04/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

4 qershor 1993

Deputetët e Kuvendit Popullor mbështesin Adem Demaçin

Zotit Adem Demaçi Ne deputetët e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, me shqetësim të thellë kemi ndjekur dhe ndjekim situatën tepër të rëndë të vëllezërve të një gjaku në Kosovë, të cilët po përjetojnë gjithnjë e më tepër mungesën totale të lirisë, dhunën e egër, gjenocidin dhe spastrimin etnik nga klika fashiste e Milosheviçit. Në këtë situatë tragjike u shtua prej disa ditesh dhe greva e urisë që ju dhe intelektualët e tjerë të nderuar e po e vazhdoni kundër mbylljes së shtëpisë botuese "Rilindja". Të përkushtuar për lirinë e fjalës e të mendimit, të gjuhës e të letërsisë shqipe, Ju zoti Demaçi dhe intelektualët e tjerë janë ngujuar për t'i thënë opinionit ate të vërtetë të madhe se sa e shenjtë është për shqiptarët liria dhe mendimi i lirë, se sa e fortë është dashuria për trojet e veta, se sa bindëse dhe heroike është qëndresa e Juaj, deri në flijim, para dhunës e egër të diktatorit Milosheviç. Deputetët e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, duke u bashkuar me akën sa te larte e burrërore, aq edhe të dhimbshem Tuajën, zoti Demaçi dhe intelektualëve të tjerë, dënojmë dhe denoncojmë edhe një herë ate politike kriminale të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe kërkojmë që t'i jepet fund turpeve të pashembullta të shovinisteve serbe në këtë fundshekulli. Ne u bëjmë thirrje të gjitha organizmave demokratike, personaliteteve të shquara të botës demokratike, që të ngrejnë zërin e tyre në mbrojtje të jetës së lirë të shokëve të tu, të tërkesave tuaja të drejta, kundër politikës kriminale serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë e vise të tjera të ish-Jugosllavisë, ndaj të të tjetrave për gjuhë, mësim, kulture, dije, për librat, për këngën e për fjalën shqipe. Para qëndrimit Tuaj dinjitoz e heroik, Milosheviçet janë të vegjël, dhe pafuqishëm, u u rrëyër [sic] atyzner? dhe se të tillë historia nuk do të vonojë t'u japë dënimin e merituar përfundimtar. KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Siç u njoftua nga Prishtina dje z.Adem Demaçi dhe shkrimtarët e tjerë të "Rilindjes" i dhanë fund grevës së tyre.

KUR VDES PËR ÇESHTJE TË MEDHA BEHESH I PAVDEKSHEM

Fjala e zotit Sali Berisha në varrezat e dëshmorëve në Korçë Desha në radhë të parë të përshëndes të gjithë familjet dhe të afërmit e martirëve të atdheut e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë kombëtare, të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e drejtatë e individit. Shumë prej jush jeni të rinj, me siguri apo në shkollë të mesme dhe jam dakord me ju se jeta është gjëja më e bukur, është gjëja më fisnike, është gjëja më e dashur për njeriun. Por, nuk duhet të harrojmë asnjëherë se ne bashku, se ne momentet e caktuara kur vdes për çështje të mëdha, kur vdes për atdheun, kur vdes për lirinë behesh i pavdekshëm, fiton pavdekësinë. Prandaj ju ftoj ju të gjithëve femijë dhe prinder të Shqipërisë te vini tek varret e martirëve sepse ata vertet sot kudo ne Shqipëri, ne toke ku jane, ne toke te ftohte, por ata te gjithe kane edhe nga nje shtrat te ngrohte te zemren e çdo shqiptari, qe e don Shqipërinë, qe e don lirinë. Ata kane edhe nje vend tjeter ne flamurin e kombit. Aty jane te shkruajtur emrat e secilit prej tyre. Prandaj edhe ne duhet t'i nderojme shume popujt qe kane vuajtur i kane te paprekshme simbolet. Popujt qe kane vuajtur i kane te paprekshme simbolet. Popujt qe kane vuajtur nderojne shume simbolet dhe ne shqiptaret do ti nderojme me shume se kushdo tjeter bijte e bijat e Shqipërisë qe rane per lirine e kombit, qe rane per lirine e individit. Prandaj dhe njehere ju bej thirrje qe ti nderojme gjithnje e me shume ata. Ju femije, shkollare, te rinj, duhet te vini te kujdeseni per lulet qe gjithmone te kete lule ne varret e tyre, se kjo eshte nje shkolle e madhe per ne, sepse ketu ne prekëm historine, ketu gjejme forcen per te shikuar drejt se ardhmes, ketu gjejme forcen e sigurine tone. Keta ishin trima. Mos harrojme se ne sakrifcat e tyre kemi te pakrahasueshem. Shume prej tyre rane ne lufte, te tjere ne semundje, te tjere ne burgje, te tjere ngura, por qe te gjithe rane te bindur se Shqipëria do te jete e lire, qe te gjithe rane me moralin per te patur nje Shqipëri te lire. Keshtu qe ne sot dhe çdo dite do t'i nderojme keta gjithmone e me shume. Rralle te gjesh ndonje komb tjeter ne Europe qe te kete martire me shume se te gjalle. Ky eshte edhe faktori baze i ekzistences se kombit ne te gjitha koherat. Nder per jete te gjithe atyre qe dhane jeten per lirine e trojeve shqiptare, per lirine e fjales e te mendimit te lire. Faleminderit.

