Rreth vizitës së zotit Eduard Selami në Hungari
Siç është njoftuar, me ftesë të Forumit Demokratik të Hungarisë, parti në pushtet, biri në vizitë dy ditore në Hungari kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari i komisionit të Jashtëm të Parlamentit zoti Eduard Selami.
Ditën e Martë, zoti Selami u prit nga kryetari ekzekutiv i Forumit Demokratik Hungarez zoti Peter Nahimi. Në bisedimet tepër miqësore të dy kryetarëve përkatës, u bë një ekspoze e gjerë për gjendjen politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe Hungari. Në bisedë u trajtuan gjithashtu marrëdhëniet midis dy partive duke theksuar që bashkëpunimi midis tyre i shërben forcimit të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.
Shkëmbimi i përvojës reciproke dhe gjetja e rrugëve për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes partive ishte preokupacioni i të dy bashkëbiseduesve. Një vend i veçantë në këtë takim zuri dhe kriza në ish-Jugosllavi, kontributi i të dy vendeve për arritjen e një zgjidhjeje paqësore të saj. Të dy palët konstatuan me kënaqësi afrimin e pikëpamjeve për zgjidhjen e problemeve në rajonin e Ballkanit.
Në vazhdim të vizitës së tij zoti Eduard Selami u takua dhe zhvilloi një bisedë miqësore me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë zotin Geza Jeszenszky. Zoti Selami i përcolli ministrit të jashtëm Hungarez përshëndetjet dhe urimet e presidentit Berisha. U bashkëbisedua në këtë takim për mbështetjen reciproke të reformës në të dy vendet, për ngjashmërinë e pikëpamjeve për zhvillimet politike në Ballkan e më gjerë, dhe në këtë kuadër u theksua nevoja e bashkërendimit të hapave në politikën e jashtme. Ministri i Jashtëm Hungarez Geza Jeszenszky konfirmoi edhe njëherë vullnetin dhe gadishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Shqipërinë në integrimin e strukturave evropiane dhe më gjerë.
Të mërkurën, mbasdite, zoti Eduard Selami në një konferencë shtypi të organizuar në përfundim të vizitës së tij në Hungari i përgjigji pyetjeve të gazetarëve të Agjencisë Telegrafike Hungareze (MTI), Radios Hungareze, dhe të gazetave të ndryshme të vendit në lidhje me gjendjen politike në Shqipëri, me qëndrimet e qeverisë shqiptare për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe ish-Jugosllavi, në lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë, ecurinë e reformave të ekonomisë së së tregut etj.
Ditën e Enjte zoti Eduard Selami u kthye në Atdhe.
Zyra e shtypit dhe Informacionit të PD-së.
MINORITETI GREK NË SHQIPËRI, SUBJEKT I MANIPULIMEVE SHOVINISTE GREKE
- Nga takimi i Presidentit Berisha me zotin Van der Shtoel -
Jam i gëzuar që ju takoj përsëri, - i tha Presidenti i Republikës zotit Van der Shtoel në takimin që pati të enjten me të.
- Une ju ftova me qëllim që KSBE-ja të japë kontribut dhe ndihmë si në njohjen e gjendjes së minoritetit grek në Shqipëri, ashtu edhe në njohjen e gjendjes së minoritetit shqiptar në Greqi, i cili ka njërën prej historive më tragjike të Evropës së sotme. Ai është i vetmi minoritet në Evropë që nuk guxon të deklarojë qenien e tij etnike.
