22/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 korrik 1993

Miratohen nen për nen ndryshimet në paketën e ligjeve për sistemin fiskal

Të martën pas përshëndetjes së kryetarit të Parlamentit Evropian, dr. Egon Klepsh, Kuvendi Popullor filloi punimet me shqyrtimin nen për nen të ndryshimeve të bëra në paketën prej 6 ligjesh të sistemit fiskal. Ndryshimet e propozuara në ligjet: «Për tatimin mbi fitimin», «Për akcizat në Republikën e Shqipërisë», «Për tatimin mbi qarkullimin», «Për taksat e anijeve të huaja që prekin portet e Shqipërisë», u miratuan pa shumë diskutime. Më shumë preokupacion u diskutua rreth ndryshimeve në dy projektligje, atë «Për vendosjen e mbikëqyrjes doganore për mallrat e importit», si dhe «Për tarifat doganore». Shqetësimi kryesor i deputetëve ishte nëse me vendosjen e taksës doganore për disa artikuj ushqimorë që më parë nuk taksoheshin, do të ketë apo jo rritje çmimesh. Specialistë të ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë shpjeguan se edhe këto artikuj nuk taksoheshin më parë, çmimi i tyre nuk pati ulje, pasi tregtarët ruajtën një normë të lartë fitimi. Edhe në kushtet e taksimit kjo normë fitimi e tyre ruhet, kështu që çmimet nuk mundet se do të kenë ndryshime, ose në të kundërtën do të jetë ulje të vogla, pasi në fund të fundit do të vendosë kërkesa e konsumatorit. Megjithatë disa nga deputetët kritikuan rrugën e zgjedhur nga qeveria dhe tërheqën vëmendjen për korrupsionin në doganat tona dhe kërkuan të ushtrohet një kontroll më të fortë në to nga ana e organeve kompetente. Zoti Imami duke folur për këtë problem përgjegjësoi qeverinë, duke theksuar se korrupsioni ka përfshirë gjithë vertikalin e shtetit. Deputeti A. Baleta tha se me këto veprime do t’u shtojmë oreksin korruptuarve dhe tregtarëve. Në përgjigje të këtyre diskutimeve ministri i Financave dhe Ekonomisë, Genc Ruli tha se më vjen keq që përsëriten që bëjnë gazetat kundër korrupsionit reflektohet edhe këtu në Kuvend. Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thuhen e shkruhen në gazeta. Probleme ka në dogana dhe ne kemi ushtruar e do të ushtrojmë kontrolle të vazhdueshme, por gjendja nuk duket zmadhuar. Ndërsa akuza që bëhet ndaj qeverisë për korrupsion nuk qëndron. Pas debateve, që vazhduan edhe në seancën e pasdites, ndryshimet e propozuara u miratuan me shumicë votash. Po kështu u miratuan edhe ndryshimet në projektligjin «Për tarifat doganore». (ATSH)

