11/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 shkurt 1993

NJERËZIT E DITUR JANË PASURIA MË E MADHE E NJË KOMBI

Tranzicioni që po kalojmë ka futur në krizë të thellë shkencën shqiptare dhe ka zhytur në vështirësi institucionet të tjera. Ekonomia e tregut ka ligjet e veta të pamëshirshme: nëse nuk ke gjë për të shitur, nuk jeton dot. Mund të tregojmë dhjetëra shembuj se si dhjetëra intelektualë me aftësi të tilla që kanë mbajtur në gjendje e problemeve teknike dhe shkencore të vështira tani merrën me tregti me shumicë ose shesin prapa vitrinës së një dyqani apo ndonjë kioske. Këtu nuk dua të flas për eksodin e specialistëve. Të ardhurat mujore të një punonjësi institucioni janë të atilla që, nëse i propozon një punë tjetër ai është i gatshëm të pranojë në vend dhe pa diskutuar fare nëse puna e re i përshtatet apo jo zanatit të tij. Puna arrin deri aty sa një pjesë e mirë e intelektualëve ndoshta janë të bindur se eksperienca dhe mendja e tyre nuk i duhen më askujt. Dhe s’është çudi që ndonjë që e kupton reformën si maskarë, të thotë ndonjë ditë se edhe institucionet kërkimore dhe projektuese duhet të zhduken pasi u ka humbur objekti i punës. Por, a është e vërtetë kjo, Le të kthehemi disa fakteve: Organizatat ndërkombëtare si p.sh. Komuniteti Evropian jep me miliona dollarë (Për vitin 1992 vendet për atë studim, një ditë prej ditësh, në aeroportin e Rinasit zbret një ekip i huaj prej filan institucioni, duke në një pikë të globit të cilit i është ngarkuar barra e kryerjes së këtij studimi. Ekipi ka në përbërje njerëz kompetentë, të cilët me të vërtetë e dinë se si duhet filluar një punë. Dhe gjëja e parë që bëjnë në të gjitha rastet është që kërkojnë të krijohen grupe pune prej institucioneve shqiptare me specialistë shqiptarë me të cilët do të diskutojnë për studimin mbi Shqipërinë dhe do të kërkojnë të marrin të dhëna nga specialistë shqiptarë për të filluar dhe për të përfunduar këtë studim. Dhe në të vërtetë institucionet tona me specialistët tanë janë të gatshëm t’u rrinë krah në çdo hap shkencëtarëve të huaj dhe t’u zgjidhin atyre çdo problem që u del përpara në punën studimore aq sa mund të themi me plot gojën se specialistët e huaj gjithmonë na përgëzojnë për aftësitë tona në fushën e specialitetit si edhe për aftësitë e mëdha komunikuese të cilat nuk takohen në vendet të tjera në zhvillim ku bën pjesë edhe Shqipëria, duam apo nuk duam ne. Kështu një ditë të bukur ekipi niset përsëri nga aeroporti i Rinasit, i kënaqur se ka punuar me shumë rendiment dhe sepse do të paguhet për atë punë studimore që ka bërë. - «Me cilin do të punoj unë tani. Shumë specialistë tuaj; që unë dikur i kam takuar përfaqësues i firmës së madhe gjermane «PROSAK»; i cili mendon të bëjë diçka në Elbasan ... shkencore shqiptare duhet të marrin pjesë si bashkëpunëtorë dhe bashkëshortë në studimet që financohen nga organi- organizmat ndërkombëtare. tëm me programin PHARE janë dhënë 33 milionë dollarë) asistencë teknike për Shqipërinë në këtë asistencë teknike përfshihet një fond mjaft i madh (aq sa mjafton për të mbajtur me rroga dhjetëra institucione shkencore), për tema studimore mbi Shqipërinë, sepse është e drejtë ideja se Shqipëria duhet të rivlerësohet në të gjitha fushat dhe metoda më e drejtë e rivlerësimit është kryerja e studimeve në të gjitha fushat. Në procedurat e aprovimit të studimeve dhe projekteve që kryhen mbi Shqipërinë, përveç anës kryesore që ka të bëjë me sigurimin e fondeve për realizimin e këtij apo atij studimi, duhet të zyrtarizohet dhe të kërkohet nga qeveritarët tanë që në këto apo atë studim të përfshihen edhe institute apo institucione tona, të cilat për vite me radhë janë grumbulluar të dhëna dhe eksperiencë. Mendoj se kjo është e vetmja rrugë e drejtë shpëtimi për shkencën shqiptare dhe për shkencëtarët shqiptarë sepse në këtë mënyrë u gjëmë edhe punë edhe i paguajmë. Sepse, çfarë ndodh realisht? Pasi aprovohet studimi dhe pasi sigurohen fondet, pra gabohet në anën procedurale të problemit, si duhet të kryhet kjo punë. E vlen ta përsërisim se, në aprovimin e temës studimore për një firmë është te caktuar. Qeveritarët tanë (veçanërisht Ministria e Financave dhe e Ekonomisë që miraton kushtet e marrjeveshjes) duhet të hartojnë marrëveshjen kontraktuale me financuesit e kësaj teme që të përfundojnë edhe institucionet shqiptare në kryerjen e studimeve mbi Shqipërinë. Sepse, aktualisht nuk mund të gjendet asnjë studim që është bërë mbi Shqipërinë në fushat p.sh. minerale, energjitike, turistike, etj. ku specialistët shqiptarë të mos kenë dhënë me shumicë së 30 përqind të kontributit të mirfilltë shkencor (pa përfshirë dhënien e të dhënave dhe statistikave, çka është e domosdoshme për çdo studim dhe si e tillë nuk trajtohet si punë shkencore). Në raste të veçanta specialistët shqiptarë kanë dhënë mbi 50 për qind të kontributit shkencor. Dhe, kur këta specialistë të huaj kanë marrë vesh (Vijon në faqen 2)

