, fakteve dhe datave do të përpiqemi të pasqyrojmë vetëm konkretisht këtë sfond politik që shoqëronte gjyqin dhe të gjykuarit. Pas mundit, sakrificës e gjakut të derdhur; Shqipëria ishte çliruar nga okupatorët e huaj, por mjerisht do të robërohej sërishndoshta më rëndë dhe kurrë, nga sistemi sllavo — komunist që me ndihë e tij i njëjshmi do të aplikohej nga tirani i Tiranës: 10 janar 1946 hapet Asambleja Kushtetuese ku në një sallon të përbashkët janë mbledhur përfaqësuesit e parë të popullit shqiptar të dalur nga… PJETËR PEPA kandidat shkencash (Vijon në faqen 2) …me popull shqiptar. E këtë radhë do të godiste me një tërbim të pashëmullt nën emërimin sa gjesha-rak të zgjaste për opinionin politik dënimi dhe vrasja për motive politike do të dukej paligjshmë e absurde, por pikërisht «motivet politike» dhe «emër për popullit» do të ishin sentencia kërdi gjatë këtyre pesëdhjetëvjeçareve. — Kush nuk ka arsye mundohet të zhdukë arsyen — thotë urtësia popullore. Ndaj duke shpërdorur keqas emrin dhe vullnetin e popullit diktatura e egër e veshur me petkun lara-lara të demokracisë e kthei përsëri lirinë në robëri dhe filloi kështu «gjyqet komuniste të shtrigave» për të zhdukur pikërisht mendimin, logjikën e arsyen njerëzore me synimin e zi që ta shfaroste atë nga faqja e historisë. Por historia e vërtetë është atëherë kur jo fjalët por veprat përbëjnë faqet e saj; e atëherë ajo i kthen lavdinë atyre që i përket. Ndaj do të ndodhte patjetër që «Post nubila Phoebus (pas të vrenjtit kthjellët) e sado e gjatë heshtja, sado e rëndë vuajtja do të vinte dita kur e drejta do të shpërndante mjegullën e ndyrë të shpifjes, intrigës e egoizmit, dhe do të hidhte dritë mbi të vërtetën, duke e përkujtuar me nderim ata njerëz të idealit që u flijuan për shpirtin e tyre fisnik duke qenë vendin që i takon, si fatosa të kombit në altarin e martirëve të demokracisë. Prandaj në ditët e kësaj demokracie dhe lirive që ajo sjell duhet të kemi parasysh se janë të shumtë ata që presin dritën e vlerësimit e të nderimit sikëmi nderin t’i japim sot të dënuarve të grupit të Riza Danit. Sepse duhet të dimë që ende sot mbi atë varr kolektiv ku janë varrosur Rizai, Faiku; Syrjaj e shokët e tyre, fëmijët lëzin duke e quajtur «fusha e 7 varreve» — ndërsa ne ende nuk kemi gjetur eshtrat e tyre si i vetmi shpërblim i sakrificës, dëshirës dhe amanetit të tyre, E çka është edhe më keq ndoshta ende luhet edhe mbi dinjitetin e tyre në faqet e ndonjë gazete! Ç’përbën ky gjyq? Një egoizëm paranojak pa asnjë ndjenjë njerëzore me logjikën e errësuar nga lakmia e lavdisë dhe dhunën si mjet për të realizuar këtë lakmi po fillonte pra të drejtojë e të sundojë Shqipërinë. «Nuk ka si të shpjegohet ndryshe që një veper e tillë orgjuzë, një farsë e tillë gjyqësore po në të pikërisht natën e Vitit të Ri; ndërsa në të gjithë botën njerëzit uronin njëri tjetrin për një vit më të lumtur e më të begatëshëm. Pra 31 dhjetor 1947 si një re e zezë paralajmëron shtrëngatën, lajmi i një re e zezë paralajmëronte urimet e një gjysëm i “më madh” do të zëvendësonte urimet e Vitit të Ri për vatrat fatkeqe shqiptare e do të mbushtë boshllëkun e tryezave të zbrazëta. E pra nuk kishin kaluar veçse 3 muaj nga 1 gushti kur «gjyqi i deputetëve» që e kishte mbingopur atë me varre, pushkatime e burgime të përjetshme. Por një inicative e dëshëtuar prej një nisme të re e kjo po vihej në jetë pikërisht në atë periudhë kur hidheshin themelet e diktaturës slavo-ko-

