NE DEMOKRACI KA VETEM NJE MENYRE PER TE NDRYSHUAR LIGJET DHE KJO ESHTE VOTA E LIRE
-Presidenti i Republikes vleresoi si te drejte vendimin e Qeverise per te nderprere greven e urise te ish-pronareve-
Presidenti i Republikes, Sali Berisha, vleresoi si te drejte vendimin e Qeverise per te nderprere greven e urise te ish-pronareve.
Presidenti i Republikes,Sali Berisha, greven e urise te ish-pronareve .Presidenti theksoi se, e drejta per jeten eshte e drejta e pare dhe me themelore e njeriut. Kjo e drejte, bazuar ne Karten e te Drejtave te Njeriut,eshte e pacenueshme, perveçse ne rastet qe vendos gjykata.Keshtu qe, Qeveria eshte dhe do te jete e detyruar te mbroje me çdo kusht kete te drejte themelore, qofte edhe nga vendimet e deshperuara qe mund te marrin individe te caktuar,qofte edhe per veten e tyre.
Ne Shqipërine e gjysme shekulli diktature jane te panumert ata qe humben jeten, njerezit e tyre te dashur ,rinine,shkollen,pronen e shume gjera te tjera te shtrenjta per njeriun. Natyrisht, te gjitha keto jane trauma te renda qe kurresesi nuk do mund te rikthehen me,ato kane hapur pluge te cilat,te gjithe duhet te kemi besim se vetem demokracia dhe liria qe ajo krijon, kompensimet qe do te behen brenda mundesive reale jane zgjidhja me e mire politike, sociale.Partia Demokratike nuk do ishte parti e vlerave dhe idealeve demokratike ne rast se ajo nuk do t’i permbaj plotesisht programit te saj.Kjo eshte e vertete per çdo parti serioze politike ne bote e aq me teper ne Shqiperi,ku per shqiptaret e mashtruar per me se gjysem shekulli rikthimi i besimit ne fjalen e dhene ,ne programin e shpallur, ne premtimin e dhene eshte faktori i nje rendesie shume te madhe per te sotmen dhe te ardhmen e vendit.
Perveç ketyre,Presidenti thekson edhe njehere se ka respekt te madh per vuajtjet,sakrificat ,privacionet e grevisteve te urise ne te shkuaren, por ne asnje rrethane,ne kushtet e demokracise dhe shtetit te se drejtes nuk do te pranohet ndryshimi i ligjeve me femijet dhe grevat apo formave te tjera te presionit.Ne kjo eshte vota e lire.
(ATSH)
MBI NDIHMEN FALAS TE KOMUNITETIT EVROPIAN NE FUSHEN E INDUSTRISE
Interviste me z.Edmond Sheshi,drejtori i Bilancit e Ministrine e Industrise ,Burimeve Minerare dhe Energjitike-
Pyetje: A mund te na flisni diçka per ndihmen e Komunitetit Evropian ne Industri?
