01/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

1 shtator 1993

Mirësevinni ZOTI KARTER!

- I pari ndër personalitetet e larta të politikës botërore që në mars ’91 i uroi fitore demokracisë së re shqiptare. - Xhimi Karter mbrojtës i demokracisë dhe të Drejtave e Lirive Themelore të Njeriut dhe një nga mbrojtësit më të mëdhenj të të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. BIBLIOTEKA KOMBTARE TIRANË Mars ’91. Në selinë e Partisë Demokratike një telegram, që me fjalët më të mira, uronte PD-në për fitoren në zgjedhjet e 31 Marsit. Në fund firmosur Jimmy Carter. Ajo do të ishte letra e parë që një personalitet i shquar botëror do të bënte në mbështetje të demokracisë shqiptare dhe si e tillë ishte një inkurajim i madh për këtë demokraci të re. Pas dy vjetësh, një vit pas fitores së demokracisë, vetë Xhimi Karter ish-President i SHBA u ul në kokën shqiptare duke shtuar dhe një emër tjetër në listën e personaliteteve të nderuar që kanë vizituar Shqipërinë në kohën e demokracisë. I ftuar nga Presidenti Berisha, ish-Presidenti amerikan, sot drejtues i Fondacionit që mban emrin e tij, do të kryej një vizitë disa ditore në Shqipëri. Karter hyri në Shtëpinë e Bardhë nëntor të vitit 1976 pasi kish qenë guvernator i Xhorxhias. Rivali i tij në zgjedhje ishte republikani Xh. Ford. Gjatë periudhës që karter drejtoi makinën e politikës amerikane u njoh si personalitet i fuqishëm në politikën e jashtme. Sukseset e tij lidhen me një rinovim që ju bë politikës së jashtme amerikane. Karteri është njeriu që punoi paqen në Lindjen e Mesme duke u bërë iniciator i bisedimeve midis Egjiptit dhe Izraelit që përfunduan në marrëveshjen e Camp Davidit. Megjithëse më 1980, Karter humbet në zgjedhje përballë Reganit, ai vazhdon të mbetet një luftëtar i paqes dhe demokracisë në botë. Fondacioni Karter është i njohur tashmë për përpjekjet që bën në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave Themelore të Njeriut në gjithë globin. Në këtë kuadër Xhimi Karter është njohur dhe si mik i shqiptarëve, mbrojtës i të drejtave të tyre. Konferenca për Kosovën, që Fondacioni i tij zhvilloi në Atlanta është tregues më i qartë për këtë. Edhe vizita e tij në këto momente të rrezikshme të luftës në Ballkan ishte mjaft domethënëse. Shkelja e të Drejtave Njerëzore të shqiptarëve në ish-Jugosllavi do të jetë dhe në nga temat kryesore që do të diskutohet midis ish-Presidentit amerikan dhe personaliteteve të politikës shqiptare. Karteri është i njohur dhe për besimin e tij tek zoti. Roli i fesë, në një shoqëri moderne e demokratike, është mjaft i rëndësishëm për ish-Presidentin amerikan. Prandaj edhe gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Karteri i ka kushtuar një vëmendje të madhe kontakteve me përfaqësuesit e besimeve të ndryshme. Gjatë vizitës në Shqipëri, paraardhësi demokrat i Klintonit do të takojë të gjithë personalitetet më të larta të politikës shqiptare, biznesmenë amerikanë dhe shqiptaro-amerikanë, përfaqësues të fesë etj. Gjithashtu zoti Karter do të ketë në programin e tij vizitë në ambasadën amerikane, vizitë në muzeun e Krujës, takim me përfaqësues të shoqatës së miqve të Izraelit që përfunduan në marrëveshjen kulturore demokratike, në Federatën Baptiste Evropiane etj. Le t’i urojmë edhe njëherë mirëseardhjen zotit Karter dhe qëndrimin të mbarë në tokën mike shqiptare. E PALOKA

PUNË TË MBARA DHE MENDJE TË KTHJELLËT!