PËR SA KOHË DO TË EKZISTOJË IDEJA E «SHËRBISË SË MADHË» NUK DO TË KETË STABILITET NË RAJON

Nga veprimtaria e delegacionit shqiptar në Mbledhjen e 19-të të Zyrtarëve të Lartë të KSBE-së. TIRANË. që u zhvillua ditët e fundit në Pragë, mori pjesë edhe një delegacion nga vendi ynë. Në rendin e ditës, shumë të ngjeshur, të kësaj mbledhje, i shte edhe kërkesa e Maqedonisë për pranimin në KSBE, kërkesë që u kundërshtua nga Danimarka si kryesuese e radhës e Komunitetit Evropian. Delegacioni shqiptar lexoi një deklaratë, ku bëhej e qartë se vendi ynë nuk do të pranojë futjen e Maqedonisë në KSBE për sa kohë nuk zgjidhet drejt problemi i shqiptarëve atje. Në deklaratë u vu në dukje se «Shqipëria është shumë e interesuar për ekzistencën e Maqedonisë si shtet dhe për të pat ur marrëdhënie shumë të mira me të». Një pikë tjetër e rendit të ditës ishte situata në ish-Jugosllavi. Lidhur me këtë kryetari i delegacionit tonë, Dervish Dumi, Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Shumëpalësh dhe i Organizatave Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme; mbajti një fjalim, ku midis të tjerash theksoi nevojën urgjente të dëgjimit të forcave parandaluese të OKB-së në Kosovë, në vijim të vendimeve të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të KSBE-së të Stokholmit. Ai vuri në dukje se është e domosdoshme që KSBE të adoptojë të njëjtat standarde të përbashkëta për të gjithë shtetet që e përbëjnë. (ATSH)

Përgatitje për Konferencën Botërore mbi të DREJTAT E NJERIUT

TIRANË. Një delegacion nga vendi ynë mori pjesë në mbledhjen ndër-rajonale të organizatës në Strasburg nga Këshilli i Evropës në vigjije të Konferencës Botërore mbi të Drejtat e Njeriut. Tema e mbledhjes: «Të drejtat e njeriut në agim të shekullit të 21-të» u trajtua në dy grupe. Kjo mbledhje ishte konceptuar si veprimtari përgatitore për platformën e Konferencës Botërore të Vjenës. (ATSH)

