11/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 prill 1993

“JAM I VENDOSUR TA DREJTOJ KUVENDIN ME QETËSI...”

Interviste me Kryetarin e Kryesise se Kuvendit Popullor, zotin PJETER ARBNORI Pas nje viti demokracie te vertete parlamentare -”...jo per te marre duartrokitje, lavderime, dafina...”- -”...Kam qene buzgaz... edhe kur isha i denuar me vdekje...”- -”Gjelberimi dhe muzika jane pasionet qe dominojne qenien time...”- RD: Zoti Pjetër: Si do ta kujtonit sot ate dite te nje viti me pare, kur , ne ate vend ku paradersh e hershem-xhelate tuaj kishin drejtuar Ku(q)vend-erobotesk, Ju u ulët per te drejtuar nje Kuvend Demokratik? Çasti ishte solemn. Por une prekem me teper nga ngjarjet qe kane te bejne me te tjeret se sa me mua. I tillë ishte çasti i perlotjes sime kur komuniko¬va zgjedhjen e Sali Berishes president. RD: Gjate ketij viti si ka evoluar edukata demokratike ne pergjithesi? Ne s'jemi mesuar ende me demokracine, prandaj nuk duket blafsemi kur opozita kerkon ... gjer ne miratimin e ketyre ligjeve? -Shumica e tyre eshte miratur si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Kjo eshte pozitive. Demokracia eshte konsensus, por eshte edhe shumice, kur s'gjindet konsensus. Ndryshe do te na dilnin si ato votimet 'unanime' te komunizmit, per te cilat njerzit qeshnin e fsheshurazi, pasi duartroknisnin hapur. Parlamenti eshte shesh lufte demokratike, u secili e ka thene e do ta thote hapur mendimin e vet, por duke zbatuar rregulloren dhe etiken... ynì. Me sa duket, këta gazetare i keqkuptojne kerkesat tona te perserittra per te punuar me teper. Intersiteti kerkohet nga nevoja dhe jo nga detyrimi per te bere te pamunduren. RD: Gjatë opozita kerkon

IMPENJIMI I SHBA NE ZGJIDHJEN E KRIZES NE RAJON ESHTE I NJE RENDESIE TE VEÇANTE

-Presidenti Berisha priti kongresmenin amerikan Angel- Presidenti i Republikes Sali Berisha, priti kongresmenin amerikan, Eliot Angel. Ne kete takim, Presidenti Berisha shprehu falenderimin ndaj Kongresit, Senatit e Qeverise amerikane per ndihmen e madhe qe i dhane e i japin Shqiperise ne vendosjen dhe ndertimin e demokracise e te ekonomise se tregut. Ai tha gjithashtu, se qendrimi i vendosur i Presidentit Klinton per te ndihmuar e mbeshtetur fitoren dhe zhvillimin e demokracive ne vendet e Evropes Lindore dhe ne Shqiperi, ka rendesi te madhe per ne ne kapercimin e veshtiresive te shumta qe hasin ne kete periudhe. Ne takim u diskutua gjere­sisht per marredheniet Shqiperi -SHBA dhe mbeshtetjen e gjithanshme te tyre. Po keshtu u trajtua edhe situata ne rajon, konflikti ne Bosnje-Hercegovine, gjendja ne Kosove dhe gjendja e shqiptareve ne Maqedoni. Te dyja palet kishin mendime te njejta per shkaqet dhe rrugët e zgjidhjes se krizes. Kongresmeni Angel tha se SHBA vlereson shume qendrimin e Shqiperise ne kete periudhe te veshtire te rajonit si dhe mbeshtetjen perpjekjet e saj. Presidenti Sali Berisha tha se, impenjimi i SHBA-se te veçante. Angazhimi i NATO-s ne detyrimin e zones se ndal­fluturimit e n sanksione te tjera ndaj Serbise, si dhe mosperdorimi i standarteve te dyfishta ndaj Milosheviçit jane faktore qe do te ndikojne ne zgjidhjen e konfliktit ne rajon. ATSH

