ECURIA E REFORMES EKONOMIKE ESHTE E LIDHUR NGUSHTE ME ECURINE E REFORMES ADMINISTRATIVE
Aktiv i PD ne Gjirokaster
Dega e PD ne Gjirokaster po e zgjeron çdo dite aktivitetin e saj si ne qytet ashtu dhe neper komuna.
Kete aktivitet ajo e ka lidhur ngushte me perpjekjet e vazhdueshme per te ndihmuar ne zgjidhjen e shume problemeve qe lindin çdo dite gjate zbatimit te reformes ekonomike.
Per te permirsuar punen e saj organizative, me qellim qe t’i pergjigjet ne kohe problemeve aktuale me te cilat ballafaqohemi çdo dite, kjo dege zhvilloi nje aktiv ku mori pjese dhe zoti Tomorr Dosti. Ne materialin e mbajtur nga sekretari i deges se PD per Gjirokastren, zoti Xhelik Beqiri, u paraqit puna e mire qe eshte bere nga keshilli drejtues dhe nga shume seksione, ne lagje e fshatra per shtimin e radhëve me element te rinj. Perkushtimi ndaj reformes, duhet te perbeje kriterin baze per te gjithe ata qe shprehin deshiren te japin ndihmese ne radhët e PD. Forca e nje partie theksuan folesit, qendron ne numrin e simpatizanteve qe ka ajo parti. Dhe PD, si parti prane interesave te popullit, gezon kete privilegj dhe do ta gezoje dhe ne te ardhmen.
Aktivi theksoi hapat konkrete qe ka bere dega e PD ne drejtimin e shume problemeve me pushtetin lokal. Veçanerisht ne keshillin e rrethit mirekuptimi ka qene me i plote dhe kjo ka bere qe shume halle dhe preokupime te njerezve te zgjidhen ose te futen ne rrugen e zgjidhjes.
Megjithate, ecuria e reformes ekonomike shume foles e lidhin ngushte me ecurine e reformes administrative. Per kete u bene shume kritika si per Keshillin e rrethit, ashtu dhe per organizmat e pushtetit lokal i cili ne kete drejtim ka bere fare pak.
PD theksoi nje diskutant, nuk eshte parti-shtet. Ajo nuk merret me caktimin e kuadrit. Kur seksionet apo deget e saj ngrene probleme konkrete, eshte e domosdoshme qe keto shqetesime te merren ne konsiderate nga organet shteterore. Fakti, qe reforma administrative ne Gjirokaster nuk ka ecur si duhet, tregon se shqetesimet qe jane ngritur per kete qellim nuk jane vleresuar.
Nje problem tjeter qe u diskutua ne aktiv qe ecuria e privatizimit. Ne organet e pushtetit lokal per kete çeshtje ka te rendesishme ka pritshemri. Ato nuk po shkeputen nga mendesia moniste, ku çdo gje pritet nga lart. Megjithese doli vendimi per ndarjen e tokave te NB-ve, Gjirokastra me veshtiresi ka nisur nga puna.
Per privatizimin u ngriten dhe shume probleme te tjera ku u theksua njohja me pushtetin lokal, i cili ka favorizuar njerezit sipas bindjeve politike. Per kete u sollen shume fakte konkrete, duke filluar qe nga dhenia e trojeve per ndertime e deri te leshimi i liçensave. Nga shume foles u kerkua te zbatohet dekretin i Presidentit per verifikimin e pasurive. Zoti Dosti iu bene shume pyetje mbi kete çeshtje dhe ai e sqaroi auditorin, duke theksuar faktin se me kete pune merret Kontrolli i Shtetit. Duke shprehur konsideraten per frymen konstruktive qe dominoi ne aktiv zoti Tomorr nenvizoi idene se PD si parti me popullore ne Shqiperi, dhe si parti e qendres se djathte, do ti perkushtohet deri ne fund zbatimit te programit te saj, duke mbrojtur dhe harmonizuar interesat e te gjitha shtresave.
