DELEGACIONI I PDSH I KRYESUAR NGA ZOTI SELAMI U KTHYE NË ATDHE
Të enjten, pas një vizite disa ditore në Egjipt, u kthye në Atdhe delegacioni i PDSH, i kryesuar nga Kryetari i PDSH, zoti Eduard Selami dhe në përbërje të të cilit ishin edhe zotërinjtë Ylli Vejsiu, deputet i grupit parlamentar të PD-së si dhe Bashkim Trenova, kryeredaktor i «RD»-së.
Gjatë qëndrimit në Egjipt delegacioni u prit dhe zhvilloi bisedime me Profesor Doktor Jusuf Vali, zëvendëskryeministër, ministër i Bujqësisë së Egjiptit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Nacional-Demokratike në pushtet. Në këtë takim u diskutua për vendosjen e lidhjeve dypalëshe në nivelin partiak. Zëvendëskryeministri egjiptian shprehu konsideratën e tij të veçantë për Presidentin Berisha si edhe për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Në takim u bisedua gjithashtu për gjendjen në rajonin e gadishullit Ballkanik. Profesor Doktor Jusuf Vali, vlerësoi me këtë rast politikën shqiptare në rajon si edhe marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA.
Me mjaft interes ishte takimi i zhvilluar me ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, zotin Amer Musa. Zoti Selami paraqiti me këtë rast qëndrimet e politikës shqiptare në përgjithësi dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me agresionin serb në Bosnje dhe rrezikun e shtrirjes së tij edhe në Kosovë. Të dy palët shprehën në bisedime qëndrime të njëjta duke shprehur gjithashtu dëshirën për një konkretizim e koordinim të mëtejshëm të tyre në një takim të ardhshëm në Tiranë.
Si edhe takimet e mëparshme, në një frymë vëllazërore u zhvillua edhe takimi me zotin Ahmed Hamedi, nënkryetar i Asamblesë Popullore të Egjiptit dhe zotin Muhamed Abdalla, kryetar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jasht. Miqtë u interesuan për zhvillimet e fundit në Shqipëri, folën me simpati për marrëdhëniet miqësore dypalëshe duke qëndruar edhe në lidhjet tradicionale midis Shqipërisë dhe Egjiptit. Në takim u bisedua për zhvillimin e mëtejshëm të tyre. U bisedua gjithashtu për rrezikun e shtrirjes së konfliktit nga agresorët serbë në Kosovë. Në këtë takim, si edhe në ato të mëparshmet, miqtë egjiptianë u angazhuan në një rast të tillë t’i japin mbështetjen e tyre të plotë Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
Në të gjitha takimet e zhvilluara pala egjiptiane shfaqi dëshirën dhe gatishmërinë për një zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Në frymën e konkretizimit të tyre u zhvilluan edhe disa takime të tjera, siç ishte ai me Profesor Doktor Hasan Kheder; kryetar i Bankës për Kreditin dhe Zhvillimin Bujqësor, që është banka më e fuqishme në Egjipt. U diskutua me këtë rast mbi mundësinë e çeljes së një filiali të kësaj banke në Shqipëri si dhe për krijimin e një tregu për produktet bujqësore e blegtorale shqiptare në Egjipt. Një takim tjetër pati delegacioni shqiptar me anëtarë të Komitetit të Energjisë dhe të Industrisë të Partisë Nacional-demokratike. Këtu u diskutua mbi mundësinë e investimeve të firmave të ndryshme egjiptiane në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit në Egjipt delegacioni i PDSH-së pati edhe një sërë takimesh të tjera, siç është ai në Sekretariatin e Përgjithshëm të Partisë Nacional-Demokratike, në Qendrën për Administrimin dhe Zhvillim. Delegacioni bëri edhe disa vizita në qendra turistike. Ai vizitoi piramidat e faraonëve egjiptianë, bëri një vizitë në Nil dhe në kështëllën e Muhamed Ali Pashës i cili njihet në Egjipt si themelues i historisë së re të këtij vendi si edhe për origjinën e tij shqiptare.
Për vizitën e delegacionit të PDSH-së televizioni egjiptian transmetoi kronika duke e ndjekur atë në mënyrë të vazhdueshme. Kjo vizitë gjeti pasqyrim edhe në shtypin vendas.
TANGENTOPOLI ITALIAN në mbrojtje
TE TANGENTOPOLIT SHQIPTAR
Boshte të tangentopolit në Itali, të tmerruar nga zbulimi i fijeve të korrupsionit që i lidhin me tangentopolin shqiptar, janë lëshuar në një fushatë të papërmbajtshme kundër PD-së.
