Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

e mërkurë 14 prill 1993

PRESIDENTI BERISHA PRITI DELEGACION E PPP TË MAQEDONISË

Presidenti i Republikës zoti Sali Berisha, priti dje në një takim delegacionin e partisë për Prosperitet Demokratik (PDP) të Maqedonisë, i kryesuar nga kryetari i saj zoti Nevzat Halili. Në këtë takim u diskutua situata e vështirë që po kalon Maqedonia. Është biseduar nga të dy palët për zhvillimet ekonomike dhe politike dhe rritjen e vazhdueshme të aneksionit serbomadh kundër Maqedonisë, si një nga rreziqet më serioze që i kanoset këtij vendi. Është shkëmbyer mendimi lidhur me situatën e krijuar nga shpallja e embargos të Këshillit të Sigurimit dhe bllokadës së Greqisë ndaj Maqedonisë. Të dyja palët kanë shprehur mendimin se pa një marrëveshje mes forcave politike maqedonase, është e vështirë të gjendet një zgjidhje përballë bllokadës ekonomike dhe politike. Ata kanë shprehur mendimin se pa një njohje ndërkombëtare të Maqedonisë me emrin e saj kushtetues dhe pa njohjen e të drejtave njerëzore të popullit shqiptar që jeton në Maqedoni, ky vend do ta ketë shumë të vështirë të dalë nga kjo situatë. Presidenti Berisha duke dënuar politikat shoviniste e antishqiptare të qeverisë së Shkupit, që po i mohon atij populli të drejta elementare njerëzore dhe politike, si dhe rrezikun që i kanoset sot Kosovës dhe popullsisë shqiptare që jeton atje nga politika neo-komuniste e Beogradit, deklaroi se faktori shqiptar në rajon mund të jetë një faktor vendimtar për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Kjo u prit me kënaqësi nga delegacioni i PDP-së, kryesuar nga zoti Halili, i cili tha se ka ardhur koha që çështja shqiptare në Maqedoni të ndërkombëtarizohet. Në këtë kontekst zoti Halili paraqiti rëndësinë e rolin e faktorit shqiptar si i vetmi element me mendësi perëndimore, i cili mbështet demokracinë dhe lirinë, si dhe zgjidhjen e krizës në ish-Jugosllavi me mjete paqësore. Në fund të takimit të dyja palët ritheksuan nevojën për një koordinim të vazhdueshëm reciprok të pozicioneve dhe veprimeve në interes të shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Kosovës për të shmangur katastrofën që ka përfshirë ish-Jugosllavinë dhe për të ndihmuar paqen e stabilitetin në Ballkan.
Sali Berisha Nevzat Halili Maqedoni Shkup Kosovë Beograd Ballkani

ZOTI SELAMI NE BRUKSEL DHE STRASBURG

I ftuar zyrtarisht nga grupi parlamentar i Partisë Evropiane Konservatore, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zoti Eduard Selami është nisur sot për në Bruksel dhe Strasburg. Gjatë qëndrimit në Belgjikë zoti Selami do të ketë takime me përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës, kurse në Strasburg ai do të zhvillojë bisedime me autoritetet e larta të Këshillit të Evropës rreth zhvillimeve më të fundit demokratike në Shqipëri e veçanërisht rreth përparimeve të kohëve të fundit në procesin e demokratizimit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se zoti Selami do të sqarohet me këto instanca rreth politikës së forcave opozitare dhe kundërshtimit të tyre ndaj qeverisë shqiptare në drejtim të reformave ekonomike dhe demokratike. A1SH
Vitore Pocar Bruksel Strasburg Belgjikë Shqipëri

