“Vlora heroike me Partine Demokratike!”- qyteti qe e tregoi veten perseri
-Nen thirrjet: “Hajdute largohuni! Fatos hajduti, Fatos hajduti...”. Nanon e kompanie mbuloi deshtimi- -Grushti komunist, gishti tregues dhe histeria ala Kastriot Islami, na nxorren “mallin” e Enverit- -Natyrisht, ne Vlore do te gjendeshin 1 mije ish-sigurimsa, ish pushtetare te kuq e bashkepunetore te tyre per ne mitingun e “madh” te PP-se- -Kujdes teleshikuesve!: Gjysma e te pranishemve ne miting ishin kureshtare te rastesishem, anti-nanos e sigurimsave- -Miting vetem me nje mesazh: perqasje e destruktivitetit kombetar- -Sugjerim Kuvendit Popullor e drejtesise: Deri kur do te lejohen keto aventuriere te shkatërrojnë Shqipërine?!...
PREJ VLORES IKEN me bisht ne shale ...
Kryesocialkomunistet e korruptuar qe po poçaqisin qytetet:
Dihet potenca e Vlores ne momente kyçe. Pikërisht kjo potence ishte synimi kryesor ne strategjine Nano e kompani.
Mjerimi,turpi dhe deshtimi qendronte ne faktin se ne funksion te nje figure si Fatos Nanosimbol i se keqes sot ne Shqiperi. Ne fakt, ne Vlore, per nje çikë tjeter (jo per Nanon) ne funksion te PS, nuk do te ishte veshtire te gjendeshin qofte edhe 2 mije ish-sigurimsa, ish-oficera, ish-pushtetare e ish-partiake te kuq etj,. Dihet qe Vlora i ka pasur monopole te monizmit ata. Por kete here, perballë diskreditimit te perditshëm te Nanos me kompani, ishin edhe shume vete, pikërisht prej ketij kontigjenti qe nuk e perfillen invazionin poçaçi te Nanos drejt Vlores. Mbeten ta perfillnin vetem ata qe jane te zhytyr gjer ne fyt e qe mbajne mbi shpine peshen e rende te mekateve e krimeve qe se deshimes. Tek Fatos Nanoja ata shohin sheptimtarin, fijën e kashtes, se te sotmes-pjellen bastarde te sojit te tyre. E, pra, Vlora ne epigjender-pika nevralgjike per fatet e shume zhvillimeve:Njoftim “banderole” ne “ZP” per mitingun e Vlores te dates 28.5.1993. Njoftime, telegrame gjithandej, neper fshatra e ... [Dhe teksti vazhdon: pjesërisht i prerë në fund.] grupe te “specializuara” euros e eroskash me moshe te re e te thyer te ardhur nga Tirana. Nje makine me qender zeri do te bridhte -ne menyre te kundraligjshme rrugeve te Vlores paraditen e mitingut. Pensioniste celulash me dhenje e ne fshehtesi i
tregonin njeri-tjetrin sahatin, teksa afrohej çasti i “lum(n)ueshem” i mitingut. E ora 18.00 po afronte Grupe-grupe e ne rresht-komande rrugen nisen si hije drejt stadiumit “Flamurtari”. Po çilet ishin ATA? Shumica ishin ish-sigurimsa te damkosur te tipit Lefter Kasneci e Elham Abeni, Sterjo Cani e Hate Sula, Meramet Hila e Sezai Haredini etj. Syte tane aty do te shihnin Hajder Dyrmishin e Selim Selimin, ish sigurimsa, Ilir Qevanian, ish-sigurims me te atin, anetar te Pk e me tre kioska ne vendet me te zgjedhura te Vlores, Medi e Vladimit Mecajn familjarisht-persekutore ish-sigurimsa, Xhebro Shalarin, ish-sigurims ashtu siç ishte edhe Xhevdet Hamaraj, Beqhet Kajdhelen e Kiço Gjiken, familjen enveriste Çakerri si dhe familjen Lico me kryefamiljarin ish-instruktor te PPSH, PEtrit Brokajn, ish-instruktor enverist te PPSH, Theodhor Shijen, figure e urryer per Dhermiun, Neki Dredhen, njeri batakçi e i korruptuar si dhe Petraq Davidin, Niko Veizin, ish “kongresmen” te PPSH, Xhevdet Selmanin, ish-instruktor i PPSH, ... P.Ajtim Islami, oficer ne AAkademine Ushtarake te Marines, Platon Arapin me gjithe fisin - te privilegjuar, me nje vella ish-ambasador, merren me tregti te madhe, Gori Barin, ish-sekretari i (Vijon ne faqen 2)
NANO GOVERNMENT
ANTË CO
Rube 93
Karikatura me mbishkrimet “QEVERIA NANO” dhe “ANTË CO”; Rube 93.
