16/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 korrik 1993

THELLIMI I MARREDHENIEVE SHQIPTARO - ITALIANE, PERSHPEJTIM I INTEGRIMIT TE SHQIPERISE NE STRUKTURAT EVROPIANE FAKTOR PAQ EJE DHE STABILITETI NE RAJON

THELLIMI I MARREDHENIEVE SHQIPTARO - ITALIANE, PERSHPEJTIM I INTEGRIMIT TE SHQIPERISE NE STRUKTURAT EVROPIANE FAKTOR PAQEJE DHE STABILITETI NE RAJON INTERVISTE ME Z. E. SELAMI KRYETAR I KOMISIONIT TE JASHTEM TE KUVENDIT POPULLOR DHE KRYETAR I PD DHENE «RD» PAS KTHIMIT NGA VIZITA NJEDITORE NE ITALI - - Shqipëria dhe Italia bien dakort që të institucionalizojnë marrëdhëniet midis tyre. Në parlamentin italian do të ngrihet një grup parlamentar për Shqipërinë. - Italia shprehu gatishmërinë të plotë për të ndihmuar integrimin e Shqipërisë në strukturat Evropiane. - Në marrëdhëniet me Shqipërinë, Italia do të zërë një vend të veçantë bashkëpunimi dhe miqësie. - Investimet në Shqipëri do të intensifikohen nga qeveria italiane, në mbështetje të demokracisë dhe progresit ekonomik. - Italia dhe Shqipëria janë të interesuara për paqen dhe stabilitetin në rajon. Z. Z. Eduard, në harkun kohor të 13 dhe 14 korrikut patët një vizitë njëditore në Itali. A mund të njihni lexuesit tanë me takimet që realizuat atje? E. Selami: Ashtu siç thatë edhe ju ishte një vizitë e shkurtër dhe shumë e ngjeshur. Shqipërinë, që të merret me çështjet e Shqipërisë, siç kanë bërë dhe gjermanët, të cilët kanë ngritur një grup parlamentar për Shqipërinë për përënd- rohet në problemet që ka Shqipëria, për të përkra-hur vendin tonë, për të inkuadruar Shqipërinë në këto institucione. Realizova një takim me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Italian, homologun tim Z. KARILIO, pata kontakte me Kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes si dhe me shumë senatorë dhe parlamentarë të tjerë italianë. Po kështu me kërkesën e Ministrit italian të Punëve të Jashtme, z. Andreotti, pata një takim pune të paparashikuar në zyrën e tij. Pra kjo ishte një vizitë mikse në nivelin partiak parlamentar dhe qeveritar. 2. Siç e theksuat edhe ju, zoti Eduard patët një takim me kryetarin e PDL. Çfarë u bisedua në këtë takim? E. Selami: Në takimin që pata me zotërinjtë e PDI, me të cilët kemi marrëdhënie shumë të mira, bisedimet u përqëndruan në zhvillimet e kohëve të fundit, të situatës politike dhe ekonomike në Itali. Pasi siç dihet Italia ndodhet në një proces të thellë ndryshimesh. Z. Martinacoli, ishte optimist për të ardhmen, posaçërisht për pozitën e P. Demokratiane, e cila do të gjente vendin e saj, si një forcë politike serioze në Itali. Unë pasi e falënderova z. Martinacoli për ekspozën e hollësishme që bëri për jetën politike në Itali dhe posaçërisht për diskutimet lidhur me ligjin për zgjedhjet, shpreha mendimin tim se këto janë momente të cilat do të kalojnë shpejt dhe se P. Demokratiane së shpejti do të marrë veten nga ristrukturimi i thellë që po realizon. Ne i kërkuam PDI të mbështesë anëtarësimin tonë në Unionin Demokratian Evropian dhe botëror, për të cilën ne kemi bërë një kërkesë. Ky është një organizëm, jashtë EPU-së (Bashkimit Demokratik Evropian) ku siç dihet në shtator pritet që të pranohemi si anëtar me të drejta të plota. Në takim morën pjesë zëvendëskryetari Zampolini, Kasponjeti si dhe përfaqësues të tjerë të P. Demokratiane, me të cilët zhvilluam një bisedë të hapur dhe miqësore. 