Probleme dhe shenja përmirësimi
Ora 18 e ditës së enjte bashkoi në një takim pune në Këshillin e rrethit të Durrësit, Kryeministrin Meksi, Kryetarin e PDSH Eduard Selami, Ministrat: Dashamir Shehi, Artan Hoxha, Edmond Spaho e Fatos Bitincka, kryetarin e grupit parlamentar të PD Ali Spahia, z, Tomorr Dosti, deputetët N. Çela, M. Kaurri, L. Prifti dhe punonjës të aparatit të Këshillit të rrethit e të Bashkisë.
Reforma ka dhënë rezultatet në rrethin e Durrësit, - nis ekspozën kryetari i Këshillit të rrethit Vasil Pepaj. Më të ndjeshme janë këto rezultate në fushën e bujqësisë ku dinamika e sipërfaqes së mbjellë është e tillë; ndërsa në vitin 1992, u mboll 61.3 për qind e sipërfaqes, në vitin 1993 e mboll 90 për qind e saj. Me grurë u mbollën rreth 3550 ha më shumë. Nga 81 mijë kv grurë të siguruar më 1992, në fushatën e këtij viti, u siguruan 169 mijë kv grurë. Fushata e këtij viti përfundoi në një kohë rekord për 30 ditë.
Konstatohet një shtim i numrit të bagëtive. Janë 17500 krerë gjedhë nga 10 mijë që ishin në 92.
Cilësimet në përgjithësi kanë patur një ngritje të ujrave të bardha me ato të zeza. Lidhur me këtë është përfunduar studimi për nevojat e Durrësit për ujë deri më 2010, është përfunduar studimi i rrjetit ekzistues dhe pritet që më 1994 të konkretizohet kredia e BB prej 16 milion.
Kapaciteti i stacioneve në kufinjtë 16 mega, lidhja të konsumuara, mungesë transformatorësh, mungesë e ndriçimit rrugor - kjo ishte gjendja deri para pak kohëve e sistemit energjetik.
Për përmirësimin e funksionit të këtij rrjeti janë përfunduar 35 kabina elektrike dhe vazhdon puna në 65 të tjera. Janë vendosur 1800 ndriçues, prej të cilëve 585 me zbi[v?]e ne on. Nga 22000 kontraktorë, që ka gjithsej qyteti, të dëmtuar kanë qenë 9280 dhe janë riparuar 7200. Janë shtuar 21 km linjë kabllore e tensionit të ulët nëntokësor.
Durrësi me rreth 110 mijë banorë, e që në verë kjo popullsi bëhet 300 mijë, vazhdon të mbetet pa spital. Me ndihmën e fondacioneve ishte mbajtur në këmbë vetëm një repart kirurgjie. Fakti nuk ka nevojë për interpretim.
Durrësi është binjakëzuar me shumë qytete të Evropës dhe ka oferta edhe nga qytete të tjera.
Kryeministri Meksi - tha se problemet që shtrohen do të kihen në konsideratë prej Qeverisë. Ai iu referua edhe nga njëra anë të gjitha problemeve të shtruara...
[Pjesë e një teksti të prerë në krye dhe në skajin e majtë.] ...më shumë se më.
Çmimet përgjithësisht kanë patur një «ngritje» ose një tendencë ulje. Paraqet problem ferma e Sukthit, që është nga më të njohurat, të cilën nuk kemi mundur ta lidhim me ndonjë firmë të huaj. 4 fermat e tjera janë të lidhura si ndërmarrje të përbashkëta.
Proceset e privatizimit kanë ecur, por po konstatohet një dukuri, e cila me sa duket shpjegohet me uniformitetin e procedurës së llogaritjes. Çmimi del i ulët për shumë objekte. Rast domethënës janë dhe hotelet, të cilat u vlerësuan në bazë të metodikës së llogaritjes, shumë ulët.
Problem si rreth paraqitet edhe likuidimi i ndërmarrjes tregtare pasi mallrat stoqe e vështirësojnë këtë proces.
Disa magazina që janë në Shkozet janë në varësi të qendrës dhe është shqetësim i qytetit që këto të varen nga pushteti lokal për t’i dhënë më qira për efekt prodhimi.
Janë bërë gati për t’u shitur rreth 73 për qind e banesave dhe janë shitur 28 për qind e tyre, nga të cilat janë arkëtuar 50 milion lekë.
