17/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 shtator 1993

Mali i Zi kërkon që embargoja të mos zgjatë më tej, pasi ajo po rëndon gjendjen ekonomike dhe izolon vendin nga bashkëpunimi me fqinjët

- Kryeministri Aleksandër Meksi priti Momir Bulatoviçin, Presidentin e Malit të Zi - Kryeministri Meksi ritheksoi se qëndrimi i Shqipërisë ka qenë për diferencim të Malit të Zi nga Serbia lidhur me embargon, të cilën ajo do ta respektojë pamvarësisht këtij qëndrimi. «Me shumë shpresë u prit lidhja me hekurudhë mes dy vendeve para disa vitesh, tha Meksi, dhe tani ajo pritet të bëjë lidhje të reja të aktivitetit tregtar, sepse është tradita e tregtisë së mallesorëve shkodranë me fqinjët e tyre malazezë. (Sipas ATSH-së)

DUHET TË JETOJMË NË FQINJËSI DHE T’I ZGJIDHIM ME DIALOG PROBLEMET TONA

- Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, priti Presidentin e Malit të Zi, Momir Bulatoviç - Shqipëria, tha zoti Arbnori, ka deklaruar se nuk është për ndryshimin e kufijve. Në këtë kuadër vlerësojmë edhe qëndrimin pozitiv të Malit të Zi në trajtimin e krizës në Rajon. Në këtë klimë ndryshimesh të përgjithshme nuk është e udhës të ecim kundër rrymës, duhet të diskutojmë si fqinjë për problemet tona dhe të merremi vesh për zgjidhjen e tyre. Të diskutojmë edhe për problemet e shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi e në Jugosllavi, për respektimin e të drejtave edhe kërkesave të tyre. Çdo përmirësim i gjendjes së tyre do të sillte edhe përmirësimin e marrëdhënieve dy palëshe. (Sipas ATSH-së)