Gjatë këtij shekulli ai ishte viktimë e pastrimeve të përsëritura etnike. Në vitet 20, rreth 300 mijë vetë nga ky minoritet u shpërngulën dhe dhunë nga Greqia për në Turqi dhe po kështu, pas Luftës së Dytë Botërore, rreth 50 mijë të tjerë u pastruan etnikisht dhe u sollën me dhunë në Shqipëri, ndërsa ata që mbetën dhe që sot nuk janë të pakët, nuk guxojnë ta shpallin veten shqiptarë. Regjimi i Enver Hoxhës natyrisht nuk mund të përmendë ekzistencën e tyre, sepse ai si regjim i vetëm në Evropë që nuk firmosi Helsinkin, duke mohuar të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve dhe të minoritarëve, nuk vazhdoi në këtë drejtim. themelore të shqiptarëve dhe të minoritarëve, nuk
Në takimin e Presidentit Berisha me zotin Van der Shtoel vazhdoi Presidenti, se Shqipëria do të krijojë modelin e trajtimit të pakicave etnike, por kërkoj ndihmën tuaj dhe të gjithë institucioneve të tjera ndërkombëtare që të bëjnë të mundur njohjen e minoritetit shqiptar në Greqi. Sot është absurde dhe e papranueshme që banorë të vjetër të Epirit të mos guxojnë të shpallin etninë e tyre. Ne kërkojmë nga Ju vetëm të ndihmoni që ata të mund ta quajnë veten shqiptarë. Kërkojmë që çamet të kthehen në shtëpitë e tyre, në pronat e tyre, që arvanitasit të jenë një faktor i miqësisë me Greqinë dhe me popullin grek. Nuk kërkojmë për ta as shkolla të mesme apo të larta, por vetëm minimumin jetik të ekzistencës së tyre si shqiptarë. Pakica greke në Shqipëri ka jetuar e do të jetojë e qetë por ju siguroj se nxitja që iu bëhet, nderësimi i ndjenjave shoviniste dhe rritja e tensionit në Jug është e njëjta strategji me atë të vrasjes së shqiptarëve në Veri.
Ndaj minoritetit nuk është bërë asnjë diskriminim dhe nuk do të bëhet. Ish bashkëpunëtorët e ngushtë të regjimit të vjetër janë shmangur nga detyrat që kanë pasur, interesi i përbashkët dhe dhimbjet do të përballohen bashkarisht. Përsëri kërkohet hapjes së shkollave në Himarë dua t’iu siguroj se dokumentat historike të të gjitha kohërave provojnë se Himara në shekuj dhe mijëvjeçarë ka folur shqip dhe vetëm shqip. Por, edhe njëherë dua t’iu vë në dukje se minoriteti që ju në muajin maj e gjetët krejt të qetë, sepse ai gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë që i përkasin konform A-ktit të Helsinkit, tani është subjekt i manipulimeve të shumta nga elementët shovinistë që e kanë vënë veten në shërbim të gëllimeve ultranacionaliste greke dhe për këtë kërkoj nga ju që të informoni komunitetin ndërkombëtar e ndërlombëtar.
Zoti Van der Shtoel e falenderoi Presidentin për mikpritjen, organizimin dhe transparencën e treguar nga autoritetet shqiptare dhe shprehu shqetësimin për tensionet e krijuara nga politikanët lokalë, të cilët vënë në kundërshtim me marrëdhëniet e qeta dhe normale që ekzistojnë ndërmjet njerëzve.
Më pas, zoti Van der Shtoel diskutoi me Presidentin dhe shqaroi disa çështje që i dolën gjatë kësaj vizite, ndërsa shprehu shpre-
dhe që sot nuk janë të pakët, nuk guxojnë të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve dhe minoritarëve, nuk mund të fliste për liri dhe të drejta njerëzore të shqiptarëve në vendet e tjera.
Ndërsa sot, unë ju garantoj, të pakët, vetëm një strategji që kanë pasur, pavarësisht nga përkatësia etnike e tyre. Po kështu, reforma nuk ka njohur dhe nuk do të njohë asnjë dallim etnik. Ajo është thjesht dhe vetëm një strategji nga politikanët lokalë, të cilët vijnë ndërmjet njerëzve.
Më pas, zoti Van der Stoel diskutoi me Presidentin dhe sqaroi shpresën se Qeveria greke do të pranojë misionin e tyre për hetimin e gjendjes së pakicave shqiptare në Greqi. (ATSH)
Në bazë të Statutit të Kuvendit Popullor, që Nano t’i kalohet organve të drejtësisë kur i hoqi imunitetin. Siç shihet nuk ka në mes dhe për t’i bërë më të besueshme këto leksione përdor emra të huaj si Xh. Antonio nga Napoli që mund të jetë shumë mirë dhe (Vijon në faqen 3)
«DREJTËSIA NËN DIKTATIN E PUSHTETIT POLITIK»
Me një qëndrim melodramatik, aspak të përshtatshëm për mimikën e tij, në një nga sallat e Gjykatës Kushtetuese; Dokle do të shpallte varësinë dhe venien e drejtësisë nën «diktatin e pushtetit politik».
