Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E martë 27 prill 1993

SHQIPTARËT JU PRESIN ME ZEMËR TË HAPUR

Përshëndetja e presidentit të republikës Sali Berisha drejtuar Atit të Shenjtë, Papa Gjon Pali II Shenjtëria Juaj, i dashuri Papa Gjon Pali II, Të dashur zonja dhe zotërinj, vëllezër tanë... SHQIPTARËT JU PRESIN ME ZEMËR TË HAPUR Përshëndetja e presidentit te republikës Sali Berisha drejtuar Atit te Shenjte, Papa Gjon Pali II- Shenjtëria Juaj, I dashuri Papa Gjon Pali II, Të dashur zonja dhe zotërinj, vëllezër tanë, Sot bota mbarë ndan dhe vëmendjen e nderin e saj me ne. Së bashku me mbarë vendet, të cilat e kanë patur rastin e lumtur të presin në gjirin e tyre Atin e Shenjtë, ne si komb po përjetojmë kënaqësinë dhe emocionet më të mëdha të historisë sonë. Kjo për ne është një ditë feste e shenjtë, pasi sa herë vjen në truallin shqiptar mesazhi i dashurisë, i paqes, i besimit e i shpresës, sa herë vjen mesazhi i nësës[?] e dëlirësisë nga ati i mbarë njerëzimit e i komunitetit katolik mbarëbotëror. Shenjtëria Juaj, Sot edhe e shtrenjta tokë shqiptare përjeton në hapësirën e saj mesazhin e paqes dhe të civilizimit. Kjo është në koherencë me të kaluarën e saj, sepse kjo tokë lindi shumë nga misionarët e parë të krishtërimit. Vetë mesazhi juaj mbërriti që në shekujt e parë në brigjet ilire e depërtoi në zemrat njerëzore aty ku me mijëra vjet më vonë u zgjua etja dhe dashuria e madhe për njerëzit e lirë. Shumë prej apostujve më të shquar të krishtërimit, Shenjtët e mëdhenj e martirët i kanë rrënjët në këtë truall, si në asnjë vend tjetër të kontinentit. I vetëdijshëm që ekziston fort e fuqishëm ky shpirt human e demokratik që buron nga rrënjët e tij të lashta, kombi ynë ka ditur të qëndrojë me dinjitet në ditët më të zeza e më të vështira të historisë së tij. Ai ditët e fundit të shekullit tonë arriti të shndërrohet në një nga kombet me shpresëdhënëse për një të ardhme më të mirë, paçka se çmimi i lirisë për ne në epokën moderne qe shumë i dhimbshëm. Populli ynë i rezistoi me vendosmëri një diktature barbare e çnjerëzore që u mundua të rrënojë çdo vlerë dhe të godasë shembjen e tij përfundimtare. Sot, vendi ynë, te shkatërruar me shume se çdo vend tjetër i ishperandorise se Lindjes, pret me një dashuri të re e të pazakontë vizitën e Atit të Shenjtë. Kjo sepse ne si popull kemi po aq etje sa edhe dëshirë për mirëkuptim, për liri e për dashuri. Ne sot po e ndiejmë përzemërsinë e Atit të Shenjtë si shprehje të drejtpërdrejtë të dhembshurisë së njerëzimit ndaj nesh. Shenjtëria Juaj, Në vendin tonë, të shkallmuar me shumë se nga çdo regjimi tjetër, ju po vini në një çast vendimtar për të. Vite të tëra ky vend ka lënguar nën peshën e mohimit moral e material dhe është shembur në humnera si askush tjetër. Me forcë të jashtëzakonshme, populli shqiptar po ringrihet e po krijon një moral të ri qytetar mbi dinjitetin njerëzor e lirinë. Suksesi ynë është sukses edhe i mbarë popujve të lirë, i mbarë Europës. Shenjtëria Juaj, Në këtë ditë të paharruar ne përulemi me nderim të thellë para jush e përcjellim urimin tonë më të sinqertë: mirë se erdhët në Shqipëri! Populli shqiptar do t'ju ruajë në zemër me dashurinë e tij të pakursyer. Mirënjohja jonë më e thellë është për ju. Të gjithë ju duam e ju përqafojmë!. (Vijon në faqen 11)
Sali Berisha Papa Gjon Pali Ii Shqipëri Europë Lindje

