08/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 shtator 1993

3 VJET REPUBLIKA E KOSOVËS

Dje u mbushën tre vjet nga shpallja e Kosovës Republikë më kushtetutën e Kaçanikut, të aprovuar nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, më 7 shtator 1990. Ky akt i lartë i përmbushjes së vullnetit të popullit pasoi shpalljen e Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës në mbledhjen e këtij kuvendi në Prishtinë, më 2 korrik të po atij viti, të mbajtur në kushte të shtrëtrimit ushtarako-policor e nën kërcënimin e tankeve. Në vazhdimësi të rrumbullakësimit të procesit historik për pavarësi në shtator të vitit 1991 u mbajt referendum për Republikën e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa më 24 maj të vitit të kaluar u mbajtën edhe zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare e presidenciale të Kosovës. Të gjitha këto ishin ngjarje shumë të rëndësishme historike për Kosovën dhe për shqiptarët përgjithësisht. E ardhshmja që pritet është ndërtimi dhe vendosja e pushtetit demokratik të popullit, pushtetit të Kosovës në Kosovë, në vend të pushtetit të dhunës e të pushtimit të Serbisë. Për realizimin e këtyre aspiratave shqiptarët në Kosovë kanë zgjedhur rrugën paqësore e demokratike, që të vlerësohet se është më e sigurtë, e që ka fituar simpatinë e përkrahjen nga Bashkësia Ndërkombëtare. Angazhimi shqiptar e ndërkombëtar për zgjedhje paqësore i kundërvihet dhe rrezikëve të luftës që kërcënon Serbia që do të kishin pasoja katastrofale për Kosovën e për rajonin. Në favor të shmangies së këtyre rreziqeve është edhe kërkesa e angazhimit për protektorat të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ku zgjid- (Vijën në faqen 4)