Unë e dua Shqipërinë ajo ka një të ardhme të madhe

Intervistë e Presidentit të ICPI AIRLINES z. Sami Dhatar dhënë redaktorit Mujë Bupçapaj Pyetje: Çfarë përfaqëson kompania juaj? Përgjigje: ICPI përfaqëson një kompani që punon për njerëzit. Ne përpiqemi të shkojmë kryesisht në vendet e pazhvilluara dhe në zhvillim. Ne shohim nga afer dobësitë ekonomike të tyre dhe pas konsultimeve me autoritetet vendase, zgjedhim nga projektet më të përshtatshme për zhvillimin e tyre, për punësimin e njerëzve të atyre vendeve. Pastaj ne shkojmë tek investitorët tanë dhe i ftojmë që të investojnë. Ne, sjellim fondet dhe fillojmë punën. Pyetje: Linja Tiranë - Stamboll - Tiranë që fillon këtë të enjte, do të fluturojë të hënë në javë. Ç’kapacitet do të ketë avioni juaj, Përgjigje: Tani ne po fillojmë me një avion të vogël që i takon shoqërisë shqiptare ajrore, me 36 vende. Pas tre muajsh do të sjellim një avion më të madh përkatësisht prej 50 vendesh e po kështu pas tre muajve të tjerë do të sigurojmë një avion për pasagjerë. Po fillojmë me tre fluturime në javë, të enjten, të shtunën dhe të dielën. Fluturimi i parë fillon të enjten në orën 15.00. Nqs. kërkesat rriten shumë, linja do të bëhet e përditshme. Pyetje: Çfarë ju shtyn që të ndihmoni Shqipërinë? Përgjigje: Ne kemi ardhur këtu që të ndihmojmë Shqipërinë. Por ne nuk mund ta ndihmojmë shqiptarët po nuk na ndihmuan edhe ata. Pyetje: Në ç’kuptim do të ishte ndihma e shqiptarëve? Përgjigje: Sepse ne vetëm mund të ofrojmë. Pjesa tjetër varet nga shqiptarët. Ne u ofruam shqiptarëve linjën ajrore Tiranë - Stamboll - Tiranë dhe e bëmë realitet për një muaj. Ne do të jemi shumë të shpejtë dhe të sinqertë. Unë mendoj që Shqipëria ka një të ardhme të madhe. Ndihma juaj qëndron në fatin se ju zgjodhët rrugën e demokracisë, rrugën e lirisë. Demokraci do të thotë zgjedhje të lira, hapësira të reja për të gjithë, për çdo njeri, për çdo parti. Prandaj duhet të keni besim tek demokracia, duhet t’i kontribuoni me durim asaj, kjo do të jetë dhe ndihma juaj. Pyetje: A mund të na thoni diçka nga jeta juaj private, për lexuesit e gazetës sonë? vogel që i takon shoqërisë shqiptare ajrore, në 30 vende, Pas mua duhet Çfarë kushtesh u krijon shoqëria juaj udhëtarëve që do të përfshijnë këtë linjë? Çfarë bashkëpunimi do të keni me shoqërinë tonë ajrore Përgjigje: Për tre muajt e parë do të ketë ato kushte që u siguron shoqëria shqiptare ALBANIA në studimore që ka bërë. private, për lexuesit e gazetës sonë? Përgjigje: Unë kam lindur në Mekë. Doktoratën e kam mbrojtur në Amerikë. Jam i martuar, kam 5 fëmijë, jetoj në Amerikë. Unë e dua Shqipërinë, dhe prandaj gjendem këtu për të investuar edhe në fusha të tjera, ku do të bëj me dakort me qeverinë shqiptare.