Njëlloj si Kardili, i njohur në opinionin shqiptar si bashkëautor dhe mbështetës i korrupsionit në Shqipëri, tani miqtë e kardilëve shqiptarë dhe italianë po shpifin dhe dizinformojnë publikun italian për PD-në dhe demokracinë në Shqipëri. Në këtë fushatë të etheshme është angazhuar edhe gazeta e bosëve të korruptuar italianë «Korriere de la Serra». Krejt e papërgjegjshme ajo boton së fundi edhe deklaratat e deputetit të papërgjegjshëm Alesi dhe na tregon përralla nga «Njëmijë e një netët» me princër e sheikë arabë, sajon histori të jashtëzakonshme për politikën shqiptare. Është për të ardhur keq për autorët e tyre pavarsisht se motivet që i shtynë ata janë krejt të kuptueshme dhe jo qellimara për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në këtë veprimtari janë përzier, siç duket, edhe miqtë e Kardilit që kanë bashkëpunuar ngushtëshisht në të në konkretizimin e korrupsionit shqiptaro-italian. Inati ndaj PD-së dhe demokracisë shqiptare, qëndrimi denigrues dhe i papërgjegjshëm i reflektuar në faqet e «Korriere de la Serra» u takon bosëve të korruptuar që e kishin grirë me Shqipërinë e Ramiz Alisë dhe për të cilët nuk ka patur asnjë herë rëndësi fati i popullit shqiptar, fakti nëse ai jeton si skllav në diktaturë apo i lirë, por vetëm interesat e tyre egoiste jo të pastra. Diktatura komuniste e Alisë dhe Nanos, siç duket, ja garantonte atyre këto interesa. Përmbysja e kësaj diktature nga populli shqiptar, përmbysi edhe interesat e grupeve dhe klaneve të jashtme mafioze në të cilat ishte hyrë në pazarlëqe antishqiptare diktatura mafioze në të cilat kishte hyrë në pazarlleqe antishqiptare diktatura për të mbijetuar. Me këtë realitet ato nuk mund të pajtohen, prandaj shpifin duke marrë objektivisht në mbrojtje diktaturën, duke mbrojtur kështu edhe interesat e tyre. Këta lloj bosësh të zinj, të ngatërruar keq me bosët e kuq po përpëliten dhe ushtrojnë fushatën e shpifjeve të pashpresë sepse askush nuk u beson. Tangentopoli italian për të marrë në mbrojtje tangentopolin shqiptar, jo vetëm nuk e trajtoi rastin «Nano», por për ta sfumuar atë, për ta larguar vëmendjen ndaj tij, nxorri në skenë rastin «Arsidi» të servirur sipas oreskit të tangentopolve italo-shqiptare, pavarësisht se vetë ky rast lidhet me çështjen «Nano». Për këtë u përdor deklarata e Kandilit, këtij ish ambasadori të diskredituar në Shqipëri edhe si adhurues i fotografive të familjes Hoxha dhe të zogut të saj Nano. Deklaratat e Alesit, të Kardilit etj. që gjejnë vend në «Korriere della Serras» sigurisht nuk mund të demtojnë as Shqipërinë dhe as demokracinë shqiptare. Ato nuk do të mund të shpëtojnë kurrësesi as bosët e kuq të ngatërruar keq me tangentopolin italian dhe as interesat e errëta të bosëve të korruptuar të cilët drejtësia italiane i ka vënë do t’i vejë në bankën e të akuzuarve. Ato shumë-shumë dëshmojnë vetëm për shkallën e papërgjegjësisë dhe të korrupsionit të disa qarqeve politike italiane të prekura nga tangentopoli. Aq më tepër ato nuk do të mund të hedhin hije mbi marrëdhëniet miqësore midis Italisë dhe Shqipërisë, midis popullit italian dhe atij shqiptar. Të dy vendet dhe të dy popujt tanë janë të ndërgjegjshëm se historia të tilla tangentesh as kanë bërë dhe as i shërbejnë interesave bazë të tyre, madje janë në rrjedhë krejt të kundërt me këto interesa, me një miqësi të pastër dhe jetëgjatë të cilën në të dyja anët e Adriatikut po përpiqemi dhe me siguri do ta ndërtojmë për të mirën e përbashkët dhe më tej. Kjo është edhe rruga e vetme që plehrat t’i hedhin në koshin e historisë, që përpara saj të mos jemi borxhlinj edhe në këtë aspekt të rëndësishëm si kudo tjetër kur fjala është për interesa të larta të tashmes apo të së ardhmes. BASHKIM TRENOVA
Drejtësia në dorë të shtrembër
Përse nuk doli për më se një javë «Bashkimi»?
