PRESIDENTI I REPUBLIKES, SALI BERISHA, PRITI AMBASADORIN E REPUBLIKES SE SLLOVENISE
Presidenti i Republikes,Sali Berisha,priti ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote te Republikes se Sllovenise,Marko Kosin,i cili paraqiti letrat kredenciale. Ne ceremonine e dorezimit merrnin pjese zvendeministri i Puneve te jashtme,Arjan Starova,shefi i Kabinetit te Presidentit,Edmond Seferi,etj.
(ATSH)
Zoti Selami ne Gjermani
Diten e Enjte, dt.20.05.1993, u nis per ne Gjermani kryetari i Partise Demokratike Shqiptare dhe kryetari i Komisionit Parlamentar te Politikes se Jashtme, z.Eduard Selami. Zoti Selami do te marre pjese ne punimet e Sesionit Pranveror, te Asamblese se Atlantikut Verior.
ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT E PD
NGA VIZITA E MINISTRIT TONE TE JASHTEM, Z.SERREQI NE BRUKSEL
-Ndhima e NATO-s per ushtrine shqiptare do te vazhdoje edhe ne te ardhhmen-
Gjate takimit me sekretarin e Pergjithshem te NATO-s,zoti Verner,ne te cilin ishte i pranishem edhe zvendesekretari i Pergjithshem i NATO-s,Amedeo De Frankis,ministri Serreqi u perqendrua ne situaten ne rajon, per te cilen theksoi vazhdimisht vendin e rendesishem qe ka Kosova ne zgjidhjen e plote e perfundimtare te krizes ne ish-Jugosllavi,si dhe rreziket qe mbart situata e acaruar ne Kosove.Gjithashtu ,zoti Serreqi trajtoi edhe problemet te bashkepunimit te Shqiperise me NATO-n,d.uk vene ne dukje rendesine e posacme qe i kushton vendi yne marredhenieve me kete aleance.
Zoti Verner shprehu shqetesimin e thelle te Aleances per situaten ne Kosove,si dhe vendosmerine e saj per te parandaluar ne kohe perhapjen e mundeshme te konfliktit.Ai vleresoi politiken shqiptare ne kete drejtim si dhe u shpreh,per interesat qe ka Aleanca ndaj Shqiperise, marredheniet me te cilen jane intensifikuar shume kohet e fundit e po punohet per t’i avancuar me tej.Aleanca eshte e pergatitur per te ndihmuar ushtrine shqiptare ne procesin e ristrukturimit te saj e kjo ndihme do te vazhdoje edhe ne te ardhhmen.Ai perseriti angazhimin e tij personal per t’i ngritur marredheniet midis Shqiperise dhe NATO-s ne nje nivel me te larte.
(Vijon ne faqen 4)
ENDER e “ZP” per “mision” te z.Azem Hajdari ne “Koha jone”
Per te krijuar perrallen e veprimtarise subversive, perqerase te PD ne shtabin drejtues publicistik, ideologjik apo politik te gazetes “Koha jone”,rivalja me e forte e “ZP” ne garen se cila mund te jvelle me shum verer dhe helm, thashethemet “akuza”, fyreje, shume vrer dhe helm, thashetéme “akuza”. fyrerje, mallkime kunder PD, Presidentit Berisha, dhe Qeverise Meksi, ne numrin e djeshem, ne faqen e pare te “ZP” opinionit kombetar dhe nderkombetar i jepet lajmi sensacional se paskam mosmarreveshje serioze dhe te forta, parimore midis “tribunit” te shquar te publicistikes se paetike dhe te pamoral, Nikolli Lesi dhe z.Hajdari. Per masen e lexuesve te depolitizuar ketu nuk ka asgje te habitshme dhe te papritur. Mosmarreveshjet midis dy njerezve, debatet midis dy intelektualeve apo politikaneve jane fare te natyrshme, normale, aq me shume tani ne kushtet e demokracise, kur kemi shpetuar njehere e pergjithmone nga logjika si me nje mendje dhe