ARTI ZGJERON HAPËSIREN SHPIRTERORE TË NJERIUT

- Fjala e zotit Sali Berisha me rastin e paraqitjes së romanit «Mugujt e errësirës» të Pjetër Arbnorit - Zonja dhe zotërinj, Jemi mbledhur sot me rastin e paraqitjes së romanit «Mugujt e errësirës» të z. Pjetër Arbnori dhe të dëgjojmë vlerësimin kompetent të shkrimtarëve e miqve të autorit. Zonja dhe zotërinj, Jemi mbledhur sot z. Pjetër Arbnori dhe të dëgjojmë vlerësimin kompetent të shkrimtarëve e miqve të autorit. Kështu që unë, këtu kam ndërmend të flas disa fjalë vetëm për autorin, ndonëse jam shumë i sigurt se ai nuk do lavdërime, sepse vuajtjet, dhimbjet, sakrificat, qëndresa vetmohuese kanë bërë që për të dhe bashkëvuajtësit e tij lavdërimet ta humbasin kuptimin. Por një komb dallohet jo vetëm nga njerëzit e mëdhenj që nxjerr, por para së gjithash nga njerëzit që ai nderon. Prandaj ne sot nderojmë dhe krenoheni me Pjetër Arbnorin. Në të vërtetë kombi shqiptar duke të nderuar ty dhe bashkëvuajtësit e tu, të rinj e të vjetër, të bindjeve dhe të moshave të ndryshme, që jetojnë dhe që nuk janë më, nderon veten e tij. Kjo sepse ju, së bashku me gjithë shqiptarët që luftuan dhe ranë kundër pushtuesve të të gjitha kohërave, me sakrificat, torturat dhe vuajtjet e privacionet, me qëndresën tuaj, shembullin e shqiptarëve, fjalën liri dhe dha- [teksti ndërpritet] por u ankove se shumë prej tyre i ke shkruar me kode, disa prej të cilave tani nuk i mban mend. Unë mendoj se ato edhe ashtu mund të botohen dhe mos mendo se ato janë të heshtura. Kritikët ndoshta ato do t’i vlerësojnë si kodet e lirisë dhe ju e dini mirë se artistët flasin me imazhe parasore që kuptohen në mijëra gjuhë. Në faqet e koduara të librave të tua dhe lexuesi më i thjeshtë do të kuptojë mesazhin e madh të tyre, do të dëshifrojë përpjekjet mbinjerëzore të Pjetër Arbnorit për fjalën e lirë. Zonja dhe zotërinj, Sot unë kam kënaqësinë e madhe të ndodhem mes shkrimtarëve, artistëve d.m.th. midis njerëzve që i kanë kushtuar jetën artit dhe që me pasion të palodhur enden në rrugët pa fund e krye të pyllit të njëjksisë siç e ka quajtur atë një filozof i shquar. Prandaj dhe për mua është mjaft e vështirë të flas për një subjekt të pafund siç është arti. Arti dhe pushteti janë dy gjëra të ndryshme; në pamje të parë nuk janë lidhura, por nuk është kështu. Mes tyre ekziston një raport i komplikuar shumëpalësh dhe i pa- [teksti ndërpritet] për mua. Unë nuk bëj dallimin ndërmjet artit, mendimit e jetës, do të thoshte një piktor i madh japonez. Besnikëria e artistit ndaj të vërtetës, siç e percepton ai, përnjëkjen në të qenët vetja e tij, përbën si të thuash kushtin e ekzistencës së tij si artist. Vizioni e artistëve për të vërtetën përbëjnë linjat e forta të kulturës dhe të gjithë jetës kombëtare. Kur artistët e vërtetë kritikojnë, ata e bëjnë këtë nga ndjeshmëria e tyre dhe sepse ndryshimi ata kanë qenë dhe janë krijesat më të specializuara dhe më të ndjeshme në çështjet e mëdha të së drejtës sociale. Arti luan një rol të rëndësishëm në jetën e kombëve dhe epokave. Artistët me krijimet e tyre të magjishme mbifuzojnë dhe evokojnë të gjitha ato forca të dobishme që kanë mundësuar njerëzimin të shënotojë nga të jetuarit në terr për një kohë të gjatë. Ky është dhe sekreti i madh i artit efektiv. Vepra e artit në kuptimin më të thellë të fjalës janë një mesazh i fortë për të gjithë bashkëkohësit. Ato mbajnë në vetë grimca apo copëza të shpirtit të tyre. Të tilla për ne janë veprat e Bogdanit dhe të Budit, të De Radës dhe të [teksti ndërpritet] për kombin tonë, për epokën që ne jetojmë, e cila është epokë që fillimisht do të ketë vështirësi të mëdha, roli i artit është jetik. Nga vendi që do i japim dhe nga roli që do të luajë arti në Shqipëri varet në një farë mase të madhe dhe e ardhmja jonë. Kjo sepse arti ka si mision të lartë të ushqejë rrënjët e kulturës së një kombi dhe kështu që ai është një faktor përcaktues i ekzistencës dhe vazhdimësisë së tij, për faktin se kultura si elementi më qenësor i shpirtit të kombit përcakton edhe mbijetesën e tij. Duke njohur dhe vlerësuar në këtë mënyrë rolin e artit, ne kemi dhe të kemi të drejtën të shohim me shpresë të madhe të ardhmen tonë. Veçanërisht do të jemi më të sigurt në një zhvillim të harmonishëm të vlerave tona morale dhe materiale; gjithnjë e më thellë do të mund të kuptojmë vlerat e mëdha kulturore që trashëguam, por të cilat në dhe brezat që do të vijnë duhet të jemi krenarë. Të mos harrojmë se diktatura e ashpër që përjetuam nuk na izoloi vetëm nga bota e qytetëruar, por ajo bëri çmos që të na shkëpusë edhe nga rrënjët e trashëgimisë sonë shpirtërore. Ajo kishte frikë nga vlerat e saj të mëdha dhe ndaj vendosi të realizonte, sa të [teksti ndërpritet] kombin shqiptar duke të nderuar ty dhe bashkëvajtësit e tu, të rinj e të vjetër, të bindgët pa fund e krye të pyllit të pisjakët, të bin-ka është majft në pamje të parë nuk janë të i komplikuar shumëpalesh dhe i pazgjidhshëm. Pushteti ka nevojë për artin, por jo për ta lavdëruar, përkundrazi, për të treguar atij sa e pasur dhe e larmishme është ekzistenca e njeriut dhe të mos tentojë t’i ngushtojë atij hapësirën. Por raporti midis pushtetit dhe artit është dhe një tjetër: i rari shpirtin edhe mund ta korruptojë, të krijon privilegje që edhe mund të të përpëlë, i dyti ta pasuron shpirtin, por padyshim edhe e pasuron atë. Artisti është si të thuash një grimcë i ndërshëm në gjendjen e tij të përjetshme me pushtetin, ai synon ta pasqyrojë dhe mbrojë, vizionin e tij për realitetin, i cili shpesh mund të mos pajtohet me rrymën e përgjithshme dhe në këtë rast arti nuk mund të jetë popullor, por ai synon diku tjetër, diçka tjetër më të madhe; synon të vërtetën. Ai gjithnjë përtej labirinteve të pushtetit, interesave dhe parave synon t’i përmbahët të vërtetës të bukurës. Arti i vërtetë nuk është reklamë apo propagandë. Ai nuk është dhe nuk mund të jetë një armë dhe nuk ka gjë të përbashkët me polemikat dhe ideologjitë, as dhe me inxhinierimin e shpirtit. Shpirtin e njeriut e ka krijuar tjetërkush, e ka krijuar Zoti. Për artistin vendimtare është raporti i tij personal me të vërtetën. Artisti duhet paracitur në romanet e tij, muzikën, pikturën apo këngët e tij vizionin e tij për të vërtetën, por vetëm vizionin e vetvetes dhe jo të dikujt tjetër. I shërben me mirë se në çdo mënyrë tjetër vendit dhe kombit të tij. «Unë përdor telon; ngjyrat për të thënë ato që është thelbësore dhe do të me rëndësi qëndrese, ishte një rrugë e guximtë dhe të gjithë strukturat që përfaqësojnë sot PD, në këtë drejtim duhet një së bashku dhe e filluam më në pak se tre vjet më parë në këtë formë si të vështirë se kaq. Në këtë hark kohë do t’i bëjmë sëbashku. Zonja dhe Zotërinj, Ne jemi në fillimet e një epoke prandaj dhe Shënim: Titulli është i redaksisë.