Ish-pronarët e banesës kanë zënë zyrat e redaksisë sonë. Këtë nuk e kanë bërë në kokën e tyre, por me ndihmën e Zyrës së Përmbarimit, konkretisht të juristit Sokol Robo, i cili mori edhe policë me këtë rast. Ne i kemi sqaruar ish-pronarët se Zyrat e redaksisë (ku ajo u transferua 10 vjet më parë me urdhër, pasi për 40 vjet rresht ka pasur në kat në dispozicion në ndërtesën ku është «Zëri i popullit»), do t’i mbajmë ose do t’i lirojmë me korrektesë sapo për këtë çështje të vendosë Gjykata e Kasacionit, ku ka shkruar çështja. Por zoti Robo, për arsyet që ai di, nuk priti fjalën përfundimtare të ligjit, po iu vërsul «Bashkimit», madje pa e njoftuar zyrtarisht redaksinë dhe duke fyër një koleg tonin, i vetmi që krejt rastësisht u ndodh në zyrë. Në të njëjtën godinë të pretenduar nga të njëjtët ish-pronarë është edhe gazeta «Pasqyra», e cila vazhdon të punojë normalisht, pa e shqetësuar as përmbaruesi as polici. Ne dëshirojmë të urojmë me kënaqësinë kushtet normale pune kolegëve të «Pasqyrës» dhe çdo gazete serioze në vendin tonë, por janë interesat egoiste e motivet e Sokolave si Sokol Robo, për të cilin «ligji» qenka thyer për të nënës e tjetër për të njërkës. Në atë shkallë sa që megjithëse Gjykata e Kasacionit, pas një seance më 16 gusht 1993 urdhëroi me shkrim pezullimin e vendimit, përsëri përmbahesin nuk tundën. Shefi i zyrës thotë se nuk e ka kompetencë. Një Avokate këshillon: «Futuni me forcë»! Të gjitha përpjekjet e redaksisë për të takuar vetë Robon dolën pa sukses, tua këtë njeri e ka përprë dheu. Këtë sjellje dhe këtë diferencim që i bëhet Ditën për diell vetëm gazetës «Bashkimi», nga përfaqësuesit zyrtarë të ligjit, e dënonçojmë si një sulm të qëllimshëm që i bëhet lirisë së shtypit dhe shtypit të pavarur, demokratik, pikërisht nga ata të cilët duhet t’i mbrojnë lirinë dhe të drejtën. Njëkohësisht shtrojmë pyetjen për Ministrin e Drejtësisë: juristë të tillë a janë vënë të depolitizuar, apo mos në punën e tyre udhëhiqen pikërisht nga kritere të asparti partiake të së kaluarës? Në pritje për ta thënë fjalën e vet ligji dhe jo Sokol-Maliqi, u kërkojmë ndjesë lexuesve që gazetën deri në zgjidhjen e problemit do ta botojmë vetëm një herë në javë, çdo të shtunë, pasi marrën me mend vështirësitë: e përgatitjes, printimit, shtëpitë tona dhe ku mundemi, «në ilegalitet». Redaksia e gazetës «Bashkimi»
FALËMINDERIT KOMUNITETIT EVROPIAN
Komuniteti Evropian i akordon Shqipërisë 35 milion ECU
Më datën 16 Gusht Komuniteti Evropian i akordoi Shqipërisë një grant prej 35 milion ECU (afërsisht 42 milion dollarë amerikanë) si mbështetje për bilancin e pagesave. Ky vendim u mor si një hap i mëtejshëm i mbështetjes së reformës ekonomike në Shqipëri, rezultatet e deritanishme të së cilës u vlerësuan nga misionet speciale të Komunitetit Evropian si shumë pozitive dhe premtuese për arritjen e objektivave të saj.
Ky vlerësim dhe mbështetje i KE-së i shtohet edhe atyre të Bankës Botërore dhe FMN-së, të cilat e konsiderojnë reformën në Shqipëri si nga më të suksesshmet në Evropën Lindore. Këto institucione, së bashku me vendet e G-24-s janë duke shqyrtuar aktualisht një mbështetje të mëtejshme për bilancin e pagesave dhe rezultatet e para janë shumë premtuese në favor të një angazhimi të gjerë të tyre.
