“NATYRISHT NE JEMI TE INTERESUAR PER SIGURINE E VENDIT TUAJ”
-Manfred Verner mbërriti në Shqipëri-
Dje rreth ores 16 e 45 zbriti ne aeroportin e Rinasit avioni i flotes ajrore ushtarake italiane me te cilin mbërriti Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Manfred Verner. Zoti Verner shoqerohej nga bashkeshortja e tij.
Mysafirin e priti Presidenti i Republikes se Shqiperise z. Sali Berisha me bashkeshorten dhe Ministri i Mbrojtjes z. Safet Zhulali. Gjithashtu kishin dale ne aeroport nen kryetaret e parlamentit shqiptar, kryeministri z. Bashkim Fino, anetare te tjere te qeverise, si dhe shefat e perfaqesive diplomatike ne Shqiperi. Ndodheshin gjithashtu dhe atashete ushtarake te perfaqesive diplomatike.
Duke i dhene deren zotit Berisha, Verner tha se ishte nje kenaqesi e madhe per te qe ndodhej ne Shqiperi dhe qe takohej me zotin Berisha. Me pas ne deklaraten qe dha per shtyp zoti Verner tha: “Une dua te shtoj dron e bashkepunimit dhe miqesise drejt popullit shqiptar. Ne kerkojme qe me viziten time te shenoj nje kooperim te ngushtë ne kete vend dhe natyrisht jemi te interesuar per sigurine e vendit tuaj.”
Presidenti Berisha nga ana e tij lidhur me kete vizite tha: “Nje vizite jashtzakonisht domethenese dhe e rendesishme. Tregon orientimin e drejte dhe te qarte te Shqiperise. Ne jemi shume te kenaqur qe kemi sot zotin Verner midis nesh.”
TA PERKRAHIM PA REZERVA QEVERINE E Z. MEKSI, POR EDHE TA KRITIKOJME...
Presidenti Vacllav Havel, duke folur kohët e fundit për moralin në politikë, ka thene: “Natyrisht qe ekzistojne çeshtje per te cilat eshte lehte te flasesh, por shume me veshtiresi mund t’i misherosh ato ne jete. Gjate dy vjeteve e gjysme kam qene president i pare jo komunist i vendit tim dhe nje njekohesisht presidenti i fundit i Cekosllovakise. Per kete arsye e di me mire se kushdo tjeter, se sa te veshtire, e ka, ngandonjehere, politikani qe t’u qendroje besnik dhe i patundur parimeve dhe idealeve te veta, sidomos kur ai ndodhet ne vorbullën dramatike te cilën luajne forcat politike, qe veprojne lirshem fare ne nyjen e udhekryqit ne te cilën perqendrohen presionet shoqerore, si ato qe mund te realizohen, ashtu dhe ato qe jane te pamundura per t’u realizuar...”
