PRESIDENTI I REPUBLIKËS, SALI BERISHA, PRET NJË GRUP PËRFAQËSUESISH TË MINORITETIT GREK
Presidenti i Republikës, zoti Sali Berisha, priti një grup përfaqësuesish të minoritetit grek në Shqipëri, ndër të cilët deputetët e Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Thoma Meço e Kosta Makariadhi.
Ata i shprehën Presidentit Berisha shqetësimin e tyre për situatën e krijuar në marrëdhëniet shqiptaro-greke nga e cila, siç thanë ata, po e pësojnë me shumë emigrantët shqiptarë të dëbuar nga Greqia dhe minoritarët grekë në Shqipëri. Presidenti i Republikës i siguroi ata se minoriteti grek në Shqipëri do të gëzojë të gjitha drejtat që burojnë nga Dokumenti i Kopenhagës, Karta e Parisit dhe dokumentet e tjera të KB e të KSBE-së. Shteti, tha ai, do të hapë për ta dy shkolla të mesme, me kusht që të sigurohet kontigjenti i nevojshëm i nxënësve dhe një degë për përgatitjen e mësuesve të minoritetit grek në Universitetin e Gjirokastrës. Pjesëtarët e minoritetit grek në Shqipëri janë qytetarë të lirë të shtetit shqiptar dhe gëzojnë të gjitha të drejtat si dhe gjithë qytetarët e tjerë, pa asnjë lloj diskriminimi negativ, vijoi Presidenti. Por, nga ana tjetër, ata kanë të gjitha detyrimet ligjore, që edhe qytetarët e tjerë kanë ndaj këtij shteti. Nuk është mirë që një incident me një qytetar grek të shfrytëzohet për ta kthyer minoritetin në mollë sherri midis dy vendeve. Presidenti Berisha theksoi më tej se përdorimi i Kishës për qëllime politike është krejtësisht i papranueshëm. Ju, tha ai, keni Parlamentin dhe tribunat politike për të shprehur lirshëm mendimet tuaja. Qeveria shqiptare, i përmbahet parimit se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë janë të rëndësishme jo vetëm për dy popujt tanë, por edhe për rajonin në përgjithësi. Për këtë, ajo s’do të heqë dorë nga përpjekjet dhe dialogu për të rigjetur frymën e mirëkuptimit, megjithë vështirësitë që po shohim sot në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Përfaqësuesit e minoritetit grek theksuan se ky minoritet është vendosur që të luajë rol në afrimin midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ata nuk mohojnë armiqësitë që kanë shënuar por këmbenë gullin në realizimin e premtimeve të dhëna. Nga ana tjetër, ata e miratuan plotësisht qëndrimin zyrtar shqiptar ndaj Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe kërkuan që të dy qeveritë të merren vesh për uljen e tensionit. Deputeti Miço tha se lajmi i dhënë nga mjetet e informacionit sikur ai ka folur në Kishë në Gjirokastër, është i saktë. (ATSH) Duke vazhduar paraqitjen e tij, z. Selami theksoi se rajoni në të cilin jetojmë është i mbushur plot konflikte të vjetra dhe të reja. Erërat shoviniste mund të ndezin një ditë një luftë të egër, haracin e së cilës do ta paguajnë më së shumti shqiptarët, gjysma e të cilëve jetojnë jashtë territorit të shtetit amë, duke qenë të rrezisht të pambrojtur. Miqtë tanë na janë shumë mirënjohës për ruajtjen e deritanishme të paqes në Ballkan, por vetëm kjo mirënjohje nuk mjafton për ta stopuar agresorin bolshevik Milosheviç, i cili po përgatitet të bëjë një masakër të re në Kosovë. Komuniteti botëror duhet të marrë masa për parandalimin e këtij konflikti të paralajmëruar, tani sa nuk është akoma vonë. Duke vazhduar më poshtë, z. Eduard Selami nënvizoi se një shkak tjetër që e ka tensionuar situatën në Shqipëri dhe në Ballkan janë mosmarrëveshjet me qeverinë greke për shkak të kthimit të refugjatëve shqiptarë. Greqisë, duke qenë anëtare e të gjitha strukturave evropiane dhe botërore, i takon të ndihmojë demokracinë në Shqipëri dhe jo ta vendosë atë në situata të vështira për hir të një prifti grek, i cili vepron në kundërshtim me ligjet kushtetuese të vendit tonë dhe statusin e minoritarit grek. Z. Selami e quajti të