te folurit si me nje goje. Aq me teper qe z.Hajdari eshte nga ata njerez qe nuk mund ti imponohet, qe kerkon hapesire te gjere per mendimin dhe veprimin e tij te lire, per shprehjen e vetvetes. Ajo qe te cuditi eshte insinuata apo perpjekja e hapur per ta interpretuar perfsirjen e z.Hajdari ne keshillin drejtues te “Kohes sone” si nje mision special te tij nga PD per te marre kalane nga brenda, per ti vjedhur “pavarësine” gazetareve me te pavarur ne toke dhe gjithesi, Lesit, Frangajt, Cupit... Angazhimi i z.Hajdari ne stafin drejtues te kesaj gazete eshte fryt (i pjekur apo i papjekur nuk ka shume rendesi) i kerkese me shkrim apo me goje qe i eshte bere atij nga drejtuesit e kesaj gazete dhe te deshires apo vendimit te tij personal. Sipas njoftimit dhe dhene nga vete “Koha jone” z.Hajdari eshte zgjedhur ne menyre demokratike, natyrisht duke i marre edhe pelqimin paraprakisht. Pra, kemi te bejme me nje vendim dhe iniciative personale te diktuar nga bindja dhe pozicioni i tij, Ne qofte se tani jane penduar dhe zhgenjyer nga ky veprim faji u duhet kerkuar tek vetja. Po me sa kuptohet lehte nga historia apo strategjia per te pare tek PD, Presidenti Berisha dhe Qeveria vetem te zeza e te keqija, edhe problemet “e vogla” plaget apo njollat e brendshme te PS dhe forcave aleate të saj shikohen pa u prekur e pasojne e politikes dhe veprimtarise se tyre revan-shiste, antidémokratike. Keto mund te jene fantazojë vetëm logjika perverse e komisarëve të ZP
ESHTE PS-ja E MAJTE EVROPIANE?!
Eshte nje pyetje e ligjshme qe e bejne jo vetem anetaret e simpatizantet e moderuar te ndershem PS-se por edhe me teper Pse? Se kur shtrohet nje pyetje e tille te vete mendja tek PP-ja qe jo vetem s’kish asgje te perbashket me partitë komuniste te Evropes pa le me partitë socialiste e socialdemokratike
por ishte edhe kundershtarja e tyre me e rrepte.Dhe PS-ja qe lindi nga PP-ja, megjithese eshte deklaruar me programin e saj se synon te majten evropiane per nje shoqeri socialiste me fytyre njerezore,per nje socializem demokratik”po ta studjosh metodat dhe veprimtarine e (Vijon ne faqen 4)
KUSH PO IA VE MINAT SHQIPERISE DHE DEMOKRACISE?!
Përfytyroni spektatorët në një salle koncerti që mezi presin fillimin e shfaqjes, kur papritur në skenë del konferencieri dhe me tërë zërin e tij të lartë e bën thirrje të dalin me vrap nga salla se dikush aty qenkan vendosur një minë me sahat!
Ose, ekskursionistët te gëzuar se në një tren ekspres që nuk po bën ndonjëherë për të mbërritur për tek vendi ku janë nisur, kur papritur treni i jep sinjalin e konduktorit e shqetësuar që i njofton për të dalë sa më parë jashtë se rrezikohen nga një futurim në një vend i minuar...Ose... një çift i sapomartuar që po shijon natën e parë të muajit të mjaltit në dhomën komode të një hoteli luksoz, ku tronditura e fortë, e vërtetë dhe prej një rreziku të mundshëm sa ndodërpsin në mes ale [e palexueshme].
Skena të mësipërme nuk janë vetëm të një fantazie të sëmurë, siç mund ta mendojë dikush, por copa nga realiteti i kohës që gjendemi apo që mund të ketë lexuar apo dëgjuar në një herë nga mas-media. Koha që po jetojmë është mjaft dramatike! Pse e quajmë?
