TELEGRAM
Zotit Ibrahim Rugova
President i Republikës së Kosovës
Zoti Kryetar,
Aksidenti i rëndë në Fushë-Kosovë ka hidhëruar pa masë shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që janë.
Ju dhe të gjithë familjeve të dëmtuarve ju dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta.
Presidenti i Republikës
Sali Berisha
Baba Rexhepi i Detroitit i ka dërguar një letër presidentit SALI BERISHA
TIRANË. - Presidenti i Republikës, Sali Berisha, ka marrë një letër nga Hirësia e Tij, Baba Rexhepi i Detroitit.
Ai pasi e la për dekoratën e la të Presidentit ka akorduar atë, midis të tjerave thotë se:
Tanl, pasi vitet rrjedhën, fillol lëvizja për demokraci e pluralizëm edhe në Shqipëri dhe Ju u vutë në krye të lëvizjes demokratike në vendin tonë. Unë, vërtet se plak, dhe shumë larg nga Atdheu ynë i dashur, por i kam ndjekur zhvillimet e situatës hap pas hapi. Kur na u dha rasti që të njiheshim sëbashku nëpërmjet zotit Ekrem Bardha, këtu në Detroit, e krijova bindjen se kisha të bëja me një kryetar partie i cili ishte atdhetar, i vendosur në pikpamjet e tija dhe për më tepër i ndershëm. Kjo që arrësyeja që më bëri t’ju mbështes në mjediset e diasporës, këtu.
Duke e lutur Zotin e Madh që në të ardhmen, së bashku me shokët dhe bashkëpunëtorët tuaj, Ay t’Ju ndihmojë që në secilën rrethanë të caktuar të dini të zgjidhni më të mirën lidhur me fatet dhe interesat e shtetit dhe të kombit tonë, po i mbyll rreshtat që po ju shkruaj, duke Ju falenderuar edhe Ju shprehur konsideratën time më të lartë.
(ATSH)
« NE RAST SE KONFLIKTI DO TE ZGJEROHET NE KOSOVE, KUNDER SERBISE DO TE HIDHEN BOMBA »
- USHTARAKISHT KONFLIKTI NE ISH-JUGOSLLAVI «MUND TE ZGJIDHET BRENDA 72 OREVE».
- NE E KONSIDEROJME SHQIPERINE FAKTOR STABILITETI NE BALLKAN.
KONFERENCA E SHTYPIT E DEPUTETIT DEMOKRISTIAN TE BUNDESTANGUT STEFAN SHVARC I NGARKUAR ME PROBLEMET NE ISH-JUGOSLLAVI.
Dje rreth orës 10.00 në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve deputeti i Bundestagut, Shvarc, i cili bëri një vizitë disa ditore në Shqipëri, dha një konferencë shtypi.
Zoti Shvarc shoqërohej nga kryetari i PD z. Eduard Selami.
Në fillim të fjalës së tij z. Shvarc përmendi përmbysjet e mëdha që kanë ndodhur në Evropë dy tre vitet e fundit duke paraqitur Shqipërinë si shembullin më të mirë të tyre.
Në këtë prizëm ne kemi ndjekur me vëmendje shumë të madhe zhvillimet e demokracisë në Shqipëri - tha ai.
Konkluzioni që mund të nxirret nga takimet me përfaqësues të shtetit shqiptar, por dhe nga bisedat në rrugë me njerëz të ndryshëm, është se këtu po zhvillohet një dinamikë e madhe, ndihë dhe preket fakti që këtu po ecet përpara dhe njerëzit janë optimistë edhe pse janë të ndërgjegjshëm për vështirësitë ekonomike.
Duke folur për gjendjen në rajon z. Shvarc theksoi se dhe gjendja ekonomike e Shqipërisë është mbuluar nga hija e luftës në rajon.
Lufta në rajon mund të shihet në disa aspekte; ekonomike, nacionale etj., por ka një pikë që ka të bëjë kryesisht me parimin e Millosheviçit «Unë do t’a çliësoja atë si një ringritje të A. Hitlerit në...»