PËR DISA PARTI SHQIPTARE EVROPA NUK I KALON KUFIJTË E GREQISË

Mbas kthimit nga Budapesti, kryetari i PD, Z. Selami sqaroi për më shumë se një orë, në konferencën e shtypit se cilat ishin arsyet e saj (jo arsyet që PD nuk u fut në EDU). Fakte dhe argumentet që dha Z. Selami, i dëgjuan njësi dhe i regjistruan të gjithë gazetarët e pranishëm, por ja që megjithëse faktet nuk ishin aspak të ndërlikuara dhe tepër të qarta Hamdiu i «ZP» i ka dëgjuar së prapthi. Ajo që sipas Jupës së «ZP» duhet të jetë një kronikë, fillon me fjalët «kryetari i PD... u përpoq të justifikonte». Siç duket gazetarët e «ZP» nuk arrijnë ta dallojnë konstatimin e fakteve nga justifikimet. «Zoti Selami u përpoq të reduktojë këtë goditje politike në opinionin evropian si aksident të shkaktuar...» prej përfaqësuesit të Demokracisë së Re - shkruan Jupe, dhe vazhdon: «Të gjitha partitë e tjera sipas Selamit ishin dakord». Pra këto ishin sipas Selamit, por ja që njerëzit «duan» të dinë se si është e vërteta: sipas Hamdiut dhe Hamdiu si zëpësti i denjë dhe tuajtës e traditave, shkruan: «...është e lehtë të kuptohet se këto janë fiasko politike të kryetarit të PD. Vetë deklaratat e tij... e përgënjeshtrojnë faktin se vetëm argumentet greke ishin pengesë». «Është e lehtë», shkruan Hamdiu i «ZP», por me siguri ai ka parasysh njerëz me inteligjencë të lartë dhe jo «mediokër dhe mendjeshkurtër» si gjithë gazetarët e tjerë që ishin aty, të cilët i besojnë vetëm fakteve dhe nuk arrijnë të depërtojnë më thellë si Hamdiu. Ja, kryetari i PD tha që vetëm Greqia vuri veton, ndërsa të tjerët ishin pro pranimit të PD dhe kryetari i PD vinte nga Budapesti ku u zhvillua takimi. Po pse e ka Jupe atë, megjithëse në kohën kur zhvillohej konferenca e EDU, Hamdiu-ka qenë duke mbushur ujë me kova në katin e parë, është i bindur që duhet të ketë parë dhe ku kundërshtarë të tjerë përveç grekërve. Bile kaq i bindur është ai vetë sa nuk ka nevojë fare të gjejë ndonjë fakt apo argument për ta vërtetuar këtë. vërtetuar këtë. E megjithëse Hamdiu i «ZP» nuk di të thotë se cila parti tjetër e ka kundërshtuar pranimin e PD në EDU, kalon në një pikë tjetër. Vërtetë vetëm grekët nuk pranuan, por ata kishin «argumenta të forta», parashtron Jupe dhe pastaj cuditet me çudi prej zemërimit: «Si ndodhi që ajo parti të verë veton kundër PDSH?» Kështu Hamdiu nuk i paska dëgjuar kompromiset që ka kërkuar përfaqësuesi grek. Mbasi dhe i ka dëgjuar, por nuk i bëjnë përshtypje. Partia e tij është mësuar që për interesat partiake t’i shet interesat kombëtare, prandaj siç duket nuk i duket argument i fortë ai që dha z. Selami se «PD nuk bën kompromisë me interesat kombëtare». Më në fund Hamdiu i «ZP» që në nentitull të shkrimit të tij pyet: «Cilat janë arsyet e mospranimit të PDSH në BDE?», e zbulon arsyen e vërtetë duke thënë se «në konferencë u ngritën problemi se PDSH po burgos kundërshtarët e vet politikë». Më poshtë Hamdiu vazhdon zbulimin. Sipas tij kjo konsiderohet nuk është nga forcat e majta, por nga forcat e djathta politike të Evropës. Pra Hamdiu që nuk dallon njësin nga shumësi, partinë greke e quan «forcë» dhe jo «forcë» të pakët. Përveç kësaj Hamdiu «harron» të përmendë se cili është treguesi i partive të tjera kur përfaqësuesi grek përmendi arrestimin e Nanos. «Harron» Hamdiu të thotë që për gjitë partitë e tjera Nano ishte i arrestuar për korrupsion. Ja se si i zbulon të vërtetat «ZP» me Hamdiun dhe shkruan me gërma të mëdha: «Mospajtimi i Evropës me veprimet e PD». Kuptohet (por dhe dihet prej kohësh) që disa parti në Shqipëri do të donin që Evropa mos i kalonte kufijtë e Greqisë. Shënim: Edhe në një artikull të gazetës «Aleanca» të PAD mbahet i njëjti qëndrim, vetëm se aty arsyeja kryesore e mospranimit të PD në EDU, nuk është arrestimi i Nanos, por mosnjohja e grupit parlamentar të PAD. Nuk dua të krahasoj autorin e shkrimit në gazetën e PD me «Aleancën» me H. Jupen e «ZP», por logjika që përdoret është e njëjtë dhe të dy «harrojnë» të përmendin gjë ishte vetëm veton greke në luë pranimin e PD. Në artikullin tek «Aleanca» bëhet analogji midis mospranimit të PD me mospranimin e PS në Internacionalen Socialiste dhe përseri «harrohet» të thuhet që ndërsa për PD pati veton një votë kundër për PS pati vetëm një votë pro. Se fundi, dhe gazeta «Kombi» si shkak për mospranimin e PD në EDU, paraqiste arrestimin e Idajet Beqirit. Të presim shkaqet që do të nxjerrin partitë dhe gazetat e tjera.

Pavarësisht nga vështirësitë, ne do të jemi gjithmonë realistë dhe objektivë - NGA TAKIMI I ZOTIT MUSARAJ ME GJENERAL MAJOR PIOXHE - - Në një takim pune, të zhvilluar më 5 shtator me zëvendës-d komandantin e Përgjithshëm të Misionit të Vëzhguesve të Komunitetit Evropian, gjeneral-majorin Roland Pioxhe, ministri i Rendit Publik Agron Musaraj, shprehu falënderimin për vëmendjen e veçantë që i ka kushtuar Shqipërisë dhe dhe vlerësoi punën e këtij Misioni në vendin tonë. - Kjo gjë tha ai, - shprehet qartë në rastet e incidenteve kufitare, ku pjesëmarrja e përfaqësuesve të këtij misioni ka bërë të mundur që të dalë e vërteta, dhe njëkohësisht u ka prerë rrugën kampionimeve nga pala jugosllave. Mosreagimi ynë, - shtoi ai - nuk ka të bëjë me atë që ne nuk kemi mundësi për të kundërvepruar, por me atë që ne si shtet duam të jemi faktor stabiliteti dhe mirëkuptimi dhe jo shkaktarë të incidenteve dhe të shtimit të mosmarrëveshjeve. Nga ana e tij, gjeneral major Pioxhe, i tha zotit Musaraj se është shumë mirënjohës për ku-