DEMOKRACIA DO T’U VENDOSE NE PIEDESTALIN QE MERITONI

-Fjala e zotit Sali Berisha perpara veteraneve te Korçes- Ju përgëzoj për trimërine, për guximin që treguat në luftë për lirinë kombëtare, në luftë për liri e të drejta njerëzore. Padys him qe ju me sakrificat e medha qe bete, padyshim me trimërine dhe kurajon tuaj, ju keni qene e jeni faktor vendimtar i ekzistences se kombit shqiptar dhe i ekzistences se Shqipërisë. Ishte trimëria juaj, ishte kurajo juaj, e qindra e mijera shqiptareve gjate te gjithe historise ajo qe e beri sot Shqipërine e lire dhe te pavarur. Prandaj edhe ju per ne, per çdo shqiptar, jeni dhe do te mbeteni te dashur e te respektuar, jeni e do te mbeteni te nderuar. Virtutet e larta tuaja, vendimet sublime qe muaret per te luftuar pushtuesit, per te luftuar per linine e te drejtat njerezore, per te luftuar per fjalen e lire jane e do te mbeten frymezim i madh per shqiptaret e te gjitha koherave, per shqiptaret e te gjitha gjeneratave. Eshte jashtzakonisht e rendesishme qe sot çdo njeri ta kuptoje se per ne simbolet jane te shenjta. Une isha para pak kohesh tek varrezat e deshmoreve. Kishte aty nje grup femijesh e te rinjsh. Une u thash atyre qe ketu te vini shpesh. Duhet t'i ushqim lulet e ketyre varreve dhe s'duhet te harrojme asnjehere se vertet jeta eshte gjëja me e bukur, por perseri ne raste te caktuara ne nevoja njerëzore jep jeten per vendin, per kombin, per nderin, per linine. Keshtu qe eshte shume e domosdoshme te ngulisim mire ne mendje kete koncept. Kete koncept na kane edukuar nenat tona. Mbi bazen e ketij koncepti luftuam. Per kete duhet te mbrojme, duhet ta shpallsoim sot e gjithnje. Kjo nuk do te thote se me kete ekzaltojmë luftërat apo nacionalizmin. Perkundrazi, ne jemi nje popull me i vetpermbajtur ne rajon. Por natyrisht jemi edhe me traditat me te fuqishme luftëtare ne rajon. Jemi nga ata njerëz qe dime te luftojme me shume per linine. Askush nuk ka sakrifikuar me shume se shqiptaret. Dhe po te jete nevoja, jam i sigurte se perseri do te sakrifikojme, se jemi ne trojet tona. Shume njerez luftuan gjate luftes nacionalçlirimtare. Por jo te gjithe ju permbajten idealeve per te cilat luftuan. Por sidoqofte demokracia eshte kjo: Deren e ka te hapur secili qe do te ndryshe, secili qe do te kontribuoje. Ne nuk shkelim kurre mbi vepren e kerkujt ne njoftim ate. Ne e respektojme ate, por e rendesishme eshte qe secili te respektoje idealet e tij, t'i njohë e t'i kujtoje idealet per te cilat luftoi. Jam plotesisht dakord qe jop vetem organizatat e veteraneve, por une jam dhe kerkoj qe edhe martiret e demokracise duhet te kene vendin e nderuar sepse sikunder ju qe dje kapet pushken kunder pushtuesit edhe këta moren denimin sublim per te sakrifikuar, per fjalen e lire, qe ta thone fjalën si burri-burrit, siç ka qene tradita jone shekullore. Pra keta padyshim jane martire te fjales se lire, te demokracise, veteranë te saj. Une e konsideroj kete si nje dite te veçante kur ne cilesine e kryetarit te shtetit kam ne njerin krah kryetarin e shoqates se veteraneve dhe ne krahun tjeter, kryetarin e shoqates se persekutuarve politike. Te dy keta i bashkon liria, ideali i saj, te gjithe neve na ben ky ideal qe ti nderojme ata gjithmone. Ju e shprehët ne menyre modeste nje kerkese, une i kam kerkuar dhe do ti kerkoj qeverise qe te respektoje deri ne fund statusin e veteranit, statusin e te persekutuarit. Padyshim qe kjo i ben nder gjithe Shqipërisë, te gjithe shoqerise. Ne vendim ka marre keto dite qeveria ne kete drejtim. Nese nuk eshte i plote do te plotesohet. Te jeni te sigurte se demokracia do t'u vendose ju ne piedestalin qe meritoni.