Pergjigje:-Ne kuadrin e programit Phare per Shqipërine, Komuniteti Evropian per vitin 1992 gjate muajve maj-korrik i dha Shqipërise dy ndihma me vlera perkatese 10+20 milione ECU.Nga keto ndihma, qe do te perdorëshin ne disa dege te ndryshme te ekonomise perfituan edhe disa dege te ndryshme te industrise. Qellimi i ndihmes eshte: 1-Te mbeshteteshin nevojat me kritike te atyre degeve qe do te perfitonin. 2-Keto dege te krijojne nje fond kundraparti(te kthyeshem )per t’u derdhur ne buxhetin e shtetit. Pyetje:Si u veprua nga dikasteri per te percaktuar fushat e perdorimit te kesaj ndihme? Pergjigje:-Ne fillim dua te theksoj se momenti i afrimit te ketyre ndihmave e gjithe ekonomine shqiptare pothuajse te bllokuar.Ishin vetem 1-3 muaj qe ky popull kishte vendosur ndryshimin rrenjesor te sistemit te shoqerise. Nevojat per mbeshtetje me fonde valutore ishin shume te medha per te gjitha deget e industrise dhe vleresimi i efektivitetit te perdorimit te tyre ne ate moment ishte jashtzakonisht i veshtire.Megjithate,ne vleresim per disa dege u be mbi keto arsyetime: -Te mbeshteteshin ndermarrje qe ... ...caktuar si nje mendim efektiv mundet qe koha ta nxjerre te pavlefshem.Ne keto raste ndermarrja percakton gjithmone vleresimin si dhe efektshmerine e ofertave qe vine.Konkretisht ne ndihmen e pare falas per ndermarrjet e NPV kane ardhur dy here grup ofertash per metraçe te ndryshme dhe mbas nje vleresimi te tyre nga ndermarrjet kane rezultuar joefektive per prodhimin e konfeksioneve.Si rezultat jane anulluar keto lloj kerkesash dhe eshte ndryshuar destinacioni i perdorimit te ketyre fondeve.Eshte menduar qe te blihen makina qepese si dhe trikotaž per prodhime te ndryshme po per kete dege te ekonomise. Po keshtu per ndihmen e dyte falas mbasi firma nuk ishte ne gjendje te ofronte mineral hekuri per siderurgjine si rrjedhoje struktura e kerkeses se ketij kombinati ndryshoi.Me keto fonde qe u liruan u mbeshteten kotoperatat e Kromit e Bakrit si dhe ajo e gjeollogjise. Pyetje:Me rendesi eshte dhe bashkepunimi me Komunitetin Evropian,si realizohet kjo konkretisht ? Diçka per Italdren qe eshte prokurues i kesaj ndihme i ngarkuar nga vete Komuniteti Evropian. Pergjigje:-Ne kete kuader do te thoja se ndihma e komunitetit ka vlerat e saj dhe nuk eshte thjesht nje ndihme e materializuar ne mall,por mall, por ajo përfshin edhe një asistence, referuar ngritjes se tenderave (konkurimeve) vlerësimit të ofertave (efektshmerise se perdorimit te ketyre mallrave etj. Kjo gjë ka ndikuar pozitivisht edhe ne mentalitetin e njerëzve qe merren me këto ndihma. Kjo sepse njihen me menyra dhe metoda te reja ne pershtatje me ekonominë e tregut, zbatuar ne vendet perendimore, te trajtimit te import eve te ndryshme. Teknikisht marredheniet me komunitetin kryhen nepermjet Ministrise se Ekonomise e Finances si interlokutori kryesor i kesaj ndihme dhe ndihmave e kredive te ndryshme qe perfito[r] vendi yne. Sqarimet dhe ve[r]jet e ndryshme qe ne si dikaster kemi per kete ndihma i kryejme nepermjet kesaj ministrie. Kjo eshte normale, kur punohet ka edhe probleme te adhe[s]ive e karaktereve te ndryshme. Kuptohet qe per cdo ndryshim destinacioni per perdorimit te kesaj ndihme duhet sipas procedurave te njoftohet dhe te merret mirat[m] nga komuniteti. Italtrendi eshte ndermarrja prokuruese (administruese) e kesaj ndihme. Kjo ndermarrje eshte caktuar ne baze te nje procedure nga Komuniteti Evropian. Per kete qellim midis tyre ekziston edhe nje detyrim juridik(kontrate). Procedura teknike e operimit te fines Italtrend, te cilën e ka detyruar ta ndjeke me baze te rregullave te komunitetit eshte sa vijon: Stadi i pare: Italtrendi krijoi nje zyre perfaqesimi ne Shqiperi qe quhet “Zyra e Asistences Teknike”, qellimi kryesor i se ciles eshte qe te sherbeje per çdo lloj informacioni teknik apo ekonomik qe do te kerkohej nga konsumatori e ndryshëm e dikasteret lidhur me ecurine e programeve ndihme. Ne te njejten kohe Italtrendi mblodhi, nepermjet dikastereve, nga konsumatorët qe ishin caktuar per te perfituar kete ndihme kerkesat teknike. Këto kerkesa, nje pjese e të cilave fillimisht nuk iu pershtateshin standarteve te perendimit por atyre te lindjes, u sqaruan ne kohe nga bashkepunimi Konsumator-Italtrendi si dhe asistencen e vazhdueshme te
sistemit të shoqërisë.