ZOTI PJETER ARBNORI, NE KRYE TE NJE DELEGACIONI NE MAQEDONI

Me ftesë te kryetarit te Kuvendit te Maqedonise, Stojan Andov, mberriti per nje vizite zyrtare ne kete republike nje delegacion i Kuvendit Popullor te Republikes se Shqiperise, i kryesuar nga kryetari i Kryesise se ketij Kuvendi zoti Pjeter Arbnori. Ne piken kufitare te Qafe - Thanes, delegacioni shqiptar u prit nga nenkryetari i Parlamentit maqedonas Tito Petkovski. Kishte dale gjithashtu perfaqesuesi i Shqiperise ne Maqedoni , Leonidha Mertiri Ne vilen qeveritare “Maqedonia” delegacionit i uroi mireseardhjen Kryetari i Kuvendit te Maqedonise, Stefan Andov , dhe personalitete te tjera te larta. Takimin e pare , delegacioni shqiptar e zhvilloi me perfaqesuesit e partive politike shqiptare, Partise per Prosperitet Demokratik dhe Partise Demokratike Popullore, ne parti keto qe perfaqesohen ne Parlamentin maqedonas si dhe me perfaqesuesit e Partise Liberale. Takimi u zhvillua ne fryme mjaft te ngrohte e miqesore. ATSH

MESAZHI I Z.ZHAK SHIRAK PER PRESIDENTIN BERISHA

Ne mesazhin qe presidenti Sali Berisha ka marre nga Presidenti i RPR dhe kryetari i Bashkise se Parist Zhak Shirak, thuhet: Duke ju falenderuar ju shume sinqerisht per urimet qe me derguat me rastin e suksesit kombetar te levizjes qe une kryesoj, besoni se une jam i ndjeshem ndaj ndjenjave te ngrohta qe ka inspiruar tek ju kjo fitore. Ata deshmojne per vleresimin qe keni Ju dhe une per forcimin e lidhjeve te miqesise e kooperimit midis Frances dhe Shqiperise Shume perzemersisht ZHAK SHIRAK