3. Më mirëpritjen tuaj z. Karilio zhvilluat një takim më të hapur, çfarë gjë konkrete u arrit në këto bisedime? E. Selami: Një takim të rëndësishëm pata me z. Antonio Karilion, kryetar i Komisionit të Jashtëm. Atij shoqërohesha nga ambasadori italian në Shqipëri z. Paolo Foresti, për të cilin do të thosha se është një njeri shumë dashamirës ndaj Shqipërisë, një njeri me influencë të jashtëzakonshme në jetën politike italiane dhe ky është një fat për Shqipërinë. Të gjithë më shprehën mendimin se z. Foresti është një personalitet në diplomacinë italiane dhe qenia e tij ambasador në Shqipëri përfaqëson prioritetin e Italisë për Shqipërinë. Në takimin me z. Karilio biseduam hapur dhe arritëm shumë gjëra konkrete. Unë i thashë që delegacionet italiane që po vijnë e shkojnë në Parlamentin Evropian në Komunitetin Evropian në NATO dhe në Atlantikun Verior, ato janë në marrëdhënie të ngushta. Unë i kërkova konkretisht që të institucionalizohen këto lidhje, që kontaktet tona të jenë më të rregullta. Z. Karilio u shpreh mjaft i gatshëm për përmbushjen e kërkesës tonë. Ai tha se është shumë mirë që ne të krijojmë një grup parlamentar për për Shqipërinë që përqëndrohet për të inkuadruar Shqipërinë në këto institucione, Z. Karilio u shpreh veçanërisht i gatshëm për vendosjen e marrëdhënieve të posaçme me komisionin e jashtëm të Kuvendit tonë popullor. Ai theksoi se ne do t'ju ndihmojmë për të gjitha problemet që ka Shqipëria, për këto probleme e shqetësime kryesore që keni, t'i fokusoni dhe ne kërkojmë ndihmë, si për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në NATO, në Asamblenë e Atlantikut Verior etj, duke shprehur gadishmërinë e delegacioneve italiane dhe Komisioni i jashtëm i parlamentit italian do të ndihmojnë dhe përkrahë Shqipërinë për integrimin e saj, sa më të shpejtë në strukturat Evropiane. Mendoj se kjo është një ndihmë jashtëzakonisht e rëndësishme politike dhe Italia do ta përmbushë këtë mision, pasi i ka të gjitha mundësitë, Ajo ka një peshë të veçantë në Komunitetin botëror; ose për ndryshe ajo ka një obligim ndaj Shqipërisë për shkak të lidhjeve historike dhe njëkohësisht të bashkërishave që ekziston në Itali në vendin tonë, 4. A mendoni se kjo mbështetje e fuqishme politike që Italia po i bën Shqipërisë, do të ndikojë në situatën tonë të brendshme dhe veçanërisht në rajon, E. Selami: Po, një nga argumentet e mia ky ishte, Duke i thënë se në kuadrin e Evropës së bashkuar, si vend i KE Italia duhet të jetë më pranë Shqipërisë, për të ndihmuar dhe influencuar për zgjidhjen e krizës në rajon, sepse Italia ka një vend të veçantë në rajonin tonë, jo vetëm si një vend fqinj, por edhe si një nga 7 vendet më të industrializuara më të fuqishme të botës, Unë mendoj se ky bashkëpunim do të jetë mjaft pozitiv. Ideja, janë është që të krijojmë një bllok solid demokrat në vendet e Komunitetit Evropian siç është Italia etj, si dhe demokracia e re në Shqipëri dhe vendet e tjera që do të jenë shtylla mbështetëse për demokracinë në rajon, si një mundësi e vetme për një paqe afatgjatë në rajonin tonë. 5. Më duhet të shpresojmë që kjo mbështetje e fuqishme politike e Italisë ndaj vendit tonë, të reflektohet edhe në mbështetje të plotë ekonomike? E. Selami: Patjetër, në të gjitha bisedimet që zhvillova si me z. Karilio, si me kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes dhe z. Andreata gjithçka këtu u diskutua, problemi themelor që ka Shqipëria është problemi ekonomik, pasi nuk mund të ketë demokraci solide as zhvillim të saj ngushë kjo të ketë ekonomi të shëndetshme, Në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë unë mendoj se kjo e fundit ka avantazhe, Shqipëria ka burime, Italia është pranë e saj ajo ka eksperiencë ka mundësi, ka kapital, dhe gjërat kanë filluar, të ecin. Ne jemi për të përshpejtuar këto marrëdhënie. Ne mendojmë se Italia ka problemet e veta, po ajo që dramatike sa ç'parashtron nga andej këtej Shqipyt. Ne urojmë që ç'do investimi sa më parë. Pa si kjo është edhe në interesin tonë, që kontaktet tona të zgjerohen me Italinë. Tiranë, më 14. 7, 1993, Intervistoi: M, BUÇPAPAJ

PRESIDENTI I PARLAMENTIT EVROPIAN, EGON KLEPSH, DO TE VIZITOJE SHQIPERINE

Nga data 19 deri më datën 21 korrik, me 195 të kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor, zotit Pjetër Arbnori, vjen në Tiranë Presidenti i Parlamentit Evropian, z. Egon Klepsh.