Sot Kuvendi Popullor rifillon punimet në sesionin e III-të të legjislaturës së XIII Sot mbasditë Kuvendi Popullor rifillon punimet, këtë herë në sesionin e III të Legjislaturës së XIII. Tashmë mendimi politik, duke u bashkuar me atë juridiko-legjislativ, pas një pauzë të shkurtër, do të vijë përsëri brënda kollonave të ndërtesës së simbolit më të lartë dhe më të qenësishëm të përfaqësimit të atributeve të autoritetit të një kombi, të precipituar pastaj në aktet e ndryshme ligjore, aq të domosdoshme dhe jetike për zhvillimet e gjithanshme të fateve të demokracisë në Shqipëri. Pra, me këtë rast urojmë: PUNË TË MBARA! Dhe punët e mbara nisën nga shkalla e lartë e preokupimit, serioziteti, përkushtimi, fryma e mirëkuptimit dhe e debatit konstruktiv, vënia e interesave të kombit mbi gjithçka, mendimi i gjatë e kompetent, organizimi efektiv i punëve, disiplina dhe largpamësia. Në pjesën më të madhe të kohës dhe të përbërjes së Kuvendit këto që përmendëm jo se kanë munguar. Por, jo, që për fatin tonë, të keq, në auditorin e Kuvendit, ashtu si dhe jashtë tij, janë demonstruar edhe antipodet e treguesve të sipërpërmendur. «Ethet» e saj i ka vuajtur në masën dërrmuese sidomos opozita socialiste. Shpresojmë që, pas këtij sezoni të stërzgjatur pushimesh të saj, ajo të vijë më e kthjellët, më konstruktive. Shpresojmë që të ketë kuptuar se mes shkakut dhe sebepit është më e ndershme dhe burrërore të merresh me shkakun. Shpresojmë të mos përsëriten ato që ndodhën për të keq të saj, në radhë të parë. E pra, mërresh përballë kësaj eksperiencë të hidhur, jemi të detyruar që, me dashamirësi, t’i urojmë asaj: MENDJE TË KTHJELLËT! Stadi aktual i zhvillimeve të reformës ekonomike pret tashmë prej kuvendit kuadrin e nevojshëm ligjor. Të tilla janë ato për investimet e huaja, ato për privatizimin dhe aksionarizimin e ndërmarrjeve, ato për stimulimin dhe zhvillimin e investimeve prioritare të strukturës dhe superstrukturës, si dhe shumë ligje të tjera. Si punë vërtet e mbarë dhe e suksesshme do të ishte edhe plotësimi i kuadrit legjislativ të funksionimit të shtetit ligjor e, mbi të gjitha, miratimi me konsensus prej deputetëve i KUSHTETUTËS. Ndërkohë, do t’u kujtonim deputetëve të mos harronin as elektoratin: takimet, mbështetjen, stimulimin e iniciativës së tij, evidentimin dhe zgjidhjen e problemeve të shumta të tij. E tek sa, çdo ditë e më tepër, prestigji i Shqipërisë fiton përmasa të reja në opinionin botëror, si për zhvillimet e saj cilësore, të sigurta dhe të shpejta të realitetit të brendshëm, ashtu dhe për qëndrimet e saj konstruktive si faktor paqeje në botë e rajon, urojmë Kuvendin, me influencën e vet, ta forcojë këtë imazh, duke pasur parasysh, si gjithmonë, brenda interesave tona kombëtare, edhe interesat e vëllezërve tanë kosovarë dhe gjithë shqiptarëve të tjerë jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë. Edhe një herë: PUNË TË MBARA DHE MENDJE TË KTHJELLËT!

Përkujtohen njëmbëdhjetë viktima të terrorit komunist

47 vjet më parë, në fshatin Gurzë të rrethit të Laçit, diktatura e kuqe, për të nënshtruar malësorët e kësaj zone që ishin antikomunistë, inskenoi vrasjen e Rexhë Delit, Hero i Popullit, ish-komandant i komandës së vendit të rrethit Krujë. Pas kësaj vrasjeje të zbatuar nga sigurimi i shtetit, dy ditë më vonë, më 28 gusht 1946, në qendër të Gurzit u pushkatuan pa gjyq 10 burra krejtësisht të pafajshëm. Ndër këta, katër vetë ishin nga familja Miri. Diktatura e kuqe vazhdoi persekutimin dhe terrorin ndaj këtij fshati për vite me radhë duke pushkatuar 22 burra dhe burgosur e dënuar më shumë se 60 të tjerë politikisht. Nga 22 të pushkatuarit e këtij fshati njëmbëdhjetë i përkasin familjes Miri. Për të nderuar këto viktima të (Vijon në faqen 3)

BISEDIME PËR SHPEJTIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHA TË NDRYSHME