A nuk i ngjajnë edhe ne shqiptarët atyre spektatorëve të opozitës? A e keni ndjekur televizorin kur është pasqyruar veprimtaria e liderëve të saj? A keni marrë pjesë në tubimet e organizuara nga PS-ja e “bijat” e saj?! Në tere keto, as me shume e as me pak, kemi paralajmerime serioze se Shqipëria ka rënë në dore të aventurierëve të shtirur tek “bujt”, se këtu po vendosen një diktaturë fashiste, para së cilës ajo qe lame pas do te na duket si loder kalamajsh, në vend qe te shkojmë para drejt Evropes e Botes, po kthehemi pas, drejt feudalizmit, kanuneve, bajraqeve, se kërcenohemi nga vëllavrasja e lufta civile, se një grup karrieristesh e kriminelësh po e çojnë vendin drejt shkatërrimit e vuajtjeve etj., etj. Shkurt: sipas këtij kori kobndjellje me kot ne pandehim se po instalojme e konsolidojme lirine e demokracine e shumepritur. Ne te kunderten ne po rrokullisemi drejt katastrofës me te tmerrshme qe ka njohur ndonjëherë bota e njerëzimit?! Jo vetëm kaq, por pas diganozave të tilla kobndjellëse kalohët në thirrje të hapura për t’i thënë “ndal”
(Vijon në faqen 4)
BOJKOTIMI I SHTYPSHKRONJES DO TE VAZHDOJE DERI NE PERCAKTIMIN LIGJOR TE RAPORTEVE MES BORDIT DHE SHTYPSHKRONJES
Bordi kryeredaktoreve te shtate gazetave “RD”, “Republika”, “AlternativaSD” “Drita”, “Bashkimi”, “Zeri i Rinise” dhe “Sindikalisti” dhane per mjetet e informimit publik nje vendim te marre ne mbledhjen e dates 18 maj.
Ne te thuhet se, pas verifikimit te bere ne Gjykaten e rrethit Tirane u konstatua se me vendimin Nr.2117, date 20 shkurt 1993 te gjykates se lartpermendur, sipas kerkeses se paraqitur nga zoti Petro Dhimitri, Gjykata e rrethit te Tiranes, e ka regjistruar si person juridik per te ushtruar veprimtarine e vet private ne fushen e botimit te gazetave, revistave dhe botimeve te tjera tipografike.
Kete veprim bordi i kryeredaktoreve e konsideron nje falsifikim shume te rende e te denueshem nga ligji. Per kete arsye bordi vendosi, shkarkimin e menjehershem te zotit Petro Dhimitri, nga funksioni i Drejtorit te Shtypshkronjes “Demokracia” dhe deri ne emerimin e drejtorit te ri, komandon ne kete detyre zotin Ilir Yzeiri, Kryeredaktor i gazetes “Zeri i Rinise”. Bordi u kerkon gjithashtu publikisht organeve te Kontrollit financiar te verifikoje veprimtarine financiare te shtypshkronjes nga fillimi i ushtrimit te saj. Bojkotimi i shtypshkronjes do te vazhdoje deri ne percaktimin e sakte ligjor te raporteve ne mes te bordit te shtate kryeredaktoreve te gazetave te mesiperme dhe shtypshkronjes “Demokracia” ne perputhje me principet ne baze te te cilave kjo shtypshkronje eshte dhuruar bujarisht nga IMF.
Nga ana e tij zoti Dhimitri, me ane te avokates se tij Emira Milo, sqaron se “ai ushtron vetem aktivitet privat dhe se nuk ka prone mbi asnje lloj prone”. Zyra e Hipotekes ne Tirane e cila verteton ligjerisht pronesine mbi nje prone te paluajtshme, verteton nga ana e saj se zoti Dhimitri nuk ka disponon ndonje pronesi mbi ndonje pasuri te patundshme.
Greva e filluar para nje jave nga gazetaret pjesemarres ne bordin drejtues te shtypshkronjes, prej tani ballafaqimin me perfaqesuesin e IMF nga SHBA, i cili pritet te vije diten e neserme ne Tirane. Bojkotimi i shtypshkronjes do te vazhdoje deri ne saktesimin e statusit te Bordit Drejtues dhe Drejtorit Ekzekutiv.
