03/03/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 mars 1993

Shqipëria do të nënshkruajë Konventën Evropiane për parandalimin e torturave dënimeve ose trajtimeve jonjerëzore e degraduese

Këtë ditë Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, priti përfaqësuesin e «Task Force Albania» të Këshillit të Evropës në Tiranë, zatin Mark Neville dhe i dorëzoi atij një letër drejtuar Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, zonjës Katarinë Lalumier dhe kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, zotit Miguel Angel Martinez. Presidenti i Republikës në këtë letër shpreh kërkesën e Shqipërisë për firmosjen, Konventën Evropiane «për parandalimin e torturës dhe dëni- (vijon në faqen 2)

GAZETARËT SHQIPTARË TË KËRCËNUAR

Protestë e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë «Në datën 1 mars në mjediset në mjediset pas Pallatit të Kongreseve, deputeti Ritvan Peshkëpia, dhe Arben Imami kanë fyer me një fjalor rrugaçësh dhe kanë qëlluar së bashku me personat që i shoqëronin kryeredaktorin e gazetës «Republika» Ylli Rakipi. Në të njëjtën kohë brenda mjediseve të Pallatit të Kongreseve, gazetari i «Rilindjes Demokratike» Afrim Krasniqi, kërcënohet me armë zjarri nga një person i panjohur për të, duke ja bërë publike arsyen e kërcënimit, si gazetar i RD. Gjesti prej krimineli i këtij personi të panjohur në mjedise publike shoqërohet nga një gjest tjetër provokativ i dy deputetëve të Kuvendit Popullor, përkatësisht i zotërinjve Ritvan Peshkëpia e Arben Imami, të cilët rikerçënojnë gazetarín e lartpërmendur duke i përsëritur fjalorin e personit që e kërcënoi pak më parë. Gjeste të tilla të deputetëve të Kuvendit Popullor dhe veprimet e tyre ndaj dy gazetarëve, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i konsideron si akte të mirëfillta dhune të ushtruar mbi shtypin shqiptar, të frymëzuara nga emocione politike. Këto veprime janë kryer nga njerëz që gëzojnë imunitetin e deputetit dhe për këtë arsye përbëjnë një kërcënim serioz të hapësirave të lirisë së shtypit. Kujtojmë se këto incidente pasojnë sulmet barbare që u janë bërë ditë më parë dy gazetarëve të tërjerë të Rilindjes Demokratike, si dhe goditjen që i shkaktoi gjëndje kome, bashkëpunëtorit tjetër të njohur të shtypit Kasem Seferi i cili ka denoncuar me fakte korrupsionin ekonomik të regjimit të vjetër. Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë duke protestuar për këtë klimë terrori ndaj gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të shtypit vë re në të njëjtën kohë se veprime të tilla terroriste organizohen nga një kategori e caktuar individësh dhe forcash politike të cilat nuk kanë guxim të ballafaqohen ndershmërisht në publik, me shtypin shqiptar, nga ata që e ndjejnë veten të pasigurt përpara optikës së gazetarëve. Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë kërkon të identifikohet dhe të vihet përballë ligjit personi që ka kërcënuar me armë zjarri gazetarin në mjediset publike të Pallatit të Kongreseve. Në të njëjtën kohë kërkojmë prej qeverisë dhe Presidentit të mbështesë shqetësimin tonë për sigurinë e jetës së gazetarëve, të cilët jo rrallë herë po bëhen viktima, jo vetëm të terroristëve të rëndomtë, por së fundi dhe të politikanëve e deputetëve. U lutemi në të njëjtën kohë dy deputetëve të lartpërmendur, dhe kolegëve të tyre të nderuar të Kuvendit Popullor, që në pamundësi për të na miratuar statusin e gazetarit, i cili sanksionon të drejtat tona publike, të paktën të mos bëhen vetë protagonistë të kërcënimit të lirisë së gazetarëve. Mbi incidentin e mësipërm, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë do t’i drejtohet me një notë proteste Presidentit të Republikës, Kryesisë së Kuvendit Popullor gjithë institucioneve ndërkombëtare e organizatave analoge të gazetarëve, si dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. ganizatave analoge të gazetareve, si dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut». Z. Çoka i përbetuari për ndërshëm dhe pranimin të lojës politike kërçenon dhe mendon hapur e në ambientin publike kryedera- me vetën të vendit dhe të botës me muëvetë të tëra për të shkaktuar që do mjet në pushtet, tregon jo vetëm banditizmin e institucionalizuar të PAD, por njëkohësisht ëprëllë bindshëm vazhdën e egërsisë së «moderuar» të PAD ndaj gazetareve të «RD» dhe shtypit demokratik. prekut deri tani asnjë çime floku nuk e kanë për t'u për turp që edhe për shtyp demokratik, e Kuvendit tonë të ndëruar Popullor, i cili besojmë se do të ndalet përpara këtij akti fyen ndaj përfaqësuesve të shtypit shqiptar. Shpresojmë se sa Tempulli i drejtësisë do të çojë në vend nderin e gazetareve. MUJE BUÇPAPAJ

