PK-PP-PS 52 vjet korupsion dhe krim
Erdhi koha te pergjigjen para ligjit autoret e librit voluminoz te korrupsionit te kuq-
-Kryesia e PS ne mbrojtje te korrupsionit dhe te imoralitetit-
-Kastriot Islami dhe gjithe shkencetaret socialiste nuk mund t’i fshijne dot gjurmet dhe firmat e Fatos Nanos ne fushen e korrupsionit-
Nuk themi asgje te re, te papritur dhe sensacionale ne qofte se PS e sotme, vazhduesen dhe perfaqesuese te denje te PK dhe PP e quajme sinonim te korrupsionit politik dhe financiar. Korrupsioni ne kete parti i ka rrenjet apo themelet prej grani nga shqy nga dita kur ajo lindi, qysh nga akti i daljes ne krye te saj te njeriut te zgjedhur te Beogradit, Enver Hoxhes. Si nje bastard i perbindshem i kombit te vet, si demon i se keqes, demagogjise, hipokrizise, manipulimit, ai beri afarezime te pasirpirt dhe te ndyre me interesat me te larta dhe te shenjta kombetare, me idealet, endrrat, deshirat dhe shpresat e popullit shqiptar, me luften, sakrificat, jeten, gjakun dhe djersen e tij, duke zbatuar me verbëri dhe dhune te pashembullt skenarin jugosllav te perjetesise se ndarjes kombetare te shqiptareve, te lenies se Shqiperise evropiane nga pikepamja e zhvillimit ekonomik-shoqeror ne nivelin e vendeve me te prapambetura afrikane, qe ajo te mbetej nje kafshate e kaperdishme fare lehte nga gryka shoviniste dhe gllaberuese jugosllave.
Per arritjen e ketyre qellimeve, krahas te tjerave, ai perdori dhe rrenimin ekonomik-financiar te vendit, duke i grabitur familjeve shqiptare dhe thesareve te shtetit dhjetra tonelata ar dhe sasira te medha valute, fonde kolosale te perfituara nga norma teper e larte e mbylljes se punes se shqiptarite te paguar ndoshta me pak se kudo dhe ne nje nivel me te vertete qesharak. Ne ç’kete u derdhen, apo ne cilat banka dhe tunele u fshehen keta lumenj ari e djersë?
Enver Hoxha, qe la nje mal me libra, ku nuk ka harruar te pershkruaje gjere e gjate banalitete apo farsa amorale, per keto bema dhe gjema te tij ne pasurine kombetare, eshte kujdesur te mos mbetet asnje gjurme dhe shenje, te zhduke edhe deshmitare okulare qe i kane dashur sa per te bere hamallekun e levizjeve mekanike te ketyre vlerave. Por ai ka lene pas te gjalle shume bashkepunetore te ngusht dhe deshmitare okulare ,si Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Sulo Gradeci, Adil Çarçani, Manush Myftiu, Rita Marko, Hekuran Isaj, Simon Stefani, Qirjako Mihali, Aranit Çela...Ata dine shume dhe kane shume per te thene se kane gezur privilegjin te futeshin me miratim e Zeusit edhe atje ku nuk futet djelli.
Nje pjese e mire e trashegimise evropiane ne vlera financiare apo pervoje ne artin e korrupsionit iu la PS se Fatos Nanos. Fale kesaj shkolle te hershme, talentit te lindur dhe aftesise per t’i zbatuar ne menyre krijuese teorine dhe praktiken e profesoreve te tij te medhenj, ai vendosi te ecë edhe ne rruge te pashkelura, te beje vepra qe te mbeten ne librin e kuq te korrupsionit komunisto-socialist. Ai beri te pamundurat per ti shfrytezuar ne maksimum per vete klanin dhe partine e tij dhuratat e fatit, qe e beri dhe here kryeminister dhe kryetar te PS. I armatosur me spektrin e Zeusit te trete te socialkomunisteve shqiptare ai u fut me revan ne moçalin e korrupsionit te kuq, pa pare dhe pa menduar se po zhytjej deri ne fyt, se nje dite dielli i demokracise do ta thante dhe ai do te mbetej si peshku ne zall. Me firmat, vulat dhe mbeshtetjen e plote te Adil Çarçanit dhe te Fatos Nanos etj u hapen dyer dhe dritare firmes fantazme dhe mafioze “Iliria Holding”. Ajo synoi dhe u perpoq ta shtrinte rrjetin e mermangës se saj ne te gjithe Shqiperine, por pa harruar asnje here detyrimet ndaj atyre qe i hapen driten jeshile per t’u futur ne Shqiperine e varfer, po edhe ku mund te nxirrneshin fitime perrallore dhe te pakontrolluara. Qarksi vjen duke ngrene-thote populli. Nje miniere e pasur per perfitime te medha u bene dhjetra milona dollaret dhjetra nga qeveria italiane per popullin me te varfer dhe me te pasquqyer te Europes. Mafia komunist-socialiste shqiptare zgjodhi si partnere nje firme te mirenjohur ne Itali ne fushen e korrupsionit”Levante-CO”. Dhe sipas aritmetikës mafioze, dy pjese perfunduan ne xhepat e Tano Karrideve shqiptare dhe italiane dhe pjesa tjeter u pjesa u mbeti per te shuar urjene e popullit. Po te benim nje paralelizem nga praktika mjeksore kjo eshte njesoj sikur ti vjedhesh nje te semuri ne prag te vdekjes serumim apo gjakun e vene per sheptimin e tij.
Die, ne Parlament, ne interpelancen e z.Blerim Çela, u paraqiten fakte dhe dokumenta te tera qe e pasqyronje biografine e Fatos Nanos me bema dhe gjema te rralla ne frontin e korrupsionit.
Ai u mundua vete apo me pasuesit e tij besnike te mohonte, te hiqej i pafajshem si foshnje, te kundersulmonte duke ngritur nje pirg prej rere per korrupsion te qeveritareve njevjeçare demokrate para vargmaleve 52 vjeçar te korrupsionit social-komunist.
Por as shkencetari Kastriot Islami dhe asnje alkimist tjeter socialist nuk do te mundin t’i zhdukin gjurmet e korrupsionit qeveritar social-komunist, as do te mbulojne ate para syve te popullit, te socialisteve te ndershem idealiste.
Kushdo qe eshte ndotur ne moçalin e korrupsionit le te pastrohet ne dushin e forte te ligjeve demokratike.
Vizatimi: «Rilindja 93»