26/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 gusht 1993

« JAM VËRTET I IMPRESIONUAR NGA ZHVILLIMET E VENDIT TUAJ »

- Nga takimi i Presidentit Berisha me parlamentar in gjerman, Shvarc - Jam vërtet i impresionuar nga zhvillimet e vendit tuaj në këtë periudhë të shkurtër, - i tha parlamentari gjerman, zoti Stefan Shvarc, Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha, në takimin që patën ditën e martë. Kam ndjekur me interes nëpërmjet shtypit dhe TV-së zhvillimet në vendin tuaj, por kjo që po shoh këtu, ky zhvillim i shpejtë dhe i dukshëm më ka impresionuar. Presidenti Berisha nga ana, e tij e njohu burrin gjerman me ecurinë e zhvillimeve demokratike të të gjitha fushave, si dhe e falënderoi për ndihmën e çmuar që qeveria gjermane i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë si në rrafshin ekonomik ashtu edhe atë politik. Më pas biseda u përqëndrua në gjendjen tepër të rëndë në rajon, për mundësitë e shman gies së përhapjes së konfliktit, i cili do të ishte me pasoja katastrofike, ndikimin e çmuar që Gjermania po u jep demokracive të reja në Evropë, qoftë në planin bilateral, qoftë nëpërmjet Komunitetit Evropian. Gjithashtu, Presidenti Berisha dhe zoti Shvarc biseduan gjerësisht për gjendjen e rëndë të kosovarëve nën Serbinë. (ATSH)

EKSTREMISTËT E MAJTË FESTOJNË PËRVIETORIN E GAZETËS SË E. HOXHËS

Kaloi një vit kërkues ish-partia komuniste ndërroi emrin për herë të dytë dhe nga PP u vetëquajt PS. E njëjta gjë ndodhi dhe me organin e saj «ZP». Edhe ky organ kaloi nga organ i PP në organ të PS, vetëm se emrin nuk e ndërroi për t’u bërë të qartë të gjithëve se «ZP»- ishte po ajo që kishte qenë dhe se ndryshimi i fundit nuk ishte asgjë veçse një ndryshim i parafundit. Në disa raste, në fushatat e tyre propagandistike të ashtuquajturit socialistë, në kryesinë e të ashtuquajturës PS, janë munduar të tregojnë se PS nuk ka lidhje me PK dhe PP. Po ashtu, duke përdorur absurditetin, thonë se dhe «ZP»- nuk ka asnjë lidhje me «ZP». Qëllimi i një propagande të tillë është më se i qartë. Revolucioni i 90-ës shprehju gjithë urrejtjen dhe neverinë e shqiptarëve ndaj komunizmit dhe për përkrahjeve të tij. Në qendër të qeverisjes popullore ishte dhe zëdhënësja e komunizmit dhe enverizmit shqiptar. «ZP» dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe. E themeluar nga E. Hoxha, «ZP» u bë përcarësja më e madhe e shqiptarëve. Ishte «ZP» që trumbetoi «fitoren» e përqarjes së Mukjes. Ishte «ZP» që u thurte lavde Titos e Stalinit, këtyre «miqve të mëdhenj të popullit shqiptar». E, megjithatë, me paturpësi (ose për të mbuluar turpin) në krye të organit të PS nën titullin «Nderim për «ZP»», fletushka e themeluar nga E. Hoxha në gusht të ’42-shit cilësohet si organ qendror i LANC. Mbas neve ’40 «ZP» do të ishte ideatore dhe ekzekutore e LANÇ mbi bazë ’40 «ZP» do të ishte ideatore dhe ekzekutore e krimeve të PK dhe PP ndaj shqiptarëve. Në faqet e «ZP» viktimat e pafajshme të krimit të kuq do të denigroheshin dhe demoralizoheshin. Në «Nderim për «ZP» shkruhet se «ZP» paska bërë thirrje për liri, demokraci dhe përparim. Ka bërë thirrje «për liri» dhe në këtë thirrje të «ZP» u ngritën burgjet e Spaçit, Burrelit, u ngrit burgu i madh Shqipëri i rrethuar me tela me gjemba. Ka bërë thirrje «për demokraci» dhe mbas kësaj thirrjeje u mbushën burgjet me viktima, i vetmi faj i të cilëve ishte se kërkonin liri e demokraci. Ka bërë «thirrje për përparim» dhe me këtë thirrje në vitet ’70 u shkatërrua inteligjenca shqiptare, me këto thirrje Shqipëria u mbush me bunkerë dhe mbeti vendi më i varfër i Evropës. Të gjithë e dimë se për çfarë bëjnë thirrje «ZP», thirrje për gjak mes shqiptarëve thirrje për luftë kundër imperializmit, thirrje për luftë kundër mbeturinave borgjeze, thirrje për luftë kundër pronës private, thirrje për luftë kundër kulakëve, koka-kolës e blu-xhin-save. Kjo ishte «ZP» dhe këtë e dinë mirë dhe këtë socialistët, prandaj flasin për rinovim, prandaj thonë që PS nuk ka lidhje me PP. Vetëm se fjalia u del absurde kur thonë që «ZP» nuk ka lidhje me «ZP». «ZP» e ka treguar se do të mbetet ajo që ka qenë, trumbetuesja e antikomunizmit, përçarjes së shqiptarëve, thirrjeve për gjak (ose thyerje kafkash), luftës kundër imperializmit amerikan (ose ambasadorit amerikan). Megjithatë krerët e PS - «ZP» vazhdojnë të përpiqen që prostituten plakë ta paraqesin si virgjëreshë të njomë. Sipas tyre, bota duhet ta kuptojë që ata janë rinovuar. Por ja që nganjëherë përveç gabimeve asgjë tjetër nuk kanë foshinore. Kështu, pasi u lodhën dhe u kërkuan se «ZP» nuk ka lidhje me gazetën e themeluar nga E. Hoxha, me ish-organin e PK PP, papritur ngrënin dolli me ditar... për 51 vjetorin e «ZP». Pra, me gojën e tyre pranojnë se virgjëresha «ZP» është vetëm plakushja 51-vjeçare. Vërtetë këtu herë kanë sharruar të përmendin themeluesin dhe kryeredaktorin e saj të parë, por nuk harrojnë të përmendin të kaluarën e lavdishme me «ZP». Duke «nderuar» «ZP» 51-vjeçare, krerët ekstremistë të PS nderojnë periudhën kriminale 50-vjeçare të partisë së tyre duke zhdukur kështu maskën e të rinovuarve.

