PRESIDENTI I REPUBLIKËS, SALI BERISHA, PRITI KRYETARIN E PARTISË FSHATARE TË KOSOVËS
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
PRESIDENTI I REPUBLIKËS, SALI BERISHA, PRITI KRYETARIN E PARTISË FSHATARE TË KOSOVËS
Paradite më 21 Korrik në Korçë në zyrën e kryetarit të Partisë Fshatare të Kosovës, H. Vjollca Ismaili, Presidenti i Republikës Sali Berisha, foli për përpjekjet e Shqipërisë për të evituar një përhapje në Jug të luftës që po zhvillohet atje në ish-Jugosllavi, si dhe për të arritur një zgjidhje politike të problemit. Presidenti Berisha vuri theksin në nevojën e harmonisë dhe të koordinimit të punëve midis partive shqiptare në Kosovë, duke synuar kështu forcimin e peshës së tyre politike. Element shumën e rëndësishëm ishte edhe koordinimi mbarëshqiptar i veprimtarisë, sidomos i asaj që zhvillohet në fushën diplomatike. Në këtë aspekt, në diplomacinë e të gjitha forcave shqiptare duhet të mbizotërojë qartësia e realizmi.
Zoti Hivzi Islam tha se gjendja në Kosovë vazhdon të mbetet e rëndë dhe se pala serbe nuk po shpreh asnjë shenjë vullneti për të kooperuar seriozisht.
(ATSH)
Presidenti i Republikës së Shqipërisë priti ambasadorin e mbretërisë së Marokut
Më 21 Korrik 1993, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, priti ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Mbretërisë së Marokut, Zine Abidine Sebti, i cili paraqiti letrat kredenciale.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Alfred Serreqi, drejtorë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, etj.
(ATSH)
DEPUTETËT SOCIALKOMUNISTË TERHIQEN ZVARRE...
Pinjollët komunistë, të paorientuarit e botës shqiptare, deputetë anonimë të listave të komiteteve të partisë, të përkëdhelurit e diktaturës dhe qeflinjtë, e demokratizimit, thonë se, pas një ndërprerjeje të seancave të plazhit, u dukën në Parlamentin shqiptar ditën e djeshme.
Socialkomunistët nuk erdhën në parlament të bëjnë atë që mund të pritej, të merrnin pjesë në seancat e zakonshme të punës parlamentare, por bënë atë që nuk pritej... u rrokullisën, ose për ndryshe u zvarritën prapa arkës së parlamentit dhe, për çudinë e shumëkujt, morën rogat e bëshme, pa punuar asnjë ditë.
Kjo është një çështje tjetër, që duhet ta zgjidhë llogaria e Kuvendit, por ajo që është për t’u komentuar në këtë shënim është fenomeni i zvarritjes së deputetëve social-komunistë. Ndërkohë që parlamenti shqiptar punon me seriozitetin më të madh duke miratuar shumicë ligje të rëndësishme e duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e tensionuara në Ballkan, deputetët socialkomunistë, si tër jetën e tyre politike, zgjodhën rrugën e zvarritjes, fshihen, dyfytyrësisë, mungesës së përgjegjësisë përpara vendit të tyre.
Kjo zvarritje për socialkomunistët është kthyer mjeshtëri, në një lloj mënyre jetese, në një lloj slogani politik që i orienton atë drejt rrugës së turpshme të zvarritjes, të ngeljes prapa, të dezertimit, që është më së shumti, mëkat i madh kundër kombëtar.
Zotërinjtë deputetë socialkomunistë janë tërhequr zvarrë në të tëra etapat e zhvillimit politik dhe shoqëror. Të vetëm shërbim që i kanë bërë Shqipërisë ka qenë dhe është hedhja e firmës në bordero në regjistrat e zyrave, ndërsa në një farë mënyre janë bërë këta zotërinj në këto ditë të tensioneve të mëdha në Ballkan. Por, ata që nënshkruajnë deklarata të pabesueshme me shovinistët grekë, nuk mundet që të ngrihen deri në lartësinë e obligimeve kombëtare.
Ata që në vend të rrugës së ndershme të legjitimitetit të punës së Parlamentit shqiptar dhe shtetit demokratik shqiptar kanë zgjedhur rrugën e zezë të zvarritjes nëpër plazhe, vetëm se do të mbahen mend si specie zvarranikësh.
Vetëm se do të mbahen mend si ata qenë të amortizuara që u zvarritën Shqipërisë nëpër këmbë, atëherë kur ajo kishte më shumë nevojë se kurrë për të çuar shpejt, në rrugën drejt konsolidimit të demokracisë.