ZOTI ARBNORI I SHKRUAN ADEM DEMAÇIT
I dashur Adem Demaçi
Ndodhesha ne Strasburg kur mora lajmin aq te dhimbshem per edhe frymezes per fillimin e greves se urise nga ana juaj. Diktaturat gjithmone shikojne si paresore tri synime: Mbyllin kufijte, mbyllin gojen e njerezve dhe lidhin duart - Levizja lire e njerezve i tremb ata prandaj kane shpikur telat me gjemba dhe postblloqet “levizja e lire e mendimeve dhe ideve i tmerron ata ...” ... shtypit te lire ne Kosove eshte nje front i hapur per te drejtat e njeriut qe po propagandohen po aq shume, por po shkelen ende ne nje pjese te botes. Ne ne Ath[e]n[e]um ame nuk e kemi ndare kurre çeshtjen e tre milione shqiptareve qe jetojne brenda kufirit shteteror dhe tre milion shqiptareve qe jetojne ne trojet e veta ne mbeturine e ish-Jugosllavise. Ne luftojme ballehapur per te drejtat kombetare e njerezore ... ... atje ku ju moret çmimin “Saharov”, ne i vumë ne dijeni te gjithe per aktin tuaj te larte dhe u bemë thirrje per perkahje e solidaritet, qe nga Presidenti Egon Klepsh dhe deri te deputetet e te gjitha grupeve politike. Si Kryetar i kryesise se Kuvendit Popullor ne emer te te gjithe deputeteve ju pershendes,ndersa ai si ish-i burgosur politik dhe pjesemarres i disa grevave te urise ne Burgun e Burrelit gjate afer ... tri dekadave,ju uroj force e qendrueshmeri ne kauzen e drejte te mbrojtjes se lirise se shtypit ne Kosove, qe eshte pjes e pandare e te drejtave te shqiptareve. Me respekt PJETER ARBNORI
urise nga ana juaj.
Ditaktaturat e njerezve dhe lidhin duart - Levizja e lire e njerezve i tremb ata prandaj kane si herkuar dhe ideve i tmerron ata prandaj mbyllin radiot e stacionet televizive, mbyllin gazetat e lira dhe shpikin nenin e agjitacionit dhe propagandes.
Fundi gjithmone eshte lidhja e duarve,roberia .
Prandaj lufta juaj per mbrojtjen e
botes.
Ne ne Adtheun shqiptareve qe jetojne brenda kufirit shteteror dhe tre milon shqiptareve qe jetojne ne trojet e veta ne mbeturat e ish-Jugosllavise.Ne luftojme ballehapur per te drejtat kombetare e njerezore te shqiptareve ne Kosove qe i mbron aq bukur Helsink i dhe i shkel aq shemtuar Beogradi. Kjo eshte nje lufte e gjate dhe e rende qe kerkon qartesi, vendosmeri dhe durim.
Ne krye te Delegacionit Shqiptar ne Parlamentin Evropian,pikerisht
SI MENDOJNE VLONJATET?!
“Heronjte e heshtur” mbeten te heshtur:nuk prononcohen,nuk deklarojne emrin e profesionin e vertete.
Ora e trete 15.00,dt.28.5.93 -duke shkruar drejt sheshit te flamurit marim opinione nga qytetare te rastesishem.Pyetjet tona ishin:
1-Do te shkoni apo jo sot mbasdite ne mitingun e F.Nanos?Motivet e shka uarjes ose mosshkuarjes?
2-A mendoni se F.Nanis mendon vertet per hall e Shqiperise ne kete moment?...
3-Ç pune keni bere me pare dhe ç’pune beni tani?
Pergjigjen:
Maksim Korkaj:1-Do te shkoj per kuriozitet.2-Mendoj se po.3-Kam punuar shofer ne ushtri prej 20 vjetesh,sot punoj shofer me nje autobuz privat.
Pazait Shehu:1-Nuk do te shkoj! Jo! Jo! nuk me pelqen te shkoj.2-Nuk e besoj qe F.Nano te mendoj per fatet e Shqiperise...3-Kam punuar mekanik dhe shifer,tani punoj me nje autobuz qe e kam sjelle pasi punova disa kohe ne Greqi.
