21/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

21 korrik 1993

Fjala përshëndetëse e zotit Pjetër Arbnori për zotin Egon Klepsh

I nderuar zoti Klepsh, i nderuar zoti President Berisha, të nderuar ambasadorë e të ftuar, të nderuar deputetë, Personaliteti më i lartë i Parlamentit Evropian, Presidenti i tij zoti Egon Klepsh, ka ardhur të vizitojë Shqipërinë, të takohet me ne dhe të mbajë një fjalim para Kuvendit tonë Popullor. Kjo është një vëmendje e veçantë për demokracinë pluraliste në vendin tonë. Ndërtimi i shtetit ligjor dhe reforma ekonomike janë dy qëllimet kryesore të Kuvendit tonë në pluralist dhe dy urat nëpërmjet të cilave ne po fuqizohemi në Evropë. Ndihmat materiale të dhëna nga Komuniteti Evropian janë tepër të rëndësishme dhe ne falënderojmë Parlamentin Evropian për të ro-mandimet pozitive që ka dhënë për ne. Por ne çmojmë njëlloj edhe kontaktet me të gjitha organizmat parlamentare evropiane, sepse ata na japin përvojën politike, juridike e parlamentare aq të nevojshme. Është e treta herë që takohem me zotin Klepsh dhe gjithnjë ai ka qenë i mirëinformuar për Shqipërinë, për çështurë e proceseve demokratike, të ndërtimit të shtetit ligjor dhe të punës së parlamentit shqiptar. Ai u gëzua veçanërisht radhën e kaluar, kur mësoi se ishte miratuar ligji «Për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut» dhe ka dijeni dhe për punën e madhe që po bëhet për Kushtetutën. Zoti Klepsh ka përkrahur fuqimisht forcimin e lidhjeve ekonomike dhe politike me vendet e Evropës Qendrore e Lindore, është shprehur për marrëdhënie të qëndrueshme, të rregullta, me shkëmbime të ardhshme. Ai ka kërkuar shtimin e kontakteve ndërparlamentare me shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Zoti Egon Klepsh ka studiuar histori, shkenca politike dhe gjeografi, është anëtar i Bashkimit Demokratistën të Gjermanisë, që ka qenë më radhë, ndër të tjera, kryetar i Bashkimit Evropian të Demokracisë së Rinj. Nënkryetar i Partisë Popullore Evropiane, Anëtar i Bundestagut, Kryetar i Grupit të PPE dhe, që nga janari 1992, President i Parlamentit Evropian. Ai ka edhe një meritë të veçantë: është mik i Shqipërisë. Ne gjithmonë kemi dashur mjaft që të na ndihmojë në jo në të padrejtën, por vetëm në të drejtën dhe i nderuari Egon Klepsh është i tillë. Prandaj e ftoj të flasë përpara Kuvendit tonë.

Dje paradite, rreth orës 11.15, kryetari i Parlamentit Evropian zoti Egon Klepsh, shkoi në vendin Popullor. Aty ai u prit prej Presidentit i Republikës, zoti Sali Berisha, Kryetari i Kuvendit Popullor, zoti Pjetër Arbnori. Hyrja e zotit Klepsh në sallën e seancave plenare të Kuvendit u prit me duartrokitje e rreth 120 deputetëve të pranishëm, të ngritur në këmbë. Pas fjalës së mirëseardhjes së Kryetarit të Kuvendit Popullor, zoti Arbnori, zoti Egon Klepsh, përshëndeti Kuvendin me një fjalim të rëndësishëm. Korresp. i «RD»

NE, KOMUNITETI EVROPIAN, PARASEGJITHASH, PARLAMENTI EVROPIAN, JEMI GARANTE PER TE GJITHA BAZAT TUAJA DEMOKRATIKE

- Zoti EGON KLEPSH përshëndet Kuvendin Popullor - Për mua është një nder i madh dhe gëzim që të kem të drejtë të flas si mik juaj në Parlamentin shqiptar, të kem të drejtë të bisedoj me ju. Unë ja falënderoj përzemërsisht për mikpritjen tuaj. Vizita ime zyrtare në bazë të ftesës së kryetarit të Parlamentit Shqiptar, bëhet në një moment shumë të rëndësishëm historik si për Komunitetin Evropian, ash- ...tërrimit të perandorisë sovjetike pas rënies së komunizmit, mbrojtja Lufta e Ftohtë. Megjithatë, janë vërtet shumë faktorë të pasigurtë në këto kohë. Lufta në Ballkan, konfrontimet në vendet ish-Bashkimit Sovjetik, konfliktet në Azi dhe në vendet e Afrikës. ...në Bruksel, menjëherë pas zgjedhjes së tij, dhe në një vizitë e delegacionit të Parlamentit shqiptar. të kryesuar nga Presidenti Arbnori në maj të vitit të kaluar në Strasburg. Parlamenti Evropian që në fillim i ka mbështetur zhvillim- G-24 për të mbështetur demokracinë dhe vendet të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe ndërhyrë në mënyrë të vendosur që edhe Shqipëria të përfshihet plotësisht në këtë program. Në kuadrin e G-24 të gjithë vendet anëtare të tij kanë dhënë 80 për qind të- ...të merret me të drejtat e minoriteteve. Jam gjithashtu i gëzuar që ju e keni shembullin e një bashkëjetese dhe bashkëpunimi të besimeve të ndryshme fetare. Kjo është një politikë e mrekullueshme. Unë ju siguroj se gjithsekush do ta mirëpresë këtë politikë të kujdesit në Evropë. Kjo, në të njëjtën kohë, sjell me vete edhe detyra, siç janë respektimi i të drejtave të minoriteteve, i përdo-

