13/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

13 shkurt 1993

Me një pyetje mes deputetëve

Gjatë ditëve të punimeve të Kuvendit Popullor, aty pranë selisë së tij janë dhjetëra qytetarë që presin të takojnë deputetë të ndryshëm. Shqetësimet e tyre janë qysh nga ato të karakterit të vogël personal e gjer tek ato të spektrit të gjerë social. Dihet që deputetët kanë një ditë të caktuar në javë me zgjedhësit, të shtunën. Për të mësuar diçka më tepër për këto takime, disa kohë më parë ia drejtuam pikërisht me pyetjet e mëposhtme: «A jeni takuar dhe sa herë jeni takuar me zgjedhësit? Si i keni realizuar dhe si është menduar për të realizuar ato, A ekziston ndonjë projekt për institucionalizimin e të qenurit deputet si profesion?» Dhe përgjigjet e tyre ishin: Hasan Halili (zona elektorale nr. 25 - Fier): - Nga 29 fshatra të zonës sime kam bërë takime në 25 prej tyre; gjithashtu kam bërë takime edhe me të tri këshillat e komunave të zonës, me intelektualët e saj në bashki dhe në rreth. Është i domosdoshëm institucionalizimi i takimeve me zgjedhësit, çka kërkon që deputeti të mos jetë në asnjë funksion tjetër, përjashto ministrat, kërkohet një zyrë në qendër të komunës dhe një mjet lëvizës. Deri tani nuk është bërë asgjë për këto. As në qendër e rreth nuk kemi të paktën një zyrë. Rushen Golemi (zona 47 - Laç - Krujë): - I kam takuar, por jo në mënyrë të organizuar në mënyrë sporadike - kur kanë pasur shqetësime kam shkuar në disa fshatra. Nuk kemi një zyrë për komisionet, lëre pastaj për deputetët. Nuk shkoj dot tek zgjedhësit që i kam të shpërndarë në 27 fshatra të dy rretheve të ndryshme. Ibrahim Vasjari (zona 95 - Vlorë): - Kam bërë dy takime të pjesëshme me zgjedhësit. Na kanë munguar disa kushte të domosdoshme, siç është zyra në rreth dhe një sekretar, gjë që do të bënte të mundur takimin e rregullt dhe vjeljen e shqetësimeve nga zgjedhësit. Tash kemi rregulluar hapjen e një zyre për pritjen e popullit. Është për të gjithë në deputetët e Vlorës dhe së shpejti ajo do të funksionojë, duke na siguruar kështu një ballafaqim të vazhdueshëm me problemet dhe shqetësimet e njerëzve, shumë prej të cilave mund t’u jepet zgjidhje e menjëhershme në bashkëpunim me pushtetin lokal. Në ndihmë të punës së deputetit është një farë zgjidhjeje edhe akordimi tani i makinave për grupe të ndryshme deputetësh. Pëllumb Malaj (zona 52 - Librazhd). - Jam zgjedhur në një zonë tepër të vështirë dhe të shpërndarë në 54 fshatra që nga Peshkopia e gjer në Elbasan e Tiranë. Thuajse pjesën më të madhe të tyre e kam shkelur me këmbë, pasi nuk shkon makina. Janë njerëz shumë të varfër e të shtypur nga diktatura, por të etur për demokraci. Takimet me ta, bisedat e hapura dhe të sinqerta për demokracinë si rrugë e së ardhmes, ishin një faktor vendimtar më të cilin theva konceptin se në këtë rreth demokracia nuk fiton. Kam shkuar 30 herë në rrethin e Librazhdit dhe kam bërë takime të rregullta me popullin (ka fshatra ku kam shkuar 2-3 herë). Takime të shpeshta kam zhvilluar edhe me aparatin administrativ në rreth dhe bashki për vënien në eficencë të plotë, harmonizimin dhe funksionimin e tij sa më shpejt në zgjidhjen e problemeve. Që puna e deputetit të jetë sa më efektive, mendoj se është e domosdoshme që pranë këshillave të rrethit të jetë bërë një zyrë me sekretarin përkatës, që do të grumbullojë gjatë javës shqetësimet që vijnë për deputetin dhe, ky i fundit, ditën e pritjes së popullit (të shtunën), jo vetëm do të jetë në gjendje të njihet me ta, por edhe mund të marrë masa direkte për zgjidhjen e tyre. Që të institucionalizohet puna jone si profesionistë duhet të paktën të sigurohen: një zyrë për çdo grup deputetësh sipas komisioneve, kompletimi me literaturën e nevojshme për njohjen me legjislacionin ndërkombëtar, mjet për të realizuar takimet në zonat tona të mundësohet takimi me ...