Qeveria serbe është e vetmja shkaktare dhe përgjegjëse për të gjitha incidentet e kohëve të fundit në kufirin ndërshqiptar

Nga deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Fushata e ndërmarrë kohët e fundit nga autoritetet e Beogradit për të provokuar incidente në kufirin me Republikën e Shqipërisë, si dhe për të bërë shënjë për incidente të paqëna, gjoja, të shkaktuara nga forcat shqiptare të kufirit, bën pjesë në strategjinë e qeverisë serbe të rritjes së tensionit në rajon, strategji që përfshin edhe përpjekjet absurde të saj për t’ia kaluar përgjegjësinë për këtë rritje të tensionit qeverisë demokratike shqiptare. Theksojmë edhe njëherë përpara opinionit publik ndërkombëtar se qeveria serbe është e vetmja shkaktare dhe përgjegjëse për të gjitha incidentet e kohëve të fundit në kufirin ndërshqiptar. Ky tension i krijuar artificialisht kërkon të kundërbalancojë rritjen e represio-

FORUMI RINOR I PD DISTANCOHET NGA EKSTREMET E MAJTA DHE TË DJATHTA

Deklaratë Presidenca e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Shqiptare e konsideron mjaft të suksesshëm veprimtarinë e organeve qeveritare, parlamentare dhe të pushtetit lokal të përfaqësuesve të PDSH për një Shqipëri demokratike, të zhvilluar dhe të qytetëruar. Ajo deklaron përsëri mbështetjen pa rezerva për Presidentin Berisha në përpjekjet e tij të vazhdueshme për një sistem demokratik, ku të drejtat e njeriut janë të shenjta dhe për kontributin e tij të madh në integrimin e Shqipërisë në strukturat politike, juridike dhe ekonomike evropiane. Kjo vlerëson iniciativat e fundit të organeve të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit duke treguar me këto se vendi ynë ka hyrë në rrugën e pakthyeshme të demokracisë dhe të shtetit ligjor. Duke e vlerësuar të shenjtë për çdo militant të PD programin dhe statusin e saj, për të cilin votuan shumica e elektoratit shqiptar, Presidenca e FRPD, deklaron votën e vet publike pro vendimit të kryesisë së PDSH në lidhje me deklaratat e deputetit Kalakula. Ajo rithekson me forcë se për PDSH, aspiruese e idealeve të shenjta të dhjetorit ’90, janë të papranueshme ekstremet e majta apo të djathta të çdo individi, aq më tepër të një përfaqësuesi të saj. Duke vlerësuar pozicionin politik të brezit të ri si majtë të rëndësishëm në zhvillimet e sotme demokratike, Presidenca e FRPD i bën thirrje gjithë bashkëmoshatarëve dhe bashkëmendimtarëve të mendojnë, të distancohen nga ekstremet dhe aq më tepër veprimet aspak konstruktive të opozitës socialkomuniste, e cila duke nxitur diskreditimin e vet politik, kërkon të shkatërrojë gjithçka, ashtu siç bëri gjatë tranzicionit. Idoli i rinisë është progresi kombëtar, prandaj është provë e gjithën, prandaj është provë e gjithën? [kështu] Presidenca e FRPD bashkëpunimin e deritanishëm me Forumin Rinor Republikan, Socialdemokrat, Demokristian, Liberal etj që angazhohen për marrëdhënën e bashkëpunimit më të shumta duke res- [teksti vazhdon në faqen 4]

Miratohet një rezolutë për asistencë ekonomike ndaj Shqipërisë

- U mbajt sesioni i 9-të i Komitetit të Përhershëm të Bashkëpunimit Ekonomik • Tregtar, në kuadrin e OKB-së. Në sesionin e 9-të të Komitetit të Përhershëm të Bashkëpunimit Ekonomik • Tregtar, në kuadrin e Organizatës së Kombeve Islamike, që u mbajt prej datës 1-4 shtator 1993, në Stamboll të Turqisë, mori pjesë edhe një vend ynë me një delegacion, të kryesuar nga zëvendëssekretari i Këshillit të Ministrave, Bashkim Kopliku. (Vijon në faqen 4)

