SHBA PARALAJMËROJNË UDHËHEQËSIN SERB, MILOSHEVIQ KUNDËR DËBIMIT TË VEZHGUESVE
Sekretari i Shtetit, Uorren Kristofer ka paralajmëruar udhëheqësin e Serbisë, Sllobodan Milosheviç, kundër dëbimit të vëzhguesve evropianë për të drejtat e njeriut, nga krahinat e Kosovës, ku zyrtarët amerikanë kanë frikë se serbët mund të veprojnë për të dëbuar myslimanët etnikë shqiptarë.
Kristofer i dërgoi Milosheviçit një letër të shtunën, ku i tërhiqte vëmendjen për dëbimin e vëzhguesve.
Megjithëse prania e kaq pak vëzhguesve shikohet gjerësisht si thjesht simbolike, dëbimi i tyre do të sinjalizonte se Milosheviçi, aleatët serbë të të cilit në Bosnjë arritën të fitonin vetëm për arsye të mosveprimit botëror, treguar i gatshëm të vepronte me të njëjtin reagim në Kosovë. «Ne nuk duam që dikush të mendojë se pikërisht për arsye të asaj që ndodhi në Bosnjë, serbët mund të bëjnë ekzaktësisht atë që dëshirojnë», deklaroi një gazetar.
Kristofer foli shkurtimisht lidhur me politikën e ndalimit të EN-Bi-Es, «Takim me Shtypin», «Mund t’ju them se kemi një pozitë shumë të vendosur lidhur me atë se konflikti nuk do të përhapet në jug, dhe se ai ka filluar të ndalohet, megjithë tragjedinë e tij, në zonat ku ai po zhvillohet tani», tha ai.
PRESIDENTI BERISHA PRITI KONGRESMENËT AMERIKANË
Më 8 korrik paradite, Presidenti i Republikës Sali Berisha, priti dy grupe parlamentarësh amerikanë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.
Në takimin me senatorët Gramm dhe McCain, pasi falenderoi për mbështetjen që i është dhënë demokracisë e reformës në Shqipëri nga populli, shteti e organizatat e SHBA-së, Presidenti Berisha foli mbi reformën ekonomike duke vënë theksin në domosdoshmërinë e marrjes së hapave të shpejta gjatë kryerjes së saj. Duke folur për gjendjen në Ballkan, Presidenti Berisha e vlerësoi praninë e trupave amerikane në Maqedoni, si një sinjal të qartë për Milosheviqin dhe një kontribut të rëndësishëm për ruajtjen e integritetit të kësaj Republike. Në lidhje me Greqinë, ne jemi të vendosur të ruajmë dialogun e të vendosim marrëdhënie të mira me fqinjin tonë Jugor, tha ai. Ruajtja e këtyre marrëdhënieve i shërben jo vetëm dy vendeve tona, por ajo është shumë e rëndësishme për situatën në rajon. Ne duhet të bëjmë çmos për të forcuar stabilitetin në Ballkan Sigurisht, ne do të respektojmë statutin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, por kjo nuk pengon bashkëpunimin midis dy qeverive tona. Senatorët shprehën përkrahjen e tyre dhe të vendit të tyre për Presidentin, Qeverinë Demokratike dhe reformat e ndërmarra prej saj. Në takimin me kongresmenët Frost, Solomon, Beruter, Skaggs, Billrakis, Billbray dhe Derrick, Presidenti u ndal në ecurinë e proceseve demokratike në Shqipëri dhe marrëdhëniet e saja me fqinjët ballkanikë. Lidhur me zhvillimet në Ballkan ai theksoi se Milosheviçi përveç suksesit që po arrin në agresionin e tij, për fat të keq arrin të futë psikologjinë e luftës në të gjithë rajonin. Presidenti Berisha, vlerësoi dërgimin e kon- kontigjentit amerikan në Maqedoni si një hap që ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin e Jugut të Ballkanit. Kongresmeni Bilbray, që ka luajtur një rol në dërgimin e këtij kontigjenti theksoi se do të ishte mirë që ai të kishte 3.000 dhe jo 300 ushtarë, por ajo që ka rëndësi është dëshmia e tij politike: ai synon t’u tregojë të gjithëve në rajon se ne jemi këtu për të ruajtur stabilitetin dhe integritetin e vendeve tuaja. Lidhur me zhvillimet e fundit shqiptaro-greke, Presidenti Berisha, theksoi se ne kemi punuar shumë për marrëdhënie të mira me Greqinë. Marrëdhëniet