Mbërriti në Tiranë Presidenti i Bullgarisë, ZHELU ZHELEV

Presidenti i Republikës së Bullgarisë, zoti Zhelju Zhelev mbërriti dje në Tiranë me një avion të posaçëm. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e nga zyrtarë të lartë bullgarë dhe një grup gazetarësh. Në aeroportin e Rinasit kish dalë për ta pritur zotin Zhelev Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Sali Berisha e bashkëshortja si dhe personalitete të tjera të larta të jetës politike shqiptare. Gjithashtu për nder të presidentit bullgar kishte dalë edhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë. Në takimin e rastit, Presidenti Berisha, duke i shprehur fjalët e mirësjelljes homologut të vet mes të tjerash tha se «ne jemi takuar edhe herë të tjera, por takimi i sotëm është më i përzemërt. Jam i bindur se kjo vizitë do të shënojë një etapë të re në marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona dhe midis dy popujve tanë si dhe do ti shërbejë paqes në rajonin tonë». Nga ana e vet zoti Zhelev duke falenderuar për pritjen e ngrohtë që iu rezervua tha se «edhe unë mendoj që kjo vizitë do të shënojë hapa të rinj në marrëdhëniet dypalëshe». Ky hap fillon me nënshkrimin e marrëveshjes së re, e cila do të anulloi atë të vitit 1947. Që nga ky vit kanë ndodhur shumë ngjarje prandaj është i domosdoshëm nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, që do të ndikojë pozitivisht në zgjerimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe dy popujve tanë. Me këtë rast në aeroport u trupojua [?] dhe erdhën ekzekutoi hymnet kombëtare të të dy vendeve. Programi i vizitës tre ditore të Presidentit Zhelev në vendin tonë parashikon një sërë takimesh ... zyrtare me qeveritarët tanë, me afaristë, intelektualë, vizita në muzeume, qendra kulturore dhe një vizitë në qytetin e Beratit. (Vijon në faqen 4)

Në Ministrinë e Ndërtimit, Strehimit dhe të Rregullimit të Territorit

Prioritet, furnizimit me ujë të pijshëm NEPER DIKASTERE Në muajt që kanë kaluar Ministria e Ndërtimit e ka trajtuar me përparësi problemin e furnizimit me ujë. Theksi është vënë në domosdoshmërinë e sigurimit të fondeve për këtë problem. A ka rezultate konkrete? Fondet e dhëna nga Banka Botërore vetëm për qytetin e Durrësit për çështjen në fjalë kapin shumën e 10 milion dollarëve. Kjo për fazën e parë. Një kredi prej 38 miliardë liretash është dhënë nga qeveria italiane për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit të qytetit të Tiranës. E më tej, qeveria gjermane jep ndihmë me 10 milion DM për sistemin e furnizimit me ujë të qyteteve Kavajë, Rrogozhinë, Kukës, Krumë. Çfarë është më e rëndësishme, në këto qytete ka filluar puna në bashkëpunim edhe me firmat e huaja. Sipas kontratave përkatëse për studimin dhe projektimin paralel, brenda fazës së emergjencës do të kryhen edhe punime pjesore për rregullimin e rrjeteve të shpërndarjes dhe të matjes së ujit. Gjatë vitit ’92 nga kjo ministri është punuar intensivisht për të sqaruar problematikën e furnizimit me ujë në të gjithë vendin, duke e konkretizuar me dhënien e kësaj në vitin 1993 e në vazhdim. Janë krijuar kushtet që në vitin 1993 të intensifikohet puna për të realizuar edhe fazën e emergjencës në qytetet Durrës, Kavajë, Kukës etj. Në konkretizim të