Deklarata që lexoi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me arrestimin e Nanos, «për cudi» ishte e parapërgatitur. Dy arsye mund të ketë për këtë: ose Dokle kishte përgatitur dy deklarata për çdo rast të mundshëm ose ishin të bindur dhe ata që arrestimi i Nanos ishte i ligjshëm kështu që dihej dhe vendimi i Gjykatës. Arsyeja e dytë është e me e mundshmja. Bile me siguri që akuza e grupit parlamentar të PS për pakushtetutshmërinë e arrestimit të Nanos është bërë me të vetmin qëllim që t’u jepet mundësia të protestojnë në mënyrë kundër «diktaturës». Me siguri që zhurma për këtë vendim të fundit që «vërteton» diktatin e pushtetit politik mbi atë juridik, do të vazhdojë për një kohë të gjatë në «ZP». Tashmë strategjia e kryesisë së PS është e qartë dhe e thjeshtë, është strategjia e një tregtari ordiner: «kerko më shumë që të marrësh aq sa të nevojitet». Kjo është një taktikë që ata po e ndjekin dhe pas humbjes në zgjedhje dhe duhet pranuar që në disa raste kanë patur sukses.
Megjithatë të mos dalim nga tema; pretendimi i grupit të PS për pakushtetueshmërinë e arrestimit të Nanos, mbështetet në nenin 22 të dispozitave themelore kushtetuese ku thuhet: «Deputeti nuk mund të kontrollohet, të ndalohet të arrestohet ose të ndiqet penalisht pa pelqimin e Kuvendit Popullor». E pra siç dihet nga gjithë Kuvendi Popullor u mblodh dhe vendosi që Nano t’i kalohet organeve të drejtësisë kur i hoqi imunitetin. Siç dihet nuk ka nevojë të kesh ndonjë kulturë të madhe juridike për të konstatuar faktet. Kuvendi e ka dhënë lejen në bazë të nenit 22, të dispozitave kushtetuese. Megjithatë «ZP» ka vendosur të japë leksione drejtësie
Mos kujtoni se me firmat tuaja do ta shpëtoni?
Thonë se më keni bërë nder që më sollët këtu nga Kukësi, kur e vërteta është se kam ardhur nga lufta juaj e klasave kundër prindërve të mij prej shkollëve tuaj piste kuksiane.
Unë nuk e mbroj Sali Berishën, pse është nga Veriu, po e mbroj nga iniciativa personale që mori si intelektual dhe barra partiake për nxjerrjen e Shqipërisë nga diktatura komuniste në demokraci e vërtetë. Unë nuk firmos kurrë në peticionin tuaj për Fatos Nanon dhe krerët e tjerë të L[?]q, sepse nuk dua të bëhem as bashkëpërgjegjës e as mbrojtës i hajdutllëqeve të Nanos dhe i gjithë veprimtarisë destabilizuese të PS. Sado të më kërcënoni, s’jani-eni unë nuk ndroj as bindje e as rrugë, jam dhe do të jem demokrat. Do të përpiqem të bëj edhe unë atë që më takon për mirëkuptim dhe me ju, por gjithnjë në një të mirë të kombit, në të mirë të të gjithëve si nga veriu ashtu edhe nga jugu.
Firma që keni hedhur nuk ju nxjerr në dritë, është njëlloj tur-
JO ME TE pavërteta SHOKU DRITERO!
Është e kuptueshme që njeriu nuk mund të trajtohet si një mekanizëm, i cili me shtypjen e një butoni të transformohet menjëherë në të kundërtën e tij.
Shumë e rëndë është sidomos peshë këtu në planin ideo-politik, në atë të traditës e cila e ka formuar atë, e ka mbrojtur dhe së cilës i ka shërbyer më përzell ose më me pak zell, apo qoftë edhe i detyruar për arsye të ndryshme. Për të shkëputur nga këto pranga të skllavërimit të intelektit të shpirtit duhet një revolucion i madh, që secili ta bëjë në vetvete. Kjo dukuri, sublime nuk mund të jetë masive dhe mund të bëhet me komandë, sado e pastër qoftë dëshira për të arritur këtu. Kur mungon kjo pastërti dhe ndershmëria as që mund të bëhet fjalë për këtë start e finish.
Shoku Dritëro është i respektuar për kontributin që i ka dhënë kulturës kombëtare, pavarësisht nga pozicionet e tij. Ai ngjall simpatí kur në tribunën e kongresit të PPSH, që u shndërrua brenda 24 orëve në PS, dënoni me kurajo diktatorin Hoxha. Ai u mirëprit kur, edhe pse me vonesë, pati guximin të bëjë autokritikë në sallën e parlamentit për qëndrimin e grupit parlamentar të PPSH(S) i cili nuk pranoi të ndërrojë katër dëshmorët e demokracisë të Shkodrës e të gjithë Shqipërisë, të vrarë barbarisht nga diktatura që po jepte shpirt. Por, shoku Dritëro, siç duket, nuk mund të shkëputet më larg! Këtë e ka treguar në mijë raste dhe së fundi edhe në diskutimin e tij të botuar në «ZP» e datës 13 gusht.