Pra, te qeverisesh ne nje vend qe u shnderrua ne”tabula rasa”, sikurse i yni, ku,fale demokracise, ne menyre te lire, te gjitha forcat politike te nisura nga qellime te mbara , por edhe te mbarshta, kane nje objektiv te vetem,qeverine e pare demokratike te z. Meksi, kjo do te thote t’i shtosh asaj vështiresi te reja shume te medha. T’i shpallesh asaj qeverie lufte pa meshire ne emer te rifitimit te privilegjeve te humbura, kjo do te thote qe nuk deshiron ta shikosh Shqiperine te rimekembet dhe te konsolidohet. Tingellojne dhe te mbrojtjes reale te te drejtave te tyre per nje jete me te mire. Por, ama, ka dhe nje ligi te pashkruar, te ndergjegjes, i cili na imponon qe,para se te ngreme zërin per kerkesa te teperuara, le te shikojme rreth nesh gjendjen e mjerruar qe perjetojne shume vellezër dhe motra tona, sidomos ata qe i perfshiu astma dhe pensionistet. Qeveria e z. Meksi me larmine dhe numrin e madh te projektligjeve ka plotesuar nje shkalle te konsiderueshme kuadrin ligjor te ecjes perpara te demokracise sone, duke pershfire kete dhe vendosjen e nje sistemi fiskal dhe shperblimish te tille, qe, sipas specialisteve te huaj, na ka shpenë ne uljen e inflacionit dhe ne konsolidimin e shtetit. Askush nuk mund te mohoje, psh se ne krahasim me nje vit me pare, qeveria e z. Meksi mundi te shenoje nje stabilizim te dukshëm te rendit publik. Por natyrisht eshte e kuptueshme per cilindo se kushtet ekonomike konkrete te vendit tone, papunesia etj jane te mbarsura me kundervajtje dhe akte keqberese. Jane te rendesishme, gjithashtu, meritat e qeverise se z.Meksi lidhur me ndarjen e tokave, venien ne prodhim te shume fabrikave dhe ndermarrjeve. Por a ka patur kjo qeveri gjate kesaj periudhe 10 ,mujore mangësi dhe te meta? Natyrisht qe jo pak, per arsye se nga me te ndryshmet, objektive dhe subjektive, mungesa e pervojes etj. Qeveria e z. Meksi nuk ka arritur te siguroje investime te fuqishme te huaja ne vendin tone. Kane ardhur sume investitore te huaj, po jo gjithmone u jane krijuar lehtesite e duhura. Keshtu psh per te perfunduar nje marreveshje te perbashket me nje investues te huaj te tipit “Joint ventures” me pare duhej kaluar permes 3-4 hallkave burokratike ministriore, te cilat, me procedurat e tyre te stergjatura, shume investitore i kane lodhur, i kane merzitur dhe i kane bere te largohen. Tanime kuadri perkates ligjor eshte plotesuar dhe procedura kryhet vetem nga nje instance. Ky fakt eshte premtues per te ardhmen. Specialiste tane, qe bashkebisedojne me te huaj, duhet te jene te zgjedhur jo vetem nga ana profesionale, por edhe nga ndershmeria e perkushtimi. Nga qeveria e jone jane shenuar suksese ne sektorin e tregtise. Por, krahas furrave etj eshte urgjente te privatizohen edhe fabrikat e vogla, punishte dhe baxhot e perpunimit, te qumeshtit, punishte e nisheshtese, te embelsirave, te fruta-kundravajtjeve dhe akte keqberese. Tane te rendesishme, gjithashtu, mendimet e qeverise se z. Meksi fabrikave dhe ndermarrjeve.
...te vetem, qeverine shpallesh asaj qeverie lufte pa meshire ne emer te rritimit deshiron ta shikosh Shqiperine te rimëkëmbehet dhe te konsolidohet. Tingellojne anakronike “orakujt” qe kerkojne dorezimin e pushtetit dhe zgjedhjet e reja para plotesimit te afatit 4-vjeçar nga qeveria e z. Meksi.
Eshte folur dendur per inversionin e nje pjese te votuesve jo ne favor te PD ne zgjedhjet e 26 korrikut te 1992. Pavaresisht nga mangësitë dhe propaganda obstruksioniste e opozites, nje gje eshte e vertete: qeverise se z. Meksi i ra shansi historik qe, per te zbatuar reformen, detyrimisht, te liberalizonte çmimet ose me shqip, te shtrenjtonte nje varg artikujsh ushqimore. Nuk ka qeveri ne bote, e cila pavaresisht nga arsyet qe e detyrojne te ngreje çmimet e artikujve te nevojes per jetese, te mos ballafaqohet me kunderpergjigjen mospajtues ne kutite e votimit.
Qe te sigurojmë themele te forta per demokracine tone te brishte, te gjithe, te medhenj e te vegjel duhet te punojme shume me mendjegjè. Pa prodhimin nuk garantohet demokracia, por u hapet rruga atyre forcave qe jane tallur me gjakun dhe djersen e ketij populli per 50 vjet rresht. Demokracia u siguron punetoreve edhe te drejten e greves ...