Nevojat për mbështetje me fonde valutore ishin shumë të medha për të gjitha degët e industrisë dhe vlerësimi i efektivitetit të përdorimit të tyre në atë moment ishte jashtëzakonisht i vështirë. Megjithatë, një vlerësim për disa degë u bë mbi këto arsye:
-Të mbështeteshin ndërmarrje që kishin një lidhje të ish[in] te rëndësishme për gjithë ekonominë.
-Të krijoheshin mundësi për t’u punësuar sa më shumë punëtore sepse në atë moment asistenca dhe si mentalitet i dermonte moralisht njerëzit.
-Të mbështeteshin ndërmarrje që të ishin të afta të ripaguanin këtë kredi-mall në kushte lehtësuese.
-Të mbështeteshin ndërmarrje që nuk kishin asnjë mundësi tjetër mbështetjeje me fonde valutore.
-Të mbështeteshin ndërmarrje që mendohej se do t’i rezistonin konkurencës së produkteve të tyre, gjë e cila sapo kish filluar.
Dhe konkretisht për ndihmën e parë u caktuan të përfitonin kombinati i përpunimit të thelle të naftës në Ballsh, duke e konsideruar si një nga ndërmarrjet më të domosdoshme me efektivitet me një numër të madh punonjësish e ndërlidhur me gjithë ekonominë per produkt e saj etj, tri uzina mekanike, kombinati autotraktoreve në Tirane, uzina mekanike bujqësore ne Durres, uzina metalike Tirane, me qëllim kryesor mbështetja e atyre mekanizmave që kishin ngelur per bujqësinë e transportin. Fshati dhe e gjithë ekonomia jone qe po shkonte drejt privatizimit do të kërkonte një mbështetje me mekanizma dhe transport. Në të njëjtën kohë, në këto uzina përfshiheshin një numer i konsiderueshëm punëtoresh. Ne menduam të përfitonin nga kjo ndihmë dhe një numer i konsiderueshëm ndërmarrjesh të shadave, prodhimi i çilave ishte destinuar kryesisht për eksport dhe një pjesë e tyre efektiv, njëkohësisht do të mund të punësoheshin edhe një pjesë e atyre punësoresve që prej kohësh kishin ngelur pa pune për mungesë lëndësh të para. Se fundi, një numer NPV do të blinin tekstile e gatshme per industrinë e ndryshme konfeksionesh, mbasi disa ndërmarrje që punonin ne fason e kishin ndërprere aktivitetin e tyre.
Pyetje: Mos valle ka evoluar mendimi?
Përgjigje: Sigurisht, me gjithë metodali[t]ë të zhvillimit ekonomik se centralizuar nuk mund të nuk do kemi sot në ekonominë e tregut. Ajo qe kemi menduar para nje periudhe të
(Vijon ne faqen 2)
ZOTI PJETER ARBNORI U TAKUA ME DREJTUES TE”SHOQATES HUMANITARE TE INVALIDËVE TE PUNES”
Ne takimin me drejtues te Shoqates Humanitare te Invalideve te Punes”,kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor,zoti Pjeter Arbnori vleresoi djeresën e gjakun e humbur nen diktature te invalideve te punes dhe veprimtarine e kesaj shoqate.
Ai degjoi me vemendje problemet qe ngriti kryetari i shoqates,zoti Abdulla Omari,lidhur me trajtimin e invalideve te punes. Ne,-theksoi zoti Omari, - e kemi perkrahur dhe e perkrahim me te gjitha forcat demokracine dhe kerkojme statusin e invalidit te punes.me te cilin gjejne shprehjen e plote te drejtat tona legjitime,si ne te gjitha shtetet e qevertuara e demokratike.
Zoti Arbnori i siguroi se Kuvendi do ta shqyrtoje me perparesi statusin e invalideve te punes,porsa ai te vije nga Qeveria.