Fronti pune deri në fund të vitit
TIRANE
75 punëtorët e Ndërmarrjes së Kartolerisë përfitojnë nga ngritja e pagave 30 përqind.
Ndryshe nga jo pak ndërmarrje të kryeqytetit, ajo e kartolerisë nuk e ka ndërprerë punën për asnjë çast. Është kjo gjëkuri, fryt i përpjekjeve që bën vetë kolektivi për t’i gjetur vetes front pune. Mendësitë e reja që po kultivojnë ligjet e ekonomisë së tregut, kanë bërë që përveç porosive që vinë në ndërmarrje, administrata të vihet në lëvizje për të siguruar porosi të reja. Kjo ka bërë që përveç porosive që vijnë porosi të reja. Kjo ka bërë që prodhimi mall i shitur të vijë duke u rritur nga një 3-mujor në tjetrin. Kështu 6-mujori i parë u mbyll me 11 milion 300 mijë lekë mall të shitur dhe shifrat për muajt pasardhës janë edhe më të kënaqshëm. Në sajë të këtyre treguesve pozitivë, është arritur në rentabilitet i kënaqshëm i kësaj ndërmarrje, çka ka bërë që të gjejë mbështetjen edhe i K. M. për shtimin me 30 përqind të pagës. Kështu 75 punëtorët që punojnë këtu, duke filluar nga 1 gushti do të gëzojnë këtë shtesë page. Një nga faktorët që ka çuar në gjetjen e fronteve të punës për këtë ndërmarrje, ka qenë edhe cilësia e lartë e prodhimeve. Tashti me këtë e dinë mirë të gjithë klientët që kanë patur rastin të porosisin këtu shtypshk rime të ndryshme, zarfa të çdo madhësie, dosje të çdo tipi, libreza, ftesa martesore, kartvizita etj. Kolektivi është i bindur se e ardhmja e ndërmarrjes është privatizimi i plotë i saj për të cilën drejtori Bardhyl Bedeni thotë se po punohet intensivisht, qoftë në përgatitjen e dokumenteve përkatëse, ashtu edhe në tratativat për të gjetur investitorë të huaj për bashkëpunimin. Z. LL
Çështja «ARSIDI»
Ekspertët dëshmojnë në favor të të pandehurve
Në ditën e katërt të procesit gjyqësor ndaj të pandehurve Ahmet, Saliu dhe Tartari, në radhën e zhvillimit të procesit ishte pyetja e ekspertëve.
Në proces u paraqitën dy ekspertë nga tre që kishin firmosur akt-ekspertizën.
Kryetari i trupit gjykues lexoi ekspertizën e cila jepte përgjigjet e ekspertëve për disa nga çështjet e shtruara për zgjidhje.
Lidhur me të drejtën e të pandehurve, A. Tartari dhe A. Saliu për të bërë pagesën e kambialit ndaj Arsidi, përgjigja e ekspertëve me akt-ekspertizë ishte se Banka Tregtare e kishte autoritetin për të bërë skontimin e kambialit.
Po ashtu për dy pagesat e bëra, e para prej 640 mijë dollarësh dhe e dyta 945 mijë përgjigjja e ekspertëve ishte se pagesat janë të rregullta. Pagesa e parë është bërë në bazë të kambialit të Arsidi.
Për sa i përket fuqisë urdhëruese kundrejt bankës për efekt financiar të mandateve të V. Ahmetit. Ekspertët nuk mund të jepnin përgjigje.
Lidhur me pyetjen në se aktet e nënshkruara nga guvernatori i Bankës kanë qenë të detyrueshme përgjigjja në ekspertizë është se shlyerja e borxhit të jashtëm është e drejtë dhe kompetencë e bankave.
Të pandehurit ishin dakord me akt-ekspertizën.
Më pas prokurori drejtoi disa pyetje në përgjigje të të cilave ekspertët thanë:
Në legjislacionin botëror nuk shihet e nevojshme të verifikohen firmat e lëshuesit dhe pranuesit përpara se të skontohet një kambial.
Kambialet që kanë firmën e një banke janë më të preferuarit por edhe sot kanë rrezikun e tyre. Qëllimi i skontimit të një kambiali është fitimi.