Europa «në mbrojtje» të Nanos

«Nanos i janë shkelur të drejtat po aq sa i janë shkelur minoritetit grek në Shqipëri» - deklaron një deputet eurogrek. Në numrin e djeshëm të «ZP» botohet pyetja që Eurodeputeti i Koalicionit (të majtë) Aleksandros Alavanos (përsëri grek) i drejton ministrave të jashtëm të KE, për lirimin e F. Nanos. Sipas grekut Alavanos «Të gjitha faktet tregojnë se kemi të bëjmë me ndjekje për qëllime politike». Dhe ja cilat janë «faktet» dhe «argumentat» që sipas grekut vërtetojnë tezën e tij. Fakti që prokurori që urdhëroi arrestimin e Nanos ishte i ri. Pra një prokuror i ri qoftë edhe i sapoemëruar nuk paska të drejtë të lëshojë urdhër arresti. Argumenti i dytë «i fortë» është se ndërsa Nano akuzohet për shpërdorim 8 milion dollarësh, familja e tij banon në apartament me 4 dhoma. Pra Nano duhet të kishte ndërtuar menjëherë një pallat që të vërtetohej se ai ka vjedhur ndihmat. Por argumenti më «i fortë» që i bën tezës së tij deputeti eurogrek është kur thotë se: «burgimi i Nanos koincidon me shfaqjen të shumta të sjelljes antidemokratike» të regjimit të Berishës». Ndër këto «shfaqje antidemokratike» eurogreku rendit dhe: «shkelje të të drejtave të minoriteteve greke». Ja pra ku është thelbi i kësaj deklarate tjetër që shpreh lidhjet tashmë të njohura të Nanos me të majtët e Greqisë. Duke shfrytëzuar çështjen Nanos, Alavanos ngre përsëri çështjen e minoritetit grek, çështje e cila dihet mirë që nuk ekziston. Pra rrjedhimisht kushdo që e di se sa shkëlqen të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, mund të bëjë analogjinë: sa i shkelën të drejtat minoritarëve aq i lanë shkëlqeur dhe Nanos. Sidoqoftë fakti që një grek, përfaqësues i së majtës, ngrihet në mbrojtje të Nanos dhe nuk harron të përmendë të drejtat e minoritarëve në Shqipëri, tregon dhe njëherë se çfarë lloj kompromisi ekziston midis këtyre personazheve.