SHQIPËRIA ËSHTË E INTERESUAR PËR PAQEN NË RAJON, POR NUK MUND TË TOLEROJË SHOVINIZMIN E FQINJVE TË SAJ

Takim i Presidentit Berisha me zotin Egon Klepsh Në takimin që pati më 20 korrik në mesditë me kryetarin e Parlamentit Evropian, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, tha se së pari, dua t’ju falënderoj ju, Parlamentin Evropian, vendet e Komunitetit Evropian për ndihmën jashtëzakonisht të madhe që ju i kini dhënë Shqipërisë gjatë këtyre periudhe tepër të vështirë dhe delikate të historisë së saj. Ju përmendët në Parlament vizitën time në Bruksel pas zgjedhjeve të 22 Marsit. Unë pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që vizitën time të parë, si kryetar shteti ta bëj në Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës. Unë erdha tek ju t’ju shpreh vendosmërinë e Shqipërisë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, dhe ekonominë e tregut, unë erdha tek ju për të kërkuar ndihmën e madhe për Shqipërinë. Në këtë takim insistova që Komuniteti Evropian ta konsideronte Shqipërinë si një rast të veçantë. Dhe për të gjitha këto unë gjeta tek përgjigjen kësaj konsiderate me kurajo dhe dinjitet të pashoq. Ata pranuan sakrifica të mëdha në emër të një të ardhme më të mirë. Ata pranuan dhimbjen e reformës dhe respektimin me rigorozitet të të gjitha marrëveshjeve me Komunitetin Evropian, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore dhe ju siguroj se edhe në të ardhmen Shqipëria do të respektojë besnikërisht marrëveshjet e nënshkruara. Në këtë stad të zhvillimit, përpjekjet tona të përbashkëta për t’u shkëputur nga prangat i ndihmave të emergjencës duhet të konkretizohen me marrjen e bashkëpunimit ekonomik, me arritjen e marrëveshjeve të asociimit me Shqipërinë dhe veçanërisht do të thoja në vazhdimin e trajtimit të saj si një rast i veçantë. Vërtet po të hedhësh sytë në trashëgiminë tonë në infrastrukturë, bëhet krejt e qartë se nga ky kriter Shqipëria është shumë më keq se mjaft vende të tjera që ndihmohen nga ju. Kështu që ky qëllim prioritar ndërthimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri, ku respektimi, i pakicës zë një vend të veçantë. Ne mbetemi të angazhuar për të respektuar të drejtat e pakicës greke, e cila është e përfaqësuar direkt në Parlament. Veç kësaj, minoritarë të tjerë gjen në të tera hallkat e shtetit shqiptar, pa hasur asnjë lloj diskriminimi. Për t’ju bindur për këtë unë ju kërkoj juve që t’jergoni në Shqipëri një delegacion parlamentar i cili të hetojë gjendjen e pakicës greke në Shqipëri. Unë do të kërkoj gjithashtu, që ky problem të shqyrtohet nga i ngarkuari i posaçëm i KSBE-së për pakicat, Van der Stoel. Me të, unë pata një bisedë të gjatë para një muaji, por ai, qoftë edhe nëse nuk më paraqiti ndonjë shqetësim për gjendjen e pakicës greke. Na vjen keq që minoriteti është përdorur së fundi nga ana e qeverisë greke për të rritur tensionin e destabilizuar në rajon. Unë mund t’ju konkludoj se në Shqipëri nuk ka një problem fetar dhe me bashkëjetesën e disa feve ju i jepni një kontribut të çmuar qytetërimit njerëzor. Për delegacionin Europarlamentar, zoti Klepsh tha se tani që vizitonte Shqipërinë, kishte mundësi të njihte gjërat jo vetëm nga letrat dhe raportet, por në mënyrë direkte. Ai konsideroi befasiuesë arritjet e vitit të fundit në ekonomi, sidomos zbritjen e inflacionit në zero «Unë jam i bindur» tha zoti Klepsh - se Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe se do të bëhet vetëm më mirë. Për këtë ju do të keni mbështetjen tonë të plotë dhe të përhershme. Parlamenti Evropian ka dy gjëra të shenjta, që nuk i ndryshon dhe këto janë palëvizshmëria e kufijve dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Nga takimet që pata, unë mund të se e mbështeste këtë kërkesë të Presidentit dhe se vizita mund të organizohej në vjeshtë. Ai vlerësoi se Shqipëria ka një perspektivë të mirë. në mënyrë të veçantë rolin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan. Për këtë, tha ai, ne shprehim besimin tonë ndaj jush. Unë mund t’ju garantoj se kudo që të jem do të flas për këto që mësova në Shqipëri në mënyrë që gjendja dhe problemet e vendit tuaj të bëhen më të njohura në Evropë. ATSH linë e Evropës. Ule erdha tek ju të ju drejtës, dhe ekonominë e tregut, unë erdha të gjetat tek ju një mirëkuptim të plotë. Edhe njëherë theksoj se, pa ndihmën tuaj, pa ndihmën e madhe e bujare, të Komunitetit Evropian dhe vendeve anëtare të këtij Komuniteti, në Shqipëri nuk do të mund të fitohej dhe të konsolidohej demokracia. Ju kërkuam ta konsideronit Shqipërinë një rast të veçantë dhe e trajtuat si të tillë, për kam kënaqësinë t’ju njoftoj gjithashtu se edhe shqiptarët në tërësi dhe qeveria shqiptare ju ... [teksti vazhdon i prerë] Në Bruksel para një viti ju tha- [teksti vazhdon] ... e KSB-së njëherë Jugun e Ballkanit. Sidoqoftë, Shqipëria mbetet e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk mund të tolerojë shovinimin e fqinjëve të saj. Në mbetemi një faktor stabiliteti në këtë rajon dhe synojmë paqen dhe integrimin, por nuk mund të mos shprehim shqetësimin për përvijimin e aleancave të cilat historikisht i kanë sjellë konflikt dhe grindje gadishullit tonë. Kryetari i Parlamentit Evropian, ... [teksti vazhdon i prerë]