Zoti Egon Klepsch përshëndet Kuvendin Popullor

… mik i me ju. Unë ju moment shumë të rëndësishëm historik si për Komunitetin Evropian, ashtu edhe për vendin tuaj. Në fillim të viteve ’90-të, vendi juaj ishte përpara një rruge krejt të re. Juve jeni tani në fillimet e kësaj rruge dhe jeni duke u përgatitur për të hyrë në gjirin e popujve të tjerë të Komunitetit Evropian. U shembën strukturat e vjetra politike dhe ekonomike të vendit tuaj. Pas një periudhe 45 vjeçare të komunizmit dhe të ekzistencës së ekonomisë shtetërore, juve keni tani një ndryshim rrënjësor të gjithë themeleve tuaja, në parimet e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut. Por, strukturat e një shteti nuk mund të ndryshohen nga dita në ditë. Juve, gjithashtu shtetasit dhe shtetaset e këtij vendi, si dhe shtetasit e Evropës Qëndrore e Lindore, e kanë provuar këtë përvojë të hidhur. Populli shqiptar ka vendosur që të shkojë në rrugën demokratike. Në Komunitetin Evropian, para së gjithash, Parlamenti Evropian, jemi garantë për të gjitha bazat tua demokratike dhe të bëjmë politikë një të ardhme më të mirë. Në të gjithë jemi të interesuar që të ndërtojmë një jetë të re të qëndrueshme ekonomike e politike, brenda të gjitha normave. Endrrat që lindën në fillimin e viteve ’90-’ës, për lat të keq nuk u përmbushën të gjitha, tha më pas zoti Klepsh. Me rrëzimin e murit të Berlinit, me rrëzimin e perdes së hekurt pas shk… … terrimit të perandorisë sovjetike dhe pas rënies së komunizmit, mbaroi në këto kohë. Lufta në Ballkan, konfrontimet në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, konfliktet në Azi dhe në vendet e Amerikës Latine, janë shembuj që tregojnë se përpjekjet për paqe nuk duhet të shterin, përkundrazi duhet të vijojnë. Të 12 vendet anëtare të Komunitetit Evropian e para së gjithash, 7 vendet më të industrializuara të botës duhet të jenë të ndërgjegjshme për detyrën e rëndësishme që ata kanë dhe rolin që duhet të luajnë në këtë drejtim. Kjo është një detyrë kryesore që duhet të jetë një model për demokracinë dhe zhvillimet demokratike. Parlamenti Evropian, që është në prag të 50-vjetorit të tij, është i ndërgjegjshëm për të gjitha zhvillimet demokratike, është përgjegjës për të gjithë shtetasit dhe shtetësat. Komuniteti - Evropian u krijua për të ndaluar luftërat e vazhdueshme ndërmjet Gjermanisë dhe Francës. Ne deshëm të krijojmë një organizëm të tillë, i cili do të na detyronte të bashkëpunojmë vazhdimisht dhe këtë ne e arritëm. Ndërkaq, ne jo vetëm nuk patëm konflikte me armë midis nesh, por arritëm që të krijojmë një ekonomi të përbashkët shumë të mirë. Kryesorja është se, të gjithë kishim dëshirën e mirë për të bashkëpunuar vazhdimisht. Komuniteti Evropian, veçanërisht Parlamenti Evropian, janë të gatshëm që ta integrojnë Republikën e Shqipërisë në komunitetin demokratik të kombeve. Këte mendim unë e kam nënvizuar gjatë që në takimin tim të parë me Presidentin shqiptar Berisha, në Bruksel, menjëherë pas zgjedhjes së tij, dhe në vizitën e delegacionit të Parlamentit shqiptar, të kryesuar nga Presidenti Arbënori që në fillim i ka mbështetur zhvillimet e reja në Shqipëri. Ne duam që t’ju ndihmojmë në mënyrë krejt konkrete që juve të kaloni vështirësitë dhe problemet e mëdha ekonomike e sociale. Qëllimi ynë i deklaruar është që të vemë bazat e nevojshme për funksionimin e një tregu shoqëror ekonomik, si dhe të ndihmojmë zhvillimin e proceseve demokratike, të cilat do të bazohen në të drejtën e lirive si dhe në rregullat e shtetit. Ne jemi të ndërgjegjshëm se ka akoma shumë vështirësi për të kapërcyer në mënyrë që populli dhe vendi juaj t’i çlirohen plotësisht nga barra e rëndë e kaluarës komuniste. Krijimi i marrëdhënieve të reja midis Komunitetit Evropian dhe Shqipërisë, mori në mënyrë të suksesshme impulse pas marrëveshjes së përfunduar në vitin 1992, në fushën e bashkëpunimit dhe të tregtisë. Parlamenti Evropian aprovoi këtë marrëveshje në shtator të vitit të kaluar. Ajo mbështet zgjerimin e marrëdhënieve tregtare të mëtejshme, asistencën teknike të fushat e ekonomisë e të politikës tregtare. Për këte kemi një klauzolë të qartë të drejtave të njeriut. Kjo do të bëjë që në të ardhmen të krijohet një kontratë asociacioni midis Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian. Komuniteti Evropian ka ndërmarrë tashmë hapa të konsiderueshëm për të përmirësuar rrënjësisht gjendjen e rëndë ekonomike në Shqipëri. Ne jemi të interesuar që në fillim për aksionin e … G-24 për të mbështetur demokracinë e vendin e Evropës Qëndrore për qind të ndihmës financiare, që