JORGJI ÇAKALLI
Ta vleresojme realisht dhe ta perdorim drejt demokracine
DIKUR TELEGRAME MIRENJOHJEJE SOT PETICIONE ME KERKESA ULTIMATIVE Gjate gati 50 vjeteve te”parajses socialiste” shume kuadro te PK apo PP u bene mjeshtra te medhenj per telegrame pershendetjeje, mbeshtetjeje apo mirenjohjeje. I shkruante nje dore roboti, por reklamohehsin ne ”ZP” dhe mjetet e tjera te propagandes si mbarepopullore, thuajse te gjitha kishin nje mendje dhe nje goje. Keshtu punonjesit e qytetit i shkruanin shokut Enver dhe Partise per jeten e lumtur, per te gjitha qe gezonin si asnje popull tjeter ne globe me 500-800 leke rroge mujore, me 2-3 kg mish, 3-4 pako gjalp,1-2 kg djathe, 10-20 kokrra veze ne muaj per familje, me 2-3 kuqra ne nje apartament, nje dhome apo kuzhine Fshataret u shkruanin se jetonin si nuk ka ma mire, se nuk ia kishin zili qytetit edhe pse mermin 4-10 leke, ne dite, edhe pse i zhuriste malli per nje gote qumesht apo kos, per nje koker veze, per nje thele mish... Keshtu te gjithe shkruanin se nuk u mungonte asgje, kur ne te vertete na mungonin shume gjera themelore dhe elementare jetesore, se jemi populli me i lumtur ne bote, kur ne te vertete ishim me i mjeruari, me shtypuri, me i shfrytezuari, i tjetri Shkurt, genjenim veten dhe Ata qe kane perfituar prej demokracise bejne krim e mekate kur qahen kunder saj. Natyrisht keta robote apo njerez te pafytyre e pamoral bejne nje loje te vjeter, nga e cila kane pasur perfitime. Demokracia nuk ka nevoje per papagaj, hipokrite dhe genjeshtare te tille, per furçet dhe lajkat e tyre. Duke humbur te drejten e ushtrimit te ketij zanati ata i jane perveshur peticioneve. Ne vend te pershendetjeve, mirenjohjes dhe urimeve per partine, shokun Enver dhe shokun Ramiz, qe e kishin gojen me sheqer dhe oriz, qe i uronin te rronin sa malet aty ne parajsen e bllokut kur tre milione e gjysem shqiptare, edhe pse mbi dhe mes thesareve jetonin ne nje varferi somaleze apo etiopiane, tani ne ditet e demokracise dhe lirise se vertete, derdhin yre, helm dhe bloze kunder demokracise. Dhe te mos harrojme shume prej tyre jane nder ata njerez qe kane perfituar me shume, nga burime te vjetra dhe te reja, te ligjshme dhe te paligjshme. Prej ketyre nuk mund te pritet mirenjohje ndaj demokracise. Ata bejne krim e mekate qe qahen kunder saj. Po qindra mijera te tjere, qe kane rifituar per nje vit ato qe iu mohuan per 47 vjet, qe u bene milione dhe miliardere per nje apo dy vjet kur njerezve me te pasur te botes u jane dashur dekada dhe shekuj, duhet ta ndjejne si detyre qe ta shprehin mirenjohjen e tyre ndaj demokracise me tere forcen e zemrave te tyre dhe te mbysin korin qaramaneve, panikdjeglles per shqiptaret dhe te huajt, nihiliste te nostalgjikeve te epokes enveriane. Natyrisht jo ne formen klasike te enverianeve, me telegrame dhe letra te medha e te stisura, por me rritjen e angazhimit fitoren e saj te plote,çka i pret çdo mundesi dhe shprese per kthim pas dhe restaurim socialkomunizmi. Le ta konkretizojme idene tone me dy shembuj. Ne shtepine botuese te librit artistik ”Naim Frasheri” nxirret ne asistence edhe drejtuese sindikates se pavarur