midis Shtetit dhe Kishës në Shqipëri dhe në Greqi janë të ndryshme, tha ai. Tek ne fjala është e ndarë nga shteti dhe ne nuk mund të pranojmë që Athina të emërojë priftërinjtë në Kishën Ortodokse Shqiptare, e cila funksion në mënyrë autogefale. Ne nuk e dëbuam priftin grek për veprimtarinë e tij fetare dhe mendojmë se nuk është mirë që feja të përzihet në politikë. Unë jam i bindur, tha Presidenti: se me vullnet të përbashkët do të rivendosim marrëdhënie të mira me Greqinë dhe unë jam optimist për të ardhmen e këtyre marrëdhënieve. Ne kemi pasur me Greqinë shumë ditë të mira. Kongresmeni Bilirakis, me origjinë greke, shprehu kënaqësinë e miratimin e tij për vlerësimet e Presidentit Berisha dhe dëshirën e Shqipërisë për dialog e përmirësim e marrëdhënieve me Greqinë. Kongresmenët amerikanë shprehën bindjen dhe përgëzimet e tyre për përparimet që ka bërë demokracia në Shqipëri. Kongresmeni Solomon, shprehu gëzimin dhe krenarinë e tij edhe në emër të miqve shqiptarëve të Nju Jorkut, që ai përfaqëson, për këto ndryshime në Shqipëri. ATSH
Karta e të drejtave të njeriut në Shqipëri pasqyron standarde të përparuara ndërkombëtare edhe për pozitën e pakicave kombëtare
- DEKLARON KLAUDIO LUCIANI, PËRGJEGJËSE PËR PAKICAT NË DREJTORINË POLITIKE TË KËSHILLIT TË EUROPËS -
«Neni 26 i Kartës shqiptare të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve mbi pozitën e të drejtave të pakicave kombëtare pasqyron standarde të përparuara të dokumenteve ndërkombëtare dhe kjo mjafton për të konkluduar se ai përbën bazën e drejtë ligjore për të çuar punën më përpara» - deklaroi Klaudia Europës, në takimin që u zhvillua ditët e fundit në Strasburg. Në këtë takim të Komitetit të Ekspertëve të Këshillit të Europës për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, u diskutuan projektet për miratimin e një dokumenti ligjor në këtë fushë. Ky do të jetë dokumenti i parë me fuqi ligjore, i cili do të vazhdojë të jetë objekt i diskutimit të forumeve politike të Këshillit të Europës, sido-mos i takimit të nivelit të lartë të vendeve anëtare të KE që do të mbahet në tetor në Vjenë.
(ATSH)
Shefi i misionit të vëzhguesve të Komunitetit Evropian shpreh kënaqësinë për bashkëpunimin me autoritetet shtetërore para largimit nga Shqipëria
- ME MARRJEN E PRESIDENCËS SË KOMUNITETIT EVROPIAN NGA BELGJIKA, PASUES I TIJ DO TË JETË ZYRTARI I LARTË BELG LEO DEHYDER -
Misioni i Vëzhguesve të Komunitetit Evropian ka filluar aktivitetin e tij në Shqipëri në janar të këtij viti. Gjatë kësaj kohe anëtarët e misionit kanë vëzhguar në mënyrë të pavarur kufirin shqiptar për të sqaruar rrethanat e incidenteve që kanë ndodhur në zona të ndryshme të kufirit me Kosovën dhe Maqedoninë.
Një funksionar i Ministrisë sonë të Jashtme, Ferit Hoxha, i tha Agjencisë Telegrafike Shqiptare se shefi i këtij misioni, Guy Sheridan, në një sërë takimesh me autoritetet e larta shtetërore shqiptare që pati këto ditë, me rastin e përfundimit të mandatit dhe largimit të tij nga Shqipëria, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm me autoritetet shqiptare dhe theksoi rëndësinë e informacionit të pavarur lidhur me incidentet dhe parandalimin e konfliktit. i zotit Sheridan në detyrën e shefit të Misionit të Vëzhguesve të KE-së do të jetë Leo Dehyder, zyrtar i lartë belg.
Sqarim i zëdhënësit të presidentit të Republikës
TIRANË, 8 Korrik Në fushatën
Dy binjakë përpara ligjit
Fatos Nano, kur u akuzua për korrupsion, e mbushi gazetën e vet me kërkesën për dorëheqje të qeverisë dhe kërkoi ta nxinte demokracinë duke e quajtur më diktaturë se diktatura e Enverit dhe e Ramizit.