TAKIM ME KOMISIONIN PARLAMENTAR TË POLITIKËS SË JASHTME

Kryetari i Parlamentit Evropian dr. Egon Klepsh, pati një takim me Komisionin e Politikës së Jashtme të Kuvendit Popullor. Duke marrë fjalën në këtë takim, kryetari i këtij komisioni, Eduard Selami, e vlerësoi vizitën e zotit Klepsh si një ndër më të rëndësishmet që bëhet në Shqipëri në këtë periudhë ndryshimesh të mëdha e konsolidimit të demokracisë dhe si mbështetje për çuarjen përpara të këtyre ndryshimeve dhe integrimin e Shqipërisë në proceset evropiane. Zoti Selami vuri në dukje rëndësinë e kontakteve midis Parlamentit Evropian dhe Kuvendit Popullor dhe kërkoi që ato të shpesh­tohen në të ardhmen. Në takim u diskutua për gjendjen e tensionuar në rajon dhe rrugët për zgjidhjen e saj, si dhe për nevojën e krijimit të një klime mirëkuptimi e mirëbesimi për zgjidhjen e problemeve të trashëguara nga e kaluara e të krijuara rishtas. (ATSH)

Kryetari i KE-së siguron qeverinë shqiptare për mbështetje të mëtejshme politike dhe ekonomike

— Kryetari i KE-së, Egon Klepsh, bisedon me Kryeministrin e Shqipërisë, Aleksandër Meksi. — Në takimin me Kryetarin e KE-së zotin Egon Klepsh, Kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi pasi i paraqiti gjendjen aktuale ekonomike dhe politike të vendit të tij, i kërkoi Kryetarit të KE-së një mbështetje të mëtejshme politike dhe ekonomike, sepse rrethanat në rajon nuk po e favorizojnë ecurinë e reformave në Shqipëri. Duke i shprehur keqardhjen për ngjarjet e fundit midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila është një nga anëtaret e KE-së, zoti Meksi tha se «në presim që këto probleme me qeverinë greke t’i zgjidhim me dialog e mirëkuptim». Ne - tha ai, mendojmë se ky tension i krijuar papritur midis dy vendeve tona, ndoshta e ka burimin tek fushata e elektorale që po përgatitet në Greqi, por ndoshta edhe më thellë. Në vijim të vështirësive që vazhdon të ketë Shqipëria nga zbatimi i programit të reformave ekonomike, Kryeministri i kërkoi zotit Klepsh vazhdimin e ndihmave të rëndësishme për Shqipërinë deri në vjeshtën tjetër duke siguruar se vitin që vjen do të kemi një hop në bujqësi. Po më e shumta zoti Meksi këmbënguli që ndihma e KE-së të përqëndrohet në infrastrukturë, pa të cilën nuk bëhet e mundur që të shfrytëzohen potenciali ekonomik natyror i Shqipërisë. Ai e njoftoi zotin Klepsh se ka filluar puna në portet, rrugët dhe objektet të tjera të infrastrukturës shqiptare, por me ritme të ulta. Një rëndësi të madhe - tha zoti Meksi, ka lidhja me rrugë e Shqipërisë me perëndimin, sepse kjo është edhe në interes të vendeve ballkanike. Kryetari i KE-së, Egon Klepsh e siguroi zotin Meksi për një ndihmë më të madhe të KE-së për infrastrukturën shqiptare si dhe për një përkrahje politike të sigurtë. Ai tha se për këtë kërkesa tuajat do të diskutohen edhe në mbledhjen e KE-së, sepse programi i 1 janarit të ardhshëm është një siguri për perspektivën, pozitën të Shqipërisë. Në rrugën e ekonomisë së tregut. Lidhur me përkrahjen politike zoti Klepsh tha se ajo nuk do të mungojë, asnjëherë, sepse ne e konsiderojmë Shqipërinë si bastionin e paqes në rajon.

