04/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

4 shtator 1993

EKSTREMISTËT E MAJTË TMERROHEN NGA PËRPARIMET E SHQIPËRISË

Presidenti Berisha në konferencën e fundit të shtypit, mes të tjerash, duke bërë bilancin e zhvillimit ekonomik shqiptar që kur PD erdhi në pushtet, iu referua edhe disa shifrave ekonomike të cilat pa koment, vërtetuan suksesin e reformës së deritanishme. Është normale që, nëse dikush ka pretendime në lidhje me këto shifra (atëherë ta argumentojë të kundërtën e tyre po me shifra. Dhe këta «dikushë» padyshim që do të ishin nga opozita politike. Por realiteti vërtetoi të kundërtën, shtypi i partisë së F. Nanos, në mënyrë deklarative dhe të përsëritur, e sulmoi në mënyrë të paprinciptë deklaratën e Berishës, duke mos paraqitur asnjë fakt si kundërargument. Vetëm demagogji dhe pa-fytyrësi. Ekstremistët e majtë treguan me këtë akt; si më shumë të tjerë kohët e fundit se nuk pajtohen me progresin nuk pajtohen me të vërtetën dhe se ata kanë në PS monopolën e vendimit dhe të shtypit. «ZP»-gjithçka mund të jetë, vetëm socialiste jo, vetëm demokratike jo, vetëm shtyp i ndershëm jo vetëm kontribuut qytetar e civilizues jo. Po të kemi parasysh fjalën e ZP-së, 22 marsit, ditës kur ajo rrëzoi nga skedari politik partinë që pat themeluar Enver Hoxha me Dushan Mugoshën e Miladinët. Në konferencën e shtypit Berisha krahasimet ekonomike të bilancit, të reformës dhe pushtetit i bëri në distancë nga viti 1992, vit kur ai erdhi në pushtet bashkë me partinë e tij. Papritur, në mënyrën më të pamoralshme ekstremistët e majtë, që mbanë me vete përgjegjësinë e krimit dhe korrupsionit, u deklaruan kundër në «ZP». Ata janë të prirur të shohin vetëm tmerr, siç bëjnë vetë për 47 vjet vetëm demagogji siç i mësoi Enveri. Përkundrazi, një grup njerëzish normalë politikisht dhe mendjesh të të cilët do të kishin të drejtë të kundërshtonin nëse bilancet e qeverisë Meksi do të bëheshin mbi vitin e tyre të 1938, vit kur gjysma e ministrave të qeverisë Meksi, s’ka pasë lindur ende. Në rastin konkret sjella e tyre tregon se ata janë ashtu siç kanë qenë; të paparueshëm, parazitane të tmerrit, demagogjisë, diktatit; gënjeshtarë. Dhe në këtë këndvështrim realist jemi të bindur që do të themi se ata sulmojnë vitin 1992 dhe zgjedhjet 1993, sepse viti 1992 ishte viti i fundit i pushtetit të tyre diktatorial, antikombëtar dhe antinjerëzor, ishte viti kur Shqipëria, me besimin të PDSH, bëri betimin: „Në varg komunizmin“. Dhe vërtetë demokracia, reforma të cilën PDSH ka nisur me sukses, janë të pakthyeshme. PS monopolën e vendimit dhe të shtypit. «ZP» gjithçka shtyp i ndershëm jo vetëm kontribut qytetar e civilizues jo. Po të kemi parasysh faktin se «ZP» e bën fytyrën e vet të pështrime me urdhër nga lart, nga klani ekstremist i majtë i PS, të gjitha përgjegjësitë marrin nota politike. Kështu ndodhi edhe këtë radhë. Bill Klintoni edhe këto ditë vazhdon t’i deklarojë popullit të vet rezultatet e politikës së tij, me pikën e ditën kur ai fitoi mandatin e presidentit. Edhe PDSH mban përgjegjësinë e shtetit vetëm pas

Shoku Dokle thotë se...