KYÇI I SEKRETIT TË STABILITETIT TË SHQIPËRISË QËNDRON TEK QYTETARI I LIRË

Fjala e Presidentit te Republikes zotit Sali Berisha ne Pallatin e

KYÇI SEKRETI I STABILITETIT TË SHQIPËRISË QËNDRON TEK QYTETARI I LIRË

Fjala e Presidentit të Republikës zotit Sali Berisha në Pallatin e Sportit në Korçë KYÇI SEKRETI I Presidentit të Republikës zotit Sali Berisha në Pallatin e Sportit në Korçë Te nderuara zonja dhe zotërinj, qytetarë të Korçës! Sot ka qene për mua nje dite e gez[u?]ar sepse ndodhem midis miqve. Vij me gezim pranë jush, pasi e ruajte gjalle parasysh entuziazmin, përkushtimin dhe vetemohimin me te cilin i pritet ju, qytetaret e Korçës ditet e fillimit te proceseve demokratike te Shqiperi. Por theksoj gjithashtu se,eshte kenaqesi per mua te vij ne Korçen e patriotizmit,ne Korçen e Rilindasve te medhenj,te deshmoreve te Orman Çifligut e te shkollës se pare shqipe qe apostulli i madh i Rilindjes,Naim Frasheri,e lavderoi me vargjet: Lumja ti ,moj Korçë,o lule, E kam per nder te vije ne Korçën e trimave Mihal Grameno,Vasil Tromara,Themistokli Germenji e te burrave te shquar Sotir Peci, Pandeli Cale, Thoma Turtulli. Është kënaqësi e veçantë te vij ne Korçën qe e priti krahapur dhe e bekoi Fan Noliqë sille nga vendi i demokracisë,mesazhin e madh te saj me fjalët: “Na duhet nje qeveri e popullit, prej popullit,per popullin”.Dhe kete e bente he kohën kur mbi Evrope kishte filluar te frynte stuhia qe sille toleren komuniste. Është nder te vij këtu ne Korçën qe dha aq shume ndihmese e deshmorë ne Luftën Nacionalçlirimtare, në Korçën e “Luftëtarit Kombëtar”.Nder per jete dhe nder për trimë te qytetit dhe krahinës suaj qe ranë per nderin dhe lirinë e Shqipërisë. Është gjithashtu nder per mua te vij ne Korçën e Gjergj, Sevastij e Parashqevi Qiriazit që ja kushtuan jetën ndërtimit se dritës e arsimimit ne Shqipërine qe dilte pas pesëqind vjet errësire. Është kënaqësi e veçantë te vij ne qytetin e piktorit te shquar Vangjush Mio e Vangjush Tushit te burgosur e te martirizuar.Nderim te madh per te gjithë artistët mendjendritur te Korçës qe me veprën e tyre u bene te pavdekshëm ne kulturën shqiptare. Kam kënaqësinë te vij ne Korçën e punëtoreve te thjeshtë,te mjeshtrave te mençur e me te aftë,te tregtareve te ndershëm e guximtare,te fshatarit te mençur e punëtor qe se bashku i palen rrahur udhët e kurbetit e paten krijuar pasurinë e kolonive shqiptare te Amerikës qe ne te kaluarën ndihmuan aq shume per arritjen e pavarësisë e ndërtimin e Shqipërisë e qe edhe sot nuk mungojnë te ndihmojnë. Gëzohem fort kur dëgjoj se traditen e çmuar te punës e te besës private,qe fshatari e qytetari juaj paten ruajtur nga zgjedha e robërisë,ka lene veprimin dhe jeta ekonomike e rrethit te Korçës ndjehet me mire.Ndërmërm per njeriun punëtor te Korçës qe sot merret me gjënë e tij krijuese bene qe Korça ashtu siç ishte dikur Naim Frashëri te jere pas shoqe e llojera. Kënaqësia e veçantë është gjithashtu te vij ne Korçën qe eshte model i futbollit i miqësisë, tolerances ndërmjet feve myslimane e ortodokse,qe karakterizon komuniste e përpara e qytetare e të shqiptare. Zonja dhe zotërinjte e Korçës, Unë vij sot tek ju pasi kam kaluar pak me shume se nje vit si demokraci.Mendoj se ju e se ke ju pasi ka pak pas te gjithe shqiptaret me padurim presin te shohin arritje gjithnjë e me te medha dhe ky, eshte e drejte dhe e arsyeshme plotesisht