Durrësit etj? Pse aludoni per “pushime jashte shtetit te qytetareve? Apo sepse ndofta ne ate Ministri ka kuadro qe ua perballon kuleta uikende ne plazhe te huaja...?
Qeveria e z. Meksi mund te kritikohet me te drejte qe e ka marre me ngathtesi ristrukturimin e institucioneve shkencore. Faj ne kete drejtim ka dhe Komiteti i Shkences, i cili eshte larg shnderrimit se bashku me Akademine e Shkencave ne institucione aktive, organizuese, qe duhet t’i japin tonin shkences shqiptare. Demokraciona jane ka per mision ta zhveshe shkencen tone nga guacka dogmatike, fjalet shume e pune pak dhe t’i jape asaj rendesine qe duhet. Jo me kot amerikanet pohojne qe investimet ne shkence jane me rentabel se ato te gjithe sektoreve te tjere te veprimtarive shoqerore.
Nga ministrat e qeverise se z. Meksi nuk kerkohet “transparence” ne TV vetem nje here ne vit, por çdo here qe nevojitet per ti shpjeguar dhe sqaruar popullit interesohen njerezit. Ministrat e zevendesministrat tane shkruajne fare pak, per te mos thene aspak, artikuj te “RD” dhe ne shtypin tjeter demokratik.
Populli pyet: Pse u duhet njerezve te presin me ore dhe dite te tera per te paguar driten, qirane, ujet ose per te marre pensionin? Ata qe s’u dalin zot puneve, t’ua lene vendin me te afte.
AUDITOR I HAPUR, DIALOG I LIRE
Ne lidhje me takimin e Presidentit te Republikes se Shqiperise z. Sali Berisha, me studentet e Universiteteteve tona me 15.3.1993 ne sallen e Akademise se Arteve,”ZP” ne numrin e saj te dites se merkure u perpoq ne menyre cinike te krijonte nje insinuate ne lidhje me pjesemarrësit ne takim.
Per ndryshe ajo nenvizonte idene se gjoja studentet pjesemarres ne takim paskan qene “te zgjedhur” nga dikush duke u perjekur ne kete menyre te pergojontoje takimin, gjithnje sipas stilit te mjere te “ZP” per te mohuar çdo perjekje te arsyeshme te Presidentit Shqiptar per te vendosur dialogun mes forcave levizese demokratike , per te bere akt juridik te drejtat dhe lirite e njeriut, pavaresisht nga bindjet, idete, perkatesia partiake etj.
Dhe per kete jo pa qellim Presidenti Berisha zgjodhi auditorin e studenteve per te dialoguar per te drejtat njerezore, ose siç e quajti ai ne menyre vleresuese ate mjedis-“Parlament studentor”.
Duke asistuar ne ate takim me cilesine e gazetarit konservator si te gjithe pjesemarresit se shprehja”Parlament studentor” i shkonte me se shumti atij auditori. Pasi pjesemarresit aty ishin njerez qe u perkisnin bindjeve te ndryshme politike, perkatesisht edhe forumeve rinore apo partive te ndryshme politike, kete e provon vete qenia e z. Pandeli Majko ne presidiumin e takimit per krah Presidentit Berisha. Kete e provon edhe diskutimi i studenteve siç ishte ps rast i nje vajze eurosocialiste. Fjala e saj u transmetua edhe nga RTSH. Ajp ngriti probleme qe i lexojme perdite ne”ZP”.
Ata qe ishin te pranishem ne salle, per edhe te tjeret qe e ndoqen permes RTSH e pane edhe reagimin pozitiv te nje pjese te salles drejt diskutimit te kesaj studentjeje. Kjo tregon se pjesemarresit nuk ishin te seleksionuar , apo” te zgjedhur” ata ishin te ftuar, pa patur per baze asnje kriter politik te percaktuar, siç pretendon shenimi i “ZP”.
Ne takim foltoria ishte e lire, dialogu i hapur, diskutimet me vlere. Studentet shqiptare shprehen hapur mendimet e tyre per proceset demokratike, per shtet demokratik, per problemet social - ekonomike qe preokupojne shtetin tone.