(ATSH)
DEKLARATE E GRUPIT PARLAMENTAR TE PARTISE DEMOKRATIKE
Z.Kryetar i seances Grupi Parlamentar i Partise Demokratike,proteston kunder pohimit, jo aq te paperzgjedhshem dhe teper te rezzikshem te bere nga z.Dokle,gjate uik-endit te tij politik,te javes se shkuar ne mitingun e PS ne qytetin e Beratit,sipas te cilit,vrasja e djemve tane ne kufi ishte nje nga te keqijat e “revanshizmit”te pushtetmbajtesve.Ne mendojme se nje deklarate e tille,eshte jashtë interesave te luftes politike. Ajo cenon interesat dhe çeshtjen kombetare,duke shfajesuar vrasësit e vertete,qarqet kriminale serbe. Nje deklarim i tille,sidomos kur ai behet nga kryetari i grupit parlamentar te PS,ne kontekstin e situates se sotme ballkanike, te tejmbarsur me rrezikun e shtrirjes se luftes ne jug, drejt Kosoves e Shqiperise,do te thote t’i dalesh ne krahe te nxisesh e te mbeshtesesh ekspansionin e shfrenuar serb ,do te thote te demtosh interesat e kombit, bile edhe te vete PS. Zotërinj deputete Jane te njohura tashme qendrimet e prera e te patolerueshme te parlamentit shqiptar,per parandalimin e pershfirjes se Kosoves ne gjeografine famëkeqe te luftes e territorit serb, si dhe kerkesat e vazhdueshme te tij e shtetit shqiptar per pergjegjesi drejtues te gjitha instancave dhe organizmave te Komunitetit Europian e boteror qe llava e luftes te mos zbresë ne Jug. Përsa i perket vrasjes, dhunimit dhe masakrimit alla Millosheviç te 8 djemve shqiptare ne kufirin me ish-Jugosllavine,eshte gjithashtu i njohur qendrimi qëndrimi e denoncimi nga ana e parlamentit, qeverisë, ministrisë sonë të jashtme e të Rendit, ndaj këtij cikli kriminal. Ne kundërshtim te hapur me keto qendrime si dhe te nje opinioni te gjerë shqiptar, të cilat nuk venë aspak ne dyshim autoresine e shemtuar te krimeve dhe provokacioneve luftënxitëse serbe është alibia dhe insinuata e z.Dokle, cila sipas skemes se nje loje politike te dyfishtë dhe pa moral, duke dashur te akuzojë, merr ne mbrojtje vrasësit e paqes ballkanike. ... e vizites historike te Aut te Shënjetë, Papa Gjon Pal II ne Shqiperi. Ky krim i shëmtuar ishte kundërshtim i hapur nga ana e qarqeve serbe, ndaj mesazhit te Paqes qe Shenjtëria e Tij i solli popullit shqiptar te shumëvuajtur nga lengata komuniste. Z.Dokle e ka te qarte qe ne Shqiperi qe vuan pasojat e revanshizmit qe lakoi ai ne Berat, Papa s’do te kishte ardhur kurre. Perkundrazi Ati i Shenjte bekoi token dhe demokracine shqiptare. Se fundmi ne mendojme se deklarata te tilla, nuk janë: te shkëputura nga strategjia dhe veprimtaria destabilizuese e krerëve te opozites. Ne bejmë thirrje te gjitha aneve te parlamentit te distancohen prej tyre. Dhe ne se mund te flitet per nje revanshizem te vertete ne Shqiperi eshte ai i forcave konservatore e mbeturinave komuniste, struktura te ish-sigurimit te shtetit dhe te konjukturave qe aktualisht jane mbledhur nen flamurin e PS.
Duke analizuar kete deklarim ne pyesim:Zoti Dokle kerkon vertete te marre nen mburojen e tij revanshistet dhe kriminelet e luftes ne Beograd,apo kerkon te fitoje kapital politik ne kurriz te fatkeqesise njerezore e kombetare.
Ne qofte se eshte e para,ai konfirmon edhe nje here tjeter se eshte vazhdues i politikes prej kryelaku prosërbe e antishqiptare te E.Hoxhes dhe se nuk del dot jashte afarizmes tashme te njohur “mire apo i keq babai nuk mund te mohohet”.
Ne qofte se eshte e dyta,ne duam t’i kujtojme z.Dokle se ne kufirin shqiptar,ne murin rrethues te diktatures,jane lidhur me mijra djem e vajza te cilave s’u gjendet asnje asht,duan t’i kujtojme topokime te tilla qe zor se te shqiten nga kujtesa si mali me Gropa,e per te gjitha keto ai ka patur nje rastin te akuzoje vrasësit e vertete,shtetin e diktatures komuniste dhe aleatet e tij te Beogradit.
Z.Kryetar
Duam te kujtojme se krimi i organizuar dhe genocidi serb ndaj 8 djemve shqiptare ne kufi,ne kundershtim me te gjitha kartat e normat nderkombetare,te se drejtes,ndodhi pikerisht ne ditet e vizites historike te Atit te Shenjte,Papa Gjon Pali II ne Shqiperi.Ky krim i shemtuar ishte kundershtim i hapur nga ana e qarqeve serbe,ndaj mesazhit te Paqes qe Shenjteria e Tij i solli popullit shqiptar te shumevuajtur nje Shenjte bekoi token e demokracine shqiptare.