dhe varet edhe nga besimi im te shume.Por mendoj se me nje vit qeverisje te nje pushteti te ri,qe ju e zgjodhet me voten e lire,me gjithë gabimet dhe te metat e pamohueshme qe jane evidentuar dhe jane per t’u korrigjuar Shqipëria dhe shqiptaret ne rrafshin politik,ekonomik dhe social kane arritur me shume se kurre ndonjehere ne historine e tyre.Fushteti i ri qe doli nga zgjedhjet e 22 marsit e mori vendin ne ngarkim pas 50 vjeteve tiranie komuniste,pas nje shkaterrimi masiv dyvjeçar,pas nje grabitje te qindra e qindra miliona dollaresh.Diktatura e shnderroi Shqipërine e bukur ne vendin e perçudnimeve,ne shume drejtime e filluam nga zero dhe akoma me keq nga kaosi dhe anarkia,ekonomia e vendit ndodhej ne kolaps te plote.Kriminaliteti dhe pasiguria ne rritje,te gjitha punetoria shqiptare ne 80%,teknologjia industriale prej vitesh e vdekur,ndjenja e pergjegjesise per pune teper e demtuar.Keto vështirësi behen akoma me te medha kur mendon se te gjitha ata djem dhe vajza qe ju zgjodhet me voten tuaj te lire,krahas ketij trashegimi teper te hidhur,duhet te ballafaqoheshin edhe me mungesen e eksperiences ne pushtet dhe tradites se zhvillimit te shtetit te se drejtës dhe ekonomise se tregut. Keshtu,para nje viti per forcat e reja qe erdhen ne pushtet objektiva me madhore ishin ndertimi i shtetit te se drejtes dhe ekonomise se tregut,hapja e Shqiperise dhe integrimi i saj ne Europe.Pra ringjallja e vertete e Shqipërise dhe kombit shqiptar.Ne nje vit jete ne liri ne ia dolëm qe Shqipërine ta hapim përfundimisht drejt botes dhe boten ndaj Shqiperise.Gjate ketij viti Shqipëria vendosi nje bashkëpunim te ngushtë me Komunitetin Evropian nga i cili ka gjetur nje mbeshtetje te fuqishme mbi bazen e marrëveshjeve te nënshkruara me të,me Këshillin e Evropës ku mori statusin e vezhguesit,me NATO-n ne te cilën u pranua se fundi anëtar shok i Asamblese se Atlantikut Verior,me FMN ne te cilën jane nënshkruar nje seri marrëveshjesh,me EFTA dhe G-24,me SHBA vend dhe ke i dha edhe ndihme te madhe politike por edhe ekonomike Shqipërise. Ne politikën tone te jashtme nje vend teper te rendesishem ka patur dhe do kete politika ballkanike dhe ajo me fqinjët ne rajon.Ne kete politike ne nuk jemi udhehequr nga krijimi i aleancave te veçanta,por vendosja e nje mirekuptimi dhe miqesie me te gjithë fqinjët tane madje dhe vendosur,qe te keqkuptimet t’ia leme historise dhe te krijojme ne rajon nje klime mirekuptimi,miqesie,paq[e?] dhe stabiliteti.Ne kete drejtim marrëdhëniet tona me Italinë kane qene dhe mbeten shume te mira.Ky vend e ka ndihmuar dhe ndihmon shume Shqipërine gjate kesaj periudhe te veshtire.Nje vend te veçante zene marrëdhëniet e Shqipërise me Turqinë.Ato zhvillohen ne fryme mirekuptimi dhe miqesie te plote.Ne Turqi jeton nje komunitet i madh dhe i fuqishem shqiptar i vendosur ne te gjitha strukturat e shtetit turk.Ai e do shume Shqipërine dhe eshte nje ure lidhje e fuqishme midis nesh.Me Greqine fqinjët tane me te lashtë,marrëdhëniet po shkojne drejt nje permiresimi progresiv.Populli dhe qeveria greke e kane ndihmuar shume vendin tone dhe per kete u jemi shume mirënjohës.Unë mendoj se ato kurresesi nuk mund te identifikohen me ato qarqe shovene greke qe duan te ndezin flaket e armiqësise dhe keqkuptimit ndermjet dy vendeve tona.Dhe gjithashtu do thoja se pavarësisht nga diferencat ne opinionet zyrtare lidhur me krizën