MARTELI jep dorëheqjen. Kërkohet heqja e imunitetit parlamentar për KRAKSIN

Dje mbasdite Ministri i Drejtësisë italiane Klaudio Marteli paraqiti dorëheqjen nga posti i tij. Arsyetja ishte lajmi që ai mori se do t’i paraqitej paralajmërimi për marrjen në akuzë. Marteli me të u sinjalizuar për këtë ka marrë ende në dorë paralajmërimin, kërkoi dorëheqjen nga posti i Ministrit të Drejtësisë duke shpjeguar se përderisa të merrej në pyetje ishte mirë që të mos ishte më në atë post mënjithëse ishte i bindur se do ta vërtetonte shpejt pafajësinë e tij. Kështu edhe Marteli bëhet një nga viktimat e hetimit mbi tangenten. Marteli dha gjithashtu dorëheqje nga PSI, e cila sot do të mblidhet në asamble për të përcaktuar sekretarin e ri. Ndërkaq sekretari i deritanishëm i PSI Betino Kraksi mori paralajmërimin e tij të pestë nga gjykatësit hetues dhe njëkohësisht gjykatësit e Milanos i paraqitën parlamentit italian kërkesë për heqjen e imunitetit parlamentar Kraksit. Në këtë gjendje do të zhvillohet sot Asambleja e PSI. Kush do të jetë sekretari i ri nacional i PSI? Kraksi porsi kohësh i ka humbur të gjitha shpresat por a do të vihet në pikëpyetje dhe rivali i tij Marteli mbas kësaj ngjarjeje? E.P. dhe rivali i tij Marteli mbas kësaj ngjarjeje? E.P.

Bëhet realitet projekti «ZEMER»

TIRANË, - Nga ambasada jonë në Romë njoftohemi se, gjashtë lë-mijë shqiptarë arrijnë në Fiuggi. Ata do të strehohen pranë spitalit pediatrik APUANO të Masakarra, të futur nga Kryqi i Kuq Italian, të rajonit të Toskanës. Pas tyre, në një të ardhme të afërt do të operohet pranë këtij spitali edhe shumë fëmijë të tjerë shqiptarë. Kjo u bë e mundur në sajë të punës së ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Tritan Shehu, të Kryqit të Kuq Italian, përfaqësuesve të sigurimit shoqëror dhe të shëndetësisë të rajonit të Toskanës, të cilët kanë çmuar dhe vlerësuar iniciativën humanitare të projektit «Zemër». (ATSH)

NJOFTIM

Bashkia e Kulturës Rinore dhe Sportive pranë Bashkisë së qytetit të Tiranës njofton të gjitha grupet kulturore, artistike si dhe popullore, të muzikës së lehtë dhe popullore, të rockut, të grupeve artistike profesionale dhe të rinjve artistikë, të cilët kanë veprimtari artistike në Tiranë, të paraqiten nga data 10-20 shkurt 1993 pranë këtij sektori për të bërë regjistrimin në mënyrë që të bëhen zyrtarisht pjesë e programit që do të zhvillohet për veprimtarinë e kryer dhe të ndihmohen e programohen sipas institucioneve në varësi shtetërore të Bashkisë së Tiranës.

Për të nxitur lidhjet TREGTARE DHE EKONOMIKE

- Një delegacion i Shoqatës së Tregtisë së Lirë Evropiane (EFTA) në vendin tonë - TIRANË, - Shqipëria, duke dashur të marrë pjesë në mënyrë aktive në procesin e integrimit në Evropë, ka kërkuar mbështetjen e shteteve të Shoqatës së Lirë Evropiane (EFTA) në përkrahjet e saj për procesin e ristrukturimit nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre në ndihmën e koordinuar të G 24-t. Midis vendit tonë dhe shteteve anëtare të EFTA-s, Austrisë, Finlandës, Islandës, Lihtenshtejnit, Norvegjisë, Suedisë dhe Zvicrës, është nënshkruar Deklarata e Përbashkët e Bashkëpunimit të Metjetshëm Ekonomik. Në kuadrin e kooperimit mbi bazën e kësaj deklarate erdhi në vendin tonë një delegacion i EFTA-s, i përbërë nga Per Wijkman, Doris Bertrand dhe Ivan Petersen. Delegacioni në kontakte me titullarët e Ministrisë së Tregtisë dhe të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë dhe të dikastereve të tjera, shqyrtoi rrugët dhe mjetet konkrete për zgjerimin dhe liberalizimin e marrëdhënieve tregtare midis shteteve të EFTA-s, dhe Shqipërisë, duke patur parasysh obligimet e tyre ndërkombëtare, në veçanti parimet dhe materialet e GATT-it, për forcimin bashkëpunimit shkencor, dy-palësh, për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, etj. (ATSH)