parezult- (Vijon në faqen 4) se Shqiptarëve nga një vend në të cilin u bë një eksperiment antinjerëzor nga diktatura komuniste, sot po orientohet kah progresi gjitkahshëm dhe arritjet janë të dukshme. Duke patur parasysh problemet që kemi patur dhe reformat e thella që po zbaton Qeveria Demokratike. të pambrojtur. Ai theksoi se në jemi këtu t’u themi fqinjëve tuaj se Shqipëria ka miq të mëdhenj përtej oqeanit. Ju duhet të jeni të sigurtë se si vendet e Evropës Perëndimore dhe SHBA janë në anën tuaj dhe dëshirojnë suksesin tuaj, Shqipëria ka shumë gjasa që të pranohet në NATO më shpejt se çdo shtet tjetër ish-anëtarë e Traktatit të Varshavës. Pranimi i Shqipërisë si anëtare shok në Aleancën e Atlantikut legacionit të Kongresit Amerikan (deputet i Partisë Demokratike), pasi e quajti mjaft të rëndësishme takimin me z. Selami dhe kryetarët e komisioneve të Kuvendit tonë, theksoi se në do të ndihmojmë Shqipërinë jo vetëm për çështje teknike në Parlament por edhe për ndihma ekonomike në fushën e investimeve. Konkretisht tani po diskutojmë për modernizimin teknik të sallës së Parlamentit, për kualifikimin e stafit të tij dhe kompletimin e bibliotekës së Kuvendit Popullor. Pastaj e mori fjalën z. Jeral Solomon, deputet i Partisë Republikane. Ai theksoi se ne tjetër ish-anëtare në Aleancën e Atlantikut Kjo është arrogante që Beog-
NDIHMA JUAJ ËSHTË NDIHME PËR FORCIMIN DHE KONSOLIDIMIN E DEMOKRACISË
- Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori priti delegacionin e kongresmenëve amerikanë -
Më 7 korrik mbërriti në vendin tonë një delegacion i Kongresit Amerikan, i kryesuar nga kongresmeni Martin Frost, në të cilin bëjnë pjesë edhe kongresmenët Xheral Solomon, David Skags, David Pris, Dagllas Bereter, Luis Sloter e Maik Billirakis.
Kongresmeni Martin Frost drejton një projekt të asistencës për parlamentet e reja të Evropës Lindore. Në kuadrin e këtij projekti përfshihet një asistencë e gjithanshme për parlamentin shqiptar, i cili ka të bëjë me modernizimin dhe automatizimin e sallës së seancave të Kuvendit Popullor, të zyrave të stafit të Kuvendit, specializimin të këtij stafi, si dhe ndihma për sektorin e shtypit, që do të krijojë mundësinë e botimit të gazetës zyrtare.
Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor zoti Pjetër Arbnori priti delegacionin e Kongresit Amerikan. SHBA, tha ai, duke marrë fjalën, përfaqëson për ne ish të burgosurit politikë si dhe për të gjithë popullin shqiptar, shtyllën e demokracisë, e cila i rezistoi fuqishëm agresionit komunist. Përshpëritjet e mira për këtë vend, të madh e të fuqishëm i kam pasur pa e parë. Por gjatë dy vizitave të mia në vendin tuaj këto përshtypje janë të shumëfishuara. Gjatë vizitës së fundit, ndonëse ishte takim i shkurtër, përfito-va nga rasti dhe i kërkova Presidentit Klinton të përkrahë Shqipërinë, që është vendi më i vuajtur ndër vendet e tjera, të ndihmojë për parandalimin e luftës në Bosnjë-Hercegovinë e në Kosovë.
Jemi i vetmi vend në botë, tha më poshtë zoti Arbnori, ku gjysma e popullsisë jeton brenda kufijve dhe tjetra rreth e rrotull në gjermadhat e ish-Jugosllavisë. Ndonëse lëvizja demokratike në Shqipëri u bë pa gjak, rrethanat ndërkombëtare nuk kanë favorizuar që Shqipërisë t’i jepet ndihma që i takon në zgjidhjen e çështjes kombëtare. Ne kërkojmë ndihmë në të drejtën tonë. Në marrëdhënie të veçanërisht përkrahjen e madhe të SHBA-së në proceset demokratike. Ndihma kryesore që kërkojmë është konsolidimi i koncepteve të botës së lirë, përvetësimi i përvojës suaj dhe vendeve të tjera të përparuara.
Zoti Arbnori foli edhe për punën e Kuvendit, përpjekjet e tij për parlamentarizimin e ligjeve, ku vetëm gjatë 14 muajve janë miratuar 172 ligje, midis tyre dhe ligje themelore kushtetuese dhe u ndal në luftën parlamentare.