M. BUÇPAPAJ
Takim në Selinë e PDSH
Të martën në Selinë e Partisë Demokratike Shqiptare zoti Eduard Selami, kryetar i Partisë, priti zotin Abdulhamid F. Farhat, sekretar i Zyrës Popullore Arabe të Libisë në Republikën e Shqipërisë.
Zoti Selami bëri me këtë rast një ekspoze të gjendjes në vend dhe u shpreh për një zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve të Shqipërisë me Libinë. Zoti Abdulhamid F. Farhat bëri një paraqitje të situatës në Libi dhe shprehu, gjithashtu, dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis të dy vendeve tona.
Zoti Selami dhe zoti Abdulhamid F. Farhat biseduan, gjithashtu, për gjendjen në rajon.
Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i gazetës «Rilindja Demokratike», zoti Bashkim Trenova.
«SHQIPËRIA BEN DIFERENCIM MES MALIT TE ZI DHE SERBISE»
Dje paradite ministri i Jashtëm, z. Alfred Serreqi, priti në një takim të shkurtër pune homologun e tij nga Mali i Zi, z. Miodrag Lekic.
Ministri shqiptar shprehu vlerësimin pozitiv për vizitën në Shqipëri të homologut të Malit të Zi, duke theksuar se takime të tilla janë në interes të dy vendeve tona, në interes të paqes dhe të bashkëpunimit në rajon. Z. Serreqi nënvizoi në fjalën e tij prioritetin që i jep Shqipëria Malit të Zi, i cili diferencohet nga Serbia në tri drejtime. Së pari, Mali i Zi ka pranuar vazhdim e misionit të vëzhguesve të K.S.B-së në Shtutgard dhe Vojvodinë. Së dyti, Mali i Zi ka pranuar mbikqyrjen e kufijve të Federatës së Jugosllave nga ana e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe së treti, Mali Zi ka pranuar planin e paqes Vens-Ouen për zgjidhjen paqësore të konfliktit në Bosnje. Së fundi i diplomacisë shqiptare theksoi se Mali i Zi e mbante marrëveshjet e konfirmuara në rajon. Shprehur e as ka pretendime territoriale. Zoti Serreqi mori një falënderim nga homologu i tij nga Mali i Zi, z. Miodrag Lekic, në Fed. nën tradht. që ai të luajë rol të rëndësishëm në paqësimin e rajonit.
Nga ana e tij ministri i Jashtëm i Malit të Zi, vlerësoi pozitën e Shqipërisë e jashtme paqësore të Shqipërisë dhe theksoi nevojën e dialogut mes palëve në Ballkan, «Maja e Fullut në Ballkan»- u shpreh ai. Pas 4 luftërave në Ballkan, një e pesë të tjera katastrofike. Ai theksoi se Mali i Zi zhvillon dhe dialogun si të vetmen mundësi të zgjidhjes së konflikteve. Ai theksoi predispozicionin e Malit të Zi për bashkëpunimin të mëtejshëm me Shqipërinë. Gjithashtu z. Lekic dorëzoi një mesazh të presidentit malazez, z. Bulatoviq për presidentin Berisha dhe paraqiti një letër për vizitë pune të z. Serreqi në Malin e Zi, ftesë që u pranua me kënaqësi nga pala shqiptare.
Duhet theksuar fakti se takimi u bë me kërkesën e ministrit malazez, në një kalim tranzit në Shqipëri.
Në takim ishin të pranishëm z/ministrat e Jashtëm të të dy vendeve, z. Starova dhe z. Perovic, i ngarkuari me punë i ambasadës Jugosllave në Tiranë, z. Zahoviç dhe drejtorët e drejtorive të Ballkanit, diasporës dhe shtypit në MPJ, zotërinjtë E. Meta, E. Myftari dhe R. Hysa.
Korresp I RD
Presidenti i Parlamentit Evropian vizitoi katedralen e Shkodrës
Presidenti i Parlamentit Evropian, dr. Egon Klepsh, i shoqëruar nga kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, vizitoi Kishën Katedrale të qytetit të Shkodrës.
Në hyrje të saj ai u prit nga arkipeshkvi, monsinjor Frano Illia, Nunci Apostolik, monsinjor Ivan Dias, ipeshkvi i Shkodrës, klerikë të tjerë dhe kryetari i Këshillit të rrethit të Shkodrës, Ali Kazazi dhe kryetari i Bashkisë, Filip Guraziu.
Arkipeshkvi i Shkodrës e njohu mikun me historikun e Kishës Katedrale, që është më e madhja në Shqipëri dhe në Ballkan. Jeta 135 vjeçare e kësaj kishe është e mbushur me ngjarje të rëndësishme që janë pjesë e historisë dhe e kulturës së kombit shqiptar. 50 vitet e diktaturës e shndërruan katedralen, por me ndihmën e zotit dhe me mbështetjen e punën e të gjithë popullit, kisha u rindërtua përsëri për të pritur më 25 prill të këtij vit Shenjtërinë e tij, Papa Gjon Pali II, që gëzoi një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar.