MESAZHI I PAPA GJON PALI II DËRGUAR PRESIDENTIT BERISHA

Rugës për në Romë, nga avioni Papa Gjon Pali II, i dërgoi këtë mesazh presidentit të republikës Sali Berisha: Popullit tim të dashur dhe kombit tuaj duke ju falënderuar sinqerisht për mikpritjen, ju shpreh bindjen time se do të dilni fitimtarë përballë vështirësive që mund t'ju godasin dhe me ndihmën e Zotit ju do të realizoni dëshirat tuaja më të mira. MESAZHI I PAPA GJON PALI II DËRGUAR PRESIDENTIT BERISHA Rrugës per ne Rome, nga avioni Papa Gjon Pali II, i dërgoi këtë mesazh presidentit te republikes Sali Berisha: "Popullit tim te dashur dhe kombit tuaj duke ju falënderuar sinqerisht për mikpritjen, ju shpreh bindjen time se do te dilni fitimtarë përballë vështirësive që mund t'ju godasin dhe me ndihmen e Zotit ju do të realizoni dëshirat tuaja më të mira".
Papa Gjon Pali Ii Sali Berisha Romë

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SALI BERISHA, TAKOHET ME PAPA GJON PALI II

Vjen në Tiranë për një vizitë, e cila do të mbesë në historikët tanë në këtë fund shekulli. Lumni! Papa i parë i Romës, në 2000-vjetorin e ngjitjes së katolicizmit në trojet shqiptare. Ai u prit me nderime të veçanta dhe me dashuri prej shqiptarëve. U takua me presidentin Berisha i cili i dhuroi forcës së shpirtit të tij, amuletin e lashtë të popullit shqiptar. Papa i dha presidentit Berisha i dhuroi [sic] medaljen e argjendtë të pontifikimit së tij dhe një buqetë me lule. PRESIDENTI I REPUBLIKËS SALI BERISHA, TAKOHET ME PAPA GJON PALI II Vizen e Tij te mrekullueshme ne Shqiperi, Papa Gjon Pali II e pambaroi me nje takim te vecantë me presidentin e republikes Sali Berisha ne pallatin presidencial. Atyerreth 30 min. para se te mbaronte ceremonia pershendetese per para godines se pallatit presidencial Berisha takoi ne mjediset e brendshme te pallatit figure e madhe te personaliteteve, duke qendruar se bashku per 40 minuta. Sipas nje njoftimi zyrtar te sekretarit te shtypit ne zyren e presidentit, gjate bisedes kreu i shtetit tone e siguroi Pape e Romes per besimin e thelle te shqiptareve se kjo vizite do te mbetet nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e vendit dhe nje nder me te medhate ngjarje politike e shpirterore ne 2000-vjetorin e ardhjes se krishterimit ne token shqiptare. Presidenti Berisha i dhuroi Papes amuletin shqiptar te lashtesise, nje kopje te zmadhuar ne argjend te nje objekti te shekullit III p.e.s. qe vjen nga nekropoli i Selces ne Pogradec, i cili eshte simbol i forcës dhe fuqise se shpirtit njerezor. Ndërkaq Shenjteria e Tij, Papa Gjon Pali II i dhuroi presidentit Berisha i dhuroi medaljen e argjendte te pontifikimit te tij dhe nje buqete me lule. Anc, se shpejti per kete vizite, e cila sihte nje mbreselënëse e madhe ne kete udhetim te Shejtit At ne token shqiptare, do te botohet nje album i kushtuar kesaj vizite historike, per ta deshmuar sa me gjerë ne opinionin shqiptar e te huaj, kete pritje te paperseritshme, e cila qendron pa dyshim ne nje pike simbolike ne raportet e tanishme midis Shqiperise dhe Vatikanit. Ne shenje respekti per simbolin e paqes dhe besimit, ne pallatin presidencial Papa Gjon Pali II u prit me nje ceremoni te vecante nga presidenti Berisha dhe bashkeshortja e tij.
Sali Berisha Papa Gjon Pali Ii Shqipëri Tiranë Selcë Pogradec Vatikan