Shoku Dokle, pas një pushimi aktiv në plazh, më në fund u kujtua të kthehet në parlament e i penduar bashkë me suitën e tij. Në fjalën e mbajtur në emër të grupit parlamentar të PS, ai ndër të tjera tha se «është shkelje flagrante e të drejtave të opozitës, e lirisë së mendimit; politik arrestimi i Fatos Nanos»: - Kur dihet se Fatos Nano është arrestuar për të dhënë llogari për 9 milion dollarë të zhdukura pa nam e pa nishan, nuk është e vështirë të kuptohet «rikthimi» i «socialistit demokrat» N Dokle, i cili siç ka vepruar dikur në udhëheqjen e lartë të korruptuar duke i thurur hymne në ZP, edhe sot përpiqet të mbrojë Shoku Dokle thotë se «keni zgjedhur të kaluaren për aleate» korrupsionin e Nanos. - Shoku Dokle thotë hapni ekranet e televizorit të dëgjojë populli se kush ka të drejtë. - Po; shoku Namik le të hapen ekranet e televizorit e të shohë populli si diskutohet në parlament, kurse ai në ZP vazhdon të kalojë në korrupsionin e Nanos. Shoku Dokle thotë se «keni zgjedhur të kaluarën për aleate» dhe harron se shefi i tij i burgosur vazhdon të evokojë të kaluarën e «lavdishme» të Partisë së Punës e të ketë për babë Dullën. diskutohen në parlament, veçse janë të lutur zotërinjtë e televizionit, që sa herë të flasin deputetët socialistë, në mungesë e në shenjë nderimi për të, të transmetohet fjala e shokut Fatos mbajtur në Zvicër, ku shpjegon se si mund të shndërrohet socializmi demokratik evropian në socializëm të Enverit dhe anasjelltas, si ta dëshirojë Fatosi i «Babës».

Ish - presidenti Karter largohet nga Shqipëria

Pas një vizite treditore në Shqipëri, ish - Presidenti i SHBA-së, Xhimi Karter u largua të enjten nga aeroporti i Rinasit i përcjellë nga Presidenti Berisha dhe personalitete të tjera të larta politike shqiptare. Zoti Karter para largimit tha se do të kthehet përsëri në Shqipëri. Gjatë vizitës në Shqipëri ish-Presidenti amerikan pati takime me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar dhe drejtues të tjerë shoqërorë duke u interesuar për çështjen e reformave dhe mundësinë e ndërhyrjes së fondacionit të tij në fusha të veçanta në Shqipëri. Përveç Tiranës zoti Karter dhe bashkëshortja e tij vizituan Krujën dhe Durrësin.

EDHE PSE JEMI LARG, MENDOJMË E FLASIM PËR KOSOVËN E SHQIPËRINË

- Nga takimi i zoti Pjetër Arbnori me delegacionin e shqiptarëve të Kroacisë - TIRANË, - Ne kemi nevojë që, shqiptarët, kudo që janë, të vijmë e ta shohin me sytë e tyre Shqipërinë dhe të gjykojnë vetë, pa syzet e propagandës, tha kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori në takimin e përzemërt e vëllazëror që pati me pjesëtarët e delegacionit të shqiptarëve të Kroacisë. Ajo çka ne kemi arritur me përmbysjen e diktaturës dhe me vendosjen e demokracisë është një bazë e sigurt për të ecur krahas Europës, në rrugën e lirisë, prosperitetit e dinjitetit njerëzor. Prandaj populli ynë nuk do të lejojë kurrfarë force destruktive, në çfarëdo maske që të shfaqet, të risjellë fantazmën e diktaturës. Hirullogu i njohur dhe kryetari i Shoqatës Kroato - Shqiptare, prof. Aleksandër Stipçevic, nga Arbëreshi i Dalmacisë, foli për veprimtarinë e kësaj shoqate dhe për rolin që ajo luan për forcimin e miqësisë midis popullit kroat e shqiptar. Organizimi i koncertit, tha ai, ku do të marrin pjesë edhe artistë të njohur nga Shqipëria dhe hapi e një ekspozite arkeologjike ranës, Prishtinës e Zagrebit duhet të jenë një mjet i efektshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Zoti Simon Kuzhnini, kryetar i Shoqatës humanitare «Nënë Tereza» në Kroaci, shprehu brengosjen për valën e egër të represionit e genocidit që po ushtrohet nga shovinistët serbë në Kosovë dhe theksoi se edhe pse jemi larg, ne mendojmë e flasim për Kosovën e Shqipërinë. Ndihma jonë nuk do të mungojë për të kontribuar me sa mundemi për ngritjen e ekonomisë shqiptare. Duke u uruar bashkëatdhetarëve suksese në misionin e veprimtarisë e tyre atdhetare e humanitare, zoti Arbnori ngriti lart figurën e Nënë Terezës dhe tha se, gjithë bota e dinte që ishte një Nënë Terezë dhe ne, në Shqipëri nuk e dinim që kishim nga gjaku ynë shqiptar një Nënë Terezë. Krimet e turpet e diktaturës enveriste janë të pamja nimiueshme. Në takim merrnin pjesë zoti Skënder Berisha, zvendëskryetari i Shoqatës humanitare «Nënë Tereza», zoti Pashk Kahashi Kabashi, kryetari i Bashkisë së Shqiptarëve për Zagrebin dhe zoti Mikel Kuzhnini, kryetar i degës së Partisë Demokristiane Shqiptare për Kroacinë. Shqotare Kroato - Shqiptare, prof. Aleksandër Stipčeviç. nga Arben— shi hapja e një ekspozite arkeologjike shqiptare në Zagreb, do të jenë një ngjarje kulturore, të cilat do të shërbejnë, për njohjen e historisë, traditave dhe artit shqiptar. Edhe lidhjet shkencore mes Ti-