Duke folur për faktin që Amerika, Gjermania, Hollanda dhe të tjerë janë për ndëhyrje të fortë z. Shvarc theksoi se nuk bëhet fjalë për një politikë antisërbe, por kundër Millosheviçit ose më mirë një politikë për demokracinë, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut».
Lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve z. Shvarc sqaroi se është më mirë të ndihmohen vendet nga refugjatët.
Pyetjes në se populli i Bosnjës u sakrifikua për shkak të besimit të tyre musliman z. Shvarc ju përgjigj se ky është një nocion i gabuar. Nuk ka luftë midis kristianëve dhe myslimanëve. «Gjithë situata lidhet me Millosheviçin... me Serbinë e Madhe... Është një luftë e serbëve ekstremistë kundër gjithë atyre që nuk janë serbë».
Ne duhet t’a bëjmë të qartë këtë qëllim të serbëve.
Më poshtë lidhur me rolin e Shqipërisë z. Shvarc tha: «Ne e shohim Shqipërinë si një faktor stabiliteti në Ballkan».
Për politikën greke ai theksoi se një pjesë të saj e sheh me skepticizëm», por kam besim vazhdon ai - se do të fitojmë përsëri përmarrësetë grekërve».
mjerësit dhe gjendja ekonomike e Shqipërisë është e ka një pikë që ka të bëjë krejtësisht me parimin e Milosheviçit Hitleri në Jugosllavi». Në qoftë se Komuniteti Ndërkombëtar do të veprojë deri tani në mënyrë të rezervuar ndaj këtij fenomeni, ekziston një rrezik i madh, që mund të sjellë shpërthimin e luftës së III Botërore brënda këtij shekulli. Flakët e luftës do të lëvizin drejt Evropës «Unë do t’ju bëja thirrje që me shembullin tuaj të stabilitetit në Ballkan të merrnit një rol e dhe më aktiv për t’a përshkruar në mënyrë preçize eventualitetin e një lufte të tretë Botërore.
Zoti Selami që e mori fjalën më pas falenderoi z. Shvarc dhe bëri paraqitjen si i caktuar nga parlamenti gjerman për të mbuluar krizën në ish-Jugosllavi. Zoti Selami theksoi se gjatë bisedimeve të kryera me z. Shvarc u arrit në konkluzione të përbashkëta përsa i përket krizës në rajon dhe problemeve të tjera.
Më pas deputeti Shvarc ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
I pyetur lidhur me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, dhe OKB, z. Shvarc tha se NATO, OKB dhe Komisioni i Mbrojtjes në vendin tim duhet të përpiqen t’a pengojnë fenomenin Milosheviç.
«Ne njohim situatën ushtarake, ne kemi dhe zbulues me satelit, aq sa arrijmë të dallojmë dhe mjekrat e ushtarëve. Sigurisht që kemi dhe sisteme raketash shumë preçize kemi gjithashtu dhe objektivat tona... kemi fiksuar se sa bunkerë dhe pika goditjeje janë... Është një çështje që mund të zgjidhët, po të përmendja fjalët e një oficeri të NATO-s, brënda 72-oreësh.
I pyetur mbi rolin e përfaqësisë së Shqipërisë në fjalët e tij, vazhdon ai - se do të fitojmë pjesën dërrmuese të grekërve».
Edhe Presidenti Jelcin është më i interesuar që të fitojë demokracia dhe jo njerëzit që duan t’a përmbysin atë.
I pyetur mbi rolin që luan në zgjidhjen e konfliktit zgjidhja e problemit të Kosovës z. Shvarc tha se me heqjen e autonomisë së Kosovës konflikti ka marrë një pamje të re.
«Unë jam i mendimit që Millosheviçi dhe ata që ka rrethull nuk e njohin gjuhën e civilizimit me të cilën duhet të flasim me njerëzit. Prandaj atyre u duhet thënë hapur. Unë jam i mendimit që Millosheviçit duhet të pengohet ushtarakisht.