Nga ana e tyre, zoti Frost dhe kongresmenët e tjerë, shprehën angazhimin e tyre për mbështetjen e demokracisë, si dhe për sigurimin e ndihmave materiale. Ata vizituan pastaj ambientet e punës së kryesisë së Kuvendit Popullor. (ATSH)
Ne jemi këtu t’u themi fqinjëve tuaj se Shqipëria ka miq të mëdhenj përtej oqeanit
- Takim i z. Eduard Selami, kryetar i PD dhe kryetar i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Popullor, me delegacionin e kongresmenëve amerikanë -
Dje paradite në selinë e Kuvendit Popullor z. Eduard Selami priti delegacionin e kongresmenëve amerikanë, i cili po viziton këto ditë vendin tonë.
Në pritje ndodheshin edhe kryetarët e komisioneve të Kuvendit Popullor.
Z. E. Selami, pasi u uroi mirëseardhjen miqve nga Kongresi Amerikan, u bëri një paraqitje të hollësishme të situatës politike në vend dhe në rajon. Ai theksoi se Shqipëria antinjerëzor nga diktatura komuniste, sot po orientohet kah progresi i gjithanshëm kemi patur dhe reformën e thellë që po zbaton qeveria Demokratike.
Duke vazhduar paraqitjen e tij, z. Selami theksoi se Shqipëria përfaqëson politikën e atyre që duan t’i zgjidhin problemet në Ballkan sipas ligjit të të fuqishmit, apo sipas logjikës së aleancave të vjetra që e kanë mbajtur rajonin tonë përjetësisht një fuçi baroti. Në qoftë se zjarri do të shpërthejë në rajon, përfundoi z. Selami, ai mund t’i përfshijë të gjithë, pra edhe Greqinë. Askush nuk duhet të luajë me ndjenjat tona kombëtare.
Z. Martin Frost, kryetar i delegacionit mjaft të rëndësishëm në fusha e investimeve.
Verior në mënyrë unanime, ka rëndësi të jashtëzakonshme për sigurimin e vendit tuaj.
Me propozimin e komisionit tonë dhe takimin që patëm me Presidentin Klinton ne vendosëm që të dërgojmë 300 trupa në Maqedoni. Greqia nuk dëshironte trupa në Maqedoni, por ne do t’i çojmë atje për t’u bërë të qartë që gjithëve se nuk do të lejojmë sherr në Maqedoni dhe luftë në rajon.
Është rëndësishme që Shqipëria të mos përfshihet në provokimet e fqinjëve.
Pastaj kongresmenët u interesuan lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë dhe kërkuan sqarime të mëtejshme lidhur me konfliktin e kohëve të fundit. Për këtë problem z. Eduard Selami i sqaroi kongresmenët...
Të gjithë mësuesit minoritarë të Sarandës do të kualifikohen në Greqi
Këto ditë me nismën e Shoqatës së Mësuesve të Minoritetit për Sarandën u nisën për në Athinë mësuesit e minoritetit grek të këtij rrethi. Ata do të marrin pjesë në një kurs kualifikimi në gjuhën greke për mësimdhënien e gjuhës greke në ciklin e ulët e të lartë të shkollës tetëvjeçare.
Ky kurs kualifikimi masiv dhe afatgjatë për mësuesit e minoritetit grek në Sarandë, është i pari i këtij lloji pas disa kurseve afatshkurtra në grupe të vogla që janë zhvilluar më parë në Janinë dhe në disa qytete të tjera të Greqisë, të cilat kanë synuar perfeksionimin e mësimdhënies për minoritarët grekë. (ATSH)
Përfundoi seminari lidhur me procedurat parlamentare
Më 7 korrik përfundoi punimet seminari treditor, organizuar me deputetë shqiptarë nga grupi i Projektit për praktikën parlamentare Lindje - Perëndim. Në ditën e fundit u diskutua për marrëdhëniet e Parlamentit me Qeverinë, me organet e shtypit dhe të informacionit, si dhe për marrëdhëniet e parlamentit me popullin.
Ministri i Punës, Emigracionit dhe Përkrahjes Sociale, deputeti Dashamir Shehi, foli për përvojën e grumbulluar dhe problemet që dalin në marrëdhëniet midis parlamentit dhe qeverisë, duke vënë në dukje kontrollin e parlamentit ndaj qeverisë, nëpërmjet organizimit të interpelancave të shumta, si dhe bashkëpunimin për hartimin dhe miratimin e ligjeve.
Kryetari i Komisionit parlamentar të Kulturës, shtypit dhe informacionit, Uran Butka dhe deputeti Rodolf Marku u ndalën në disa probleme që kanë të bëjnë me lirinë e shtypit dhe keq përdorimin e saj. Ata theksuan nevojën e një statusi profesional për punonjësit e shtypit, i cili do të disiplinojnë e ndërgjegjësojnë gazetarët për misionin e tyre, e do të rrisë kësisoj peshën e shtypit si pushteti i katërt.