tregon në mënyrë të qartë solidaritetin e këtyre vendeve me vendet e Evropës Qëndrore e Lindore. Komuniteti Evropian me të njëjtin qëllim dhe me dëshirën për të ndihmuar ekonominë dhe potencialin njerëzor të këtyre vendeve, ka ndërmarrë aksione konkrete dhe i ka vënë në lëvizje ato, ku dhe Shqipëria ka marrë përkrahjen e saj. Por, edhe juve vetë keni pjesën tuaj të rëndësishme për të zhvilluar dhe për të rindërtuar vendin tuaj. Juve keni arritur nga një pikënisje tepër e vështirë që të realizoni përfundime, të cilat janë të mirënjohura në të gjitha vendet e Komunitetit. Unë dua t’ju kujtoj vetëm një gjë. Se juve prej disa muajsh keni një rritëm inflacioni prej 0 për qind dhe kjo ju për ne të gjithë, është një arritje e suksesshme, që edhe ne e realizojmë me shumë vështirësi. Juve keni në këtë mënyrë një sukses në llogaritë tuaja. Unë jam i vetëdijshëm që juve duhet të bëni përpjekje të tjera të rëndësishme dhe për këtë, jemi të vetëdijshëm, ne do ta ndihmojmë më tej zhvillimin tuaj. Vendi juaj gjendet në një pozicion tepër të rëndësishëm gjeografik, theksoi zoti Klepsh në vazhdim. Vitin e kaluar, në prill, Presidenti Berisha ka shprehur interesin e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e bllokut mbrojtës perëndimor të NATO-s. Pas shembjes së komunizmit në Bashkimin Sovjetik neve kemi një angazhim. Ne duhet të përpiqemi të arrijmë një sistem botëror tepër të sigurtë dhe unë shpresoj që edhe Shqipëria do të japë kontributin e saj të çmuar. U konstatuan paftësia e të gjitha organizatave ndërkombëtare për të penguar luftën në ish-Jugosllavi. Kjo është një rrezik që u bëhet vendeve të Evropës të cilat me politikën e tyre, nuk mundën të sigurojnë mjetet e nevojshme për të përballuar këtë situatë. Maastrichti i bërë në vitin 1991 është një organizatë që tenton të realizojë një gjë të tillë për paqen në Evropë. Prandaj Parlamenti Evropian ushtron presion për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje për t’i arritur sa më shpejt në qëllimin final. Vizita ime në Tiranë, duhet të kuptohet si një sinjal, politik për paqen në të gjithë rajonin. Parlamenti Evropian ushtron një ndikim të fortë për të patur një Evropë Demokratike mbi bazën e një solidariteti, me qëllimin e vetëm: një mirëqenie dhe paqe të qëndrueshme. Dhe Shqipëria duhet të jetë një pjesë e kësaj Evrope. Edhe vizita ime këtu është një shprehje e kësaj dëshire dhe e këtij vullneti. Parlamenti Evropian ndjek me shumë preokupacion dhe interes gjendjen e shqiptarëve në Kosovë dhe në mënyrë të përsëritur ka kërkuar respektimin e të drejtave të kësaj popullsie. Ne e dimë që shkrimtari Adem Demaçi, mbajtës i çmimit Saharov, ka sakrifikuar gjatë në burg. Me këtë dua të shpreh solidaritetin tim në këtë çështje. Në 15 korrik të vitit 1993 u theksua nga Parlamenti Evropian që marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë e Greqisë e të vendeve të tjera janë me rëndësi të veçantë rajonit. Unë rëzhohem që ju ndikoni në politikën e cila ka në bazën e saj të drejtat e njeriut. … për t’i shqyrtuar e zgjidhur … në shembullin e një bashkëjetese dhe politikë e mirë. tuajën edhe detyra, siç janë respektimi i të drejtave të minoritetit, i përdorimit të gjuhës së tyre. Me dëbimin e shqiptarëve nga Greqia, ne kërkuam nga të qeveritë që të bashkëpunojnë me mirëkuptim me njëri - tjetrin në bazë të Kartës së Drejave të Njeriut. Unë besoj se respektimi i këtyre principeve do të sjellë eliminimin e tensioneve të reja të krijuara midis Shqipërisë dhe Greqisë. Me gëzim unë kam konstatuar që marrëdhëniet e Shqipërisë, e të drejtuesve të saj politikë, e përfaqësuesve të Kuvendit Popullor me Parlamentin Evropian janë shumë më të mira. Që në takimin e parë ndërparlamentar dhe në takimin e dytë të përfaqësuesve të Parlamentit Evropian dhe Parlamentit shqiptar në korrik të vitit 1992 në Tiranë dhe në takimin e majit në Strasburg, u sqaruan shumë mirë të gjitha problemet ekonomike dhe politike të vendit tuaj. Unë jam në pritje që në takimet e ardhshme, të cilat do të shiroj që të jenë të shumta, në të njëjtën mënyrë rrugën për zgjidhjen konkrete të çështjeve dhe mbështetjen njëri tjetrin. Neve na nevojitet një Komunitet Evropian për të kapërcyer problemet e popujve të ndryshëm dhe juve jeni një hallkë e rëndësishme e Komunitetit të popujve të Evropës. Prandaj solidariteti nuk është një fjalë boshe, por është një ligji i bashkëqenësisë sonë. Neve, evropianët, duhet t’i tregojmë të gjithë botës, se të bashkuar jemi në gjendje të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët më të mirë.