te ndermarre. Kjo nuk na duket as e motivuar e as e ligjshme, aq me teper po te kemi parasysh se ne ata qe jane mbajtur mund te gjendej lehte nje tjeter ne vend te saj. Ky akt ka ngjallur debate te ashpra qe i ka kapercyer muret e kesaj ndermarjeje. Ti referohemi edhe nje peticioni te fresket, atij te klubit te shkrimtareve”Bota e Korce s. Nuk mund te gjendet nje zgjidhje tjeter per shkritarim Skender Demolli, veç nxjerjes ne asistence?A nuk mund ti gjendet apo te gjeje vete nje vend te pershtatshem per kualifikimin qe ka? Nuk mund te trokiste vete ne dyert e duhura per te kerkuar te drejten dhe per te zgjidhur hallin e vet?A u konsumuan te gjitha meny rat e perpjekjet per zgjidhjen e drejte e trames se tij, qe i renditet radhes se gjate te shume intelektualeve te tjere? Pra ai nuk eshte ai i pari e as i fundit. A ka tranzicioni keto. Megjithate perseri shtrojme pyetjen: a duhej bere edhe ai viktime e asistences?Debati demokratik, me argumente dhe tolerance mund ti jepte pergjigjen e sakte kesaj pyetjeje. Drama e tij mund dhe duhet zgjidhur me nje fund te gezuar ne Korçe. Qeveritaret tane lokale apo qendrore mund tua presin rrugen mejis se shqetesimeve massive deri ne peticion duke i degjuar dhe vleresuar me seriozitet dhe pergjegjesi hallexhinjte, duke ua çare me sinqeritet hallet dhe me rendeshimha, duke ua zgjidhur me drejtesi dhe ne kohe. Por edhe nuk duhet te harrojme se aktualisht problemet dhe veshtiresite jane te shumta, ndersa mundesite e zgjidhjes se tyre teper te pakta. Te qahemi dhe ankohemi me pak, ti amplifikojme me pak shqetesimet, vuajtjet, veshtiresite, mungesat dhe te gjitha forcat, te gjithe kohen e fituar ta perdorim me logjike te ftohte kontradikte te efikasitet per ta permbysur kete raport, per ta zgjedhur kete kontradikte te zhvillimit ne periudhen e tranzicionit qe po perjetojme. Jemi ne rruge te drejte dhe te mbare. Koha po punon per ne. Bota dhe zoti jane me ne. Tani e kemi radhen ne te jemi plotësisht dhe vendosmerisht me vetveten.
... më ka Feder... ha-me ... Rusi ... mos ... ose ... 17 ... oranoi ... ky i ... jo e ... 1934, ... kthe ... artiket ... get te ... vit ... bleni ... im ... becha ... me i shfrytezuari, me i talluri. Shkurt, genjenim veten dhe boten. Femrin tone e mburrim si parajse. Natyrisht, dhej pse shkruhej dhe flitej keshtu. Po te zbuloje te verteten, te pritej gjuh[a], te prisnin Spaci, Bulqiza...
Kurse tani qe demokracia ua hapi gojen te gjitheve, qe nuk pergojon, nuk ndjek dhe persektuton njeri dhe kur flasin fare pa dogane, edhe kur sfidojne ligjin, tani kur gjendja jone ekonomike, edhe pse nuk eshte aty ku deshirojme por gjithsesi eshte me e mire se para nje viti, mjeshtrat e telegrameve te pershendetjes dhe te te mirenjohjes per “merkulline socialiste” kerkojne peticione te stërgjatura, plot me ankesa, kercenime dhe ultimatum[e] ndaj Qeverise.
... te zmbyll, dhe te zerave, qe ta mbysin korin qaram[a]n ... panikndjelles per shqiptarët dhe te huajt, nihilist te enverianeve, me telegrame dhe letra te mreme, te plote,çka i pret çdo mundesi dhe shprehje per ku[t]him pas dhe restaurim socialkomunistëve konservatore.