Z EDUART SELAMI PRITI DELEGACIONIN AMERIKAN TE KRYESUAR NGA KONGRESMENI ELIOT ENGELL

- E Selami : Njerezit deshirojne te ndjejne prane investimet amerikane - - Engel : “ Do te bej gjithçka qe mund te ndihmoj Shqiperine “ Diten e premte, kryetari i PD dhe kryetari i komisionit parlamentar per politiken e jashtme z.Eduart Selami priti ne nje takim zyrtar delegacionin amerikan te kryesuar nga kongresmeni Eliot Engell. Kam mendimin -theksoi z. Selami, - se vija politike e SHBA ndaj Shqiperise ka favorizuar demokracine dhe forcat progresive politike shqiptare. Prononcimi juaj ne krah te tendences se re politike ne Shqiperi ishte me rendesi te veçante per arsye se populli yne e respekton mendimin realist amerikan dhe modelin tuaj te demokracise. Shqiperia, qe vetem dy vjet me pare, ishte ne prag te nje konflikti te ashper brenda vendit, sot eshte nje nga vendet e rajonit me te stabilizuar politikisht. Mbi 65 per qind votuan kandidatet per deputet te P.D. Jane dy vjet hapje ne politiken e jashtme e ne marredheniet me boten. Shpejtesia e reformes eshte e mire, krahasuar me vendet e tjera ish-komuniste. Por ndjenja e miqesise per SHBA tek shqiptaret-vijon me tej z.Selami, duhet ushqyer e konkretizuar. Njerezit deshirojne te ndjejne prane investimet amerikane qe mendoj se mund te fillojne nga infrastruktura. Duke u ndalur ne situaten ne rajon, z. Selami shprehu mendimin se SHBA mund te bejne shume per te parandaluar luften ne rajon. E kemi pershendetur inpenjimin e presidentit Klinton per zgjedhjen e krizes ne ish-Jugosllavi. Nga ana jone, -theksoi zoti Selami, se Shqiperia eshte nje partner serioz i politikes amerikane te paqes ne rajonin e Ballkanit. Situata eshte delikate dhe dalja e saj jasht kontrollit do te mbarse pasoja te rrezikshme. E ndjeva qe ne mberritje te vizites time, theksoi z. Engel, miqesine historike ndonjezot dhe popujve tane. Jam i impresionuar me ate ç’a keni bere ju e qeveria demokratike pas fitores. Ju, paraqiteni te suksesshem pas nje izolimi te gjate. Kur te kthehem ne Uashington do ti bej te njohur arritjet e zhvillimet e Shqiperise ne kete periudhe te shkurter. Do te shfrytezoj njohjen personale me presidentin Klinton, per t’ju ndihmuar. Do te bej gjithçka qe mund, te ndihmoj Shqiperine. Natyrisht s’do te jete jashtë vemendjes tone ekspozimi i mundesive dhe emergjenca juaj por investitorat amerikane. E pershendes qendrimin tuaj te vendosur per te ndjekur nje politike te paqes ne Ballkan. Me tej pjesetaret e delegacionit amerikan u interesuan per privatizimin duke theksuar rendesine e tij per investimet e mundshme. Z.Selami theksoi se po perpiqemi te pergjejmi sa me sakte te jete e mundur pyetjes se sa ketu i perket pronesia. Do te kthejme shtepite, dyqanet, fabrikat e vogla tek pronaret legjitime. Pas kesaj investitoret do te dine se me ke do te kontaktojne. Veshtiresite ekonomike qe kemi flasin dhe per nje ecje mbrapa, me larg se dy vjet s’dinim ku ishin e ç’fare shfagje primare. Prandaj dhe na nevojiten investime.Tashme e kemi nje ligj per investimet. E dime se investitoret duan te fitojne -vijoi z,Selami, - e ne nje te ardhme te afert duhet plotesuar kete ligj do t’ju japim shance per te fituar. Nje arsye tjeter qe vonon ardhjen e investitoreve eshte dhe rreziku real i nje lufte ne Ballkan. Interesimit per kerkesen e socialisteve per zgjedhje te reja, zoti Selami ju pergjigj se komunistet i duan ato tani, ndersa ne jemi te bindur se ato do te realizohen pas 3 vjetesh. Socialistët “gjejne “ kudo gabime e te meta, e ne propaganden e tyre synojne kaos e pasiguri. Ne mendojme se duhet te ndryshoje realist P.S., e jo vetem emrin. Ne gjirin e saj jane ende funksionare te larte te regjimit te kaluar. Z.Engel theksoi se eshte e lehte te kritikosh, por eshte e veshtire te realizosh ç’ka duhet. Sersi ju pershendes per hapat e hedhura ne kete kohe te shkurter. Ne takim ishin te pranishem dhe nenkryetari i PD dhe kryetari i grupit parlamentar te saj Ali Spahia si dhe ambasadori amerikan ne Shqiperi z. Rajerson. Zyra e shtypit dhe informacionit te Partise Demokratike

nje Kuvend Demokratik?