Presidenti i Republikës priti një delegacion gjerman të ndërtimit

delegacion gjerman të ndërtimit Në një takim që pati me një grup specialistësh gjermanë të ndërtimit, të kryesuar nga z. Joachim Gunther, sekretar parlamentar i Shtetit. Anëtarët e delegacionit e informuan Presidentin për drejtime konkrete të angazhimit të tyre për të ndihmuar si p.sh. në fushën e shfrytëzimit të ujrave, legjislacionit të domosdoshëm përkatës, pjesëmarrjes në organizmat e projektet ndërkombëtare respektive etj. Duke vlerësuar angazhimin e tyre Presidenti i Republikës theksoi se ndihma që Gjermania i jep demokracisë në Shqipëri është njëherazi dhe një kontribut për paqen e stabilitetin në Ballkan, për të cilin të dy vendet tona janë të interesuara. (ATSH)

NUK ËSHTË MARRË MASË NDALIMI NDAJ DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE

I pyetur nga ATSH-ja lidhur me lajmin e dhënë nga AFP dhe BBC, sipas të cilit Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit Luan Malltezi dhe drejtoresha e Arkimit Qendror të Shtetit Nevila Nika janë ndaluar së bashku me një sasi dokumentash arkivore, zëdhënësi i Ministrisë së Rendit Publik sqaro se «nuk është marrë ndonjë masë ndalimi për këto dy persona». Gjithashtu i pyetur po nga ATSH-ja, drejtori i drejtorisë së kontrollit dhe drejtimit në Arkivin Qendror të Shtetit, Vehbi Agolli, sqaroi se «zoti Malltezi dhe zonja Nika kanë shkuar në Koblenz të Gjermanisë në përgjigje të një ftese ardhur nga Arkshiva e këtij vendi, për një vizitë pune 5 ditore». Zoti Agolli tha se «dy punonjësit e arkivit nga Gjermania do të shkojnë në Francë. Ata kishin marrë me vete edhe një sasi dokumentash të fotokopjuara për në Arkivin e Francës, duke iu përgjigjur kështu programit të shkëmbimeve arkivore midis dy vendeve. Dy punonjësit do të qëndrojnë në Paris për kërkime arkivore për një periudhë një mujore. Para disa kohësh, tha zoti Agolli, nga Franca na kanë ardhur materiale arkivore me vlerë për Shqipërinë të fotokopjuara, kështu që edhe materialet e marra nga zoti Malltezi dhe Nika do të dorëzohen në Arkivin e Francës në përputhje me reciprocitetin e marrëdhënieve të këtyre dy institucioneve dhe jo për qëllime të tjera, siç janë përpjekur ta paraqesin disa agjenci lajmesh. (ATSH)

Ç'i gjeti vajtojcat e «ZP»

Sharlatani komunist Idajet Beqiri u ridenua me heqje lirie. Vajtojat e «ZP» po urulijnë për bëmat e tij «homelike». Ç'ti bësh? Mercenari i tyre i ka mësuar udhët e burgut symbyllazi. Thonë se burgu për burrat është, por ç'qenka edhe për burrecët e murikës «Beqir», i cili rishfaqi cilësitë e gramafonit të partisë (unitetit) socialiste, që kuroriti se «ti ndryshkur enverist. O Zot, si mund të quhet llimi i gjuhës së tij fjalë e lirë?! Si mund të quhet popull një ekskariot njerë- zish të mbledhur rreth sallës së gjyqit të droguar me ide ultrakomuniste? A ka më tolerante se drejtësia në demokraci, kur këta robëtë të dirigjuar nga partia mëmë socialiste vjellin e kutërbojnë me thirrjet «Parti e Punës», «Rroftë komunizmi». Megjithatë heroi komunist I ditës, «Enveri i vogël», Beqir «ndon» për së dyti në qeli si ai guri në vendin e vet. Më kot quhet amoralja-morale, Beqirli të parët e mundohen kot më kot t'ia fshehin bishtin. Por çudia e botës nuk filloka këtu. Pas «aktit sublim» të i Beqirit, radhët e partisë po shtre-ngohen dhe shtohen me anëtarë të rinj. Kjo është e vërteta e madhe. Në këtë parti vrapuan dhe nga 7 a 8 ish-oficerë të liruar e pensionistë. Të shkretët presin t'u kthejë postet dhe gradat e qëmolotit kryetar Idajeti ose, me amanetin e tij, liderët e partisë mëmë socialiste. ALBION HALLILI