Me teper kujdes, perpjekje dhe durim per zgjidhjen e problemeve. Duke u shprehur keshtu ndaj peticion[e]ve, nuk do te thote se jemi kunder shprehjes se lire te shqetesimeve dhe opinioneve te nje[r]zve. Nuk jemi kunder peticioneve me fryme demokratike, me kerkesa te bazuara dhe te realizueshme per kushtet tona konkrete, por ato te mos konceptohen, si trakte politike, pra te mos u mbahet iso peticionaxhinjve ishkomisare, qe manipulojne per qellimet e tyre politike dhe partiake te mbrapshta, destabilizuese me shqetesimet, mungesat dhe dhimbjet tona te pashmangshme dhe kalimtare ne
... dhe te zerave, qe ta mbysin korin qaram[a]n ... panikndjelles per shqiptaret dhe te huajt, nihilist te enverianeve, me telegrame dhe letra te mreme, lire te shqetesimeve dhe opinioneve te njerezve. dhimbjet tona te pashmangshme dhe kalimtare ne
BALLKANI I PUSHTUAR NGA ...SHQIPTARET
-Shqiperia e pushtuar nga perendimoret-
Nje analist i shquar i politikes se jashtme te shtypit socialist me emrin YLLI... vazhdimisht ka marre persiper ne gazeten ”ZP” te tregojë qendrimet e diplomacise boterore dhe mekatet e politikes shqiptare.
Pasi paralajmeroi me siguri te habitshme, rezimin e pushtetit te Boris Jelcinit ne Rusi, nuk priti deshtimin e deshirave te endrrës se vet, por u” kthye” ne Tirane dhe sulmoi politiken diplomatike te hapjes se qeverise demokratike, parlamentit dhe presidentit. Ne leksionin e mbrepshte ”Shqiperia e hapur tuj me tej” te dt.7 prill ’93 autori merr persiper ate çka mund te marre vetem nje njeri qe ka harruar çeshtje diktatura dhe demokracia,ç’eshtë kombi dhe atdheu. Ai ben panaromen e plote te vizites se gazetareve te huaj te ftuar nga presidenti Berisha duke e quajtur te huaj budallallek dhe pushtim !!! Po si eshte e verteta?Nisur nga akuzat e qarqeve te caktuara evropiane se gjöja Shqiperia po pergatitet per lufte me Serbine, presidenti Berisha u detyrua te kundervemptone me menyren me demokratike. Ai ftoi gazetaret me te njohur te perendimit, te cilet vizituan gjithe pjesen verilindore te kufirit shqiptar, per ta pare gjendjen ne vend. Nje veprim i tille para Shqiperise, e kane ndermarrë edhe shtete te tjera me demokratike si Gjermania ne prag te ribashkimit, kur Polonia e akuzonte per pretendime territoriale, apo Anglia ne konfliktet me pjesen veriore te saj. Pra, analisti Y.P ne planin politik e diplomatik del fiasko.
Ne vazhdimësi, duke shkruar se Shqipëria e pushtuar nga teknikat moderne ushtarake te ”pushtuesve” amerikane, gjermane, turq italiane... pse Shqiperia eshte ne fazen e shqyrtimit te kerkeses per aderim ne NATO. Dhe qe te adero sh ne NATO, duhet te renthur qytetet, pse ne ushtrine tone po hyjne teknik at ...
Berisha u detyrua te kundervepronte ne menyren me demokratike. Ai fitoi pjesen verilindore te kufirit shteteror, para Shqiperise, e kane ndërrmarre Y.P ne planin politik e diplomatik del fiasko.
Me poshte autori thote se gazetaret perendimore e pushtuan Shqiperine ngaqe mesuan sa tanke kemi, sa aeroplane, sa ushtare, nendëtese etj. ndersa me poshte lavderon faktin e vendosjes se 2000 ushtareve “pushtues” te OKB-se ne Maqedoni. Si pasardhes i komunisteve, autori me emrin YLLI, s’duhej te harronte faktin e thjeshte, se megjithe diktatin dhe vetizolimin total te diktatures se E.Hoxhes dhe kercenimit e tij ndaj SHBA e perendimit, cdo shtet evropian e dinte me hollesi forc en e vertete te demagogut te çmendur shqiptar, megjithate si fanatik te vetizolimit, autori rekomandon mbylljen e Shqiperise dhe çlirimin nga “pushtuesit perendimor”!!!