Kryetari i Këshillit të rrethit paraqiti si problem dhe kërkoi përkrahjen e qeverisë për transformimin e aktiviteteve të peshkimit nga Porti i Durrësit në Porto-Romane.
Kryetari i Bashkisë Tamorr Golemi, foli për probleme të bashkisë së Durrësit. Siç u kudo – tha ai, – edhe për Durrësin problem i madh ka qenë papunësia. Në dhjetor të 1992 ishin të papunë 14584 punëtorë, ndërsa në qershor të ’93 figuronin në asistencë 12043 vetë. Pra shikohet një ulje e numrit të tyre, e cila ka më tepër vlerë optimizmi. Në aktivitetin privat janë punësuar 5533 vetë.
Në territorin e Durrësit kryejnë aktivitetin e tyre 2 ndërmarrje të huaja dhe 5 ndërmarrje të përbashkëta.
Strehimi vazhdon të mbetet shqetësim. Po ndërtohen 58 apartamente. Parashikohen të jepen fonde për përfundimin e 200 apartamenteve të tjera. Janë rreth 1600 familje të përndjekur e të persekutuar për të cilët nuk është bërë asgjë. Prej këtyre bashkia ka sistemuar nga halli 216 familje në pallatin e Durrësit, duke u bërë kështu me dashje burim i një problemi të ri, siç është moshfrytëzimi i tij.
Durrësi paraqet domosdoshmëri në ndërhyrjen me investime për përmirësimin e infrastrukturës. Janë 0,5 milion m2 rrugë e asfaltuar në gjendje shumë të keqe, 130 km bordura, 250 mijë m2 trotuare të cilat duan ndërhyrje.
Edhe uji i pijshëm, sasia e kufizuar e tij, vazhdon të jetë shqetësuese. Rreth 46 për qind e sasive që hyjnë humbet në rrjetin ekzistues. [Vijon në kolonën ngjitur, pjesa e sipërme e prerë.]
Social - komunistët ëndërrojnë veprat e tyre makabre
E ardhmja e Shqipërisë dhe e Demokracisë janë ngushtësisht të lidhura me shtetin ligjor, rregullin dhe rendin në Shqipëri. Kjo nuk mund të kuptohet pa një luftë të ashpër kundër korrupsionit, anarshisë, terrorizmit etj.
Pikërisht sot, kur ne po përpiqemi të realizojmë këto funksione të shtetit, udhëheqja e Partisë Socialiste i bën thirrje elektoratit të saj për të tërhequr zvarrë dhe për t’u çarë kafkat demokratëve, pra bën thirrje për gjak. Ne jemi të bindur se asnjë elektorat nuk mund të ndjekë të tilla monstra, sepse asnjëherë nuk mund të identifikojë veten e tij me krimin dhe korrupsionin.
Nga njëra anë ata i drejtohen elektoratit që t’i ndjekë, nga ana tjetër kërcënojnë se do të largohen përgjithmonë nga Parlamenti e pushteti lokal, pra nga pjesëmarrja në shtetin demokratik, gjë për të cilën elektorati i dha votat. Këtë e bëjnë për të krijuar anarshi dhe destabilizim, sepse midis tyre ka dhe shumë të tjerë të përlyer me korrupsion dhe krime. Deri në këtë pikë ata tentojnë të luajnë me fatet e Shqipërisë.
Akuzojnë Qeverinë dhe Partinë Demokratike për fashizëm e terrorizëm dhe nga ana tjetër na kërcënojnë me thirrje kafkash si skuadronet fashiste dhe komuniste dikur. Kërcënojnë PD dhe demokratët me zvarritje. Kërcënohen ata që shkatërruan diktaturën në Shqipëri, kërcënohen ata që e hapën Shqipërinë ndaj botës, kërcënohen ata që mbyllën Spaçin dhe Burrelin.
Por nuk kanë faj. Për 50 vjet me radhë ata vetëm zvarritën dhe thyen eshtra, shpirtëra dhe kafkat. Këto krime ata i vazhduan në mënyrë paran[o]jake deri në vitet ’90. Banorët e Sarandës dhe Pogradecit nuk mund të harrojnë kufomat e dëmjve të rinj të therura zvarrë nga traktorët. Nuset nuk mund të harrojnë kafkat e çara të burrave të tyre nga plumbat në prezencë të fëmijëve të lebetitur në kufi. Tani ëndërrojnë për ditën që do të fillojnë përsëri nga veprat e tyre makabre të diktaturës së proletariatit.