Në fund ekspertëve ju drejtori pyetje dhe avokati Sanxhaku. Me vendim të gjykatës ekspertët me këtyre pyetjeve do t’u përgjigjen me shkrim me datën 24 kur të hapet seanca tjetër në ora 9.00.
Përgatiti: EDI PALOKA
BSPSH - jo pranohet anëtare e Sindikatës Ndërkombëtare të Shërbimeve Publike
Nga data 2-8 gusht 1993, në Helsinki u zhvillua Kongresi i 25-të i Sindikatës Ndërkombëtare të Shërbimeve Publike. Në këtë kongres, mori pjesë edhe një delegacion i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, njohur zyra e informacionit të BSPSH-së.
Në një nga mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv, BSPSH-ja u pranua anëtare e kësaj familjeje të madhe të fuqishme të sindikatave botërore.
(ATSH)
55 firma konkurrojnë për projektin për rehabilitimin e 65 km rrugë të rrethit të Tiranës
Më 16 gusht përfundoi faza e parë, ajo e regjistrimit të firmave që do të fitojnë të drejtën për realizimin e projektit të projektit për rehabilitimin e 65 km rrugë të rrethit të Tiranës.
Më 16 gusht përfundoi faza e parë, ajo e regjistrimit të firmave që do të fitojnë të drejtën për realizimin në praktikë të projektit për rehabilitimin e 65 km rrugë të rrethit të Tiranës. Për të marrë pjesë në këtë konkurs u paraqitën 55 firma të huaja, firmat të përbashkëta si dhe disa firma shqiptare.
Projekti që kap një shumë prej 18 milion dollarë do të financohet nga Banka Botërore. Marrëveshja për këtë është nënshkruar që më 7 korrik. Sipas projektit do të punohet për rikonstruksionin e rrugës Tiranë - Vorë, Tiranë - Krujë, Tiranë - Elbasan, Librazhd - Qafë Thanës, si dhe për kompletimin e rrugës Fushë-Krujë-Mamurras e Mamurras - Milot.
Deri më 30 shtator firmat konsulente detyrohen të paraqesin propozimet e tyre, ndërsa vlerësimi i tyre do të përfundojë deri më 1 nëntor.
(ATSH)
DEMOKRACIA E AKUZUAR
Demokracia e re dhe e brishtë, sado që ndodhet në hapat e parë të saj, është vënë nën një breshëri akuzash e shpifjesh nga brenda akuzash të pagëna e më absurdete, më të padenjta e më ciniket, me të vetmin qëllim që asaj t’i lidhen këmbët e t’i fikën energjitë dhe mos mund të bëjë asnjë hap përpara.
Në madh shprehim një numër të sulmohen sot demokrala shqiptare, shteti i ri demokratik, PD, Presidenti i Republikës me ashpërsi të egërsi, me dashakeqësi dhe cinizëm, sikur këta të mos ishin shqiptarë, po uzurpatorë të dyndur prej kohra të lashta të barbarisë prej kush e di nga ç’vend i largët. Akuzohet shteti shqiptar e demokracia shqiptare, sado që ndërkohë, kur mbrohen e lihen në heshtje (dhe mbrojtja gjithashtu është mbrojtje) PPSH dhe liderët e kuq që ag krime kanë kryer në kurriz të popullit shqiptar, sigurimsat që kanë rrënuar, torturuar, dhunuar, masakruar mijëra njerëz të pafajshëm; mbrohen ata që me dorën e tyre kanë marrë në mijëra jetë njerëzore, për të vetmin faj se nuk mund të pajtoheshin me diktaturën dhe shkatërrimin e Shqipërisë; mbrohen ata që kanë vjedhur e shfrytëzuar në mënyrë të paturpshme mundin dhe djersën e popullit shqiptar, që u robtua si skllav në punë të rënda për një kafshatë bukë; mbrohen ata që rrënuan kulturën, artin; mbrohen ata që prishën traditat e mira dhe mohuan gjithçka shqiptare veç që t’i bënin qejfin tavarisht Stalinit dhe druzhe Titos; mbrohen ata që helmuan shpirtrat e pafajshëm të njerëzve me një ideologji të mallkuar; mbrohen ata që për cunuan njeriun me monstrën e vet absurde - njeriun e ri të partisë, Lei Fenin shqiptar.
Po çfarë faji të madh duhet të ketë bërë demokracia shqiptare që akuzohet kaq rëndë? Çfarë fajit kanë bërë PD, shteti demokratik, Presidenti që sulmohen nga egjë-
Çështja «ARSIDI»