punës së bërë gjatë ’92 në dispozicion të kësaj Ministrie për investime në ujësjellësa kanë qenë 50 milionë lekë, ndërsa në vitin 1993 parashikohen rreth 300 milionë lekë, përveç kredive dhe fondeve të siguruara deri tani. Më parësori, ligji i privatizimit të banesave Padyshim, një ndër objektivat më kryesore të Ministrisë së Ndërtimit dhe Strehimit është strehim - banesave që qenë hartimi dhe miratimi i ligjit për privatizimin e banesave shtetërore si dhe sigurimi i fondin e nevojshëm për përfundimin e 13.000 apartamenteve në proces, që ndërtohen pjesërisht nga ndërmarrje ekonomike (7000 apartamente) dhe pjesërisht nga ndërmarrjet e ndërtimit 6000 apartamente. 50 mijë apartamente falas. Ligji i privatizimit të banesave shtetërore ekzekutiv u jep falas qytetarëve që banojnë në to, rreth 50 mijë apartamente, 15 mijë të tjera do e kalojnë në pronësi të qytetarëve që banojnë në to tashmë vendoset në një tarifë, e cila merr parasysh vendndodhjen e apartamentit, mënyrën e ndërtimit. - Një politikë e re, një treg i lirë - Një politikë e re në trajtimin e banesave, një treg i lirë i tyre do të jenë ardhmëria e strehimit në qytetet tona. Shteti nga ana e tij nëpërmjet institucioneve të specializuara, do të ndërtojë përsëri banesa, për të përdorur për këtë qëllim edhe praktikën e shumë vendeve të zhvilluara të botës sot. Si rrjedhojë e kësaj politike lindi Enti i Banesave. Financimi i tij do të bëhet kryesisht nga buxheti i shtetit. Gjithashtu financuar do të jenë edhe institucione e ndryshme ndërkombëtare si Banka Botërore, FMN etj. Një ndihmesë jo të vogël do të sjellë edhe grumbullimi i të hollave nga privatizimi i banesave, si dhe të ardhura të tjera që do të sigurohen nga donatorë vendas dhe të huaj. Enti i Banesave jep edhe kredi pa interes për zgjidhjen e problemit të strehimit në kushtet tona, për ato që janë pa strehim. Në korrik do të strehohen 2 mijë familje Enti i Banesave e filloi aktivitetin e tij në fushën e investimeve për banesa me marrjen e një kredie afatgjatë prej 300 milionë lekësh, nga Banka e Kursimeve. Nga kjo shifër përmirësohet e dytë e këtij fondi do të arrijë që brenda 6-mujorit të parë të vitit 1993 të dorëzohen rreth 2 mijë apartamente. Më tutje, në bazë të situacionit të saktë të gjendjes së banesave në proces, po punohet për sigurimin e burimeve financiare nga organizma ndërkombëtare me objektiv që brenda vitit ’93 të përfundojë këto banesa dhe të fillohet me banesa të reja, për zgjidhjen e problemit të mprehtë të strehimit. INSING-u investitor Një hap tjetër që tregon fillimin e funksionimit të tregut të banesave në vendin tonë është edhe fillimi i ndërtimit të një bloku prej 850 apartamentesh në investitor INSING, të destinuar për shitje qytetarëve. Zgjim nga gjumi letargjik Shumë vëmendje më 1992 lu kushtua zgjimit nga letargjia e ndërmarrjeve prodhuese. Nga buxheti kanë dalë rreth 40 milionë lekë fonde për banesat që janë në proces të cilat janë përdorur, kryesisht për ato banesa që janë në punimet përfundimtare. Sipas informacionit të dhënë nga ky dikaster, 6-mujori i dytë i vitit ’92 strehoi 350-400 familje. Besoj që apartamente u dorëzuan. Shansat janë që numër të njohë vetëm rritje gjatë 6 mujorit të parë të ’93-shit e më tej. Përgatiti: DULEJMAN KARAJ