Në këtë diskutim shoku Dritëro merr përsipër të bëjë një analizë të situatës aktuale në Shqipëri. Fatkeqësisht kjo analizë nuk del jashtë binarëve marksistë për kapitalizmin si një shoqëri me varfëri të egër, papunësi të theksuar, shfrenim të madh, greva e mitingje. Të tilla analiza popullin ynë është mësuar t’i dëgjojë në të gjitha kongreset e PPSH, të cilat kërkonin të krijonin bindjen e rreme se Shqipëria ishte vendi më i begatë, më i lumtur i trulluzit, pa plaga shoqërore etj. Nuk duam të themi me këtë se Shqipëria sot nuk është e tillë për mrekulli. Por pse shoku Dritëro në këtë analizë, për problemet që ngre, nuk jep dhe burimet, shkaqet, origjinën e tyre?! A mund të besojnë se Dritëroli nuk e sheh të vërtetën në sy, shoku që është ka filluar të lexojë për herë të parë në Shqipëri, se ndryshimet për një periudhë kaq të shkurtër janë kolosale dhe premtuese realisht dhe për mirë? Përsë nuk pranon shoku Dritëro që plagët e sotme, pa përjashtuar edhe mangësitë objektive dhe subjektive, vijnë, janë pjesë të trashëgimisë dhe e asaj po kurohet në mënyrë të pjesshme?
Pjekje e dhimbje nga populli shqiptar, qeveria dhe parlamenti demokratik?! «Dialektika» metafizikë marksiste nuk mund të shërbejë si argument për të mbrojtur një pozicion jo të drejtë. Duke u mbështetur vetëm në të mundet vetëm të idealizosh ose të denigrosh, dmth të mos jesh kurrë i besueshëm, sado bukur e me pathos të deklarosh. Pak rëndësi ka, si duket, për Dritëronë kjo. Si edhe më parë, ai del në mbrojtje aktive të njohura të diktaturës, siç ka bërë duke shoqëruar Ramiz Alinë për ta bërë të pranueshëm, ose siç ka bërë me artikujt e tij formalist të moderuar.
Po nga pozita marksiste shoku Dritëro nuk e përfill popullin në analizën e tij duke e cilësuar atë si «turmë dinosaur» ose si «turmë hardhucë». Kjo është e turpshme. Sipas tij ishte kjo turmë, e përçmuar në këtë mënyrë, që e ka mbështetur dhe e mbështet Partinë Demokratike. Nga kjo del se revolucioni demokratik në Shqipëri e bëne këtë turmë të përçudnuara shqiptare, prehistorike apo zvarranike. Pra, ky revolucion objektivisht duhet
vlerësuar si një kthim pas në barbari ose në botën e kafshëve! Një qëndrim i tillë nuk ka se si të jetë tjetër veçse tepër marksiste të ekstremit të majtë, «revolucioni proletar është lokomotiva e historisë» dhe diktatura e proletariatit forca lëvizëse së saj, gjithçka tjetër është regres! Të hedhësh në këtë mënyrë një lëvizje të gjerë mbarëpopullore që përmbysi një diktaturë me të egra të historisë bashkëkohore, do të thotë, së paku, të deformosh historinë bashkëkohëtare të së cilës jemi të gjithë. Nga këto pozita, i shpërthyer nga populli, nuk mund të jesh konsekuent në arsyetim. Në të vërtetë, shoku Dritëro pasplë pas ideve, dilet e shkatërrime nga «turma», deklaron se tani «koha e turmës na la shëndet». Nga kjo del se kjo «turmë» me veprën e saj, natyrisht jo ashtu si e paraqet shoku Dritëro, ka bërë që në Shqipëri të sundojë ligji, qetësia, siguria etj. Dhe as që mund të ndodhte ndryshe, pavarësisht nga fryrjet që shoku Dritëro i bën «turmës» popull. Edhe shoku Dritëro i bën «turmës» popull. Është veçse pra rilindje e këtij populli – «turmë» – që bëri të mos ndihet më era tym e pluhur në Shqipëri. Këtë nuk e thotë Dritëroi, sigurisht