PD një forcë serioze për t’ia ndryshuar rrjedhën historike Shqipërisë

Nga fjala e zotit Eduard Selami në komunën e Zerqanit dhe të Luznisë Të nderuar pjesëmarrës, të dashur vëllezër dhe motra. Ju uroj dhe falënderoj për këtë takim dhe të fundit zgjedhjeve të 12 shtatorit për kryetarin e komunës së Zerqanit. Kjo fitore është jo vetëm e komunës tuaj por edhe votë simbolike e demokracisë në Shqipëri. Pikërisht për këtë dua t’ju falënderoj thellësisht dhe njëherë në emër të Partisë Demokratike, të Qeverisë Demokratike dhe Presidentit Sali Berisha për mbështetjen që i bëtë Partisë Demokratike, dhe Shqipërisë në këtë moment kaq të rëndësishëm historik të vendit. Falënderoj natyrisht të gjithë ata që votuan për PD, por ne veçanërisht ata që kanë bërë nuk votuan për PD dhe kësaj radhe ja dhanë votën PD. Kjo është rruga dhe këtë votën e vërtetë për përcaktuar sepse në cilën vërtet do ditë që vjen ne tregoni se ndërgjegjësohen se demokracia dhe PD janë në interesin e çdo njeriu për të siguruar të ardhmen e çdo ditë më tepër në bindjen për vlerat e demokracisë, tregoni se ne njohim njeri-tjetrin, njohim idealin dhe vlerat e PD. Ky është motivi dhe fakt që në këtë zgjedhje edhe një pjesë e madhe e këtyre njerëzve votuan për PD. E gjithë kjo është konfirmim i vlerave të programit tonë, i cili është një program pro shqiptar, aq dhe bashkëkohor, përparimtar dhe modern aq dhe i traditës. Kjo fitore është jo vetëm një afirmim i këtyre vlerave të programit, por është edhe një obligim madh për PD, për qeverinë demokratike për deputetët dhe të gjithë funksionarët e pushtetit qendror, lokal dhe të gjitha strukturat që përfaqësojnë sot PD, në këtë drejtim dhe në obligim është t’i përbashkët sepse rrugën e demokracisë e filluam së bashku dhe e filluam në më pak se tre vjet më parë në këtë formë më të vështirë se kaq. Në këtë hark kohe disa gjëra janë bërë dhe disa nuk janë bërë, por ç’nuk është bërë e do të bëjmë të gjitha këto do t’i bëjmë sëbashku. Vota juaj këtë radhë ishte një votë simbolike me rëndësi qëndrese, ishte një rrugë e guximshme politike për momentin që po kalon sot demokracia, PD dhe Shqipëria, për faktin se është një periudhë kthesë, konsolidimi të vlerave demokratike. Pikërisht për këtë, vota që na thatë, po e them edhe një herë është një gjë e rëndësisë së veçantë. Është një vlerësim për demokracinë është një obligim për PD dhe të gjithë funksionarët e PD, për qeverinë dhe të gjithë strukturat që përfaqësojnë sot PD. (Vijon në faqen 4)

Zoti Selami viziton komunat e Zerqanit dhe të Luznisë

Të mërkurën më datë 16 shtator kryetari i PD zoti Eduard Selami së bashku me një grup deputetësh dhe anëtarë të qeverisë siç deputeti, Ministri i Shëndetësisë z. Tritan Shehu, Ministri i Komunikacionit, zoti Fatos Bitincka, deputetja e Dibrës z. Nata-Shehu dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD zoti Engjëll Hysenbegas zhvilluan takime në rrethin Bulqizë dhe Dibër, në komunën e Zerqanit dhe atë të Luznisë me rastin e fitores së zgjedhjeve të kandidatëve të PD si kryetarë të komunave në zgjedhjet që u zhvilluan në këto dy komuna me 12 shtator.

Lajmërim

Ditën e shtunë, datë 18.09.1993, kryetari i PDSH, zoti Eduard Selami, do të japë një konferencë shtypi në Pallatin e Kongreseve.