Rrugaçëri që nuk duhet toleruar

Në dimrin e acartë politik të pinjollëve të sigurimit të shtetit të inkuadruar në PAD, në fundin e deshtimit të tyre të turpshëm të zhveshur tashmë nga deklaratat e «kampionëve» të mbrojtjes të drejtave të njeriut, të lirisë së shtypit, dhe mendimit të lirë, ditën e 1 mars 1993 dy liderë e përfaqësues të saj manifestuan tashmë hapur rrugaçërinë e tyre, banditizmin e tyre, arrogancën, pafytyrësinë profilin e deputetit shqiptar. Zoti Ridvan Peshkëpia pas një bërsherie ofendimesh aventurieri bulevardesh që e shkonë për shtat vetëm portretit të tij, gjuan me shkelma kryeredaktorin e gazetës, «Republika» z. Ylli Rakipi me ndihmën e zotit Arben Imami, thjesht për pozicionin e tij të ndershëm dhe demokrat në publicistikën shqiptare. Po këta rrugaçë fill pas aksionit të parë e kërcënojnë gazetarin e «RD» Afrim Krasniqi me zhdhuke fizike, të shoqëruar me një grup banditësh të pajisur me pistoleta, të marrë hua nga taboret e ish sigurimit apo të ish rep. 326. Kjo skenë antizënjorë dhe antidemokratike që buron prej synimeve të errta për të shkuar do me dojet më pushtet, tregon jo vetëm banditizmin e institucio-nalizuar të PAD, por njëkohësisht e shkreh bindshëm vrazhdën e egërisë së «moderuar» të PAD ndaj gazetarëve të «RD» dhe shtypit demokratik. Z. Çoka i «përbetuari për ndërtimin e rra[n]imit të lojës politikën e «RD» zotin B. Trenova i ka kohë pasi ai ishte goditur nga një bandë në rrugët e Tiranës në errësirën e natës. Po kështu autorin e këtyre radhëve e kanë kërcënuar për këto motive me armë zjarri dhe aksident automobilistik, pikërisht për qënëdmin politik ndaj rrugaçërisë së PAD etj. Zotërinjtë Peshkëpia dhe Imami numur të kenë humbur durimin nga vetëdemaskimi që i bën vetvetes, mund të jenë të paduruar në fundin e tyre, por kjo nuk i justifikon shkelmat e hedhur mbi gazetarët. Rrugaçëria e Peshkëpisë dhe Imamit tregon fytyrën pa maska të PAD. Ata që edhe për një gjysëm minute të mos transmetohen në Televizion, apo po t’u vonohet fjala në parlament, mbyllin botën me protesta kundër parlamentit, presidentit dhe PD, për shkelje të drejtave të njeriut nuk kanë gjë të marrin nëpër këmbë lirinë dhe dinjitetin e përfaqësuesve të shtypit. Ata që e quajnë veten të rrezikuar e të kërcënuar nga pushteti demokratik e që në fakt nuk u është prekur deri tani asnjë qime floku nuk e kanë për turp që edhe për një vërejtje të thjeshtë në gazetë të të nxjerrin përpara ekipe bandash e të të kërcënojnë me pistoleta TT, apo të godasin me shkelma, me hekur, apo forma e mjete të tjera, rrugaçësh aventurierë. Këta të «moderuar» të PAD, që të kujtojnë bandat hitleriane para ardhjes në pushtet në vitet ’30, që erdhën duke e rritur oreksin antidemokratik krijuan rreth vetes të drejtën absolute për të sharë, ofenduar, kërcënuar rrallë herë kundërshtarë të tyre politik. Skena e fundit e dy deputetëve të PAD, tregon se një deputet rrugaç i pajisur me imunitetin e anëtarit të Parlamentit shqiptar, mund t’ia vërë shkelmin një fryt shoqërisë. Por mendimi demokratik është tejet më i fuqishëm, masht’u si dhe arsyeja demokratike shtet demokratik, e Kuvendit tonë të ndëruar Popullor, i cili besojmë se do të ndalë përpara këtij akti fyos ndaj përfaqësuesve të shtypit shqiptar. Shpresojmë se me Tempulli i drejtësisë do të çojë në vend nderin e gazetarëve.