POLITIKA SHQIPTARE PER MINORITETET ESHTE E SHKELQYER

— Deklaron zoti Klepsh në takimin me ministrin Serreqi — Ministri i Jashtëm Alfred Serreqi priti më 20 korrik presidentin e parlamentit Evropian Egon Klepsh. Ministri i Jashtëm Alfred Serreqi priti më 20 korrik presidentin e parlamentit Evropian Egon Klepsh, Zoti Serreqi pasi përmendi rëndësinë e një vizite të tillë jo vetëm për, faktin se çfarë përfaqëson personaliteti Egon Klepsh por edhe për momentet në të cilët bën, theksoi përfundimisht se Shqipëria është futur në një rrugë zhvillimi të cilën do ta përcaktojë shkurt «të mos harrojmë të kaluarën në mënyrë që të mos përsërisim të njëjtat gabime, por duke falur, dhe të ecim përpara duke e ndjerë veten në Evropë në të gjitha aspektet sepse Shqipëria e njeh botën e qytetëruar sikundër kërkohet që edhe Evropa ta njohë atë». Ministri Serreqi theksoi se Shqipëria e ka bërë të qartë pozicionin e minoritetit në Shqipëri dhe ofron dialog për kushtet e marrëdhëniet dypalëshe. Ne, tha ai, jemi për një politikë të hapur dhe Shqipëria fton këdo të shikojë me sytë e tij realitetin shqiptar. Ai falënderoi z. Klepsh për ndihmën e ndjerë për integrimin e Shqipërisë në strukturat evropiane. Nga ana e tij z. Klepsh shprehu kënaqësinë për dialogun e hapur dhe mirëkuptimin nga pala shqiptare dhe theksoi se ai do të bënte të ishte e mundur për të paraqitur në qarqet në qarqet evropiane. Shqipëria na duhet në anën tonë, theksoi ai, sepse ajo zhvillon tani një politikë të moderuar mbi problemet në rajon, sidomos në lidhje me Maqedoninë dhe Kosovën. Përsa i përket problemit me Greqinë, ai shprehu bindjen e tij se vështirësitë e krijuara do të kapërcehen shumë shpejt dhe me maturi. Për sa i përket politikës suaj mbi minoritetet mund të them pa frikë, u shpreh Presidenti i Parlamentit Evropian se ajo është e shkëlqyer dhe unë do të kem rastin që këtë t’ia them edhe Këshillit ndërkombëtar. Unë mund t’ju them se Shqipëria tashmë është vend i pranuar në komunitetin ndërkombëtar dhe se politika e saj është e respektuar. ATSH

«Shqipëria është shembull më i mirë i tolerancës fetare»

— Egon Klepsh takohet me drejtues të komuniteteve fetare — «Shqipëria është shembull unik ku besimtarët të feve të ndryshme jetojnë në tolerancë», i tha zoti Egon Klepsh kryetarit të Komunitetit Mysliman, Haxhi Hafiz Sabri Koçi në takimin që zhvilloi në selinë e këtij komuniteti. Ndërsa Hirësia e Tij S. Koçi duke i folur zotit Klepsh për traditën e kësaj bashkëjetese tha se «të gjithë predikojmë unitetin dhe dashurinë mes njëri-tjetrit». Edhe në takimin me Kryepeshkopin Anastas Janullatos, zoti Klepsh u sigurua se «shembulli i bashkëjetesës tolerante të besimtarëve shqiptar do të vazhdojë i pacënueshëm». Zoti Klepsh tha se «ky shembull është shumë domethënës përballë luftës së tmerrshme në Bosnje-Hercegovinë». Gjatë këtyre takimeve Kryetari të Parlamentit Evropian ju bë në të njohura kushtet e vështira me të cilat ka filluar aktiviteti fetar në Shqipëri dhe dëshira që Shqipëria të anëtarësohet sa më shpejt në KE. Zoti Klepsh për këto siguroi se «Shqipëria i takon Evropës dhe ajo është pjesë e saj». ATSH

Një lajm tronditës!

Përsëri një lajm tronditës: E-ngjëll Refat Shahini, me moshë 35 vjeç, u ndalua nga dga e Ren-datit Publik të rrethit të Beratit, pasi ka kryer një krim të padëgjuar më parë në vendin tonë: Ka rre-thur dhe vajza të mitura, K.F. 8 vjeç dhe N. Sh. 9 vjeç. Me t’i grabitur është larguar me shpejtësi dhe i ka cuar në Divjakë të Lushnjës, ku i ka mbyllur në një bunker, për t’i mbajtur peng, si presion ndaj prindërve, që t’i japin një shumë të konsideruesh- Përsëri një lajm tronditës: Engjëll Refat Shahini, me moshë 35 vjeç, u ndalua nga dega e Rendit Publik të rrethit të Beratit, pasi ka kryer një krim të padëgjuar më parë në vendin tonë: Ka rrëmbyer dhe vajza të mitura, K.F. 8 vjeç dhe N. Sh. 9 vjeç. Me t’i grabitur është larguar me shpejtësi dhe i ka çuar në Divjakë të Lushnjës, ku i ka mbyllur në një bunker, për t’i mbajtur peng, si presion ndaj prindërve, që t’i japin një shumë të konsiderueshme parash. Pas 24 orësh, të miturat u gjetën nga Policia Kriminale dhe iu dorëzuan prindërve. Materialet, në ngarkim të të pandehurit, i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Berat. Ministria e Rendit Publik, u bën thirrje organeve të Drejtësisë, të mbajnë qëndrim të prerë dhe të japin dënimin e merituar kriminelëve të tillë. Zëdhënësi i MRP

LAJMERIM

Njoftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të FRPD, se ditën martë më dt 27. 7. 1993 në ora 12.00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të FRPD në Sellenë e PDSH në Tiranë. SEKSIONI I ORGANIZIMIT TË FRPD