«E sigurt është që udhëheqja serbe do s’do ka respekt për trimërinë e shqiptarëve, por duhet thënë gjithashtu se dhe amerikanët dhe shtetet e tjera kanë marrë iniciativa për të penguar qëllimet e Millosheviçit».
Në qoftë se konflikti do të zgjerohet në Kosovë atëherë kundër Serbisë do të hidhen dhe bomba. Kjo i është bërë e qartë edhe Presidentit serb Millosheviç.
Duke ju përgjigjur një pyetje lidhur me marrëdhëniet midis partive z. Shvarc theksoi mbështetjen që partia e tij i jep PD, sidomos për futjen e saj në Bashkimin Demokratik Evropian.
Zoti Shvarc ju përgjigj edhe pyetjeve të tjera të gazetarëve.
Përgatiti: EDI PALOKA
Qeverisë së Republikës së Kosovës Kryeministri i strit’ zotit Bujar Bukoshi
I dashur zoti kryeministër,
Është tejet e dhimbshme, e pikëlluese t’ju drejtohem sot për t’ju shprehur ngushëllimet e mia për fatkeqësinë e rëndë të Fushë Kosovës. Do të isha i lumtur t’ju kumtoja jo ngushëllime, por urime për çështjen dhe idealet tona të përbashkëta. Në një kohë të genocidit të pashëmbullt pushtues, të dhunimit të lirisë e të drejtave të njeriut të cilat ballafagohen padrejtësisht populli ynë i takon të përjetojë edhe fatkeqësi të tjera. Është një humbje e madhe jo vetëm për familjet e viktimave, të cilave u shpreh ngushëllimet e sinqerta, por për mbarë shqiptarët.
I dashur zoti, kryeministër, pranoni edhe ju ngushëllimet e mia dhe urimin që shumë shpejt të takohemi e të flasim për avancimin e çështjeve tona dhe padyshim për një kohë të re për mbarë shqiptarët në trojet e tyre e kudo që janë.
I juaji
ALFRED SE...EQI
Miratohet një plan sheshesh ndërtimi në Vlorë
VLORE. - Në bisedë me përgjegjësin e Urbanistikës, pranë Bashkisë së qytetit të Vlorës, Edmond Beqiri, mësuam se, Këshilli për Miratimin dhe Rregullimin e Territorit të këtij rrethi, këto ditë miratoi një plan sheshesh ndërtimi.
Në të përfshihen një numër i madh objektesh që do të ngrihen pranë depos së karburantit, si vila 2-3 katëshe, hotele e objekte të tjera. Shteti do të ndërhyjë vetëm me rregjet inxhinierik në këto sheshe, ku po punohet për kompletimin e tyre me rrjetin e infrastrukturës.
Investitorët për ngritjen e objekteve në këto sheshe do të jenë privatë. Autori i projektit është inxhinieri Arben Meksi.
Me përfundimin e parë të rekon-struksionit të aeroportit të Rinasit do të bëhet e mundur përpunimi
i më...
Gjatë shtatorit priten të vijnë ndihma ushqimore nga KE
Me përfundimin e parë të rikonstruksionit të aeroportit të Rinasit do të bëhet e mundur përpunimi i rreth 500 mijë pasagjerëve në vit
TIRANË. - Faza e parë e masterplanit të rikonstruksionit të aeroportit të Rinasit, për të cilin është shpallur edhe një konkurs nga ana e Ministrisë së Transportit dhe e Komunikacionit, parashikon një sërë punimesh, duke filluar nga rikonstruksioni i pistës së fluturimeve, të rrugëve lidhëse, rikonstruksionin e vendparkimit të avionëve, ndërtimin e urës së kontrollit dhe të ndërtesës së kontrollit të trafikut, vendosjen e sistemit të ndriçimit, shpërndarjes së energjisë, etj.
Kjo fazë është konceptuar si faza e emergjencës, pra e ndërhyrjes për të rikonstruktuar e përmirësuar sa më shumë të jetë e mundur gjendjen ekzistuese. Me përfundimin e saj do të bëhet e mundur të përpunohen deri në 500 mijë pasagjerë në vit. Ndërsa me fazën e dytë, që është konceptuar si faza e modernizimit, ky numër do të dyfishohet.