«Erdha t’u garantoj se Shqipëria i takon Evropës»

KRYETARI I KRYESISE, SE KUVENDIT POPULLOR, PJETER ARBNORI PRITI KRYETARIN E PARLAMENTIT EVROPIAN EGON KLEPSH - Kur filloi lëvizja demokratike në vendin tonë, që në fillim të saj, 1)jale se ju, zoti Pjetër Arbnori, latmëroni sajtë: «Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa», sepse Shqipëria historikisht, gjeografikisht dhe shpirtërisht ka qenë në Perëndim, Shqipëria sot është një vend i hapur, bile shumë i hapur sepse duam të shlyejmë borxhin e izolimit 50 vjeçar, ndaj … (Vijon në faqen 4)

«SE BASHKU TE PROJEKTOJME NJE TE ARDHME ME TE MIRE»

- NGA TAKIMI I ZOTIT EGON KLEPSH ME KRYETARET E GRUPEVE PARLAMENTARE TE KUVENDIT POPULLOR - Në vazhdim të programit të tij, Kryetari i Parlamentit Evropian, zoti Egon Klepsh, pati një takim me kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit Popullor, zotërinjtë Ali Namik Doka e Todi Laco. Në fjalën e tij zoti Klepsh … shprehu kënaqësinë për përparimet e bëra nga Shqipëria në gjitha fushat dhe shprehu dëshirën për intensifikimin e marrëdhënieve midis Kuvendit Popullor dhe Parlamentit Evropian. Ai vuri në dukje rëndësinë e zgjedhjeve e … (Vijon në faqen 4)

Të lindurit së prapthi social-komunistë

- INFLACIONI TANI ESHTE ZERO PER SHQIPERINE E MORT PER ATA! - Nxitonim dje paradite për në Kuvendin Popullor për të arritur sa më parë seancën e punimeve në të cilën do të asistonte dhe përshëndeste personaliteti i lartë evropian, Kryetari i Parlamentit Evropian, zoti Egon Klepsh. Përpara nesh nxitonte edhe deputeti i PS Shkëlqim Cani e diku pas në sfond, ndoshta shumë larg, dhe shumë vonë edhe deputeti socialist, Kastriot Islami. Dëshira e mirë, ndjesia e shqiptarizmes dhe logjika e normalitetit na krijoi në fillim një ndjenjë të këndshme emocionale, kur … (Vijon në faqen 4)

EGON KLEPSH:

Kryetar i Parlamentit Evropian: Do të bëjmë gjithçka për të lehtësuar rrugën e vështirë të vendit tuaj, për një të ardhme më të mirë.