(ATSH)
QEVERIA NUK DO TE LEJOJE ASNJE PRESION TE PALIGJSHEM MBI VEPRIMTARINE E KUVENDIT POPULLOR DHE INSTITUCIONET E TJERA DEMOKRATIKE DUKE VENE NE RREZIK JETEN E QYTETAREVE
Zedhenesi i Keshillit te Ministrave ben te ditur se,per me se 3 jave ne disa qytete te vendit u zhvillua nje greve urie me pjesemarrjen e ish-pronareve nga rrethe te ndryshme per te kundershtuar ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve.
Nga ana e perfaqesuesve te Presidences ,te Kuvendit Popullor dhe te Qeverise ,atyre iu dha disa here se ligji shpreh vullnetin e pjeses me te madhe te popullit shqiptar dhe se ai eshte hartuar ne dobi te te gjitheve dhe se ndryshimi i tij mund te behej vetem nga instancat ligjvenese.
Greva zgjatur ,pavaresisht nga gjykimi per kerkesat, po shkonte duke kercenuar e pjesemarrësve ne te,nderkohe qe ata nuk pranonin te zbatonin as edhe premtimet e dhena per nderprerjen e saj.E ndodhur perpara vetsakrificimit te grevisteve, apo te nderhyrjes per nderprerjen me force te greves,qeveria vendosi te mbroje jeten e ketyre qytetareve.Nga ana tjeter,qeveria e Kuvendit Popullor dhe institucioneve
Qeveria deshiron te therheqe vemendjen e opinionit publik shqiptar se futja nder grevistet e elementeve nga vendet perreth dhe nderrimi i vazhdueshem i kerkesave te tyre, si dhe presioni ultimatv ndaj shtetit dhe rrezikimi i shendetit te njerezve,jane akte te palejueshme per çdo shtet demokratik dhe per kete arsye,forcat e rendit nderhyne duke i derguar grevistet neper shtepite e tyre.Ata qe ishin ne gjendje jo te mire shendetesore u derguan per mjekim dhe kujdes ne spital.
(ATSH)
KUR BIE TERMETI SIGURIMSAT MERREN ME PUBLICISTIKE
Mbas deklarimit ne Parlament te F.Nanos ,si kreu i korrupsionit nga ana e sherbimit te Kontrollit te Shtetit ne lidhje me ndihmat emergjente te qeverise italiane dhene popullit shqiptar, PS po perjeton ditet me te veshtira te saj.Rezistenca qe po i behet ,nga grupi konservator,socialkomunist ,zbulimit te ketij korrupsioni tregon teresisht kaosine e kesaj partie, friken se reaksioni zinxhir i ngjarjeve do te zbuloje tere fytyren e vertete te mafias komuniste,rrenjet e tij qe jane padyshim te thella.
Mbas deklarimit ne Parlament te F.Nanos ,si kreu i korrupsionit nga ana e sherbimit te Kontrollit te Shtetit ne lidhje me ndihmat emergjente te qeverise italiane dhene popullit shqiptar, PS po perjeton ditet me te veshtira te saj.Rezistenca qe po i behet ,nga grupi konservator,socialkomuniste ,zbulimit te ketij korrupsioni tregon teresisht kaosine e kesaj partie, friken se reaksioni zinxhir i ngjarjeve do te zbuloje tere fytyren e vertete te mafias komuniste,rrenjet e tij qe jane padyshim te thella. Per te kamufluar dhe ekranizuar kete realitet, dhe per me teper per te shpetuar koken e vet,se sa prestigjin e P.Socialiste ,Fatos Nanon e klani i (Vijon ne faqen 3)
objekte te ndryshme
Ne rrethin e Korçës jane privatizuar deri tani 530 objekte me nje vlere 28 200 000 leke.
Ne rrethin e Korçës
Ne ndermarrjen e mekanizimit te bujqesise jane privatizuar 314 traktore e makineri te tjera, me nje vlere prej 7300 000 lekesh. Gjithashtu vazhdon shitja e autokombajnave dhe e objekteve te tjera si, oficina, pika riparimi, magazina etj.
Ne sektorin e ndertimit jane privatizuar NN-1 dhe NN-2, si dhe disa objekte nga industria, fabrika e sidrit, reparti i çokokremit, reparti i llokumeve etj. Mbeten per t’u privatizuar 50 njesi te tregtise ne qytetin e Korçës, qe jane prona te ish-pronareve dhe 90 njesi ne fshatra, per te cilat nuk ka kerkesa.