Vizitë e zëvendëskryeministrit Kopliku në krye të një delegacioni në Malajzi Delegacioni qeveritar shqiptar, i kryesuar nga zëvendëskryeministri i Republikës, Bashkim Kopliku i cili po bën një vizitë pune në Malajzi me ftesë të qeverisë malajziane, u prit në takime pune nga kryeministri, zoti Dato Seri dr. Mahatir Mohamad, zëvendëskryeministri, zoti Abdul Ghaffarben Baba, ministri i Punëve të Jashtme, zoti Datok-Abdullah, bin Haxhi Ahmet Badani, si dhe personalitete shumë të larta të vendit. Zoti Arum Starova u prit në takim pune nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Tan Sri Dato Amed Kemal Xhaffar. Bisedimet u përqendruan në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona, si dhe në masat që duhen marrë për të shpejtuar bashkëpunimin në fusha si: infrastrukturë, telekomunikacion, industri, transport, investime, tregti në sistemin bankar, financë, privatizim, mjekësi, drejtësi, bashkëpunim tekniko-shkencor, arsim, diplomaci, etj., si dhe për krijimin e komisionit të për-[Vijon në faqen 4]

PËRFUNDOI gjykimi i çështjes «Arsidi»

- Vilson Ahmeti, Agron Saliu dhe Agim Tartari shpallen fajtorë dhe dënohen me 2, 7 dhe 6 vjet, heqje lirie. - Dëmi i shkaktuar shtetit është 79 milion e 275 mijë lekë të reja -

çështjes «Arsidi»

- Vilson Ahmeti, Agron Saliu dhe Agim Tartari shpallen fajtorë dhe dënohen me 2, 7 dhe 6 vjet, heqje lirie. - Dëmi i shkaktuar shtetit është 79 milion e 275 mijë lekë të reja - në datën 31. 8. 1993 në Gjykatën e Tiranës u dha vendimi përfundimtar për të pandehurit Vilson Ahmeti ish-kryeministër dhe Agron Saliu e Agim Tartari përkatësisht drejtorë e zv.drejtorë të Bankës Tregtare Shqiptare. Trupi gjykues me përbërje Kreshnik Spahiu kryetar, dhe Uk Cena e Alketa Gjyzari anëtar në datat 16, 18, 20, 24, 26 e 30. 8. 93 zhvilloi seancat me dyer të hapura në prani të Prokurorit të akuzës Ilir Marku për çështjen penale në ngarkim të të pandehurve të sipërpërmendur ku Agron Sali e Agim Tartari akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin e të parashikuar nga nenet 106 e 13 të Kodit Penal. Ndërsa i pandehuri Vilson Ahmeti akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Të pandehurit i kanë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 79 milion e 275 mijë lekë të reja. Kjo u shoqërua me prova dokumentare dhe me dëshmitarë. Prej kohësh fantazma Arsidi shfaqet në arenën shqiptare. Del në skenë në vitin 1991 kur ish-ministri i Tregtisë Shane Korbeci ia dërgon me shkresë ish-kryeministrit Fatos Nano për ta emëruar këshilltar tregtisë ndërkombëtare për Shqipërinë. Ky veprim provohet me shkresën nr. 24.86 datë 20. 8. 93. Në qershor ’91 Nikolla Arsidi takonet me të pandehurit Saliu e Tartari me detyrën përkatëse drejtor e zv. drejtor të Bankës Tregtare Shqiptare. Takimi bëhet në Paris me iniciativën e Këshilltarit Tregtar të Ambasadës tonë, Pluton Shyti. Ky rekomandon shtetasin francez Arsidi si njeri me reputacion në fushën bankare. Më pas Arsidi takohet edhe herë të tjera në Shqipëri me të pandehurit Saliu, e Tartari, të cilëve u thotë se ka projekte «ambicioze» për të bërë investime në Shqipëri dhe për këtë qëllim kishte kryer edhe takime të tjera me disa personalitete shqiptare të asaj kohe. Që nga koha e shfaqjes të shtetasit francez Nikolla Arsidi në vendin tonë e deri në kohën kur autoritetet franceze kanë filluar hetimet penale ndaj tij fjalët e tij mbetën vetëm premtime. Jo vetëm kaq, por ai ja arriti të marrë një shumë prej 1 milion e 585500 dollarë amerikanë nga Banka Tregtare Shqiptare, shumë e cila megjithë padinë civile të ngritur nga autoritetet shqiptare në organet e drejtësisë franceze nuk është kthyer ende dhe ka mbetur objekt konflikti gjyqësor. Duhet nënvizuar se në periudhën kur zhvillohen këto ngjarje veprimtaria e Bankës së Shtetit Shqiptar ishte e bllokuar tërësisht sepse kishte një borxh prej 450 milion dollarësh ku 50 për qind e saj kishte ardhur si rezultat i këmbimeve valutore të marrëdhëniet me jashtë. Qeveria teknike e Vilson Ahmetit në atë kohë kishte vetëm 3 detyra: 1. Sigurimin e bukës dhe ushqimit të popullit, 2. Sigurimin e re-[Vijon në faqen 2]