Shenimi “ZP” nisur nga fryma e smuare partiake, nuk mund tua ule aspak rendesine atij takimi me vlere.
M.BUÇPAPAJ
Mashtrues si ju bejne lojen e shovinisteve
Zoterinj te”ZP”-se! Ju nuk jeni as me Shqiperine, e as me demokratet greke. Ju jeni vegla te shovinisteve greke!
Zv. Kryetari i Keshillit te Ministrave dhe Minister i Rendit Publik te Shqiperise ju ka siguruar se’nuk i ka deklaruar asnje gazetari qe te futen trupat greke ne Shqiperi”. Kete deklarate”gabimisht” e botuat edhe ne gazetën tuaj! Nuk ju mjafton? Besoni me teper nje gazetar grek se sa Ministrin shqiptar? Ku e keni etiken e patriotizmin? Kush shet Shqiperine ndaj shovinisteve greke?!Un , qe u besoni ata dhe qe beni lojen e tyre! Kur u interesuam ne Ambasaden greke per kete problem ata, greket demokrate, menjehere u pergjigjen qe”natyrisht , edhe ne qofte se eshte shkruar do te jete lajtjite gazetaresh”. Po ju merr mendja more derezinj,se veç destruktivet e antishqiptaret si ju, mund te bejne sikur e besojne e po bejne zbulime per ta vertetuar”! Edhe greket nuk do te besonin gazetarin e tyre per ministrin shqiptar! Nuk e ka ne dore asnje minister “te ftoje trupa te huaj” ne Shqiperi. Vetem Enver Hoxha na e pat mbushur Shqiperine me ushtarake te huaj, jugosllave, sovjetike, kineze! E koha e tij shkoi! Ju vazhdoni te nxini faqet e gazetave tuaja me materiale propagandistike komuniste- komuniste-antishqiptare te çdo marke, duke ju bere atyre forcave nje sherbim ndofta pa para! Por populli ju njeh e nuk ju beson me! Eshte skuar se z. Bashkim Kopliku nuk ka bere deklaratat qe thoni ju e miqte tuaj shovinisto-komuniste as ne Greqi e as ne Maqedoni. Ndofta me te vertete duhet ligj mbi shtypin per mashtrues si ju! VEZHGUESI
NJE KONCEPT I RI I MBROJTJES
(Vijon nga numri i kaluar)
Sikurse kemi theksuar, shkaterrimi i Paktit te Varshaves dhe shqetesimet duke trazuar BS, sikunder emergjenca e KSKE dhe konsolidimi i saj, transformon gjendjen evropiane te sigurimit.
Gjithashtu masat kurajoze u pershtaten ne Shqiperi me qellim qe te krijohet nje shtet i se drejtes demokratike dhe per te favorizuar nje integrim me te mire ne komunitetin nderkombetar. Keta dy faktore na detyrojne te rivleresojme menjehere mekanizmin tone ushtarak. Sot, ne duhet te rimodelojme krejtesisht strukturat e mbrojtjes se Shqiperise ne funksion te ndryshimeve te ndodhura ne Evrope dhe brenda vete vendit. Strategjia dhe struktura e forcave integruese duhet te jene menjehere te modifikuara. Ne keto kushte dy pyetje thelbesore vendemjen: ne fillim si Shqiperia duhet te planifikoje mbrojtjen e saj ne lidhje me rrethanat e reja? Cfare strukture forcash dhe çfare organizimi te komandimit duhet gjetur dhe vendosur? Pyetja e pare eshte me e veshtire sepse asnje pergjigje nuk mund t’i jepet pergjithshem Shqiperia nuk do te jete thirrur per te luftuar ne te ardhmen. Ne menyre te dukshme, ato nuk mund te kundershtojne nje kercenim direkt si ne kohe te perballimit ushtarak Lindje Perendim. Ngjarjet e koheve te fundit ne ish-Jugosllavi theksojne domosdoshmerine e ruajtjes se forcave aktive me qellim qe te mbroje kufijte e Shqiperise dhe per te treguar percaktimin e vendit dhe per te ... (Vijon ne faqen 4)
NATO Shtetet anetare: GJERMANIA, BELGJIKA, KANADAJA, DANIMARKA, SPANJA, SHBA, FRANCA, GREQI, ISLANDE, ITALI, LUKSEMBURG, NORVEGJI, HOLANDE, PORTUGALI, BRITANI E MADHE, TURQI
INTERVISTE E DJALIT TE DIKTATORIT
-Sokol Hoxha deklaron se N. Hoxha ka dashur reformimin e sistemit”Por pasardhesi i babait tim, Ramiz Alia nuk beri gje”
-Sipas fjaleve te S. Hoxhes familja e tij jeton vetem me 10 dollare ne muaj.