Duke mbyllur punimet e këtij seminari kryetari i grupit të projektit për praktikën parlamentare Lindje-Perëndim, Zhan Pjer Leës, shprehu kënaqësinë për rezultatet e arritura, shkëmbimin e lirë të mendimeve, nivelin e lartë të diskutimeve.
Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, falënderoi organizatorët e këtij seminari dhe shprehu dëshirën që takime të tilla të zhvillohen më shpesh në të ardhmen. (ATSH)
DEKLARATË E MINISTRISË SË JASHTME MBI NDALIMIN E MISIONIT TË KSBE NË KOSOVË
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dënon ashpër vendimin e qeverisë së Beogradit për të ndaluar vazhdimin e misionit të KSBE-së në Kosovë. Ajo bashkon zërin e saj me atë të ministrive të Jashtme dhe të qeverive të vendeve anëtare të KSBE-së, të cilat i kanë kërkuar qeverisë së Beogradit të lejojë vazhdimin e misionit të KSBE-së në Kosovë, Sanxhak e Vojvodinë.
Vendimi i ndalimit të misionit të KSBE-së ngjall një shqetësim të madh dhe paralajmëron një keqësim akoma më të madh të situatës së rëndë dhe tepër kërcënuese në Kosovë. Ai provon se të drejta janë paralajmërimet e Qeverisë Shqiptare lidhur me rrezigjet e politikës agresive të Serbisë për shtrirjen e konfliktit në Kosovë. Beogradi kërkon që të largojë praninë dhe dëshminë e misioneve ndërkombëtare në rast të intensifikimit të konfliktit nga ana e Serbisë dhe në rast të masakrave e përmrit të një shovinimi të ri ndaj popullsisë në Kosovë kundër shqiptarëve.
Kjo sjellje arrogante që Beogradit i bën Komunitetit ndërkombëtar, kjo shkelje brutale e vendimeve anonime të KSBE-së, për dërgimin e Misioneve të Vëzhguesve dhe për rritjen e numrit të tyre si shprehje e përpjekjeve për ndalimin e konfliktit, tregon qartë se udhëheqja e Serbisë nuk do bashkëpunim me Komunitetin ndërkombëtar. Ajo ecën në rrugën e luftës dhe të agresionit kundër popujve joserbë, si po bën në Bosnjë, dhe në këtë rrugë kërkon të krijojë Serbinë e Madhe.
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë kërkon me urgjencë ndërhyrjen e qeverive dhe parlamentëve të vendeve anëtare të KSBE-së dhefton OKB-në. Komunitetin Evropian, Këshillin e Evropës, Parlamentin Evropian dhe gjithë Komunitetin Ndërkombëtar që të ushtrojnë tërë ndikimin e tyre për të detyruar qeverinë e Beogradit të tërheqë vendimin e ndalimit të misioneve të vëzhguesve dhe të vazhdojë punën e tyre të çmuar në shërbim të paqes në rajon.
MESAZH për miqësinë dhe mirëkuptimin
DREJTUAR:
PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
TIRANË
PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS GREKE
ATHINË
KRYETARIT TË QEVERISË SË R. SH. Z. A. MEKSI
TIRANË
KRYETARIT TË QEVERISË GREKE Z. K. MICOTQIS
ATHINË
Ne, që shkruajmë këtë mesazh për miqësinë dhe mirëkuptimin midis popullit shqiptar dhe popullit grek, jemi një grup qytetarësh që i përkasim minoritetit grek në Shqipëri, me origjinë nga Pogori Malor, Dropulli, Vurgu, Zona Malore e Theollogos dhe vise të tjera minoritare. Nëpërmjet këtij mesazhi në shprehim shqetësimin tonë të thellë për keqësimin e marrëdhënieve në ditët e fundit midis qeverisë shqiptare dhe Qeverisë Greke. Na duket e pa argumentuar dhe paradoksale që vepra madhore e miqësisë, mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë që ek- (Vijon në faqen 6)
Falenderim
Dr. Hamzh Zawba, këshilltar shëndetësor i organizatës Islame të Ndihmave I.R.O. dhe drejtor i përgjithshëm i Poliklinikës Qendrore të Tiranës, kërkon të falënderojë punonjësit e policisë të rrethit Tiranë:
ABDULLA GUZI, kryetar i degës së krimit të organizuar
PËRPARIM MUHO, Inspektor në Degën e krimit të organizuar për ndihmën e tyre të shpejtë
Dr. HAMZl ZAWBA