Duke predikuar demagogji per nje gjellim te verber, autori akuzon qeverine shqiptare per shkaterrim te forcave ushtarake, pse nga ushtria jame larguar sekretaret politike te PPSH, te pashkollet apo te diplomuarit ne shkollen e Partise “V.I.Lenin”, pse eshte riorganizuar ushtria qe PPSH e shperndan maleve,
gazetat, dhe vesh[e] per te degjuar shqip RTV, ather[e] ai duhej ta dinte deklaraten e M.Ymerit se NATO-do te jete perkrah Shqiperise dhe se NATO s’do te lejoje ofensiv[e] serbe kunder Kosoves. Keshtu u shpreh edhe Klintoni edhe Kohli, edhe Ozali... por YLLI e “ZP” edhe këta s’jane gjë tjeter veçse pushtues!!! Me kot autori tenton te justifikoje akuzat e Milosheviçit per Shqipërine “luftënxitëse”, sepse te kunderten e tyre, e provoi vete sekretari i NATO-s, vete ekspertet ushtarake dhe gazetaret me te njohur te perendimit...
Duke akuzuar Shqiperine per informim te forces se saj ushtarake “pushtuesve” te saj gazetare te perendimit, ndoshta analisti YLLI... i partise do te akuzoje gazetaret e gazetes “Bashkimi” dhe te ATSH, si pushtues te Serbise, Kroacise, Sllovenise, Greqise, Bullgarise, Rumanise...etj, pasi qe keto gazetare publikuan muajin e kaluar hollesi te forces ushtarake per secilin prej krye shteteve! Dhe kushedi, ndoshta do te thonte: “Ballkani i hapur tej per tej” dhe diplomatët ballkanike, do te clironte ballkanin, frikacak[e], servil[e]...etj. Dhe kushedi, ndoshta do te shkruante, se Ballkani u pushtua nga gazetaret shqiptare, se u humb pavaresia, sa ata s’duhet te mbrohen nese nje shtet si SHBA, i sulmon, ngaqe kane me pak forca,...se duhet ta ruajne sekretin, duhet ti pranojne akuzat e luftënxitjes, duhet te vetizolohen...se duhet te degjojne leksione te tjera te analisteve social-komuniste, demagoge e dashakeqes te tipit YLLI P.
BUJAR LEZHA
ITALIA VAZHDON TE MBESHTETESE BUJQESINE SHQIPTARE
Ambasadori i Italise, Paolo Foresti, i beri nje vizite Ministrit te Bujqesise dhe Ushqimit zotit Kalakula vetem dy dite mbas emerimit te tij. Gjate takimit u zhvillua nje klime miqesore u rrahen tema e mbeshtetjes per zhvillimin e bujqesise ne te cilen Italia vazhdon te impenjohet konkretisht. Tani behet fjale mundesia te kalohet nga faza e emergjences ne fazen e nje bashkepunimi te vertete per ripertitjen e sektorit bujqesor dhe agro-ushqimor.
Ambasadori Foresti, e prezantoi z.Kalakula me nje delegacion te Ministrise se Jashtme Italiane te ardhur kete dite nga Roma. Ky delegacion perfundoi praktikat e programit te kooperimit, tre vjetor te akorduar ne Rome, ne mentor te vitit te kaluar. Kuota me e larte e ketij programi eshte pikërisht ajo qe i dedikohet projekteve te zhvillimit ne sektorin agriko-ushqimor (rreth 70 miliard lireta).
Objektivat e ketij programi qe do te favorizojne ripertitjen e prodhimit bujqesor jane vec te tjerave forcimi i iniciatives private, mbeshtetja e shoqerizimit dhe zhvillimit i kapaciteteve profesionale te njerezve.
Ambasadori siguroi qe Italia do te ndryshoje me shpejtesin e mundshme per te ndihmuar ne perballimin e veshtiresive qe krijojne ngritjet e çmimeve te produkteve baze, si mielli dhe buka. Impenjimi i ri italian qe konfirmon pozicionin e Italise si dhuruesin kryesor per Shqiperine edhe ne sektorin bujqesor, mund te mbeshtetet nga vende dhe organizma te cilat gjithashtu asistojne Shqiperine ne sektorin bujqesor.
BOTA KATOLIKE FESTOI PASHKET E MEDHA TE RINGJALLJES SE JEZU KRISHTIT
Me 11 prill, e gjithe bota Katolike festoi Pashket e Medha te Ringjalljes se Jezu Krishtit. Edhe besimtaret katolike te Shqiperise, per te dyten vit rradha[zi], pas shume vjet nderprerje nga regjimi komunist, kremtuan diten e Pashkeve.