REPRESIONT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS DREJTOHEN KUNDËR JUGOSLLAVIT AMERIKANË!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova priti të dielën në selinë e vet sekretarin e Këshillit Koordinues të Asocioneve Shqiptaro-Amerikane me qendër në New York kongresmenin Jozef DioGuardi me bashkëshorten Shirley Cloyes. Presidenti Rugova e njohu kongresmenin DioGuardi dhe bashkëshorten me situatën e tanishme në Kosovë. Dr. Ibrahim Rugova u shpreh optimist për zhvillimet dhe ecurinë pozitive të problemit të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. Ai e çmoi lart aktivitetin e Asocioneve Shqiptaro-Amerikane dhe përkujdesin e posaçëm që kongresmeni DioGuardi po tregon për Kosovën dhe shqiptarët. Presidenti Rugova i dha mysafirëve si kujtim për vizitën në Prishtinë librin e tij me foto “Refleksione”. Në aeroporti popullor të Prishtinës dhe në qytetin e Prishtinës, gjatë përcjelljes, një grup polici serbë ndaluan duke përdorur forcën automjetin me të cilin po udhëtonte kongresmeni DioGuardi me bashkëshorten dhe përkthyesin e tyre, Ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA, Agim Karagjozi. Ata për rreth një orë policia serbe mbajti në bllokadë duke i keqtrajtuar dhe kërcënuar kongresmenin dhe shoqëruesit e tij. Përkitazi me këtë akt represiv, gazetarëve u ka deklaruar zoti DioGuardi: “Përgjegjësia për këtë i takon qeverisë në Beograd dhe tërë serbëve. Policia serbe më trajtoi si një shqiptar. Kjo nuk më befason sepse ata nuk kanë mundur ta fshehin racizmin e tyre as në raport me hebrejtë. Për këto arsye, qeveria e Amerikës duhet të bëjë presion shumë më të madh ndaj Serbisë sesa ka bërë deri më sot.” A1SH
Ibrahim Rugova Jozef Dioguardi Shirley Cloyes Agim Karagjozi Kosovë New York Prishtinë SHBA Beograd

TAKTIKE E VJETËR MASHTRUESE

Padobisht “rëndit” PS-ja fjalime me mbrojtjen e të ashtuquajturës “çështje kombëtare”, kurse po za[?]ndon dhe po zvarrit reformat demokratike në vendin tonë për interesa të ngushta partiake. Një “këngë” të tillë me PS-së e dëgjojmë shpesh, sa herë do duan të pozicionohen (po ashtu siç kanë bërë për 45 vjet me radhë) në shoqërinë tonë, për “flamurtarë” të të ashtuquajturës “çështje kombëtare”, duke shpifur e akuzuar me fakte të paqena për forcat demokratike. Kur ja u dridhin tezat dhe principet, ata “vërsulen” tek Kosova. Kjo taktikë e njohur prej kohësh përdoret në kushtet e tanishme kur vendi po kalon nëpër një fazë të vështirë tranzicioni dhe po përballet me sfida të mëdha si në planin politik, ashtu edhe në atë ekonomik. PDSH kishte menduar se ka ardhur koha të hidhen pas krahëve konfliktet dhe divergjencat politike për hir të çështjeve madhore që kanë bëjnë me vendin dhe më në veçanti me Kosovën, e cila ndodhet në një situatë tepër delikate. Mirëpo në vend të mbështetjes nga ana e opozitës social-komuniste po shikojmë një përpjekje krejt të kundërt. PDSH e bëri këtë gjë edhe me rastin e propozimit që zoti Pjetër Arbnori bëri për luftën e përbashkët të të gjitha forcave politike kundër politikës shtypëse serbe në Kosovë. Mirëpo këtij propozimi me vlerë publike kombëtare, PS-ja nuk ju përgjigj. Ndoshta për arsye se në këto kohë të zymta kjo parti ka nevojë të “sigurojë një vend” në organizmat socialiste të Europës, duke mos zgjedhur as mjetet dhe as format për të mbërritur deri atje. Mjafton t’i kujtojmë opinionit publik shqiptar se sa poshtëruese është për socialistët shqiptarë fushata e tyre kundër Presidentit Rugova, e cila filloi me shpifje të ndryshme e po vazhdon me ceremoni të pështira, siç ishte dhe ajo që i kanë rezervuar ata zotit Akif [?/Akti?] Olgën, (kryetar i së ashtuquajturës Qeveri të Kosovës në ekzil) i cili u paraqit me po ato mënyra dhe me po atë fytyrë, siç e njohim e kemi parë në vite të tëra. PDSH është e ndërgjegjshme për rreziqet që i kanosen çështjes së Kosovës e prandaj denoncon ashpër këtë taktikë që po përdor PS-ja. Nuk mund të luash me problemet e mprehta të një populli në zgjedhën serbe e të afishohesh si “mbrojtës” e “shpëtimtar” i tij. Përkundrazi, një politikë e tillë duhet demaskuar deri në fund. PDSH është e mendimit se zgjidhja e problemit të Kosovës duhet arritur me mjete politike, duke i siguruar shqiptarëve të Kosovës një status të tillë që të gëzojnë një liri të plotë dhe të drejta në kuadrin e rrjedhave të proceseve demokratike evropiane. Përkundër disa zërave meskinë në vendin tonë, duhet theksuar se mbështetja e gjithanshme e faktorit shqiptar në Kosovë nuk duhet të jetë monopol i askujt e për më tepër një instrument për realizimin e synimeve partiake egoiste. Rruga më e drejtë dhe e ndershme është ajo e mbështetjes së përpjekjeve të vetë popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe pavarësi. Asnjëherë nuk duhen harruar dy pikëpamje të shprehura prej dr. Ibrahim Rugovës në kohë të ndryshme. Pikërisht kur po vihej në diskutim qeveria në ekzil e Kosovës dhe roli e kontributi i saj dr. Rugova u shpreh qartë se “është e nevojshme që institucionet e Kosovës të jenë kompakte dhe të mos cenohen autoritetet e askujt”. Edhe kësaj radhe në lidhje me të ashtuquajturin parlament të Kosovës në ekzil, dr. Rugova ka shprehur hapur mendimin e tij se “Kjo qeveri nuk përfaqëson Kosovën”. A1SH POZITA
Vincenzio Caianiello Ibrahim Rugova Sabri Godo Kosovë Europë