Bilal Cela:1-Me vjen keq qe ma bene kete pyetje! Une nuk kam se bi shkoj me mitingun e PS, pasi nuk me bashkon asgje me mendimet e Nanos.2-Nano tani mendon te shpetojë çka mund te shpetojë nga ajo qe i ka mbetur.3-Kam qene ekonomist ne nje ish-kooperative;tani jam drejtor i Bankes Bujqesore Vlores.
Astrit Sulçe (koincidence jo fisnore me mbiemrin e autorit,red):1-Nuk do te shkoj se jo vetem qe kam pune, por edhe pse nuk di pse duhet shkuar,ç”probleme” te reja do te krijonte Nano?...2-Ai po te ishte qe do te mendonte per hallet e Shqiperise nuk do te dilte keshtu,vjedhurazi lart e poshte.3-Kam qene dhe vazhdoj te jem ekonomist.
-Durim Mahmuti:1-Une nuk shkoj ne tubimin e asnje partie,pasi nuk kam besim tek asnjera.2-Jo!Jo!Jo!...3-Kam qene agronom;tani jam pensionist.
Ora freth 17.50-N e stadiumin “Flamurtari” disa minuta para fillimit te mitingut.Ndodhem mes nje grumbulli qytetaresh te ulur kembekryq mbi barin e blerte te fushes. Mbizoterojne pensionistet me kasketat dhe republike ne koke.Dihet dhe shumica e tyre kane qene
(Vijon ne faqen 2)
Prapa Demacit qendron kultura e rrezikuar e shqiptareve
Greven tragjike te zotit Adem Demaci e kemi perjetuar me dhimbje te thelle njerezore, e kemi perjetuar si akt te larte te shpirtit te shkrimtarit te shquar ne perpjekje per te mbajtur gjalle identitetin kombetar te shqiptareve te robëruar ne ish-Jugosllavi, perkatesisht per te ruajtur edhe tribunën e fundit te mendimit intelektual kombetar ne Kosove, siç eshte ndermarrja botuese “Rilindja” e kercenuar fatalisht per t’u mbyllur nga barbarët serbe.
Ne kete greve e kemi kuptuar si shprehje e fatit po aq tragjik te popullit shqiptar ne Kosove dhe ish-Jugosllavi, si shprehje e shkalkezimit te represionit serb, per t’i bere shqiptaret nje popull te pagojë.
Por memoria kolektive njerezore ka treguar se kur nje popull te ndaluar perpiqesh t’ia mohosh edhe armen e vetme, siç eshte fjala e tij per t’u mbrojtur e per t’u shprehur.
(Vijon ne faqen 4)
“Panorama“ SERBE QE PERPIQET TE ZEVENDESOJE “RILINDJEN”, PARAPERGATIT PANORAMEN E KRIMIT TE PAPARE
Teper trondites zhvillimi i ngjarjeve ne Kosove: revanshi mesjetar ndaj njerezit prej dy popujve me te lashtë te Ballkanit, bashkekohësia e qyteterimit evropian, siç jane shqiptaret, kercenon deri edhe me zhdukjen fizike te tyre si popull e si komb.
Akti veteflijues i Adem Demacit, ngujimi ne greven e urise, pas mbi 28 vjet burg, eshte nje thirrje per t’i hapur syte qyteterimit evropian per çka ndodh sot mbi shqiptaret dhe per çka i kercenon neser ata. Ne perandorite me te errta te mesjetes u jane prere kokat njerëzve, janë varrosur se gjalli ose jane djegur ne tume te druve, por goja nuk u eshte mbyllur. Duke mbyllur ndermarrjen botuese “Rilindja” diktatura e Millosheviqit kerkon qe, para aktit final te shpastrimit etnik, t’ua mbylle gojen shqiptareve, ç’ua prese atyre gjuhe dhe shansin e fundit per t’i folur botes ne zerin e tyre. “Panorama” serbe, me te cilen duan ta zevendesojne
(Vijon ne faqen 2)
URIME
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
URIME
Kurban Bajrami, kjo feste e shenuar e besimtareve muslimane, me jep rastin t’u uroj te gjithe shqiptareve kudo qe jane: “Per shume vjet gezuar kete Dite te madhe, te mira e begati per atdheun tone te shtrenjte!”
EDUARD SELAMI
Kryetar i Partise Demokratike te Shqiperise
Gezuar dhe per shume vjet, te dashur lexues te gazetes sone, festen e madhe te Bajramit te Kurbanit!
REDAKSIA E “RD”