Alia - Nano jo vetëm vjedhës ordinerë por dhe kriminelë politikë

- A e dijë që Evropa nuk pranon korrupsion - Fatos Nano, i akuzuar për korrupsion, deklaron se është i dënuar politik. Ramiz Alia nga ana tjetër kërkon të gjykohet për krime politike ndërsa akuzohet për shpërdorim fondesh. Pra dy nga figurat kryesore të regjimit komunist, të vënë përpara drejtësisë... Fatos Nano, i akuzuar për korrupsion, deklaron se është i dënuar politik. Ramiz Alia nga ana tjetër kërkon të gjykohet për krime politike ndërsa akuzohet për shpërdorim fondesh. Pra dy nga figurat kryesore të regjimit komunist, të vënë përpara drejtësisë, janë gati të përgjigjet për këtë «gabim» - thotë R. Alia dhe është i gatshëm të përgjigjet për këtë «gabim» i bindur në shpirtin prej sadisti se qindrat e mijrat; të vrarë, burgosur e internuar përbëjnë vetëm një «gabim». Por Allisë nuk do t’i mjaftonin vite të tëra vetëm që t’i shkruante krimet e tij. Mjafton të kujtojmë puçin ushtarak të shkollës së Bashkuar; krimin e 2 prillit dhe deklaratat antikomuniste më PASOK-un, që do të mjaftonin që Nano të dënohej si kriminel politik dhe për vendimet antikombëtare, në të gjithë vendet e botës. Gjithçka këtë kohë Nano po përflitet edhe për një faj të tjetër në disfavors të tij. Europa nuk e pasojë e atij «gabimi». Sigurisht ideator i luftës së klasave nuk ishte Alia por në vitet e Alisë u vra një kulf u tër-hoqën zvarrë hidhur majat e inteligjencës së albanës së 90-ës se janë pranuar dhe tërheqën zvarrë këtu dhe mbi të tjerat, aq sa të rinjtë e majmëshat për të kjo ishte më e pranueshme se sa shpërdorimi i kalorësve. Fatos Nano, nëpërmjet çyrte që ka lënë jashtë, është në pjesë. Shqiptarët shohin se është i dënuar politik dhe si i tillë është viktimë e drejtësisë. Fakt është që drejtësia e akuzon Nanon për «zhdukje» e 8 milion dollarëve por kjo - nuk do të thotë që atij i mungojnë precedentët e krimeve politike. Mjafton të kujtojmë puçin ushta- Kjo është bërë në gjithë vendet e botës, që është e tërhequr, në front ajo i ka shpallur luftë në front të gjerë. Nano e ndjen se asnjë përkrahje nuk do të ketë nga demokracitë perëndimore (siç po ndodh në fakt). Të vetmit që po mbështesin fuqishëm janë aleatët e PASOK-ut (të obliguar nga deklarata e përbashkët) dhe vëllezërit marksist-leninistë të partive ish-komuniste të Lindjes. Bile ish-komunistët bullgarë ankohen që me të njëjtin fenomen po ndesheshin dhe ata duke i kujtuar Nanos një realitet të hidhur: Në gjithë Lindjen ish-krerët e korruptuar komunistë janë vënë në bankën e të akuzuarve. Prandaj, edhe për këtë arsye Nano e Alia preferojnë gjyqin politik. Sigdoftë ata bëjnë mirë që kujtojnë se akuzat që u drejtohen janë vetëm një pikë nga deti i gjërave të krimit të tyre. Drejtësia nuk ka se si tregohet indiferente ndaj një fakti të tillë. Përballë saj janë dy kriminelë që kanë kontesuar krimet e tyre dhe që duhet të marrin dënimin e merituar vetë në cilën fund të fundit, vetë po e kërkojnë me këmbëngulje.

Miting paqësor mbarëkombëtar i forcave demokratike

N J O F T I M Më datën 5 dhjetor, ora 18, në Sheshin «Skënderbej» në Tiranë organizohet një miting paqësor mbarëkombëtar i forcave demokratike dhe të përndjekurve politikë. Ftojmë të marrin pjesë të gjithë ish-të dënuarit e të përndjekurit e regjimit të diktaturës dhe gjithë forcat demokratike shqiptare. Kryesia e Shoqatës Kombëtare të Ish - të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Kryetari KURT KOLA