Propaganda e PD duhet t’i përgjigjet denjësisht antipro propagandës socialkomuniste

Rrallëkundi në botë një publikë të politikë përkthyeshët në propagandë e orientuar politikisht kundër një partie nuk mund të ketë përmasat kombëtare dhe tragjikë, siç ka qenë propaganda e PP(S) kundër PD. Ajo gysh në dhjetor 1990 është shfaqur për primitivizmin historik ndaj një force të re politike siç ishte PD. Partia e komunistëve shqiptarë nuk ndryshoi gjë në arsenalin e fyerjeve sharjeve dhe etiketimeve që i përdorte ndaj antibistur kundër «armikut» amerikan—dhe «social imperializmit sovjetik». Po me këtë vazhdon gysh ditën e parë të lindjes demokratik, të qeverisëse demokratike. Propaganda social - komuniste vepron sot me një sjellje të vjetër të dënimit: Ajo ka humbur fjalorin, arsyen, ligjin; dhe hasmësi veç, gjokset e saj ndryshojnë mizori hapësirën e asaj; sepse, me fjalën e vëzhguesve propagandë, me të cilën në përmasa të ndryshme. Partia Demokratike, shpeshherë Te ka neglizhuar propagandën që diçka që i ka tejlodhë shqiptarët, diçka që në jetën tonë 50 vjeçare mori një kuptim nervoz dhe kërcënues. Aq sa fjala propagandë është bazuar shpeshherë me agjitacion, me kampe përqëndrimi, me bindje të detyrueshme. Por megjithë përmasat bashkëkohore të demokracisë dhe shtetit demokratik, me gjithë forcën gjigande të demokracisë shqiptare, diçka ka mbetur shërbëmi e pranuashme. Fjala vjen aftësia e njerëzve për t’i ndikuar nga propaganda, e veçanërisht nga antik propaganda komuniste. Kjo bëhet prezente veçanërisht në këtë periudhë kur tërë arsenali propagandistik i PS është drejtuar kundër qeverisë demokratike, kur «ZP», me një gjuhë shpifjesh dhe akuzash përpiqet të njollosë çdo arritje historike të qeverisë demokratike, kur «ZP» së zhvendhjes e konservatorizmit komunist shqiptar përpiqet të rikthejë me çdo kusht kaluanën komuniste, kur kushtet e kaluara e komunizmit konserv- si vator përpiqet të errosojë perspektivën ekonomike të shqiptarëve. Komunistët shqiptarë po përpiqen të krijojnë opinione kundër shtetit demokratik të nxjësin armiqësi dhe përqëndësit të thella ndaj tij. Fakt i është se populli shqiptar nuk është ndikuar aspak nga kjo propagandë e egër komuniste. Ai me guxim ka përcaktuar fatin e tij demokratik dhe kërthen disponim e shprehje qartë edhe në sondazhin që kreu komiteti Evropian ku jepet qartë një sinjal optimizmi për të ardhmen e Shqipërisë për mbrungën që ka zgjedhur ajo. Tek shqiptarët ekziston vullnet për ekonominë e tregut dhe besimi në të ardhmen ekonomike. Kontrasti me vendet e tjera është shumë i madh. P.sh: në Poloni vetëm 27 për qind e njerëzve mendojnë se janë në rrugë të drejtë, kurse 65 për qind e tyre mendojnë që janë në rrugë të gabuar. Në Hungari vetëm 9 për qind e njerëzve shikojnë përmirësim të gjendjes ekonomike, kurse 67 për qind e tyre shohin vetëm (Vijon në faqen 3). 3 me faktet korrupsionin ekonomik të regjimit të