Sipas masterplanit vlera e shpenzimeve për fazën e parë do të arrijë në 110 milion DM, ose rreth 65 milionë dollarë. Gara midis firmave e kompanive do të zhvillohet mbi bazën e një pakete të plotë financiare, teknike-ekonomike, e cila do të ofrohet nga vetë këto firma e kompani.
Deri tani në konkursin e shpallur janë regjistruar 28 firma, nga të cilat 15 janë gjithashtu si më të përshtatshmet për të vazhduar garën. Ndërkohë vazhdojnë edhe regjistrimi i firmave të tjera, pasi konkursi vazhdon deri më 15 shtator. Më datën 3 tetor do të shpallet fituesi, ose fituesit dhe do të vazhdojë procesi i lidhjes së kontratave.
Punimet për rikonstruksionin e fazës së parë parashikohet të fillojnë gjatë muajit gusht dhe brenda vitit të përfundojë rikonstruksioni i pistës së fluturimeve. (ATSH)
Gjatë shtatorit priten të vijnë ndihma ushqimore nga KE dhe SHBA
Këto ditë mbërriti në portin e Durrësit anija «Jose Maria», prej së cilës po shkarkohen 5 700 tonë grurë, ndihmë nga Komuniteti Evropian.
Në bisedë me drejtorin e Drejtorisë së Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, Llukjan Janin, mësuam se gjatë muajit shtator në portin e Durrësit do të vijnë 5000 tonë gjalpë. 4 dërgesa me nga 500 ton vaj ulliri secila, si dhe do të livrohet diferenca prej 2100 ton mish, që të gjitha këto ndihma nga Komuniteti Evropian.
Po gjatë shtatorit, anije të ndryshme do të sjellin në këtë port 22 150 tonë oriz, ndihma nga populli dhe qeveria amerikane. Transporti i këtyre dërgesave do të bëhet me mjete shëtëtare dhe private, ndërsa rrethet pritëse po marrin masat për magazinimin e mallit.
Paralelizëm banal i «Alternativës SD»
Në një shkrim të botuar si kryeartikull në gazetën «Alternativa SD» dt. 25.8.1993, autori i tij bën një paralelizëm të treziskshëm dhe krejt të padrejtë ku krahason gazetën «ZP» organ 52-vjeçar i PP(S) dhe «RD» organ 3-vjeçar i Partisë Demokratike.
Nuk është thjesht mëshë që i bën të ndryshojnë këto dy gazeta, por është pikëspari pozicioni i veçantë politik i njërës dhe i tjetrës.
Ndërsa «ZP», kjo gazetë e komunistëve të të gjitha kohërave është e angazhuar në përpjekjet për rigjallërimin e komunizmit, përpjekjet e reformës dhe përhapjen e ndjenjës fataliste për ardhmërinë e shqiptarëve, «RD» ka luftuar dhe luan një rol historik në shembjen e komunizmit, në afirmimin e vlerave demokratike, në orientimin përparimtar drejt zhvillimit të ardhshëm të shoqërisë shqiptare.
Në këtë luftë të pandërprerë politike nuk e ka stimuluar «RD»-në as rrahja që i përfshiu, as propaganda artikullshkruese e K. Kasa që e shpallur «ZP» ... dhe PS qysh më 23 mars 1992, pikërisht një ditë pasi kishin ardhur në pushtet demokratët dhe deri më sot ajo ka marrë trajtën e një fushate të pambarim. Këtë fushatë me qëllime tërësisht destabilizuese dhe shkatërrimtare as ...
«RD» as PD nuk e kanë dëshiruar dhe as nuk e dëshirojnë, por janë për tolerancë dhe mirëkuptim, ofertat e marrëveshjes për pajtim kombëtar të «RD» nuk e kanë penguar «ZP»-në e as PS që të rrisin ofensivën e tyre antishqiptare deri në nënshkrimin e paktit të turpshëm me PASOK-un ose në thirrje për kundërrevolucion dhe luftë civile.