Duke shprehur interesimin për vlerat artistike dhe arkitekturore të kësaj Katedraleje, zoti Klepsh përgëzoi historinë e lartë të arkipeshkvisë së Shkodrës, si dhe përpjekësuesit e pushtetit lokal për punën e bërë në rindërtimin e kësaj kishe. – Unë e di, tha ai, se keni kaluar shumë vështirësi, dhe më ka bërë shumë përshtypje mënyra se si i keni kaluar këto kohëra kaq të vështira.
(ATSH)
Shqipëria mund të bëhet një simbol për të gjithë Ballkanin
- TAKIMI I ZOTIT KLEPSH ME ARKIPESHKVIN E SHKODRËS -
Pas vizitës në Kishën Katedrale të qytetit të Shkodrës, Presidenti i parlamentit Evropian, dr. Egon Klepsh, bashkë me personalitetet që e shoqëronin, pati një takim me Arkipeshkvinë e Shkodrës.
Mernin pjesë arkipeshkvi i Shkodrës, monsinjor Frano Illia, Nunci Apostolik, monsinjor Ivan Dias, ipeshkvi Zef Simoni, si dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, tha mes të tjerash se, Evropa është e se e kaluar ka qenë një kohë e vështirë dhe e tmerrshme për të gjithë shqiptarët, ndaj dhe iu falenderojmë për mënyrën se si ju arritët ta përballonit atë, si dhe për vendosmërinë që keni treguar në arritjen e dy viteve të fundit. Dua t’ju shpreh përgëzimet e mia për faktin se si ju sëbashku me komunitetet e tjera fetare keni mundur t’i kapërceni vështirësitë.
Duke folur për përgjegjësitë e ditëve të zhvillimit demokratik, tha, ai theksoi se Shqipëria është një shembull për dy arsye: së pari se, në këtë vend fte të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën dhe së dyti, sepse vendi juaj nuk ka pretendime territoriale ndaj vendeve të tjera dhe kombit shqiptar për të ruajtur paqen në rajon.
Dijet që në Shqipëri popullata punon nën konsensus me njerëz të tjerëve. Në këtë mënyrë theksoi zoti Klepsh, vendi juaj mund të bëhet simbol për të gjithë Ballkanin.
Duke folur për të kaluarën, tha se 50 vitet e diktaturës dhe të martirizimit janë një përvojë e hidhur e cila duhet të nxjerrë mësime për brezat e ardhshëm, me qëllim që të mos përsëritet më, një e kaluar e tillë e tmerrshme.
Gjithashtu, Presidenti i KE, vë në dukje të veçantë i kushtoi fjalën e tij lidhjeve të afërta me Komunitetin Evropian... Shqipëria, tha ai, bë një përpjekje në Evropë dhe ne e ndjejmë detyrimin që të bashku këto arritje në një të ardhme më të mirë. Ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë Shqipërinë në infrastrukturë, me qëllim që të merrni investime dhe të hapni vende të reja pune. Në fund të takimit, zoti Klepsh ju dhuroi përfaqësuesve të klerit katolik dhe të pushtetit lokal nga një medaljon të simbolit të Komunitetit Evropian.
Presidenti i Parlamentit Evropian u largua nga Shkodra.
(ATSH)
Presidenti i Parlamentit Evropian, Egon Klepsh, u largua nga vendi ynë
Pas vizitës në Shkodër Presidenti i Parlamentit Evropian, Egon Klepsh, shkoi në Lezhë, i nderuar për historinë e Shqipërisë së vjetër dhe veçanërisht i Skënderbeut.
Me këtë rast në Kishën e Shënkollit u prit nga klerikë të qytetit. Më këtej rasti do t’i Klepsh tha se Shqipëria ka ditur të japë kontributin e saj në historinë e Evropës dhe ndoshta kjo është arsyeja që ata janë kaq krenarë.
Dr. Egon Klepsh u largua nga vendi ynë. Në aeroportin e Rinasit ai u përcoll nga Kryetari i Këshillit të Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori dhe deputetë të tjerë.
(ATSH)
36 milion lekë investime për ujëmbledhësin e Tiranës
Që prej disa muajsh kanë filluar punimet për riparimin dhe modernizimin e ujëmbledhësit të Tiranës, por me sa duket ato do të pengoheshin nga huk do të mbarohen nga qeveria edhe në fund të këtij qëllimi.