Në vend të një replike

Zoti Safet Zhulali f’on për vizitë Sedat Brahjen e “ZP” Pasi kishte lexuan shkrimin e Sedatit në «ZP», ku jepej «alarm» në të gjithë vendin se qeveritarët e sotëm po i përpinjë shtetit dhe popullit shuma të mëdha për rregullimin e apartamenteve të tyre, Z. Safet Zhulali ishte befasuar dhe revoltuar. Këtë ma shprehu edhe mua disa ditë më vonë: - Që «ZP» di vetëm të trillojë, fyejë, të shpifë, të shkelë ligjin, kam bindje të patundur këtu nxjerr - më tha. Nuk ka lënë gjë pa thënë kundër meje këta dy vjet. Ndaj, duke menduar se vetëm këtë avaz di, nuk i kam kthyer përgjigje. Por, për këtë rast, nuk mund të qëndroj indiferent. Megjithëse ti, Xhevat, ke njohje qysh nga fakulteti me Sedatin iu ftoj të dyve për një vizitë në shtëpinë time që ta shihni të vërtetën me sytë tuaj. Pra, Sedati i dashur, kemi një ftesë që nuk duhet ta refuzojmë. Aq më tepër që z. Zhulali nuk ka shumë javë që ka hyrë në shtëpi të re. Dhe, sipas zakonit, duhet t’i çojmë edhe një dhuratë. Ta pleqërojmë bashkë se çfarë. Më lajmëro se në cilin mbasdite të kësaj jave do ta realizojmë këtë vizitë. Ne takohemi shpesh bashkë, në rrugë apo në klubin e gazetareve. Mund të më telefonosh edhe me nr. 29609. Në qoftë se është ashtu siç ke shkruar ti, do të bëj edhe unë një shkrim më kritik se i yti. Në qoftë se jo, besoj se do të kesh burrërinë të bësh një përgjegjshmëri sinqertë, XHEVAT MUSTAFA

PROTESTE

KRYESISE SE KUVENDIT POPULLOR

PROTESTE

KRYESISE SE KUVENDIT POPULLOR KRYETARIT TE KESHILLIT TE MINISTRAVE BASHKIMIT NDERKOMBETAR TE GAZETAREVE UNIONIT TE GAZETAREVE EVROPIANE. Redaksitë e gazetave «Rilindja Demokratike» dhe «Republika» protestojnë ashpër ndaj fyerjeve dhe brutalitetit mbi gazetarët Afrim Krasniqi e Ylli Rakipi nga deputetët e parlamentit shqiptar Ridvan Peshkëpia e Arben Imami: Në mesditën e datës 1 mars 1993, menjëherë pas konferencës së shtypit të A. Hajdarit në Pallatin e Kongreseve, një person i paidentifikuar ka kërcënuar me revolver gazetarin e «RD», Afrim Krasniqin. Fill pas këtij skandali, deputeti Ridvan Peshkëpia, përfaqësisht, shan e fyen kryeredaktorin e gazetës «Republika», Ylli Rakipin. Më pas, po ky deputet, së bashku me Arben Imamin e shpien edhe më tej këtë incident duke provokuar dhe qëlluan me shkelma. Pas kësaj, dy deputetët e lartpërmendur hyjnë vrullshëm në hollin e Pallatit, ku provokuan, fyen e kërcënuan me një fjalor rrugaçërie, gazetarin e «RD» Afrim Krasniqi. Fatmirësisht gjakftohtësia e gazetarëve bëri që skandali i deputetëve të mos thellohej më tej. - Kemi dëgjuar që deputetë të tillë në sallën e Parlamentit janë të papërgjegjshëm për ato çka thonë. Mos vallë ata janë të papërgjegjshëm edhe për veprimet që kryejnë në ambiente publike? Nisur nga ky akt i paprecedent rrugaçërie i dy deputetëve të lartpërmendur, redaksitë e gazetave «RD» e «Republika», protestojnë energjikisht duke e konsideruar këtë skandal një akt politik që nisët nga motive të mbrapshta politike duke treguar dominimin mbi arsyet të klaneve të caktuara konservatore. Dy redaksitë protestojnë dhe kërkojnë nga organet kompetente mbrojtjen e gazetarëve dhe prononcimin e tyre në lidhje me këtë skandal të dy deputetëve të Kuvendit Popullor; në mënyrë që të mund të sigurohet liria e plotë e profesionistëve të shtypit në misionin e tyre human. REDAKSITË E GAZETAVE «RILINDJA DEMOKRATIKE DHE «REPUBLIKA»

«EUROMARKET»

Eksporte - Import - Inxhinieri Firma «Gorani - Euromarket» kërkon një punonjëse me fakultet ekonomik. Përparësi kanë kandidatët që dinë të përdorin kompjuterin. Diploma e fakultetit dhe biografia e shkruar të dërgohen në Rr. Perlat Rexhepi, Pall. 9. Nr. KARLO GEGA Pall. 228. Hyrja I TIRANA ALBANIA Shk. 1 Ap: 4 ose në dyqanin tek Pazari i Ri. Tel: Faks 042-274-19.