17/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 gusht 1993

Një delegacion i PD në Egjipt

Me ftesë të Partisë Demokratike Egjiptiane, parti në pushtet e Presidentit Mubarak, u nis dje për në Egjipt një delegacion i PDSH i kryesuar nga kryetari i saj z. Eduard Selami. Në përbërje të delegacionit bënjë pjesë dhe zëvendëtari Ylli Basha.\nZyra e Shtypit dhe Informacionit të Partisë Demokratike

DIALOG I HAPUR - BASHKEBISEDIM I DREJTPERDREJTE

- Takim i zotit Eduard Selami dhe i deputetëve të zonës me banorë të qytetit të Korçës - - Merr pjesë edhe politikani i njohur gjerman mik i Shqipërisë z. Henz Schwarz - - Takim i zotit Eduard Selami dhe i deputetëve të zonës me banorë të qytetit të Korçës - - Merr pjesë edhe politikani i njohur gjerman mik i Shqipërisë z. Henz Schwarz - Të shtunën pasdite kryetari i Partisë Demokratike, zoti Eduard Selami shkoi në qytetin e Korçës së bashku me politikanin e njohur gjerman mikun e Shqipërisë zotin Henz Schwarz, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë pune. Në takimin e zhvilluar në mbërritje me banorë të qytetit ndodheshin edhe ministri i Ndërtimit zoti Ilir Manushi, deputeti Petritka Minga e Bahri Bregu si dhe drejtues të pushtetit lokal. Duke folur me cilësinë e deputetit të kësaj zone fillimisht zoti Selami bëri një ekspoze të arritjeve të periudhës pas fitores së demokracisë. - Siç e kanë vënë re tha ai – qeveritarët dhe deputetët tanë kanë filluar dialogun e hapur, bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë me njerëzit. Përfitoj nga rasti tu ndryshë nuk do të kish stimul për ecjen përpara. Sidoqoftë edhe gabime kemi bërë, por kush punon gabon – thotë populli. E rëndësishme është se ne jemi të hapur ndaj vërejtjeve e sugjerimeve tuaja. Duke u ndalur në problemet e pushtetit lokal zoti Selami tha se ai çalon disi, ka nga mungesat e përvojës e ca nga veprimet e qëllimshme të forcave të caktuara politike. Më pas ai ekspozoi edhe një herë qëndrimin e prerë të Partisë Demokratike në luftë kundër korrupsionit, çdo ngjyrë qoftë ai, por veçanërisht të korrupsionit të kuq ku siç e dini është implikuar vetë kreu i socialisteve. Këto veprime të drejta të Partisë Demokratike - tha më tej zoti Selami, i kanë tërbuar forcat konservatore të cilat e shprehin dhe së dyti pse PD është në Unionin Demokratik, pra jemi anëtarë. Ajo që na ofron me Partinë tuaj të një organizate të përbashkët. Ta më tej zoti Shvarz është politika e qartë e Partisë Demokratike për t’u ndarë me të kaluarën. Rruga që po ndiqni është plotësisht e drejtë ndaj vazhdoni me këtë kurs pasi të jeni të sigurt se do të keni mbështetjen e vazhdueshme e të sinqertë të Perëndimit e veçanërisht të Gjermanisë mike, veçse një gjë duhet të dini mirë: Ju duhet të punoni vetë sepse nuk ju zëvendësojnë dot juve. Unë tha - më poshtë ai kam vizituar edhe vende të tjera të Lindjes dhe kam vënë re se stabiliteti tuaj politik është i dukshëm në krahasim me vendet e tjera. I uroj një të ardhme të lumtur qytetit tuaj - tha duke përfunduar zoti Schwark. Më pas u zhvillua një debat i gjallë me pyetje nga salla të cilat iu dha përgjigjej zoti Selami, zoti Schwars, ministri Ilir Manushi etj. Të dielën zoti Schwarc dhe biznesmeni gjerman z. Lit, patën takime me drejtues të rrethit të Korçës e specialistë të tjerë ku u diskutua konkretisht lidhur me hapat që do të ndërmerren për furnizimin me ujë të këtij qyteti me investimet e palës gjermane. të tetë kësi zone cilësim fitores së demokracisë. - Siç e keni vënë re tha ai – e drejtpërdrejtë me njerëzit. Përfitoj nga rasti tu them se Partia Demokratike ka vënë në rrugën e realizimit të gjitha premtimet e marra. Ajo gjatë gjithë periudhës që është në pushtet i ka qëndruar besnike programit të saj. Premtuam lirinë, shtetin juridik, thyerjen e izolimit, privatizimin e tokës e të banesave, privatizimin e ekonomisë, stabilizimin e mendit e të qetësisë publike etj, e tash të gjithë jemi dëshmitarë të realizimit të tyre. Megjithatë kemi ende shumë për të bërë. Është pozitive fakti që njerëzit nuk kënaqen me kaq se ku siç e dini është implikuar vetë kreu i socialistëve. Këto veprime të drejta të Partisë Demokratike – të cilat e shprehin qartë e haptazi tani së fundi me arrestimin e Fatos Nanos. Por a- to nuk patën e nuk do të kenë kurrë sukses. Komunizmi i përket të shkuarës së zezë, e ardhmja është për demokracinë. Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe takoj një gjerman të njohur si z. Shwarc. Unë tha – ai, ju përgjigja me kënaqësi ftesës që më bë nga miqtë e mi në Partinë Demokratike për të ardhur në Korçë. E para, pse Shqipëria dhe Gjermania i përkasin Evropës. si. e tyre është qytetit tuaj – investimet e palës gjermane. ZEF LLESHI