Nga Kuvendi i Pupullor

NË KUVEND U BËNË PROJEKTLIGJI PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONAVE SI DHE AI PËR KOMPENSIMIN NË VLERË TË TOKËS BUJQËSORE Deputeti islami Xhekri, në fillim të fjalës së tij tha se tani problemi shtrohet për të kaluar nga ekonomia socialiste në ekonomikën e tregut. Pa këtë transformim nuk kemi liri ekonomike. PDS e para në Evropën Lindore ndërmori këtë hap në mënyrë që pronarët legjitimë të fitojnë përsëri pronat e tyre. Ligji për tokën në vitin 1991 ndau tokën nga fondi i shtetit në mënyrë të padrejtë. Në këtë reformë u mohuan të drejtat e 300000 ish-pronarëve dhe qindra mijëra qytetarëve. Kjo përbën një padrejtësi të madhe. Këtë padrejtësi e përjetuan jo vetëm ish-pronarët por edhe qiramarrësit. Kjo situatë paraqitet mjaft absurde. Qëllimi i qeverisë shqiptare ka qenë që të njihej prona private dhe të bëhej kompensimi me pronë për ish-pronarët. Shpresojmë që ky ligj të shënojë kthesë në politikën e korrigjimit të padrejtësive të së kaluarës. Kjo është një nga nismat më demokratike që do të ndërmarrë qeveria shqiptare. Kërkoj që ta votojnë deputetët e opozitës. Më pas deputeti Sabri Godo vlerësoi se ka një mospërputhje mes draftit të qeverisë dhe amendamentit të paraqitur prej specialistëve. Ai vuri në dukje se ka mospërputhje të përdorura në formulimin e neneve. Zoti Godo tha se është për t’u përshëndetur fakti që qeveria po përpiqet të zgjidhë një problem shumë delikat dhe të mprehtë. Ai përmendi disa pasaktësi që hasen në këtë projektligj. “Duhet ta votojmë këtë projektligj për të vënë në vend një padrejtësi historike” tha në fund zoti Godo. Deputeti Spartak Ngjela tha se drafti i qeverisë është shumë më i qartë se amendamentet e përgatitura prej specialistëve. Ai paraqiti se nuk duhet të ngrihen komisione për të hetuar nga kanë ardhur pronat. Ato i kanë marrë me dokumente para vitit 1944. Ai tha se pronat e shtetit aktual janë pronat e konfiskuara. Ka filluar një proces i padrejtë që po shkon drejt dyzimit. “Përdorimi nga specialistët i formulës mund të ketë prapavijë të caktuar politike.” Kryetari i parlamentit Pjetër Arbnori, duke ndërhyrë në diskutim, vuri në dukje se duhet të ketë kufizime për tokat private, në mënyrë që të respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve, por jo me kritere. Deputeti Nuri Veizi tha se ky projektligj ka rëndësi të dorës së parë dhe se duhet të votohet. “Po jap votën time për këtë projektligj. Kemi punuar për 35 vjet për të vendosur drejtësi. Çdo ditë vonesë për t’i kthyer pronat ish-pronarëve do të diskriminojë ata. Ka diferenca mes projektit të qeverisë dhe atij të specialistëve, por jam që pronarëve t’u kthehen pronat e tyre. Kërkoj që qeveria shqiptare të mos shesë tokën që është zënë në mënyrë të padrejtë.” Kryetari i PDSH-së, zoti Eduard Selami, duke folur për kërkesën e opozitës për kthimin e pronave, tha se opozita ka të drejtë të bëjë vërejtje por pas 300-vjetorit në Shqipëri po ndërtohen institutet e pronës private, shteti po del garant në këtë proces. A1SH
Spartak Ngjela Nuri Veizi Antonio Cassese Vincenzio Caianiello Christian Tomushat[?] Evropën Lindore Shqipëri

