Investimet e para të rëndësishme
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
se shpëgu në Librazhd
Investimet e para të rëndësishme
Këto ditë Këshilli i Rregullimit të Territorit pranë bashkisë së Tiranës miratoi kërkesën e firmës «ROGNER» për ndërtimin e një hoteli të madh me vlerë rreth 20 milion dollarë. Sipas deklarimit të vetë kësaj firme të fuqishme austriake punimet në këtë objekt do të fillojnë brënda muajt shtator të këtij viti, e do të kryhen nga vetë firma.
Projekti i hotelit parashikon edhe një qendër tregtare e biznesi. Hoteli do të ketë 110 dhoma e do të ndërtohet në zonën midis selisë së Kryeministrisë dhe Pallatit të Kongreseve.
Veç këtij objekti të rëndësishëm KRT miratoi fillimin e punimeve për hotelin turistik «AL KHA-RAF» i cili do të ndërtohet pranë stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa». Firma do të fillojë punimet brënda muajit gusht. Fillimin e punimeve e garanton sjellja e një pjese të pajisjeve e makinerive ndërtuese një pjesë e të cilave tashmë ka ardhur.
3 MILIONË DOLLARË NGA UNICEF-i
Nga burime në Ministrinë e Arsimit bëhet e ditur se në arsimin parashkollor nevojat për zbatimin e projektit kombëtar për vitet 1993 deri më 1995, në bazë të strategjisë trevjeçare, të përvijuar në konsultën e fundit mbi asistencën për arsimin në Shqipëri, janë parashikuar të jenë 12 milion dollarë.
Nga këto, 3 milionë i ka siguruar, që tani Organizata e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF-i. Burimet financiare nga qeveria shqiptare për këtë qëllim mendohet të jenë 3.38 milionë dollarë. Pjesa tjetër, prej 8.62 milionë dollarë, pritet të realizohet nga organizma të ndryshëm ndërkombëtarë.
ATSH
FLAMURI dhe PRESIDENTI
Si të gjitha vendet e tjera të botës edhe Shqipëria ka simbolet e saj: Stemën e Republikës, Flamurin Kombëtar, Himnin Kombëtar, festat kombëtare. Këto simbole janë të shenjta.
Çdo shtet ka disa lloj flamujsh. Edhe vendi ynë si pjesë përbërëse e botës së qytetëruar dhe demokratike ka në përdorim flamurë të njëisve të armatosura, të shoqatave, të klubeve sportive etj. Në të gjitha rastet ato janë simbole. Flamuri Kombëtar Midis flamurëve simboli i kombit dhe i shtetit shqiptar. Është simbol i luftërave shekullore të shqiptarëve për liri e pavarësi për ruajtjen e identitetit kombëtar. Në luftën e tij kundër pushtuesve të mëdhenj, Gjergj Kastrioti valëviste në shtizë flamurin e kuq me shqiponjën e zezë dykrenore. Ky flamur u mbajt e u ruajt brenda trungu shqiptar tek arbëreshët e Italisë e në çdo vend tjetër, ku vendoseshin shqiptarët në mërgatë. Flamuri kombëtar u ruajt pranë sendeve më me vlerë që mba- Presidenti Presidenti. Personaliteti më i lartë shtetëror i vendit tonë është, padyshim Presidenti i Republikës, i cili, si kryetari i shtetit, përfaqëson brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë unitetin e popullit. Si i tillë, presidenti është shpeshherë dhe mbrojtës i interesave të ligjshme të të gjithë popullit shqiptar. Pra, presidenti është i të gjithë shtetasve shqiptarë pa dallim moshe, bindjeje politike e pozitës shoqërore. Ai zgjidhet nga mazhoranca, por përfaqëson edhe minorancën. Presidenti, si simbol i bashkimit të popullit tonë, i vendosmërisë së tij për të ecur në rrugën e ruajtjes dhe të forcimit të rendit demokratik, të lirisë e të pavarësisë, duhet të zërë vendin e nderit gjithmonë