Letër e MIKEL KAMDESYSSE për Presidentin BERISHA

Me rastin e aprovimit nga Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar të marrëveshjes së dytë midis FMN dhe Shqipërisë për programin 3-vjeçar ESAF, drejtori i FMN z. Camdessus i dërgon këtë letër Presidentit të Republikës z. Sali Berisha: I dashur zoti President, Është një kënaqësi e madhe për mua t'ju informoj se sot paradite Bordi Ekzekutiv i FMN-së aprovoi kërkesën e Qeverisë suaj për marrëveshjen

marrëveshja e dytë midis FMN-së dhe Shqipërisë

3-vjeçare nën programin ESAF. Kjo përbën një ngjarje të rëndësishme në rrugën e progresit që po ndjek Shqipëria drejt një rritje të qëndrueshme dhe reformë. Megjithë detyrat e vështira që dalin të suksesshëm të stabilitetit që është filluar. Unë do të theksoj se në mbledhjen e sotme të mëngjesit të Bordit të Drejtorëve u vu re një ndjenjë e fuqishme admirimi dhe mbështetje për përpjekjet e vendosmërisë e Shqipërisë për stabilitet dhe reformë. Megjithë detyrat e vështira që dalin përpara, ne kemi besim të plotë që Qeveria juaj, do t'i kapërcejë dhe do të vazhdojë të zbatojë me vendosmëri programin për të arritur rezultatet e dëshiruara. Unë ua kam bërë të njohur programin tuaj dhe donatorëve kryesorë të Shqipërisë dhe i kam inkurajuar personalisht ata për ta vazhduar mbështetjen e reformës. Unë do të përfundoja duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer midis qeverisë dhe institucioneve tona. Në këtë kontekst, unë vlerësoj shumë përpjekjet tuaja personale që kanë bërë të mundur përfundimin me sukses të programit të parë të Shqipërisë me Fondin. Ne dëshirojmë të vazhdojmë bashkëpunimin me Shqipërinë me të njëjtën ndjenjë bashkëpunimi reciprok dhe besimi, për të arritur qëllimin e përbashkët, atë të një të ardhme ekonomike më të mirë për vendin tuaj. Me sinqeritet MICHEL CAMDESSUS 15.7.93

Deputetët e kafeneve

Kanë kaluar mjaft ditë që kur deputetët e PS dhe PSD u larguan nga parlamenti. Shkaku (ose më mirë justifikimi) për këtë akt tashmë është i njohur. Dukët se problemet financiare për «të zgjedhurit e popullit» nuk ekzistojnë. Kështu në qoftë se zgjedhësit e tyre do t'i kërkojnë për të zgjidhur ndonjë problem, mjafton që të mos i kërkojnë në parlament, por të shtetisin bare dhe kafene të shumta që janë hapur në Tiranë. Vërtet disa prej këtyre deputetëve që «kanë marrë lejen» po e kalojnë atë në plazhe (ndonjëri, është dhe jashtë shtetit për punë partie) por shumica e tyre vazhdojnë «shqetësohen» dhe diskutojnë për problemet e vendit nëpër kafenetë dhe restorantet luksoze të kryeqytetit. Prandaj nuk është për t'u çuditur që disa nga kafenetë sot i quajnë dhe parlamente të vogla. Ndërgjegji bile mund të të tregojë dhe me emër baret ku pijnë kafenë socialdemokratët apo restorantet ku drekosen ose darkosen socialistët. Sidomos goja e bllokuar nga bifteqet nuk i pengon deputetët të flasin të diskutojnë për «vuajtjet e popullit. Thonë, se një ditë, njëri prej këtyre deputetëve, i bërë tapë e kujtoi tavolinën e barit për podiumin e parlamentit dhe filloi të diskutojë me zë për problemet sociale dhe për parlamentin që nuk po punonte për t'i zgjidhur këto probleme. Në fakt parlamenti vazhdon të punojë, të miratojë ligje dhe të diskutojë për probleme që kërkojnë dhe zgjidhje imediate. Sa për elektokratrin e PS dhe PSD e vetmja gjë që u mbetet të bëjnë, po të takohen me deputetët e tyre, është që t'u paguajnë kafetë dhe birrat nëpër klube. EDI PALOKA