(ATSH)
JANE PRIVATIZUAR 1225 APARTAMENTE
proces qe duhet te perfundoje brenda vitit
Te dhenat e fundit te marra ne Bashkine e Tiranes tregojne se numri i apartamenteve te privatizuara ka arritur shifren 1225, nga te cilat jane akertuar rreth 15 milion leke te reja.
Komisionet e privatizimit jane ngritur ne baze te ndermarrjeve te banesave, nder te cilat dallohet Ndermarrja Banesa Nr.1 e cila ka privatizuar 848 apartamente me e pas vjen N.Banesa Nr.2 me 202 banesa ndersa N.Banesa Nr.3 ka privatizuar vetem 175 apartamente. Duke patur parasysh numrin relativisht te madh te apartamenteve te privatizuara ne ish-rajonin Nr.1 te duket e pa justifikueshme qe dy rajonet e tjera te qendrojne ne shifra kaq te ulta.
Bashkia e Tiranes ka organizuar takime te herepashershme me komisionet e ngritura si dhe me organet e pushtetit lokal. Ne keto takime jane ngritur edhe problemet e cila fusin ne valle Ministrine e Ndertimit Strhemit e Rregullimit te Territorit lidhur me kriteret qe duhen ndjekur per rastet kur nuk privatizohen apartamentet e banimit.
Sidoqofte asgje nuk justifikon ritmet e ulta te privatizimit ne N.Banesa Nr.2 dhe N.Banesa Nr.3.
Z.LL
Privatizimi-detyre e dites
Korçe
Jane privatizuar 530 objekte te ndryshme
Ne rrethin e Korçes jane privatizuar deri tani 530 objekte me nje vlere 28 200 000 leke. 350 nga keto objekte jane te sistemit te tregtise dhe 150 objekte te ndermarrjes se riparim sherbimeve.
Tirane
Privatizimi i banesave proces qe duhet te perfundoje brenda vitit
JANE PRIVATIZUAR 1225 APARTAMENTE
Te dhenat e fundit te marra ne
KENDI I HUMORIT POLITIK
"Ombrella nuk u mbulon dot me misionaret e rinj por... zogj te vjeter"
PRESIDENTIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE Z.SALI BERISHA MINISTRIT TE BUJQESISE REDAKSISE SE GAZETES ”RILINDJA DEMOKRATIKE”
PRESIDENTIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE Z.SALI BERISHA
MINISTRIT TE BUJQESISE
REDAKSIS[E] SE GAZETES ”RILINDJA DEMOKRATIKE”
Po e shkruaj kete leter me lot ne sy.
Jam fshatar nga fshati Manez rrethi i Durresit, baba i kater femijeve.
Kam mbjelle dhjete dylym me grure ne token qe me dha reforma sipas ligjit. Gruri u poq dhe nuk kam me çfare ta korr dhe ta shij. Dje kalova mes grurit dhe kallinjte shkermoqe shin, kokrrat e grurit binin ne toke. Me rreshqiten lotet vetvetiu. Po shkon kot buka e femijeve te mi, mundi dhe djersa qe kam derdhur aty. Autokombajna e fshatit nuk punon se i eshte prishur nje vegel. Ne televizor u premtua se do te vin[in] kombajnat e zones malore per te na ndihmuar. Kjo me pelqeu shume, po ku jane? Jam gati te paguaj me shume se çmimi tavan qe u tha, po veç ta fus grurin brenda. Ju drejtohem juve President, Ministrit te Bujqesise qe te mbedhynit dhe te vinje urgjentisht kombajnat se gruri per dy tre dite do te bjere gjithë ne toke dhe femijet do t’u bëhet buka e gojes.
Ne kete gjendje jane te gjitha arat e Manzes te mbjellura me grure dhe ndofta keshtu ndodh edhe ne rrethe te tjera dhe po humb buka e gjithe popullit.
Me nderime
SHEFQET GJYZELLI
Manes 10.6.1993