5200 familje trajtohen me ndihmë ekonomike

Tirana - Informacion Nëse në muajin korrik në qytetin e Tiranës u trajtuan me ndihmë ekonomike 2600 familje, për muajin gusht kjo shifër u dyfishua. Shtimin në një kohë kaq të shkurtër të numrit të familjeve që trajtohen nga shteti me ndihmë ekonomike, specialistët e sektorit përkatës në Bashki e shpjegojnë me përfundimin e pagesës së papunësisë (asistenciale) të një numri të konsiderueshëm punonjësish të cilët ende nuk kanë mundur të sistemohen në punë. Sipas llogaritjeve të përafërta, me këtë lloj ndihme u takon të trajtohen rreth 2200 familje. Rrithja 10 për qind e pagave të punonjësve të sektorit buxhetor duke filluar nga muaji gusht, ka përfshirë edhe sektorin e ndihmës ekonomike. Për periudhën që do familje që trajtohet me këtë ndihmë në vërtetësi të përafërtëve të saj i është llogaritur të marrë nga 14 mijë deri në 80 mijë lekë të vjetra. Duhet shtuar se qytetarët po hasin pengesa të pajustifikueshme për të marrë librezat e punës në ndërmarrjet ku kanë qenë të punësuar. Po kështu vështirësi po u krijohen edhe për marrjen e çertifikatave në zyrat e gjendjes civile. (Vijon në faqen 4)

Edhe 14 arka kursimi të tjera për kryeqytetin

Për të lehtësuar kryerjen e veprimeve financiare me qytetarët, Banka e Kursimeve ka porositur 14 zyra pune që do të instalohen në kryeqytet. Këto zyra tip paran-fabrikat, po montohen në Uzinen «Dinamo». Deri tani kanë përfunduar 4 zyra e janë në praxës edhe 10 të tjera. Për rritjen e treguesve cilësorë kjo uzinë po bashkëpunon me një firmë italiane. Me vënien e tyre në funksionim do të bëhet e mundur eliminimi i radhëve të gjata që viheshin re edhe në të arkët e kursimeve, ku kryhen edhe pagësat e qirave, të pensioneve etj. (Vijon në faqen 4)

DEKLARATË e Komitetit shqiptar të Helsinkit

DEKLARATË e Komitetit shqiptar të Helsinkit Komiteti i Helsinkit shpreh keqardhje të thellë lidhur me një incident që ndodhi në zonën kufitare të Kakavijës dhe që mund të acarojë më tej marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe kohë kur opinioni në të dy anët e kufirit pret që të bëhen përpjekje konkrete për përmirësimin e tyre. Përfaqësuesit e KSHH shkruan në vend dhe të dhënat janë këto: Më 4 shtator 1993 në fshatarët të fshatit Kakavijë, fshat minoritar grek në afërsi të kufirit me Greqinë, të cilët punonin në këtë zonë kufitare, u keqtrajtuan egërsisht duke u gjabitur dhe paratë që kishin me vete nga ana e disa rojeve kufitare greke. Viktima të këtij keqtrajtimi ishin personat e mëposhtëm: Z. Stavro Lako kryeplaku i fshatit Kakavijë; z. Spiro Zoto, vjeç 35, bujk; z. Thanas Rafti, vjeç 34, bujk; z. Kristo Camati, vjeç 19, punëtor; z. Foto Zoto vjeç 40 punëtor; z. Orest Karjani vjeç 14, punëtor; si dhe zonja Kleopatra Lako, vjeç 61, së bashku me të mbesën e saj 5-vjeçare, dhe e mitura Izmini Gaqo, vjeç 4. Më datën 5 shtator 1993, të nesërmen e kësaj ngjarjeje, afro 100 fshatarë minoritarë grekë të fshatit Kakavijë u mblodhën së bashku dhe protestuan ndaj forcave kufitare greke në pikën kufitare të Kakavijës. Gjatë këtij manifestimi proteste nuk pati asnjë incident. KSHH shpreh protestën e vet ndaj incidentit të datës 4 shtator dhe në të njëjtën kohë u bën thirrje autoriteteve greke që të distancohen nga akte të tilla të papërgjegjshme dhe të marrin masat e nevojshme që incidente të tilla, që acarojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke, të mos përsëriten më. Komiteti ynë e konsideron minoritetin grek në Shqipëri si një faktor të rëndësishëm të miqësisë dhe si një urë lidhëse të marrëdhënieve mes dy popujve fqinj. Tiranë, më 7. 09. 1993