Çasti është solemn. Por une prekem me teper nga ngjarjet qe kane te bejne me te tjeret se sa me mua. I tillë ishte çasti i perlotjes sime kur komunikova zgjedhjen e Sali Berishes president. Çasti është Sali Berishes president. Nuk jam i pandjeshem, por teper i ekuilibruar per ngjarjet personale. Ndjej pergjegjesi te veçante per drejtimin e Kuvendit. Perpiqem te jem i drejte, dhe kurre nuk harroj qe me ate post me ka vene Partia Demokratike e votuan per mua edhe deputetet e PSD, PR, PBDNJ si dhe shume socialiste. Votuan kundër meje, ne mos gabohen, vetem 16 deputete dhe mos pandehni se këta kane qene vetem socialiste. Por edhe per ata une jam njelloj si per te tjeret. RD: Tash Kuvendi yne Popullor po keput litari, ne se do te shprehehim fikurshëm, e startit drejt vitit te dyte te jetes se vet demokratike. E, si ai atleti qe kthen koken pas gjate gares, çdo t’i thone? RD: Me falni per nderhyrjen, por me qe eshte rasti:çfare e dallon Kuvendin tone nga ai i ketyre vendeve? -Per fat te mire, per nje vit nuk ka ndodhur asnje perleshje, asnje nxjerrje jashtë dhe ka pasur shume pak fjale rrugesh. Se po te ndodhte kjo, kemi disa pesha te renda qe do te na nxirrnin telashet, sidomos une qe kam syze, s’di çfare do te beja po te me thyheshin... Jam i vendosur ta drejtoj Kuvendin me qetesi, te buzeqesh kur ndonje deputet therret fort, t’i ftoj qe te ulerasin kur jane gjakrat e nxehura, sepse keshtu shfryjne dhe pastaj qetesohen per te vazhduar punen. RD: Po per punen e drejtorit çdo te thoshit? -Jemi te ndergjegjshem per punen e rende te deputetit. ne kushtet kur ata jane pa zyre, pa sekretar, pa keshilltar juridik, pa biblioteke, etj ne kerkojme teper prej tyre. RD: Keni punuar kete vit mes dy nenkryetareve, njeni socialist dhe tjetri i PD, perkatesisht zotërinjve Vukaj dhe Malasi. E pra, si i keni ndjere krahet tuaj? Po ata te tyret? -Zoti Malasi dhe Vukaj me kane ndihmuar, mund te them se asnje here s’me kane penguar. Me ata prane i kam ndjere krahet te ngrohte. Se si ndihen ata prane meje mund t’a thone vete. Megjithate, deri sa me mungon zakoni te shtyj me berryla, them se nuk do te kene ankesa themelore. RD: E ndreqkaq, per ne gazetaret çdo te thoshit? -Me vjen shume keq per disa gazetare, te cilet pa pergjegjesi thone se Kuvendi yne nuk punon, kur nuk ka parlament ne bote qe te punoje kaq shume me kaq pak pretendime si kur s’gjindet konsensusi. komunizmit, per te cilat njerezit qeshnin fshehurazi, pasi duartrokisnin duke zbatuar rregulloren dhe etiken parlamentare... RD: Me qe jemi ne kete pike, duke pasur parasysh “pershyleshjet” qe ndodhin mes deputeteve ne parlamente te tjera, ku si shembull, do te sillja ato tash se fundi ne Senatin italian, çmund te thoshit per kete lloj “sporti” ne Kuvendin shqiptar? dhe pastaj qetesohen per te vazhduar punen. RD: Keni punuar kete vit mes dy nenkryetareve, njëri do te kene ankesa themelore. RD: Disa here jeni vene nen akuze te gazetave, si i keni perceluar ato? (Vijon ne faqen 4)

Fundi i merituar i diktatorit...

TELEGRAM I PRESIDENTIT, BERISHA, DREJTUAR PRESIDENTIT TE REPUBLIKES ISH-JUGOSLLAVE TE MAQEDONISE, GLIGOROV

Shkelqesi, Eshte kenaqesi e veçante per mua, qe ne emer te popullit shqiptar dhe ne emrin tim personal t'ju shpreh Juve pershendetjet me te ngrohta per anetaresimin e Republikes ish-Jugosllave te Maqedonise ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Kjo eshte nje ngjarje historike per popujt e shtetit tuaj te pavarur. Pranimi ne OKB dhe njohja njeheresh nga Komuniteti Nderkombetar te asaj republike, ndihmojne garantimin e sigurise dhe te stabilitetit ne rajonin e Ballkanit dhe me gjere. Jam i bindur se me perpjekjet tona te perbashketa dhe mirekuptim do te menaxhojme çdo pengese per nje zhvillim te metejshem e me te gjere te marredhenieve te gjithanshme me mes vendeve tona, sepse kjo eshte ne interesin tone te ndersjelle, te paqes, te sigurise, te mirekuptimit e te bashkepunimit nderballkanik. Shpreh bindjen time te thelle se edhe popullsia shqiptare qe jeton ne Maqedoni dhe qe eshte nje nga pjeset e rendesishme konstitutive e atij shteti, ka mirepritur kete vendim te rendesishem te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, sepse kjo krijon te gjitha mundesite qe ajo te gezoje te drejtat legjitime qe i takojne. Pranoni ju lutem, Shkelqesi pershendetjet e mia me te perzemerta dhe te sigurimet e konsiderates sime me te larte. SALI BERISHA President i Republikes se Shqiperise

Ne numrin e ardhshem do te lexoni: ENVER HOXHA GUR SHAHU NE DUART E MISIONAREVE TE BEOGRADIT

Ne numrin e ardhshem do te lexoni: ENVER HOXHA GUR SHAHU NE DUART E MISIONAREVE TE BEOGRADIT (Sipas nje letre te Koço Tashkos, ruajtur ne ish arkivin qendror te PPSH)