Pritje në Selinë e Partisë Demokratike shqiptare

Ditën e martë mbasdite, në selinë e PDSH, kryetari i saj, z. Eduard Selami, priti deputetin e EDU, Partisë Demokratiane Gjermane në Bundestagun gjerman, z. Shvartz. - Është kënaqësi, - theksoi në fillim të takimit z. Eduard Selami, - të takohem sërish me një mik të Shqipërisë dhe një përkrahës të demokracisë së re shqiptare. - Më tej, z. Selami bëri një ekspozë të shkurtër të situatës politike-ekonomike në Shqipëri, duke evidentuar arritjet dhe vështirësitë e tranzicionit të shoqërisë. Natyrisht, rëndësi, theksoi z. Selami, ka veçanërisht ndihma e KE dhe strukturave të tjera ndërkombëtare dhe në këtë kuadër ai theksoi përkrahjen e Gjermanisë ndaj proceseve demokratike në Shqipëri. Ju përgëzoj, theksoi duke marrë fjalën z. Shvartz, për arritjet tuaja. Dhe kjo ndihet jo vetëm këtu, në vend, por edhe në rritjen e reputacionit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Politika perëndimore, vijoi z. Shvartz, është e interesuar të mbështesë demokracinë e re në vendet e Evropës Lindore. Midis të tjerash z. Shvartz u interesua dhe për strukturat e funksionimin e PDSH. Z. Selami e informoi dhe vlerësoi eksperiencën e fituar nga partitë e demokracive perëndimore. Të pranishëm ishin mendimet e shprehura nga të dy bashkëbiseduesit për situatën dhe krizën në rajonin e Ballkanit. U vlerësua politika e paqes në rajon e ndjekur nga Shqipëria, e cila më të drejtë është konsideruar si faktor stabiliteti. Parandalimi i shtrirjes së rrezikut të luftës në jug të ish-Jugosllavisë ishte preokupacioni i përbashkët. Në këtë kuadër u kërkua banjë politike më aktive e frytdhënëse e Komunitetit Evropian dhe e strukturave të tjera ndërkombëtare. Biseda, e cila u zhvillua në frymën e mirëkuptimit të ndërsjelltë, zgjati rreth një orë Zyra e Shtypit dhe Informacionit të PDSH

Ministri Serreqi takohet me z. Schwartz

Dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ministri Alfred Serreqi priti deputetin e CDU, Partisë Demokristiane Gjermane në Bundestag gjerman, zotin Schwartz. tha se ajo duhet ndihmuar në të gjitha planet, duke theksuar se një Shqipëri e fortë ekonomikisht dhe politikisht do të ndihmojë shumë më...

Tirana-informacion

U ça rrethimi i Ajdin Sejdisë!! Më në fund u ça edhe rrethimi i hekurit i Ajdin Sejdisë. Këtë e dëshmojnë kioskat e shumta të cilat në formë kuadri kanë rrethuar grumbullin 60 mijë metër kubësh. Thuhet se me një vendim të K.M. rrethimi i kësaj grope i ka kaluar në administrim Ministrisë së Turizmit por sa duket ajo është dakort që ky rrethim me panele metalike të vidhet e të shpër-dorohet. S’dihet nëse këtë ngjlliznchë ajo e shfaq nga inati për Ajdin Sejdinë; veçse fakt është se sot aty çdo qytetar mund të marrë panelet e tëra lirshëm pa u trazuar nga askush! Nga vendosja me ngut e kllosave mësohet edhe diçka tjetër. Gropa e Ajdin Sejdisë do të vazhdojë të mbetet «gropë» në mes të Tiranës edhe për shumë kohë.