Në ndihmë të Fatosit e quan në ekstrem të avokatit të Nanos. Pikërisht ky personazh që flet bukur, vishet bukur, ecën bukur, veçse shpif, falsifikon e gërthet, akuzoi Presidentin e Republikës për vrasjen e shqiptarëve në përpjekje për mbrojtjen e ligjit tregon se këta dy liderë të akuzuar për mashtrim e shpifje, e kanë të pamundur të ndahen nga shokët e idealit.
Idajet Beqiri, kryetari, sekretari dhe anëtari i vetëm i PUK, ish-i dënuar për falsifikim dhe
Takimi i Presidentit të Republikës
TIRANË, 8 Korrik
Në fushatën e dizinformimit mjetet greke të informacionit shprehën se Presidenti Berisha ndërhyri dhe nxiti përçarje në marrëdhëniet ndërmjet Rumanisë dhe Greqisë. Duke i komentuar këto deklarata, zëdhënësi i Presidentit të Republikës thekson se në bisedën me ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Presidenti i Republikës, duke shprehur dëshirën dhe vendosmërinë e tij për të zhvilluar marrëdhënie miqësore me Rumaninë theksoi se, trajtimet multilaterale dhe përpjekjet shumëkombëshe për zgjidhjen e problemeve janë në interes të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Në këtë bisedë nuk është diskutuar aspak për marrëdhëniet ndërmjet Rumanisë dhe Greqisë, veçse është theksuar se këto dy vende dhe saktësisht tre Autogefale mbajnë qëndrime të ndryshme ndaj Kishës Autogefale Shqiptare. Kështu, ministrit rumun iu tha se, Rumania nuk ka bërë asnjë përpjekje për të emëruar priftërinj ortodoksë në Kishën Autogefale Shqiptare dhe është absurde të mendohet se duke theksuar dhe vlerësuar këtë realitet në marrëdhëniet shqiptaro-rumune, Presidenti ngjall përçarje në marrëdhëniet rumuno-greke.
ATSH
By Billjane përpara ligjit
e Enverit dhe e Ramizit. Në ndihmë të Fatosit, i pari doli një pionier shembullor, simpatik dhe i veshur me shije, me bajmjen e një skuadërkomandanti të qetave të pionierit. Ai ishte i Idejat Beqiri, indjenjat e vllazërimit të cili e çuan në ekstrem të avokatisë së bukur, veçse shfif, falsifikon e gënhett, akuzoi Presidentin e Republikës për rrasjen e shqiptarëve në burg për përpjekje për mbrojtjen e PS nga domate dhe vezët e Shkodrës. Idajeti kaloi në gjyq dhe Nano i ktheu borxhin, miqut të vet demagog dhe të korruptuar. «Në ZP Nano e mbron Idajetin më shumë se PS vetë Nanon, çka shpifje, janë kryetari, sekretari dhe anëtari i vetëm i PUK, ishi-i dënuar për falsifikim dhe dora e djathtë e ish-sekretarit të KQ PPSH. Xhelil Gjonit, në Krujë, të vetmin kontribut në demokracinë shqiptare ka num- (Vijon në faqen 4)
Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali pret delegacionin e senatorëve amerikanë
Më 8 Korrik paradite ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali priti në një takim të veçantë delegacionin e senatorëve amerikanë, të kryesuar nga zoti Martin Frost.
Ministri ynë i Mbrojtjes pasi shprehu kënaqësinë për vizitën që bën kohët e fundit në SHBA dhe pritjen e ngrohtë që iu rezervua u bëri të njohur kongresmenëve amerikanë punën për reformimin e ristrukturimin e ushtrisë, për forcimin e ndërtimin e saj sipas modelit më të përparuar perëndimor, sidomos atij amerikan. Pasi vuri në dukje kontributin e ekipit amerikan pranë Ministrisë së Mbrojtjes në dhënien e faktit në forcimin e bashkëpunimit midis dy ushtrive tona do të theksohej edhe nënshkrimi e afërt i një memorandum mirëkuptimi.
MEKSI SHPREHET PËR PËRMIRËSIMIN E MARRËDHËNIEVE MIDIS SHQIPËRISË DHE GREQISË
«Qeveria shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë e bindur se pa dëshirën e të gjitha vendeve, pa ndihmën dhe pjesëmarrjen e fuqive të mëdha është e vështirë zgjidhja e krizës në rajonin e Ballkanit, - tha kryeministri Meksi, në takimin e organizuar me delegacionin e Kongresmenëve amerikanë.