Por gabojnë. Ky popull, i cili me shumë sakrifica luftoi dhe shkallmoi diktaturat fashiste, naziste dhe komuniste, veçanërisht tani që arriti të ndërtojë një shtet demokratik dhe ligjor, jo vetëm nuk do t’i shkojë nga mbrapa, por do të dijë t’i tregojë vendin nëpërmjet ligjit dhe drejtësisë, të gjithë atyre që me veprime revanshiste duan të kthejnë në Shqipëri kohën e thyerjes së kafkave.
«Drejt sheshit»
- K. Islami, jo vetëm, nxiti lavavrasjes, por edhe mashtrues -
«Drejt sheshit» - thërret deputeti më i shkurtër i të gjithë parlamentarëve, ditën kur grupet e histerikëve ishin nxitur po prej tij për «thyerje kafkash».
- thërret deputeti më i shkurtër i të gjithë parlamentarëve, ditën kur grupet e histerikëve ishin nxitur po prej tij për «thyerje kafkash».
Por pasi e nisi turmën drejt sheshit, kaç i «mençur», nuk a mor vesh se ku u fsheh për vete. Siç duket e kuptoi që me thirrjet që bëri, shumë shpejt mund t’i bënte shoqëri kryetarit në «zyrën e tij të fundit». Kështu që «krimi i çartur» (për të cilin gojët e liga thonë se pranon të futet në PS vetëm si kryetar), kur e akuzuan se kishte nxitur turmën të shkonte drejt sheshit duke provokuar një gjakderdhje të mundur midis shqiptarëve, u betua e u stërbetua që nuk ishte e vërtetë. Por ja që për fatin e tij të keq deputetët e kishte regjistruar zërin e Kaçit kur si kopje e zbehtë e Musolinit bërtiste «Drejt Romës».
Çfarë i mbetet të bëjë tani kryetarit të ardhshëm? Ka shumë mundësi që tani ai të akuzohet jo vetëm si nxitës i turmës për të shkelur ligjet, jo vetëm si nxitës i vëllavrasjes por edhe si mashtrues, megjithëse kjo e fundit për drejtuesit e PS nuk është ndonjë akuzë e rëndë. Sidoqoftë drejtësia duhet të veprojë ndaj figurave të tilla që janë gati të shkaktojnë dhe tragjedi vetëm që të zgjasin dhe disa centimetra më shumë. Persona të tillë po të lihen të lirë paraqesin rrezikshmëri sociale prandaj është mirë që dhe Kastriot Islami, - vendin e pametuar të deputetit ta zëvendësojë me vendin që meriton pranë mikut të tij Nano.
FILLOI LEVRIMI I NDIHMËS TË KOMUNITETIT EUROPIAN NË KOKS METALURGJIK
Në kuadrin e ndihmave nga Komuniteti europian (programi Phare) filloi livrimi i 25000 ton koks metalurgjik që do të përdoret në uzinat metalurgjike të industrisë së ferrokromit dhe të bakrit.
Kjo ndihmë livhohet nëpërmjet firmës gjermane «Ruhr Kohl». Deri tani, nëpërmjet portit të Durrësit, janë livruar 12500 ton dhe janë shpërndarë tek përdoruesit 7000 ton. E gjithë sasia parasht[?] kohët të livrohet brenda 15 ditorit të parë të muajit shtator. Kjo sasi siguron punën normale të industrisë metalurgjike të ferrokromit dhe të bakrit për një periudhë 6 mujore. Zëdhënësi i shtypit të Ministrisë së Industrisë, burimeve minerare dhe energjetike, Astrit Karadaku. ... të deputetit të zëvendës... me vendin që meriton pranë mikut të tij Nano.
Mbështetje për forcat demokratike
oferta edhe nga qytete të tjera.
Kryeministri Meksi – tha se problemet që shtrihen do të njihen në konsideratë prej Qeverisë. Ai iu referua një nga një të gjitha problemeve të shtruara. Ai u ndal veçanërisht tek privatizimi i banesave, për të cilin tha se Durrësi është mbrapa e duhet të shpejtoje punën. Për portin, zgjerimin e tij u kemi bërë kërkesë organizmave të ndryshme ndërkombëtare, – tha Z. Meksi, por deri tani konkret është vetëm projekti kuvajtian prej 8 milion dollarë. Shpresohet edhe për një ecuri të mbarë të goint-venture me Gdansk-in.