midis personazheve të tjera shtetërore. Në këtë kuadër, portreti i presidentit duhet të vendoset në të gjitha zyrat e administratës shtetërore dhe institucionet arsimore e kulturore. Natyrisht një veprim i tillë duhet rregulluar me ligje pasi ai lidhet me postin e Presidentit dhe jo me persona të veçantë. Lidhur me trajtimin e figurës së Presidentit, në vendosjen e portretit të tij, nuk duhet të spekulohet e të aludohet për reminishenca, përderisa me kushtetutë përcaktohet mandati presidencial; asgjë nuk duhet të pengojë që në zyrën e kryemi- nistrit apo në sallë të zhvillohet mbledhja e qeverisë, në zyrat e ministrave apo të nëpunësve të tjerë të aparatit shtetëror të qëndrojë portreti i presidentit. Ai duhet të qëndrojë në të gjitha ambasadat tona ashtu siç i mban bota demokratike. Herët nuk është, kemi hyrë në vitin e dytë të qeverisjes në shtetin demokratik. Ky ligj do të shërbente edhe për më vonë. Lidhur me figurën e preside- ntit dhe të veprimtarisë së tij e të organeve e masmedia duhet të formulonë tregullore e regu- lla të caktuara. Këtu nuk bëj fjalë për parapërshkrimin e figu- rës së presidentit nga kritika, por për etikën e kritikave ndaj tij të cilat, mendoj, duhet të jenë të kujdesshme. Në fund të fundit, presidenti përfaqëson unitetin e popullit në kohën e sotme dhe në kohërat që do të vinë, ZEF BUSHATI
turen e tij kombëtar dhe vallëvis- osmanë, Gjergji Kastrioti valëvis- te Ky flamur u mbajt e u ruajt brenda truallit ku vendoseshin shqiptarët në mërgatë. Flamuri kombëtar u ruajt pra- në sendeve më me vlerë që mbante shqiptari në banesën e tij. Edhe shtat Rilindjes Kombëtare u përdor Flamuri Kombëtar dhe, si i tillë, u ruajt cetave atdhetare. Ngjitja e Flamurit Kombëtar në Vlorë ishte shprehje simbolike e shpalljes së pavarësisë. Me Flamurin Kombëtar në ballë të shpalosur, u luftua kundër pushtuesve na- fashistë.
Duke qenë se ekzistenca e kombit tonë dhe e Republikës Shqiptare, demokratike të lirë e sovrane në mënyrë simbolike shprehet nëpërmjet Flamurit Kombëtar, lind nevoja e pohimit të përdi- shëm të kësaj ekzistence si nde- rim ndaj kombit dhe Shqipëri- së. Një shprehje e këtij nderi- mi është edhe domosdoshmëria e mbajtjes në shtizë të Flamurit ko- mbëtar. Shprehje e këtij nderi- mi është dhe zbatimi çdo ditë e Flamurit Kombëtar në sheshin kryesor të kryeqytetit, veçanërisht e tij në ndërtesat e aparateve më të larta shtetërore të Republikës siç janë Presidenca, Parlamenti, qeveria e tij. Mendoi që po kaq do të nderohej Flamuri Kombë- tar po të valëvitej në të gjitha pikat kufitare tokësore, detare dhe aeroportet. Kjo padyshim, kër- kon një vendim të qeverisë që të përcaktojë jo vetëm vendvendes- jen, por edhe organizimin e ce- remonisë me rastin e ngritjes dhe uljes së tij.
Më datën 8 korrik ministri i Arsimit, z. Xhezair Teliti dhe zo- njitë Alireza Mahallati, Jean Nicolas Marchal dhanë një konfe- rencë shtypi para gazetarëve shqip- tarë dhe të huaj.
Ministri i Arsimit në deklaro- tën e tij paraqiti gazetarëve re- zultatet e konsultës mbi sistemin për sektorin e arsimit në Shqipëri. Veçanërisht pohimin e zëvendës- ve e Grupit 1 të 24-vjet me do- nacione e organizmat e ndry- shme ndërkombëtare të zo vësh- dojnë në ndihmën e arsimit shqip- tar në tri format, financiare, ma- teriale dhe asistencë teknike si për problemet e emergjencës ashtu dhe për perspektivën.