36 milion lekë investime që do të vihen në dispozicion të këtij të ujëmbledhësi në Tiranë do të ndihmojnë dhe në zbatimin e projektit të ujëmbledhësit të Bovillës, e cila është në vazhdim.
Nga shuma e 36 milion lekëve, 4 milion do të përdoren për vendosjen në përdorim dy ujë shtrimeve të Tiranës, të cilët dy presin shumë kohë, janë tharë dhe kanë pësuar dëmtime.
(ATSH)
MIRATIM PROJEKT-LIGJESH E RATIFIKIM MARREVESHJESH
NGA KUVENDI POPULLOR
Kuvendi Popullor miratoi të enjten projektligjje në shërbim të ngritjes ekonomike të vendit.
Kuvendi Popullor miratoi të enjten projektligjje në shërbim të ngritjes ekonomike të vendit, si dhe ratifikimin e një marrëveshjeje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Koresë, në bazë të së cilës të dy vendet do të zhvillojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në shumë fusha, në interes të zhvillimit të tyre ekonomik dhe në shërbim dhe respekt të të drejtës ndërkombëtare.
Pasditen Kuvendi mori në shqyrtim projektligjin «Për një ndryshim në ligjin “Për shërbimin shëndetësor dhe dhënien falas të ndihmës mjekësore të shtetit». Sipas këtij ligji është bërë një lehtësi cilësore e shërbimit në institucionet shëndetësore. Për këtë arsye propozohet që të hiqet shërbimi pa pagesë për disa kategori të veçanta të popullsisë.
Në vijim Kuvendi Popullor ratifikoi «Traktatin e miqësisë dhe të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë», në bazë të të cilit të dy vendet shqyrtojnë dhe zhvillojnë marrëdhëniet e tyre.
Në vijim Kuvendi Popullor ratifikoi projektligjin «Për antarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bankën Islamike të Zhvillimit», e cila do të krijojë mundësinë për financimin e projekteve të ndryshme në vendin tonë.
Në përfundim të kësaj dite u miratua edhe projektligji «Për dënimin e Shkodrës» [?] si dhe projektligji «Për emigrantët shqiptarë».
(ATSH)
VITI I III I BOTIMIT
Nr 419
E premte
23 korrik
1993
Çmimi 5 lekë
SQARIME
NE LIDHJE ME LAJMIN E BOTUAR NE GAZETEN «ALTERNATIVA SD» PER VLERESIMIN E HOTELEVE «DAJTI» E «TIRANA» SQAROJME:
Për vlerësimin e pasurisë së një hoteli, përfshirë edhe godinën, në botë aplikohet metodika të cilat ndryshojnë katërçipërisht nga ato që ne kemi në përdorim dhe që janë vlera fare minimale.
Hotel «Dajti» nuk është vlerësuar nga Ministria e Turizmit ekzistuese të Ministrisë së Turizmit të Albaturizmit, por nga parardhësi tashmë. Megjithëkëtë ne nuk kemi asnjë vërejtje për saktësinë e vlerësimit.
Për vlerësimin e Hotel «Tirana» në shtator 1992, Ministria e Turizmit i kërkoi firmës angleze «Horwath & Horwath», më e njohura në Europë në këtë fushë, të bëjë vlerësimin e tij në mënyrë që ai të jetë fundi në ndërmarrje të përbashkët. Një ekip i degës së kësaj firme në Vjenë punoi në Shqipëri dhe Auditori për këtë qëllim kreu dy muaj.
Vlerësimi përfundoi në dhjetor 1992, dhe, në janar 1993 u paraqit studimi në dy volume, rreth 200 faqe.
Në esencë studimi paraqiste tre opsione:
I pari që Shqipëria është vendi më optimal për investime, i dyti se Shqipëria është vendi më i favorshëm për investime, i treti varianti i ndërmjetëm midis dy të parëve.
Në negociatat me firmën italiane u bëra një punim i plotë, me instruktim që Shqipëria vërtet nuk përbën rastin më optimal për investime, por nuk është as edhe rasti më i keq.
Lidhur me artikullin e gazetës «Albanica» e dt. 20.7.93, me titull «Shqipëria arone I.C.P.I.» në borxh», sqarohemi se shifrat e përmendura në shkrimin nga z. Robert Barth, drejtor i përhershëm i Albanian Airlines, nuk janë të sakta të argumentuara dhe për këtë mendohet përllogaritur përsëri.
I.C.P.I. Airlines shumë shpesh do të sqarojë opinionin rreth problemeve që ngrihen në artikuj.
Theksojmë se asnjë nga gazetat e kësaj gazete nuk ka kontaktuar për përfaqësuesit e shoqërisë sonë, që do të ndihmonte për dhënien e informacionit më të saktë dhe të vërtetë.
I.C.P.I. AIRLINES TIRANE