MIQ ME ZEMËR TË MADHE DHE KURAJË E NJË DEMOKRACIE

Fjala e Atit të Shenjtë në ceremoninë e lamtumirës Zoti President, Të nderuar autoritete civile, Vëllezër dhe motra shqiptarë të pranishëm! MIQ ME ZEMER TË MADHE DHE KURAJË E NJË DEMOKRACIE Fjala e Atit te Shenjte ne ceremonine e lamtumires Zoti President, Të nderuar autoritete civile, Vëllezër dhe motra shqiptarë të pranishëm! Po më ndan një orë me gëzim e trishtim, sepse po largohem nga Shqipëria. Jeni bërë të dashur për mua jo vetëm për shkak të bukurisë së natyrës suaj, të lashtësisë së traditave dhe të një kulture me rrënjë të thella, por edhe për karakterin tuaj, fisnik e bujar, si edhe për sakrificat që keni duruar si popull gjatë historisë suaj. Ju kam parë të çliruar nga një shtypje e tmerrshme, pas një vrapi të gjatë e rraskapitës drejt lirisë dhe pavarësisë. Me dëshirën për t'ju shprehur edhe me fjalë ndjenjat që më frymëzojnë, po huazoj titullin e një artikulli që kam marrë në avionin që më sillte në Shqipëri: "Miq me zemër të madhe dhe kurajë e një demokracie të shkëlqyer". Në emër të Zotit, falënderoj këdo që e ndihmoi realizimin e kësaj vizite. Mendoj para së gjithash për autoritetet e vendit, për organizatorët dhe të gjithë ato që në nivele të ndryshme janë përkujdesur që gjithçka të kryhej me rend. Duke qenë i bindur se kjo vizitë ka mundur të jetë e dobishme për vendin dhe gjithë popullin shqiptar, urimi im është që dhimbja e mizoritë e së kaluarës të kthehen në frymëzim për të ndërtuar një të tashme e të ardhme më të qetë, me mirëqenie e të sigurta. Mbi të gjitha, ta shfrytëzoni si një grushtim[?] të thellë shpirtëror e moral. Uroj që kjo të jetë një dhuratë për Shqipërinë dhe Ballkanin, e të gjithë kontinentin europian në kohën kur po shkruhet një histori e re. Të dashur vëllezër dhe motra, Më forcë dhe shumë mendime ju drejtoj lamtumirën time me urimin që t'ju ecë mbarë në udhën tuaj. E di sa shpesh ju është dashur të jetoni me përvojën e dëshpërimit. Por ju keni dëshmuar veten se mund të ndiqni rrugën e bashkëjetesës paqësore e të mirëkuptimit. Kjo është pasuria juaj më e mirë. Ruajeni atë si margaritar të çmuar. Mund të jetë një kontribut shumë i rëndësishëm për paqen e Ballkanit e të gjithë kontinentit. Atdheu juaj, ta kultivuar me shumë mundime e vuajtje, e i shkatërruar e i varfëruar nga një regjim i çmendur dhe cnjerëzor, po ngrihet nga rrënojat. Që kjo të bëhet sa më shpejt, sa më mirë, ju nevojitet pajtim dhe vendosmëri për të mënjanuar çdo polarizim, për ta vendosur rilindjen tuaj në shtyllat e palëvizshme të së vërtetës, ndershmërisë, drejtësisë, lirisë e solidaritetit. Mbi to mund të ngrihet shoqëria vërtet demokratike, e denjë për njerëzit e vërtetë e krijuar sipas dëshirës së Zotit. Të dashur vëllezër dhe motra, Shqipëria më shoqëroi të bëja një hap thelbësor në ecjen time prej Bariu të Kishës Universale: kremtimin e parë të Pashkës. Për mua ishte një përvojë veçanërisht prekëse. Njerëzit mbajnë thellë në shpirt plagët e së kaluarës. Megjithatë, duhet të mësojnë e të çlirohen nga urrejtja e hakmarrja. S'e fsheh që ky mesazh gjeti tek ju mirëkuptim të madh e të prekshëm. Mbi ju të gjithë, dashurinë time atnore dhe bekimin tim. Rrnoftë Shqipëria! (Vijon në faqen 11)
Papa Gjon Pali Ii Shqipëri Ballkani Kontinenti Europian