Zoti Teliti iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, të cilat i refero- hen edhe disa problemeve të
Komunistët kërkojnë ditën e Enverit
Shtypi social – demokrat, me fjalë plot kulturë dhe të renditura hijshëm, pa autor dhe me gjëra më të zeza si brendësia e shkrimit, i bën jehonë nostalgjisë së diktaturës.
Uikendi i parë shqiptar është i papranueshëm për filozofët e komunizmit. Të mësuar me aksione me goditje të përqëndruara, komunistët e kanë të vështirë dhe thuajse të pamundur ta pranojnë që njerëzit e lodhur nga punët dhe hallet e shumta të javës të gëzojnë uikendin dhe të mos dalin në aksione. Aq e theksuar është kjo dozë urrejtjeje dhe nostalgjie e tyre, saqë nuk ngurojnë t’i quajnë gjithë shqiptarët dembela dhe të fyejnë qindra e mijëra qytetarë që punojnë për të ushqyer familjet e tyre. Ndofta kjo nostalgji e komunistëve mund ta ketë burimin edhe në xhelozinë, egoizmin kundër PD, pse ajo realizoi një nga premtimet më të bujshme të 22 marsit, javën 5-ditore të punës. Partizuesit, errësirës dhe pabesimit uikendin e parë shqiptar, anonim i klubeve nostalgjike enveriste, e quan të shtunën komuniste. E vërteta është se qeveria demokratike, hoqi një ligj njëherë e përgjithmonë të shtunën komu- niste të Stalinit dhe të dielën bolshe- vike të Enverit, për të cilat «Alternativa SD» ruan kujtime të bu- kura dhe vë duart në zjarr! 45 vjet njerëzit e shndërruan në ka- fshë fizike, prandaj një propagan- dë e tillë e shfrenuar enveriste si ajo e «Alternativa SD», askujt s'i shkon për shtat veç djallit dhe elitës ishpurshtetmbajtëse, të cilëve me aq zell u kanë shërbyer edhe anonimet e «Alternativa SD». VEZHGUESI
15 MILION DOLLARË TË BANKËS BOTËRORE NË VEPRIM
Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 46, datë 21. I. 1993 “Për trajtimin e banesave në proces nga viti 1992–kredia e Bankës Botërore prej 15 milionë dollarësh, që i është akorduar Qeverisë shqiptare dhe që është vënë në dispozicion të Entit Kombëtar të Banesave, do të përdoret për financimin e banesave në proces sipas kushteve të mëposhtme.”
Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 46, datë 21. I. 1993 “Për trajtimin e banesave në proces nga viti 1992–kredia e Bankës Botërore prej 15 milionë dollarësh, që i është akorduar Qeverisë shqiptare dhe që është vënë në dispozicion të Entit Kombëtar të Banesave, do të përdoret për financimin e banesave në proces sipas kushteve të mëposhtme:
1. Do të financohen banesat që janë në punime më të avancuara dhe që kërkojnë më pak investime për përfundimin e tyre, sipas kritereve të përcaktuara në udhëzimin përkatës të Ministrisë së Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit të Territorit.
2. Ndërmarrjet, institucionet ose grupet e qytetarëve, konformë ligjit, që janë të interesuar të përfundojnë banesat e tyre, duhet të bëjnë kërkesë zyrtare për financim pranë degëve të Entit Kombëtar të Banesave në rrethe.
3. Degët e Entit Kombëtar të Banesave, siças fondeve që do t’u vihen në dispozicion dhe në mbështetje të udhëzimit bëjnë përcaktimin e banesave që do të financohen sipas kritereve të caktuara për këtë qëllim.
4. Për banorët që do të vendoset për t’u financuar, do të lidhet një kontratë kolektive për financimin e tyre midis degës së Entit Kombëtar, të Banesave të rrethit përkatës dhe të interesuarve.
5. Degët e Entit Kombëtar të Banesave, si administratore të këtyre banesave, në emër të shtetit, do të ndjekin zbatimin e punimeve për përfundimin e tyre si dhe do të kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme për shitjen e tyre në bazë të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi.
– Për sqarime më të hollësishme të interesuarit mund të paraqiten pranë degëve të Entit Kombëtar të Banesave në rrethet përkatëse.