Për magazinat e Shkozetit janë projekt i Qeverisë për t’i përdorur vetëm ajo. Edhe spitali do të jetë në konsideratën e Qeverisë. Do të ribëhet edhe për hapjen e Konsullatës Italiane në Durrës.
E më pas, nga këshilli i rrethit, në pallatin e sportit «At 2000 vetë», thirrjet e tyre në favor të PD, Presidentit e Qeverisë formuan një dekor entuziast për zhvillimin e takimit të zotërinjve: Selami, Meksi, Spahia, Dost, Hoxha, Shehi, Spaho, Bitincka e të deputetëve të Durrësit.
Pas fjalës së hapjes së kryetarit të degës së PD së Durrësit Eduard Kapidani nën brohoritjet e pjesëmarrësve e mori fjalën z. E. Selami.
Durrësi i ka dhënë kurdoherë mbështetje të fuqishme demokracisë dhe PD në momente vendimtare. S’është e çuditshme momenti i tanishëm. Ai ka qenë dhe mbetet në qendër e fuqishme e demokracisë dhe kjo lidhet jo vetëm me kulturën, por edhe me shpirtin tërësisht demokrat të këtij qyteti. Nëse ka sukses të reformës në Shqipëri kjo i dedikohet pikërisht mbështetjes së kësaj reforme, mbështetje e cila përbën edhe një obligim më të madh për ne.
Më poshtë z. Selami pohol se situata e tanishme politike është acaruar dhe kjo shpjegohet me arrestimin e kreut mafioz të PS. Arrestimi i tij ishte tregues i dëshirës për t’i shkuar deri në fund mafies dhe korrupsionit. Pastaj ai foli për probleme të tjera politike që kalon vendi.
Kryeministri Meksi foli për problemet e reformës ekonomike për rezultatet e saj, kurse zotërinjtë Shehi, Bitincka folën respektivisht për problemet e pagës, asistencës, të përkrahjes së papunësisë, të pensioneve, të transportit e të turizmit të detajuara për rrethin e Durrësit.
Pyetje të shumta shoqëruan takimin, të cilave u dha përgjigje sipas specifikave që u ngritën.
SH.PETILA LUKU
JU JENI ME ATA... SHOKU FATOS
Nëpërmjet një mesazhi që shoku Fatos u dërgon socialistëve nga qelia nr. 5 dhe botuar në «ZP», dt. 6 gusht 1993, u drejtohet atyre njerëzve të thjeshtë: «Jam me ju! Bashkëvujtës të Tiranës, të Kuçovës, të Durrësit, të Dibrës, të Gjirokastrës, të Mirditës, të Skraparit, të Korçës, të Shkodrës, të Prizrenit etj.! Ni-sur nga kjo pasthirrëm hipokrizie që buron nga pozicioni prej krokodili do ta pyesnim sh. Fatos: «Ti nuk ke qenë tërë jetën me socialistët e vërtetë, me njerëzit e varfër të kësaj toke, prandaj si t’u mbush mendja të jesh këtu verë me ta? Qysh kur ‘ka lindur ideja për të qenë bashkëvejues me shqiptarët? Ti ke qenë tërë jetën me bllokmenët, me Byronë e KQ të PPSH, me kastën e kuqe të Enver Hoxhës, bile në krye të Institutit famëkeq të eksperimenti të gjithë shqiptarët. Ju deri në momentin që jeni arrestuar keni qenë mbrojtësi më i uellshem i vijës së vjetër të PS, keni qenë avokati i asaj kaste që dështoi me turp në dhjetor 1990. Shoku Fatos, ju keni qenë tërë jetën me bllokmenët, me ideologjinë e tyre primitive, me masakrat e tyre, me terrorin e tyre ndaj shqiptarëve. Prandaj siç mund të shprehej G. Dara: «Ashtu siç qetë bashkë në atë botë, po kështu të jeni edhe në këtë botë, si dashnorë të komunizmit, dhe aventurës antikombëtare.