FILLOI GJYQI KUNDER ISH.KRYEMINISTRIT VILSON AHMETI

Dje në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, me dyer të hapura dhe në praninë e shumë gazetarëve filloi gjyqi kundër të pandehurve Agron Saliu, Agim Tartari dhe ish-kryeministrit Vilson Ahmeti. Në aktakuzën e prokurorit Ilir Marku, thuhej se të pandehurit akuzohen se në bashkëverprim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime që vijnë në kundërshtim me përmbushjen e rregullit të detyrës, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 79.275.000 lekësh, vepër penale e parashikuar nga neni 106/13 i Kodit Penal. I pandehuri Vilson Ahmeti akuzohet se ka kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullit të detyrës duke krijuar mundësi reale për ardhjen e pasojave të rënda, vepër penale e parashikuar nga neni 160 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Trupi gjykues përbëhej nga Kreshnik Spahiu kryetar, Uk Cenaj dhe Alketa Gjyzari, anëtare. Avokat mbrojtës të pandehurve Agim Tartari dhe Agron Saliu ishte Përparim Sanxhaku, ndërsa avokati i të pandehurit Vilson Ahmeti ishte Pajtim Hoxha. Pas njohjes me përmbajtjen e aktakuzës të paraqitur nga prokurori i çështjes, Ilir Marku, folën avokatët mbrojtës dhe të pandehurit. Në këtë seancë u dëgjuan edhe dëshmitarët. Perikli Samsuri, Qamil Tusha, Ferdinand Haxhia, Adrian Kamberi, Brunilda Naqi, Arta Pisha. Seanca tjetër, hapet më datën 18 gusht 1993, ora 9, paradite, në Gjykatën e Tiranës. Korresp. i «RD»