cialiste duke deklaruar se në gjirin e saj nuk ka ekstremistë dhe as fashistë. Ai «harron» të thotë se ku kanë gjetur strehë komunistofashistët e djeshëm apo ekstremistët e majtë të djeshëm të PKSH a të PPSH! Shoku Dritëro «harron», siç duket, edhe se është deputeti Spahila ai që i pari dënoi fashizmin në parlament ditën e heqjes së imunitetit Fatos Nanos. Në këtë mënyrë edhe këtu ai disinformon opinionin publik. Deklaratë e zotit Spahila e dëgjoj e gjithë Shqipëria. Ajo është përgjegjësia e menjëhershme. Ishte efekt i kësaj deklarate që PS reagoi. Vetë shoku Dritëro po kujtohet ta bëjë këtë pas rreth një muaji. Por, ku e ka qëllimin ai?! Akuza e tij as është personale dhe as synon thjesht një person të caktuar. Shok Dritëro, kudo që të synojë shoku Dritëro, dhe shihket më tepër se e qartë. Nëse ka një parti kundër fashizmit në Shqipëri, ajo është para dhe shihlet më tepër se kudo në Partinë Demokratike. Është kjo parti që përmbysi, me mbështetjen e plotë të popullit shqiptar, diktaturën social-fashiste që sundoi me gjak burgjime e internime, me mashtime dhe korrupsion në plot Shqipëri për afro një dyshim shekulli. Është ajo që i hapi rrugën Shqipërisë për të mos u kthyer kurrë më pas, që po ndjek me revanizmin neo fashist të nostalgjikëve të diktaturës në radhët e PS, të ish sigurimsave kriminalëve etj. duke u mbështetur tek ligji, duke i hapur rrugë ligjit brenda të gjitha normave të njohura demokratike. Këtë të vërtetë le injoron shoku Dritëro ndërsa nuk pengohet të shfaqë dashuri e dhembshuri, t’i japë medalje trimërie dhe zgjuarsie atyre që kërkojnë të tërheqin zvarrë demonstratët, tu hapin kafkat atyre që përmbysën fashizmin e llojit të ekstremit të majtë në Shqipëri. Vërtetë u bë një deklaratë e pamatur në parlament, të cilën Dritëroi e trajton në të gjitha variacionet e mundshme, por ai nga ana tjetër tregohet mjaft i matur dhe guan me pambuk një deklaratë makabre të ekstremit fashist të majtë. Ju Dritëro thoni se meqë po dalin fashistët do të dalin edhe komunistët. Pra, sipas jush, nuk ka alternativë tjetër për Shqipërinë. Arsyeja i mbetet të zgjedhë vetëm midis dy diktaturave. Logjikë intelektuale është kjo?!
Dritëroi nuk pengohet të bëjë presion edhe ndaj drejtësisë ndërsa nuk thotë asnjë fjalë për korrupsionin. Ai flet, ndërkohë, të deklarojë se deputeti nuk ka imunitet për të qenë i privilegjuar përpara drejtësisë. Objektivisht qëndrime të tilla ngjajnë në piedestal dhunën duke varrosur ligjin. Ato u përkasin nostalgjikëve të së kaluarës së humbur.
Në fund shoku Dritëro flet edhe për «komandë» të huajsh në Shqipëri duke na kujtuar edhe «rrezikun anglo-amerikan», madje edhe atë islamik! Hapja e Shqipërisë ndaj botës dhe mbështetja bujare që ajo po na jep në këtë ditë të vështira, përpjekje për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe të kombeve pa paragjykime gjeopolitike e ideologjike apo fetare, vihen kështu në pikëpyetje nga një mendje që nuk mund të mos na lejojë praktikën shkatërruese të izolimit, që diktatura e përlligjte me «argumente» të ngjashëm ose të njëjtë, duke spekuluar me pavarësinë dhe dinjitetin kombëtar, të cilat ajo i shihte dhe i nxjerrë, sa herë në anënë në mënyrë të përdhunëshme deri në fundin e saj të turpshëm e të palvashëm.
Me të pavërteta dhe pamençësi askush nuk mund të jetë i besueshëm shoku Dritëro. Nuk e shihni se sa i besueshëm shoku Dritëro. Nuk minelë e sa ish oficeri sigurimi, ish kriminelë e banditë, vrasës, janë të gatshëm, po të lejohen, të përgatitin një katastrofë të re për Shqipërinë duke u grumbulluar në manifestime të paligjshme?! Qyslluqet i kini të kuqe shoku Dritëro. Hijeni ato për të parë qartë dhe me transparencë realitetin e Shqipërisë demokratike.