Është paksa vonë, shoku Fatos për t’i bërë thirrje ndërgjegjes klasore, për të qenë me shqiptarët e ndershëm, me socialistët e vërtetë që aspironin për demokraci, kur akuzoheni për përvetësim shumash të mëdha. Ju shoku Fatos jeni me shokun Nexhmije, me shokun Simon, me shokun Rita, me shokun Manush, me shokun Aranit etj. Ehtsë paksa vonë sh. Fatos për t’i bërë thirrje ndërgjegjes kombëtare, kur u drejtohesh bashkëvejuesve të Prizrenit, të Kosovës dhe Çamërisë me Papandreu, kur i jeni ulur në gjunjë Milosheviçit, kur keni deklaruar, mosndërhyrjen e forcave të huaja në Ballkan për ndryshë lënia dorë të lirë diktatorit serb për të filluar masakrën në Kosovë. Është paksa vonë dhe tingëllon diçka si qejnë tendë ideali i Dhjetorit. Sepse ju dhe bllokmenët e tjerë për rreth b…rupës pjesë, e keni gjakosur këtë revolucion edhe në dhjetor 1990, edhe në shkurt, edhe prill 1991. Ju keni urdhëruar tanket të na shtypni ku u jemi ofruar vilave tuaja me dt. 21 shkurt 1991 rreth orës 13. Dhe s’ka asnjë mundësi që tash një javë pas 30 korrikut 1993 të jeni bërë me socialistët e thjeshtë, me shqiptarët e ndershëm që po sakrifikojnë për reformën dhe demokracinë deri në patriotizëm, deri në dhimbje të gjatë.
Shoku Fatos tingëllon pak si i shemtuar lëvizja e dëshpëruar në gojën tënde, sepse kur shqiptarët po shkulnin komunizmin tuaj, ti dhe Ata (bllokmenët) fyemzuat kryengritjet e Enverit dhe operacionet e dhunë të vitit 1993 kundër Qeverisë dhe shtetit demokratik. Fjala vjen shoku Fatos është paksa vonë të jesh me shtresat e privilegjuara, sepse shqiptarët e kanë akoma parasysh arrogancën tënde si kryeministër komunist, përballë grevës së përgjithshme që desh e çoi Shqipërinë në një luftë civile, në një shkatërrim të tërësishëm. Ti kishe boll kohë të përçaktoje pozicionin tënd gjatë gjithë 3 vjetëve të luftës së shqiptarëve për demokraci, në shërbim e tyre, në krahun historik të tyre. Por për dreq shkove dhe u zhyte në filmat «social-komunizmit» prej nga nuk dole dot kurrë. Shoku Fatos, janë pak si arkaike shprehjet «jam me ju» apo «populli im» që i ke përdorë. Enveri si mesazh të vdekur? Ty të kujtohet ai mesazh... Por ky popull për çudi shkoji dhe e rrëzoi diktatorin Hoxha për tokë. Nejse, kjo është punë e historisë, por këtë skenë ma kujtoi mesazhi juaj që është një negativ i mesazhit të Enverit. Juve s’është e vërteta prej kohësh jo, ka pasë hypur në kokë marrëzia e imitimit të Enverit. Kjo të ka pas larguar nga ai humanizmi socialistëve të vërtetë sa edhe më së fundi e kuptove. Prandaj shoku Fatos do ta thosha me politëse se nuk të shkon poza (jo e Enverit) e heroit të masave, e heroit të realizmit socialist, që i kemi lexuar tek Gorki dhe Fuçiku, sepse ju keni dhënë urdhëra të vështira, «keni firmosur më përpara mesazhe vdekjeje, mesazhe për lënjtë frutshat dhe marmalatë, kur fëmijët e Shqipërisë vadisnin për bukë dhe qumësht.
Fjala vjen, shoku Fatos, ju keni nënshkruar më përpara mesazhe që kanë tronditur jetën e shqiptarëve dhe të lirisë së tyre, siç është 2 prilli 1991. Prandaj shoku Fatos, në mbyllje të mesazhit tim për ju, mund t’ju them se ju me të vërtetë tani mund të jeni me socialistët e thjeshtë, por për të gjitha ato që ti thua më lart e për shumë të tjera që nuk t’i numërova për çështje kohe e vendi, për fatin tënd të keq, nuk mund të jenë ata me ju. Pasi ju jeni ME ATA (Bllokmenët) në atë jetë dhe në këtë jetë. Ose për ndryshe socialistët e vërtetë, me sa pamë nga Tropoja deri në Korçë jo vetëm që nuk janë me ju shoku Fatos, por as që kanë ndërmend të jenë bashkëfajtorë me aventurat e personazhit të BIRUCES 5.
MUJËS DUÇPAPAJ
IL HEN ME ATA SHOKU