PS-ja në rrugën e krimit politik

- Teoria e kriminelëve të lindur nuk ka kuptim vetëm për ata ordinerë - Limiti kohor nga 22 Marsi e këtej, ishte një mundësi për PS-në që ajo të mund të kristalizonte portretin e saj, si një parti e lindur nga mëma (PP-, ekzistenca e së cilës lidhej me idealin e vërtetë socialist. Këtë periudhë kohe PS-ja kishte mundësi që ta kthente në një periudhë të formimit të kontureve të një par- [teksti vijon jashtë kufirit të imazhit] ... kratikë” të PS. Duke e shprehur në këtë formë, politikanët i PS ka paralajmëruar reagimin e tij dhe të gjithë kolegëve ndaj atyre që sot janë në pushtet. Edhe mitingjet e organizuara prej tyre (pavarësisht nga motivacioni i kërkesës në organet e rendit) përbëjnë një përpjekje për destabilizim të vendit. Ngjoftë destabilizimin të vendit. Ngëftë se duhet të pranojmë se stabiliteti politik i vendit është lëkundur, nuk është e vështirë të kuptohet se shkaktari i cënimit të këtij stabiliteti, ishte pikërisht PS me demonstrimin e etheve për të rifituar pushtetin, me mungesën e kulturës demokratike për të qëndruar në pozitën e të mundurit politik, me dëshirën për të mbrojtur korrupsionin. Ky qëllim sinteze, synon të realizohet me çdo mjet pra edhe me ato të cilat përbëjnë krim për ata ordin­er; Janë një sërë politikanësh të cilët që kur e nisën politikën kanë si destinim krimin politik. Nuk ka pse të gëzohet njëri për faktin se krerët e PS janë të tillë. Nuk ka pse t’i bëhet qejfi askujt pse këta krerë përpiqen t’i japin ngjyrën e tyre gjithë forcave politike që udhëheqin. Kontradikta midis bazës së thjeshtë dhe krerëve të korruptuar e kriminelë politikë është një fakt që duhet të shkëputet me këngëdhje, pasi forca politike opozitare kryesore është jashtë misionit të saj. Me këto, ajo ka marrë mbi supe një mision të mbrapshtë. ANSELMO BASHA

Tubim përkujtimor në nderim të pesë martirëve të demokracisë

- Ata u pushkatuan të parët nga diktatura komuniste menjëherë pas çlirimit të vendit - SHKODËR, Më 14 gusht paradite, në sheshin para ndërtesës së Këshillit të rrethit të Shkodrës u zhvillua një tubim përkujtimor në nderim të pesë martirëve të demokracisë: Kolë Sokolit, Caf Metës, Ndue Palit, Riza Urucit dhe Sadik Rjollit. Ata ishin të parët antikomunistë që u pushkatuan nga diktatura e kuqe menjëherë pas çlirimit të vendit. Eshtrat e tyre u gjetën pak ditë më parë, në një thellësi afro 5 metra, në vendin e quajtur «Zalli i Kirbit», pranë varrezave katolike të Rrmajit në qytetin e Shkodrës. Arkivolet me eshtrat e 5 martirëve të demokracisë, u përcollën me nderim për në varrezat e qytetit të Shkodrës.

Filloi prishja e ndërtimeve të kundraligjshme

- Komisioni për rivendosjen e gjendjes dhe prishjen e ndërtimeve të kundraligjshme ka vendosur të bëjë denoncim pranë organeve të prokurorisë për ish-drejtuesit monistë të pushtetit lokal të Shkodrës, të cilat kanë dhënë në mënyrë të kundraligjshme leje dhe sheshe ndërtimi - (ATSH)

Tre kontrabandistë italianë dënohen për shkelje të ligjeve

Nuk je vetëm, kryetari Nano!