VERA ÇABORGA KËRKON TË SHIDOJË VETVETEN

Miss Albania ’92 Pas një pune të gjatë dhe të suksesshme si sekretare e rretheve shkëmbimit e organizatës së “shkrimtarëve” e “artistëve”, syri i publikut do të kapej tek gazetarja e re Elvana Hoxha, për të fituar specialen “Miss Albania 92”. Në fillim Vera Çaborga, si duket, ka qënë e zënë me kujdesin e familjes dhe të dy fëmijëve të vegjël, të lindur binjakë. Por dhe qeni i saj i vogël, quajtur Mario, e ka mësuar që t’i bjerë notit. Me gjithatë Vera tani po përgatitet dhe kërkon të sfidojë veten në një kontest të bukurisë. “Përmasat e mia janë 86-60-88” thotë ajo; “kurrë nuk kam patur mëndjen të bëhesha fotomodele. Por tani jam e vendosur të provoj”. Të tjera detaje për përgjigjet e saj Vera i ofron gazetarit tonë në intervistën e parë ekskluzive dhënë për “RD”. Marrë nga “Top Secret”
Vera Çaborga Elvana Hoxha

FILLOISIMINAT “TE DREJTAT E NJERIUT NE ADMINISTRIMIN E DREJTËSISË”

Të hënën pasdite, u hapaën[?] a Kongreses e Tiranës filloi seminari juridik “Të drejtat e njeriut në administrimin e drejtësisë”, nën kujdesin dhe patronazhin e Ministrisë së Drejtësisë si dhe në bashkëpunim me Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë. Në seminar, që do të zgjasë deri më 16 prill, morën pjesë z. Antonio Cassese, raporter special i Komisionit të Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë; profesori Vincenzio Caianiello, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Italisë, z. Christian Tomushat[?], drejtor i Institutit të së Drejtës Ndërkombëtare në Bon, profesori Vitore Pocar, kryetar i Institutit të së Drejtës Ndërkombëtare në Milano; z. Dragolja Paunoviç, avokat i lartë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, prof. Antonio Pizzoruso, anëtar i Këshillit Superior të Magjistraturës në Itali. Në seminar merrnin pjesë gjithashtu edhe disa ekspertë të juridiksionit, shtetas të huaj si dhe drejtues të lartë të drejtësisë shqiptare. Ministri i Drejtësisë, z. Bashkim Kopliku, e quajti në fjalën e tij seminarin “një eveniment të madh e të rëndësishëm”. Siç dihet, qeveria shqiptare dhe Ministria e Drejtësisë po bëjnë përpjekje serioze për krijimin e një legjislacioni modern, për ndërtimin e një administrate të re gjyqësore dhe për përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore. “Kjo është një nismë shumë e rëndësishme sepse, për herë të parë, strukturat e drejtësisë shqiptare po kanë mundësinë të vijnë në kontakt me specialistë e profesorë të njohur të jurisprudencës perëndimore” tha ministri Kopliku. A1SH
Dragolja Paunoviç Antonio Pizzoruso Bashkim Kopliku Vera Çaborga Elvana Hoxha Tiranë Gjenevë Itali Bon Milano