Kryeministri Meksi priti delegacionin e MB të Kroacisë

Kryeministri Aleksandër Meksi, i cili priti të enjten ministrin e Brendshëm të Kroacisë, zotin Ivan Jarnjak, shprehu kënaqësinë e tij për këtë fillim të mbarë të bashkëpunimit midis policive tona. Gjithashtu ai falënderoi Qeverinë kroate për qëndrimin dashamirës që ajo mban ndaj asaj pakice shqiptare që jetojnë si minoritet në Kroaci. Njëkohësisht ai shprehu dëshirën që shqiptarët të cilët mund të largohen përkohësisht nga Kosova, të trajtohen si të gjithë qytetarët e tjerë kroatë. Ministri Jarnjak e priti pozitivisht këtë kërkesë, duke shtuar se të gjithë shqiptarëve të Kosovës, që kalojnë tranzit apo që qëndrojnë përkohësisht në Kroaci, policia kroate u ka krijuar të gjitha kushtet favorizuese për të qëndruar atje, si dhe për të shkuar sipas dëshirës në Europë. Ambasadori i porsë emëruar i Kroacisë në Shqipëri, Miladen Gjurgjiç, përforcoi mendimin, duke shtuar se bashkëpunimi midis Kroacisë dhe Shqipërisë do të ketë një rritje të shpejtë të menjëhershme, me të filluar nga puna konkretisht ambasadat përkatëse të dy vendeve tona. Shumë afaristë dhe biznesmenë, tha ai, kanë shprehur dëshirën për të investuar kapitalet e tyre në Shqipëri. Delegacioni kroat pati dhe një takim me ministrin e Rendit z. Murasaj.

DHUNE GANGSTIERESE MBI GAZETARE

Më 27 gusht 1993, në dy raste, nga një person i identifikuar dhe miq të tij, ushtrohet dhunë mbi fizikën mbi gazetaret Ramiz Lushaj (Dardania), Agron Tufa, Mark Marku dhe Ilir Yzeiri (Zëri i Rinisë). Tre të fundit kërcënohen hapur me akuzën tepër të qartë: «Ju keni shkruar kundër…» Ramiz, Ardian Kiosit, Bujar Xhaferrit dhe Neshat Tozajt. Poetët që deshën në mënyrën më banale të përçaktojnë «Quo vadis Albania» paskan përgatitur banda rrugësh për të eliminuar kundërshtarët. Dhe tashmë se Ilir Yzeiri drejtues i «ZR» ka botuar disa numra me replika kundër Klosit, Tozajt e Ramës ndërsa të Klosit, Yzeiri i talentuar Tufa-Marku kanë qenë në shumë raste autorë publikë të këtyre shkrimeve. Siç njoftohemi nga grupi parlamentar i PD ky problem është mjaft prezent dhe shqetësues, për këtë janë informuar direkt deputetët Rudolf Marku dhe Uran Butka ndërkohë që dhuna e gazetarëve hesht. Policia është vënë në kërkim të autorëve të krimit dhe të dëmtuarit kanë kryer veprime ligjore në organet e drejtesisë.

AKTIVITETE TË BASHKISË SË TIRANËS

Nënshkruhet protokoll marrëveshje midis Tiranës dhe Lubjanës Bashkia e Tiranës po siguron në vazhdimësi lidhje dhe bashkëpunimin me kryeqytetet homologe dhe autoritetet lokale të vendeve të tjera. Në kuadrin e këtij bashkëpunimi, kohët e fundit bëri një vizitë zyrtare në Tiranë një delegacion i Bashkisë së Ljubljanës i kryesuar nga kryetari i saj Joti Joze Strgar. Ai shoqërohej nga përfaqësues të firmave me zë të Slovenisë si SMELT, SKT, MIKRODATA, SIGMA etj. Gjatë qëndrimit në Tiranë delegacioni slovën u prit dhe zhvilloi bisedime me kryetarët e Bashkisë së Tiranës z. Kelmedi. Në bisedime morën pjesë Kryetari i Këshillit Bashkiak z. Petrela, zv. kryetari i Bashkisë z. Driza si dhe Sekretari i Bashkisë z. Luga. Të dy Kryetarët pas konfirmuan marrëdhëniet e mira midis vendeve tona të folën për mundësitë e bashkëpunimit midis dy qyteteve të Tiranës dhe Ljubljanës. Më pas grupi i përfaqësuesve të firmave slovonve zhvilloi bisedime me specialistët përkatës të seksioneve dhe zyrave të Bashkisë së Tiranës. Të dy kryetarët firmosën protokollin e miqësisë dhe të bashkëpunimit midis Tiranës dhe Ljubljanës. Delegacioni i Ljubljanës u prit edhe nga ministri për pushtetin lokal z. Rexhep Uka.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës pret grupin shqiptar të Kroacisë