Në tërësi, «RD»-asnjëherë nuk ka shkruar ndo-mëherë «se sot në Shqipëri të bëjnë një luftë, kanë të gjithë të punësuar së shtrëmbëron me dashje artikullshkruesi «A. SD». Në vazhdimësi kemi theksuar se demokracia është në qëndrën e gjallë, një sakrificë marubopullore. Por kjo nuk e ka penguar «ZP»-në, as «Alternativën SD» që me ngjallin propagandë, tëpërshëllimë të rreme e një njerëzve ...
Artikullshkruesi në «Luftë politike me realitetin» bie në një paralelizëm politik dhe filozofik tek guxon të krahasojë PD me PS. Ideja se të gjitha partitë janë guvernantare dhe propagandane këmbëngulëse dhe të krahasuar PD me PS, shënon kulmin e marrëzisë dhe frymës antidemokratike të shkrimit të «Alternativës».
Kjo propagandë ka mundur të publikohet qysh para ardhjes në pushtet të PD, me qëllim krejtësisht të qartë: për të zbehur imazhin e PD në popull. Po kjo propagandë zhvillohet edhe sot tek «ZP»-ja «Alternativa SD»-e në ndonjë gazetë tjetër komuniste, për të thënë se PD nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga partia shtet.
E gjithë kjo ka mbetur gjithsesi vetëm një mjet dhe dëshpërim komunist, pasi jo vetëm programi i PD, ideja dhe veprimtaria e saj si parti në pushtet, por edhe tërë hapësira ndërkombëtare dëshmon se përpjekjet e saj për liri, për një frymë njerëzore të shtetit të realitetit historik dhe aktual të jetës sonë.
Për skandalin «Arsidi» kërkohet 17 vjet privim lirie!
- Arsidi, Majdin Sejdia Nr. 2 -
- Demokraci do të thotë zbatim i ligjvë...
Përsëri dje, në gjykatën e Tiranës u vazhdua me gjykimin e çështjes në ngarkim të të pandehurve Vilson Ahmeti, ish kryeministër, Agron Salihi dhe Agim Tartari.
Seanca u hap më dëgjimin e pretencës së Prokurorit të çështjes Ilir Marku.
Në mes të tjerash ai tha se në këtë vepër penale, janë të gjithë elementet e dënimit për shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 106 e 13 të Kodit Penal.
Të pandehurit kanë favorizuar shtetlin francez, Nikolla Arsidi. Me dashje dhe me bashkëpunim të njëri-tjetrit kanë shkelur ligjet në fuqi dhe detyrat e tyre funksionale.
Dëmi i shkaktuar nga këto veprime të kundraligjshme është qindra milionë lekë.
Referimin e pretencës së tij prokurori Marku e mbylli duke propozuar trupit gjykues edhe masën e dënimit të Kodit Penal të nenet 106 e 13 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Kështu i pandehuri Agron Salihi dënohet me 8 vjet privim lirie, i pandehuri Ahmet Tartari me 7 vjet, dhe ish kryeministri Vilson Ahmeti me 2 vjet privim lirie. Më pas e mori fjalën avokati Sanxhaku i cili kërkoi nga trupi gjykues 3 ditë kohë për të përgatitur mbrojtjen. Me mendimin e tij u bashkua edhe avokati Hoxha.
Trupi gjykues ra dakord me këto pretendime dhe vendosi që seanca tjetër të hapet më 30 gusht ditën e hënë në orën 9.00.
DYLEJMAN KARAJ
Përgënjeshtrim
Na befason shënimi i posaçëm në gazetës «Populli» të 21 gushtit 1993 se shkrimin e drejtorit të informacionit të brendshëm të ATSH, Mero Bazë e ka refuzuar edhe «RD».
Ky shkrim nuk ka hyrë as nga dera, as nga dritaret dhe as me faks në redaksinë tonë. Z. Mero ndoshta ka menduar ta sillte, por fakt është se nuk e bëri këtë hap. Ai e di më mirë këtë përse. U uronjë drejtuesve të gazetës «Populli» të mos bëjnë më trillime e lojra të tilla.
Redaksia e «RD»