-Replika e S. Hoxhes lidhur me udhetimet e tij jashte nen emrin Tole Halili.
-“Une do te ankohëm ne Komisionin e Helsinkit”-thote ai pasi e konsideron shpifje te perbërësi faktin qe banon ne apartament me dy dhoma e nje guzhine dhe qe e kane nxjerre ne asistence.
LEXONI NE NUMRIN E ARDHSHEM
ASKUND NUK NGROH DIELLI ME MIRE SE NE SHQIPERI
Leter nga Gjermania
Pak kohe me pare si dhjetera dhe qindra te tjere shqiptare te mergimit po kthehesha nga nje udhetim aq i bukur dhe aq kupitimplotë ne shtetin ame, ne Shqiperi.
Ishte nje deshire e gatua prej kaq shume vitesh, qe fatbardhesisht mu realizua tash me ardhjen e demokracise ne shtetin ame. Pas vetes lija kujtimet e shumta te njerezve qe kisha njohur me pare apo qe njohja gjate atyre pak diteve te qendrimit ne Shqiperi. Kishin mbresa nga udhetimet ne Kalane e Krujes, te Lezhes, te Shkodres dhe te Beratit, buze detin e Durresit dhe plot vise te tjera ku bukes i hone bukë dhe tingellon fjala e bukur shqipe. Po kthehesha ne kete vise te mërgimit te largët dhe po mendoja se ne veren e ardhshme do te shkoja me gjithe familjen, qe edhe femijet te dine se cili eshte vendi i tyre. Ne nje aeroport ... (Vijon ne faqen 4)
“Dhi e zgjebosur, bishtin përpjetë.”
⑤ Biblioteka kombëtare
PERGENJESHTRIM
Lidhur me njoftimin e “ZP” te dates 18.3.93 qe eshte transmetuar dhe nga BBC sqarojme:
1. Nuk eshte e vertete qe mesuesi eshte bojkotuar ne fakultetin e Inxhinierise mekanike te elektrike ka pasur nje bojkotim te provimit te lendes qe jep Shkelqim Zeqja i cili me vendim te rektoratit date 18.1.93 dhe me mbeshtetje te ligjit nr.7526 d.3.12.91 per marredheniet e punes “ka dale ne asistence”.
2. Persa i perket figures se z. Shkelqim Zeqja sqarojme per bazeketen “KJ” qe ky pedagog del ne asistence jo per arsye politike siç pretendohet.
Ne Universitetin Politeknik me vendim te posacem te Keshillit Shkencor jane vene nje sere kriteresh per thellimin e reformes, te cilat po rendisim me poshte: (Vijon ne faqen 4)
ME SE FUNDI HAPET “THESARI” I DOKUMENTEVE TE PPSH DERI ME 1944
Ne zbatim te vendimit te Keshillit te ministrave “Per kalimin ne administrim te Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave te Shtetit te Fondëve Arkivore te PPSH, BOSHI, BRPSH, BPSH e FDSH” perfundon marrja ne dorezim e dokumenteve te PPSH per periudhen deri ne vitin 1944. Keto dokumente jane te hapura per shfrytezim sipas rregullave ne fuqi duke filluar nga data 20.3.1993.
DREJTORIA E PERGJITHSHME E ARKIVAVE TE SHTETIT