Duke folur për krizën në rajonin kryeministri Meksi, theksoi se ne jemi për dialog, konsensus dhe mos ndryshim të kufijve për paqe me fqinjët tanë, por pa lejuar një spastrim etnik të Kosovës, dhe pa lejuar një përçarje të Shqipërisë mbi baza fetare.
Lidhur me marrëdhëniet me Greqinë ai theksoi se qeveria greke na ka ndihmuar në këtë periudhë të vështirë si në nxjerrjen e investimeve të huaja ashtu dhe në pranimin e një numuri jo të vogël refugjatësh, dhe ne i tillë ndihme pa krijuar një atmosferë jo të mirë marrëdhëniet midis të dy vendeve. Jemi aq me marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë të përmirësohen. Minoritarve grek që jetojnë në trejet tona, brenda mundësive do t’ju jepen të drejtat që ju takojnë. Ne nuk kemi ndërmend të mohojmë ekzistencën e tyre, por ndëkohkë nuk do të lejojmë askënd që të cënojë interesat e Shqipërisë, - tha duke përfunduar kryeministri Meksi. (ATSH)
ORGANIZOHET CEREMONIA E VARRIMIT TË PROFESOR ALEKS BUDES
Paradite më 8 korrik u organizua ceremonia e varrimit e profesor Aleks Budës.
Në orën 10.30 deri në orën 11 arkivoli me trupin e tij u vendos në sallën e Akademisë së Shkencave, ku erdhën për të bërë homazhe personalitete të njohur të shkencës e kulturës shqiptare, punonjës të Akademisë e institucioneve të tjera, banorë të kryeqytetit etj.
Erdhen për t’i bërë homazhe edhe Presidenti i Republikës, Sali Berisha, kryeministri Aleksandër Meksi dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë, nënkryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Tomor Malaj, deputetë, përfaqësues të afërm të familjes së Aleks Budës, dekani i trupit diplomatik i akredituar në Shqipëri etj. Prej këtij arkivoli me trupin e prof. Aleks Buda u nis për në varreza.
Kongresmenët amerikanë shprehin gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë
Tiranë, 8 Korrik - Parlamentarët amerikanë, në vijim të vizitës së tyre në Shqipëri, në takimin e organizuar me kryeministrin Meksi, shprehën edhe njëherë gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë tranzicioni.
Ata konfirmuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme në fushën politike, si dhe sigurimin e kushteve dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. (ATSH)
Gazetari i «ZP» në sallën e gjyqit për shpifje
Gazetari i «ZP» Panajot Zoto më datën 18 qershor 1993 boton artikullin nën titullin «Përse vajt-ti i shqetësuar Genc Ruli në Janinë», ku shpifet në mënyrë të paskrupullt nga ky pseudogazetar.
Gazetari i «ZP» Panajot Zoto më datën 18 qershor 1993 boton artikullin nën titullin «Përse vajti i shqetësuar Genc Ruli në Janinë», ku shpifet në mënyrë të paskrupullt nga ky pseudogazetar.
Zoti Genc Ruli, duke u indinjuar nga kjo shpifje dhe fyerje publike që i bëhej personit të tij me qëllim për të ulur figurën e tij morale dhe për përfitime politike, si qytetar (e theksojmë si qytetar) më datën 26 qershor 1993 iu drejtua me ankim Prokurorisë së Rrethit të Tiranës, për ndjekje penale ndaj autorit të artikullit.
Mësuam se më datën 8 korrik 1993 kjo çështje ju kalua për gjykim Gjykatës së Tiranës.
Pavarësisht nga mungesa e statusit të gazetarit, disa rregulla të sjelljes në shoqëri janë të detyrueshme për të gjithë qytetarët, dhe dënohen me ligj. Shpresojmë se zotërinjtë e «ZP» këtë nuk do e quajnë shkelje të të drejtave të shprehjes në shtyp, sepse për fat të keq të tyre është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut kur shpif publikisht për të.
Korrespondenti i «RD»
Bashkia e Tiranës përgjigjet:
Deri më 15 korrik do të privatizohen 10 mijë apartamente
Lidhur me shkrimin e ditës së diel «Ngathësi e papërgjigjur në privatizimin e banesave drejtuese e bashkisë së Tiranës» i shpejguam autorit të shkrimit se: Janë të vërteta shifrat e ulta që jepën, por duhet sqaruar se kjo bashki i ka dhënë më shumë rëndësi punës përgatitore, çka do të bëjë që që shpejti privatizimi i banesave të bëhet me ritme tepër të shpejtuara.
Kështu kjo bashki ka parashikuar që deri më 15 korrik të privatizohen 10 mijë apartamente.
Korresp. i «RD»