Me e vecante e Pashkeve te Medha Katolike kete vit per shqiptaret eshte dhe diçka tjeter. Ajo festohet ne vigjilje te vizites historike qe Ati i Shenjte, Papa Gjon Pali i dyte do te beje se shpejti ne Shqiperi.
Pagezim ne vigjilje te Pashkeve
Shenjteria e tij Papa Gjon Pali i II pagezoi te shtunen ne mbremje, ne Baziliken e Shen Pjetrit ne Vatikan 30 njerez nga vende te ndryshme. Midis te pagezuarve kishte edhe shqiptare si dhe dy boshnjake, ne moshe te re. Ky pagezim u be ne vigjilje te Pashkeve te cilat kete vit jane detikuar ish Jugosllavise.
Presidenti Berisha uron Diten e Pashkeve
Per te pershendetur klerin katolik shqiptar dhe gjithe besimtaret katolike brenda dhe jashte vendit, permbreme presidenti i Republikes Sali Berisha asistoi ne meshen e shenjte, ne Kishen e Zemres se Krishtit te celebruar nga Imzot Ivan Dias, i cili pershendeti gjithe besimtaret katolike te Tiranes. Pastaj Imzot Dias ne fjalen e tij nder te tjera tha se fitorja e Jezusit mbi vdekjen te kujton kalvarin e kishes katolike ne Shqiperi gjate diktatures komuniste. Edhe atehere mendohej se kisha dhe besimi fetar u vran[e] dhe u varrosen, por nuk ishte e vertete, sepse pran[a] e madhe e njerezve ne kishe tregoi se feja eshte ringjallur. Si sot dy jave, tha me poshte Imzot Dias ne Tirane do te jete Papa Gjon Pavli i dyte. Kjo tregon edhe njehere se kisha po ringjallet edhe ne Shqiperi. Pastaj ai falenderoi ne emer te komunitetit katolik pranine e presidentit ne Kishe, si nje ngushellim dhe force per ringjalljen e fese.
Duke u uruar pashket presidenti Berisha tha se ne historine mijravjecare te Shqiperise kjo Pashke do te jete nje nga me te ndriturat dhe te paharruarat. Ajo festohet ne prag te vizites te Atit te Shenjte qe shenon nje faqe te re ne marredheniet midis Shqiperise dhe Vatikanit. Kam besim perfundoi ai, se vizita e tij do te kete nje sukses te madh.
6 milion leke per pritjen e Papa Gjon Pali II
Keshilli i Ministrave te Shqiperise i akordoi Keshillit te rrethit te Shkodres fondin prej 6 milione lekesh, per organizimin e pritjes se Papa Gjon Pali II, i cili do te vizitoje Shqiperine me 25 prill. Nen/kreytari i Keshillit te rrethit te Shkodres, Jozef Bushati, i beri te ditur ATSH-se se fondi i akorduar nga Keshilli i Ministrave po perdoret per rregullimin dhe zbukurimin e qytetit. Po punohet per dekorin e rrug[e]ve kryesore, ku populli do te dale per te percjelle viziten e Papes, per lyerjen e fasadave, per rregullimin dhe plotesimin e ndriçimit te qytetit, pergatitjen e veprimtarive kulturore artistike dhe per pritjen perfaqesuese qe do te vijne nga jashte vendit.
Ibrahim Rugova uron Papa Gjon Palin II
Kryetari i Republikes se Kosoves Dr.Ibrahim Rugova me rastin e kremtes se pashkeve i ka derguar nje telegram urimi Papa Gjon Palit II, ne te cilin nder te tjera thuhet: “Ju uroj personalisht juve dhe gjithe besimtareve katolike, kremten e Pashkeve. Uroj qe midis njerezve te mbreteroj[e] paqja dhe mirekuptimi. Kontributi juaj ne kete aspekt eshte pazevendesueshem,” thuhet ne telegramin e kryetarit Rugova.
Lexoni nje dokument interesant ne fagen 3 ish-Arkivin qendror te PPSH
Shtypur në Shtypshkronjën “DEMOKRACIA”, USA “DEMOCRATIC” Press
Tel / Fax (355 42) 28446 [numër i paqartë] Tel: (355 42) 28478