NJOFTIM I MINISTRISË SË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHËNË AGJENCISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE Me shqetësim u informuam për deklaratën e ministrit grek të Rendit Publik dhe për fillimin e fushatës për shpërnguljen masive me forcë nga Greqia të refugjatëve shqiptarë. Ky veprim ndërmerret në një kohë kur Shqipëria dhe Greqia zhvillojnë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe në të gjitha fushat, të cilat bazohen edhe në lidhjet historike normale midis të dy popujve. Në vazhdën e këtyre marrëdhënieve të mira dypalëshe dhe për thellimin e tyre janë bërë kontakte dhe vizita të personaliteteve më të larta të të dy shteteve si në Athinë ashtu edhe në Tiranë. Aq më tepër që kjo fushatë dëbimesh me dhunë ndodh pas vizitës së kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor, zotit Pjetër Arbnori, kohët e fundit në Greqi. Ky veprim bëfasojnë opinionin mbarëshqiptar psepse kryhet në një kohë kur po përgatitet vizita në Greqi e kryeministrit shqiptar, zotit Aleksandër Meksi, i cili i ka dërguar edhe një letër z. Kostandin Micotaçis për këtë çështje dhe për marrëdhëniet shqiptaro-greke në përgjithësi dhe kur pala greke ka rënë dakord me propozimin shqiptar për krijimin e një komisioni të përbashkët shqiptaro-grek, që do të trajtonte edhe çështjen e refugjatëve shqiptarë. Duke parashtruar këto shkaqe të mësipërme, si dhe pasojat negative që do të sillte shpërngulja e refugjatëve shqiptarë, të cilët kanë shkuar për të punuar në Greqi të detyruar nga shtrëngesa ekonomike mendojmë që veprime të tilla bien ndesh me sjellja. Ky veprim bie ndesh edhe me standardet e Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon në mënyrë kategorike dëbimin kolektiv të të huajve. MPJ në kanalet diplomatike po bën ç’është e mundur që Komisioni i Përbashkët shqiptaro-grek të fillojë nga puna dhe të arrijë një zgjidhje të problemit të emigrantëve. Në të njëjtën kohë po bëhen përpjekje që Ministritë e Rendit Publik të të dy vendeve të kontaktojnë sa më parë në nivele sa më të larta për këtë çështje. Shpresojmë se ky veprim i njëanshëm, dhe i nxituar do të ndalet dhe, ashtu si deri sot, të dy popujt tanë fqinj do të jenë dëshmitarë të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira shqiptaro-greke, të cilat përbëjnë të cilat përbëjnë një kontribut me vlerë edhe për paqen e stabilitetin në rajonin ballkanik. Tiranë, më 6 shkurt 1993

TAKIME TË Z. PJETËR ARBNORI NË SHBA

Gjatë qëndrimit në SHBA, Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, z. Pjetër Arbnori, u takua me përfaqësues të biznesit amerikan. Duke folur për situatën politike-ekonomike në Shqipëri z. Arbnori vuri në dukje rezultatet paraprake që janë arritur në drejtim të vendosjes së shtetit ligjor dhe të rendit publik. Parlamenti, tha ndër të tjera kryetari Arbnori, është angazhuar në një punë voluminoze për përafrimin sa më shpejt të kuadrit të nevojshëm ligjor, për të krijuar kushte të përshtatshme për investimet e huaja në Shqipëri. Të gjitha ligjet e miratuara deri tani, të cilat përcaktojnë e plotësojnë kuadrin e nevojshëm për garantuar investimet e huaja, përshkohen nga qëllimi kryesor i reformës dhe transformimit që po ndodh në Shqipëri për të kaluar në ekonomi tregu. Lidhur me situatën politike, ai tha se pas zgjedhjeve të 22 marsit ajo paraqitet shumë e stabilizuar dhe se përpjekjet e ish-komunistëve për të destabilizuar situatën nuk do të kenë sukses. Më tej ai e vuri theksin në nevojat e mëdha ekonomike që ka vendi për të kapërcyer krizën e rëndë të shkaktuar nga sundimi më i gjatë komunist në njëkohësisht ndër më shtypësit. Në këtë drejtim, ai shpjegoi se vendi ka pasuri të shumta natyrore, mbikëqyrëse dhe nëntokësore, me kushte të përshtatshme për zhvillimin e turizmit, të bujqësisë me një vendndodhje të përshtatshme gjeografike dhe së populli shqiptar është punëtor dhe i talentuar. Asnjë shqiptar nuk dëshiron të largohet nga vendi, por që të ketë mundësi të realizojë ëndrrat e tij në vendin… Përfaqësuesi i Kompanisë «Plan Ikon», e njohur kryetarin nga afër me përpjekjet e kësaj kompanie për të bërë të mundur futjen e teknologjisë të përparuar në industrinë e naftës dhe të energjetikës në përgjithësi. Gjithashtu, kryetari Arbnori u takua me përfaqësues të kompanive që specializohen për hartimin e ligjeve të përshtatshme për tërheqjen e investimeve. Me ta pati një shkëmbim të gjatë pikëpamjesh për fushat e bashkëpunimit në të ardhmen. Në takimin me kongresmenin Frank Uolf, z. Pjetër Arbnori bëri të qartë qëndrimin e Republikës së Shqipërisë lidhur me krizën në rajonin e Ballkanit e luftën që po vazhdon në ish-Jugosllavi dhe tërhoqi vëmendjen në rrezikun që paraqet politika e zgjidhjes së problemeve me for- (Vijon në faqen 4)