«Jam me ju» - i drejtohej Nano përpara disa kohësh elektoratit socialist. Vetëm se këtë deklaratë ai e bënte nga qelia nr. 5 e burgut pasi vetëm tani që gjendet në qeli ka nevojë të jetë me të. Po kur zhdukën 8 milion dollarë, a mendoi Nano t’i thonte elektoratit të tij «Jam me ju»? Sigurisht nuk mund ta bënte një gjë të tillë sepse ato 8 milion dollarë i la në veshin atij elektorati. Nano nuk u bëte ndërrend më, kishte elektoratin me vete as kur vepronte së bashku me të Ruçi e Islami. Por ja që një ditë për mëkatet e bëra Nano u detyrua të japë llogari e atëherë e ndjeu veten ngushtë. Kështu që vendosi të kërkojë ndihmë po nga ata njerëz që i kishte mashtruar dhe vjedhur e duke kërkuar t’i mashtrojë përsëri u shpreh «Jam me ju». Jo shoku Nano, në qell i mbyllur si vjedhës ordin­er, ti nuk mund të jesh me njerëzit e ndershëm, verënde t’i nuk je vetëm. Me ty janë dhe të tjerët; të korruptuarit e tjerë të rinj. Me Frruptuarit e tjerë të tjerë, të gjitha ata që për 50 vjet e detyruan popullin e të vuajtur dhe për krimet e tyre, anëtarët e Byrosë së Partisë tënde. Me ty janë dhe Ahmetaj, Brokajt, Ruçët e Islamët, të korruptuarit dhe kriminelët e rinj të gjithë ata me të cilët ke ndarë fitimet e majme. Këtyre mund t’u drejtohesh e t’u thuash «jam me ju». Ata, gjithashtu e kanë treguar dhe po e tregojnë që janë me ty vetëm se nuk i dihet deri në çfarë shkalle do të jenë me ty. Dihet që të shumtë i gatshëm të shkojsh tek ata që janë ende të lirë, por nuk dihet nëse se ata janë të gatshëm të vijnë tek ty. Sigurisht disa këtyre janë të siguruar që ti shoku Nano je ai që të mëltë e u pa ty nuk mund të rrini. Pra ti je me ata dhe ata do të vijnë tek ty. EDI PALOKA

distë italianë dënohen për shkelje të vijës territoriale

DURRËS, Më 3 korrik 1992, motoskafi italian SP-2540-D, që bënte kontrabandë cigaresh nga brigjet jugosllave në ato italiane, u fut në ujërat tona territoriale. Për këtë arsye dhe për të parandaluar veprime të tilla në të ardhmen, gjykata vendosi dënimin e 2 peshkatarëve të motoskafit me nga një muaj e dhjetë ditë dhe të tjetrit me 2 muaj, si dhe sekuestrimin e motoskafit.

Funksionojnë hotelet «Durrësi» dhe «Apolonia» në plazh

DURRES, Nga 21 korriku i këtij, të gjitha dhomat e hoteleve «Durrësi» dhe «Apolonia» në plazhin e Durrësit vazhdojnë të jenë të prenotuara për periudha 10-ditore për pushues tanë e huaj. (ATSH)

Me mirënjohjen më të thellë zotit Sajet Zhulali

Ne, familjet dhe të afërmit e të aksidentuarve të Mjekësisë, qytetarë elbasanas, jemi shumë të prekur dhe të emocionuar nga akti i madh human për dhënien e ndihmës së menjëhershme nga ana Juaj për shpëtimin e jetës së tre djemve, prindërve, vëllezërve e burrave tanë, të cilët u shndërruan në kufoma të gjalla, si pasojë e temperaturave të larta. Ishte objektësimi, meraku, interesimi Juaj njerëzor i drejtpërdrejtë dhe ngulmimi Juaj i vazhdueshëm për këtë vepër bamirësie. Për një kohë mjaft të shkurtër, vetëm për 24 orë u dha ndihma e parë mjekësore në spitalin Nr. 2, u kontakua nga Ju dhe u bashkëveprua me ambasadorin italian në Tiranë Paolo Foresti, me atasheun ushtarak Shaolino dhe operacionin «Pelikani», që të aksidentuarit të për- jiseshin me pasaportë e vizë për shtetësi shteti dhe të dërgoheshin me dy helikopterë të «Pelikanit» për në Bari e që andej me një avion luftarak për shtrim në spital në Palermo. Megjithëse jeta e tyre është mjaft në rrezik ne jemi shumë optimistë dhe shprehim mirënjohjen më të thellë dhe respektin më të lartë për gjestin Tuaj fisnik. Ju, zoti ministër, bëtë të pamundurën dhe për këtë i bëte vend vetes për të qenë gjithmonë në zemrat tona. Nga familjet dhe të afërmit e ALI KAPLLANIT DASHNOR QENDROS AQIM MUÇES Dt. 15. 8. 1993 - Elbasan