Makiavelisti PASHKO-avokat i mafias së kuqe

«Ballistët brenda PD-së me problemin e rikthimit të parave paralizojnë investimet e reja dhe realizimin e reformës së kreditit...» «„Për të (qeverinë) ka rëndësi krijimi i kapitalizmit dhe jo biografisë së kapitalistëve. Kapitali nuk e di të dijë ç’ke qenë apo i biri i kujt je. Ai do të dijë a je i zoti të fitosh para...” (Nga intervista e Zefir? Qoshkos dhënë gazetës „Lajmëtar dt. 27.1. dhe 2.2.1993) Në një intervistë me titullin pretencioz «Une kam thënë në Presidenti Berisha se ai rrezikon të vuajë nga Kompleksi i idhullmanisë» (të cilin ndoshta e ka vënë arbitrarisht intervistuesi), Gramoz Pashkoja; ndër të tjera i thurur lavde vetes si «nismëtar i demokracisë» e «reformator i shquar»; këshillon publikisht kunatin e tij; Ruli; për politikën ekonomike që duhet të ndjekë dhe; së fundi; sulmon për të njëqindten herë Presidentin; të cilit; siç duket; nuk do t’ia falë kurrë faktin që e la pa kolltuk. «Ballistët brenda PD-së me problemin e rikthimit të parave paralizojnë investimet e reja dhe realizimin e reformës së kreditit...» «„Për të (qeverinë) ka rëndësi krijimi i kapitalizmit dhe jo biografisë së kapitalistëve. Kapitali nuk e di të dijë ç’ke qenë apo i biri i kujt je. Ai do të dijë a je i zoti të fitosh para...” (Nga intervista e Gramoz Pashkos dhënë gazetës «Lajmëtar» dt. 27.1. dhe 2.2.1993) Në një intervistë me titullin pretencioz «Une kam thënë në Presidentit Berisha se ai rrezikon të vuajë nga Kompleksi i idhullmanisë» (të cilin ndoshta e ka vënë arbitrarisht intervistuesi), Gramoz Pashkoja; ndër të tjera i thurur lavde vetes si «nismëtar i demokracisë» e «reformator i shquar»; këshillon publikisht kunatin e tij; Ruli; për politikën ekonomike që duhet të ndjekë dhe; së fundi; sulmon për të njëqindten herë Presidentin; të cilit; siç duket; nuk do t’ia falë kurrë faktin që e la pa kolltuk. E vetmja e re që sjellë Pashkoja në këtë intervistë janë dy paragrafet e cituar më lart; të cilët mjaftojnë plotësisht për të justifikuar titullin e këtij shkrimi. Siç duket; ai nuk e di se që të quash dikë publikisht «Ballist» ky duhet të jetë anëtar i Partisë Nacionaliste «Balli Kombëtar», ose të ketë bërë pjesë në organizatën «Balli Kombëtar» gjatë Luftës II Botërore. Me sa di unë; asnjë nga parlamentarët apo funksionarët e PD nuk gëzon ndonjë prej cilësive të mësipërme. Nëse Pashkoja merr guximin të etiketojë «ballist» bijtë apo të afërmit e eksponentëve nacionalistë antikomunistë gjatë Luftës (në përputhje me stilin e mirënjohur të «ZP»), atëherë ai s’ka asnjë të drejtë të ankohen pse i bëhet biografisë së kapitalistëve. Kapitalizmi zoti të fitosh para. Megjithatë, nga intervista e mësipërme del qartë se Pashko nuk i mjafton të quhet komunist për «meritat»; prindërore dhe këtë epitet «të lavdishëm» përpiqet ta fitojë me çdo kusht edhe me bindjet e veprimit personale. Të kuptohemi drejt; komunistët e sotëm nuk predikojnë më «diktaturën e proletariatit»; zhvillimin e centralizuar, të planifikuar e proporcional» e politika të tjera të këtij kallëpi. Atyre u mjafton të jenë përsëri në krye; u mjafton «çelësat e ekonomisë t’i mbajnë pinjojte e asaj kaste që vrau, preu, grabiti për afro 50 vjet në emër të socializmit. Pashkoja; i verbuar nga urrejtja klasore; harron se rikthimi i pronave s’është një problem i krijuar nga «ballistët»; atë e krijuan komunistët e pangopur të Enverit dhe e ndërlikoi më keq vetë Pashkoja nga një qeverisje famëkeqe të (de) Stabilitetit duke u shtur moralisë së hajdutëve të kuq me çmime qesharake dyqane e godina tu tjera të ngritura në trojet e të tjerëve. Por ndokta këta dhe pak milje personal «të ligjshëm», në këtë mes. Sa keq që Demokracia nuk e lejoj Pashkon të blinte me çmime të pallabarazuara vilën që Enveri ua grabiti «ballistëve», dhe ia dha familjes Pashko si shpërblim për kontributin e «shquar» në mbrojtje të të drejtave të njeriut! Me një cinizëm të denjë për Makiavelin («Qëllimi justifikon mjetin»), teoricieni i shquar i makroekonomisë i rekomandon qeverisë ta ndërtojë kapitalizmin duke ia besuar rolin e biznesmenit hajdutëve; kontrabanditëve; kriminelëve të kuq; të cilët; padyshim; disponojnë kapitale të vjedhura e të grabitura këtij populli si dhe lidhje mafioze me lloj-lloj plehrash të Europës të tipit Hajdin Sejdia. Këtu duhet thënë; për hir të së vërtetës; se në këtë drejtim nuk është mjaftuar vetëm me dhënien e «kontributit teorik». Mjafton të përmendim faktin se; gjatë administratës Pashko-Bufi; ai urdhëroi liberalizimin e çmimeve të mallrave të prodhuara nga ndërmarrjet shtetërore; pa bërë më parë inventarizimin e mallit që ndodhej gjendje në depo e magazina. Rezultati: një bandë zyrtarësh; drejtorësh e magazinierësh të kuq; përgjegjës të kastës prej nga rrjedh vetë Pashkoja; u majmën e vunë pasuri duke i akaparuar këto mallra me

Biografi e shkurtër

Presidenti i Republikës së Bullgarisë Zhelju Zhelev ka lindur në 3 mars 1933 në Vërsellinovo në krahinën e Var nes. Në 1958 ai diplomon në Fakultetin e Filosofisë dhe Historisë në Universitetin e Sofjes. Gjatë shumë muajsh ai ka (Vijon në faqen 4)

A TAKOHEN DHE SI TAKOHEN ME Zgjedhësit?

zonë tepër të vështirë dhe të rëndësishme në 54 fshatra që nga Peshkopia e gjerë në Elbasan e Tiranë. Thajse pjesën më të bradë). - Janë zgjedhur dhe zona tepër të vështirë dhe të rëndësishme të Tiranë. Thajse pjesën më të (Vijon në faqen e 2)

NEPER DIKASTERE