PRESIDENTI REPUBLIKES SE KOSOVES DR.IBRAHIM RUGOVA PRITI KONGRESMENT AMERIKANË

Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova priti të dielën në selinë e vet sekretarin e Këshillit Koordinues të Asocioneve Shqiptaro-Amerikane me qendër në New York kongresmenin Jozef DioGuardi me bashkëshorten Shirley Cloyes. Libri me foto “Refleksione” ishte botim i Rugovës me 180 faqe me fotografi me ngjyra nga jeta e veprimtaria e tij. Ai i paraqet momente të veprimtarisë së përditshme politike si edhe të takimeve të tij me personalitete të larta politike të vendeve perëndimore. Të qeshurat e tij nuk kanë të sosur. Kongresmeni DioGuardi duke marrë librin “Refleksione”, i tha Presidentit Rugova se do ta shfletonte me vëmendje. A1SH
Ibrahim Rugova Jozef Dioguardi Shirley Cloyes Kosovë New York

Përkthime

ENGLISH RILINDJA DEMOKRATIKE — newspaper of the Democratic Party of Albania. No. 340, Wednesday, 14 April 1993, Year III of publication, Price 5 lekë. President Berisha received a delegation of the PDP of Macedonia headed by Nevzat Halili. The talks focused on the difficult situation in Macedonia, the blockade, recognition of Macedonia under its constitutional name, and the rights of Albanians in Macedonia and Kosovo. Mr. Selami left for Brussels and Strasbourg at the invitation of the European Conservative Party parliamentary group. He was expected to meet representatives of the European Parliament and the Council of Europe. President of the Republic of Kosovo Dr. Ibrahim Rugova received congressman Joseph DioGuardi and Shirley Cloyes. The text describes the situation in Kosovo and an incident in Prishtina involving Serbian police. An opinion piece titled “Old Deceptive Tactic” attacks the Socialist Party for exploiting the Kosovo issue while delaying democratic reforms, and argues that support for Kosovo should not be monopolized for party aims. From the People's Assembly: draft laws were discussed on restitution and compensation of property and compensation in the value of agricultural land. Speakers included Xhekri Islami, Sabri Godo, Spartak Ngjela, Pjetër Arbnori, Nuri Veizi and Eduard Selami. A legal seminar titled “Human Rights in the Administration of Justice” opened in Tirana under the auspices of the Ministry of Justice and in cooperation with the Human Rights Centre in Geneva. A feature on Miss Albania '92 Vera Çaborga says she seeks to challenge herself and prepares for a beauty contest. ITALIANO RILINDJA DEMOKRATIKE — giornale del Partito Democratico d'Albania. N. 340, mercoledì 14 aprile 1993, III anno di pubblicazione, prezzo 5 lekë. Il presidente Berisha ha ricevuto una delegazione del PDP della Macedonia guidata da Nevzat Halili. I colloqui hanno riguardato la difficile situazione in Macedonia, il blocco, il riconoscimento della Macedonia con il suo nome costituzionale e i diritti degli albanesi in Macedonia e Kosovo. Il signor Selami è partito per Bruxelles e Strasburgo su invito del gruppo parlamentare del Partito Conservatore Europeo. Era previsto che incontrasse rappresentanti del Parlamento Europeo e del Consiglio d'Europa. Il presidente della Repubblica del Kosovo, dott. Ibrahim Rugova, ha ricevuto il congressista Joseph DioGuardi e Shirley Cloyes. Il testo descrive la situazione in Kosovo e un incidente a Pristina con la polizia serba. Un commento intitolato “Vecchia tattica ingannatrice” attacca il Partito Socialista per lo sfruttamento della questione del Kosovo mentre ritarda le riforme democratiche, e sostiene che il sostegno al Kosovo non debba essere monopolizzato per fini di partito. Dall'Assemblea Popolare: sono stati discussi i progetti di legge sulla restituzione e compensazione delle proprietà e sulla compensazione nel valore della terra agricola. Sono intervenuti Xhekri Islami, Sabri Godo, Spartak Ngjela, Pjetër Arbnori, Nuri Veizi ed Eduard Selami. A Tirana si è aperto un seminario giuridico intitolato “I diritti dell'uomo nell'amministrazione della giustizia”, sotto gli auspici del Ministero della Giustizia e in cooperazione con il Centro per i Diritti dell'Uomo di Ginevra. Un servizio su Miss Albania '92 Vera Çaborga afferma che vuole sfidare se stessa e si prepara a un concorso di bellezza.