Filloi prishja e ndërtimeve pa leje

Me një komision të posaçëm të organizuar nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me policinë, filloi prishja e ndërtimeve pa leje. Deri tani janë rrezikuar banesa të ndërtuara pa leje në Kodër-Kamëz dhe tek vila e gjermanëve. Prifti që këtë prishje të pasojë tek fusha e avllandonit etj. (vijon në fq. 13)

me Z. Schwartz

Dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ministri Alfred Serreqi priti deputetin e CDU, Partisë Demokristiane Gjermane në Bundestagun gjerman, zotin Sehwartz. (Shvarc). priti deputetin e CDU, Partisë Demokristiane Gjermane në Bundestagun gjerman, zotin Sehwartz. (Shvarc). Takimi që shumë i frytshëm dhe i hapur. U shkëmbyen mendime lidhur me periudhën e tranzicionit në Shqipëri, për zhvillimet në Ballkan e në Bosnjë. Z. Schwartz vlerësoi Shqipërinë si faktor stabiliteti në Ballkan dhe të ndihmojë shumë më mirë në zgjidhjen e problemeve. Në takim pati unitet të plotë mendimesh në vlerësimin e krizës si një rrezik real jo vetëm për rajonin, por edhe për të gjithë Evropën e më gjerë, gjë që u vë në provë të gjitha institucionet ndërkombëtare. Kjo nuk është luftë e Bosnjës, e një pjesë të ish-Jugosllavisë, por një krizë e thellë, që dëshmon paaftësinë e rinë e përpjekjeve të Komunitetit Ndërkombëtar dhe mosnjohjen e thellë të problemeve që dalin në pah gjatë periudhës së tranzicionit postkomunist.

Rruga e re Tiranë - Durrës

Në muajin tetor të këtij viti parashikohet të fillojnë punimet për ndërtimin e fazës së parë (Tiranë-Vorë) të rrugës së re Tiranë-Durrës. Për këtë qëllim qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion edhe fondin përkatës për 5 kilometra të para. Ndërtimi i kësaj rruge, që do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën e transportit, do të bëhet me faza, në varësi edhe të fondeve monetare. Ajo do të ndërtohet në krah të rrugës ekzistuese, të dyja së bashku do të kapin një gjerësi afër 19 metra, duke plotësuar kësisoj standardet europiane të një autostrade për qarkullimin e automjeteve me shpejtësi 80 deri në 100 km në orë. Për ndërtimin e kësaj rruge, si dhe për mbikëqyrjen e punimeve, sipas konkursit të shpallur nga ministria e Transporteve dhe e Komunikacioneve, konkuruan ... (?) sot, janë regjistruar, 19 firma shqiptare, si dhe firma të huaja austriake, çeke, sllovene, italiane kuvajtiane etj. Vlerësimi i firmave të paraqitura do të bëhet deri në 15 shtator, ndërsa fillimi i punimeve parashikohet në muajin tetor. (ATSH)