Enti Kombëtar i banesave
Agjent kundër kryeredaktorit të «TD»
Prej ditësh një veturë e re «Benz», pa targë, ka ndjekur si hije e zezë z. Bedri Myftari, kryeredaktor i «TD» – organ i PD, dega e Tiranës.
Dje, rreth orës 8 pranë kinema «Partizanit», ndërsa kjo veturë sapo kishte kaluar dhe gazetari kapërcente për në trotuarin tj
TOZAJ në vazhdim të misionit të tij
Ekspozitë e periodikut francez
Ekspozita e periodikut francez u çel të premten pasdite në një nga sallat e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, në vijim të festës Kombëtare të Republikës Franceze.
Është ekspozita e parë e këtij lloji në vendin tonë e cila me rreth 500 tituj, të nxjerrë nga fushat më të ndryshme, krijojnë një vizion të ri të qartë dhe njohës tek lexuesi shqiptar.
(ATSH)
Konferencë shtypi e Ministrit të arsimit Xhezair Teliti
‘Arsimi shqiptar do vazhdojë të ndihmohet nga organizmat shtetërorë të 24-shes dhe fondacione të ndryshme, si UNICEF, UNESKO dhe Banka Botërore.
Temës së kësaj konference shtypi. Kështu, pyetjes së një gazetari të gazetës «Bashkimi», nëse «A nuk do të ishte më e drejtë që në konkurrencë të zhvilluar për në Universitet, fëmijët e të pa- privilegjuarve politikë të mos privi- legjohen ndaj të tjerëve nëpër- mjet pikëve», ministri i arsimit iu përgjigj se «Qeveria demokratike do të vazhdojë të ketë obligime ndaj viktimave të diktaturës...»
...që supse fëmijët e tyre nuk i ka- në pasur kushtet e arsimit në ni- velin e fëmijëve të intelektualëve të diplomatë e kuadro të tjerë të nomenklaturës komuniste. Në qoftë se një fëmijë i kësaj kategorie zo- tëron një gjuhë të huaj kjo nuk do të thotë se ai ka intelekt më të zhvilluar nga një fëmijë tjetër që është arsimuar në rrethana të vështira. Korreپ. 1 «RD»
KONFERENCË KUSHTUAR PROBLEMEVE TË MJEDISIT SHQIPTAR
Paraqitja e strategjisë së përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit në plan kombëtar, në kuadrin e programit Far, ishte në qendër të konferencës që filloi të premten në Tiranë, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit në bashkëpunim me Bankën Botërore.
Qeveria shqiptare, theksoi në këtë takim Lirim Selfo, kryetari i Komitetit të Ruajtjes së Mjedisit ka parashikuar për këtë qëllim 30 milionë dollarë për 5 vitet në vijim. Ai gjithashtu nënvizoi në fjalën e tij fenomenet të tilla negative për mjedisin si prerjen pra kriter të pyjeve ku gjatë 50 vjetëve, janë shkretërruar mbi 280 mijë ha, ndotjen e ajrit, të ujit dhe të tokës për shkak të përdorimit të teknologjive të vjetra në industri etj. Zoti Selfo përcaktoi si zonat më të prekura ato të Elbasanit, Rubikut, Laçit, Vlorës, Fierit, Ballshit.
Në planin kombëtar të veprimit për mbrojtjen e mjedisit në këtë takim u theksua se në përgjithësi në të gjitha qytetet e Shqipërisë mungojnë instrumentat e pastrimit dhe të cendlimtit të ujërave të zeza, rrjetet i shpërndarjes së ujit të pijshëm është i vjetër dhe i pamjaftueshëm, pasojë e së cilës është që 40 për qind e ujit të humbë dhe jo në pak raste të ketë patur ndotje të ujit.
(Vijon në f. 4)
të misionit të tij
Në një shkrim, tashmë të zakonshëm të tij, z. Neshat Tozaj, këtë herë të «KJ» (pasi kaloi nga «ZP» dhe «Aleanca»), vazhdon të ankohet për padrejtësinë e madhe që i është bërë duke i hequr telefonin, siç dihet telefonat iu hoqën të gjithë punonjësve të ishsigurimit dhe për drejtësinë e këtij vendimi, besoj, të paktë janë ata që mendojnë se kemi të bëjmë me shkelje, të të drejtave të njeriut.