ne Ballkan, marrëdhëniet tona do zhvillohen dhe perparojne.Ne kemi dhe duam te kemi marrëdhënie shume te mira me ish republiken Jugosllave te Maqedonisë,e cila duhet patjetër te respektoje te gjitha te drejtat dhe liritë kombëtare dhe njerëzore qe u takojne shqiptareve sipas dokumenteve ndërkombëtare shqiptare te kësaj republike.Marrëdhëniet tona jane shume te mira me Bullgarinë,Rumanine,Sllovenine dhe Kroacinë.Ne kemi bere dhe do bejme tentative qe t’i permiresojme ato edhe me Malin e Zi.Nje impuls te fuqishem i u dha ketyrë marrëdhënieve vizitat e nivelit te larte te shkëmbyera gjate kesaj periudhe me te gjitha keto vende.Edhe ne te ardhmen ne duam t’i fuqizojme fqinjët tane se jemi dhe do te jemi per zhvillimin e miqësisë,bashkëpunimit dhe mirëkuptimit me u.Kjo politike buron nga interesat jetike te Shqipërisë dhe shqiptareve,buron nga vendosmeria jone per te ndertuar nje shoqëri demokratike,nje Shqipëri te integruar ne rajon dhe ne Europe.Marrëdhënie miqësore jane vendosur dhe me shume vende evropiane ekstra komunitare si Austria, Zvicra,Çekia, Hungaria,Polonia, vende mike te botes Arabe si Egjipti,Arabia Saudite,Kuvajti e shume te tjera.Nje interes ka treguar per vendin tone keto kohe Japonia,Korea e Jugut,Malajzia dhe i jemi mirënjohës per ndihmat qe keto vende i kane ofruar dhe ofrojne Shqipërisë. Intensitet te madh kane njohur marrëdhëniet tona ndërkombëtare gjate ketyre muajve te fundit.Ne kete aspekt jane per t’u permendur si historike,vizita ne prill e Shenjterise se Tij,Papa Gjon Pali II si dhe vizita e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s Manfred Werner.Per ner.Për ne nje eveniment i veçante ka qene padyshim anetaresimi shok,ne Këshillin e Atlantikut te Veriut,i cili eshte nje vleresim i madh i vleres te politikes integruese qe ndjek Shqipëria,te cilën nuk do mund ta eresojne sulmet dhe shpifjet e askujt.Po keshtu eshte rritur shume gjate ketyre muajve bashkëpunimi, marrëdhëniet dhe ndihma midis Komunitetin Evropian,Këshillin e Evropës,Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore.Duke vleresuar lart kurajon,guximin dhe vendosmerine e shqiptareve,te qeverise dhe te shtetit shqiptar per te ecur ne rrugen e reformave,per te ndertuar nje shoqeri demokratike ne Shqipëri,dulke vleresuar Shqipëria si nje faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon. Keto organizma dhe institucione jane treguar gjithnje e me te gatshëm per te ndihmuar Shqipërine.Ato kane rritur dhe po rrisin vazhdimisht ndihmen per vendin tone ne forme dhuratash,kredish dhe programesh bashkëpunimi. Politika jone e jashtme ka dhe do kete si objektiv kryesor zgjidhjen e drejte te çështjes kombëtare.Ne jemi te vendosur te bejme te gjitha perpjekjet tona ne Ballkan te ven doset paqe dhe stabiliteti.Shqiptaret sot mund te them se jane faktor nga me kryesoret i stabilitetit ne jug te Ballkanit.Ato ndonëse jane ? milion ne ndare ne 5 shtete,po luftojne dhe perpjekin me guxim per lirite dhe te drejtat njerëzore dhe kombëtare dhe nuk po kerkojne ndryshimin e kufijve me force.Ato kudo jane te pranuar prenk forcave politike demokratike dhe ndonëse me shume se dyisma e tyre perjetojnë shtypjen e eger dhe injorimin e te drejtave dhe lirive themelore,ata jane te vendosur te perdorin (Vijon ne faqen 2)

Foto: ATSH

[Fragmente të shtypit të faqes përballë, të palexueshme pjesërisht në skajin e majtë.]