Korrespondencë e Tos(i)t nga burgu

Pasi ishte paralajmëruar disa herë, se në bazë të rregullores nuk lejohej korrespondenca e tij nga burgu; për arsye të shkeljes së vazhdueshme të kësaj pjesë të rregullores, Fatos Nano «u dënua» që për 10 ditë të mos kishte kontakte me jashtë. Letra e fundit ilegale e Nanos «u kap» përpara disa ditësh. Nano premtoi se nuk do ta shkelte më rregulloren por përsëri tentoi të kalonte një letër «të mbushur me udhëzime». Letra çuditërisht duket e shkruar si prej një analfabeti dhe afjoral i përdorur mund të ngatërrohet me një zhargon rrugësh. Tre gjirohet përshpita se Tosi ka dashur t’i përshtatet ndonjë klase të caktuar. Letra fillon: «Të dashur vëllezër kombinasit!» Nuk dihet për cilët e ka fjalën Tosi sepse ata që ai i quan «vëllezër kombinasata» ishin ndër të parët që ia nxorrën tymnin qeverisë Nano. Më poshtë kryetari i PS shkruan: «Inati dhe takati më janë shuar» dhe shpjegon çka më shëndet është shumë mirë. Që Tosi është mirë këtë e tregon dhe koka e fryrë qerosë në fotografi e tij të dalë nga burgu. Çudi pra se si «ZP» flet për trajtim çnjerëzor të Tosit kur ai vetë ndihet mirë në qelinë e tij. Tosi shkruan që i është shitur dhe inati. Kjo bie ndesh në kundërthëniet me natyrën e tij «tolerante». Bile në një nga letrat e botuara tek «ZP» Tosi del jo pak por në rolin e vetë Jezusit kur thotë: «Fali o at se s’dijnë ç’bëjnë». Lidhur me këtë, pra në shkrimin prej besimtarë të Tosit, që ai kërkon ta verë here pas here në dukje) në letrën ka një frazë ku shkruhet: «...lirim nuk e presim nga Sala, as nga allahu». Pra Tosi nuk paska besim tek allahu, nuk paska besim tek drejtësia e zotit siç mundohet të paraqitet në publik të gjerë. Me siguri ai dhe miqtë e tij adhurojnë Satanain si e adhuronin dhe Enverin, të dërguarin e tij në tokë. Sa për «inat» e Tos(it), është mirë që t’a ruaj kokën tullace sepse po të provoj e ta përplasë në murë nuk i del mirë. Të jetë i bindur që muri do të dalë më i fortë. Duke qenë shumë popullor, Tosi pasi uron pjesëmarrësit në miting dhe i quan «të mirë e të fortë», shkruan: «...edhe këtu brënda ka çuna të mirë (nënkupto: si ju), e më poshtë, paska qerasur që ka hyrë në lidhje me ta, vazhdon: «kanë fillu ta hap. Lojën me praninë e roja...» Vend më të përshtatshëm për të bërë pranime të reja në PS Tosi nuk mund të gjejë, kështu dhe roli i tij si kryetar bëhet më i pranueshëm dhe i bindës. Bie në sy që të gjitha fjalët në letër mbarojnë me pikëçuditje! Nuk dihet nëse Tosi cuditej pas çdo fjale që shkruante apo deri aty arrinte njohuritë e tij për gjuhën. Së fundi, do t’i lutëshim drejtorisë së burgut që letra të tilla të Tos(it) jo vetëm të lexohen por edhe të botohen në gazeta. Sidomos nga nga se drejtoria nuk i lejon do të këshillonim T’ua shkruan letrat shkruesve të tij të bravë me guxim. EDI PALOKA

Të jemi shqiptarë

Sot si asnjëherë ka dalë në rend i ditës të qenit dhe të ndjerit shqiptar, e respektimit të njëri-tjetrit, e dashurisë për atdheun, e krenarisë shqiptare. Për 50 vjet diktatura e kuqe punoi që të urrenim njëri-tjetrin me luftën e klasave, që të kishim frikë njëri-tjetrin si njerëz mund të ishte i sigurimit. Ajo na varfëroi deri në atë shkallë sa na hapi turpi dhe na iku zakoni i bujarisë dhe i mikpritjes. U mundua të na zvontonte si njerëz dhe si shqiptarë. Për 50 vjet ata u çanë duke thurrur për «komunizëm» e çuan Shqipërinë në buzë të greminës sa sa nuk mund të krahasoheshim as me vendet e varfëra të Afrikës. Për 50 vjet harrova Kosovën e Çamërinë, bënë historinë si e deshën vetë duke filluar nga 1941, në një kohë që jemi një ndër popujt më të vjetër në Ballkan. U lidhëm me rusët e kinezët, në një kohë që ishim një zëmër të Evropës. I qanë hallet tërë botës, në një kohë që ishin bërë për t’u qarë vetë. I shpallën luftë tërë botës në një kohë që ne ishim në pragun e urisë kronike. Trumbetuan vese sukses dhe fitore në një kohë që vendi kishte marrë tatëpjetën. Po sot çfarë bëjnë sot pasardhësit e tyre? Të mësuar me pushtetin e plotë mbi popullin, tani që e kanë humbur, janë bërë si bishat e kërkojnë me çdo kusht destabilizimin e situatës në vend. E kjo s’i shërben askujt përveç atyre vetë dhe shovënëve. Të gjithë shqiptarët e ndërtojnë pajtimin kombëtar, por jo pa u përpjekur ata që e përçanë kombin. Të mësohemi me gjak, shkaktuan në prillin e Shkodrës. Nuk më lihen nga mendja vargjet e këngës (Vijon në faqen 3)