Në kuadrin e takimeve që po zhvillohen në Tiranë me personalitete të politikës shqiptare, grupi i shqiptarëve të Kroacisë u prit dhe zhvilloi bisedime me kryetarin e Bashkisë së Tiranës z. Sali Kelmendi. Ata shprehën interesin që kanë njerëz të shkencës, kulturës, artit, biznesit për të kontaktuar me Tiranën. Njëkohësisht u diskutua dhe u shprehën mendime për lidhje dhe bashkëpunim më të gjerë midis Tiranës dhe Zagrebit.

Vizitë zyrtare e Ministrit të transporteve dhe telekomunikacionit zotit Fatos Bitincka në Austri

Nënshkruhet marrëveshja mbi bashkëpunimin e gjerë në fushën e transportit hekurudhor midis Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave të Shqipërisë dhe asaj të Austrisë Nënshkruhet marrëveshja midis drejtorive të transporti civil ajror shqiptar dhe austriak në sferën e transportit ajror Me ftesë të ministrit të Transporteve dhe të Industrisë së Nacionalizuar të Austrisë, Viktor Klima, bëri një vizitë prej dt. 25-28 gusht, ministri shqiptar i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, zoti Fatos Bitincka, në krye të një delegacioni. Ministri austriak, Viktor Klima, theksoi, se gjendja politike e stabilizuar në Shqipëri, rritmet e kënaqshme të reformës ekonomike si dhe premtimet për të afruar investitorët e huaj vlerësohen nga qeveria austriake si një bazë e përshtatshme për ta çuar më tej bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Austrisë në të gjithë sektorët. Dëshmi është dhe përgatitja për të bashkëpunuar në sektorë të tillë të rëndësishëm siç janë ato të transportit hekurudhor, rrugor dhe udhëtarëve, telekomunikacion etj. Ministri shqiptar, Fatos Bitincka, i cili shoqërohej në këtë vizitë edhe nga ambasadori shqiptar në Austri Albert Alikaj, realizoi gatishmërinë e ministrit austriak, për të krijuar një spektër më të gjerë në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Ministri Bitincka kërkoi nga pala austriake një mbështetje të gjithanshme në këtë sektor transportin, përfshirë këtë asistencë teknike, kualifikime, furnizim me vagonave austriakë në linjat shqiptare etj. Realizimi sa më i shpejtë i këtij bashkëpunimi, theksoi zoti Bitincka, do të krijojë një pamje të re të hekurudhave shqiptare. Më tej Ministri shqiptar propozoi që në një kohë sa më të afërt të përgatitet për nënshkrim marrëveshja për transportin rrugor dhe atë të udhëtarëve, si dhe të shihen mundësitë për të bashkëpunuar dhe me transportin civil-ajror brenda territorit të Shqipërisë. Ministri austriak, Viktor Klima, theksoi se të gjitha projektet që kanë të bëjnë me sektorin e transportit dhe telekomunikacionit do të gjejnë mbështetjen e plotë të tij. Grupet e specialistëve austriakë në fushat e transportit hekurudhor, ajror, ata të udhëtarëve dhe komunikacionit, do të vijnë në Shqipëri në një kohë sa më të shpejtë për të parë në vend mundësitë që ekzistojnë për të filluar menjëherë nga puna. Gjithashtu ministri austriak u zotua në përgjigje të kërkesës së zotit Bitincka se do të ndihmonte në firmat e fuqishme austriake, të cilat kanë marrë përsipër ndërtimin e aeroportit të Rinasit, si dhe në të tjera të cilat kanë interesa për të përfshirë në investime. Ministri austriak pranoi me kënaqësi ftesën e ministrit shqiptar për të vizituar Shqipërinë dhe për nënshkrimin me këtë rast marrëveshjet në rang ministror të hekurudhave dhe ato të udhëtarëve. Të dyja palët u angazhuan se do të ndjekin me vëmendje projektet e përbashkëta deri në realizimin e tyre, në sektorët transportit ajror, rrugor, hekurudhor dhe telekomunikacion. Ministri shqiptar Fatos Bitincka u shpreh se Shqipëria do të jetë e gatshme të bëjë gjithçka për të krijuar mundësi për të afruar firmat austriake që kërkojnë të investojnë në Shqipëri.

LAJMERIM

Ditën e shtunë, më 4 shtator 1993, në orën 11.00, Kryetari i Partisë Demokratike,

LAJMERIM

11.00, Kryetari i Partisë Demokratike, zoti Eduard Selami do të japë një konferencë shtypi në Pallatin e Kongreseve.