Sidoqoftë z. Tozaj, duke përfituar nga kjo «shkelje të drejtash», që i bëhet atij, u bën një analizë gjithë «shkeljeve» të tjera që po bën shteti demokratik. Kështu ai shkruan për luftë klasash, për shkaktarë manipulim votash etj. Tashmë, as fakti që ish-blokmenët dhe ish-sigurimsit ankohen për shkelje të të drejtave të njeriut, nuk bën më përshtypje. Vetëm se z. Tozaj, megjithëse vazhdon të paraqitet si publicist, është mirë që të qëndrojë konsekuent në atë që shkruan, të paktën brenda pak ditëve. Në artikullin e botuar tek «Aleanca», ku ai ftonte «intelektualët» t'i kundërviheshin qeverisë demokratike, i siguronte ata dhe me shembuj se asgjë nuk do t'u ndodhte nga kjo; ndërsa në artikullin e djeshëm të «KJ» nxjerr sikur diktatura e E. Hoxhës nuk ka qenë asgjë në konfront me diktaturën e sotme.
Qëllimet e ish-punonjësit të sigurimit sot janë «disi» të ndryshme nga ato të ditëve të para të demokracisë. Ideja e majta ekstreme në shkrimet e tij nuk i mbulon dot asnjë fjalor demokratik.
Por Tozaj nuk mjaftohet me kaq. Në fund të artikullit ai për- dor shembuj për qëllimin e tij dhe disa probleme që kanë të bëjnë me politikën e shtetit shqiptar për çështjen kombëtare. Kështu, lidhur me ngjarjet e fundit të refugjatëve shqiptarë në Greqi, ai përdor tërësisht gjuhën e përdorur nga qarqet shoviniste greke gjatë kësaj kohe. «Ato metoda dhune që përdorin me qytetarët e tyre i përdorin dhe me shtetet e tjera», shkruan Tozaj duke patur parasysh dëbimin e pritfit grek nga Shqipëria.
Më poshtë Tozaj, si një shërbyes i denjë i shovinizmit, shkruan duke poshtëruar refugjatët shqiptarë: «Ata, (është fjala për qeveri- në, shën. redak) nuk e quajnë veten aspak fajtorë që i lejojnë shqiptarët të sillen si cuba në një vend fqinj». Pra, sipas Tozajt, refu- gjatët shqiptarë e meritojnë të kthehen sepse ata «sillen si cuba»!
Pastaj Tozaj na kujton se paskemi një ligj që dënon kalimin e pa- ligjshëm të kufirit. Mos vallë z. Tozaj mendon se duhet të vendosim përsëri telat me gjemba apo të rifillojnë vrasjet në kufi, siç bënte si- gurimi ku ai ka patur faqen e zezë të punojë?
Më poshtë z. Tozaj bie përsëri në kontradiktë me veten. Ndërsa duke shkruar, për marrëdhëniet me Greqinë ai «këshillon» urtësi dhe jo përdorim «dhune», duke shkruajtur për vrasjet në kufirin me ish-Jugosllavinë, përmend se ato janë pasojë e «politikës inferiore» të qeverisë. Çfarë do të propozonte z. Tozaj në këtë rast? Luftën? Kujt do t'i shërbente një gjë e tillë?
Do të doja t'i konsideroja lajthitje të ardhura si pasojë e mliê- fit «konkluzione» të mësipërme të z. Tozaj, por, kur ke të bësh me një ish-punonjës të sigurimit, nuk mund t'i shmangesh dyshimet. Por më tepër, kur idetë pro-shoviniste të Tozajt botohen në të ve- men gazetë që prodhon një numër të caktuar gazetash me shënimin «Për Greqi», në të njëjtën gazetë ku deklaratat e qeverisë shqiptare nuk gjejnë vend pasi vendi zihet nga deklaratat e qeverisë dhe për- faqësuesve grekë.
EDI PALOKA